Zv.ministri, Petrit Selimi tha se përmes metodave të reja në internet synohet që për shtetin e Kosovës, të dëgjohet, publikohet dhe vlerësohet më shumë.
Ministria e Punëve të Jashtme prezantoi Strategjinë për Diplomaci Digjitale. Projekti është mbështetur nga Ambasada e Britanisë, Norvegjisë , dhe IPKO fondacioni.
Me qëllim të njohjes sa më të madhe të Republikës së Kosovës dhe informatave të sakta mbi Kosovën në internet, Ministria e Punëve të Jashtme prezantoi projektin për diplomaci digjitale.
Zv.ministri, Petrit Selimi tha se përmes metodave të reja në internet synohet që për shtetin e Kosovës, të dëgjohet, publikohet dhe vlerësohet më shumë.
Selimi tha se për këtë iniciativë kanë qenë të shtyrë, sidomos nga paragjykimet dhe informatat jo të sakta, për shtetin e Kosovës.
“Pse e bëmë, sepse, jemi të detyruar të jemi shumë të sinqertë, ata që nuk e donë Kosovën kanë argumentime të shumta. E shihni nëse hapni faqe me ‘Kosovo’ kemi shumë propagandë, informatat të pa sakta për Kosovën, shohim se ata, të cilët e kanë në agjendë kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës janë shumë më prezent se ne, prandaj është shumë me rëndësi që partnerët tonë, sidomos shoqëria civile, që jo vetëm të hapim një faqe dhe të mos ketë update, por të jemi vazhdimisht prezent”, sqaroi Selimi.
Sfidë për Kosovën mbetet njohja e domenit (.ks) “pikë KS” në infrastrukturën globale të internetit në mënyrë që të krijohet infrastruktura ligjore në shpërndarësit e internetit.
Burimi
Krijoni Kontakt