Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491

    MPJ prezantoi Strategjinë për Diplomaci Digjitale

    Zv.ministri, Petrit Selimi tha se përmes metodave të reja në internet synohet që për shtetin e Kosovës, të dëgjohet, publikohet dhe vlerësohet më shumë.
    Ministria e Punëve të Jashtme prezantoi Strategjinë për Diplomaci Digjitale. Projekti është mbështetur nga Ambasada e Britanisë, Norvegjisë , dhe IPKO fondacioni.
    Me qëllim të njohjes sa më të madhe të Republikës së Kosovës dhe informatave të sakta mbi Kosovën në internet, Ministria e Punëve të Jashtme prezantoi projektin për diplomaci digjitale.
    Zv.ministri, Petrit Selimi tha se përmes metodave të reja në internet synohet që për shtetin e Kosovës, të dëgjohet, publikohet dhe vlerësohet më shumë.
    Selimi tha se për këtë iniciativë kanë qenë të shtyrë, sidomos nga paragjykimet dhe informatat jo të sakta, për shtetin e Kosovës.
    “Pse e bëmë, sepse, jemi të detyruar të jemi shumë të sinqertë, ata që nuk e donë Kosovën kanë argumentime të shumta. E shihni nëse hapni faqe me ‘Kosovo’ kemi shumë propagandë, informatat të pa sakta për Kosovën, shohim se ata, të cilët e kanë në agjendë kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës janë shumë më prezent se ne, prandaj është shumë me rëndësi që partnerët tonë, sidomos shoqëria civile, që jo vetëm të hapim një faqe dhe të mos ketë update, por të jemi vazhdimisht prezent”, sqaroi Selimi.
    Sfidë për Kosovën mbetet njohja e domenit (.ks) “pikë KS” në infrastrukturën globale të internetit në mënyrë që të krijohet infrastruktura ligjore në shpërndarësit e internetit.

    Burimi

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Temen, po deshet zhvendoseni, por une me qellim e hapa te 'Çështja kombëtare'.

    Per mendimin tim eshte nje nga projektet me te medha dhe me te rendesishme nese flasim per imazhin e Kosoves, por edhe te gjithe shqiptareve, ne bote. Jetojme ne kohen kur interneti e ka marr primatin sa i perket shpejtesise se informacionit dhe si i tille ka bere qe te shendrrohet ne burimin kryesor te informimit ne bote.

    Mund te nisemi edhe nga vetja. Kur na nevojitet ndonje informate menjehere hapim google apo ndonje motor tjeter kerkues qe te gjejme sa me shume, sa me shpejte dhe sa me lehte pergjigjet per ate informate.

    Duke e pasur parasysh kete fakt, secili shtet ka themeluar agjensione te ndryshme shteterore, legale ose jo, ne menyre qe te jene sa me aktive ne internet dhe te plasojne sa me shume informata pozitive per vendin e tyre; si dhe te bej te kunderten me vendet qe nuk ka marrdhenie te mira. Deri ne kete moment ne kemi qene pothuajse ne gjume, pavaresisht deshires dhe vullnetit te madh te shume individeve per nje perfaqesim sa me te drejte te shqiptareve ne internet. Ajo qe ka munguar deri me tani ka qene menaxhimi. Pra ka munguar nje adrese e cila do te sherbente si qender e organizimit, mbledhjes dhe shperndarjes se informatave, perpilimit te strategjive etj etj. Tashme kjo adrese ekziston dhe na takon neve qe te japim kontributin tone me aq sa kemi mundesi.

    p.s. kete zv.ministrin e kam shume tullusum, meqe e njoh edhe personalisht, por nese ky projekt vazhdon mire ne te ardhmen, Petriti do te arsyetoj para qytetareve detyren qe i eshte besuar.

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Pse e kam hapur kete teme te 'çeshtja kombetare' dhe pse e vleresoj si te rendesise se larte?

    Nese e marrim shembull vetem motorrin kerkues 'google', ne te cilin do te realizojme disa kerkime te ndryshme, do te kuptojme se cili eshte perfaqesimi jone ne internet, para botes. Gjithmone duhet te kemi parasyshe per kerkimet qe mund ti bej nje i huaj, e jo nje shqiptar. Pra dikush qe nuk ia ka shume idene se kush jemi ne dhe eshte i interesuar qe te mesoj me shume.

    Shembulli 1 -

    Nese kerkojme ne google fjalen 'Albanian', do te shfaqen disa opsione te ndryshme qe ofrohen nga vet google. Provojeni edhe ju nese keni deshire.

    Opsionet e ofruara jane keto:
    Albanian mafia
    Albanian language
    Albanian translator
    Albanian names etj...

    A jemi te gjithe shqiptaret pjesetar te ndonje mafie?
    A jemi ne krijuesit e grupit te pare mafioz ne bote, apo e mesuam nga te tjere?
    A jemi ne te vetmit ne bote qe kemi grupe kriminale? etj

    Atehere pse opsion i pare i ofruar nga 'google' eshte mafia?!
    Kjo ankese duket ti dergohet 'google' ne menyre institucionale, por kontribut mund ta japim edhe ne nese dergojme nje numer te konsideruar ankesash.

    Shembulli 1 eshte vetem nje pike uje ne oqean. E solla per te sqaruar ata qe akoma nuk e kane idene se cili eshte qellimi dhe rendesia e nje projekti te tille. Eshte nje projekt qe mund ta mbeshtesim te gjithe, pavaresisht moshes, gjinise etj. Mjafton te kemi njohuri elementare per perdorimin e internetit, njohuri per ndonje gjuhe te huaj (qe shqiptaret nuk e kemi aspak problem), atdhedashuri dhe vullnet te mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga illyrian rex : 29-07-2012 më 10:15

  4. #4
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Ajo qe me la te befasuar per te mire eshte kerkimi i fjales 'Kosovo' ne Google search dhe Google images. Eshte e kjarte se dikush ka punuar shume mire koheve te fundit.

    Ne te kaluaren jo te larget nese kerkoje ne 'Google images' per fjalen 'Kosovo', shfaqeshin me dhjetera imazhe propagandistike 'Kosovo je Srbija' dhe me tonelata materiale tjera propagandistike serbe. Njejte edhe per 'google search', ku dhjetera informatat e pare ishin ne serbisht.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Ajo qe me la te befasuar per te mire eshte kerkimi i fjales 'Kosovo' ne Google search dhe Google images. Eshte e kjarte se dikush ka punuar shume mire koheve te fundit.

    Ne te kaluaren jo te larget nese kerkoje ne 'Google images' per fjalen 'Kosovo', shfaqeshin me dhjetera imazhe propagandistike 'Kosovo je Srbija' dhe me tonelata materiale tjera propagandistike serbe. Njejte edhe per 'google search', ku dhjetera informatat e pare ishin ne serbisht.
    A thua kush valle !?
    Revolution 1848

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    A thua kush valle !?
    Sikur te isha i sigurte do ta thoja me emer, e jo 'dikush'.

    Nese flasim me hamendje, mund te jene: MPJ + IPKO + British Council + shqiptare qe e duan vendin e tyre, te cilet perkunder preokupimeve te tjera te perditshme gjejne pak kohe te lire qe te japin kontribut per vendin dhe popullin e tyre.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •