Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498

    Kush, kur dhe si i regjistroi i pari shqiptarėt

    ( Pėr tė gjithė ata qė debatojnė sot pėr regjistrimin e popullsisė )
    Teki Selenica, lindi mė (1882-1962) nė Selenicė tė Frashėrit, nga njė familje me tradita rilindase. Ai e nisi veprimtarin e tij patriotike nė bankat e universitetit "Huzuku" tė Sambollit, ku u lidh me qarqet nacionaliste shqiptare ku bėhet mjaft aktiv si gazetar i gazetave "Bashkimi i Kombit" dhe "Drita" e Manastirit si dhe "Shqiptari" i Stambollit. Kthehet nė Shqipėri dhe fillimisht punon ne administratėn e prefekturės sė Beratit deri ne vitin 1920. Pas Kongresit tė Lushnjės thėrritet tė punojė nė administratėn qendrore nė Tiranė.
    Merita kryesore e punės sė te cilit ėshtė e lidhur ngushtė me krijimin e bazave tė administratės dhe legjislacionit qė na ndihmon gjithashtu tė kuptojmė tiparet kryesore tė administratės dhe legjislacionit shqiptar, si dhe trashėgiminė mjaft tė pasur tė tij nė drejtim tė botimeve me vlera jo vetėm historike, por edhe nė fushėn administrative, legjislacionit dhe asaj ekonomike.
    Nė vitin 1928, Teki Selenica emėrohet nė postin e nėnpunėsit mė tė lartė tė administratės shtetėrore shqiptare, nė atė tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Ministrave. Po nė vitin 1928, Selenica boton veprėn e tij mė tė rėndėsishme dhe mjaft voluminoze "Shqipėria me 1927", qė ėshtė mė tepėr njė enciklopedi. Nė vitin 1930 nėn drejtimin e Teki Selenicės (mė saktė mė 22 prill 1930), pėrfundon regjistrimi i pėrgjithshėm i popullsisė, i cili ėshtė i vetmi burim statistikor bazė nė tė cilėn edhe sot e kėsaj dite i referohemi pėr shpėndarjen e popullsisė sipas besimit fetar, racės dhe kombėsiėe.
    Si bėri tė mundur qė Selenica ta realizojė njė operacion kaq tė vėshtirė, si regjistrimi i parė i popullsisė me njė cilėsi mjaft tė lartė dhe brenda standarteve statistikore tė kohės. Kėtė e sqaron zv. Ministrit i brendshėm i asaj kohe Rauf Fico, i cili nė emėr tė mbretit do t'i shkruante:
    « Ne kundershtimet e rrepta per mos suksesin e regjistrimit brenda nje dite, qendrimi i pathyer qe treguat, instrukcionet, direktivat e pagabueshme q'u dhane gjithe nenpunesve te ngarkuem me barren e regjistrimit, aktiviteti i pakursyer qe treguat ne te marrunit e masave, per susksesin e veprimit, jane fakte te cmuara prej botes shqiptare, aq sa edhe prej personit tim, qe nje veprim shteteror teper me rendesi dhe teper delikat te perfundoje me sukses e ky sukses te kurorezohet me kenaqesine e pagezimit teper te vlefshem te L.M.Mretit' «
    TEKI SELENICA PĖR REGJISTRIMIN FIZIK TĖ POPULLSISĖ :
    "Regjistrimi i popullsisė i bėrė me shumė tė meta e mungesa mė 1923 , shumėn e popullsisė e ka nxjerė 814.380 frymė dhe nė njė kontrollim timėt qi bėmė mė 1927 kjo shumė arriti mė 833618 d.m.th. sa do qi vendi ynė ka pare disa lėkundje kryengritjesh prap nė mes tė vietit 1923 e vietit 1927 , Brenda katėr vietve kemi nji shtim popullsie prej 19238 frymėsh. Neve duke ju bazuar fakteve qi kemi nė dorė jemi tė sigurt se shuma e popullsisė Shqiptare kalon dhe 900.000 ėt , se regjistrimi i viteve 1923 jo vetėm qi nuk ėshtė bėrė si mbas shkenzės sė statistikės dhe regullave tė pranuara nė gjithė shtetet e qytetruara por , njė shumicė e madhe e popullit ka mbetur pa u regjistruar fare. Hetimet qė kemi bėrė pėr sė afėrmi dhe raportet e ēdo prefekture tregojnė se jo vetėm persona por shumė katunde nuk janė regjistruar fare e nuk pėrfytyrojnė nė librat e regjistrimit dhe kėto fakte dokumentojnė se kemi njė popullsi mė shumė se sa pasqyron nė tabellat qi po rradhitim mė poshtė tė cilat shpresojmė se do tė plotsohen me njė regjistrim tė ri qi duhet tė bėhet me doemos nė vietin 1929. Me gėzim duhet tė pėrmendim se krahasimi midis lindjeve e vdekjeve nuk ėshtė pikėrisht real se as vdekjet as lindjet nuk janė lajmėruar regullisht , kjo provon se Shqipėriqa , me gjith mungesėn e mjeteve tė jetesės , me gjithė lėngatat e shumta qi vuan dit pėr dit shtohet e shumėzohet sidomos ndienja e formimit tė familjes shqiptarin nuk e ka lėnė pa martuar dhe fuqia e tij pjellore ėsht dukur nė ēdo barasim qi kemi bėrė nė pasqyrat relative. Prej 833. 618 frymėve tė popullsisė shqiptare , pėrveē 20.000
    grekofonve tė rrethit tė Delvinės dhe tė njė pakiceje fare tė vogėl tė bullgarėve nė kufirin e Prespės, nuk kemi as njė element tė races sė huaj . Grekofonėt dhe Bullgarėt pėrgjithėsisht nuk kanė as tokė as shtėpi tė tyre , por janė bujq nė tokat e Shqiptarėve tė cilet i kanė sjellė sė largu , pėr tė punuar dhenė e tyre nė kohra kur Shqiptarėt nuk mund tė linin pushkėn pėr tė mare kazmėn nė dorė. Pėrveē kėsaj pakice gjith banorėt e tjerė tė Shqipėrisė janė fieshtė (thjeshtė) Shqiptar, tė gjith njė komb, flasin njė gjuhė , nga besa Shqiptarėt ndahen nė myslimanė , qi jan 563.729 frymė dhe nė tė Krishterė qi janė 269.790 tė Krishterėt ndahen nė Katolikė e Ortodoksė , shuma e tė parėve qi banojnė me shumicė Shqipėrin e veriut ėsht 88.739 frymė dhe e Ortodoksve qi banojnė nė Shqipėrin e Jugės ėsht 181051 dhe 99 vetė janė Israilit. Por kėto ndarje tė fesė, nė Shqipri nuk sjellin as njė ēarje, as njė ftohtėsi , asnjė largim nė mes tė Shqiptarėve, grindjet e besės tė cilat jo vetėm nė vendet e lindjes po edhe nė Europė e nė vende tė tjera tė qytetruara shumė here kanė nxjer vrasje tė mėdha dhe tė tmeruara nė Shqipri nuk dihen dhe nė vendin tonė kurrė nuk ka ngjarė nonjė gja nė mes myslimanėve e tė krishterve , nė mes ktolikėve e tortodoksvev e nė mes tė Synitvet e tė Bektashinjve. Rezultaet e regjistrimit tė vietit 1923 dhe kontrollimin e krahasuar nė fund tė vitit 1927 mbi popullsin dhe sipėrfaqen e vendit tonė po i tregojmė me rradhė mbi bazė prefekturash , sipėrfaqen e tyre , shumėn ekzakte tė popullsisė si mbas elementeve , mysliman , ortodoks , katolik e israelit , tė ndarė nė meshkuj dhe femra dhe shumėn pėrmbledhėse tė kėtyre si nė vitin 1923 , qė ėshtė bėrė regjistrimi si dhe nė fund tė vitit 1927 qėshtė bėrė kontrollimi".
    "Librin qe kemi ne dore, s'eshte vetem nje anuar statistikor as edhe nje statistike; eshte me teper se kaq, eshte pershkrimi i Shqiperise, nje histori politike e vendit, nje gjeografi, histori dhe statistike pernjehere. Ne eshte e mundur kete veper do ta quaj nje enciklopedi te vendit tene, kaq lenda e saj eshte e ndryshme dhe e begatshme".

    Lumo SKĖNDO Mithat Frashėri
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Teki Selenica

    (Pjese nga libri i Albert Gajo-s 'Shqiperia: demokraci me deficit')

    Merita kryesore e rregjimit monarkist te Zogut padyshim qendron ne konsolidimin e shtetit Shqiptar nepermjet hartimit te legjislacionit modern dhe krijimit te administrates se afte jo vetem per ti sherbyer qellimeve imediate te mbretit dhe oborit te tij, por gjithashtu dhe per te permbushur funksionet e saj, sidomos ne nivelin e administrates lokale qe per kohen ishte teper efikase. Ne kete kontekst nje rol mjaft te madh kane luajtur nje sere intelektualesh nga radhet e aristokracise shqiptare, te cilet me patriotizem dhe devotshmeri punuan per ngritjen dhe forcimin e shtetit Shqiptar. Padyshim nje nga keta intelektuale eshte Teki Selenica (1882 - 1962), puna e te cilit eshte e lidhur ngushte me krijimin e bazave te administrates dhe legjislacionit. Kurikulimi i punes se Selenices do te na ndihmoje gjithashtu te kuptojme tiparet kryesore te administrates dhe legjislacionit shqiptar, si dhe trashegimine mjaft te pasur te tij ne drejtim te botimeve me vlera jo vetem historike, por edhe ne fushen administrative, legjislacionit dhe asaj ekonomike, te cilat pak ose ne kushtet e nje anonimati i jane perdorur si burime primare nga studius te ndryshem ne periudhen komuniste. Ben pejashtim ne kete drejtim vetem personaliteti i shquar i shkencave ekonomike, Prof. Aristotel Pano, i cili e ka cituar dhe vleresuar ne menyre korrekte vepren shkencore te tij (1).

    Pjesa me e madhe e materjalit historik te cituar eshte marre nga artikulli i Iljaz Gogaj-t, 'Teki Selenica, intelektual atdhetar i dalluar, themelues ne burimologjine e statistikes, te legjislacionit dhe te albanistikes' botuar ne gazeten 'Rilindja' date 1 gusht 1998. Selenica mbaroi studimet ne institutin Hukuku, te Stambollit, Turqi me 1913 ne degen politiko-administrative. Kthehet ne Shqiperi dhe fillimisht punon ne administraten e prefektures se Beratit deri ne vitin 1920. Pas Kongresit te Lushnjes therritet te punoje ne administraten qendrore ne Tirane. Ne te njetin periudhe ai boton gazeten 'Dit' e re', e cila ne korrik te vitit 1922, kthehet ne te paren botim te rendesishem administrativ dhe ligjor me titull 'Gazete zyrtare', ku botohen te gjitha aktet me te rendesishme te shtetit. Kjo gazete, sipas Gogajt u botua ne bashkepunim me Mihal Sherko-n dhe Halil Maci-n.

    Ne vitin 1924, Selenica boton librin 'Shqiperia 1923'(2), e cila ishte nje veper me vlera historike, pasi ne te per here te pare jepen ne menyre te plote statistika demografike, si dhe harta e pergjithsheme e Shqiperise sipas njesive admnistrative dhe qendrave te banuara, gje qe jane thelbesore per identetin e nje shteti.

    Nje vit me vone Selenica ishte kryetar i komisionit qeveritar per sistemimin e kosovareve te debuar forcerisht nga regjimi serb. Kjo pune, e ngjashme me ate qe kreu qeveria Shqiptare ne vitin 1999 (por qe zgjati fatmiresisht 4 muaj dhe pati mbeshtetjen nga e gjithe bota), u krye jo vetem me devotshmeri por dhe e realizua ne kushtet e burimeve mjaft te pakta financiare qe kishte shteti i asaj kohe. Ne te njejten kohe u zgjidhen edhe mjaft probleme qe kishin te benin me sistemimin e kosovareve me qendra te perhereshme banimi, si dhe sigurimin e mjeteve te tjera te jeteses perfshire ketu edhe toke te punueshme, nga fondi i tokave shteterore. Kjo detyre ishte pjese perberese e dikasterit te Ministrise se Brendeshme, e cila ne ate periudhe kishte edhe funksione administrimi ( te ngjashme me rolin e sotem qe kane ministrite e brendeshme te landeve ne Gjermani).
    Ne vitin 1928, Selenica boton vepren e tij me te rendesishme dhe mjaft voluminoze 'Shqiperia me 1927'. Kjo gje flet per nje pune te jashtezakonshme te tij qe i duhej ta perballonte krahas detyrave administrative si funksionar i Ministrise se Brendeshme (ne kete periudhe ishte drejtor i zyres se shtypit). Libri 'Shqiperia me 1927' ( i cili u perkthye edhe ne gjuhen frenge), eshte nje veper me te vertete monumentale, ne historine e shtetit Shqiptar (Gogaj e cileson ate si veper enciklopedike), pasi ne te pervec materjalit me karakter historik, politik, juridik etj, jepen edhe parimet e financave shqiptare, ku perfshiheshin: kontabiliteti i bashkive, llojet e taksave dhe menyra e vendosjes, llogaritjes e mbledhjes se tyre. Ne liber jepet edhe nje informacion mjaft i hollesishem per te gjithe sektoret ekonomike te vendit perfshire bujqesine, blegtorine, tregtine industrine etj.

    Ne pjesen Shqiperia politike perfshihen informacione ne lidhje me kufijte shteterore si dhe shtrirjen etnike te shqiptareve ne Ballkan, te dhena per gjeografine, emigracionin dhe imigracionin, organizmat fetare dhe jeten shoqerore e kulturore. Ne pjesen Shqiperia administrative pershkruhet ndarja administrative dhe karakteristikat kryesore te ketyre njesive dhe risorset perkatese. Ne pjesen Shqiperia historike jepen te dhena te hollesishme mbi historine e vendit, ku me mjaft vlera shikohet pjesa e historise per vitet 1913-1926, megjithese sipas Gogaj-t kjo pjese eshte pak e influencuar nga nje interpretim Zogist i ngjarjeve te kesaj periudhe. Pjesa me rendesishme e librit eshte Shqiperia ekonomike, ku sic u theksua jepen per here te pare informacione per zhvillimin dhe vecorite e degeve me te rendesishme te ekonomise te shoqeruara me statistika mjaft te pasura dhe mjaft korrekte nga pikepamja e paraqitjes shkencore dhe krahasueshmerise, gje qe flet per pregatitjen komplekse te Selenices. Sipas Gogaj-t, libri 'Shqiperia me 1927', pati nje jehone mjaft pozitive jo vetem brenda vendit, por edhe nga mjaft personalitete nderkombetare te asaj kohe, te cilet vleresuan mjaft kete veper te Selenices. Mjaft interes paraqesin reagimet e shtypit te asaj kohe, te cilat po i paraqesim ne te njejtin menyre sic i ka zgjedhur me nje kujdes te vecante Iljaz Gogaj:

    'Brenda vendit nje vleresim te vecante do ti bente punes se Teki Selenices, nje personalitet i kultures shqiptare si Lumo Skendoja ne revisten e tij prestigjoze "Dituria". "Librin qe kemi ne dore, shkruante ai, s'eshte vetem nje anuar statistikor as edhe nje statistike; eshte me teper se kaq, eshte pershkrimi i Shqiperise, nje histori politike e vendit, nje gjeografi, histori dhe statistike pernjehere. Ne eshte e mundur kete veper do ta quaj nje enciklopedi te vendit tene, kaq lenda e saj eshte e ndryshme dhe e begatshme". Po ashtu nje firme e njohur e kultures shqiptare si Koste Cekrezi do t'a cmonte punen e Teki Selenices kur do te shkruante ne gazeten "Ora": "E mbushur plot me informata historike, politike dhe ekonomike, demografike, me statistika etj.etj. "Shqiperia me 1927" eshte me teper nje enciklopedi se sa nje liber statistike": dhe me tej shtonte: "Sidomos vepra e tere eshte e lavderueshme nga pikepamja qe eshte problem i iniciatives se nje njeriu te vetem". Nje intelektual tjeter sikurse ishte gjuhetari Tahir Dizdari, shkruante ne gazeten "Shekulli i ri": Libri "Shqiperia me 1927", eshte nje veper kolosale prej teteqind faqesh, fryt i nje nenpunesi te kujdesshem e qi s'din kuj i thone mund e lodhje per cka i perket rangut te tij". Me poshte Dizdari shtonte: "Ne nje vend si Shqipnia ku klasa e popullit dhe masa e intelektualeve asht e mesueme me jetuem me miqesi dhe me indiferentizem, asht lehte me e kuptuem veshtiresite dhe pengimet, neper te cilat asht ndeshun Z. Selenica".

    Ndersa vete autori Selenica, ne parathenien e librit te tij do te shkruante: 'Indiferenca per nje veper te tille ishte nje perbuzje e zakonshme qe na kishte shkurtuar jeten dhe na kishte lene nje gjendje te pikelluar prej ku perpara botes se qyteteruar ishim nje tufe njerez pa histori, pa literature, pa asnje trashegim, pa asnje virtyt nga tradita'.

    Ne vitin 1928, Teki Selenica emerohet ne postin e nenpunesit me te larte te administrates shteterore shqiptare, ne ate sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Ministrave. Nje emerim i tille, i bere drejtperesedrejti nga mbreti Zog, eshte nje fakt mjaft domethenes edhe per kriteret dhe vleresimin mjaft pozitiv qe kishte mbreti per punen e inelektualeve, por edhe per faktin e vleresimit te rendesise qe kishte emerimi ne detyre te njerezeve te cilet nuk thireshin per merita zogiste (ne kete rast duhet theksuar se Selenica nuk ka marre pjese ne asnje lloj veprimtarie politike ne mbeshtetje te veprimeve per hypjen ne fuqi te Zogut, apo perkraheseve te tij). Kjo politike i dha mjaft shpejt 'frutet' e saj. Ne kete detyre Selenica eshte autor i legjislacionit per organizimin e pushtetit vendor, pune e cila ne ditet e sotme (por qe ka rreth 2 vjet qe ka filluar) me nje mbeshtetje projektesh asistence te huaj prej rreth 20 milione dollare dhe akoma eshte ne proces shqyrtimi ne rang 'ekspertesh'. Po ne te njejten periudhe, sipas Gogaj-t, Selenica morri pjese ne hartimin e ligjit per reformen agrare e cila hyri ne fuqi ne vitin 1930.
    Po ne vitin 1930 nen drejtimin e Teki Selenices (me sakte me 22 prill 1930), perfundon regjistrimi i pergjithshem i popullsise, i cili eshte i vetmi burim statistikor baze ne te cilen edhe sot e kesaj dite i referohemi per shpendarjen e popullsise sipas besimit fetar, races dhe kombesise. Vertet kjo pune e kryer ne ate periudhe, duke mbajtur parasysh nivelin e pergjithshem aresimor te administrates lokale, fondeve dhe mjeteve te paketa te komunikimit, brenda nje periudhe mjaft te shkurter kohe (si proces regjistrimi ai u mundesua te kryhej brenda nje dite) eshte jashte imagjinates te cdo profesionisti te sotem. Per te kuptuar me mire se cdo te thote regjistrim i pergjithshem i popullsise mund te themi se edhe vendet me te zhvilluara e kryejne kete proces jo me perpra se nje here ne dhjete vjet. Per te realizuar kete aksion qeveria dhe institucionet e angazhuara me kete program (kryesisht institutet shteterore te statistikes) angazhojne fonde te jashtezakonsheme (keshtu ne regjistrimin e popullsise gjate ketij viti ne amerike, u angazhuan rreth 250 mije punonjes provizore). Aktualisht, Instituti i Statistikave ne Shqiperi ka marre driten jeshile nga qeveria per te realizuar kete proces. Per realizimin e ketij programi, i cili ka rreth nje vit qe ka filluar, instituti ka nje program asistence te huaj per rreth 5 milion dollare dhe objektivi me optimist per ta realizuar kete proces eshte fundi i vitit 2002.

    Si beri te mundur qe Selenica ta realizoje nje operacion kaq te veshtire, si regjistrimi i pare i popullsise me nje cilesi mjaft te larte dhe brenda standarteve statistikore te kohes. Kjo mbetet per tu studiuar me shume nga institucionet qe jane te angazhuar me kete proces. Megjithe informacionin e paket qe jep Gogaj ne artikullin e tij per kete ceshtje, kuptohet se Selenica e mbeshteti strategjine e tij ne ndergjegjen qytetare dhe civile te popullsise. Per ta realizuar kete aksion u nevojit qe krahas pergatitjes se dokumentacionit te nevojshem te punohej ne drejtim te sensibilizimit te opinionit publik per kete aksion te rendesishem kombetar. Duke mbeshtetur gjithnje tek i njejti burim, vleresimi i autoriteteve te asaj kohe per punen e Teki Selenice-s do te ishte me i mire ne fjalet e zv. ministrit te brendeshem te asaj kohe Rauf Fico, i cili ne emer te mbretit do t'i shkruante: 'Ne kundershtimet e rrepta per mos suksesin e regjistrimit brenda nje dite, qendrimi i pathyer qe treguat, instrukcionet, direktivat e pagabueshme q'u dhane gjithe nenpunesve te ngarkuem me barren e regjistrimit, aktiviteti i pakursyer qe treguat ne te marrunit e masave, per susksesin e veprimit, jane fakte te cmuara prej botes shqiptare, aq sa edhe prej personit tim, qe nje veprim shteteror teper me rendesi dhe teper delikat te perfundoje me sukses e ky sukses te kurorezohet me kenaqesine e pagezimit teper te vlefshem te L.M.Mretit'.

    Ne fushen e ligjislacionit veprimtaria e Selenices vazhdon me tej ne vitin 1933, duke u bere hartusi kryesor dhe mbrojtesi ne parlament i dy kodeve mjaft te rendesishem si kodi i admnistrates dhe ai komunal (te cilat sot akoma nuk ekzistojne), si dhe te ligjit per bashkite, gje qe konsoliduan pozicionin e tij profesionalisht jo vetem si nje ekonomist, statist dhe publicist, por edhe (sipas Gogaj-t) 'jurist i klasit te pare'.

    Me pushtimin fashist Selenca refuzon te punoje ne administraten fashiste, duke ju bere thirje edhe nenpunesive te tjere per te mbajtur te njejtin qendrim. Per kete qendrim, ai se bashku me familjen i nenshtrohen nje internimi ne Itali. Por kalvari i vuajtjeve nuk do te mbaronte ketu, pasi nje tjeter regjim edhe me brutal do ti shtonte vuajtjet e ketij intelektuali. Nofken 'zogist' propaganda e diktatorit Hoxha do t'ju vishte te gjithe patrioteve dhe intelektualeve qe kontribuan jo pak per hedhjen e themeleve e forcimin e shtetit shqiptar, duke i persekutuar ne forma nga me te egrat komuniste. Ky qendrim, jo pak reflektohet edhe nga politika e sotme e neo-komunisteve ne pushtet, te cilet me menyre me 'moderne' vazhdojne tradicionin kundrejt 'trajtimit' te intelektualeve.
    Ne fushen e ligjislacionit veprimtaria e Selenices vazhdon me tej ne vitin 1933, duke u bere hartusi kryesor dhe mbrojtesi ne parlament i dy kodeve mjaft te rendesishem si kodi i admnistrates dhe ai komunal (te cilat sot akoma nuk ekzistojne), si dhe te ligjit per bashkite, gje qe konsoliduan pozicionin e tij profesionalisht jo vetem si nje ekonomist, statist dhe publicist, por edhe (sipas Gogaj-t) 'jurist i klasit te pare'.

    Me pushtimin fashist Selenca refuzon te punoje ne administraten fashiste, duke ju bere thirje edhe nenpunesive te tjere per te mbajtur te njejtin qendrim. Per kete qendrim, ai se bashku me familjen i nenshtrohen nje internimi ne Itali. Por kalvari i vuajtjeve nuk do te mbaronte ketu, pasi nje tjeter regjim edhe me brutal do ti shtonte vuajtjet e ketij intelektuali. Nofken 'zogist' propaganda e diktatorit Hoxha do t'ju vishte te gjithe patrioteve dhe intelektualeve qe kontribuan jo pak per hedhjen e themeleve e forcimin e shtetit shqiptar, duke i persekutuar ne forma nga me te egrat komuniste. Ky qendrim, jo pak reflektohet edhe nga politika e sotme e neo-komunisteve ne pushtet, te cilet me menyre me 'moderne' vazhdojne tradicionin kundrejt 'trajtimit' te intelektualeve.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ja dėmet e shkaktuar nga pushtuesit grekė nė jugun e Shqipėrisė nė vitet 1913 - 1914


    Tani qė jemi nė festimin e madh tė 90 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, ėshtė mirė qė tė pėrkujtohen edhe disa ngjarje qė kanė ndikuar edhe nė ngeljen prapa tė Shqipėrisė. Tragjedia e Shqipėrisė sė jugut nė vitet 1913 - 1914 ėshtė njė ndėr momentet mė tė dhimbshme dhe njėkohėsisht mė pak tė njohura pėr publikun e gjerė shqiptar, i cili fatkeqėsisht nuk ka marrė akoma atė informacion tė nevojshėm nė lidhje me kėtė tragjedi. Pėrsa i takon statistikave qė kanė tė bėjnė me dėmet e shkaktuara nga barbarėt grekė nė periudhėn e sipėrpėrmendur, studiuesi i njohur Teki Selenica nė librin e tij "Shqipėria mė 1927", tė botuar nė Tiranė nė vitin 1928, ndėr shumė gjėra tė ēmuara i ka dhėnė lexuesit edhe njė listė tė 192 fshatrave tė Shqipėrisė sė jugut tė djegur nga bandat greke. Nė kėtė listė Teki Selenica na ka dhėnė edhe njė statistikė me mjaft rėndėsi nė lidhje me shtėpitė tė djegura nga grekėt nė kėtė zonė tė Shqipėrisė. Seicili qė shikon kėtė listė tė dėmeve, ka mė tė qartė se kurrė pėrgjigjen se pse mbeti mbrapa Shqipėria nė shekullin e 20-tė, po tė shtojmė kėtu edhe tė njetin veprim tė kryer nga serbo-malazezėt nė gjysmėn tjetėr tė Shqipėrisė.

    Gjithsesi tė dy djegiet masive tė Shqipėrisė si nė vitet 1914 apo 1997 shkaqet i kanė pasur tė njejta. Tė njejtė kanė qenė dhe autorėt. Tė njejtė kanw qenė dhe viktimat.


    Kastriot Dervishi
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  4. #4
    d.m.th mesazhi yt i kesaj teme ! ?

    Pak te perziera me duken prandaj
    Revolution 1848

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    d.m.th mesazhi yt i kesaj teme ! ?

    Pak te perziera me duken prandaj
    Lere ato temat qe hap ti..... je shume e qarte lol

    Nuk kam faj une qe nuk je i qarte ti ..
    mesazhi eshte te njohish nje person qe i ka dhene shume Shqiperis me librat e tij duhet ti blesh ti lexosh dhe kupton me shume
    Mos u merr vetem me ushtrin e b...shklumit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saura : 28-07-2012 mė 08:05
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Lere ato temat qe hap ti..... je shume e qarte lol

    Nuk kam faj une qe nuk je i qarte ti ..
    mesazhi eshte te njohish nje person qe i ka dhene shume Shqiperis me librat e tij duhet ti blesh ti lexosh dhe kupton me shume
    Mos u merr vetem me ushtrin e b...shklumit
    Sa personale qe e more kshu

    Une nuk te shava temen, thjesht kerkova sqarim po nejse

    Na fal qe te nderhyra ne temen tende te virgjer
    Revolution 1848

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Sa personale qe e more kshu

    Une nuk te shava temen, thjesht kerkova sqarim po nejse

    Na fal qe te nderhyra ne temen tende te virgjer
    Po jo mer jahu ..kjo zonja eshte nuk eshte si ,Kripa si Piper,Eshte e embel si SHEQER...
    Ti mere but ,se po han noj purtek thane kot..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Sa personale qe e more kshu

    Une nuk te shava temen, thjesht kerkova sqarim po nejse

    Na fal qe te nderhyra ne temen tende te virgjer

    Qe kur ka dale fjala'' me fal'' i ka ikur vlera kobures :P
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Lere ato temat qe hap ti..... je shume e qarte lol

    Nuk kam faj une qe nuk je i qarte ti ..
    mesazhi eshte te njohish nje person qe i ka dhene shume Shqiperis me librat e tij duhet ti blesh ti lexosh dhe kupton me shume
    Mos u merr vetem me ushtrin e b...shklumit
    SHum interesante tema me regjistrimin dhe autori i vepres ka bere nji pun KOLOSALE,per ate kohe,dhe materjal shum i vyer per brezat ne vazhdim,per studime te ndryshme kan se ku te referohen...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga cincinati5 Lexo Postimin
    Po jo mer jahu ..kjo zonja eshte nuk eshte si ,Kripa si Piper,Eshte e embel si SHEQER...
    Ti mere but ,se po han noj purtek thane kot..
    Po lene nje euroshin se e njof mire sa i paqarte e i pafajshem eshte ...
    i bi larg e larg nga Kina ky ...
    Nuk kam faj une qe se ka qef Zogun ky ...
    E si rrjedhim nuk i pelqen qe atehere kan bere gjera qe si bejne dot as tani ...
    Shyqyr qe ne kohen e Dulles kena pas ushtri te forte
    tan ate grosh qe hanin ushtaret do dukeshin rezultatet lol
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Qe kur ka dale fjala'' me fal'' i ka ikur vlera kobures :P
    Avash se na u bone si SHOTA GALICA?HAHA,

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Po lene nje euroshin se e njof mire sa i paqarte e i pafajshem eshte ...
    i bi larg e larg nga Kina ky ...
    Nuk kam faj une qe se ka qef Zogun ky ...
    E si rrjedhim nuk i pelqen qe atehere kan bere gjera qe si bejne dot as tani ...
    Shyqyr qe ne kohen e Dulles kena pas ushtri te forte
    tan ate grosh qe hanin ushtaret do dukeshin rezultatet lol
    I drejt mendimi yt ka tendenca komunisti, dhe e shoh se te historia e Zogut, e interpreton me emocjone!! jo si ne temat e tjera qe eshte gjak ftohte.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    "Dit e re" gazetė qė nxirrte Teki Selenica mė 1922. Ajo pas njė viti do kthehej nė “Fletorja Zyrtare”, organin zyrtar tė shtetit shqiptar ku botoheshin ligjet dhe vendimet e natyrės jo sekrete. Nė sajė tė nismės sė parė tė z.Selenica, shteti shqiptar sė paku mund tė krenohet se ka ruajtur njė traditė tė shkėlqyer nga ajo kohė e deri sot, ku zėrat e pėrfshirė nė kėtė buletin janė lehtėsisht tė kėrkuara.

    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...x-Dit_e_re.JPG
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  14. #14
    A c'me cani koken te dy ju
    Revolution 1848

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    A c'me cani koken te dy ju
    Qetsohu shok !Partia i ndihmon shoket ?shkelm prapanices dhe plumbin kokes ,po qe nevoja do veshim opingat dhe do dalim malit prap??
    haha mer dreq ,sic ke emrin tu musht shpija me euro ?

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Material ineresant Saura vertet! Ka bere pune kolosale Teki Selenica! Ka hedhur bazat per vazhdimesine e regjistrimeve ose me plot gojen mund te thuash se ka ngritur institucionin perkates qe ne ato vite per regjistrimet!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga pranvera bica Lexo Postimin
    Material ineresant Saura vertet! Ka bere pune kolosale Teki Selenica! Ka hedhur bazat per vazhdimesine e regjistrimeve ose me plot gojen mund te thuash se ka ngritur institucionin perkates qe ne ato vite per regjistrimet!

    Po Pranvera pune kolosale ka bere ...
    Nderim dhe respekt per figurat qe ngriten themelet e shtetit tone .


    Portreti i zotit Teki Selenica pikturuar nga Fatmir Haxhiu ....


    http://www.haxhiu.net/Galeria/albums...m_vaj_1996.jpg
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Villa Teki Selenica. Hedhja e themeleve te saj filloj ne tetor 1929. Kontraktimi i punimeve me firmen italiane Sculati.
    — a Tirana.


    http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...13694963_n.jpg
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Pjese te shkeputura nga PARATHENIE, “ Shqiperia e Ilustruar ”

    “ Nje indiference e tille, eshte nje perbuzje e zakonshme qe na ka shkurtuar jeten dhe na ka lene ne gjendjen e pikelluar, prej ku, perpara botes se qyteteruar jemi treguar nje tufe njerez pa histori, pa literature, pa asnje trashegim, pa asnje virtyt nga jeta e djeshme, dhe armiqte e evolucionit dhe te qyteterimit te kohes se sotshm
    e. Prej shekujsh, neper libra te mykura e plot pasione eshte treguar si ndonje plak i krrusur, i semure, gati ne vdekje dhe bijte e tij jane pershkruar sit e eger, sikur rrojne ne shkretira, sikur jane armiqte e qyteterimit dhe te lulezimit, sikur nuk kane te drejte te jetojne si nje komb i lire dhe kryelarte ne vatren e tyre “.

    “ Nga keto shpjegime te hidhura, kuptohet se indiferenca jone e mahniteshme ka arritur kulmin, dhe prandaj eshte detyra e cdo patrioti, te shkunde veten dhe shoket e tij nga kjo letargji, qe zhduk dhe perlan cdo gjurme te dukur e cdo hap te hedhur drejt historise”.

    “ Ne shekujt e kaluar plot re, per te ndricuar faqet e erreta te jetes dhe historise kombetare, nuk po gjejme asnje shkendije, por, ne qofte se do te vazhdojme ne kete rruge, me mentalitetin e djeshem, duhet te na mbushet mendja, se kurre histori shqiptare, te dokumentuar, nuk ka per te patur, e, c’do pershkrim i pa dokumentuar, do jete nje legjende e nje fantazi poetike”.
    “ Ne qofte se, vepra ime, ketyre mendimeve dhe konviksioneve fatale qe kane mbuluar ne cipe te zeze e me pluhur varri fytyren plot etje per liri e per qyteterim t’atdheut tone, do t’u hedhe nje rreze dielli dhe do te shkelqeje e verteta, ne qofte se, kjo veper vlen fare pak per te rritur prestigjin kombetar, une do te harroj mundimet e pa durueshme, me dhe bindje te plote, e me mburrje, do te veshtroj e do te ndjek ditet e lumtura qe po end koha dhe po gatuan Ay qe ka fatin e kombit ne dore, per te pregatitur nje epope plot drite e shkelqim per Shqiperine tone te dashur “.

    Teki Selenica
    Tirane, Dhjetor 1928
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •