Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Maqedoni, publikimi i emrave të ish-spiunëve

    Maqedoni, publikimi i emrave të ish-spiunëve

    Në Maqedoni gjatë ditëve të ardhshme do të bëhen publike emrat e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të ish-shërbimeve sekrete.

    Kryetari i Komisionit të Lustrimit, Tome Axhiev deklaroi se pas tre ditëve do të bëhen publike emrat e bashkëpunëtorëve të ish-shërbimeve sekrete. Ai theksoi se publikimi i emrave në faqen zyrtare të Komisionit të Lustrimit është në përputhje me Ligjin e ri për hapjen e dosjeve, njofton agjencia e lajmeve INA.

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit e partive opozitare brenda komisionit kanë kundërshtuar një vendim të tillë të komisionit, duke kërkuar që procedura e publikimeve të ndërpritet deri në një vendim dhe deklarim të Gjykatës Kushtetuese.

    Me ligjin e ri të miratuar nga maxhoranca të gjithë bashkëpunëtorët e shërbimeve të kaluara sekrete, kryesisht shumica prej të cilëve dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimit sekret ish-jugosllav, UDB do të publikohen në opinion me emër dhe mbiemër.

    Panorama

  2. #2
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Maqedonia publikon emrat e spiunëve, mes tyre edhe shqiptarë

    MAQEDONI- Komisioni për Lustrimin në Maqedoni ka publikuar në faqen zyrtare emrat dhe dosjet e personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, sic transmeton agjencia e lajmeve Ina.

    Mësohet se bëhet fjalë për emrat dhe dosjet e 11 personave që kanë qenë ish-spiunë, ndërsa në mesin e tyre janë edhe katër ish-funksionarë dhe personalitete publike shqiptare.

    Personat e shpallur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën janë: Sllobodan Ugrinovski, Zoran Jovanovski (anëtar i këshillit komunal në Rosoman), Vlladimir Millçin (regjisor dhe kryetar i Institutit Shoqëri e Hapur – Soros), Faredin Miftari ( Drejtor i burgut), Sejfedin Haruni (ish-deputet dhe kryetar i PPD-së), Jordanço ]evrevski (dekan i Fakultetit të Arteve dramatike), Nikolçe Babovski (kandidat për deputet), Vangel Gagaçev (ish-gjykatës), Kosta Ballabanov, Shaban Shehu dhe Mahi Nesimi.

    Në faqen e Komisionit të Lustrimit janë shpallur vendimet që konfirmojnë këto persona si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete në të kaluarën, kryesisht bashkëpunëtor të UDB-së jugosllave, por gjithashtu janë shpallur edhe dokumente dhe dosje plotësuese.

    Komisioni për Lustrimin në të ardhmen në bazë të Ligjit të ri gradualisht do të publikojë emrat e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në Maqedoni.

    (m.a/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Lustrimi, listës i shtohen edhe tre shqiptarë
    05-08-2012 13:05 CET


    Zgjerohet lista e personave të shpallur nga Komisioni për Verifikimin e Fakteve në Maqedoni si bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete.

    Gazetarë, ish-deputetë, ish-gjykatës, ish-kryetar komunash, ish-drejtorë të drejtorive dhe të tjera profile të personave janë identifikuar se kanë pasur lidhje dhe kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete të shtetit, njofton Zhurnal.

    Mustafa Spahiu (gazetar), Hisen Shaqiri (gazetar) dhe Rexhep Zllatku, janë tre emrat e rinj të shqiptarëve që janë gjetur në listën e bashkëpunëtorëve krahas nëntë personave të tjerë që janë shtuar në mënyrë plotësuese së fundmi, si Trendafil Ivanovski (ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese), Milenko Gaber (ish-drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor në Berovë), Gjorgji Përcullovski (ish-kryetar i Komunës Berovë), Mihail Andreev (ish-drejtor), Kiro Leonid (ish-drejtor), Branko Temov (ish-anëtar i Këshillit Drejtues), Petar Cellakoski (ish-drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Manastir) dhe Kiro Dojçinovski (ish-deputet).

    Komisioni për Verifikimin e Fakteve ka paralajmëruar se do të vijojë më tej lustrimin e ish-funksionarëve që më pas të kalojë edhe në atë të funksionarëve aktualë.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs down Shqiptarët të tretët si spiunë në ish-Jugosllavi

    Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit.

    Kjo bëhet e ditur sot në një shkrim në të përditshmen maqedonase "Dnevnik", ku nënvizohet se gjatë sistemit të kaluar, shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë, menjëherë pas serbëve dhe kroatëve në Ish-Jugosllavi.

    Gazeta shkruan se ky fakt ndërlidhet edhe me të dhënat e fundit të Komisionit të Lustrimit në Maqedoni ku nga 23 funksionarët e lustruar, tetë prej tyre kanë dalë shqiptarë.

    Gjithashtu bëhet e ditur se një numër i madh i viktimave shqiptare janë spiunuar kryesisht nga bashkëkombësit e tyre bashkëpunëtorë të shërbimit sekret.

    UDB aktivitetin e saj kryesor gjatë sistemit të kaluar e kishte përqendruar tek shqiptarët dhe zhvillimin e situatës të ndërlidhur me statusin e tyre në Kosovë, dhe në ish-republikat e tjera jugosllave.

    Analistët politik kanë theksuar për gazetën se për shërbimet sekrete në agjendë ka qenë diaspora shqiptare dhe shoqatat e tyre. /INA/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/4/5...sh-jugosllavi/

    No comment

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    e ka fain kominizma ....kshu tha dhe Azemi anej ka 91 shi.....1 mil. t pa pun 1 mil hajduta 1 miljon spajuna.....,mo para kimi qen t mir....as i ves s kina pas

    mirpo a na leverdis me e rreklamu kte pun? se mos e kno nej armik qe di shqip e na tall masanj

    gjith problemi qendro jo aq ke spijunlliku o nej qeter gjo qe o ves i pergjithshem i njerzve ,,,se sa ke injoranca e niveli i ulet qytetar e fshatar qe na ka ra m hise....

    kimi zemra t smuta e s kitohet njeri me na i njall....si poplo....se zotnija jote qe po lexo o i mir

  6. #6
    psh ne USA ka spiune Arabe, Ruse e nga te gjitha racat qe sherbejne ne CIA & FBI. Kjo vjen per shume arsye. Me kryesorja eshte gjuha per pergjime dhe pastaj eshte me e lehte per tu infiltruar ne grupet e X race qe dyshohen per aktivitete qe bien ne kundershtim me ligjin apo politikat e ati shteti. Keshtu edhe Serbia ka vepruar ne te njejten menyre...shume shtete veprojne keshtu. psh, mua ne Belgjike me spiunoje nje Kosovare tek autoritetet kur vajta per dokumenta duke ju thene qe une jam Shqiptar dhe jo Kosovar ne vitin 1996 Nuk ka asgje te keqe, se ajo per ate pune e mer rrogen.

    Mos i beni gjerat gogol
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 08-08-2012 më 21:36
    Revolution 1848

  7. #7
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Nuk eshte pune te dalim te paret askund Po mire edhe vendi 3-te nuk eshte keq.

    EuroStar1 he doje te fitoje ti status ne emer te Kosovareve po. : E shef shqiptari nuk e ka spijunimin me te lindur drejtesia instiktivisht e ka detyru te flas drejt nga inati se mos ben ti letrat me shpejt se ajo

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    fjala spiun nuk kuptohet nga shqiptaret,
    spiun eshte ai qe shet planet e sulmit ne kohe lufte, spiun quhet ai mafiozi qe njofton policin se shoku i tij ka droge ne makine. spiun nuk quhet nje puntor i fbi apo cia.
    policet sekrete nuk jane spiune.

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    fjala spiun nuk kuptohet nga shqiptaret,
    spiun eshte ai qe shet planet e sulmit ne kohe lufte, spiun quhet ai mafiozi qe njofton policin se shoku i tij ka droge ne makine. spiun nuk quhet nje puntor i fbi apo cia.
    policet sekrete nuk jane spiune.
    Te infiltruarit nuk quhen spiune ? Po nese nuk je i asaj rrace ose te kamuflohesh si dreqin do marish informacion ? E di ti qe kalaja shembet nga brenda apo jo ? Prandaj quhet spiunllik, se tek ti nuk dyshon askush dhe e ke te lehte te maresh informata
    Revolution 1848

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    nje kinez qe punon per cia-n amerikane kunder kines nuk quhet spiun sepse ai do me shume ameriken sesa kinen.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Shqiptaret te trete
    Po te tjeret kombe ne Jugosllavi nuk kishin nevoj te behen spiun se gjdo Sllave ishte spiun per shqiptaret , te tregon statistika e te burgosurve "Gjatë vitëve 1945-1990 Shqiptarët në ish-Jugosllavi kaluan në burgje 666 shekuj, 72 v" .
    Me keto lajme mundohet Beogradi te perqaj dike .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •