Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Kosova ne progres

    KOSOVA NE PERPARIM-Åke Ericson


    Parathenie
    Ndonese eshte e vertete se asgje te mire nuk ka ne lufte perveq perfundimit te saj,nderprerja e armiqesive nje telashe me nje tjeter.Por,vetum kur armet heshtin dhe tankset largohen perfundimisht ky realitet fillon te ze vend.
    Gjeresa te afermit nuk arrijne te kthehen dhe shtepite jane te shkatrruara,familjet duhet te perballen me realitetin e veshtir dhe te vendosin se si ecin perpara.nje dekade pas renies se bombes se fundit ne Kosove dhe kur me ne fund u arrit marrveshja paqesore,imazhet ne kete kolekcion tregojne se rimekembja esht e mudshme.Ato deshmojne qendresen e jashtezakonshme te njerzimit dhe fitoren e shpresese.
    Me perkrahjen e me se 400 organizatave te ndihmave dhe me kujdesin e Kombeve te Bashkuara,njerzit e Kosoves u kthyen ne fshatrat e tyre dhe i rindertuan shtepit e tyre.Ndonese situata politike mbetet e tensionuar,ata e rifulluan jeten e tyre dhe nisen ndertimin e nje te ardhme te re per veten dhe familjet e tyre.Fshati i Loxhes ofron nje shembull veqanerisht frymezuese.
    Åke Ericson na shpie ne nje udhetim magjepse neper dhjete vitet e fundite,gjeresa shtepite ridertoheshin prej themelit dhe jeta e fshatit kthehej normalitetit.Shikuar permes syve te familjeje,ky proces ofron arsye per shprese.Ne te njejten kohe ai shtron edhe pytejen se pse nuk eshte replikuar me shpesh ne nivel te te gjithe Kosoves,regjionit,dhe botes ne pergjithesi.
    Kofi A.Annan
    Ish Sekretar i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara (1997-2006)

    -GJyshja Rabe Shala ishte e gatshme te sakrifikoj jeten,ndersa tani jeton ne shtepin e re te ndertuar nga familja e saj ne diaspore.
    -Nje vajze e vogel per dore me te atin.
    Fshati eshte prape vendi i sigurte.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Tregimi per nje fshat ne Kosove
    Ishte mengjes gushti i vitit 1998 kur armata serbe ndermori sulme ajrore mbi Loxhen,fshate qe dikur njihej si vend i prosperuar shtrihej tani ne germadha Aresyeja e ketij sulmi qendron ne faktin se Loxha ishte nje nga vatrat me te rendesishme te ”Ushtrise Qlirimtare te Kosoves”,levizjes guerile ne perendim te Kosoves.
    Gjate terheqjes dogjen serbet prapa vetes fshatrat nje nga nje dhe ky fat e pershkoi edhe Loxhe e cila u shkatrua teresi.
    Germadhat e mbetura u rrenuan me bulldozher.E vetmja ndertese e cila mbeti e paprekur pas sulmit ishte shkolla ku serbet ishin stacionuar.Viziten time te pare ne fshatin Loxhe e bera me ndihmen e Kryqit te Kuq Suedes ne shtator te vitit 1999,tre muaj pas perfundimit te luftes.Fshataret i druheshin dimrit dhe jetonin ne tendat e siguruara nga Kombet e Bashkuara.Neper male ku bora din te qendroje ndonjehere deri ne muajin Maj zbresin shpesh teperaturat deri ne -20 C Edhepse lufta kishte perfunduar zyrtarisht,degjoheshin here pas here te shtena armesh dhe ora policore ishte ende ne fuqi.Pas shume orvatjesh dhe lutjesh ia dola qe ta bindja nje vullnetar qe do te me ndihmoje te arrij per ne Loxhe me Toyota Landeruiser-in e tij.
    Ishte pasdite me diell dhe fshataret me mirepriten pasiqe arritja ime koincidoi me ate te ushtarve te Natos qe kishin arritur pot e njejten dite .Sapo me verejten nje grumbull i femijeve filluan te broherisnin ”Klinton” dhe ”Nato”.Me sa dukej me shihnin si nje nga miqte dhe qlirimtaret.Fillova te fotografoja ca meshkuj qe ndertonin nje shtepi duke perdorur tulla nga germadhat e varrosura.
    Papritmas,mu afrua nje femer shume e re duke me zgjatur nje filgjan kafeje turke.Ne njeren dore mbante kafen mbi tabak argjendi ndersa ne tjetren mbante nje karrige plastike.
    -Eshte nga nene Raba,me tha.Kafeja ishte teper e embel dhe kjo mikpritje pat ndikim te thelle ne mua;kur u ula dhe hodha veshtrimin mbi germadhat verejta se syte mu kishin mbushur me lot.
    Ky gjest ishte fillimi i miqesise sime me Rabe Shalen,nene e pese femijve.Ishe ky edhe fillimi I projektit fotografike qe zgjati dhjete vite.
    Qe nga dita e pare komunikuam me ndihmen e perkthyesit nga Kryqi i Kuq.Zonja Rabe Shala me rrefeu se posa ishte kthyer ne fshat dhe ishte sillur neper oborrin e shtepise se djegur me brengen se ne oborr ende munde te kishte mina tokesore.
    Ajo me tha ”Me mire te vdes une se sa ndonje femije” GJate takimit tone te fundit kuptova qe Zonja Rabe Shala kishte kerkuar veten ne ”Google” dhe kishte gjetur nje fotografi ku ajo qendronte e ulur nen ndriqimin diellit. Sot,nje exemplar i po kesaj fotoje me shtyp xhelatini e argjendi me format 100 x 130 cm gjendet ne Londer,si prone e nje koleksionari te fotografis dokumentare.
    I jam shume mirenjohes Zonjes Rabe Shala dhe familjes se saj sepse ata e bejne jeten time profesionale shume me te lehte dhe me te permbushur.Para se te takoja,e shoh veten se isha fotograf karrierist dhe vetijak,duke punuar vetum per nje faqe te pare qe bie ne sy.
    Mendoj se jam pjekur gjate ketyre dhjete viteve te fundit qe kur fillova projektin dhe tani e di se cili eshte misioni im i vertete.”ta bej boten me te vogel,e njeriun e thjeshte me te madhe”
    Åke Ericson


    -Tullat ishin te vlefshme menjehere pas luftes.
    Loxha ishte ende ne germadha.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •