Në një muaj, numri i abonentëve u rrit nga 150 deri 175 milion, ndërsa vizitorët janë tani 220 milion.

Një muaj më parë ishin 150 milion përdorues aktive. Facebook tani ka përditësuar përgjithësisht 175 milion përdorues.
Me këtë shifër rrjeti social më i famshëm ka festuar pesë vjetorin e saj. Ky lajm u publikua në internet dhe në faqet e specializuar në teknologji, duke theksuar se si pjesa më e madhe përdoruesve të Facebook janë nga jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbi 70%.

“Nëse Facebook do të ishte një vend – kishte shkruar një muaj më parë themeluesi i saj, Mark Zuckerberg – do të ishte vendi i tetë më i madh në botë, duke kapërcyer Japoninë dhe Rusinë.”

Sipas të dhënave të fundit të lëshuara nga kompania comScore, të raportuara në dhjetor 2008, në botë janë rreth 220 milion vizitorë unike të Facebook, rreth 22.4% e përdoruesve të internetit, me rreth 80 miliard faqe shikime.

Sa i përket përdorusve italianë të Facebook, comScore thekson se në fund të vitit 2008 kishte gati 8 milion e gjysmë vizitorë unik, rreth 40.8% e përdoruesve të internetit me më shumë se 15 vjet, dhe mbi 3 miliard faqe shikime.