Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 54
  1. #1

    Post 100 vjetori i pavarësisë të festohet pa Turq, Sllave dhe Greke

    Pas luftërave pra kohës së Romakëve dhe bizantit, shqiptaret disi mbeten ende të shtrirë në nji hapësirë të caktuar duke ruajtur me luftë dhe mund trojet e veta buzë Detit Adriatik dhe Jonë, dhe deri në brendi të Bosnjes dhe Serbisë së sotme, Maqedonis dhe Greqis. Që kjo të ndryshohej ma vonë shkak u bë pushtimi osman, pra sulltanë i cili në fillim të shekullit të 14 pushtoi Ballkanin në pergjithësi dhe tokat shqiptare në veqanti edh pse ma shumë se 27 vite shqiptarët të prirë nga Gjergj Kastrioti e bënë të pamunduren të mundur duke shkaktua dëme të shumta ushtrisë sulltaneze nga anadolli. Mjerisht me vdekjen e Gjergj Kastriotit edhe u shua me dhunë kryengritja dhe lufta e shqiptarëve karshi turqëve, dhe keshtu Turqia e aso kohshme pushtoi në terë tokat tona arbërore dhe instaloi një pushtet të dhunshem dhe gjenocidial karshi shqiptarëve. Që prej atyre viteve të pas 1480 ve për shqiptaret dhe trojet e tyre filloi tmerri i vërtet që do të zgjaste afer 5 shekuj të terë nënë zgjedhen turke, nën dhunen turke e cila më vonë do të shoqërohej edhe me dhunen e serbëve, grekëve, malazezve e maqedonve gjithnji me ndihmen dhe shtytjen që ua jepte Turqia e sulltanve që sa më shumë të demtonin dhe lëndonin trungun dhe qenjen shqiptare apo siq na quanin ata “ Arrnautëve”.

    Shekuj të terë shqiptaria u desh ti pershtatej edhe me dhunë nji jete të re, nji jete barabare të nenshtrueshme nga zullumet turke, u desht të perqafohej nji fe e pa njohur dhe e padashur për shqiptarinë nji fe që me vonë do të sillte pasoja edhe më fatale në trungun mabarë shqiptarë ,ngase do të hasmonte shqiptarët nder veti duke krijue ndasi në baza fetare që permes tyre ta mbante sa më gjatë nën sundim mbarë shqiptarinë. Mjerishtë edhe ashtu ndodhi dhe shqiptarët filluan të kenë dy e tri fe brenda vetes, dhe me kete disi dobësohej kombi, ngase Turqit ishin të interesuar që shqipatrët mos të thirren në komb apo në etni por të thirreshin në myslimanizem ose thenë troç ne bazë fetare! Megjithate edhe gjatë gjithë kesaj katrahure turke kunder shqiptarëve , shumica shqiptare gjithmon mundohej që me kryengritje dhe me luftëra të caktuara ta luftonte armikun barbar nga Anadolli, por mjerisht Turqia ishte forcë e madhe ushtarake dhe i shtypte keto ngritje dhe kryengritje të trimave shqiptarë, keshtu ndodhi edhe në kohen e Rilindjes kombëtare dhe Lidhjes së Prizrenit ku Turqia me dhunë të paparë shkatërroi të gjitha perpjekjet e shqiptarëve që të liroheshin nga turqit, dhe tani më edhe nga armiqet e tjerë që me ndihmen e Turqisë kishin pushtue tokat tona dhe shkaktonin dhunë të paparë kundër shqiptarëve, ndersa Turqia bente sehirë dhe nuk ndermerte asgjë që ti ndalte keto bisha barbare serbo sllave që benin gjenocid ndaj shqiptarëve.


    Kur kihen parasysh të gjitha këto dhe kur edhe sot e dijmë nga historia se turqit mllefin më të madh e kishin ndaj ne shqiptarëve, nuk lejuan asnji shkollë në gjuhen shqipe, nuk lejuan dhe as nuk ndertuan asnji infrastrukturë rrugore apo qytetare, nuk ndertuan asnji spital dhe nuk lejuan që të kishte së paku një ecje ekonomike më të duhur, ngase perkundrazi ata e eksploatonin krejtë pasurinë tonë për në Turqi. Nga ana tjeter Turqia lejonte serbët dhe malazezët e grekët që të ndërtonin shkolla, kisha, dhe univerzitete në gjuhët e tyre, Turqia i lejonte shkiet, greket dhe malazezet e maqedonet që të shkolloheshin në gjuhet e tyre amtare, i ndihmonte edhe në ndertimin e infrastruktures rrugore dhe qytetare, pra thjeshtë Turqia i stimulonte me çdo gjë armiqët e shqiptarëve ndërsa nga ana tjeter ndalonte çdo gjë për “ vllaznit “ e tyre nga feja , kjo vertet nuk do komnet dhe me kete kuptohet se Turqia ishte armiku dhe perbindshi kryesor që jo vetem se vet na shkatërroi per 500 vjet, por edh yshti armiqet tanë të cilet edhe ishin “ kaurra “ sipas islamit të tyre që të na vrisnin dhe të na shfarosnin qenjen tonë kombëtare. Kjo nuk do komnet vetem se duhet të thuhet se ishte nji gjenocidë i ndertuar kryekëput kunder shqiptarëve.


    Mbas gjithë këtyre katarahurave që përjetuan shqiptarët nën zgjedhën turke filloi nji perudhë e re në fillimet e viteve 1900, dhe athere populli shqiptarë filloi të organizohej më fort dhe më mirë për ti dhenë shkelmin perfundimtarë të semures së Bosforit dhe ta percillte per në Anadollak armikun shekullor të shqiptarëve. Në keto vite edhe në skenën e gjithë botës filloi të levizë nji puhi drejtë nji lufte të re me përmasa botërore, shi për kete shqiptarët e panë rastin që të mund të bejnë punë të mëdha dhe të çlirohen nga Turqia barbare, me gjitha peripecit e mëdha kjo do të ndodhte në vitin 1912, por të ndalemi pakëz edhe me këte rast rreth shpalljes së pavarësisë së Shqipëris: edhe me këtë rast Turqia luajti lojen e vet të poshter, dhe me lehtësin më të madhe Turqia bëri lojra me tokat shqiptare me marrëveshje me Rusin cariste, keshtu Turqia ua dhuroi tokat shqiptare Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, keto janë të verteta të pa mohueshme edhe historikisht të dokumentuara, por shqiptarët ende nuk po e kanë guximin që këto ti thonë haptas, këte e deshmoi edhe rasti i fundit i rastit të Kosovës para Gjykatës Nderkombëtare të Drejtësisë në Hagë ,kur Turqia nuk dergoi asnjër material rreth rastit në fjalë, ngase do ta dëmtonte Serbinë duke treguar tapitë e vjetra turke se Kosova ishte edhe më lart se te Molla e Kuqe, pra edhe me këte rast Turqia dëmtoi qështjen shqiptare si edhe me shekuj me radhë. Viti 1912 vertet solli pavarësin, ama pavarësinë e gjysmës së Shqipërisë, ngase me dhjetëra mijera kilometra katrore mbeten nen pushtimin e armiqëve sllavë si dhuratë që moren nga pushtuesi i ballkanit Turqia. Shqipëria u pavarësua por jo ajo natyrale, Shqipëria u pavarësua edhe me ndihemn e miqëve europian e amerikanë edhe pse ne kemi merak që shpesh ta shajmë Evropen “ kurvë “ por realiteti është ky se ne duhet ta shajmë Turqin që na la tokat tona të pushtuara nder sllavë të cilet i moren si dhurata për dhanjen e femrave të tyre sulltanëve dhe pashajve turk të krisur.


    E tani më sot pas 100 vjetëve shqiptarët kudo në botë pergatiten që të festojnë pavarësin e shtetit t ë tyre, pavarësin e shtetit që mbeti gjysëm shteti, që mbeti shteti më i coptuar në Evropë, e shtetit që doli si më i shkatrruari nga pushtmi i egër dhe i gjatë sulltanez, pra pavarësin e shtetit të mbetur pezull pa gjymtyrët e saja natyrore, Kosoven, Qamerin, Malësin, Iliriden e kështu me radh. Ne kete vit jemi të gëzuar që do të festojmë këte pavarësi, megjithatë kemi pse të festojmë dhe të gëzohemi ngase sot kemi edhe një gjymtyrë në trupin amë kemi shtetin që fitoi lirinë dhe pavarësin e kjo është Dardania, kemi pse të gëzohemi ngase shqiptarët po vetëdijësohen se kemi edhe shumë punë për të bërë që ti qesim per ledine tapitë turke që i mbanë të mbyllura hermemtikisht Turqia edhe sot e kësaj dite, të cilat nuk i tregon se deri ku shtriheshin tokat shqiptare, që sot e kësaj dite Turqia nuk deshiron ti prish marrëdhenjet me Serbinë, pra ne duhet të punojmë që kur të vijë koha dhe momenti të bashkojmë tokat tona që ishin tonat me mijëra vite. Shqiptarët do të festojnë kete vit 100 vjetorin e pavarësisë, dhe duhet të festojmë së bashku të gjithë shqiptarët, por mjerishtë nuk do të mund të festojnë miliona shqiptarë të asimiluar në shtetin turk, shqiptarë që nuk kanë shkolla shqipe, që nuk kanë emra shqip dhe nuk kanë më as histori shqiptare, ngase i asimiloi edhe ata me dhunë Turqia ose “ vllau “ mysliman?!. Ne shqiptarët do të festojmë por të festojmë pa turqit, ne do të festojmë dhe do të ftojmë miqë në festime por jo turqit, ngase ne u desh me qindra vjet të luftojmë kunder turqëve që të pavarësonim vetem gjysmen e shtetit shqiptarë, pra nuk na duhen turqit në festime, nuk na duhen perfaqsuesit e tyre në festa, ngase ende nuk është rasti e as koha, ngase Turqia ende ska kerkue së paku falje për pushtimin dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve me shekuj, ngase Turqia ende ska bërë as më të voglin gjest që të pendohet zyrtarisht për të bemat e tyre shekuj me radh, pra shkurt nuk na duhen turqit në këte pervjetor.

    Gjermani e sotme ende paguan dëme lufte për hebrenjet, Gjermania ende paguan dëme lufte ndaj Polonisë dhe Frances, pra ende dhe ende vetem per 4 vjet lufte, ndersa Turqia na ka shkatërrue 500 vjet e asgjë të mos bej, jo kjo nuk duhet të lejohet, andaj nuk na duhen në festime, na duhen miqët tanë Evropian dhe Amerikan. Na duhen ata që edhe sot e kësaj dite na e ruajnë qenjen kombëtare, që na çliruan nga sllavi e rusi serb.

    Une do të festoi 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipëris dhe ate pa turqit, nese turqit marrin pjesë pa u pendue dhe pa kerkim falje une si shqiptarë dhe si kombtarë me kaqikun tim nuk do të festoi kete 100 vjetor.

    Të ketë kujdes paria e Shqipërisë dhe të luaj rolin vendimtarë në pergatitjen madheshtore të festimeve por pa R. Taip Erdogana….

    I nderuari Kryeminister i Shqipërisë, ne shqiptarët si patem si kemi dhe kurren e kurres nuk do ti kemi vellezër armiqet tanë, andaj të jeni në nivel të funkcionit dhe respektit që keni nder shqiptarë, mos ju lutem të na perzihet gjaku kastriot me ata sulltanë- nuk është e mundur kurrë…
    Revolution 1848

  2. #2

    Thumbs down Marreveshjet Jugosllavi - Turqi per debimin e shqiptareve

    Lexoni me vemendje tekstin e meposhtem qe hedh drite mbi genocidin dhe shpernguljen qe Jugosllavia ne bashkepunim me Turqine bene kunder shqiptareve.



    Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi. Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok... dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve ...në Turqi!!!!!

    SHTABI I TITOS PER REALIZIMIN E KESAJ MARREVESHJEJE...!!!

    Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, TITOJA ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar...,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.
    Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:

    1.ALEKSANDËR RANKOVIQ

    2.KËRSTO CËRVENKOVSKI

    3.SVETISLLAV STEFANOVIQ

    4.MILLAN BARTOSH

    5.LEO GRISHKOVIQ

    6.VOJKAN LLUKIQ

    7.MARKO VUCKOVIQ

    8.PAVLE JOVIQEVIQ

    9.PETAR STAMBOLIQ

    10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN

    11.GJOKO PAJKOVIQ

    12.GOJKO MEDENICA

    13.ÇEDO MIJOVIQ

    14.SËRBA SAVIQ

    15.DUSHAN MUGOSHA


    Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.Shperngulja është bërë me këtë dinamikë:

    Më 1952Janë shpërngulur----- 37.000 shqiptarë
    Më 1953---------------------------- 19.300 “
    Më 1954---------------------------- 17 500 “
    Më 1955---------------------------- 51.000 “
    Më 1956---------------------------- 54.000 “
    Më 1957---------------------------- 57.710 “
    Më 1958---------------------------- 41.300 “
    Më 1959---------------------------- 32.000 “
    Më 1960---------------------------- 27.980 “
    Më 1961---------------------------- 31.600 “
    Më 1962---------------------------- 15.910 “
    Më 1963---------------------------- 25.720 “
    Më 1964---------------------------- 21.530 “
    Më 1965---------------------------- 19.821 “"
    Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike

    Ky shtab famekeq i JOSIP BROZ TITOS vazhdon me krimet ne Kosove!!!

    -Në dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.Ky aksion famëkeq ka nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës ku ka lindur dhe është rritur z.Ibrahim RUGOVA.Në këtë ekspeditë udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...!!!
    Krimet ndaj shqiptareve s´kishin te ndalur,ato vazhduan edhe pas remjes se RANKOVIQI.

    Veli Kryeziu-Universiteti i Prishtines-FE-Gjilan

    Hyrje

    Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siq është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme,prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siq janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shum të ndishme për popullin shqiptarë. Të gjitha këto vepra dhe shum dokumente tjera të cilat do ti përmendim në fucnot janë të lidhura me marrveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të sajë. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serbë u përcoll nga instrumentet shtetrore dhe në mënyr të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve pothuaj se u hesht gjithëher, ndërsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse për shpërngulje serbo-malazeze që në të vërtet nuk ishte asgjë tjetër veqse migrime të vogla, të vullnetshme të popullsisë.

    Shpërnguljet masive të shqiptarëve nga ish-Jugosllavia deri në kohen e përmbysjes së diktatures komuniste dhe të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nuk guxohej të përmendëshin as në Shqipëri dhe as në Kosovë ndërsa për studime shkencore të kësaj qështje as që mund të flitej.

    Periudha ndërmjet dy luftërave botërore dhe pas Luftës së Dytë Botërore theksimi i këtijë problemi në ish-Jugosllavi inkriminohej si vepër penale. Për ta përmbledhur këtë punim jam munduar ti preki ngjarjet ashtu siq kanë qenë, ndërsa literatura të cilen e kam përdorur e tëra është në gjuhën shqipe.

    Marrëveshja Xhentëllmene turko-jugosllave e vitit 1953


    Prishja e mardhënjeve jugosllavo-shqiptare 1948 u shfrytëzua nga Beogradi me mjeshtëri për ndjekjen, arrestimin dhe keqtrajtimin e mijëra shqiptarëve të akuzuar “stalinistë”.[1](R.Abdyli, Kosova Revistë Historike Politike, nr.2/1994, Tiranë, p.27)

    Në vitet e 50-ta shteti jugosllav kishte shpallur për objektiv një shoqëri të afirmimit të barazisë së popujve të kësaj ish federate.[2](J.Bajraktari, Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serbë ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës më tej ASHAK, Prishtinë 1995, p.153)

    Ndërkaq, shqiptarët sanksionohen si pakicë dhe me këtë vëhen në pozit të pabarabartë karshi popujve tjerë të po kësajë federate.[3](po aty, p.153)

    Deri më 1947 popujtë më të përndjekur në Evropë kanë qenë hebrenjët dhe shqiptarët. Lidhur me këtë fenomenë ka gjysma e vitit 1948 titizmi si epidemi komuniste do të vijë në konfliktë me stalinizmin gogoljanë, si rezultatë i të cilit konfliktë do të shënohet njëra ndër etapat më tragjike të popullit shqiptarë në histori.[4](H.Bajrami, Kosova Sot, dëshmi 14.05.2008, p.12)

    Sistemi policorë i UDB-së së Rankoviqit bënte trysni të ndryshme mbi shqiptarët, duke i shtypur dhe duke ua ngushtuar përspektivën, me çka synohej dealbanizimi i Kosovës.[5](J.Bajraktari, vepër e cituar, p.153)

    Si rezultat i këtj presioni, mjaftë shqiptarë u regjistruan si turqë dhe pati një rritje të ndjeshme të pakicës turke në Kosovë.[6](B.Meta, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Sprint, Prizren 2001, p.353)

    Këtë process të deklarimit të dhunshëm të shqiptarëve si turqë e kundërshtuan intelektualët: Zekerija Rexha, Mehmet Vokshi, Skender Rizaj etj.[7](F.Rexhepi, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Sprint, Prizren 2001, p. 362)

    Për ta shpërblyer poziten e udhëheqësve shtetrorë të ish-Jugosllavisë u propozua që Çubrilloviqit ti jepet shpërblimi AVNOJ-it i cili u refuzua kategorikishtë nga antari i Akademis së Shkencave të Kosovës prof. Fehmi Agani.[8](H.Islami, Kosova dhe Shqiptarët Çështje Demografike, Rilindja, Prishtinë 1990, p. 74)


    Edhe pas kësaj periudhe, sidomos pas Luftes së Dytë Botërore filluan aksionet e mbledhjes së armëve dhe formave të tjera të presionit me qëllim të detyrimit të popullates për shpërngulje në Turqi.[9](J.Osmani, Vendbanimet e Kosovës-Gjilani, Shkrola, Prishtinë 2004, p. 28).


    Takimi i Splitit Tito-Kyprili


    Më 1953 në Split u takua kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, minister i punëve të jashtëme të Turqisë. Ata u moren veshë që të filloi shpërngulja e sërishme e shqiptarëve për në Turqi.[10](H.Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolinizimi serb i Kosovës 1844-1995, QIK, Prishtinë 1995, p.148). Marrveshja planifikonte vazhdimin e aksionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për Turqi, në baz të Konventës së vitit 1938. Dëbimi i shqiptarëve parashihej të bëhet përmes Maqedonisë.[11](H.Bajrami, po aty, p.149). Kjo erdhi në shprehje të zbatohet menjëher pas prishjes së marrveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i sherbenin Shqipërisë u denuan dhe internuan nëpër burgje mbi 500 shqiptarë të cilët u derguan në kampin famkeqë të Goli Otokut.[12](J.Bajraktari, F.Rexhepi & F.Demaj, Historia 10 Gjimnazi Matematik dhe Informatik Shkencave Natyrore, Libri Shkollor, Prishtin 2004, p.193).

    Meqë me marrveshjen “Xhentëllmene” nuk u arrit qëllimi për dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll, Serbia nuk pushoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptarë në Kosovë.[13](H.Bajrami, Kosova Sot, Dëshmi 16.05.2008, p.19)

    Marrveshja mbi miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë e nënshkruar në Ankara më 28 shkurt 1953 u bë e njohur si Pakti Ballkanik.[14](S.Basha, Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995, Instituti i Historisë i Kosovës, QIK, Prishtinë 1997, p.61)

    Marrveshja përmbanë 10 pika dhe mori karakterin ushtarak, por pa ndikim e obligime, të cilat rezultonin nga Kontrata e Atlantikut Veriorë e 4 prrilit 1949 që i përkiste Turqisë dhe Greqisë.[15](S.Basha, Po aty, p.61)

    Kjo marrëveshje linte hapsirë edhe për marrveshje të tjera të problemeve ekonomike, teknike dhe kulturore.[16](S.Basha, po aty, p.61)

    Jugosllavia për ti shpërngulur shqipatrët nga Kosova dëshironte të krijonte lidhje sa më të ngushtë me Turqinë.

    Lidhja duhej të bëhej duke e riaktivizur Konventën jugosllavo-turke të vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.[17](F.Pushkolli, Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi dhe marrveshja jugosllavo-turke, Fjala, Mars 1994). Në këtë frym bashkpunimi mes tyre u lidh edhe marrveshja “Xhentëllmene” mes Jugosllavis e Turqisë.[18](F.Pushkolli, po aty). Qështjen e shpërnguljes së shqiptarëve Jugosllavia e nxiste nëpër mjet shtypit turk.(S.Basha, Vepër e cituar, p.62). Në periudhen kohore 1955-1957 si rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” pushteti serbë në proceset e montuara politike i rrahu brutalisht rreth 30 mijë shqiptarë, 300 prej tyre vdiqën nga plagët e marra.[19](R.Abdyli, Kosova Revistë Historike Politike, nr.2/1994, p. 26)

    Si rrjedhojë, për një kohë të shkurtër u turqizuan dhunshëm rreth 60 mijë shqiptarë, kurse u shpërngulën për në Turqi mbi 250 mijë shqiptarë.[20](R.Abdyli, Po aty, p. 27)

    Nga fundi i vitit 1944 e këndej shqiptarët filluan të arratiseshin në male dhe në Shqipëri madje dhe duke migruar krejt jahstë vendit. Shqiptarët për ta kundershtuar ripushtimin jugosllav organizuan edhe lëvizje ilegale.[21](I.Hoti, Format dhe mënyrat e pushtimit dhe të nënshtrimit të Kosovës në fund të vitit 19944 dhe fillim të vitit 1945, Bujku, dëshmi 06.02.1995)

    Në deklaratën zyrtare, të lëshuar më 29 janar 1953 mbi bisedat në Split, të dy delegacionet fshehen marrveshjen “Xhentëllmene” dhe iu referuan bashkëpunimit parlamentar dhe qështjes së Paktit Ballkanik.[22](S.Basha, vepër e cituar, p. 62) Me këtë marrveshje Tito realizonte ëndrren e serbëve për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova, ndërsa Turqia fitonte banorë vitalë dhe mjete fonanciare.[23](S.Basha, po aty, p. 62)

    Ç’do shqiptarë do të shpallej i rrezikshëm dhe I dyshimtë për sigurinë e vendit, sidomos intelektualët me të cilët i mbushën burgjet dhe pas kësajë u shpik kombësia turke.[24](R.Abdyli, Kosova, nr. 2/1994, p.27)

    Krahina Autonome e Kosovës e Metohisë gëzoi të drejtën e një trupi legjislativ dhe ekzekutiv si dhe të përfaqësimit në kuvendin e Serbisë dhe atë Federalë, por jo pushtetin juridik dhe pikrishtë në vitin 1953 ajo humbi lidhjen me federaten dhe mbeti vetëm në kuadër të Serbisë.[25](S.Repishta, Kosova, nr. 2/1994, p. 41)


    Ushtrimi i dhunës ndaj shqiptarëve


    Kolektivizmi i dhunshëm i një pjese të tokave të fshatarsisë së Kosovës si dhe keqtarajtimet dhe shperdorimet perfide serbe, prekën thellë traditën kombëtare shqipatre.[26](F.Pushkolli, Fronti popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës 1935-1975, Prishtinë 1983, p.154) Në funksion të shpërnguljes shqiptare u miratua edhe ligji i planit 5 vjeqarë 1947-1951.[27](F.Pushkolli, po aty, p.154)

    Pushteti jugosllav krahas dhunës e gjunjëzimit ekonomik sulmonte thell edhe ndjenjat kombëtare, të kaluarën dhe traditen historike. Ai reduktoi hapjen e shkollave dhe të institucioneve arsimore e kulturore madje mohonte edhe prejardhjen e popullit shqiptarë.[28](S.Ukaj, Format e diskriminimit e të gjenocidit të politikës së shtetit serbë në vitet e pas luftës, Shkëndija, dëshmi, shtator 1994)

    Deri sa shqiptaret mbetën nën robërinë titiste ish-Jugosllavia u përpoq ti anatemoj përmes ideologjisë staliniste deri më 1953, shqiptarët e Shqipërisë bregdetare u përplasen me luften ideologjike komuniste-balliste dhe e amortizun mundësinë për mbrojtje të vllezërve të tyre të mbetur nën robërin sllave.[29](H.Bajrami, Kosova Sot, dëshmi, 14.05.2008, p.12). Titistët në anën tjetër e bënë të veten, i përzuri mbi 18% të popullsisë shqiptare nga Jugosllavia për në Anadoll.[30](H.Bajrami, Kosova Sot, po aty). Këtë skenar sllavo-ortodoks udhëheqësia shqiptare do ta kuptoj vetëm në vitin 1961, kur defakto në mënyrë demonstrative do të lëshohet Pakti i Varshavës nga Enver Hoxha.[31](H.Bajrami, po aty).

    E gjith kjo ngjarje ishte rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” jugosllavo-turke gjë të cilën e ndaluan në mënyr të tërthortë vetëm pas vitit 1966 atëherë kur kishin mbaruar 21520 procese gjyqsore të montuara kundër shqiptarëve.[32](H.Bajrami, Kosova Sot, po aty). Kjo ishte një zbrazje e madhe e viseve etnike shqiptare që pati pasoja negative për jetën ekonomike, shoqërore e politike të popullit shqiptarë. Vetëm lindëshmëria (nataliteti) i lartë i shqiptarëve bëri të mundur që të ruhej struktura etnike dhe të dështoi plani për serbizimin e trojeve shqiptare.[33](F.Rexhepi, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, Sprint, Prizren 2001, p. 362)

    Qeveria jugosllave e kishte formuar një komision shtetërorë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi të cilin e përbënin: Aleksandër Rankoviqi, Krste Cërvenkovski, Zvetisllav Stefanoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuqkoviq etj.[34](H.Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, QIK, Prishtinë, p.149)

    Qeveria turke pasi mori informatat se është formuar shtabi jugosllav për shpernguljen e shqiptarëve e angazhoi Hulusu Kejmonin, për kontaktë me Jugosllavinë. Komunikimet ishin tepër sekret dhe u bënë përmes dokumentit turkë me numër dhe shifër tejet sekret nr. 3977/51, ku me këtë rastë Turqia inicion zyrtarishtë aktualizimin e konventës së vitit 1938.[35](H.Bajrami, Po aty, p. 149). Turqia i kishte premtuar Jugosllavisë që shqiptarët do ti vendosë në vilajetin Mysh. “Pas të gjitha këtyre me 28 shkurt 1953, Koqa Popuviqi dhe Hulusu Kejman nënshkruan në Shkup një marrveshje të re sekrete, që në Turqi të shpërnguleshin të gjith myslimanet që jetojnë në Jugosllavi. Shtabi jugosllavë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi u legalizua më 16 marsë 1955”.[36](H.Bajrami, po aty, pp.148-149).

    Në fillim të vitit 1951 në vijen e tendencave unitariste dhe nacionaliste të politikes së grupit fraksionistë të Aleksander Rankoviqit u ndërmuar aksioni për deklarimin e shqiptarëve sidomos nëpër qytete për kombësinë turke.[37](H.Hoxha, Afirmimi I kombësisë shqiptare në Jugosllavi, Rilindja, Prishtinë 1983, p. 76). Mirpo grupi fraksionistë i Aleksander Rankoviqit dhe organet e sigurimit shtetrorë e shfrytëzuan dhe keqpërdoren këtë marrveshje xhentëllmene me qëllim të nxitjes dhe të ndërmarrjes së presionit ndaj qytetarëve posaqërishtë pjestarëve të kombësis shqiptare që të deklaroheshin turqë me qëllim të shpernguljes në Turqi.[38](H.Hoxha, po aty, p 77). Se shpërngulja në Turqi nuk ishte e natyrshme por e nxituar nga politika përmës mjeteve të presionit shihet nga fakti se ky process I shpernguljes në klimen e krijuar pas Pleniumit të Brioneve të KQ-së të LKJ-së jo vetëm që u pakësua por u ndërpre krejtësishtë.[39](Sipas Hajredin Hoxhes në vepren që e citua, pas Brioneve kemi madje edhe kthim të qytetarëve shqiptarë nga Turqia në Jugosllavi, por kjo nuk ka ndodhur kurr)

    Në nxitjen e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi periudhën kohore 1955-1957 ndikuan vrasjet e shqiptarëve, burgosjet, malltretimet presionet e ndryshme fizike e psiqike si dhe aksioni i mbledhjes së armëve në dimrin e vitit 1955-1956, aksioni i rekujzimit (Otkupi) përkatësishtë tepricave të ndryshme.[40](R.Ramadani,Gjilanoi, terrori, represioni dhe eksodi 1944-1956,Gjilan 2002,p.104)

    Me shpresë se sadopakë Pleniumi i Brioneve ndryshoi poziten e shqiptarëve pas vitit 1966, edhe kjo ishte dëshprim.[41](J.Osmani, Vendbanimet e Kosovës-Gjilani, Shkrola, Prishtinë 2004, p. 29)

    Edhe pse pas vitit 1953 pushteti jugosllav kinse kujdeset që shqiptarëve tu krijoheshin lehtësira të veqanta administrative për shpërngulje në Turqi pavarsishtë se a ishin deklaruar turq apo jo, shqiptarët nën kërcnimin shtetrorë prap qëndruan të pa mposhtur.[42](J.Kelmendi, Pleniumi KK, të LKJ-së të Kosovës më 1971). Kjo veprimtari ndëshkimore e organeve të sigurimit shtetrorë edhe organeve të tjera u shpre në mënyrë drastike në gjitha fushat si kulturës, arsimit dhe gjitha të drejtave.[43](Z.Shtylla, Shpërngulja e shqiptarëve në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore 1950-1966, e vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Tiranë 1990, p.442).

    Me qëllim që në përmasa jugosllave të luftohej kundër kërkesave të drejta të popullit shqiptarë, u hartua dhe u miratua “Platforma politike për aksionin e LKJ-së në zhvillimin e vetëqeverisjes socialiste, të bashkimit e vllëzërimit dhe të përbashkësisë në Kosovë”.[44](Platformë politike për aksionin e LKj-së në zhvillimin e vetqeverisjes socialiste të bashkimit dhe vllëzrimit dhe të bashkësisë në Kosovë, Beograd 1982, pp. 5-6, e siguruar nga Hakif Bajrami)

    Po e përfundojmë edhe me një citim të Hakif Bajramit “Me Plenjumin e Brioneve shqiptarët e munden vetëm friken, por terrori shtetrorë vazhdoi me pot ë njejtat metoda, vetëm forma e dhunës dhe e represionit kishte ndryshuar në disa fusha të jetës”.[45](H.Bajrami, Vjetar XXXV-XXXVI, Arkivi i Kosovës, Prishtinë 2006, p.488).


    Përfundim


    Meqense punimet shkencore në kohen e monizmit, nuk patën guxim ta trajtojnë këtë temë, gjithashtu as autoret e huaj nu u moren me këtë problem atëherë vetëm pas fillimit të zhbërjes së Jugosllavisë titiste filloi të trajtohet ky problem dhe ate vetëm nga historian shqiptarë.

    Marrveshja Xhentëllmene ishte narrveshje verbale dhe mësuar nga koha qdo herë marrveshje të tilla mbeten të pa shkruara dhe gjithsesi edhe të pa hulumtuara. Duhet pasur konsiderat këta pak autorë të cilët e trajtuan në punimet e tyre këtë problem dhe sado pak dhanë kontributin e tyre.

    Megjithate edhe gjatë hulumtimit tonë që kemi bërë për këtë temë, shpresoj të kemi grumbulluar “pak zjarr për dritë” (ndriqimin e këtij problemi), por megjithate duhet bërë ende shumë punë, sepse ne gjeneratat e ardhshme të historianëve duhet pa tjetër të merremi me këto probleme sepse populli shqiptarë kishte vuajtur tepër shumë nga marrveshjet e fshehta prapa dyerve.

    Ne e faleminderojmë prof.dr. Ibrahim Gashin i cili më propozoi këtë temë për hulumtim, e cila më ka dhënë kurreshtje që në të ardhmen të zgjerohem edhe më thell në këtë problem.

    Paraprakishtë më këtë problem në mënyr të drejtëpërdrejt ishte marrur dr. Hakif Bajrami i cili ka shprehur gadishmëri që të më ndihmoi në punën e mëtutjeshme, gjithashtu edhe dr.Sabile Basha.

    Megjith këtë problemi i marrveshjeve të fshehta nga pala sllave ishte në kurriz të shqiptarëve, sikur se kjo e vitit 1938, pastaj 1953 e shum të tjera të cilat i binin në qafë popullit shqiptarë. Këtë kapitull e mbylli pamëvarësia e Kosovës më 17 Shkurt 2008, tani shqiptarët ndihen shum më të sigurtë duke marr parasyshë edhe antarsimin e shqipërisë në NATO, por një numer ende i madh i shqiptarëve ka mbetur jasht kufijëve shtetrorë të Kosovës. Shteti i ri ka shpre gadishmërinë për bashkpunim rajonal për të ardhmen Evropjane, por duke mos harruar kurr të kaluaren.


    Burimi
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 22-07-2012 më 07:23
    Revolution 1848

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Qeveria turke pasi mori informatat se është formuar shtabi jugosllav për shpernguljen e shqiptarëve e angazhoi Hulusu Kejmonin, për kontaktë me Jugosllavinë. Komunikimet ishin tepër sekret dhe u bënë përmes dokumentit turkë me numër dhe shifër tejet sekret nr. 3977/51, ku me këtë rastë Turqia inicion zyrtarishtë aktualizimin e konventës së vitit 1938
    Ta lexojne mire kete pjese disa turkofila , qe mendojne disa prej tyre "duhen ti kemi miq se kemi Fen e njejte " .
    Jane keta turqit fajtoret kryesore per shpernguljen e shqiptareve . e shifni qe edhe zyrtarisht kane bere pazare ne shpin te shqiptareve dhe me tokat e shqiptareve .
    Ne realitet keta azijatik , vetem e kane shfrytezu fejen per interesa te tyre ,siq e bejne sot , por sot e kane pak me rende .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga Blizoo Lexo Postimin
    ... qe mendojne disa prej tyre "duhen ti kemi miq se kemi Fen e njejte " ...
    Nuk dua ta besoj se ka sikur dhe një njeri që e mendon këtë... kjo tregon një nivel të ulët besimi dhe vlerësimi të vetvetes. Aty prish gojën me vëllanë tënd për politik dhe budallallëqe.. e jo më ti ulësh kokën turkut që ka vrarë e ka prerë e ka bërë gjenocide!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    Nuk dua ta besoj se ka sikur dhe një njeri që e mendon këtë... kjo tregon një nivel të ulët besimi dhe vlerësimi të vetvetes. Aty prish gojën me vëllanë tënd për politik dhe budallallëqe.. e jo më ti ulësh kokën turkut që ka vrarë e ka prerë e ka bërë gjenocide!
    Ate ta them TROQ me plot te drejte , gje qe e shofi ne Shkup te disa familje per gjdo dite .
    Eshte e vertete qe ka edhe ne Kosove te njejte , por kohen e fundit per fat kan filluar te kuptojne rinia shqiptare dhe numri i simpatizuesve te shtetit turk shkon ne minus .
    Me te flaket per momentin jane , qyteti i Gostivarit (Maqedoni), Prizreni (KS) dhe disa vehabista .

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Turqia shqiptareve u jep vetem fjale te mira ndersa investimet i ben te lagjet Sllave ,



    Shkup: Fillon ndërtimi i pallateve shumëkatëshe në Aerodrom (42 kate gjdo njera ndertese)
    Investitori i projektit është kompania turke “Xhevahir Holding”,
    Kjo na thote se duhen te vijne edhe plus 5.000 Sllave te rinje ne Shkup pas mbarimit te punes .
    Te shqiptaret investon vetem ne Medrese , riparon ndonje Xhami me shuma shume te vogla saper ti asimiluar shqiptaret .

  7. #7
    Legjendi i Shqiperise
    Anëtarësuar
    08-07-2012
    Vendndodhja
    Ne mergim----Amerike
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga Blizoo Lexo Postimin
    Turqia shqiptareve u jep vetem fjale te mira ndersa investimet i ben te lagjet Sllave ,



    Shkup: Fillon ndërtimi i pallateve shumëkatëshe në Aerodrom (42 kate gjdo njera ndertese)
    Investitori i projektit është kompania turke “Xhevahir Holding”,
    Kjo na thote se duhen te vijne edhe plus 5.000 Sllave te rinje ne Shkup pas mbarimit te punes .
    Te shqiptaret investon vetem ne Medrese , riparon ndonje Xhami me shuma shume te vogla saper ti asimiluar shqiptaret .
    kete ti thuash ata korraket nga maqedonia dhe kosova qe jan bere me turq se sa turqit. Nuk duhet ndertuar asnje xhami me ne Shqiperia por edhe ne trevat shqiptare se vetem perdoren per arsye politike nga arabet, turqet, etj.

    Xhamite jan trashegimi turke dhe jo shqiptare kete duhet ta mesojne Shqiptaret nga ish-Yugoslavia ose ata qe e mbajne veten si Shqiptare.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Blizoo Lexo Postimin
    Turqia shqiptareve u jep vetem fjale te mira ndersa investimet i ben te lagjet Sllave ,



    Shkup: Fillon ndërtimi i pallateve shumëkatëshe në Aerodrom (42 kate gjdo njera ndertese)
    Investitori i projektit është kompania turke “Xhevahir Holding”,
    Kjo na thote se duhen te vijne edhe plus 5.000 Sllave te rinje ne Shkup pas mbarimit te punes .
    Te shqiptaret investon vetem ne Medrese , riparon ndonje Xhami me shuma shume te vogla saper ti asimiluar shqiptaret .
    Turqia i dhuron 10 milion euro Serbisë


    Ambasadori turk me ministrin serb
    Turqia i dhuruar Serbisë 10 milion euro për projektin e aeroportit civil në qytetin e Kraljevit. Ambasadori tuk në Beograd, Ali Riza Colak dhe ministri i Brendshëm serb, Dragan Sutanovaç kanë firmosur marrëveshjen e donacionit këtë të diel.

    Paratë do të përdoren për të riparuar aeroportin e Moravës në jug të Serbisë.

    Sutanoçak falënderoi Turqinë për mbështetjen dhe tha se rreth dy milion do të kenë mundësi të udhëtojnë në mënyrë moderne pas riparimit të aeroportit.

    Ambasadori Colak tha se projekti është simbol i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Serbisë, duke shtuar se të tilla projekte do të ketë edhe në të ardhmen ku parashikohet që investimet turke të rriten. /F.S/

    ZeriKosoves
    Revolution 1848

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga AryanArber Lexo Postimin
    kete ti thuash ata korraket nga maqedonia dhe kosova qe jan bere me turq se sa turqit. Nuk duhet ndertuar asnje xhami me ne Shqiperia por edhe ne trevat shqiptare se vetem perdoren per arsye politike nga arabet, turqet, etj.

    Xhamite jan trashegimi turke dhe jo shqiptare kete duhet ta mesojne Shqiptaret nga ish-Yugoslavia ose ata qe e mbajne veten si Shqiptare.
    Per mua nuk perben asnje problem Xhamija as Feja se jam vetem i tille (me fe Muslimane) .
    Per mu keta jane shfrytezuesit e fejes (sikurse ortodokset sllavo-grek) qe perdorin me shekuj vetem te populli Shqiptar .
    Dhe kur i pyet keta turkofila qe behen kinse fetare "Pse ka Bordella me shume ne Stamboll se ne Berlin , nuk kane pergjigje .
    Kur i pyet , pse pihet alkoholi me shume aty se se ne Londer , perseri .......... .
    Keta skane te bejne me Fen sikurse shtetet sllave e greke , por vetem e perdorin metodat e tyre te vjetra per interesa .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blizoo : 22-07-2012 më 08:56

  10. #10
    Legjendi i Shqiperise
    Anëtarësuar
    08-07-2012
    Vendndodhja
    Ne mergim----Amerike
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga Blizoo Lexo Postimin
    Ta lexojne mire kete pjese disa turkofila , qe mendojne disa prej tyre "duhen ti kemi miq se kemi Fen e njejte " .
    Jane keta turqit fajtoret kryesore per shpernguljen e shqiptareve . e shifni qe edhe zyrtarisht kane bere pazare ne shpin te shqiptareve dhe me tokat e shqiptareve .
    Ne realitet keta azijatik , vetem e kane shfrytezu fejen per interesa te tyre ,siq e bejne sot , por sot e kane pak me rende .
    Po ketu ke shume te drejte. Te pershendes me kete opinion.

  11. #11

    Mbeshtetje te forte ekonomike Serbise nga Turqit

    Me ekonomitë evropiane në stanjacion, një pikë e ndritshme në marrëdhëniet ekonomike të Serbisë kanë qenë ato me Turqinë, ku rritjes ekonomike gati 8% e një treg i madh vendas ndihmuan që të nxiten eksportet serbe me 95% -- nga 109.5 milionë dollarë më 2010, në 213 milionë dollarë më 2011.

    "Marrëdhëniet ekonomike mes Serbisë e Turqisë janë tani në kulmin e tyre," tha për SETimes Aleksandar Medjedoviç, kreu i Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike Turke (DEIK) të këshillit të biznesit Turqi-Serbi.

    Ndërkohë, eksportet e Turqisë në Serbi u rritën me 16% -- nga 306.4 milionë dollarë më 2010, në 355 milionë dollarë -- vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Ministria turke e Ekonomisë.

    "Duke parë shifrat, mund të themi se marrëveshja e tregtisë së lirë mes Turqisë e Serbisë, që hyri në fuqi më 1 shtator 2010, ka funksionuar në favor të Serbisë," tha për SETimes Erhan Turbedar, një analist i politikës së jashtme tregtare në Fondacionin Ekonomik të Turqisë për Studimin e Politikave (TEPAV).

    Sipas statistikave nga Dhoma e Tregtisë e Serbisë, eksportet e vendit në Turqi janë rritur kryesisht në sektorët e tekstilit, metalurgjisë, ushqimeve, automotive e të bujqësisë, shtoi Turbedari.

    Tregu turk, me përmasat e fuqinë e madhe blerëse të tij, është një partner i fortë me mundësi të mëdha shitjesh, sipas Medjedoviçit. "Në të njëjtën kohë, ndërmarrjet serbe shohin se mund të arrijnë tregje të treta si Irani, Iraku e Republikat Turke më lehtë nëpërmjet partnerëve turq," tha ai.

    "Përveç fushave tradicionale të mallrave e shërbimeve që janë duke u eksportuar e importuar, shohim një interes të konsiderueshëm të ndërmarrjeve të ndërtimit turke për t'u angazhuar në projektet e infrastrukturës në Serbi," tha Medjedoviçi.

    Meqë një nga forcat më të mëdha të Turqisë është në bizneset kontraktuese, ndërtimi i rrugëve e zhvillimi i projekteve të aeroporteve janë me interes të dukshëm, tha ai. Ka gjithashtu një rritje të ndjeshme në planet e biznesit turk për të vendosur struktura prodhimi në Serbi.

    "Duket se industrialitët turq e kanë zbuluar Serbinë si një vend tërheqës prodhimi," tha Medjedoviçi.

    Burimi
    Revolution 1848

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199


    Aq me keq qe i mbeshtet ushtarakisht sllavet e Maqedonise " Donacion turk për ushtrinë maqedonase" ketu linku pa perkthim http://www.time.mk/read/c065d301b4/7...535/index.html Her-here edhe dhurata ushtarake .
    Pse ?
    Pervetem se me Shqiptare (sllavet) keta nuk luftojne me te tjeret , njejte edhe ne luften 2001 kur ishte , keta Turqit edhe i shisnin arme mu ne kohen e luftes .

  13. #13
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Po ata miliona te tjere Shqiptare te Jugosllavise qe emigruan ne Europe dhe Amerike gjate kohes se Titos ne bashkepunim me ke u be?

    Nuk eshte zakon i Shqiptarit te jete i pabese me ate popull qe e mirepret, por nje zot e di se c'dreq rrace jeni ju.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Blizoo përqafoj mendimin tënd kritik.. sepse sado që je vet besimtar mysliman nuk i lejon fesë të bëj tifoz, i ndanë gjërat dhe nuk ja kursen fjalët as një pale!

  15. #15
    Legjendi i Shqiperise
    Anëtarësuar
    08-07-2012
    Vendndodhja
    Ne mergim----Amerike
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga Blizoo Lexo Postimin
    Aq me keq qe i mbeshtet ushtarakisht sllavet e Maqedonise " Donacion turk për ushtrinë maqedonase" ketu linku pa perkthim http://www.time.mk/read/c065d301b4/7...535/index.html Her-here edhe dhurata ushtarake .
    Pse ?
    Pervetem se me Shqiptare (sllavet) keta nuk luftojne me te tjeret , njejte edhe ne luften 2001 kur ishte , keta Turqit edhe i shisnin arme mu ne kohen e luftes .
    Nuk jane Serbet ose Maqedonasit ose Turqet problemi per Kosovaret apo per Shqiptaret e Maqedonise. Ata jane vete problemi. Mentaliteti, kultura, edukimi, shoqeria civile dhe paaftesia tyre ne gjithe keto fusha jan arsyet qe i bejne keta njerez sherbetore dhe marionet te fuqit me te sofistikuara sic ishin yugoslavet, turqit, dhe tani jane ne sherbim te Amerikes me trashegimi anadollake.

    Orientimi i tyre Islamik vetem i demton ne arenen rajonale dhe nderkombetare dhe po peordoren nga Turqet dhe Arabet si nje shembull dhe tra postblloku per propaganden e tyre.

    PS. Mos kujtoni se Serbet dhe Greket jan ata qe bejne politiken ne Ballkan. Orientimi dhe politika e Ballkanit po behet nga Amerika nga shethet dhe politikanet servile te saj qe jane te gjithe Ballkani. Serbet dhe Greket jan ata qe kundershtojne fuqine e Amerikes me teper se shdo shtet tjeter ne Ballkan. Kosova ishte nje dhurate gjeopolitike nga Amerika dhe kete duhet ta kuptojne shume mire Kosovaret dhe Shqiptaret e Maqedonise qe mendojne se ata ishin qe munden Serbine dhe mund te marrin me shume toka.

  16. #16
    Marveshjet Turko-Greke-Jugosllave per shpernguljen e shqipetareve drejt Turqis.


    Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 dhe marveshja dhe marrveshja Jugosllavi turqi greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si pakti ballkanik e nenshkruar ne ankara

    Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del
    se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.
    Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.)

    Në dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.
    .Në këtë ekspeditë udbeske,nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë,ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë...!!!
    Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siq është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme,prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siq janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shum të ndishme për popullin shqiptarë. Të gjitha këto vepra dhe shum dokumente tjera të cilat do ti përmendim në fucnot janë të lidhura me marrveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të sajë. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serbë u përcoll nga instrumentet shtetrore dhe në mënyr të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve pothuaj se u hesht gjithëher, ndërsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse për shpërngulje serbo-malazeze që në të vërtet nuk ishte asgjë tjetër veqse migrime të vogla, të vullnetshme të popullsisë.

    Marrëveshja turko-jugosllave e vitit 1953
    Prishja e mardhënjeve jugosllavo-shqiptare 1948 u shfrytëzua nga Beogradi me mjeshtëri për ndjekjen, arrestimin dhe keqtrajtimin e mijëra shqiptarëve të akuzuar “stalinistë”.
    Në vitet e 50-ta shteti jugosllav kishte shpallur për objektiv një shoqëri të afirmimit të barazisë së popujve të kësaj ish federate.
    Ndërkaq, shqiptarët sanksionohen si pakicë dhe me këtë vëhen në pozit të pabarabartë karshi popujve tjerë të po kësajë federate.

    Sistemi policorë i UDB-së së Rankoviqit bënte trysni të ndryshme mbi shqiptarët, duke i shtypur dhe duke ua ngushtuar përspektivën, me çka synohej dealbanizimi i Kosovës.
    Si rezultat i këtj presioni, mjaftë shqiptarë u regjistruan si turqë dhe pati një rritje të ndjeshme të pakicës turke në Kosovë.
    Këtë process të deklarimit të dhunshëm të shqiptarëve si turqë e kundërshtuan intelektualët: Zekerija Rexha, Mehmet Vokshi, Skender Rizaj etj.
    Për ta shpërblyer poziten e udhëheqësve shtetrorë të ish-Jugosllavisë u propozua që Çubrilloviqit ti jepet shpërblimi AVNOJ-it i cili u refuzua kategorikishtë nga antari i Akademis së Shkencave të Kosovës prof. Fehmi Agani.
    Edhe pas kësaj periudhe, sidomos pas Luftes së Dytë Botërore filluan aksionet e mbledhjes së armëve dhe formave të tjera të presionit me qëllim të detyrimit të popullates për shpërngulje në Turqi.
    Takimi i Splitit Tito-Kyprili
    Më 1953 në Split
    u takua kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, minister i punëve të jashtëme të Turqisë. Ata u moren veshë që të filloi shpërngulja e sërishme e shqiptarëve për në Turqi.. Marrveshja planifikonte vazhdimin e aksionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për Turqi, në baz të Konventës së vitit 1938. Dëbimi i shqiptarëve parashihej të bëhet përmes Maqedonisë.. Kjo erdhi në shprehje të zbatohet menjëher pas prishjes së marrveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i sherbenin Shqipërisë u denuan dhe internuan nëpër burgje mbi 500 shqiptarë të cilët u derguan në kampin famkeqë të Goli Otokut.
    Meqë me marrveshjen “Xhentëllmene” nuk u arrit qëllimi për dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll, Serbia
    nuk pushoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptarë në Kosovë.
    Marrveshja mbi miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë e nënshkruar në Ankara më 28 shkurt 1953 u bë e njohur si Pakti Ballkanik.
    Marrveshja përmbanë 10 pika dhe mori karakterin ushtarak, por pa ndikim e obligime, të cilat rezultonin nga Kontrata e Atlantikut Veriorë e 4 prrilit 1949 që i përkiste Turqisë dhe Greqisë.
    Kjo marrëveshje linte hapsirë edhe për marrveshje të tjera të problemeve ekonomike, teknike dhe kulturore

    Jugosllavia për ti shpërngulur shqipatrët nga Kosova dëshironte të krijonte lidhje sa më të ngushtë me Turqinë.

    Lidhja duhej të bëhej duke e riaktivizur Konventën jugosllavo-turke të vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Në këtë frym bashkpunimi mes tyre u lidh edhe marrveshja “Xhentëllmene” mes Jugosllavis e Turqisë. Qështjen e shpërnguljes së shqiptarëve Jugosllavia e nxiste nëpër mjet shtypit turk. Në periudhen kohore 1955-1957 si rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” pushteti serbë në proceset e montuara politike i rrahu brutalisht rreth 30 mijë shqiptarë, 300 prej tyre vdiqën nga plagët e marra.

    Si rrjedhojë, për një kohë të shkurtër u turqizuan dhunshëm rreth 60 mijë shqiptarë, kurse u shpërngulën për në Turqi mbi 250 mijë shqiptarë.

    Nga fundi i vitit 1944 e këndej shqiptarët filluan të arratiseshin në male dhe në Shqipëri madje dhe duke migruar krejt jahstë vendit. Shqiptarët për ta kundershtuar ripushtimin jugosllav organizuan edhe lëvizje ilegale.

    Në deklaratën zyrtare, të lëshuar më 29 janar 1953 mbi bisedat në Split, të dy delegacionet fshehen marrveshjen “Xhentëllmene” dhe iu referuan bashkëpunimit parlamentar dhe qështjes së Paktit Ballkanik. Me këtë marrveshje Tito realizonte ëndrren e serbëve për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova, ndërsa Turqia fitonte banorë vitalë dhe mjete fonanciare.

    Ç’do shqiptarë do të shpallej i rrezikshëm dhe I dyshimtë për sigurinë e vendit, sidomos intelektualët me të cilët i mbushën burgjet dhe pas kësajë u shpik kombësia turke.

    Krahina Autonome e Kosovës e Metohisë gëzoi të drejtën e një trupi legjislativ dhe ekzekutiv si dhe të përfaqësimit në kuvendin e Serbisë dhe atë Federalë, por jo pushtetin juridik dhe pikrishtë në vitin 1953 ajo humbi lidhjen me federaten dhe mbeti vetëm në kuadër të Serbisë.

    Ushtrimi i dhunës ndaj shqiptarëve
    Kolektivizmi i dhunshëm i një pjese të tokave të fshatarsisë së Kosovës si dhe keqtarajtimet dhe shperdorimet perfide serbe, prekën thellë traditën kombëtare shqipatre.Në funksion të shpërnguljes shqiptare u miratua edhe ligji i planit 5 vjeqarë 1947-1951.

    Pushteti jugosllav krahas dhunës e gjunjëzimit ekonomik sulmonte thell edhe ndjenjat kombëtare, të kaluarën dhe traditen historike. Ai reduktoi hapjen e shkollave dhe të institucioneve arsimore e kulturore madje mohonte edhe prejardhjen e popullit shqiptarë.
    Titistët në anën tjetër e bënë të veten, i përzuri mbi 18% të popullsisë shqiptare nga Jugosllavia për në Anadoll.

    E gjith kjo ngjarje ishte rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” jugosllavo-turke gjë të cilën e ndaluan në mënyr të tërthortë vetëm pas vitit 1966 atëherë kur kishin mbaruar 21520 procese gjyqsore të montuara kundër shqiptarëve. Kjo ishte një zbrazje e madhe e viseve etnike shqiptare që pati pasoja negative për jetën ekonomike, shoqërore e politike të popullit shqiptarë. Vetëm lindëshmëria (nataliteti) i lartë i shqiptarëve bëri të mundur që të ruhej struktura etnike dhe të dështoi plani për serbizimin e trojeve shqiptare.
    Qeveria jugosllave e kishte formuar një komision shtetërorë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi të cilin e përbënin: Aleksandër Rankoviqi, Krste Cërvenkovski, Zvetisllav Stefanoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuqkoviq etj.

    Qeveria turke pasi mori informatat se është formuar shtabi jugosllav për shpernguljen e shqiptarëve e angazhoi Hulusu Kejmonin, për kontaktë me Jugosllavinë. Komunikimet ishin tepër sekret dhe u bënë përmes dokumentit turkë me numër dhe shifër tejet sekret nr. 3977/51, ku me këtë rastë Turqia inicion zyrtarishtë aktualizimin e konventës së vitit 1938. Turqia i kishte premtuar Jugosllavisë që shqiptarët do ti vendosë në vilajetin Mysh. “Pas të gjitha këtyre me 28 shkurt 1953, Koqa Popuviqi dhe Hulusu Kejman nënshkruan në Shkup një marrveshje të re sekrete, që në Turqi të shpërnguleshin të gjith myslimanet që jetojnë në Jugosllavi. Shtabi jugosllavë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi u legalizua më 16 marsë 1955”..

    Burimi
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 22-07-2012 më 12:18
    Revolution 1848

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-07-2012
    Postime
    71
    Takimi i Splitit Tito-Kyprili
    ministri turk kyprilli, ka qene pinjoll i familjes se qyprillinjve, pra arnaut-shqiptar.
    pra kane faj turqit, por i kemi bere varrin vetes as usually.
    hajd mos u qani shume, morem me shum sesa meritonim me gjithe keta felliqesira arnaute-vezire dhe pashallare qe i dhame turkut.

  18. #18
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Po ata miliona te tjere Shqiptare te Jugosllavise qe emigruan ne Europe dhe Amerike gjate kohes se Titos ne bashkepunim me ke u be?
    Ata nuk shkuan si rezultat i ndonje marreveshjeje bilaterale. Serbia nuk kishte marreveshje as me Gjermanine, as me Zvicrren, as me SHBA e as me ndonje vend tjeter ku shqiptaret migruan gjate peridhes se Jugosllavise. Marreveshje kishte me Turqine, me c'rast u zbatua shpopullimi i Kosoves nga shqiptaret dhe kolonizimi i saj me serb te ardhur nga Serbia...plan ky i hartuar shume me heret dhe detajisht nga akademiket serb. Shqiptaret qe migruan ne vendet perendimore gjate peridhes se Jugosllavise ishin kryesisht azilant qe iknin nga presioni politik e ekonomik i krijeses se quajtur Jugosllavi e nuk ishin pjese e nje projekti bilateral sic eshte rasti i projektit Serbi (Jugosllavi) - Turqi. Per kete arsye Europa e SHBA mund te konsiderohen mikprites, ndersa ata qe nenshkruan marreveshje me Serbine per realizimin e nje qellimi te ulet sic eshte asimilimin i nje populli JO.

    Nuk eshte zakon i Shqiptarit te jete i pabese me ate popull qe e mirepret, por nje zot e di se c'dreq rrace jeni ju.
    Nuk eshte mirepritje nese dikush te merr me zor ne konak. Perkundrazi, quhet kidnapim!
    Turqit i morren shqiptaret per te rregulluar racen e tyre si dhe per popullimin e zonave te pabanuara te Turqise. Shqiptaret nuk ishin as pale e as perkrahes te asaj ideje, por ishin viktima te marrveshjeve qe beheshin ne kurriz te tyre nga forca te jashtme dhe qe realizoheshin ne menyre te dhunshme.

    Sikur Turqia te ishte aq mikrpitese do te themelonte nje shkolle te vetme shqipe, nje kanal televiziv, nje shoqate etj...ose te pakten do ti regjistronte si shqiptar e jo si turq.

  19. #19
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Ata nuk shkuan si rezultat i ndonje marreveshjeje bilaterale. Serbia nuk kishte marreveshje as me Gjermanine, as me Zvicrren, as me SHBA e as me ndonje vend tjeter ku shqiptaret migruan gjate peridhes se Jugosllavise. Marreveshje kishte me Turqine, me c'rast u zbatua shpopullimi i Kosoves nga shqiptaret dhe kolonizimi i saj me serb te ardhur nga Serbia...plan ky i hartuar shume me heret dhe detajisht nga akademiket serb. Shqiptaret qe migruan ne vendet perendimore gjate peridhes se Jugosllavise ishin kryesisht azilant qe iknin nga presioni politik e ekonomik i krijeses se quajtur Jugosllavi e nuk ishin pjese e nje projekti bilateral sic eshte rasti i projektit Serbi (Jugosllavi) - Turqi. Per kete arsye Europa e SHBA mund te konsiderohen mikprites, ndersa ata qe nenshkruan marreveshje me Serbine per realizimin e nje qellimi te ulet sic eshte asimilimin i nje populli JO.



    Nuk eshte mirepritje nese dikush te merr me zor ne konak. Perkundrazi, quhet kidnapim!
    Turqit i morren shqiptaret per te rregulluar racen e tyre si dhe per popullimin e zonave te pabanuara te Turqise. Shqiptaret nuk ishin as pale e as perkrahes te asaj ideje, por ishin viktima te marrveshjeve qe beheshin ne kurriz te tyre nga forca te jashtme dhe qe realizoheshin ne menyre te dhunshme.

    Sikur Turqia te ishte aq mikrpitese do te themelonte nje shkolle te vetme shqipe, nje kanal televiziv, nje shoqate etj...ose te pakten do ti regjistronte si shqiptar e jo si turq.
    Mos flit pa lidhje , shumica e Shqiptareve ne Turqi banojne ne Stamboll e jo ne zona te pabanuara. Emigrimi i Shqiptareve erdhi ne te njejten periudhe si ne lindje ashtu sikurse dhe ne perendim. Shqiptaret qe jetojne ne Turqi , Siri apo Egjypt njihen si komunitet i pasur dhe aspak i diskriminuar. Kam jetuar me kete komunitet dhe skam hasur ne ndonje familje qe te pohoje se u debuan.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  20. #20
    Legjendi i Shqiperise
    Anëtarësuar
    08-07-2012
    Vendndodhja
    Ne mergim----Amerike
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga TROYAN Lexo Postimin
    ministri turk kyprilli, ka qene pinjoll i familjes se qyprillinjve, pra arnaut-shqiptar.
    pra kane faj turqit, por i kemi bere varrin vetes as usually.
    hajd mos u qani shume, morem me shum sesa meritonim me gjithe keta felliqesira arnaute-vezire dhe pashallare qe i dhame turkut.
    Troyan ata jane bere me Turq se sa Turqet vete dhe nuk do jene kure me Shqiptare. Harroje kete ide romantike. Ata jan Turk dhe nuk jan pjese me e popullsise Shqiptare ata jane mbeturina turke qe ne nuk duam te kemi fare lidhje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •