Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Kornizat, nderi dhe seksualiteti i kombit

    Nga Doan Dani

    Tė nisur nga teoria e konsoliduar qė ideja e kombit dhe karakteristikat e tij themelore ngurrtėsohen nė sferat elitare nga gjysma e dytė e shek. XVIII e nė vijim ėshtė i realizueshėm njė lloj paralelizmi mes kėtyre vlerave embrionale dhe etikės sė borgjezisė, e cila tashmė pėrjetonte rrugėn e imponimit politik pėrveē suksesit ekonomik, qė, natyrisht, shoqėrohet edhe me piedestalizimin e normave sociale ashtu siē i konceptonte kjo shtresė. Pikėrisht nė kėtė periudhė, nė Angli, nė Francė, nė territoret gjermane, etj, ndėrsa stafeta kulturore kalonte nga Iluminizmi tek Romanticizmi, pėrpunohen idetė rreth perfeksionizmit fiziko-moral tė individit, qė me vonė do tė jetė shtetasi-qytetar dhe bashkėkombasi, ku mund tė rendisim, krahas hijeshisė fizike, edhe besnikėrinė, respektin, vetėkontrollin, e njė sėrė virtytesh me objektiv rendin shoqėror.

    I palodhuri Johann Winckelmann kėmbėngul vazhdimisht tek modeli klasik i bukurisė trupore dhe ky vizion do tė jetė frymėzues i arkitekturės dhe skulpturės sė mėpasme kombėtare gjermane tė realizuar nga Schinkel, Gilly, Klenze, Semper, Schilling, etj. Nė Francė Voltaire e Jean-Jacques Rousseau mbėshtesin tezat e doktorit Tissot tė shprehur nė L’onanisme – tė pėrqendruara rreth imoralitetit tė masturbimit – ndėrsa nė Angli, mė vonė, Walter Scott madhėronte disa virtyte mesjetare. Me pak fjalė, prodhimtaria intelektuale krijon linjat etiko-fizike tė njė klase shoqerore specifike, qė – siē u tha – gradualisht do tė spostohen tek masa pas lindjes sė shtetit-komb, nėpėrmjet institucioneve tė komunikimit, ku, si shembull mjaft domethėnės pėr thellėsinė e detajeve, kujtojmė (deri) zhvillimin e bibliotekave sipas modelit public library, me qėllim pilotimin e shoqėrisė.

    Heronj tė hijshėm, por jo heroina

    Burrėria e modelit borgjez ndėrthuret me trashėgiminė kalorėsiake mesjetare dhe aristokratike: ideja e dominimit, angazhimi i popullit vullnetarisht nė valėn revolucionare, ekzaltimi i forcės, i egėrsisė, i nėnshtrimit, i besnikėrisė, i disiplinės, i kėmbėnguljes, i fjalės, janė disa nga shfaqjet konkrete ku ėshtė e qartė vijimėsia me falikracinė – dominimin e mashkullit nė shoqėri –, thuajse universale nė kohė dhe hapėsirė, aq mė tepėr nė momente konfliktualiteti, siē ishin revolucioni dhe ēlirimi i territoreve tė pushtuara, ose thjesht kornizat sociale. Nė domosdoshmėrinė e dallimit mes dy gjinive, si parandalim i degjenerimit kolektiv – gangrena e “virtyteve republikane” –, Rousseau duket i shqetėsuar nga «shburrėrimi mashkullor» si rezultat i promiskuitetit social qė autori vėren, pėr shembull, nė ato gra tė cilat mėsojnė tė veprojnė, flasin dhe mendojnė si burrat dhe anasjelltas (Rousseau, 1762).

    Sė bashku me sjelljen dinamike rrugėton ideja e bukurisė fizike qė pėrfshin tė gjithė kombin, siē na pėrcjell ėmbėlsisht edhe Vaso Pasha nė himnin e tij me «vajza t’bukra, me djem t’ri [...] me burra trima, me gra tė dlira», por sigurisht ky pėrshkrim shkėputet plotėsisht nga kulti – veēanėrisht i spikatur nė Angli dhe territoret gjermane – i hijeshisė trupore, paralelisht me heroizmin dhe traditėn, i cili tejkalon edhe nė situata homoerotizmi. Rreth dyvlershmėrisė sė kultit nė fjalė mund tė sjellim njė shembull nga ekspeditat epike tė Giuseppe Garibaldit, nė rrėfimet e Nino Costas gjatė themelimit tė Republikės sė Romės (1849): «ju romanė mund tė krenoheni qė keni tek Galetti njė hero tė bukur porsi heronjtė e Greqisė antike, trim, inteligjent dhe i devotshėm ndaj Atdheut», pohon Garibaldi sipas Costas, ndėrsa tek ky i fundit nuk mungojnė epitetet dhe krahasimet nė pėrshkrimet e ushtarėve garibaldian, ashtu si edhe ėndrra e kalėrimit sė bashku nėpėr beteja (Banti, 2000).

    Ky lloj simbolizmi kombėtar do tė reflektohet deri nė detajet e pėrditshme tė modelimit tė kostumeve tė lėvizjes sė themeluar nga Friedrich Jahn (1811), ku veshja lejon “transparencėn” e bukurisė trupore, njė karakteristikė, sipas Jahn, tipike e mashkullit gjermanik, apo edhe tek pėrputhja me nudizmin e ideuar nga forcat e djathta. Estetizimi i heroizmit burrėror vėrehet nė shkollat prusiane, nė ambientet angleze tė shek. XIX, nė reflektimet e iluministėve tė shek. XVIII, nė prodhimtarinė patriotike italiane tė Rilindjes, pėrgjithėsisht tek artet figurative, etj. Nė Shqipėri – gjithmonė brenda kornizave tradicionale tė sensualitetit – ky model ėshtė relativisht i ri pėr artet figurative, pasi pėrkon me stabilizimin e shtetit shqiptar pas Luftės sė dytė botėrore: mund tė krijohet njė ide duke vėzhguar krijimtarinė e Odhise Paskalit, Andrea Manos, Janaq Paēos, Genc Hajdarit, Shaban Hadėrit, etj, nė veēanti skulptura Skėnderbeu me popullin, e vendosur nė Muzeut Kombėtar tė Krujės, ku pėrceptohen disa simbole tipike mashkullore tė modeluara nė shek. XIX, si nė aspektin fizik – trupi, i dukshėm pėrtej veshjes, pėrmasat fizike, armatimi – ashtu edhe nė atė karakterial – trimėria, dominimi, krenaria.

    Raportet brenda gjinisė

    «Dinamika e nacionalizmit modern u ndėrtua mbi idealin burrėror. Nė tė vėrtetė, nacionalizmi i dha shtysė edhe njė ideali femėror, por ai ishte mbi tė gjitha ideal pasiv, simbol i forcave tė palėvizshme qė reflektonte kombi» (Mosse, 1985). E njė shoqėri e polarizuar nė kėtė mėnyrė, me kufij tė qartė dhe falikratike, sigurisht qė krijon premisat e forcimit tė lidhjeve miqėsore brenda gjinisė, siē mund tė kuptohet edhe nga qėndrimi i mėsipėrm i Rousseau, sepse nevojiten hapėsira tė ndara socializimi. Nė varėsi tė virtyteve dhe rolit shoqėror, mashkulli vepron nė sfera tė caktuara publike – mbijetesa ekonomike, agregacioni me homologėt e gjinisė, veēanėrisht nė rastet e vendimarrjeve dhe mbrojtjes kolektive, etj – ndėrsa femra tkurret tek roli shėrbyes. Nė mėnyrė tė tėrthortė kjo nėnvizohet edhe nga Sami Frashėri – si ideolog i shqiptarizmit – nė veprėn e tij Shqipėria ē’ka qėnė ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė: «Shqipėtarkat, aqė tė hijshme sa edhe tė nderēime, mė teprė se burrat’ e tyre edhe pothua, aqė trime sa edhe ata, vėshtojnė vetėm pėr vetėm punėt’ e shtėpisė, pa pėzjerė burratė. Me gjitė kėtė edhe avlėmėndin e gjergjefnė s’ēkrehinė [...]. Pėrveē tė prerėt’ e tė qepurit e rrobavet, tė pleksurit’ e ēorapevet e tė-tjera punėra tė-pėrdorme tė shtėpisė».

    Megjithėse femra ka rolin e saj, ndryshe nga gjinia tjetėr, hapėsira ėshtė tėrėsisht e sferės private-familjare, me pėrjashtim tė grupeve elitare, edhe pse nuk mohohen rastet e angazhimit gjatė revolucioneve tė pėruruara nė 1789. Njė rast emblematik ėshtė ai i Olympe de Gouge, hartuesja e Deklaratės sė tė drejtave tė femrės dhe qytetares, qė pėrfundon nė gijotinė (1793), ndėr tė tjera sepse kishte «dėshiruar tė shndėrrohej nė burrė shteti [...] duke harruar virtytet e pėrshtatshme» tė femrės (Landes, 1988; Bock, 2002). Nėse pėrjashtojmė rastin endemik tė Sevasti Qiriazit – qė i pėrket elitės kulturore – dhe ndonjė “anomalie” tjetėr nė vitet e pėrhapjes sė shqiptarizmit, nė mungesė tė shtetit kombėtar, femra shqiptare respekton plotėsisht kornizat falikratike, duke u reduktuar tek qėndisja e flamurit kombėtar – kėshtu edukon edhe filmi Nėntori i dytė – apo, nė rastet e simbologjisė etno-kulturore – dhe kam ndėr mend kėtu modelin Rozafa-Doruntina –, tek nėnshtrimi, bindja, riprodhimi (Rozafa), pritja, iniciativa mashkullore dhe nderi (Doruntina). E duke e paralelizuar me fazat embrionale dhe pasionale tė nacionalizmave tė tjerė, femra shqiptare nuk prezantohet me ndryshime thelbėsore nė role, pasi dinamizmi i saj konsumohet brenda shtėpisė, nėn hijen mashkullore.

    Nė terrioret e pabashkuara nė njė shtet kombėtar dhe tė atomizuara – rasti i Gjermanisė dhe Italisė – miqėsia mes meshkujve pėrbėn njė metodė realizimi tė unitetit territorial-kombėtar dhe nuk ėshtė rastėsi qė gjermanėt eksperimentojnė “klanet” romantiko-pariotike tė Freundschaftsbünde, tė cilat brumosin solidaritetin, vetėdijen kombėtare dhe virtytet virile. Jo vetėm qė kėto grupe farkėtojnė elitėn, por pėrgatisin edhe masėn drejt hapit tė madh patriotik: ambiente tė tilla normėzojnė moralin kolektiv tė kombit duke e shkėputur nga veset, tek tė cilat renditen me doemos impulset seksuale, e nga ky kėndvėshtrim gjermanėt sublimizojnė raportin miqėsor brenda gjinisė duke e shėkputur nga homoerotizmi, pėrkundėr njė pjese tė konsiderueshme tė elitės britanike qė duket sikur nuk shqetėsohet rreth nevojės sė qartėsimit tė kufijve sentimental ndėrpersonal. Megjithatė, homoseksualizmi mbetet njė fenomen i kategorizuar si ves dhe gangrenė kombėtare.

    Devijimet nga morali kombėtar

    Stereotipi gjinor dominues, nė fazėn e lindjes sė idesė kombėtare dhe nacionalizmit, pėrjeton tensionin e pėrhershėm tė shkaktuar nga frika e erozionit tė specifikave burrėrore, nga promiskuiteti dhe nga njė homoerotizėm i avancuar qė mund tė devijojė nė homoseksualizėm. Promiskuiteti duhet lexuar edhe si nevojė e shtresave tė mesme pėr diferencim nė njė shoqėri klasiste, e jo vetėm si konstruksion kufitar me sfond seksual, ndėrsa homoseksualizmi, pėrveē anomalisė “autoktone”, jo rrallėherė stigmatizon tė ndryshmen, duke u kombinuar kėshtu me racizmin: dallimet kulturore, fetare, territoriale dhe kromatike shpesh janė magneti i etiketave perverse. Sidoqoftė, ėshtė devijimi “autokton” ai qė minos rrethin social dominues e rrjedhimisht edhe kombin.

    Nga ana tjetėr, stereotipi gjinor i dominuar, ose pasiv, ka detyrėn e vazhdimėsisė riprodhuese, e ndjekur nga roli i bashkėshortes dhe shtėpiakes sė denjė – sipas linjave tė pėrcaktuara mė sipėr nga Sami Frashėri – ose, nė simbologjinė e ‘femrės sinonim i kombit’, nga roli i nėnės mbrojtėse tė familjes kombėtare. Kėtu renditen tė gjitha riprodhimet artistike figurative tė Femrės sė njėsuar me Kombin dhe Atdheun, tė cilat do tė trajtohen nė njė hapėsirė tė posaēme.

    Tek elita shqiptare ky reflektim ėshtė relativisht i ri dhe i motivuar thuajse tėrėsisht nga pėrputhja e tjetrit me tė huajin, pra nga armiku, ku rol (pa)nderi zėnė osmanėt, e kėtu, tė kuptohemi, nuk e kam fjalėn thjesht pėr vazhdimin banal qė rimon me «i ka hyrė punės». Fillimisht nevojiten dy dallime kryesore: sė pari, subjekti i stigmatizuar, pra i huaj me vese ose i huaj me “etni”; sė dyti, metoda e qasjes, studimore ose artistike.

    Homoseksualizimi i “Tjetrit”

    Mund tė jetė shqiptar etnikisht, por me sjelljen e tij ai, Tjetri, mishėron degjenerimin e huaj, sikur kjo sjelle nuk ekziston tek bashkėkombasit: nė fakt, akoma sot nė Shqipėri, edhe kur diskutohet pėr ligjin kundėr diskriminimit apo pėr fenomenin e prostitucionit, vetė hilariteti i sallave dhe krahasimet botanike, qė i shndėrrojnė kėto hapėsira shtetėrore nė tregje fruta-perimesh, trashėgojnė forcėn e tabusė dhe natyrisht mendjemadhėsinė e natyrės tonė tė kulluar etno-kulturore.

    Shqiptari me vese tė huaja, i pėrshkruar nga qasja artistike, pėrfaqėsohet mirė nga personazhi kryesor i Mitrush Kutelit nė Vjeshta e Xheladin Beut. Lidhur me temėn tonė fillimisht Kuteli shkruan se beu «e pėrndau frėngjyzėn anembanė, nė gra e nė dylberė, dhe u shėrua fare», pastaj e pėrforcon me «ēupa miturake e [...] dylberė bardhoshė», pėr ta mbyllur me Rizain qė e «mori nė konak» sepse «dylber-hesapi». Natyrisht, ky autor nuk ėshtė i vetmi.

    Pėr tė huajin etnikisht mendoj se qasja studimore ėshtė mė domethėnėse se ajo artistike. Vlen tė citohen dy autorė tė cilėt – pėr mė tepėr – duke qenė tė viteve tė fundit, si pjesė (e pretenduar) e njė konteksti evropian perėndimor, karakterizojnė modėn aktuale, tėrėsisht nė mospėrputhje me diferencimin pa nuanca seksuale e tė huajit tė Sami Frashėrit – kapitulli «Reziket’ e Shqipėrisė»: nė Kronikat e Tursun Beut Piro Misha kėmbėngul qartazi tek homoseksualizimi i armikut oriental dhe kritikon historiografinė shqiptare pėr verbėri nė kėtė drejtim, ndėrsa tek Skėnderbeu: njė histori politike i Aurel Plasarit nėnvizohet «hareja e kronikanėve qejflinj osmanė pėr ‘ēunat’». Nuk mund tė mos propozoj njė kalim nga Pierre Bourdieu nė La domination masculine: «nėse raporti seksual duket si raport shoqėror dominimi, kjo varet nga fakti se ėshtė ndėrtuar pėrmes parimit tė ndarjes themelore ndėrmejt mashkullores aktive dhe femėrores pasive», prandaj, jo mė kot, vazhdon autori duke cituar historianin John Boswell, nė Evropėn paramoderne «penetrimi dhe pushteti ishin ndėr privilegjet e elitės drejtuese», pikėrisht sepse «nėnshtrimi mė i madh pėr njė mashkull qėndron tek» femėrizimi i tij. Ky botėkuptim i asaj periudhe rreth nėnshtrimit, qė nuk duhet konsideruar si degjenerim pėrgjithėsues elitar evropian, nė ambientet tona studimore tė shek. XXI, ndryshe nga letėrsia ku tolerohet si fantazi, interpretohet me vizionin racist tė shek. XIX dhe, akoma mė e rėndėsishme, kur kjo sjellje i vishet Tjetrit – siē shpjegon Boswell – projekton mekanizmin mesjetar tė armikbėrjes nėpėrmjet sfondit seksual.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 19-07-2012 mė 15:02
    relata refero

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •