Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anëtarësuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432

    “Si më bënë sakat në burgjet greke”

    HISTORIA E THOMA DESTILES, QE U PARALIZUA NGA TORTURAT

    Burgjet e shteteve europiane ku dyndja e shqiptarëve pas shembjes së sistemit komunist ka qenë mjaft e madhe, kanë në dhomat e tyre dhe plot shtetas nga vendi ynë. Në burgjet e këtyre vendeve edhe pse qeveritë e tyre pretendojnë, se respektohen të drejtat e njeriut raste të panumërta me protagonistë shtetas nga Shqipëria flasin për të kundërtën. Një nga ata shqiptarë që ka pësuar ndëshkimin nga policia dhe drejtësia greke është edhe 43-vjeçari nga Gjinari i Elbasanit, Thoma Derstila. Ai ka shkuar në Greqi së bashku me të shoqen, Pranvera qysh në vitin 1991 si emigrant klandestin. Në Shqipëri deri në vitin 1990 kishte punuar si punonjës policie në repartin e forcave speciale 326 në Tiranë dhe në Minierën e Krrabës, si punëtor. Deri në vitin 1997, në Greqi çifti Thoma dhe Pranvera Derstila kanë qëndruar me leje të përkohshme dhe vetëm gjatë 1997 kanë marrë kartat e emigrantit të ligjshëm. Gjatë kësaj kohe, në shtetin grek çifti elbasanas ka lindur dy fëmijë. Në vitin 1992 u ka lindur vajza Adonia dhe pesë vjet më vonë djali, të cilit i kanë vënë emrin Valerian. Gjatë gjithë këtyre viteve, çifti elbasanas ka jetuar e punuar në Zaqinthos, në ishullin e Patras rreth 300 km larg Athinës. Thomai kryesisht ka punuar si shofer transporti me kamion, ndërsa Pranvera ka shërbyer si kujdestare për të moshuarit në familjet aristokrate greke. “Jemi treguar të kujdesshëm lidhur me respektimin e rregullave e të ligjit në këtë vend, sepse na pëlqen zbatimi i tyre por si shpërblim kemi marrë gjithmonë poshtërimin”, thonë ata.

    Shqiptarët hallexhinj shpesh bëhen edhe viktima të mafias shqiptaro-greke. Kësaj nuk ka mundur t’i shpëtojë as çifti elbasanas nga Gjinari. Thoma Derstila tregon për “Reportazh”, se kur përfitoi kartën e emigrantit s’kishte pasaportë dhe për ta siguruar atë për vete, kunatin dhe dy të tjerë të afërm të tij, i premton një gjirokastrit se do ta ndihmonte. “Në këmbim të kësaj pune J.Rabi dhe një shok i tij nga Gjirokastra na kërkuan 1 milion dhrahmi, të cilat ia dhanë. Kur kishin kaluar 3 muaj, të dy gjirokastritët na thanë që nuk arritën të na e zgjidhnin hallin dhe na kthyen dhrahmitë. Ata ja dorëzuan kunatit tim Andrea Topalli, tregon elbasanasi Derstila, dhe prej tyre mora 100 mijë dhrahmi për të bërë pazar dhe për të shlyer disa borxhe në dyqanet ku kisha blerë pa paguar, sepse nuk mundesha financiarisht ta përballoja atë periudhë. Kur po kthehesha për në shtëpi, në rrugë më ndalon policia. Shtatë prej tyre mu sulën si egërsira dhe më shqyen pa më treguar se përse. Pasi u përmenda, më thanë se do të përfundoja në burg, sepse dhrahmitë që kisha blerë ushqimet ishin false. E kuptova që hilen na e kishin bërë gjirokastritët e pasaportave. Policisë i thashë, që këto para m’i kishin dhënë dy shqiptarë të tjerë, të cilët njiheshin si njerëz me potencë te policët grekë, që zgjidhnin çdo hall të shtetasve tanë me ta. Policia i sekuestroi dhrahmitë dhe rezultoi, se që të gjitha ishin false. Përfundova në birucë dhe dola që andej pas afro 14 muajsh, me kusht që të paraqitesha një herë në muaj në polici. Deri në 31.01.2001 më kërkuan që të mos largohesha nga Greqia. Për të më hequr dënimin me kusht, më kërkuan që të paguaja 1 milion dhrahmi gjë që e bëra. Ju ktheva sërish punës në port dhe më pas në një gurore, ku paguhesha mjaft mirë, duke u përpjekur të hiqja nga mendja burgosjen e torturat edhe pse isha viktimë e të tjerëve, të cilëve nuk iu hyri gjemb në këmbë edhe pse i denoncuam të gjithë. Derstilës i faturohet shpërndarja e të gjitha valutave fallso në Greqi. Pas shumë kohësh, në nëntor të vitit 2001 për disa ditë isha në Shqipëri dhe pas çmalljes me të afërmit u ktheva për në Greqi me makinën personale, “Opel” me targa greke, HE 4727. Por, sapo mbërrita në Zaqinthos ku banoja, policia më vuri prangat. Më thanë, se dyshohesha që kisha shpërndarë valutë false në të gjithë Greqinë. Nuk më kontrolluan as mua as banesën këtë herë, por direkt e në qeli. Nga Patra më transferuan në burgun e sigurisë së lartë në Selanik, ku vuajnë dënime të rënda qindra shqiptarë. Gjatë hetimit, m’u tha nga akuza, se kisha shpërndarë dhrahmi fals në të gjithë vendin dhe kisha arritur të depozitoja edhe nëpër banka, një pretendim ky sa qesharak edhe absurd. Të gjithë dëshmimtarët në gjyq i mohuan lidhjet me mua, por pa e fituar lirinë për rreth 14.5 muaj. “Në burgjet greke jam torturar, sikurse tregojnë për torturat që kanë kryer nazistët gjermanë në kohën e luftës së dytë botërore”, shton Thoma Derstila. Sipas tij, me urdhër të komandantit të burgut të Dhiavata-Selanik, të gjithë shqiptarët keqtrajtoheshin sistematikisht në mënyrë ç’njerëzore dhe të pabesueshme. “Realiteti i të burgosurve shqiptarë është i llahtarshëm. Ata jo vetëm që keqtrajtohen, por edhe përdhunohen e poshtërohen në forma primitive. Drejtësia greke, jo rrallë u ka kthyer lirinë e vjedhur me dhunë qytetarëve shqiptarë gjatë këtyre viteve, por asnjëherë nuk i ka dëmshpërblyer të burgosurit që kanë fituar pafajësinë”. Çështjen e Derstilës i akuzuar si supershpërndarës i valutave false në Greqi, e kanë mbrojtur dy avokatët grekë Jorgos Nikolakopulos dhe Kostandinos Argjiropos. Mosvërtetimi i akuzave ndaj klientit të tyre të paimplikuar në trafikimin dhe shpërndarjen e valutave false, në të dyja rastet i ka kthyer lirinë Thoma Derstilës nëpërmjet pafajësisë me dokumenta zyrtare nga shteti grek. Por, ajo që do ta lodhë tani atë do të jetë dëmshpërblimi qindramilionësh që i përket me ligj. Për ta fituar atë, tani Derstila duhet të zhvillojë gjyqe të tjera në Greqi, por nuk është çudi që çështja e tij e bujshme të përfundojë deri në Hagë. “Këtë do ta bëj, sepse nga torturat në burgjet greke kam mbetur i paralizuar, gjysëm shurdh e gjysëm memec, duke i lënë në mes të katër rrugëve gruan dhe dy fëmijët, thotë Thoma Derstila, me të cilët edhe pse pa faj më ndau për së gjalli drejtësia e një shteti ku vetëm si drejtësi nuk mund të pranohet”.
    --- (marrë nga "Repotrazh")
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgët e jetës kjo udha ime e gjatë,
    unë rrëxohem dhe... ngrihem prapë!

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    nuk hera e pare qe greket bejne keto gjera ndaj nesh
    raste te tilla jane me dhjetra (fatqeksisht)
    un di raste qe njerzit kane ngelur me te meta mendore nga te rahurit ne greqi=nazizem
    inshalla z.Thoma mere bemshperblimin sa me shpejte
    ma mere mendja qe vetem haga do ti japi te drejte
    ne greqi=taliban eshte e veshtir ti japin hakun z.Thoma

    eshte me se e vertet shprehja
    QE PO NUK URREVE GREKET NUK JE SHQIPTAR

    p.s kur shkruaj me germa te medha me vjene te bertas
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-10-2009, 17:43
  2. Imami i Krujës: Si mbijetova për 1 vit në burgjet afgane
    Nga diikush në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 19:54
  3. Rreth 500 të dënuar në Greqi refuzojnë burgjet shqiptare
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-12-2005, 06:54
  4. Si torturohen shqiptarët në Greqi
    Nga ALBA në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 06:02
  5. Persekutimi i klerikeve shqiptare ne burgjet komuniste
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-05-2003, 10:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •