Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet nė Bllog
    17

    Flet Parukjerja & Estetistja e njohur shqiptare , Merita Merja

    Intervista/ Flet Parukjerja & Estetistja e njohur shqiptare , Merita Merja

    Dominon stili i viteve 80-90’
    Ja sekretet e njė bukurie tė pėrjetshme


    Nė duart e mia kanė kaluar Ēiljeta Xhilaga, Elizabeta Marku, Domenika Causha

    Albert ZHOLI

    Ėshtė njė vajzė e shkathėt, praktike, e qeshur dhe e sigurt nė profesionin e saj. Pėrpos mė lart ka dhe njė bukuri qė spikat si binjake e profesionit. Profesioni i saj ėshtė njė profesion i lakmuar nga femrat pasi seksi i “dobėt” i kushton shumė vėmendje trupit. Merita Merja, Me njė eksperiencė 10 vjeēare nė fushėn e parukerisė & estetikės rrėfen ekskluzivisht pėr Telegraf dashurinė pėr profesionin e saj, sekretet e njė bukurie tė pėrjetshhme, tashmė e njohur si njė parukjere V.I.P dhe trendy.

    Kur e keni kuptuar qė parukeria ėshtė profesioni juaj ?
    Kur isha e vogėl mė pėlqente qė tė lyhesha me buzėkuqe dhe tualete, rrija para pasqyrės duke bėrė makjazh dhe me kalimin e kohės kuptoj qė e kisha pasion kėtė fushė. Mė pas bėra shkollėn e parukerisė ku dhe u diplomova.Mė tej bėra trajnime dhe seminare nė shumė vende tė botės ku sigurisht jam vlerėsuar.

    Puna pėr ju ėshtė pasion, profesion apo biznes ?
    Mbi tė gjitha ėshtė pasioni dhe dashuria , por tė gjitha nga pak sigurisht. Mendoj se tė gjitha duhet t jenė ėn harmoni

    Pse duhet tė frekuentojmė njė sallon bukurie ?
    Sepse kryesorja ėshtė kujdesi pėr veten dhe estetiken por dhe relaksin qė ofrohet. Eshtė respekt ndaj vetvetes.

    Ku jane tė pėrqendruar kryesisht klinetet ?
    Tek tė dyja fushat ku mund te them parukeri+estetike, sepse femrat kujdesen pėr lukun e tyre por gjithashtu dhe pėr mirėmbajtjen e trupit e fytyrės.

    Ēfarė mund tė na thoni mbi tendencat mė tė fundit tė flokėve ?
    Tendencat e fundit sigurisht ajo qė i shkon fizionomisė sė fytyrės sė fundmi ėshtė vėnė re stili i viteve 80-90’. Mund tė them qė njerėzit janė tė qartė tek ajo ēfarė kėrkojnė mė sė shumti flokė tė shkurtėr, tip i ērregullt dhe trendy, duke nxjerr nė pah tiparet femėrore.

    Ēfarė ju frymėzon mė shumė nė profesionin tuaj ?
    Emocioni dhe pėrgjgjqsia pėr klientin. Personalisht nqs shkėputem pėr njė jave nga puna mė mungojnė shumė klientet e mia, qe mund ti quaj dhe mikesha. Mė pas kėnaqesia mė e madhe vjen me arritjen e rezultatit..

    Ka nga ato kliente qė vijnė dhe thonė qė dua ti bėj flokėt si njė e famshme ?
    Janė tė shumta ato qė vijnė me atė ide sepse tė gjithė ne kemi njė idhull konkret. Ka dhe nga ato qe nuk kopjojnė dhe kanė njė shije individuale. Nė fakt nuk ėshtė keq qė njerėzit kopjojnė pastaj se ēafrė u shkonn mbetet nė dorėn tonė si parukejer duke ju sugjeruar.

    Cilėt janė disa nga personazhet shqiptarė qė kanė besuar nė punen tuaj ?
    Janė tė shmtė saqė dhe nuk i mbaj mend. Pėrmend kėtu Ēiljeta Xhilaga, Elizabeta Marku, Domenika Caushaj, Beatrix Ramosaj etj.

    A janė tė nėdėrgjegjėsuara femrat qė duhet tė shkojnė pėr estetikė?
    Pėr ēdo ditė ndėrgjegjėsohen. Nė Tiranė tashmė moda dhe kujdesi ndaj vetes mund tė them se bėhet si nė metroplet e tjera Europiane.

    Ndonjė kėshillė tė veēantė ?
    Do tė pėrfundoja me njė kėshillė, Njerėzit tė jenė tė kujdesshėm tek ajo ēka pėrdorin duke filluar nga kremerat e deri tek produktet e ndryshme kozmetike duke i zgjedhur cilesore.

    Femrat qė hyjnė nė ambientet tuaja a flasin pėr politikė?
    Tė them tė drejtėn edhe flasin. S’rrimė ne shqiptarėt pa pakėz politikė. Na duket si ėmbėlsira nė fund tė drekės.

    Po vetė i kushtoni kohė lukut?
    Pa diskutim. Po nuk respektove veten nuk regullon dot tė tjerat. Klienti tė sheh kush je ti qė tė vij nesėr. Klienti mund tė gaboj vetėm njėherė.

    A ndihet kriza nė profesionin tuaj?
    Pak. Femrat nuk kursejnė pėr trupin e tyre. Por dhe ēmimet janė tė arsyeshme.

    Je penduar qė ke zgjedhur kėtė profesion?
    Aspak. Gjithė kohėn ke tė bėsh me njerėz tė ndryshėm dhe thyhet monotonia.

    Nė ambientet e pritjes mbani gazeta dhe revista?
    Plot. Nė kohėn e pritjes femrat ato duan sidomos revistat e modės.

    Duke qen se nė periudhėn e verės ka shumė dasma, a pushoni nė kėtė stinė?
    Ah! Nė kėtė stinė jam e privuar. Kur kam ndonjė ditė pushim shkoj nė plash. Puna jonė kryesisht ėshtė nė kėtė stinė.


    Shoqėria shqiptare a ėshtė njė shoqėri maskiliste?
    Besoj se po. Ende shoqėria jonė vuan nga kjo sindromė shekullore.

    Mirreni me fizkulturė?
    Kur kam kohė po. Mė pėlqen tė mbaj trupin nė formė.

    Ushqimi i preferuar?
    Prodhimet e detit dhe frutat nė pėrgjithėsi
    Sot a ka shoqėri ideale?
    Mendo se jo. Sot bota ėshtė e interesit.
    Cila ėshė e meta kryesore e nėj femre?
    Bėjmė pak thashetheme (qesh).
    Lexoni libra?
    Dikur shum, sot kur jam me pushime.
    Ēfarė vlerėsoni tek meshkujt dhe ēfarė kritikoni?
    Vlerėsoj tė qėnit inteligjent, krtikoj tė qėnit brutal.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Bravo goca!Ka kush ndonje foto ta shohim? Albo ke foto?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e JACK FOLLA
    Anėtarėsuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    120
    Pse flet? Le tė presi.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •