Prof. Dr. Fedhon Meksi

KONTEKSTI HISTORIK
Pas shkatėrrimit tė shtetit tė Ali pashė Tepelenės, si dhe tė ėndrrave qė u thurėn pėr njė shtet monarkik shqiptar, dėshpėrimi dhe pesimizmi qė pasoi u shoqėrua me frikė dhe pasiguri, veēanėrisht, kur kryeministri grek Koleti shpalli Megali Idhea-n, sipas tė cilit Greqia, si trashėgimtare e Bizantit, duhet tė pėrfshinte edhe Shqipėrinė e Jugut. Protagonistėt e Megali Idhea-s u pėrpoqėn tė shfrytėzonin dasitė fetare, mungesėn e shkollave shqipe, si edhe vonesėn e lindjes sė njė lėvizje patriotike shqiptare tė organizuar.

Gjatė kėsaj periudhe filloi fabrikimi dhe pėrhapja e teorive tė ndryshme antishqiptare. Veēanėrisht e djallėzuar ishte teoria e "afirmimit tė identitetit tė pėrbashkėt nė mes grekėve dhe shqiptarėve, vetėm mbi bazėn e fesė dhe tė kulturės". Bėhej fjalė pėr ortodoksėt shqiptarė qė banonin nė trojet e tyre dhe praktikonin fenė e vet ortodokse, por qė predikohej nė kisha tė varura nga Patrikana, ku shėrbenin klerikė grekė qė luanin edhe rolin e mėsuesve nė shkollat greke.

Ndėrkohė, fėmijėt shqiptarė tė fesė myslimane ndiqnin shkollat turke, duke pasur si mėsues hoxhallarėt, kurse fėmijėt e shqiptarėve katolikė ndiqnin shkolla italiane me mėsues priftėrinj katolikė. Duke vėnė shenjėn e barazimit ndėrmjet fesė dhe kombėsisė, shqiptarėve u mohohej identiteti i tyre kombėtar. Ata nuk njiheshin zyrtarisht si popull mė vete dhe tė ndarė e tė pėrēarė nė kėtė mėnyrė, nuk luftonin pėr ēlirimin e atdheut tė vet, por pėr lirinė e vendeve tė tjera, shpesh edhe kundėr njėri-tjetrit. Ky ka qenė kuadri historik ku u gjend Naum Veqilharxhi, i cili shumė herėt kuptoi se shqiptarėt, tė ndarė jo vetėm nga feja por edhe nga ana territoriale-dialektore nė gegė e nė toskė, rrezikonin tė zhdukeshin si komb.

LUFTA NĖ MES SHQIPES DHE GREQISHTES
Shkrimi i shqipes nė Jug njihet se ka filluar nė shek. XIV, sigurisht me alfabetin grek. Por, duke filluar nga shek. i XVIII kishte nga ata qė mendonin se gjuha shqipe duhej tė shkruhej me njė alfabet tė veēantė qė nuk do tė ishte as arab, as grek, as latin, apo cirilik. Ndėr ta mund tė pėrmendet J. Vellarai, si edhe Th. Haxhifilipi qė u vra nga kisha fanarjote dhe mė pas ia dogjėn shkrimet. Pėrpjekjet pėr tė futur shqipen nė kisha dhe nė shkolla, sollėn acarime midis kishės greke dhe shqiptarėve. Qėndrimi i grekėve ishte i qartė: djegje alfabeteve tė veēanta dhe vdekje autorėve tė tyre, ndėrsa shqipja do tė lejohej vetėm pėr mėsimin e greqishtes. Grekėt u tėrhoqėn paksa. Tashmė, gjuhės shqipe nuk i mohohej shkrimi nė qoftė se bėhej nė favor tė greqishtes, mjafton qė tė mos shkruhej me shkronja tė posaēme. Por N. Veqilharxhi mendonte se sipas kėtij plani, vėrtet shqipja shkruhej dhe lėvrohej, por ideja e krijimit tė kulturės shqiptare nuk realizohej dhe, pėr mė tepėr, shqiptarėt do tė vazhdonin tė ishin tė ndarė sipas feve, ose mė mirė, sipas alfabeteve. Me veprėn e tij, N. Veqilharxhi do tė tejkalonte kėshtu qėndrimin e V. Meksit dhe G. Gjirokastritit, qė shqipėruan Dhiatėn e Re duke pėrdorur kryesisht shkronjat greke.

"IDENTITETI I PĖRBASHKET" PER HELENIZIMIN E SHQIPĖRISĖ SĖ JUGUT DHE ROLI I GJUHES SHQIPE
Ngjarjet e fundit tė shek. XVIII, qė po ēonin drejt konstruktimit tė kombeve nė juglindjen evropiane, nuk mund tė mos preknin edhe shqiptarėt qė ishin nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me shoqėritė qė kėrkonin tė formonin "identitete tė reja kolektive". Nė kėtė luftė tė hapur nė fushėn e fesė dhe tė gjuhės, ku bashkė me shpatat, thikat dhe pushkėt, u pėrdorėn edhe helmet, ishte e qartė se shqiptarėt do tė dilnin tė humbur, derisa armėt e tyre tė ishin vetėm librat, penat dhe fletoret.

Dinamika e shkrirjes dhe asimilimit nėpėrmjet afirmimit tė njė identiteti tė pėrbashkėt tė sajuar, pra, midis fesė ortodokse dhe gjuhės e kulturės greke, e nxori nė pah njė dallim tė rėndėsishėm midis grekėve dhe shqiptarėve. Pėrveē konstitucionit tė ndryshėm shpirtėror, apo e thėnė me fjalė tė tjera tė identitetit kombėtar, shqiptarizmit, dallimi tjetėr qėndronte te gjuha qė flisnin shqiptarėt. Ai ideoi platformėn e vet dhe punoi pėr tė lėvruar gjuhėn shqipe dhe pėr tė ngritur shkollat shqipe, sepse vetėm kėshtu mund t'i bėhej qėndresė helenizimit.

NAUM VEQILHARXHI, FORMIMI PATRIOTIK - POLITIK
Naumi i takon njė familjeje me tradita nė fushėn e kulturės nė pėrgjithėsi dhe shqiptarisė nė veēanti. Gjyshi i tij Llazar Bredhi, ishte njė nga veprimtarėt pėr futjen e shqipes nė kisha dhe shkolla 2). I ati i Naumit, Panajoti, ishte vendosur nė ishullin e Itakės, njėri nga 7 Ishujt Jonianė, rreth vitit 1796. Si furnitor i shkathėt i garnizoneve ushtarake, ai kishte nuhatur barut, deri sa nė ato anė ishin afruar edhe ushtritė e Napoleonit. Francezėt u larguan pas humbjeve nė frontet e tjera dhe Itaka u pushtua nga anglezėt, tė cilėve u shėrbeu Panajoti, gjithmonė si furnizues. Ndoshta kėshtu shpjegohet qė djemtė e tij Naumi, Theohari dhe Kostandini kishin nėshtetėsi britanike. Ka tė ngjarė qė Naumi, i lindur nė Itakė, mėsimet fillore dhe njė pjesė tė shkollės sė mesme, t'i ketė kryer nė Ishujt Jonianė, ku duhet tė ketė rėnė nė kontakt me pėrpjekjet pėr shkrimin e shqipes dhe pėrdorimin e saj nė kisha dhe shkolla.

Nė fillim tė shek. XIX, nė Pashallėkun e Janinės, fare pranė Itakės ku jetonte familja Bredhi-Veqilharxhi, po pėrshpejtoheshin pėrgatitjet pėr realizimin e projektit tė Ali pashė Tepelenės qė synonte krijimin e shtetit autonom shqiptar. Ky shtet do tė kishte gjuhėn e tij zyrtare, qė me siguri do tė ishte gjuha shqipe. Pėr kėtė arsye Ali pasha nxiste lėvrimin e gjuhės shqipe nga tė huajt qė frekuentonin oborrin e tij, por edhe nga intelektualė shqiptarė qė, pasi i pėrzgjidhte me kujdes, i kishte dėrguar pėr studime nė universitetet mė tė mira tė Evropės. Duket se Naumi, rreth vitit 1811, pas transferimit tė babait tė tij nė Rumani, ndėrpreu gjimnazin dhe bashkė me pjesėn tjetėr tė familjes, u vendos nė Vithkuq. Pas pėrfundimit tė luftės, Panajoti shkoi nė qytetin e Galacit, ku filloi tė merrej me tregti. Pasi u mėkėmb disi, mblodhi rreth tij familjen, qė provohet se u largua nga Shqipėria para shkatėrrimit tė dytė tė Vithkuqit(1819). Pėr Naumin u bė e qartė se, interesat e popullit tė tij nuk pėrkonin me ato tė grekėve dhe se do tė ishin vetė shqiptarėt qė do t'i mbronin ato, veēse kėtė radhė tė bashkuar dhe tė shkolluar. Nė parathėnjen e abetares tė vitit 1845, Veqilharxhi dėshmon se "ka sakrifikuar kaqė gjėmė kohė aty e 20 vjetė, pėr shkronja dhe libra tė shqipes". Kjo dėshmi do kuptuar se pėrpilimin e alfabetit e ka filluar nė vitin 1824.

GJUHA JONĖ AMTARE SI MJET NGJIZĖS PĖR NACIONALIZMIN SHQIPTAR
N. Veqilharxhi e kishte tė qartė se shqiptarėt u rezistuan pushtimeve dhe ndikimeve asimiluese tė perandorive mė tė fuqishme tė kohės, duke ruajtur identitetin e tyre si komb, kryesisht falė qėndrueshmėrisė sė gjuhės sė tyre. Ai kishte arritur nė pėrfundimin se shqiptarėt, qė tė dalin nė dritėn e lirisė, duhet tė ēlirojnė gjuhėn e tyre, ta lėvrojnė atė dhe tė mblidhen rreth saj, ashtu si rreth flamurit kombėtar. Por nė atė kohė gjuha shqipe nuk shkruhej, as lexohej, as mėsohej nė shkolla. "Ajo rezistoi nė shekuj, shkruante Liku, vetėm falė maleve dhe shpirtit tė banorėve tė tyre".
Gjuha shqipe, qė flitej nė disa dialekte pėrgjithėsisht tė ndėrkuptueshme, ishte mjaft e varfėr nė fjalė tė sferės diturore dhe e mbushur me huazime. Te shqiptarėt, dygjuhėsia ose shumėgjuhėsia ishte dukuri e zakonshme, por shqipja, ngelte gjuha e zemrės dhe pėrdorej nė jetėn e pėrditshme. Turqishtja ishte gjuhė e administratės, ndėrsa italishtja dhe greqishtja ishin gjuhė tė tregtisė.
Nė veprėn Historia e popullit shqiptar, ėshtė shkruar: "Me alfabetin e ri qė sajoi qysh nė vitet '20, ai kishte hartuar disa tekste, tė cilat, siē duket, pėr vėshtirėsi teknike e mungesė mjetesh mbetėn pėr dy dhjetėvjeēarė tė pabotuara". Nė tė vėrtetė, N. Veqilharxhi, pasi pėrfundoi dorėshkrimin e materialeve didaktike pėr shkollat fillore, duhej tė kapėrcente dy pengesa:
Sė pari, duhej tė siguronte burimet financiare pėr derdhjen e shkronjave tė tij origjinale dhe pėr shtypjen e librave.
Sė dyti, dhe mė e vėshtira, projekti i tij nuk do tė realizohej pa fermanin e Sulltanit, qė do tė mundėsonte futjen e librave nė gjuhėn shqipe dhe hapjen e shkollave shqipe.

VANGJEL ZHAPA (1800-1865), BASHKĖPUNĖTORI I VLEFSHĖM
Nuk dihet data e saktė e njohjes sė Naum Veqilharxhit me Vangjel Zhapėn, veēse me siguri ka qenė fillimi i viteve '40. Ka mjaft dokumente qė dėshmojnė pėr bashkėpunimin nė mes dy shqiptarėve, tashmė tė vendosur prej kohėsh nė Rumani. Vetė Zhapa ka shkruar nė gazetėn Pellazgu se, "diskutuam me javė tė tėra me N. Veqilharxhin nė lidhje me ēėshtjen e alfabetit tė shqipes". Ata duhet tė jenė njohur dhe tė kenė diskutuar mbi alfabetin, para se tė botoheshin abetaret. Nė kėtė periudhė V. Zhapa ka qenė njė ndėr pasanikėt mė tė mėdhenj tė Rumanisė, ndėrsa N. Veqilharxhi kishte pėrfunduar prej kohėsh pėrpilimin e materialeve didaktike, pa pasur mundėsi t'i botonte ato. Takimi me pasanikun shqiptar, ishte pėr tė takimi me njeriun e duhur. Naumi dhe V. Zhapa, krenarė pėr rrėnjėt e tyre shqiptare, pjesėmarrės nė kryengritjet antiturke dhe tė zhgėnjyer nga Filiqi Eteria, nuk u takuan rastėsisht. Ata kėrkuan dhe gjetėn njėri-tjetrin, kurse bashkėpunimi i tyre do tė ishte sintezė e qėllimeve dhe e idealeve tė njėjta.

SHKOLLAT E PARA SHQIPE, EDHE PER TE PENGUAR HELENIZIMIN E VENDIT
Naum Veqilharxhi e kuptoi rrezikun e madh qė paraqisnin shkollat e huaja pėr bashkimin e popullit shqiptar dhe ēlirimin kombėtar. Pas krijimit tė shtetit grek, nė Shqipėrinė e Jugut, filloi njė fushatė e dendur pėr ngritjen e shkollave greke. Stavro Skendi ka shkruar "se nė vilajetin e Janinės, bashkėsia ortodokse e pėrbėrė nga 532.000 veta kishte 23 mijė nxėnės nė 665 shkolla greke"). N. Veqilharxhi e kishte tė qartė se "shkollat greke janė tė ngritura pėr tė ndriēuar rininė greke dhe jo pėr ndriēimin e popullit shqiptar". Nė Qarkoren-1846 qė u dėrgonte bashkėkombėsve, Naum Veqilharxhi shkruante se "...vetėm kombet qė kanė njė gjuhė tė shkruar mund tė hynė nė rangun e kombeve tė qytetėruara, ndėrsa tė tjerėt do tė jenė tė dėnuar tė jenė skllevėrit e tyre".

IDEIMI I NJĖSIMIT TE KOMBIT SHQIPTAR, KRYEVEPRA E VEQILHARXHIT
Me institucionalizimin e sistemit tė mileteve, shoqėria shqiptare nuk i shpėtoi nė njė farė mase pėrtėritjes sė identiteteve fetare. Nė fakt, megjithė barazinė e shpallur, ndryshimi mysliman/i krishterė ende vihej re sidomos nė krijimin i njė rrjeti paralel arsimor qė formonte shtresa tė shoqėrisė, gjithėnjė e mė tė gjėra, qė po arsimoheshin nė kultura tė ndryshme. Nė kėtė mėnyrė, nė rafshin fetar, rregullat po bėheshin mė tė rrepta dhe ndarja fetare e popullsisė po theksohej gjithnjė e mė shumė.
Duket se pėrpjekjet e sundimtarėve osman pėr t'i fanatizuar fetarisht dhe pėr t'i turqizuar kombėtarisht shqiptarėt myslimanė, duke i lėnė dorė tė lirė kishės greko-fanarjote dhe shtetit grek, qė tė zhvillonin tė njėjtėn veprimtari nė drejtim tė helenizimit tė shqiptarėve ortodoksė, po zbehnin tolerancėn e kaherėshme ndėrfetare tė shqiptarėve.
Naum Veqilharxhi, e kishte tė qartė se theksimi i identitetit kombėtar shqiptar, do tė minimizonte, qoftė identitetet fetare, qoftė edhe fenomenin e mbylljes sė identiteteve fetare midis tyre. Pėr Veqilharxhin, kombi shqiptar duhet tė bashkojė nė njė trup tė vetėm myslimanėt, ortodoksėt dhe katolikėt, qė "janė pjesė tė kombit".

FUNDI I NAUMIT...
Aktiviteti patriotik i N. Veqilharxhit gjeti pritje entuziaste ndėr shqiptarėt, por edhe kundėrshtarė tė egėr nė kishėn greke. Por Naumi nuk u praps para kėrcėnimeve dhe shpifjeve, madje, i sfidoi ata dhe shkoi nė Stamboll pėr tė ndjekur nga afėr botimin e gramatikave. Veēse ky ishte udhėtimi i tij i fundit. Naumi mbylli sytė nė Stamboll. Sipas tė thėnave, qė qarkullonin nė mjediset e veprimtarėve shqiptarė, ai ėshtė helmuar me porosi tė Patrikanės ose tė qarqeve greke. Kush urdhėroi pėr helmimin e Veqilharxhit?

Dijetari rumun T. Kapidan, mendon se "krimi ka mundėsi tė jetė kryer nė marrėveshje midis Fanarit dhe Jelldizit". Nė tė vėrtetė, vrasja e N. Veqilharxhit ndodhi nė kulmin e njė fushate tė egėr tė organizuar nga kisha. Me siguri, nuk qe vepėr e ndonjė ekstremisti tė veēantė, mbasi eliminimi i Veqilharxhit u shoqėrua me syrgjynosjen nė Kretėn e largėt tė patriotit Athanas Paskali, gjyshi i Odhise Paskalit, si edhe me transferimin e Mitropolitit tė Korēės, i akuzuar ndoshta pėr mungesė vigjilence. Nė vazhdim, duhet shtuar gjithashtu edhe gjendja e frikės dhe terrorit qė u vendos nė Braila tė Rumanisė, ku jetonte familja e Naumit qė pėrfundoi me djegien e shtėpisė, bashkė me librat qė prisnin tė shpėrndaheshin. Dihet se tė njėjtin fund pati edhe Theodor Haxhifilipi dhe mė vonė Pandeli Sotiri, Papa Kristo Negovani dhe vėllai i tij, Petro Nini Luarasi, Panajot Kupitori dhe Anastas Kullurioti etj.

Pa dyshim edhe shteti turk ka pasur pjesėn e tij, tė paktėn, pėr mbulimin e krimit. Pėr mė tepėr, helmimi i Naumit ndodhi nė njė periudhė kur lėvizja e armatosur nė Shqipėri kishte filluar tė organizohej, duke shfaqur shenjat e para dhe tė shumėpritura tė bashkimit kombėtar.

NAUM VEQILHARXHIT I DUHET NJĖ VEND TJETĖR NĖ ALTARIN E HISTORISĖ TĖ KOMBIT SHQIPTAR
Naum Veqilharxhi pėrcaktoi drejtimin kryesor tė nacionalizmit shqiptar me specifikėn e tij, mbėshtetjen nė gjuhėn amtare. Nė kėtė mėnyrė ai vuri njė gur tė parė nė rilindjen e kombit shqiptar qė do tė pėrfshinte tė gjithė shqiptarėt. Populli shqiptar ka tashmė njė frymėmarje tė lirė dhe tė njėsuar, dhe shqiptarėt, qė i gėzohen gjeografisė sė re tė shtrirjes sė tyre tė mohuar, artikulojnė aspiratat e veta pėr zhvillim, nga shteti amė e mė tej, kudo ku pėr gjuhėn shqipe u derdh gjaku i arbėrit, e zunė vend themelet e alfabetit simbol.

Ne nuk mund t'i vendosim as edhe njė tufė me lule nga Shqipėria mbi varrin e tij, gjithmonė nėqoftėse ka njė tė tillė. Porositė profetike tė Naumit dhe idetė e tij, ēuditėrisht, nuk janė pasqyruar sa duhet, nė tekstet shkollore edhe as nė veprėn HPSH. Duket qartė se pėr autorėt e kėtyre shkrimeve, Naumi ishte vetėm njė idealist, iluminist, racionalist dhe, pėr fatin e tij tė keq, edhe evolucionist. Shprehja e tij se: "nė natyrėn njerėzore nuk shihen kėrcime, por regull gradual", duket se e mbushi kupėn dhe zyrtarėt e kohės vendosėn tė pengonin qė tė hynte nė Tiranė emėri i tij, pėr t'u vendosur qoftė nė pllakėn e njė rrugice apo mbi portėn e ndonjė shkolle. Sigurisht nuk bėhej fjalė pėr njė bust, qė nė mes tė njė lulishte, tė pėrjetėsonte Naumin e madh.

Bashkėpunimi, edhe pse i frytshėm dhe i dokumentuar i Naumit me Vangjel Zhapėn, ėshtė injoruar plotėsisht. Aktiviteti patriotik i Vangjel Zhapės ėshtė konkret dhe i qartė, por "milioneri shqiptar", shtyrė nga urrejtja klasore, por mė tepėr edhe si rezultat i kombinacioneve financiare-diplomatike, pas vitit 1965 ėshtė konsideruar armik dhe sipas logjikės sė kohės, edhe miqtė e bashkėpunėtorėt e tij, ndėr ta edhe Naum Veqilharxhi, kanė pėsuar trajtimin pėrkatės.

Kundėrvėnia ndaj veprės tė rilindėsit tė madh, del edhe mė hapur lidhur me qėndrimin e akullt ndaj shkollave, nė tė cilat mėsohej shqipja me "abetaret e abetareve" edhe dhjetė vjet pas botimit tė tyre ose tetė vjet nga fundi tragjik i autorit tė tyre.

http://www.balkanweb.com/kultur%C3%A...eke-95155.html