Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Nostalgji !!!!!!!!!!!!!!

    Nostalgji letrare nga forumi i vjeter.

    Postuar nga Henri:

    Ra
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ti e njeh lirine tende
    . dhe tkurresh
    Largohesh me duart zgjatur nga une
    Sikur nuk do te ikesh....
    -ME zbehesh me shume

    Tretesh deri ne palce
    . mehitesh
    Ne xhepat e sterthella te pervojave te mia
    ēliroj fijen e ngecur diku, te bere gogėl
    nga zgjedhjet rastesore

    Bulēite m'i mbush vreri yt i sheqerte:
    -Ajo nuk di te genjeje, eshte e embel ajo
    . e lehte!
    ME zene teshtimat zinxhir
    . ndersa tkurresh!



    Postuar nga Dikeafajtore:

    Digjen mendimet ne heshtjen e mbremjes...
    --------------------------------------------------------------------------------
    Digjen mendimet ne heshtjen e mbremjes
    Si dikur, ne mesjete heretiket
    Dhe turma e deshirave rrenqethet ne dhembje
    Kaperthyer keqas me friken

    E cuditshme! S’ka me lote, eshte thare gjithcka
    Kane ikur pergjithnje, jane tretur
    Shpresa te mekura qe lahen me kot
    Ne ujerat e detit te vdekur

    Perpiqen te ngrohen ne hirin e nxehte
    Pa mundur te zgjohen me fryme
    Merzia dhe vdekja – padronet e botes
    Me thonj I mbyten ne gjume…

    Por do zgjohem nje mengjes me shpirt te ri,
    Pa frike, droje e dilemma,
    Ne nje tjeter jete qe as vete s’e di,
    Ku padrone te jete Zemra…


    Perseri nga Henri:

    'Ngjes shpirt
    --------------------------------------------------------------------------------
    Hesht, se do me ēmendesh shume shpejt
    e nė marazin tim do t'ndihesh larė
    nen flegren time do te t'zerė i dimrit gjume
    ne mishra gjaku vajshem do t'jete tharė,

    M'i kafsho fjalet, udhen mos i ler
    nė mė te zezėn natė ta kaptojnė
    shtrėngoma fytin, te ma mbysė gulēimėn
    dhe ajrin rob ta bėjė ne kraheror.

    Se te drobitur heshtja me la sonte
    dhe syte m'i lidhi makthi i harrimit
    e nė e futsha brengen brenda, neser
    lehonė do gdhihem me faren e dyshimit


    Dikeafajtore:

    Dege e kumbulles renduar nga bora....
    --------------------------------------------------------------------------------
    Dege e kumbulles renduar nga bora
    Sec trokiti lehte mbi xhamin tim
    Mua befas m’u kujtua nena
    Kur me zgjonte heret ne agim

    Ky mengjes I sotem, gri, i lagesht
    Bryme e ngrire ne udhe e ne mendime
    Si nje nape hollake dhe e akullt
    Ma tronditi keq kujtesen time

    Shpejt harrova ditet e veshtira
    Kur mjerimi ulur rri ne fron
    Por ndodh shpesh kur neteve pa gjume
    Vjen nje ankth e fytin ma shtrengon

    Mblidhem kruspull, pres nje dore te dashur
    Te m’i largoje makthet dhe dyshimet
    Jam si foshnje e trembur ato caste
    Dua vetem fjale te nenes sime:

    -Ngrehu, bir, se dielli u ngjit lart
    Zgjohu, shpirt, se zogjte ia thirren kenges…
    Dege e kumbulles qe troket mbi xham
    Sec me ngjan si dore e bardhe e nenes…
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  2. #2
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Vazhdim.............

    Nga Sokoli:

    STRIPPED
    --------------------------------------------------------------------------------
    Letėr Shpirtit

    Megjithse tė kam pranė ēdo ditė, bile mė pranė se ēdo gjė tjetėr, desha tė tė them disa gjėra i dashur Shpirt. Nuk kam burrėrinė tė t’i them nė sy, prandaj tė shkruaj kėtė letėr.

    E di ē’ke o shpirt, po, mė fal, s’kam ē’bėj. E di, tė kam lėnduar. Kam kohė qė s’tė pėrgjigjem, bėj sikur nuk dėgjoj renkimet e tua rrėzė veshit. Ke kohė qė mėrmėrit sa vjen e mė mekur, si i sėmuri nė ethe, pa patur ndėrmend tė pushosh. Ka kohė qė tė injoroj, megjithse tė dy e dimė se dhembim sė bashku. Edhe pse zhurmat e Jetės qė na bashkoi mė shungullojn fuqishėm vesheve tė mėndjes, vazhdoj tė ta dėgjoj tė qarėn, qė ēuditėrisht, sa vjen e bėhet mė fėminore. Detyrohem ti zė dhe me duar, pėr mos tė tė ndier Ty, se dhembim tė dy.
    Mė fal qė kam lėn Nevojen tė tė lidhė kaq keq me zinxhirėt e saj. Te vrasin, e di! E ndiej pėrherė nė kuisjet e tua, kur tė shtrėngoj zinxhirėt qė nuk u ndryshkėrkan kurrė, liruar pa dashje ndonjė momenti delirimi. Falmė pėr tė gjitha herėt qė tė kam shtytur tė durosh kamzhikun e Vullnetit. Nuk e dija qė ai hale Vullnet paskėsh qėn njė dobiē konceptuar ditėn qė Nevoja pėrdhunoi tė bijėn e Endrrės, Dėshirėn. Po ti ama, s’mė ke vėn re kur tė mbyll gojėn, pėrditė me shtupa materializmi. Sytė i kam tė zėnė prej balukeve tė Dhimbjes, nuk tė shoh dot ashtu...
    Tė dy e dimė qė mė shum borxh tė kam se mė ke. Prandaj e vetmja gjė qė mund tė bėj pėr ne ėshtė tė tė lutem, tė mė falėsh.
    Mė fal qė tė tėrhoqa zvarrė sokaqeve tė zbrazur e tė servira pėr ėmbėlsire ēorba kazanėsh gatuar Ti e ndien se ku. Mė fal qė tė detyrova tė ulesh pranė shpirtrash pa shpirt, bile dhe tu buzėqeshėsh, tu japesh doren e copėza tė vetes. Ti e dije mirė qė ato fjalė e mendime qė tė vinin pėrkundrejt ndiqnin ate rrugėn tradicionale qė ti e urren aq shumė. Tė lindura as ti s’e di se ku, merrnin forėm nė mėndje me balle tė parrudhur, pėr tė dalė pastaj dhėmbėve me nerva tė vdekur ngulur kucrave mishtore. Vinin e pėrplaseshin me zhurėm mbi fytyrėn tėnde qė sa vjen e tingėllon mė fėminore se dje. Po ti prapė buzėqeshje. E di, e bėje pėr mua.
    Mė fal qė s’tė gjeta dot njė shoqe si tė duhet. Po mos i pri shpresat, se kjo Jetė ka mė shume fantazi se Ti e unė bashkė.
    Kam pėrshtypjen se ti gabimisht ndihesh i grisur, po dhe ne qofsh, ka plot kohė tė tė arnoj, bazuar nė teorinė e probabilitetit. Kam kohė tė tė arrnoj tė sotmen, se tė ardhmen e ndien dhe ti qė ka hikur bashkė me tė shkuarėn, mbase dhe mė parė.
    Mos mu mėrzit tani tė lutem, po vetėm fal.
    Fale nje rob tė vogėl lufte si unė, kapur nga ushtria e madhe e Egos, ndėshkuar mbase mė rėndė nga tė tjerėt se luftoi ca mė ashpėr. Fale kėtė gladiator shpatėthyer qė ndeshet me lolot e oborrit pėr kėnaqsi e konfirmim perandorak. Fale njė dėshmor tė mjerė pa lapidar, rėnė nė kėtė betejė tė shkurtėr e tė heshtur, si shum tė tjerė. Fale kėtė Don Kishot kaluar mbi gomar e veshur tebtil. Fale kėtė sofist tė mjerė qė noton kaq bukur nė halen e Jetės.
    Falmė o mik, falmė!
    Falmė nė s’tė nxjerr dot shėtitje lėndinės, por e di mirė qė do marrėsh shpatin mė tė thepisur tė malit e s’do shohėsh mė prapa porsa tė tė liroj nga zinxhirėt. Falmė qė tė kam mbyllur nė kėtė kolibe kaq tė dyndur e bosh bashkė. Falmė qė s’tė nxorra njėher Hėnės sė plotė tė gėrvishje mirė bajamet mes ulėrimave tė tua. Shhh... se zgjon tė tjerėt, e tė llahtarisur nga vetja vijnė tė tė vrasin pėr fare.
    Po tė vogėl a mė mban mend? Eh, Ti at’her ishe i madh... shum i madh. Mė merrje prej dore e mė fluturoje ti s’e di se ku. Un tani po rritem o Shpirt, ti po zvogėlohesh. E sa mė tepėr shtohen ditėt ndėr kalendarėt e mi, aq mė pak mbesin tė tuat. E un rritem duke socializuar me kėtė Jetė, ndėrsa ti rinohesh i pėrgjumur sa vjen e mė larg saj.
    Po dhe Ti na ke njė borxh tė dyve ama. Pse vazhdon e mė rri brenda, kur di fare mire se tė gjitha ato qė do, realizohen vetėm nė mė lėnē.
    Nė qoftė se nuk je aq katil ndaj mishit e zemėrmirė ndaj vetes, prit! Pritmė ca, tė rrudhem e plakem qė tė rinohesh e bėhesh bebe, derisa tė vije dita kur dhe ti tė shkosh aty prej nga kam dal unė.


    p.s.
    Megjithse e dimė fare mirė, se qė tė dy shkojme nė kahe tė kundėrt, asnjėri prej nesh nuk e di se cili po rritet e cili po zvogėlohet me tė vėrtetė. Matematkisht rezulton tė takohemi njėherė, diku, nė njė pikė. Nė qoftė e saktė, bėhu gati tė tokim ca shpatullat. Kam mall per ty.

    Tė pėrqafoj tėrthorazi.
    Me admirim, i Yti Robėrues.
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  3. #3
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Nga Dikeafajtore,nje triplet poezish!

    Ne qofte se...
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ne qofte se…

    Ne qofte se ylli zhduket permbi plepa
    Dhe fushes s’erret kenge e bretkut s’ndihet
    Dhe befas nis shperthejne stuhi me erera
    Si fjale, qe prejardhja kurre s’u dihet

    Ne qofte se zogjte me ikin nga kafazet
    Dhe lulet me s’me celin ne ballkon
    Dhe floket te me thinjen prej marazit
    Dhe po te vish….Atehere do jete vone

    Por.. nese nis te bjere nje shi I marre
    Qe shpirtin t’ma freskoje me gaz pa faj
    Oh, shpirt, vetem atehere mund te vish
    Dhe prape te me puthesh pasketaj

    Ti vetem eja, dhe mos thuaj gje




    poezi
    --------------------------------------------------------------------------------


    S’di se c’ishte ajo qe ndodhi
    Kotesi…trill I cmendur a cfare…
    Dhe nuk di nese shkak isha une
    Apo nata me qiell yjelare

    Thelle ne shpirt ti kujtove se mbrrite
    Porse ,mik…Ti as udhet s’dallon…
    Porse , mik…Ti me ftove dhe s’dijte
    Se shume shpejt trilli yt po mbaron…

    Sigurisht, nga ky trill kaq I lehte
    Qe me solli kaq dhimbje pastaj
    Vec do dridheshim, do kishim te ftohte
    Fare kot, miku im, fare kot…

    Prej meje t’ikesh kurre s’do te te le….




    Fatkeqesisht
    --------------------------------------------------------------------------------
    Tani jam bosh dhe fatkeqesisht
    Ti pret nga une ndonje cudi
    Por s'jam gjeni si fatkeqesisht
    Me ke perfytyruar ti

    A s'sheh dhe rruga ku po shkelim
    Eshte bosh, i dashur, fare bosh
    Dhe fatkeqesisht s'te mbetet tjeter
    Ne keto caste, vec t'me durosh

    (Sa e merzitshme, sa e zakonshme)
    Per fat te keq do te mendosh...
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  4. #4
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Nga Nitroshi:

    Leter nenes
    --------------------------------------------------------------------------------
    E dashur nene.
    Vetvetet i kaluan te shtate rrathet e frikes,dhe tani kane qendruar perpara rrethit te mendimeve te vdekura. Nese e kalojne edhe kete te fundit do te me duhet te filloj te flas ne te shkuaren. Ditet e mia ketu vuajne nga rreomatizma, dhe kane nje kolle te keqe qe me ka vene ne merak. Une u jap caj te nxehte dhe u vesh papuce leshi por ato sreshtin su dridhuri. Jane dobesuar aq shume se iu eshte puthitur barku pas kurrizit. Ngjyrat, edhe ato me braktisen moj nene.
    Fotografite tuaja tani i shoh vetem bardhe e zi. Sa te rinj qe dukeni ne fotografi. Edhe fjalet po me lene lamtumiren. Tani qe po te shkruaj ato jane duke u larguar, dhe ashtu rrufeshem me perplasen neper kembe. Eshte nje rrembese fjalesh qe duan te me hedhin poshte, por une jam i forte, jam i forte nene. Fjalet me godasin ne gjokse , ne fytyre, nga te munden, po une perpiqen tu bej balle. Nuk arrij te shohe sec ngjyre kane, se ngjyrat me braktisen qe me pare, por aromat ua ndiej ama. Disa prej tyre jane te verteta e disa prej tyre genjeshtare, por qe te gjitha vijne ere. Nuk kane qellime te mira moj nene, prandaj edhe kundermojne. Fjalet kane qellime se paku , kurse une skam asgje. Skam as gjume, sonte.
    Skam deshire te hesht, skam deshire te degjoj, kam mall.
    E sigura mallin tim per ju ne nje agjensi sigurimesh. Nese dikush do te ma vjedhe ata do te jene te detyruar te me paguajne, keshtu do te kem mundesi te blej nje tjeter mall. Eshte pune me mend apo jo. Keshtu qe do te kem mundesi tju dua pergjithmone. Mendoj se nuk eshte pune me mend te ecesh rruges se qytetit me mallin qe ke per te dashurit e tu. Gjithcka mund te ndodhi. Ja psh dikush mund te te kercej me nje thike ne fyt dhe te te vjedhi mallin qe ti ke per te afermit. E cdo te besh pastaj pa mall?
    Ske c'ben.
    Tani po shkoj te shoh ditet moj nene. Shpresoj se do tu kaloj plevit qe kane marre. Po kolliten.
    Kolliten dhe pastaj flene.Vetvetet tani jane shume prane me rrethin e mendimeve te vdekura. Nese e kalojne do te me duhet te te shkruaj ne te shkuaren.
    Naten e mire nene.
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  5. #5
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Dikeafajtore!

    Nje nga poezite me te preferuara te mijat:


    Dyer
    --------------------------------------------------------------------------------
    Dyer…

    Ndertesat po ato - gri, te trishtuara
    Gra qe therrasin me ze te larte nga dritaret
    Femije bukuroshe dhe te lakuriqte si jeta
    Qe s’duan t’ia dine per plehra dhe baltra

    Cdo gje si me pare - asgje si me pare
    Dhe une qe s’ngopem me njerez dhe sende
    Me vjen per te qeshur, me vjen per te qare
    Ne kryq te rrugeve pa fjale mbetem,

    Krejt si ai udhetari, qe jashte s’e lene
    Por as brenda s’e fusin si rob te shtepise
    Dhe keshtu, mes dy dyerve rri e s’bej ze
    Mberthyer nga frika dhe ankthi I vetmise.

    Pastaj me pyesin dhe bejne sikur degjojne
    Llomotitjet qe rrjedhin si jarge qeni
    Dhe une rropatem t’u flas e t’u shpjegoj
    Per te vertetat dhe rrenat e pertejdetit

    Por nuk zgjat shume…Ma bejne me shenje
    …Me falni, me falni…Duhet heshtur?
    Me gjithe kete kohe dhe askush nuk ka nge…
    Me vjen per te qare dhe qeshur…

    E madhe , e frikshme eshte porta e udhes
    Po aq e vogel porte e atdheut
    E vjeter , e ndryshkur me rri pas supeve
    Me gervimen e pervajshme:”kthehu..kthehu...”



    Falemnderit Dikea dhe njehere.




    Nga Ervin Hatibi:

    --------------------------------------------------------------------------------
    --------------------------------------------------------------------------------
    MERZIA

    Merzia varferon vec pjese te trupit
    Te cilat fshihen nen bust
    Merzia, piedestali qe me larton
    Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
    Te pjek merzia, merzia, merzia
    Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
    Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
    E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
    Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
    ku perdet u ulen
    eshte dhoma e mire e miqve, me veles
    I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
    Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
    ekziston
    Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
    Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
    Merzia, merzia
    Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
    Ku vec mund te humbet
    Vec te mos e prek me trupin
    As te falem me to nuk dua
    Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
    Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
    Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
    pa gjak
    Ku stolat kendonin me ze te harruar
    shatervani...
    Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
    Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
    Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
    Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
    Vec merzira te mira
    Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
    Merzia
    Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
    Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
    eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
    Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
    Ne uje te mbyturish
    Qe t'i kesh per pleqeri
    Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
    nje figure e lojes me letra jam bere
    Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
    Me ca rroba te stolisura fort
    Bust, bust spathi, si fant
    Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
    Tanime merzia si nje gjarper pellumb
    Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
    Ngroh si veze dy kokat e mija
    Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.



    Nga Dimegeni:


    c'menduri apo tortura
    --------------------------------------------------------------------------------
    une nuk vuaj nga c'menduria
    e shijoj c'do moment te saj
    kam qene dikur dhe une i mencur
    por tani jam sheruar
    shite shpirtin tim per c'do gje
    per c'do gje pervec teje....
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  6. #6
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Une ne nje moment meditimi(lol)!

    Nje mengjes
    --------------------------------------------------------------------------------
    Nje mengjes si gjithe te tjeret.U cova te beja nje kafe,se nuk hiki dot ne banje pa e pire.Degjoheshin mjaullitjet e zogjve.Macja filloi te lehi se ishte e uritur.i bera nje pershesh me kos dhe si pjate te dyte,pak mish gomari.Pas pak e pashe tek shtriqej me nje puro ne dore.He moj dreq -i thashe, ti dish ta shijosh jeten.Nxorra nga frigoriferi nje veze struci dhe e skuqa me vaj recini.Ne oborr pashe kalin qe po rregullonte kollaren.Hej -i thashe,pse po pispillosesh sikur do ikim te merrim nusen?Ai me ciceriu me nje ze te embel dhe mu pergjigj:Nuk ka gje te keqe te jesh i rregullt.Pastaj une kam respekt per punen qe bej me tha.I futa nje shkop by.....Ik ore i thashe se sot do shkojme per te mbledhur plerat,ti me ve kollare Armani.Kali nuk foli me.U ktheva ne shpi ,vesha xhinset me dy tegela te qepura me porosi tre vjet perpara.futa ne kembe atletet Plastika Durres.Vesha xhaketen e minatorit.Hej dreq- thashe me vete-desh harrova radion Iliria.E mora dhe e vura perpara karroces time dyrrotakeshe.Ec or ti- i thashe kalit boll fole me qenin e komshiut se do ta pres kollaren.Ai erdhi kokeulur.E kisha prekur ne pike te dobet.U nisem per pune.Gjate rruges kali nuk po fliste.Or ti na thuj no nji llaf sa per muhabet. Nuk mu pergjigj.Dukej qarte qe i kishte ngele hatri.Ndeza radion dhe tingujt e Beckstreet bojsave iu shtuan freskise se mengjesit.Papritur radioja pushoi .Temen thashe me vete, por jo kisha bertitur me ze ,se nje zonje me degjoi dhe me pa me percmim.I kerkova falje dhe i thashe te mos ma vinte re,karrocier hesapi mo.Kisha harru me i vu bateri te reja. O kal na kap no nji konge ti mor jahu se njelem thate.Ai nuk mu pergjigj.Or ti do knosh apo ta fus nji laper ?Ma fut po deshe po jo dy here me nji ven, se masnej do jete rruga funit qe do bojm bashke -mu pergjigj.Pse me ku do ikesh ti me?Ne kurbet me tha ai.AAAaa tani e mora vesh una se ti do me ik.Pranej salutoje ate tipin ti ke tregu se do me ja verdhu per jashte eeeeee.Mir mo dreq, se nuk te ngacmoj mo, po jepi komeve se na bone von.Kali filloi nje galop dhe dukej qe u gezua nga fjalet e miaPas pak filloi te kendonte me ze te holle si bariton i zoti qe ishte.It's been a hard day in life and i'v been working like a dog etc etc etc.
    Kaq per sot...Pershendetje!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  7. #7
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362

    Nga Dimegeni!

    Qeshni po deshet!


    "H" do te thote i "HUMBUR"
    --------------------------------------------------------------------------------
    U rrita aq i varfer dhe nese nuk do kisha
    lindur djale nuk do kisha me c'fare te luaja

    Nje vajze me telefonoi dje dhe me tha "eja se s'ka asnjeri ne shtepi", vajta dhe asnje nuk gjeta aty

    Gjate sex-it e dashura gjithmone ka qefe te flase me mua,
    sapo me mori ne telefon nga nje hotel

    Kur une linda doktori i tha babait "na vjen keq beme c'ishte e mundur por ai arriti te dilte"

    Jam aq i shemtuar sa kur iknim me pushime ne plazh prinderit e mi ma mbulonin fytyren me rere

    Me kujtohet kur me rrembyen,i sollen babait gishtin tim te prere dhe i kerkuan 1000leke por ai i tha "me duhen prova me shume"

    Njehere kur une humba diku ne bote pashe nje polic dhe i thashe"a mendon se do ti shoh prinderit e mi perseri " ai ma ktheu "nuk e di djale ka shume vende ku ata mund te fshihen"

    Vajta per vizite te doktori dhe i thashe"doktor sa here shihem ne pasqyre ne vjen per te nzjerre zorret ,c'fare po ndodh keshtu me mua?"ai me tha "nuk e di por shikimin e paske perfekt fare"

    Heren tjeter te doktori,vajta per te marre mjekim se piva nje shishe me valium dhe tentova vetevrasje por ai me dha nje
    shishe raki dhe me tha ik fli gjume

    Mund t'ju them se prinderit e mi me urrenin lodrat e mia ne vaske ishin nje tharese flokesh dhe nje reflektor

    Jam aq i shemtuar .......mamaja vuan nga stomaku.....pasi linda une

    Kur fillova pune ne nje dyqan kafshesh njerezit donin te me blenin per te trembur hajdutat naten

    KUR??????????????????????????????????????????????
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  8. #8
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Denku:


    I lodhur!

    Eci.
    Ec dhe ec dhe sdi ku shkoj...
    Shkova.
    Sdi ku arrita...
    Eci,
    dhe vetem ec.
    Pyes veten?
    Pse po ec?
    Kur do vi dita qe te ngec
    Ngeca.
    Me mire po ecsesa me ngec.
    Vazhdoj kaloj dhe parakaloj
    Me kalojne dhe me parakalojne
    Po une prape i parakaloje
    Dua te ndaloj
    Ec e ngec
    Ec e ngec
    I lodhur......


    Nitroshi:

    Eci
    une eci dhe eci
    une eci pa mbarim
    se i ngjaj babit tim

    une eci pa pertese
    qe heret ne mengjes

    komishinjt me kane zili
    se une eci dhe spi raki

    Ne shkoll une vone kurre nuk shkoj
    edhe trenit ja parakaloj

    Ne malore dhe dishez
    une eci pa pertese

    Nganjehere dhe vrapoj
    po pastaj nis dhe pertoj

    Une eci dhe sndaloj
    vershellej edhe kendoj

    Gjithe dynjaja me ka zili
    eci eci e spi raki


    Keto pra ishin ca te shpejta nga Forumi i vjeter.Shpresoj ti shijoni,asi me te vertete kane qene nisma e asaj ku jemi sot ne kete forum te ri.Si nga ana krijuese........dhe nga ana e debatit

    Se shpejti te tjera do vijojne..........................

    pershendetje!!!!!!!!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  9. #9
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Denku tė lumtė!
    Ti mbajmė gjallė jetėt e kėtyre vargjeve...

    Ju Zgjastė Jeta
    drini.

  10. #10
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    ja dhe nej tjeter nga forumi i vjeter shkruar nga VINI_CO kushtuar Ana O'Neil


    Loti

    Besoi lotit te hidhur te nje mashkulli
    qe rreshqet ngadale ne faqen e tij te parruar
    ai lot eshte nje pjese e zemres se tij te lenduar,
    te dashuruar
    LuM i RrEmByEr

  11. #11
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    ah na ishte njehere .....

    kullaqi

    dhe pastaj forma

    blegerima kuajsh e kapercime higjenike
    mes tymit te cigares. kotesi buze nje liqeni.
    forma, forma, forma, dhe te tjera forma.
    numra telefoni, adresa restorantesh,
    te tjera forma e pastaj kotesi parqesh perseri,
    ose nje dopio espreso tek lokali pa pagese.

    blegerima njerezish dhe buckingham palace.
    uji vezullon ne perendim, e hundeve me bucet
    kujtimi i eres se kripur kur hidhem me koke.
    dielli i brishte i londres me eshte futur nen rroba.
    oh zot sa djeg, oh zot cfare gjallerie, shenoj dy gola.
    edhe kembet me djegin nga rera, apo nga kepucet.
    "no fishing, no diving, no feet in the water",
    dhe nje cift japonez me fjalor perpara,
    perpiqen te pekthejne tabelen.
    "excuse me! got to spare a cigarette please sir"?
    "sorry mate! we're fully staffed at the moment".

    nje aeroplan i luftes se dyte boterore blegeron.
    ne te, nje pilot qe eshte duke bere punen,
    dhe dikush qe paguan kompanine per te provuar
    shkarkesen e adrenalines, kur flututron mbi histori.
    dyqind metra me poshte, eshte londra.
    diku aty jam edhe une, duke mbushur forma.
    ose... "cfare ke qef te behesh kur te rritesh"?
    "un kur te ritem do behem pillot, teta edukatore".
    "sorry mate! I've got nothing going on".
    "you can try the pub at the end of the road".
    sorry mate"! "sorry mate"! "sorry mate"!
    ose... "te hidhem me koke ne thames".

    blegerima e qingjit e kryqi pa te zot.
    jo jo jo jo jo jo jo. e kryqi pa te zot!?
    "ok, boll kerkova sot, te vet ne shtepi njehere".
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  12. #12
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    xheviti niti

    Kur mendimet thuhen e rithuhen, duket se gjeja me me mend qe duhet bere eshte te heshtesh, e pastaj te shohesh tjetrin ne sy per te zhvilluar me te dialogun e vjeter, por kesaj here pa fjale, vetem me veshtrime, vetem me frymarrje. Kollitjet Irlandeze, muret e verdha gjithe njolla, sekondat e fundit te nje filmi pa ze dhe kali i trojes pa harruar HELENEN jane vetevendosur ne orbitatat e tyre dhe sillen pa shkak rreth kotesise se egzistences. Kane kohe qe ato qendrojne aty, vec meje. Mbi vete mbart cdo fragment te se shkuares duke harruar me te rendesishmen, ikjen ,largimin tim.... e keshtu duke qene larg tyre jetoj ne nje bote tjeter me to.
    Ne ditet me diell, (kete e kam vene re qesh kur kam lindur) me merr malli me teper per karrigen time prej kashte dhe per dordolecet qe qendronin rreth saj. Me kujtohet se ne ate kohe kishte me teper gjalleri ne njollat e verdha te kujtimeve te mia. Atyre koheve ulesha mbi karrigen time e teksa luaja me filxhanin e kafese mes duarve ftoja ndonje dordolec te pinte dicka me mua, o ne me te shumten e rasteve i pershendesja per selargu. Ata qendronin stoik ne detyren e tyre, e nganjehere nuk me flisnin fare, pasi keshtu ua donte puna, megjithate nuk ishin te ralla rastet kur vinin e me uleshin perreth per te shijuar ndonje filxhan salep, ose te pakten keshtu me kujtohet.
    Ne djall te vene kujtimet, vec jo te gjitha. Sikur te mundja te fshija prej kujteses te gjitha ato qe me shkaktojne dhimbjen e stomakut (te vjellat) dhe ngjyren e verdhe, me te cilen duket qarte se sa i obsesuar jam.
    Eshte per te qeshur po te mendosh se miku im me i mire ishte i zi sterre dhe aspak i kalter ose roze, megjithate une e dija forte se kishte dhembe te verdhe si kokrra misri. Ai pinte raki me oke e pastaj niste te fliste per nje aventure Ruse qe quhej Maria. Eh sa pak te verteta na qellon te themi ne jete, dhe sa shume mashtrime na qellon te degjojme. Keshtu pra gjysma e jetes eshte gjume, ndersa gjysma e gjysmes se mbetur eshte genjeshter. Gjysma e gjysmes se mbetur nga gjysma eshte cmenduri, e cmbetet nga e tera eshte e vertete. Me besoni per keto qe ju thashe pasi keto nuk ishin genjeshtra, por cmenduri, dhe si te tilla mund te jene edhe te verteta. Ku i dihet.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  13. #13
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    lulka

    ehe akoma vazhdoj ta lexoj
    mitet e thyera
    Isha ulur ne vendin e pare kete rradhe, pa e pare fare te arsyeshme te "vija ne dukje" se me zinte makina. Nuk dukej se Atij i pelqente shume ky kameramani qe sapo kish ardhur me gjithe te birin qe i shembellente deri ne kocke nje shtrengimi te sforcuar per jashteqitje, ndaj dhe nuk i kishte bere "nderet e duhura" per t'i ofruar vendin e pare. Norm sapo kish mberritur nga Montreali; mezi priste te shtinte duart ne negativin e filmit qe kish xhiruar gjate 5 vjeteve te fundit, i gjithi i luajtur ne veri, me vendasit indiane e netet e tyre polare. Teksa llomotiste se ēdo gje ne film ishte e paegzagjeruar qe nga therrja e asaj fokės me dhėmbė gjigande, deri tek goditjet e dy aktorėve kryesorė ne tėmtha per te vendosur kush do martohej me ēupėzėn e fshatit, Norm rrinte rrinte e permendte se kishte vite pa shkelur nė qytetin tonė.
    -Ai frenoi rėndshėm per te shmangur pėrplasjen mbi xham te nje mase te zezė nė fluturim qe krra krra-isi piskatshėm duke u ankuar qė i kishin zėnė korridorin ajror te fluturimit.
    Vetėm ateherė vura rč morinė e korbave qe fluturonin te gjithe ne nje drejtim. Deri nė atė ēast, errėsimin e ajrit perreth meje e kisha justifikuar pjeserisht me xhamat pakėz me ngjyre te makines dhe faktin qe ne kete pjese te qytetit shkoja shume rrallė. Seē kishte nje shije metalike perjashte - te ftohte dhe ēuditerisht te heshtur. E si pėr ta shtuar mė shumė dryshmerine rrethuese, Ai po i tregonte Norm se kish vite qe gjithe korbat e qytetit fluturonin ēdo mbasdite rreth orės pesė per t'u mbledhur ne nje lugine afer vendit qe sapo po linim pas. Djali i vogel po kerkonte pse-tė. Norm filloi t'i shpjegoje se ca gjera jane me te thjeshta nga sa i kujtojme, se Mitet duhen pranuar ashtu siē jane - pa u munduar t'u gjenden rrenjet e shkaku - pa te cilat ne si qenie e kemi te veshtire t'i njohim apo pranojme.
    -Korbat vazhdonin te vinin nga te gjitha anet, ndersa mundohesha me veshtrim te bashkoja drejtimet e tyre ne ate pike te vetme - luginen qe ne imagjinaten time kish veshur nje petk tė zi, prej puplash shkelqyese e butesie zogjsh. Qielli, po binte dhe ai mbi lugine, i parakenaqur per ate dyshek te rehatshem me erėn dehėse te pėrēit, aq te njohur per Qiellin sa kakerdhite e petėzuara nga pesha e Bariut Malkė sa here hidhte gunėn mbi toke e ia kepuste gjumit...
    ...Mė vone, duke kerkuar dhe une pse-te e mia, mesova se lugina dikur kish qene pika e grumbullimit te plehrave te qytetit per vite me rradhe, derisa banoret e rinj qe u shtuan pas luftes, punuan vullnetarisht qe t'i digjnin te gjitha plehrat njehere e mirė duke varrosur perfundimisht begatine qe kish mbajtur korbat e qytetit gjalle...
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  14. #14
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    pseudo-insomnia kullaqi

    kid dung
    pseudo-insomnia
    --------------------------------------------------------------------------------
    kisha nje deshire te zhdukja kohen.
    t'a grisja atje ku
    e shkuara bashkohej me te ardhmen
    e zvarre terhiqnin njera tjetren
    neper kujtime kohesh te paqena
    e synime te paarritura,
    t'a shqyeja atehere kur
    vazhdimesia e ritmit ne kraharor
    behej e padurueshme
    e jehona e cdo rrahjeje
    zgjaste deri pas rrahjes pasardhese.

    kisha nje deshire te perdhunoja.
    te abuzoja te tjere te dobet si une
    e t'i mbushja me frymen e thartuar
    te dyerve te mbyllura
    (por jo per mace e per qen)
    e te mendjeve te hapura hermetikisht,
    te lendoja edhe ata qe me donin
    e qe i doja edhe me shume,
    perfshire edhe veten
    qe me dukej se m'a terhiqnin
    me zinxhire te arte shpresesh te vdekura,
    zinxhire te forte ama.

    kisha nje deshire te mos ekzistoja.
    te shperbehesha mes fjalesh te thena
    e te harroja veten
    ne nje vdekje te thate
    ashtu si te tjeret na harrojne
    e i harrojme ne jete,
    te flija nje gjume pa endrra
    e kur te zgjohesha
    te isha nje top prej mishi
    i mbuluar nga nje lekure pa nerva,
    pa shqisa e pa ndjenja.

    por, kisha edhe nje deshire te permbahesha.
    te kafshoja gjuhen fort
    e te ndukja krahun
    qe t'i terhiqja vemendjen vetes
    derisa te me bucisnin veshet gjak
    e vrere te me lotonin syte.

    u permbajta.
    por deshirat e padeshirueshme
    u kaliten e u fuqizuan aq shume,
    sa qe heren tjeter,
    deshira per t'u permbajtur
    kam frike se nuk do jete e mjaftueshme.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  15. #15
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    nitroshi

    Kushtuar nje te cmenduri.


    Macet ironike dhe brumbujt revolucionar
    luajne hijet ne rruget anemike te Londres.
    Qellimet perpeliten shpresave te njollosura
    te krevatit.
    sperma dhe une ndryshojme vetem nga
    intervalet kohore.
    I qeshem njollave te tavanit dhe
    bickoj pjesen me fatkeqe te vetvetes...
    Ajo jargavitet dhe duke shkrumftuar
    geofmon serish,qelbet e fle.

    Kur henet jane te plota
    vetja mbarset e pi
    Psheretimat ndjekin njera tjetren
    ne rrugen viskoze te deshtimeve
    E une, une ty te thith ne cibukun tim
    e ti rikrijohesh pjelle e shperberjes
    dhe fantazis
    Ti macja ime e kalter
    mos e shiko oren prej rere.
    Dhe mos e mat kohen me sekonda...
    Mate me rrugen qe pershkruan buzet e mia
    per te mberritur ne meridianin tend te nxehte.
    Mate me qetesin time qe edhe monumentet
    krijon me 100 grameshin ngjites.
    Po jam i qete
    edhe pse i pezullt, edhe pse i pakonvertuar.
    E ti,ti ma prish qetesin me ikjet e tua te cmendura..
    Une pi konjak dhe peshurrem ne krevatin e hekurt
    te cmendines, atje ne katin e katert te godines se verdhe.

    Pak me siper je ti
    Pak me poshte
    pak me brenda, me thelle, me nxehte, me terbuar,me epshem.
    I piste une s'reshti se peshurruri
    I mbytur me prapesit e mia une te terheq perfundshem..
    ti renkon e lengezohesh poshte dritave te verdha
    lengezohesh me sy dhe meridiane
    I etur u enda trupit tend.
    I etur, i perbuzur, i tallur.
    Besnik i fatit tim qeros
    O miq
    Betohem sot para jush solemnisht
    Do ta kafshoj Everestin fort ne sup qe tia
    degjoj renkimete cmendura.
    Heee mali renkoka si une.
    Brumbujt dhe merimangat ma treguan rrefenjezen
    e vjeter te bishtukut.
    ishte e vjeter si malli dhe brenga ime per ty.
    Ma hengri lija brengen.
    Ma hengri lija shpresen.
    Tani macet ironike me perbuzin kepucet shojengrena.
    Kloresit e brumbullsise se peste
    tundin antenat para meje
    dhe hane njeri tjetrin.
    Une ty te kerkoj macja ime
    dhe vegjetoj ne kaltersin e godines se verdhe.



    po per kete u merr malli
    Mozaik
    --------------------------------------------------------------------------------
    Kukule magula mesita
    manita kolesot makan
    korsefa korsefa korsefa
    Kolimo niresti pistan

    Kukule magula mesita
    iferton kasema makan
    Korsefa korsefa korsefa
    kertiful magula xhentan
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  16. #16
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    warren pearce

    teme e vjeter
    --------------------------------------------------------------------------------
    me dhembin brinjet
    e nuk mbushem dot me fryme,
    brrylat me dridhen, edhe gjunjet,
    me djerse me mbushen duart
    e nuk qaj dot me beso,
    megjithese me djegin syte.
    me vjen per te vjelle ne mengjes,
    po s'kam ca te vjell se nuk ha me.
    me eshte acaruar shume mishi i dhembeve keto kohet e fundit, por s'po e vras me mendjen.
    ti ishe arsyeja,
    qe une i laja dhembet dy here ne dite,
    qe beja dush perdite,
    rruhesha me shpesh se dy here ne jave
    e qethesha nje here ne muaj.
    tani qe nuk te shoh me,
    me ka marre malli shume
    dhe qelbem ne ere.
    ti ishe arsyeja,
    qe me bente te vija ne pune,
    dhe po ti ishe arsyeja
    qe e lashe punen.
    ti nuk je vetem fiksim,
    je me shume.
    kujton se nuk me ka shkuar mendja te vras edhe veten?
    ti ke qene arsyeja qe me ka ndaluar,
    ose me sakt
    iluzioni se ndonjehere mund te jesh e imja.
    nuk e kuptoj pse po i shkruaj keto fjale dhe s'ti them ne sy?
    mbase prandaj,
    qe mos ti lexosh asnjehere.
    pastaj, pse pak te kam thene une ty?
    vetem nje gje nuk te kam thene.
    te urrej...
    te urrej...
    te urrej...
    na tani, beso te urrejtja
    ne qofte se s'do te besosh tek dashuria.
    po ti s'do e marresh asnjehere vesh kete.
    "apo jo miku im, ajo s'do e marri vesh asnjehere kete?"
    dhe une ndihem krenar
    qe kam hyre ne listen
    e atyre qe te deshen.
    dhe ndoshta edhe do i flasesh
    gjynahqarit te rradhes per mua.
    ndoshta edhe do e kuptosh
    nje dite, se dashuria ekziston,
    por une nuk ta uroj.
    jo jo, nuk ta uroj.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  17. #17
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Qyfo nga forumi i ri...
    Te gjithe fabulo-poezine mund ta gjeni
    duke kerkuar fjalen "lajthicka" tek ky forum!


    ...“Oh u LAJTHITSH ti – bertiti nena Vjose -
    te hengert ujku si te egren dose.
    Se na trembe kalamaqer e te rritur bashke
    nuk na le te gezojme as Pashke”

    Qe atehere ne fshatin myzeqar
    Kur dilte ndonje rob i marre
    I LAJTHITUR i thonin, ashtu si “kesulkuqja”
    dhe e linin te endej rrugeve te gurta!!!...


    p.s. ju te dy do vdisni nga Nostalgjia dhe nuk do e merrni vesh, per denkun dhe katan e kam (ku ka dy ka vend dhe per tre..kater, pese e me shume)

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Shume te bukura Denku vargjet e zgjedhura.
    Pune dhe ide e mire.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  19. #19
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Pune shume e mire Denku!
    Je krye djal,i palodhur si gjithmon dhe nostalgjik si gjithmon dhe puntor si gjithmon,me kete teme i hape rrugen shume perlave te shkrimtarise shqiptare dhe te huaj.Forumi i vjeter ishte yll
    ata te pakte qe shkruanin atje ishte per te ardhur keq qe u humbisnin punet ne nje faqe interneti po do tu vije koha qe do ti ndjekim nga mbrapa per tu kerkuar autograf dhe do na vije mire e do krenohemi qe i kemi njohur dikur.

    Me respekt dhe i falenderoj te gjithe!!!!!


    p.s.denk,i thashe Lalit ta beje gati litarin.
    Discover me like emptiness.......

  20. #20
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Ke te drejte Fiori,mund edhe te vdese nga nostalgjia.Madje tek varri do shkruhet:

    Ketu prehet nje romantik
    edhe pse njeri me tik
    Pa na ishte nostalgjik
    jeten e shihte si nje llastik


    Hahahahaa Dime!

    Katana po ti ca do shkruash?

    pershendetje!!!!!!!!!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga denku : 21-03-2003 mė 09:59
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Filmat e Kinostudjos - Nostalgji
    Nga rezi_Mynihut nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 28-07-2021, 17:29
  2. Ndihmoni njėri tjetrin
    Nga hiedi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 513
    Postimi i Fundit: 23-06-2019, 15:48
  3. Nostalgji Adoleshence-Brezi 1975-1985
    Nga PINK nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 09:07
  4. Nostalgji
    Nga Darius nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 12-03-2009, 14:43
  5. Nostalgji
    Nga Leila nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-08-2006, 12:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •