Nostalgji letrare nga forumi i vjeter.
Postuar nga Henri:
Ra
--------------------------------------------------------------------------------
Ti e njeh lirine tende
. dhe tkurresh
Largohesh me duart zgjatur nga une
Sikur nuk do te ikesh....
-ME zbehesh me shume
Tretesh deri ne palce
. mehitesh
Ne xhepat e sterthella te pervojave te mia
ēliroj fijen e ngecur diku, te bere gogėl
nga zgjedhjet rastesore
Bulēite m'i mbush vreri yt i sheqerte:
-Ajo nuk di te genjeje, eshte e embel ajo
. e lehte!
ME zene teshtimat zinxhir
. ndersa tkurresh!
Postuar nga Dikeafajtore:
Digjen mendimet ne heshtjen e mbremjes...
--------------------------------------------------------------------------------
Digjen mendimet ne heshtjen e mbremjes
Si dikur, ne mesjete heretiket
Dhe turma e deshirave rrenqethet ne dhembje
Kaperthyer keqas me friken
E cuditshme! Ska me lote, eshte thare gjithcka
Kane ikur pergjithnje, jane tretur
Shpresa te mekura qe lahen me kot
Ne ujerat e detit te vdekur
Perpiqen te ngrohen ne hirin e nxehte
Pa mundur te zgjohen me fryme
Merzia dhe vdekja padronet e botes
Me thonj I mbyten ne gjume
Por do zgjohem nje mengjes me shpirt te ri,
Pa frike, droje e dilemma,
Ne nje tjeter jete qe as vete se di,
Ku padrone te jete Zemra
Perseri nga Henri:
'Ngjes shpirt
--------------------------------------------------------------------------------
Hesht, se do me ēmendesh shume shpejt
e nė marazin tim do t'ndihesh larė
nen flegren time do te t'zerė i dimrit gjume
ne mishra gjaku vajshem do t'jete tharė,
M'i kafsho fjalet, udhen mos i ler
nė mė te zezėn natė ta kaptojnė
shtrėngoma fytin, te ma mbysė gulēimėn
dhe ajrin rob ta bėjė ne kraheror.
Se te drobitur heshtja me la sonte
dhe syte m'i lidhi makthi i harrimit
e nė e futsha brengen brenda, neser
lehonė do gdhihem me faren e dyshimit
Dikeafajtore:
Dege e kumbulles renduar nga bora....
--------------------------------------------------------------------------------
Dege e kumbulles renduar nga bora
Sec trokiti lehte mbi xhamin tim
Mua befas mu kujtua nena
Kur me zgjonte heret ne agim
Ky mengjes I sotem, gri, i lagesht
Bryme e ngrire ne udhe e ne mendime
Si nje nape hollake dhe e akullt
Ma tronditi keq kujtesen time
Shpejt harrova ditet e veshtira
Kur mjerimi ulur rri ne fron
Por ndodh shpesh kur neteve pa gjume
Vjen nje ankth e fytin ma shtrengon
Mblidhem kruspull, pres nje dore te dashur
Te mi largoje makthet dhe dyshimet
Jam si foshnje e trembur ato caste
Dua vetem fjale te nenes sime:
-Ngrehu, bir, se dielli u ngjit lart
Zgjohu, shpirt, se zogjte ia thirren kenges
Dege e kumbulles qe troket mbi xham
Sec me ngjan si dore e bardhe e nenes
Krijoni Kontakt