Rëndësia e Teuhidit dhe pasojat e këqija të neglizhencës'Durus min el-Kur'an el-Kerim' -fq. 5-11, shejh Salih el Feuzan
Përktheu: Seladin Musa
Me emrin e Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut.
Në vazhdim:
Ka shumë njerëz që thonë: ''Çfarë po ndodh me ju? Pse ju përqëndroheni gjithnjë në Teuhid dhe flisni kaq shpesh për të? A nuk po shihni se muslimanët tani janë në një situatë të keqe? Shumë prej tyre vriten dhe ata duhet të ikin dhe ndiqen nga vendet e pabesimtarëve -dhe ju flisni rreth Teuhidit?''
Përgjigjja jonë është, e me Allahun qëndron suksesi: Teuhidi është bazë mbi të cilin është themeluar kjo fe. Nëse ne përqëndrohemi në këtë, kjo do të thotë të përqëndrohemi në thelbin. Nëse ne do të meditojmë mbi Kur'anin fisnik, ne do të përcaktojmë, se ai vazhdimisht thekson aspektet e Teuhidit, aq shumë, sa nuk ekziston asnjë sure e vetme në Kuran, në të cilën nuk është përmendur Teuhidi. Kur'ani e përmend Teuhidin, shpjegon atë dhe na ndalon gjithçka e cila është në kundërshtim me Teuhidin apo mund të dëmtojë atë.
Imam Ibn el-Kajjim, i cili dikur ka thënë: ''I gjithë Kur'ani sillet rreth Teuhidit, sepse ai përbëhet vetëm nga pikat në vijim:
-Informacion rreth Allahut dhe konfirmimi i atributeve dhe emrin e Allahut, - ky është Teuhidi, për të cilën ne duhet të dimë (mësojmë) rreth tij, i quajtur 'Teuhid Esma ue Sifat'
-Urdhëri që ne të adhurojm vetëm Allahun dhe mos t'i shoqërojm Atij asnjë shokë, ky është Teuhidi, të cilin ne vetë duhet të vëmë në praktikë (vepër), i quajtur 'Tehuid Uluhije'
-Urdhëri që ne duhet të pasojm Allahun dhe të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu ue sel-lem); dhe ndalesa (harami) është mosbindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, -këto janë rrugët, se si Teuhidi realizohet dhe kompletohet.
-Informacion mbi atë çfarë Allahu ka përgatitur për njerëzit e Teuhidit, domethënë kënaqësi, sukses, shpengim dhe triumf në jetën e kësaj bote dhe botës tjetër. Gjithashtu informacion mbi dënimet, të cilët janë duke pritur për njerëzit e shirkut në këtë botë dhe vuajtjes së përjetshme, që përgaditet për ta në zjarrin e Xhehnnemit. E para është për ata që e zbatojn Teuhidin dhe e fundit për ata që nuk e bëjn (nuk e zbatojn Teuhidin ).'' (Shih ''Medarixhus-Salikin'' (3/468)
Vijon...
Krijoni Kontakt