Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Thirrje Islame
    Anëtarësuar
    28-01-2012
    Vendndodhja
    Në tokën e gjërë të Allahut
    Postime
    52

    Rëndësia e Teuhidit dhe pasojat e këqija të neglizhencës

    Rëndësia e Teuhidit dhe pasojat e këqija të neglizhencës
    'Durus min el-Kur'an el-Kerim' -fq. 5-11, shejh Salih el Feuzan
    Përktheu: Seladin Musa


    Me emrin e Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut.

    Në vazhdim:

    Ka shumë njerëz që thonë: ''Çfarë po ndodh me ju? Pse ju përqëndroheni gjithnjë në Teuhid dhe flisni kaq shpesh për të? A nuk po shihni se muslimanët tani janë në një situatë të keqe? Shumë prej tyre vriten dhe ata duhet të ikin dhe ndiqen nga vendet e pabesimtarëve -dhe ju flisni rreth Teuhidit?''

    Përgjigjja jonë është, e me Allahun qëndron suksesi: Teuhidi është bazë mbi të cilin është themeluar kjo fe. Nëse ne përqëndrohemi në këtë, kjo do të thotë të përqëndrohemi në thelbin. Nëse ne do të meditojmë mbi Kur'anin fisnik, ne do të përcaktojmë, se ai vazhdimisht thekson aspektet e Teuhidit, aq shumë, sa nuk ekziston asnjë sure e vetme në Kuran, në të cilën nuk është përmendur Teuhidi. Kur'ani e përmend Teuhidin, shpjegon atë dhe na ndalon gjithçka e cila është në kundërshtim me Teuhidin apo mund të dëmtojë atë.

    Imam Ibn el-Kajjim, i cili dikur ka thënë: ''I gjithë Kur'ani sillet rreth Teuhidit, sepse ai përbëhet vetëm nga pikat në vijim:

    -Informacion rreth Allahut dhe konfirmimi i atributeve dhe emrin e Allahut, - ky është Teuhidi, për të cilën ne duhet të dimë (mësojmë) rreth tij, i quajtur 'Teuhid Esma ue Sifat'

    -Urdhëri që ne të adhurojm vetëm Allahun dhe mos t'i shoqërojm Atij asnjë shokë, ky është Teuhidi, të cilin ne vetë duhet të vëmë në praktikë (vepër), i quajtur 'Tehuid Uluhije'

    -Urdhëri që ne duhet të pasojm Allahun dhe të Dërguarin e Tij (sal-lAllahu ue sel-lem); dhe ndalesa (harami) është mosbindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, -këto janë rrugët, se si Teuhidi realizohet dhe kompletohet.

    -Informacion mbi atë çfarë Allahu ka përgatitur për njerëzit e Teuhidit, domethënë kënaqësi, sukses, shpengim dhe triumf në jetën e kësaj bote dhe botës tjetër. Gjithashtu informacion mbi dënimet, të cilët janë duke pritur për njerëzit e shirkut në këtë botë dhe vuajtjes së përjetshme, që përgaditet për ta në zjarrin e Xhehnnemit. E para është për ata që e zbatojn Teuhidin dhe e fundit për ata që nuk e bëjn (nuk e zbatojn Teuhidin ).''
    (Shih ''Medarixhus-Salikin'' (3/468)

    Vijon...
    'Cdo njëri është peng i veprave të veta.' (Tur,21)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Thirrje Islame
    Anëtarësuar
    28-01-2012
    Vendndodhja
    Në tokën e gjërë të Allahut
    Postime
    52
    Prandaj, i gjithë Kur'ani sillet rreth Teuhidit. Nëse mendojm mbi suret të cilat janë shpallur në Meke, do të përcaktojmë (vërejmë) se shumica e tyre përqëndrohen tërësisht në Teuhid. Kjo për shkak se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) qëndroji 13 vjet në Meke duke ftuar vetëm për tek Teuhidi dhe duke paralajmëruar prej Shirkut.

    Shumica dërrmuese e obligimeve fetare, si zekati, agjerimi, haxhi, çështjet e haramit dhe hallallit, transaksionet tregtare etj., janë shpallur pas hixhretit (emigrimit) në Medine. Legjislacioni i namazit është një përjashtim në këtë, sepse ai është bërë i obligueshëm kur Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte ende në Mekke, dhe pikërisht në natën e Miraxhit, kur ai shkoi në Jeruzalem gjatë natës, por kjo ishte pak para hixhretit. (Ashtu siç gjendet në transmetimet mutevir ''Udhëtimi i natës (Miraxhi)'', shih transmetimet ehad nga Enesi tek Buhari kapitulli i Teuhidit (Kapitulli 37, Hadith #7517) (13/583) dhe Muslim kapitulli i Imanit (Kapitulli 74, Hadith #162))

    Pjesa kryesore e sureve, të cilat Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i janë shpallur para hixhretit, përqëndrohen tërësisht në Teuhid, me të cilën tregohej, sesa e rëndësishme është kjo temë. Më pas, obligimet fetare janë shpallur vetëm atëherë kur u prezantua Teuhidi dhe gjeti vend në zemrat e njerëzve dhe Akidja e saktë kishte hedhur rrënjet. Sepse me të vërtetë, veprat e mira nuk do të pranohen pa Teuhid dhe ato nuk mund të ekzistojnë pa Teuhid si themel.

    Kurani tregon, se të gjithë të Dërguarit filluan misionin e tyre duke i ftuar njerëzit në Teuhid, para se ata të predikonin diçka tjetër, siç thotë Allahu: ''Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largonu djajve (adhurimit të tyre)!'' (En Nahl, ajeti 36)

    Allahu gjithashtu thotë: ''Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!'' (El Enbija, ajeti 25)

    Po ashtu çdo Profet i tha popullit të tij: “O populli im, adhurone Allahun (një), ju nuk keni Zot tjetër pos Tij.'' (El A´raf, ajeti 85)

    Vijon...
    'Cdo njëri është peng i veprave të veta.' (Tur,21)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •