Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Regjistrim elektronik per pronat e paluajtshme

    Prej disa muajsh hipoteka, nė kuadėr tė njė projekti me Bankėn Botėrore pėr regjistrimin nga e para tė pronave tė paluajtshme, pėr t’i pėrfshirė nė sistemim elektronik, po avancon nė disa rajone tė vendit. Pas Ksamilit, tashmė radhėn e ka qyteti bregdetar i Durrėsit, ndėrsa mė pas do vijohet me Fierin. Nė vijim tė ndėrtimit tė Sistemit tė Ri tė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar tė Pasurive tė Paluajtshme pėr Zonat Kadastrale Nr. 8514 tė qytetit tė Durrėsit dhe Nr. 8534, tė qytetit tė Fierit. Ky afishim bėhet respektivisht nė territorin e Zonės Kadastrale Nr. 8514, saktėsisht nė adresėn, rruga “Hafiz Podgorica”, Pallati “Niko” sh. p. k, pėrballė ZRPP-sė Durrės dhe nė territorin e Zonės Kadastrale Nr. 8534, saktėsisht nė adresėn, Lagjja “Apolonia”, Rruga “Xox Andoni” pranė zyrave tė rajoneve Fier.

    Periudha e Afishimit Publik do tė vazhdojė 45 ditė kalendarike dhe pėrfundon nė javėn e tretė tė muajit korrik. Drejtuesit e hipotekės bėjnė tė ditur se, tė gjitha subjektet private dhe shtetėrore qė kanė tė drejta pronėsie, ose tė drejta tė tjera reale mbi pasuritė e paluajtshme nė Zonėn Kadastrale Nr. 8514, Durrės dhe Zonėn Kadastrale Nr. 8534 Fier, kanė tė drejtė tė verifikojnė Regjistrimin Fillestar tė pasurive tė tyre.

    Nė kėtė fazė tė kėtij procesi, ėshtė i rėndėsishėm bashkėpunimi i ngushtė i tė gjithė personave, qė kanė tė drejtė mbi pasurinė, me ekspertėt, duke verifikuar tė dhėnat nė listat e afishuara.

    Nė rast se gjatė kėsaj faze konstatohen mangėsi nė informacionin e afishuar, atėherė pronari, si dhe personat qė kanė interesa tė tjera mbi pasurinė, duhet tė bėjnė plotėsimet e nevojshme dhe t’i paraqesin vetė ato, brenda afatit tė afishimit publik, nė ambientin e afishimit, pranė specialistėve tė ngarkuar me kėtė detyrė respektivisht te Zyra Vendore e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme tė Durrėsit dhe Fierit.

    Tė gjitha pretendimet do tė shqyrtohen dhe do tė paraqiten nė listat e afishuara brenda periudhės sė afishimit publik.

    “Procesi i Regjistrimit Fillestar ėshtė FALAS pėr tė gjithė pronarėt dhe personat qė kanė tė drejta mbi pasuritė e paluajtshme”, bėn tė ditur zyra qendrore e regjistrimit tė pronės sė paluajtshme. Sakaq, procesi qė ka nisur me kohė nė Tiranė pritet tė mbyllet shumė shpejt.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Me ne fund ej...se lame nam
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •