Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Gjykata: Tahiri, 5 mln lekë fëmijëve të Berishës

    Tahiri fton Arvizun në procesin kundër fëmijëve të Berishës


    TIRANE – Deputeti socialist, Saimir Tahiri, i ka shkruar një letër ambasadorit amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, përmes së cilës e fton që të marrë pjesë në seancën mbyllëse të procesit gjyqësor ku është i pandehur për shpifje pas një padie nga fëmijët e Kryeministrit Berisha. Këta të fundit janë cilësuar nga Tahiri si të përfshirë në korrupsion dhe për këtë kanë kërkuar një dëmshpërblim prej 8 milionë lekësh.

    Në letrën e tij drejtuar kreut të diplomacisë amerikanë në Tiranë, Tahiri ka bërë një përbledhje të problemeve që ka hasur gjatë këtij procesi, për të cilat ka folur shpesh edhe në media. Ai ka akuzuar gjykatësin e procesit se bën avokatin e fëmijëve të Kryeministrit dhe nuk e lejon që të paraqesë provat në favor të mbrojtjes së tij. “Në gjykimin tim, gjyqe të tilla, kundër meje apo kolegëve të mi, nuk janë asgjë më tepër sesa një instrument tjetër që synon të na ndalojë të ngremë zërin për korrupsionin, skandalet dhe aferat e atyre që kanë sot pushtetin në Shqipëri”, ka shkruar Tahiri.

    “Unë besoj në këtë gjyq – shpjegon deputeti i PS - procesi është shumë më i rëndësishme sesa dënimi apo pafajësia ime personale. Për këtë arsye Ju ftoj të merrni pjesë në seancën mbyllëse të këtij gjyqi, që të bëheni edhe Ju dëshmitar i njërit prej atyre që quhen gjyqe të lira dhe të ndershme në Shqipëri”.

    (im/shqiptarja.com)
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 18-06-2012 më 16:51
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    "Me mire nje mik se nje ciflig"

    si strategji pune nuk eshte e gabuar .... ndoshta prania e ambasadorit do ta beje gjyqtarin qe te jete "shume i ekuilibruar" ne dhenien e vendimit dhe Tahiri do te shpetoje nga shitja e shtepise per te paguar gjoben 80 miliona leke te vjetra .....

    kane thene te vjeterit : "Me mire nje mik se nje ciflig"


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 18-06-2012 më 16:59
    "They will not control us, We will be victorious"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tahir shpifsi u mesua keq..

    cdo dite prodhon shpifje e duke shpifur ben terpjete ne ps.
    pra kush shpif me shume shkon lart e me lart ne seli roze..

    vet kryetari i selirozes eshte nje mjeshter kryeshpifes..
    bravo gjykata qe i ka dhen nje mesim ketij pocaqie.. ketij kapobande qe organizoj masakren e 21 janarit..
    qe organizoj "ambulancat" misterioze qe vinin per te psonisur te vraret e kerkuar nga shtabi..
    tahiri..surrat pisi me i madh ne shqiperi..

    a lihet shqiperia ne dor te Tahirit?

    e tmerrshme..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Tahiri mor ti brar, e frekuenton shume ambasaden prandaj mos te duket cudi......
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    si strategji pune nuk eshte e gabuar .... ndoshta prania e ambasadorit do ta beje gjyqtarin qe te jete "shume i ekuilibruar" ne dhenien e vendimit dhe Tahiri do te shpetoje nga shitja e shtepise per te paguar gjoben 80 miliona leke te vjetra .....

    kane thene te vjeterit : "Me mire nje mik se nje ciflig"


    .
    Ai eshte multi milioner socialist keshtu qe 80 milingona as qe i ve ne kandar....
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Ai eshte multi milioner socialist keshtu qe 80 milingona as qe i ve ne kandar....
    haha mir ti behet si mero bazi me tosin per shpifje..nuk mund te akuzosh dike pa prova..

    car llapazoni qi esht u shkriva tu qesh kur i tha olldashit per 1 stilolaps 1ooo euro
    cer gallate sokoli u hutua fare na mer mere i tha...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tahiri u be shpifarak profesionist.
    kaq i ri kaq i felliqur.

    .

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Tahiri eshte "poster child" (femija model) i PS se drejtuar nga Edi Rama. Nje njeri qe nuk ka as integritet, as ndonje intelekt, as nuk njeh etiken minimale te ligjerates politike. Por kjo nuk e pengon ate qe te arrije majat e drejtimit te PS se Edi Rames. Merita e Tahirit, e shume si ai, eshte qe sa here Edi Rames i duhen zagare qe lehin poshte e lart, leshon Tahirin. Dhe Tahiri fillon e leh e vjell nga goja te gjitha shpifjet e te keqijat per kundershtaret e Rames, pasi ai eshte qellimi i "politikes" se tij: mbaj neper goje Berishen e femijet e tij, qe ti bej qejfin Edi Rames!

    Kur femijet e Berishes e hedhin ne gjyq per shpifje, ky ben nje gje akoma me "mendjendritur": fton ambasadorin amerikan, qe te marri pjese ne sallen e gjyqit, e te degjoje "se sa mire di te leh une". Kuptohet, ne mendjen e Tahirit ato te lehura e ai vrer jane kontributi i tij i madh per PS, qe e ngriten edhe ne pozitat qe eshte sot. Por nuk arrin te kuptoje qe ambasadori amerikan e njeh kryeministrin e familjen e tij me dhembe e me dhemballe, ashtu sic njeh gjithe klasen politike ne vend, per te cilen ka raportuar edhe ne Washington. Dhe ambasadori amerikan nuk ka se si te merret me lehjet e Tahirit e kompani.

    Sic e thashe edhe me lart, duhet te largoheshin te gjithe Prof. Dr. nga PS, ne menyre qe tu benin vend Ramave e Tahirave me kompani, qe nuk llogariten as ne rangun e intelektualeve te thjeshte, e jo me njerez qe mund te drejtojne partine me te madhe te opozites ne vend. Jane keta njerez qe e degjenerojne politiken shqiptare ne sulme personale e familjare, e jo ne nje shkembim idesh e alternativash per problemet qe has vendi.

    Keshtu Tahiro, pasi te mbarosh me te lehurat ne gjyq, beji ndonje ftese ambasadorit per ndonje takim me elektoratin socialist te Tiranes, ku do te diskutoni mbi "programin" dhe "politikat e PS" per problemet qe has vendi. As shqiptareve e as te huajve nuk iu interesojne fjalet tuaja bajate.

    Albo

  9. #9
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Po ka ndonjë shpifës dhe telendar profesionist në Shqipëri ai është vetëm një dhe i pa aritshëm.

    Madhëria e Tijë zoti Sali Berishaaaaaa.

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    a ka pranuar arvizu per tu bere "shehit" i tahirit?

    lapangjoza deputete ...

    me mire te me kishte ftue mue ... ose edhe ndonji nga keta zombite do(bi)çe ...

  11. #11
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Se kuptoj pse ja dergojne Arvizuse ? Kane marre tmerr nga prokuroria edvinisto-ruçisto-puçiste?
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Gjykata: Tahiri, 5 mln lekë fëmijëve të Berishës

    TIRANE- Gjykata e Tiranës ka vendosur sot te denoje me gjobe 5 milione leke deputetin e PS-se, Saimir Tahiri per fyerje dhe shpifje ndaj femijeve te kryeministrit, Shkelzen dhe Argita Berisha.

    Sipas vendimit, Tahiri duhet t’i paguaje nga 2.5 milionë lekë secilit prej paditesve, Argites dhe Shkelzenit.

    “Une nuk do hesht kurre…Kjo eshte pak, por e sigurte. Fjala e lire vlen me shume se gjoba qe me dha Gjykata duke folur me gojen e Shkelzenit dhe Argites”. Keshtu shkruan ne profilin e tij ne FB, Tahiri vetem pak kohe pas komunikimit te vendimit te gjykates.

    Sipas tij denimi i sotem eshte i gjykates, por jo i drejtesuse. “Nje Gjyqtar qe nuk iu shmang dot frikes dhe nenshtrimit, pranoi padine e Argita dhe Shkelzen Berishes, e me denoi me 50 Milion Leke”- shkruan me tej ai, duke akuzuar sistemin e korruptuar te drejtesise vene nen presion nga pushteti i familjes.

    Panorama

  13. #13
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Oopppssss qenka 50 milinone Leke me i varfer Sajmir Tahiri.


    E ftoj Argiten dhe Shkelzen Berishen qe 50 milion Leket t'ja japin shtepise se femijeve jetime Zyber Hallulli.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Kur PS ti hipe gomarit te pushtetit ("kjo do te ndodhe kur Salii te jape dorheqje ne menyre te vullnetshme") ky vendim do te hidhet poshte, dhe Sajmir gores di ti kthehen llocat si dhe nje demshperblim per psikoze te lenduar, efekte te renduara psikologjike me pasoja qe e ka bere te jete me llapaqen se para gjobes etj. Gjyqtari do te ngrihet ne pozite duke dhene sherbimin e tij ne rrethin e bukur te Pukes.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  15. #15
    Do kete bere akuza pa prova fare perderisa gjykatat i kontrollon PS dhe prap i kane dhene gjobe.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pano rama


    --------

    Gjykata: Tahiri, 5 mln lekë fëmijëve të Berishës




    Lajmi i Fundite Hënë, Qershor 25th, 2012


    Sajmir Tahiri

    TIRANE- Gjykata e Tiranës ka vendosur sot te denoje me gjobe 5 milione leke deputetin e PS-se, Saimir Tahiri per fyerje dhe shpifje ndaj femijeve te kryeministrit, Shkelzen dhe Argita Berisha.

    Sipas vendimit, Tahiri duhet t’i paguaje nga 2.5 milionë lekë secilit prej paditesve, Argites dhe Shkelzenit.

    “Une nuk do hesht kurre…Kjo eshte pak, por e sigurte. Fjala e lire vlen me shume se gjoba qe me dha Gjykata duke folur me gojen e Shkelzenit dhe Argites”. Keshtu shkruan ne profilin e tij ne FB, Tahiri vetem pak kohe pas komunikimit te vendimit te gjykates.

    Sipas tij denimi i sotem eshte i gjykates, por jo i drejtesuse. “Nje Gjyqtar qe nuk iu shmang dot frikes dhe nenshtrimit, pranoi padine e Argita dhe Shkelzen Berishes, e me denoi me 50 Milion Leke”- shkruan me tej ai, duke akuzuar sistemin e korruptuar te drejtesise vene nen presion nga pushteti i familjes.







    18 Komente per “Gjykata: Tahiri, 5 mln lekë fëmijëve të Berishës”


    Mos i jep gojes
    25 Qershor, 2012 - 14:41



    Kije mire me shokun Edvin Rama qe te te paguaje gjoben

    Përgjigjjuni



    fede
    25 Qershor, 2012 - 14:46



    hahahah lum si na…

    Përgjigjjuni



    Deda
    25 Qershor, 2012 - 15:07



    Nuk besoj se do te zene mend soji i shpifesve si Tahiri, Balla e te tjere deputete socialiste me gjoba 2.5 milione lekesh. Kryeshpifesi Rama ka nen hyqmin e tij me dhjetra multimilionere (eurosh e jo lekesh) qe i derdhin shumefishin e ketyre parave deri ne SHBA per te lobuar mbi vlerat e socializmit shqiptar e jo me per te paguar disa mijra euro per keta soj lehesish.

    Përgjigjjuni



    MERGIMTARI
    25 Qershor, 2012 - 15:09



    JAN BIJT E MBRETIT TE SHQIPTAREVE E NUK DUHET TE THUHET KEQ PER TA SE JU PRET E NJEJTA PUN SI SAJMIRIN PO TASH EDHE PER NJA 50 HER MA SHUM SE JU DUHEN PARA FEMIVE TE BRETIT TURP TURP PER GJYKATSIT E SHQIPRIS TURP

    Përgjigjjuni


    albani
    25 Qershor, 2012 - 17:36



    o mergimtaro boni ysmet mergimit ti re ……

    Përgjigjjuni



    sojliu i Servantesit
    25 Qershor, 2012 - 18:29



    Zakonisht, të mërguarit nuk dinë c`farë ndodh në shtëpinë e tyre ,prandaj duhet të jenë të kujdesshëm në dhënien e opinionit për diçka……………

    Përgjigjjuni




    fatmiri
    25 Qershor, 2012 - 15:11



    Deri sa ta kete ne dore Shqiperine saliu do te tallet me te gjithe shqiptaret.

    Përgjigjjuni



    HAsani
    25 Qershor, 2012 - 15:44



    Nuk eshte pa vend ajo shprehja popullore “goja llap e shpina dap”. Mos e lesho here tjeter gojen pa coban. Kohet e fundit ke filluar te flasesh pak si shume sikur ti je koka e kombit. Prandaj leri denglat e beje opoziten per problemet qe shqetesojne elektoratin qe te ka zgjedhur e mos u merr me ceshtje individuale e me jeten e te tjereve. Nese je i sigurte se njeri apo tjetri i ka vene pasurine ne menyre te padrejte ka rruge ligjore per ta zgjidhur ate problem e jo te dalesh neper trotuare e te akuzosh si te te doje cejfi.

    Përgjigjjuni



    niko
    25 Qershor, 2012 - 16:27



    beje pushim kete jave mos caj koke partia paguan javen tjeter e di vete ti fillo e shaj prape ,deri sa ti mbarohen parate partise ,ti ke vendosur ti besh me lek kundershtaret mire e ke menduar ,ne fakt eshte partia tende qe e ka menduar kete sepse nuk je vetem ti qe ben kete pune,por ato qe thua mbas vendimit jane budalleqe jo sikur ta kene bere me hile ,jo sikur nuk do ta mbyllesh gojen e te tjera budalleqe si keto tregojne qe nuk je burre ai qe shan mban fjalen ai qe e kupton gabimin kerkon te falur,ti nuk i ben keto sepse dukesh je fusharak..

    Përgjigjjuni



    Qytetari i Tiranes
    25 Qershor, 2012 - 16:40



    Keshtu kur lexon fjalimin e shefit, pa e pare permbajtjen

    Përgjigjjuni



    Qytetari i Tiranes
    25 Qershor, 2012 - 16:58



    Mos i nxirr kaq zbuluar qengjat e mjere socialste perballe ujkut te bjeshkeve, z Rama!!!!!!!!

    Përgjigjjuni



    ligji
    25 Qershor, 2012 - 17:44



    Tahiri,Ball,Brace e shoke mendojne se te bejsh politike mjafto te genjejsh e te shpifesh per kundershtaret.Kaq kuptojne ata me politiken.I keni degjuar ndonjehere te diskutojne apo te japin mendim per ndonje problem te rendesishem?kurre,vetem shpifje,shere e grindje ne parlament e kudo.
    Kam nje sygjerimemijet e Berishes dhe kushdo tjeter qe perfiton para nga gjobat per shpifje ,qe u vihen keture shpifarakeve ti dhuroi publikisht per ndihme shoqatave bamirse…

    Përgjigjjuni



    Sami Malluta
    25 Qershor, 2012 - 18:16



    Edhe kur je fajtor,askush nuk mund te te denoje pa prova ,si para vitit 1990.
    Kane ikur ato kohe.Por nje gje eshte harruar,ajo qe,Partia i denonte thashethemexhinjte.Thashethemet,konsideroheshin shfaqje e huaj.
    Ky lajm,ne kategorine e tije,eshte kthyer ne fenomen.Me efekte levizja gjithcka e qellimi asgje.
    Si konkluzion,mund te thuhet se,kemi te bejme me nje opozite inproduktive,qe cdo dite e me shume po zhgenjen opinionin shqiptar.
    Asnje shoqerie nuk i intereson te kete nje opozite kaq te papregatitur,e cila nuk mund te loze rolin e katalizatorit ne mireqeverisjen e vendit.

    Përgjigjjuni



    sojliu i Servantesit
    25 Qershor, 2012 - 18:31



    Z.Tahiri!
    Shërbeji vetes tënde ,jo sharlatanit E.Rama….

    Përgjigjjuni



    Zuli
    25 Qershor, 2012 - 18:43



    Mergimtar po tu dhimbs ky psio dergoja me westerunion leket se si. Te lehish. Shum e han

    Përgjigjjuni



    jani
    25 Qershor, 2012 - 20:16



    Ore sa ju dhimsen femijet e Berishes,sikur ata po gjobiten? Allah allah,cfar mban kjo toke.Mendoja se do kishte pak drejtesi,po keta lloj gjyqetaresh paskan mbaruar te gjithe Shkollen te Plepat.Durim,bej durim o njeri se dardha e ka bishtin mbrapa,apo harrove?.

    Përgjigjjuni



    Baca
    25 Qershor, 2012 - 21:20



    Niveli i gjykimeve te disa tipave injorante arrin derri aty sa quan shpifje gerdecin,i cili ka ndodhur realisht dhe ka 26 te vrare,por keta nuk hyjne ne prove se keshtu do “mbreti”

    Përgjigjjuni



    ligji
    25 Qershor, 2012 - 21:32

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga cool_shqype Lexo Postimin
    Ai eshte multi milioner socialist keshtu qe 80 milingona as qe i ve ne kandar....
    PS e ka Mirin Tahirin shume te cmuar dhe nuk do e lere te behet fukara. Aq e madhe sa eshte PS ja, sikur nga 200 leke te vjetra te vene gjithe anetaret per solidaritet , dhe Tahiri ka te haje perseri neser.
    Une propozoj qe te hapim nje llogari bankare ne ndihme te Saimir Tahirit dhe aty Sajmiri do shohe se sa perkrahje ka ne popull e ne elektorat.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    PS e ka Mirin Tahirin shume te cmuar dhe nuk do e lere te behet fukara. Aq e madhe sa eshte PS ja, sikur nga 200 leke te vjetra te vene gjithe anetaret per solidaritet , dhe Tahiri ka te haje perseri neser.
    Une propozoj qe te hapim nje llogari bankare ne ndihme te Saimir Tahirit dhe aty Sajmiri do shohe se sa perkrahje ka ne popull e ne elektorat.
    Hallall e ke nji birr Korca o doktor......tregove shpirtin e bute dhe zemren e gjere me kete propozim......hape ti llogarine te banka R.......n, vene numrin te www.... dhe i qitem paret per tenorin Sa i miri - Ta hiri dhe grupin "Kori i Bajlozit" si dhe per no 1 jave pushime ne Ksamil.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  19. #19
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    Tahiri fton Arvizun në procesin kundër fëmijëve të Berishës


    TIRANE – Deputeti socialist, Saimir Tahiri, i ka shkruar një letër ambasadorit amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, përmes së cilës e fton që të marrë pjesë në seancën mbyllëse të procesit gjyqësor ku është i pandehur për shpifje pas një padie nga fëmijët e Kryeministrit Berisha. Këta të fundit janë cilësuar nga Tahiri si të përfshirë në korrupsion dhe për këtë kanë kërkuar një dëmshpërblim prej 8 milionë lekësh.

    Në letrën e tij drejtuar kreut të diplomacisë amerikanë në Tiranë, Tahiri ka bërë një përbledhje të problemeve që ka hasur gjatë këtij procesi, për të cilat ka folur shpesh edhe në media. Ai ka akuzuar gjykatësin e procesit se bën avokatin e fëmijëve të Kryeministrit dhe nuk e lejon që të paraqesë provat në favor të mbrojtjes së tij. “Në gjykimin tim, gjyqe të tilla, kundër meje apo kolegëve të mi, nuk janë asgjë më tepër sesa një instrument tjetër që synon të na ndalojë të ngremë zërin për korrupsionin, skandalet dhe aferat e atyre që kanë sot pushtetin në Shqipëri”, ka shkruar Tahiri.
    “Unë besoj në këtë gjyq – shpjegon deputeti i PS - procesi është shumë më i rëndësishme sesa dënimi apo pafajësia ime personale. Për këtë arsye Ju ftoj të merrni pjesë në seancën mbyllëse të këtij gjyqi, që të bëheni edhe Ju dëshmitar i njërit prej atyre që quhen gjyqe të lira dhe të ndershme në Shqipëri”.
    (im/shqiptarja.com)
    Cfare provash ka Tahiri qe vertetojne perfshirje ne korrupsion te femijeve te Berishes?
    Nqs ai ka prova ne letra/dokumenta le ti beje publike ti lexojne publiku.Nqs jane thjesht akuza llafe goje poshte e lart ne fjalime ,atehere e meriton nje gjobe,per shpifje,defamacion.5 milion gjobe eshte shume lart. 200 mije deri 300mije eshte kompesm i arsyshem.Le ti behet mesim Tahirit dhe atyre te tjereve,qe here tjeter te flasin me pergjegjesi dhe te mos akuzojne pa patur fakte dhe shpifin.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Argita Malltezi: Rama i pastrehë, por bën pushime luksoze. Kam fakte!

    Gjyqi me fëmijët e Berishës, Apeli: Tahiri të paguajë 1 mln lekë. PS: Gjyqtarët, vegla qorre të pushtetit


    TIRANË - Gjykata e Apelit në Tiranë lë në fuqi pjesërisht vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë ndaj deputetit të PS-së, Sajmir Tahiri i paditur nga fëmijët e kryeministrit Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Edhe trupa gjyqësore e Apelit e ka shpallur fajtor deputetin Tahiri, për shpifje ndaj fëmijëve të kreut të qeverisë, por ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi atë për të dëmshpërblyer Argita dhe Shkëlzen Berisha me nga 2.5 mln lekë, Apeli e ka ulur këtë shumë në 1 milion lekë të rinj, për secilin prej tyre.

    Ndërkohë, në përfundim të procesit deputeti Sajmir Tahiri u shpreh se do të vazhdojë të kërkojë të drejtën pa asnjë hezitim në Gjykatën e Lartë duke mos patur asnjë motiv për tu tërhequr dhe duke mos ndryshuar qendrim për fjalët e tij se “kryeministri dhe fëmijët e tij janë të përfshirë në korrupsion”.

    Ai theksoi se një pjesë e sistemit gjyqësor është thyer në kamxhik ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin në këtë vend. “Sot po ndodh që nuk janë dënuar dhe nuk dënohen ata që bëjnë korrupsion, nuk janë dënuar dhe nuk dënohen ata që vranë në Gërdec nuk janë dënuar dhe nuk dënohen ata që vranë në 21 janar, por dënohen ata që kanë guxim të denoncojnë korrupsionin e kryeministrit dhe familjes së tij’ u shpreh Tahiri.

    PS: GJYQTARËT E ÇËSHTJES, VEGLA QORRE TË PUSHTETIT

    Partia Socialiste e konsideron një maskaradë të mirëfilltë vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit, për të gjobitur me 1 milion lekë deputetin Sajmir Tahiri. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, PS nënvizon se “tre gjyqtarë e çështjes janë të njohur si vegla qorre të këtij pushteti.”

    “Tre gjyqtarë vendosën dënimin e deputetit opozitar dhe Kryetarit të PS Tiranë, Saimir Tahiri, për llogari të dy fëmijëve të kryeministrit. Për të cilët deputeti socialist ka folur publikisht, mbi prova e fakte. Si edhe kolegë të tjerë të çuar në gjykatë nga familjarët apo shërbëtorët e kryeministrit, Saimir Tahiri ka shprehur një shqetësim shumë serioz jo vetëm të opozitës, po të mbarë publikut shqiptar. Trupi gjykues e ka vënë në skenë maskaradën më të fundit antiopozitare pa respektuar as procedurën formale. Të tre gjyqtarët janë sjellë si zakonisht në këto raste, mu si një bandë vrasësish me pagesë. Dhe e kanë rivrarë përsëri drejtësinë për opozitën me çekiçin e gjyqtarit të pushtetit.”- thuhet në deklaratën e PS-së.

    Sipas PS-së, “deputeti Tahiri është penguar të paraqesë prova dhe dëshmitarë, madje edhe të disponojë dokumente zyrtarë, që do të vërtetonin edhe para gjykatës atë, që sot e dinë të gjithë: Korrupsionin si mjet pasurimi frenetik të familjes kryeministrore.”

    “Në këtë Shqipëri të marrë peng nuk dënohet në gjykatë kush vjedh lekët e shqiptarëve dhe as kush vjedh ose blen votën e tyre me lekë të vjedhura nga shqiptarët. Nuk dënohet kush transferon miliarda parash të zeza jashtë vendit apo kush për punët e veta të zeza përdor qeverinë e vendit. Nuk dënohet madje as kush vret njerëz duke i hedhur në erë ose duke i gjuajtur me plumb nga dritaret e kryeministrisë. Sot në Shqipëri dënohet në gjykatë vetëm kush ndër politikanët ka kurajën të ngrejë zërin dhe ta tregojë me gisht, korrupsionin e pushtetit që vodhi votat për ta grabitur dhe rrënuar Shqipërinë.”- përfundon PS.

    (e.m/er.nu//BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •