Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ndahet nga jeta kompozitori Dorian Nini

    Ndahet nga jeta nė kompozitori Dorian Nini



    e Hėnė, Qershor 18th, 2012


    Kompozitori Dorian Nini

    Nė edicionin e 49-tė tė festivalit nė Radio Televizionin Publik Shqiptar ai u ngjit vetė nė skenė dhe kėndoi kėngėn “Mirė se vini nė Shqipėri!”. Bėri bujė ngjitja e tij nė skenė, pasi nė herėn e parė dhe tė fundit qė kishte kėnduar nė skenėn e festivalit tė RTSH-sė kishte qenė ai i 11-tė, nga i cili nuk do tė dilte pa u prekur. Dorian Nini nuk e dinte se kjo do tė ishte hera e tij e fundit nė Shqipėri. Dje nė orėn 7:30 kompozitori dhe kėngėtari u nda nga jeta nė moshėn 59-vjeēare. Njė vdekje e parakohshme, pėr shkak tė njė sėmundjeje tė pashėrueshme, e cila e ndau nga jo vetėm nga njerėzit e tij tė dashur, por edhe nga projektet e shumta qė ai la nė mes. Dorian Nini mbylli sytė nė njė spital tė Gjermanisė, ku jetonte prej vitesh dhe ku pas vėshtirėsive tė shumta mundi mė nė fund t’i kthehej sėrish profesionit tė tij. Dorian Nini u lidh me muzikėn qė nė moshė fare tė vogėl, qysh se ishte 8 vjeē, kur nisi tė studionte pėr violinė. Ndonėse nuk mundi ta fitonte menjėherė Institutin e Lartė tė Arteve pėr shkak tė “njollave” nė biografi, ai mundi tė spikaste edhe nė Ansamblin e Ushtrisė, ku u pėrzgjodh nga kompozitori Aleksandėr Lalo. Pikėrisht aty i ra nė sy edhe kompozitorit Ēesk Zadeja, i cili do t’i besonte njė kėngė nė festivalin e 11-tė, “Erdh’ njė djalė nė fshatin tim”. Njė kėngė me motive tėrėsisht shqiptare, por qė djali i ri i dha disa nuanca moderne gjatė interpretimit. Kėnga u mirėprit nga publiku, por gjatė sulmit qė iu bė kėtij festivali nuk mund tė shpėtonte edhe ai. Menjėherė pas pėrfundimit tė Institutit tė Lartė e emėrojnė nė Pallatin e Kulturės sė qytetit tė Rrėshenit, ku punoi pėr shumė vite. Ndonėse larg kryeqytetit dhe jetės sė gjallė artistike, Dorian Nini vazhdoi punėn e tij edhe nė Rrėshen, duke u bėrė njė nga njerėzit mė tė dashur pėr mirditorėt. Kompozoi kėngėn pėr Mic Sokolin me vargje tė Gjok Becit, kėngėn e Kamer Loshit e shumė tė tjera. Nė vitin 1982, nė Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės, rrethi i Mirditės zuri vendin e parė. Nė vitin 1984 do tė kthehej nė Tiranė, ku nisi tė aktivizohet me kompozimet e tij nė Dekadat e majit, nė festivalet e fėmijėve e mė nė fund edhe nė Festivalin e fundvitit. Nė vitin 1990 largohet nga Shqipėria pėr nė Gjermani, ku jetoi deri sa u nda nga jeta. Pasionin pėr muzikėn ua transmetoi edhe fėmijėve, tė bijės, Enxhi Ninit, violiniste e njohur nė skenat italiane dhe djalit tė vogėl Adrianit, i cili ėshtė kantautor. Viteve tė fundit filloi tė riaktivizohej nė Festivalin e RTSH-sė, duke kompozuar kėngė pėr njė brez tė ri kėngėtarėsh, si Dorina Garuci, Erga Halilaj etj. Ndėrsa dy vjet mė parė, ai do tė ngjitej vetė nė skenė pėr herė tė fundit.

    panorama

    .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ngushellime familjes e miqve te Dorian Ninit..!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I dashtun Brari
    Dorianin e donim te gjithe. Ai mbijetoj pergjete regjimit absurd te diktatures! Por shkroi perla te artit tone. Dori punoi gjate ne rrethin e Merdites. Krijoi me te Madhin Gjok Beci, kange qe i dhane Grupit Folklorik te Gjinokastres Vendin e Nderit!
    Do mbetet gjate ne kujtesen tone ky Artist i Madh, qe pervujtnia e kishte ba shume fisnik. Une personalisht e kam patur mik. Bashkeshortja e tij asht nga Kosova - nje grua tejet fisnike dhe trimeresh. Dy femijte u banė te mrekulluehem. Ndoshta Zoti zgjedh - dhe nuk "mbledh". Te falenderoj qe fute ne forum kete teme Homazh.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ngushellime familjareve te Dorit i cili ishte kompozitori i dashur i rinise time!

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    Ngushellime familjes, RIP!
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    I nderuar Agim,

    Me preku shum lajmi per Dorian Ninin qe nuk e kam njohur nga afer por nuk e harrojm daljen e tij ne skene vite perpara e qe na la mbresa te gjithve aso kohe. Nje djal simpatik e i embel qe u be shum i dashur per ne athere. Ashtu e mbaj mend akoma.
    Flmn prej teje qe sjell shpesh pershtypjet e tua per Artistet e medhej qe ju kini pasur rast ti njihni nga afer.
    Ngushellime dhe Juve si Mik i Dorit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •