Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 52
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Heronjte e Kotesise

    Per te gjithe lexuesit e forumit po hedh nje liber tjeter te Agim Hamitit Heronjte e Kotesise, Mbas hedhjes totale te Librit ne Forum ju lutem filloni dhe diskutimet mbi Opinionet Tuaja.



    Agim Hamiti
    HERONJTE E KOTESISE
    ________________________________________________
    Persiatje per gjendjen e vendit tim

    - 1 .
    Asnjeri prej tyre nuk po e thyente heshtjen, ndonese te dy po bezdiseshin prej saj. Te ndergjegjshem per sembimin qe do teiu shkaktonte tema e bisedes qe duhej te nisnin, secili nuk deshironte te ishte i pari per ta rrokur ate. Megjithese midis tyre kishte zoteruar mirekuptimi i ndersjelle prej nje kohe shume te gjate, problematika e diskutimit te pritshem e tejkalonte kuoten e mirekuptimit. Nen ndikimin e ambientit ku ishin njohur e kishin bashkepunuar per disa dekada, shtiresia ishte bere tipari kryesor i sjelljes se tyre. Te thoshin ate qe duhej e jo ate qe mendonin, te buzeqeshnin me hipokrizi edhe kur humori ishte i pavend, ta cilesonin respektimin e zerit te ndergjegjes si tradhti ndaj vetvetes, te mos ngurronin per te kryer cdo veprim anormal ne sherbim te interesit, keto kishin qene disa nga vecorite dalluese te kodit te tyre moral. Deviza qe preferonin e perligjte plotesisht papergjegjshmerine ne veprim:
    įNdershmeria eshte justifikimi i te paaftit per deshtimet e tijā.
    Ne te vertete gjithcka kishte rrjedhur mbare per ta. Me mbare nga cee kishin imagjinuar ata vete. Madje as nuk kishin guxuar ta enderronin nje mbaresi te tille, e cila i kishte bindur se zgjedhja e tyre kishte qene me e mira.
    Mirepo pikerisht atehere kur ata e kishin fjetur mendjen, ne fund te karrieres, u kishte ndodhur e papritura e pakendshme. Te tronditur, po konstatonin se zgjedhja e tyre, megjithese kishte triumfuar per nje kohe shume te gjate, po rezultonte e gabuar, pa te ardhme. Dhe ata duhej ta pranonin kete, ndryshe nuk i dihejc Busulla e interesit u diktonte nje drejtim diametralisht te kundert me ate qe kishin ndjekur deri atehere ne emer te nje ideali te rreme. Casti u kerkonte denoncimin e idealit demode, me te cilin kishin maskuar qellimet egoiste. Kjo ishte nje heqje publikisht e maskes, me shprese qe te shfaqej nje drite sado e zbehte ne fund te tunelit.
    Qysh prej viteve te rinise e ne vazhdim, ata ishin mesuar te flisnin e te shkruanin me entuziazem per sukseset imagjinare dhe tani e kishin te veshtire te pranonin deshtimin si fakt real. Ndjeheshin ne siklet te pohonin mes tyre se e gjithe epopeja e lavdishme sekishte qene vecse nje marrezi me cmim tragjik. Te nenshtruarit, qe renkonin poshte kembeve te tyre tek paguanin haracin e larte te kesaj aventure cinike, nuk ishin per ta vecse vagone te keqperdorur qe detyrimisht do te shkonin pas lokomotives si gjithmone. Sakrificen e te pranuarit te deshtimit e kerkonte interesi i castit i elites dhe kjo gjithe jeten ishte falur vetem para altarit te interesit. Per te bere nje here me shume ate qe kishte bere gjate gjithe jetes . ndonese kete here i kerkohej te notonte kunder rrymes . nuk ishte e pamundur.
    Prej atyre te dyve qe ngurronin ta thyenin heshtjen, njeri ishte kreu i pushtetit legal ne Shqiperi ndersa tjetra, violine e pare e pushtetit real. I pari kishte trasheguar zyren e punes se diktatorit, kurse e dyta tapine e pushtetit familjar.


    Zyrtarisht i takonte te parit ta fillonte biseden. Dhe ai nuk do te kishte ngurruar ta bente kete, sikur diskutimi te ishte i natyres se ujerave te ndenjur si zakonisht. Mirepo ai sapo ishte kthyer nga nje vizite e larget, ne Amerike, dhe porosite qe kishte sjelle prej andej do te ishin tema e diskutimit. Meqenese ato nuk ishin ne pajtim me normat klasore ende ne fuqi, mund te tingellonin si nje kercenim per pushtetin real te asaj qe priste tei degjonte. Per kete arsye ai deshironte qe ta niste ajo biseden dhe te rejat e tij te pakendshme tei shtjellonte ne kuader te pergjigjes qe do tei jepte. Mungesa e vullnetit te tij per teu shprehur rreth nje ceshtjeje qe asaj sigurisht nuk do tei pelqente do te interpretohej prej bashkebisedueses si nje dhimbje e perbashket e tyre, ndersa nxitimi per te hedhur mbi tavoline argumente qe do ta kufizonin pushtetin real te asaj mund te linte pershtypjen e nje vetekenaqesie. Prandaj ai e kishte ndare mendjen te mos fliste i pari.
    Nga ana e saj, e djallezuar ne pafundesi, ajo ishte e prire te nuhaste cdo nuance hipokrizie te atij qe ajo vete e kishte sjelle ne krye te shtetit. Ishte per kete arsye qe ajo po e zgjaste heshtjen tej normales.
    Befas u degjua sirena e nje ambulance qe transportonte nje fatkeq ne spital.
    įSi ky i semuri qe do ta shtrojne ne reanimacion eshte katandisur edhe pushteti yne sotā, mendoi ajo me vete. Dhe shtoi: įKur behet fjale per te semure, nuk ka kohe per te humbur.
    Instinktivisht fiksoi syte mbi tjetrin dhe nisi biseden:


    . E kuptoj heshtjen tende, shoku Ramon, por ne nuk duhet te ndjehemi fajtore per ngjarje qe sevaren prej nesh. Perkundrazi, ne biem ne faj nese do te corientohemi nga keto ngjarje te padeshiruara e nuk do te dime tei zgjidhim ne favorin tone.
    . Te faleminderit, shoqja Nexhina, per kete fillim te goditur te bisedes, te cilin une nuk do te arrija ta gjeja dot sado qe te mendohesha. Dihet se fillimet jane gjithmone te veshtira, por kete fillim bisede une do ta quaja nje nga veshtiresite me te medha qe kam hasur ne jete. Na duhet te perballojme ngjarje sa te pakendshme aq edhe te paparashikueshme. Me sa duket u erdhi fundi atyre dekadave te begata kur ceshtja jone įkishte eren ne pupeā, sic thone francezet.
    . Me kujtove burrin me keto fjale, se ai i kishte shume per zemer theniet franceze, buzeqeshi e permbajtur Nexhina. Si do te reagonte valle ai vete ndaj ketyre ngjarjeve, po te ndodhej ende ne kete zyre? - shtoi ajo me ze te ulet duke fiksuar shikimin mbi portretin e te ndjerit ne faqen e murit perballe.
    . Per nje gjeni si ai nuk kishte situate pa rrugedalje. Por fati xheloz na i rrembeu para kohe, duke e lene Partine jetime dhe ne pa fenerin ndricues. Megjithate, ai na udhehoqi per kater dekada me radhe me urtesine dhe largpamesine e tij te pashoqe. Ky qe nje fat i madh per ne dhe per gjithe popullin shqiptar. Sigurisht ne perfituam nga gjenia e tij ne organizim e drejtim per kapercimin e veshtiresive. Duke ndjekur shembullin e tij, le te perpiqemi teiu gjejme zgjidhjen e duhur ketyre ngjarjeve, sikur te ishte ai vete.
    . Patjeter, ky qe dhe amaneti i tij. Koha po na ngarkon nje mision historik te rendesishem per te ardhmen e popullit e te atdheut dhe ne do te dime tei dalim ndane. Cili qe mesazhi politik i Shtepise se Bardhe, shoku Ramon? - hyri me se fundi ne teme ajo.
    . Shtepia e Bardhe me mesazhe te zinj! - u skermit ai. Ashtu sic e parashikonim ne: i mallkuari pluralizem politik.
    . Pse i ha kaq shume meraku ata per pluralizmin politik ne Shqiperi?
    . Amerikanet pretendojne se jane shume te interesuar per mbarevajtjen e procesit te kalimit paqesor te sistemit komunist ne ate shumepartiak ne gjithe Evropen Lindore. Kjo per arsye se dalja jashte kontrollit e ketij procesi delikat perben nje rrezik per gjithe kontinentin, sipas pikepamjes se tyre.
    . Rreziku kontinental i shqeteson ata, apo u djeg syte sistemi yne politik?
    . Per cudi, gjate bisedes me mua, amerikanet e trajtuan problemin edhe nga ky kendveshtrim. įNe nuk na ka shqetesuar kurre jetegjatesia e komunizmit ne Evropen Lindoreā, - u shprehen ata. įPerkundrazi, levizjet antikomuniste qe jane shfaqur gjate kohes ne disa vende te Traktatit te Varshaves ne i kemi trajtuar si ceshtje te brendshme te atij pakti dhe sekemi pranuar tei ndihmojme popujt e ketyre vendeve, kur na kane kerkuar ndihme. Shperberja e sistemit komunist erdhi si pasoje e falimentimit te tij ekonomik e social-politik.

    Madje, vete kreu i ketij sistemi, Gorbacovi, e parashikoi qysh me 1987 kete shperberje dhe mori masat perkatese paraprake. Me siguri edhe ju jeni ne dijeni te direktivave te Katovices per strategjine e metamorfozes komuniste te predikuar prej tij. Nuk duhet harruar se komunizmi eshte i vetmi sistem diktatorial i cili nuk po permbyset me dhune, sic ka ndodhur historikisht me te gjitha diktaturat. Jo vetem kaq, por elitat drejtuese te disa prej vendeve me te pazhvilluar te Evropes Lindore do te ruajne pushtetin dhe do te behen njekohesisht kapitalistet e ardhshem te vendeve te tyre, duke filluar keshtu nje epoke te re sundimi. Kjo dukuri nuk perben shqetesim per ne. Madje, per te evituar trazirat, ne e mireprisnim edhe nje zhvillim te tille. Nuk e dime nese historia do ta quaj mekat kete, apo manover politike te arsyeshme. Natyrisht, cdo vend i pavarur ka te drejten e tij te zgjedhjes, nese do te heq dore nga sistemi komunist apo jo. Vecse ne situata te tilla, te cilat mbartin shume lloj rreziqesh, zgjedhja duhet bere me pergjegjesiā.
    . Gjersa ne kemi te drejten e zgjedhjes si vend i pavarur, atehere pse te thirren ata ty?
    . Nisur nga fjalet e tyre, me kishin thirrur per dy ceshtje. E para, per te me terhequr vemendjen qe ta bejme zgjedhjen ne kohen e duhur, per te mos e pesuar si Caushesku. Duke pasur parasysh nivelin modest te zhvillimit te popullit tone, mendesine e tij ne konceptimin e lirise e te demokracise si vlera relativisht te panjohura per te, shkallen e larte te kontrollit te shtetit tone mbi popullsine e tij te vogel ne numer dhe shperberjen e elementit antikomunist si pasoje e konsekuences se partise ne ashpersine e luftes se klasave, amerikanet u shprehen te bindur se ne Shqiperi ekzistojne kushtet, me shume se ne cdo vend tjeter te Evropes Lindore, qe reformat te jene vertet katoviciane. Per kete, ata me sollen si shembull faktin qe regjimi yne vazhdon ta mbijetoje qetesisht renien e komunizmit ne vendet e tjera te Evropes Lindore, sikur te mos kishte ndodhur gje fare. Ceshtja e dyte ishte pothuajse vazhdim i se pares, nje inkurajim per reformat e pritshme, duke na premtuar se do te kontribuojne qe ato te mos rezultojne nje kurth per te ardhmen e drejtuesve te sotem te shtetit shqiptar, perkundrazi.
    . Perkundrazi, cfare?
    Ajo e ngriti zerin ne kete pyetje, ndersa ai buzeqeshi lehte, para se te pergjigjej me te njejtin ton:
    . Kjo qe pika me e paqarte e te shprehurit te tyre, ndonese kuptohej qe ishte nje premtim ne favorin tone. Per ta qartesuar se bashku ate, besoj se jam une qe do te kem me shume nevoje per ndihme. Amerikanet kane nje stil komunikimi te cuditshem, te drejtperdrejte deri ne corientim te nje bashkebiseduesi qe nuk i ka njohur me pare. Kur arritem ne kete pike te diskutimit tone, ata me thane pa teklif:
    įNuk eshte sekret per ne qe ju do ta diskutoni gjithcka me zonjen Nexhina, para se teia paraqisni per miratim Byrose Politike ate cka do te vendosni bashke. Ne do teua lehtesojme se tepermi marrjen e vendimeve te duhura. Ne kuader te zotimit tone, ju do tei transmetoni zonjes Nexhina kete mesazh: įPer ata qe respektojne marreveshjet me amerikanet nuk perendon dielli. I ndizet drita jeshile \Aktit te Triestes. ā.
    . Cedo te thote kjo? - pyeti Nexhina duke rrudhur vetullat.
    . Ketu e kisha fjalen pak me pare, kur thashe se une do te kem ndofta me shume nevoje per ndihme qe ta kuptoj ate si duhet.
    . Pra, qenka detyra ime ta shpjegoj domethenien e atij mesazhi enigmatik, meqenese amerikaneve u paska pelqyer te spekulojne me emrin tim?
    Ajo fiksoi mbi bashkebiseduesin nje shikim fshikullues qe e shperqendroi Ramonin.
    . Si te te them unec, shoqja Nexhina. Ne fakt ndjehesha i detyruar tei diskutonim se bashku gjithe ceme thane ata. Edhe viziten time atje bashke e miratuam. Nese behet fjale per ndonje lloj spekulimi nga ana e atyre, ne e kemi ne dore te reagojme sic e meritojne spekulatoret. Dhe kjo sedo te jete hera e pare qe ne ua tregojme vendin imperialisteve. Per kete na ndihmojne shume mesimet dritedhenese te udheheqesit tone te paharruar. Kryevepra e tij, Rreziku anglo-amerikan per Shqiperine, eshte nje thirrje per vigjilence te perhershme.
    Nderkohe qe Ramoni po ndjehej ne siklet prej vetullave te vrenjtura te Nexhines, papritmas fytyres se kesaj te fundit iu rikthye buzeqeshja. Nje buzeqeshje qe reflektoi menjehere edhe ne pamjen e zbehte te Ramonit, i cili u mbush me fryme. Pas nje heshtjeje te shkurter, ajo foli me nje gjuhe tjeter:

    . Ne fillim te bisedes sone, kur ra fjala per te zotin e kesaj zyre qe na drejtoi mbi dyzet vjet, ti, shoku Ramon, perdore nje shprehje te goditur: įPer nje gjeni si ai nuk kishte situate pa rrugedaljeā. Kur e kisha pyetur tim shoq se si e nuhaste rrezikun e i bente parapritat e duhura ne kohe, ai me pergjigjej me thenien e nje njeriu te shquar: įPolitikani i rendomte shikon dhe humbet; i afti parashikon dhe fitonā. Kjo me kishte forcuar bindjen se ai nuk do ta njihte humbjen ne politike, ashtu sic ndodhi vertet.
    įMegjithate, e kisha vleresuar si politikan te nivelit te larte, por nuk isha nxituar ta cilesoja gjeni te politikes. Kjo ndodhi vetem pasi mesova se ai, ne saje te veprimtarise se tij largpamese, e kishte siguruar suksesin e vepres edhe pas vdekjes. Pra, ai nuk kishte menduar me egoizem vetem per karrieren e tij, por edhe per ditet e veshtira qe mund te provonin bashkeluftetaret e tij me besnike, kur ai vete te mos ishte me ne krye te tyre. Mesazhi i amerikaneve ne emrin tim eshte misherim i mbijeteses se vepres se tim shoqi, i pranise se tij midis nesh dhe i garancise se te ardhmes sone te perbashket. Efikasiteti i plote i ketij mesazhi lidhej drejtperdrejt me seriozitetin e amerikaneve ne transmetimin e tij tek une, prandaj isha seriozisht e perqendruar ne interpretimin qe i kishin bere ata. Ne qofte se amerikanet do te kishin lene ty te kuptoje sadopak prej domethenies se mesazhit, shpresat e nje faze te re te fitores sone historike do te zbeheshin.
    įFale pervojes se gjate ne politike, ti, shoku Ramon, e ke te qarte se ruajtja me fanatizem e nje sekreti shteteror nuk shpreh mosbesimin ndaj bashkepunetoreve te ngushte e te sprovuar, por seriozitetin e qeverisjes. Ky parim universal respektohet me rigorozitet edhe nga shtetet me tradita te lashta demokracie. Nje informacion delikat i sherbimeve sekrete, per shembull, iu behet i ditur vetem ne kohen e duhur bashkepunetoreve me besnike te kryetarit te shtetit. Edhe une, ndonese isha shoqe ideali e jete qysh prej fillimeve te karrieres politike te burrit tim, u informova per sekretin e rendesishem qe ben fjale mesazhi amerikan vetem kur semundja e tim shoqi u rendua. Tani erdhi casti qe kete informacion top sekret une ta ndaj me ty, shoku Ramon. Para se te te dorezoj materialin e posacem per ta studiuar, po te deshifroj sihariqin e kamufluar te mesazhit amerikan. įI ndizet drita jeshile \Aktit te Triestes.. do te thote se menaxhimi i proceseve demokratike tek ne do te behet nen patronazhin e terthorte te segmentit me te fuqishem te faktorit te sotem nderkombetar, per interesat e te cilit eshte e lakmueshme vazhdimesia e kamufluar e regjimit tone. A nuk e meriton ai te therrasim edhe nje here:
    I pavdekshem qofte kujtimi i tij!
    Duke shqiptuar keto fjale, Nexhina po tregonte me dore portretin e te ndjerit.
    I entuziazmuar jashte cdo parashikimi nga ky lajm i paimagjinueshem, i cili i hapte nje horizont te ri te ardhmes se tyre politike perballe stuhise qe po u kanosej, Ramoni afroi nje kolltuk poshte faqes se murit ku ishte varur portreti, e rrembeu ate dhe, duke e puthur me pasion, thirri:
    . I pavdekshem qofte kujtimi yt, sic do te mbetet e pavdekshme vepra jote!
    Mbasi e puthi edhe dy here te tjera, ai e rivendosi me kujdes portretin atje ku kishte qene.
    . Po une nuk meritoj asnje puthje per lajmin qe te dhashe dhe materialin informativ qe do te te jap per te studiuar, shoku Ramon? - pyeti e buzeqeshur Nexhina duke u cuar ne kembe.
    . Patjeter, do te te puth si motren time te idealit, - nxitoi te pergjigjej ai duke fshire duart me nje leter te bardhe.
    . Puthjet vellazerore nuk me kane pelqyer asnjehere, ia ktheu ajo me nje shikim tinezar.

    - 2 -
    Pas disa muaj pune intensive ne prapaskene, aktoret kryesore dhe skenari per fillimin e farses se pluralizmit politik shqiptar ishin gati. Nje vit pas permbysjes se komunizmit ne Evropen Lindore, diktatura shqiptare do te fillonte grimin politik ne mode. Regjia e Ramonit dhe Nexhines pasurohej nga asistenca efektive e įsegmentit me te fuqishem te faktorit nderkombetarā, i cili ishte i interesuar posacerisht per mbarevajtjen e atij procesi ne Shqiperi. Veprimet ne sheshe e rruge te parashikuara ne skenar . imitim i levizjeve studentore e popullore te vitit te kaluar ne Evropen Lindore . do te zhvilloheshin nen vezhgimin dhe kontrollin e rrepte te policise sekrete. Kjo do te siguronte hapesiren e duhur te nevojshme qe ngjarjet te fitonin natyrshmeri ne pamje, duke vigjiluar nderkohe qe ato te mos dilnin asnjehere jashte kontrollit. Per kete, kuadrot e policise sekrete do te mbanin kontakt te rregullt me te autorizuarit per \disidence., te cilet do te kryesonin turmat.
    Ne perzgjedhjen e marionetave te pluralizmit politik ishte treguar kujdes i posacem. Ky ishte nje cast i rendesishem per nje fillim te mbare, ndonese ishin marre te gjitha masat paraprake per ta bere te pamundur nje sfide te te perzgjedhurve ndaj regjisoreve te prapaskenave. Madje u ishte bere e qarte se mosbindja me e vogel do te quhej tradhti e do te pasohej pa paralajmerim nga ndonje aksident automobilistikā apo įfatkeqesiā tjeter e organizuar prej policise sekrete. Per bindjen e tyre, ata do te shperbleheshin me nje pushtet abuziv te paimagjinuar me pare.
    * * *
    Ne mbremjen e 8 nentorit 1990, Ramoni e Nexhina priten ne nje takim pune te perbashket kryetaret e ardhshem te dy partive qe do te perbenin "poziten" dhe "opoziten". e farses pluraliste. Pas nje shtegtimi misterioz, dy te perkedhelurit e fatit ishin kthyer ne Tirane mjaft te fuqizuar. Gjate ketij takimi ata do te merrnin nje sere udhezimesh te rendesishme.
    I pari foli Ramoni:
    . Sot eshte dita e pervjetorit te dyzet e nente te themelimit te partise sone fitimtare. Ate nate te larget nentori te Luftes se Dyte Boterore, tek po firmosej akti i themelimit te partise komuniste nen driten e zbehte te llambes me vajguri, rrallekush mendonte se historia e saj do te ishte kaq e lavdishme. Mirepo ajo u drejtua prej nje gjeniu te politikes, i cili do te bente epoke. Largpamesia e tij, e pakrahasueshme me ate te politikaneve te te gjithe niveleve, arriti nje objektiv historik: epoka enveriane do ta mbijetoje epoken komuniste ne teresi.
    Duartrokitjet e tre te tjereve e mbyten zerin e oratorit. Ky buzeqeshi dhe bashkoi duartrokitjet e tij me te tyret.
    Pastaj rimori fjalen:
    . Midis nesh nuk ka me asgje te fshehte. Ne Trieste ju te dy jeni vene tashme ne dijeni te mprehtesise politike te udheheqesit tone te lavdishem, i cili e ka siguruar mbijetesen e vepres se tij edhe pas vdekjes. Ky fakt u pajis ju te dyve me nje imunitet politik kombetar e nderkombetar. Cfaredo qe te ndodhe ne te ardhmen me dy formacionet e reja politike pozite - opozite qe ju do te kryesoni, fati juaj ne politike eshte perfundimisht i percaktuar: ju do te jeni lideret e perhershem te te dy kraheve te politikes se re. "Akti i Triestes" eshte i paperseritshem: ju do te mbeteni dy politikanet e fundit shqiptare qe moret zyrtarisht dijeni mbi te verteten e suksesit te paperseritshem te udheheqesit tone te lavdishem, cilesi kjo qe karakterizon gjithashtu trashegimine e tij politike. Ne jemi ateiste, por pranojme se ekzistojne pika misterioze ngjashmerie midis politikes dhe fese. Sic dihet, te gjithe ata qe shtegtojne ne Meke a ne Jerusalem per te marre titullin \haxhi., kur kthehen prej andej ruajne me fanatizem deri ne fund te jetes se tyre sekretin e atij rituali. Te njejten gje jane te detyruar te bejne edhe shtegtaret e nje pelegrinazhi te posacem politik si i juaji, i cili ju ben dhurate nje karriere te paimagjinueshme. Per te evidentuar rendesine e ketij fakti, po ju drejtoj vetem nje pyetje te thjeshte: si quhej selia misterioze ku u be "rrefimi".?
    . Katapulta, - u pergjigjen njekohesisht dy shtegtaret.
    . E, pra, nje "katapulte". si ajo mund te te beje te fluturosh me parashute te arte mbi nje kolltuk presidencial apo kryeministror, por edhe mund te te pengoje hapjen e parashutes pas katapultimit. Ne politike thikat jane gjithmone me dy presa. vijon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Alti Elezi : 02-06-2012 mė 17:12 Arsyeja: rregullim

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — Na ėshtė bėrė gjithēka e qartė atje, - u pėrgjigjėn ata tė dy tė buzėqeshur.
    — Pėrsėritja e njė porosie shumė tė rėndėsishme ėshtė gjithmonė e dobishme pėr politikanin, ua ktheu Ramoni. Ndėrsa pėr ata ju jeni thjesht misionarė politikė, pėr ne jeni shumė mė tepėr. Jeni bijtė tanė besnikė, tė edukuar e tė zgjedhur posaēėrisht prej nesh.
    — Dhe tė tillė do tė mbetemi pėrherė, premtuan ata nė njė zė.
    — Sigurisht. Tani tė flasim konkretisht pėr fazėn e fundit pėrgatitore tė proceseve tė kontrolluara demokratike. Pėr kėtė do tė mė lejoni tė bėj njė hyrje tė shkurtėr. Nė pėrgjithėsi nuk mė ka tėrhequr melodia e kėngėve labe, ndėrsa tekstet e tyre, po. Kur Hrushovi sulmoi figurėn e Stalinit pas Kongresit tė XX tė partisė komuniste tė BS, emocionohesha tek dėgjoja kėta vargje tė njė kėnge labe:
    Ē’ka Kremlini kėtė radhė qė rėnkon si Det’ i Zi,
    Gjėm’ e madhe i ka rarė, kėrcėnon njė histori.
    «Ndofta ashtu do tė rėnkonte edhe Komiteti ynė Qendror sot, sikur tė mos tė na kishte siguruar vazhdimin e historisė sonė udhėheqėsi ynė i lavdishėm. Ndėrsa regjimet e tjera komuniste tė Evropės Lindore nuk ekzistojnė mė qysh prej njė viti, ne diskutojmė qetėsisht sė bashku me ju, djemtė tanė, nė kėtė natė solemne, pėr njė rilindje tė historisė sonė nė pėrshtatje me koniunkturat e reja politike. Partia jonė 49 vjeēare pjell sonte dy bija binjake tė saj, tė cilat do t‘i sigurojnė vazhdimėsinė historisė sė kuqe nė forma tė tjera bashkėkohore. Ne do tė nėnshkruajmė sot, nėn drita tė bukura neoni jo nėn dritėn e njė llambe me vajguri, pagėzimin e dy bijėzave tė dashura tė Partisė mėmė, tė cilat do t‘i vetėparaqiten popullit sė afėrmi.
    «Megjithėse ky ėshtė njė veprim politik nė pėrshtatje tė plotė me interesat e Partisė sė Punės, shoqes Nexhina dhe mua, si veteranė tė mėsuar tė ngremė lart e mė lart flamurin e idealit tonė, ai na duket djallėzor, jo nė pajtim me moralin e shėndoshė klasor me tė cilin ne jemi mėsuar gjithė jetėn. Prandaj, pėr tė qetėsuar disi ndėrgjegjen tonė, ne kemi vendosur qė emėrtimet e dy partive tė reja dhe tė dy liderėve tė tyre, pra tuajt, tė mos i zhveshim prej cilėsisė qė i karakterizon: djallėzisė. Partia e re ―opozitare‖ do tė quhet Partia Demone dhe ne tash e tutje kryetarin e saj do ta thėrrasim Demon, por kurrė «shoku Demon». Ndėrsa partia qė do tė ketė fatin dhe nderin tė gėzojė trashėgiminė e partisė sonė do tė quhet Partia Satane, ndėrsa kryetarin e saj ne do ta thėrrasim Satan, i cili gjithashtu e humbet tė drejtėn ta quajmė ―shok‖.
    — Cili do tė jetė Demoni e cili Satani? - pyetėn dy tė interesuarit nė njė gojė, pa ua vėnė veshin fjalėve tė fundit tė Ramonit.
    — Pak durim. Ju do tė jeni dy gjysmat e njė tė tėre: Partia Satane plus Partinė Demone duhet tė bėjnė gjithmonė Partinė e Punės. Tani nėnshkruani secili rolin qė u ėshtė besuar.

    Me gjithė kėshillėn e Ramonit pėr t‘u treguar tė pėrmbajtur, ata nxituan tė mėsonin rolet pėrkatės. Disi i zhgėnjyer prej gostisė sė fatit, Satani iu drejtua Nexhinės me njė buzėqeshje tė hidhur:
    — Nė Institutin e studimeve marksiste-leniniste unė kam qenė bashkėpunėtori dhe nxėnėsi juaj mė i zellshėm, shoqja Nexhina. Pse…
    — Pikėrisht pėr kėtė arsye tė kam besuar trashėgiminė e ēmuar tė partisė sė tim shoqi, - ia preu fjalėn Nexhina, duke e kuptuar se ku donte tė dilte nxėnėsi i saj i zellshėm. Ky fakt duhet tė tė bėjė tė ndjehesh krenar, jo i pakėnaqur.
    Ramoni e pa tė arsyeshme tė ndėrhynte nė bisedė:
    — Gjykuar nė sipėrfaqe, pozicioni i Demonit duket mė i favorshėm ngaqė ai do tė kryesojė partinė e parė ―opozitare‖. Pra, ai do tė paraqitet si politikan ―reformator‖ aktualisht nė modė. Nė tė vėrtetė, «detyrat e shtėpisė» tė Demonit do tė jenė shumė mė tė vėshtira se ato tė Satanit, i cili pėrkohėsisht do tė qėndrojė nė hije. Por me kohė balanca do tė ekuilibrohet dhe mė vonė do tė kalojė nė favor tė Satanit, elektorati i tė cilit pėrbėn njė kontingjent tė rregullt e mjaft tė disiplinuar. Zhgėnjimet qė do tė pėsojė elektorati entuziast i Demonit do t‘ia prishin luksin e fillimit partisė sė tij. Sidoqoftė, tė dy ju do tė pėrjetoni njė parajsė politike me bekimin tonė dhe tė atyre qė ju rrahėn krahėt nė Trieste. Imagjinoni nė ēfarė loje kungulleshkė do tė transformohen «proceset demokratike» nė vendin tonė, ndėrkohė qė dy partitė tuaja do tė dominojnė spektrin politik shqiptar! Njė spektakėl qė do t‘i kėnaqė pa masė sytė e mi e tė shoqes Nexhina. Nė marrėveshje me ne dhe nė pėrshtatje me koniunkturat politike, ju do ta vendosni paraprakisht vet se kush do tė jetė pozita dhe kush ―opozita‖, sa herė qė do tė zhvilloni «zgjedhje tė lira e demokratike». Jeni ju vetė qė do tė caktoni strukturėn e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe tė komisioneve elektorale nė rrethe dhe do tė kontrolloni veprimtarinė e tyre tė porositur, gjithė duke «u grindur rreptė mes jush», qė tė bėheni sa mė tė besueshėm. Pra, populli do tė jetė i lirė tė votojė, e ju do tė keni duart tė lira pėr «tė numėruar votat». Ndėrkohė, duke pasur vazhdimisht shumicėn parlamentare, ju do tė bėni ndryshimet e nevojshme nė Kushtetutė pėr t‘ia lehtėsuar vetes manovrat e domosdoshme politike pėr njė dominim tė plotė tė situatės nė vazhdimėsi. E thėnė me fjalė tė tjera, objektivi ynė ėshtė qė sistemi politik i ardhshėm i Shqipėrisė tė jetė njė lloj «monarkie elektorale» e kontrolluar nga Partia Demone e Partia Satane. Kur tė «mbretėrojė» Demoni, Satani do tė jetė «princi opozitar» dhe anasjelltas. Populli le tė shkojė me brohori nė zgjedhje, si gjithmonė. Nė kėtė mėnyrė, tranzicioni shqiptar do tė jetė njė marshim «nė vend numėro!», ndėrkohė qė njerėzit tanė do tė gėzojnė pushtetin dhe do tė pėrvetėsojnė ekonominė kombėtare nėpėrmjet njė procesi privatizues tė studiuar posaēėrisht. Ndėrsa turmave tė ekzaltuara do t‘iu mbeten nė pjesė duartrokitjet e ovacionet nėpėr sheshe e rrugė, si gjithmonė. Megjithatė, pėr kėto faza tė mėvonshme tė skenarit tonė politik do tė flasim nė mėnyrė tė detajuar nė kohėn eduhur. Tani duhet tė diskutojmė me ty Demon rreth ―veprimtarisė tėnde politike‖ gjatė muajit nė vazhdim, e cila do tė kurorėzohet me shpalljen e pluralizmit politik brenda familjes sonė tė madhe tė pajisur me teserat e Partisė sė Punės dhe me krijimin e partisė sė parė ―opozitare‖, Partisė Demone. vijon....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — Kur do tė krijohet ajo? pyeti Demoni i paduruar.
    — Ajo nuk do tė krijohet vetė, por do ta krijojmė sė bashku: ti nė skenė e ne nė prapaskenė. Mirėpo gjithēka duhet tė rrjedhė natyrshėm. Sa mė bindės qė tė jetė ky proces nė pamje, po aq do tė bėhet edhe i besueshėm. Sigurisht duhet tė ekzistojė njė shkak pėr tė sjellė pasojėn. Nė kėtė rast shkaku tek ne nuk mund tė jetė ndryshe nga ē‘ishte nė vendet e tjera ish komuniste tė Evropės Lindore para njė viti. Do tė ishte mendjelehtėsi tė provonim tė tregoheshim novatorė, ndėrkohė qė ne jemi njė vit tė vonuar nė kėtė proces kontinental. Pra, si fillim, duhet qė tė nxisim njė lėvizje studentore nėpėrmjet njerėzve tanė tė besuar e tė autorizuar pėr kėtė punė. Pėr fat tė mirė, nuk ka studentė me biografi tė keqe politike, mllefi klasor i tė cilėve mund tė krijonte eksese.
    — Pėrkundrazi, siē u ka hyrė lepuri nė bark njerėzve, ėshtė vėshtirė tė gjesh student qė tė guxojė tė ngrejė zėrin publikisht kundėr Partisė sė Punės. Ja, kaloi njė vit pas pėrmbysjes sė komunizmit nė vendet e tjera e kėtu tek ne as i ka rėnė kujt ndėrmend tė hapė gojėn, u shpreh Demoni pėr t‘i bėrė qejfin Ramonit.
    — Kujdes, Demon! Ne tani tė konsiderojmė politikan profesionist e nuk tė lejohet mė tė bėsh gabime ideologjike nė tė shprehur, i tėrhoqi vėrejtjen Nexhina. Nė saje tė punės sė saj tė palodhur sqaruese e bindėse, partia jonė ka arritur t‘iu shtjerė dashurinė nė gjak pėr komunizmin njerėzve tė kėtijvendi dhe jo lepurin nė bark nėpėrmjet frikės. Ndonjė teprķ nė luftėn e klasave edhe mund tė ketė ndodhur, por dhuna ka qenė e papajtueshme me ideologjinė tonė. Shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe studentėt nė veēanti nuk ia lejojnė vetes tė hedhin baltė mbi tė kaluarėn e lavdishme tė Partisė sė Punės, prandaj kanė ruajtur njė heshtje solemne pas pėrmbysjes sė komunizmit nė vendet e tjera. Pra, ata nuk i lejon ndėrgjegjja tė shprehen kundėr ideologjisė qė i ka bėrė pėr vete, ndėrsa frika ėshtė njė element i panjohur pėr ta.
    «Megjithatė, siē e shpjegoi edhe shoku Ramon, ne do tė aktivizojmė njerėz tė besuar e tė specializuar qė t‘ua bėjnė gradualisht tė qartė studentėve se nuk ka gjė tė pėrkryer nė jetė. Edhe komunizmi, si njė dukuri njerėzore, ka tė metat e tij dhe ka ardhur koha qė studentėt tė mos kenė turp t‘i denoncojnė ato, ndėrsa frikė ata nuk kanė, ne e dimė mirė kėtė. Ndėrkohė, tė autorizuarit tanė do tė japin shembullin e tyre tė parėt nė kėtė drejtim, pėr t‘iu nxjerrė turpin studentėve e jo lepurin nga barku, siē u shprehe ti. Dalėngadalė, edhe ata do ta gjejnė veten pastaj.
    — Mė falni, shoqja Ne…
    — Ja njė tjetėr gabim ideologjik, Demon, ia ktheu Nexhina duke i ndėrprerė fjalėn. Gjersa unė nuk pranoj mė tė tė flas ―shok‖, as ti nuk ke tė drejtė tė mė flasėsh ―shoqe‖.
    — Po si duhet t‘ju…
    — Demon, po e justifikon plotėsisht emrin qė tė kemi vėnė, por rolin qė tė besuam nuk po e fillon mirė, ndėrhyri nė bisedė Ramoni, duke ia prerė pėrsėri fjalėn. Ne kėtu nuk jemi duke u njohur me skenarin e ndonjė filmi artistik, qė ti tė entuziazmohesh prej rolit qė tė ėshtė besuar e tė harrosh seriozitetin e situatės pėr tė cilėn diskutojmė. Vėrejtja e shoqes Nexhina ėshtė shumė e rėndėsishme. Ėshtė domosdoshmėri qė ti tė respektosh rigorozisht etikėn e re tė komunikimit me ne, me qėllim qė tė fitosh sa mė parė natyrshmėrinė e interpretimit tė rolit tėnd nė jetė tash e tutje. Dhe mos harro, jeta nuk ėshtė njė film skenat e tė cilit mund t‘i xhirosh sa herė tė duash. Aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr njė rol politik tė cilin ti do ta interpretosh nė publik, nė prani tė medies e tė gazetarėve tė huaj qė kėrkojnė qimen nė vezė. E dimė qė nuk do ta kesh tė lehtė tė ndryshosh mėnyrėn e sjelljes e tė tė shprehurit nė pajtim me pozicionin e ri nė jetė pas njė karriere goxha tė gjatė si anėtar i devotshėm i Partisė sė Punės e si sekretar byroje i pėrkushtuar. Por kanė qenė pikėrisht kėto cilėsi tė spikatura tė komunistit fanatik nė personin tėnd, qė ndikuan nė besimin tonė pėr tė tė zgjedhur.
    «Megjithatė ti do tė kesh njė periudhė pėrqendrimi tri javore, para se tė zbresėsh nė arenėn e politikės publike. Pėr kėtė qėllim do tė nisesh sėrish nė Itali, ku do tė marrėsh kontakt me instruktorė tė mirėfilltė, tė cilėt do tė tė japin njė ndihmesė tė ēmuar nė shumė drejtime. Ndėrkohė ne do tė fillojmė me nxitjen e kontrolluar tė lėvizjes studentore, e cila pas tri javėsh parashikojmė tė jetė nė zhvillim tė plotė. Pikėrisht atėherė ne do tė tė sinjalizojmė tė kthehesh nė Tiranė pėr tė marrė drejtimin e saj me ndihmėn tonė tė tėrthortė. Njerėzit tanė do ta organizojnė nė mėnyrė tė tillė lėvizjen studentore qė tė bien nė sy individė, tė cilėt do tė jenė tė gatshėm tė bashkėpunojnė me dėshirė me ty e tė tė pranojnė pėr lider. Kjo sigurisht nuk do tė jetė aspak fakultative dhe masa e ndikimit tė njerėzve tanė pėr tė tė siguruar objektivin e synuar do tė jetė nė raport tė drejtė me vėshtirėsitė qė mund tė lindin gjatė atij procesi. Fakti qė ti do tė vish nga Italia nė ēastin e duhur e bėn krejt tė padyshimtė pjesėmarrjen tėnde ―spontane‖ nė atė lėvizje. Me afirmimin tėnd atje, ne do tė shpallim njohjen me ligj tė pluralizmit politik dhe formimin e Partisė Demone, frenat e sė cilės do tė tė besohen ty.
    — Njėmijė herė faleminderit! Po kur do tė ndodhė kjo, afėrsisht? - nuk iu durua Demonit pa pyetur.
    Ramoni buzėqeshi para se t‘i pėrgjigjej:
    — Me gjithė vėrejtjet tona, ti nuk heq dorė nga ngutja, Demon. Vetėm pak kohė mė parė ty as tė kishte shkuar ndonjėherė ndėrmend tė angazhoheshe nė politikė mė tepėr se sa njė sekretar byroje i Partisė sė Punės, ndėrsa sot edhe javėt tė duken tė gjata nė pritje tė startit tė vrullshėm tė karrierės sate me ngjitje vertikale. Vullnet tė kesh, pa fusha e veprimit nuk do tė tė mungojė. Sipas tė gjitha gjasave, si sot njė muaj Shqipėria do tė ketė njohur me ligj pluralizmin politik.
    — Tė rrojė partia! - thirri Demoni i entuziazmuar.
    — Cila parti, Demon? - e pyeti djallėzisht Nexhina.
    — Partia jonė, shoqja Ne… Mė falni, por unė nuk di si t‘ju drejtohem tani, u pėrtyp ai.
    — Pyet ata qė do tė tė instruktojnė nė Itali, ia priti me ironi Nexhina dhe iu rikthye temės sė mėparshme: Cilėn parti quan tėnden tani ti, Demon? vijon.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — Partinė e Punės, sigurisht. Nė tė vėrtet nuk ka parti tjetėr nė Shqipėri.
    — Nuk ka pėr popullin, por jo pėr ty qė firmose formimin e Partisė Demone. Ti nuk duhet t‘i hedhėsh pas krahėve gjithė kėto qė kemi thėnė deri tani, pėrndryshe ne po rrahim ujė nė havan. Pas njėzet ditėsh, ty do tė tė duhet ta shash me rrėnjė e me degė Partinė e Punės.
    — Ky do tė jetė sikleti im mė i madh nė rolin qė mė keni caktuar, pėr tė cilin unė do t‘ju jem pėrjetėsisht mirėnjohės. Qysh kur mė rekomanduat tė studioja nė detaje direktivat e Katovicės, e parashikova se do ta kisha shumė tė vėshtirė tė hidhja baltė mbi atė parti qė mė shpėtoi prej baltėrave tė fshatit ku linda e mė solli nė asfaltet e kryeqytetit. Mė dha shkollė, mė bėri komunist e mjek tė njohur, mė nisi disa herė pėr specializim jashtė shtetit e mė trajtoi si birin e saj. Do ta ndjej veten shumė bukėshkalė e tė pabesė, kur tė filloj ta akuzoj pėr veprimtarinė e saj ku kontributi im ka qenė i dukshėm. E si mund ta zė unė nė gojė pėr keq emrin e udhėheqėsit tonė legjendar, veprimtaria politike largpamėse e tė cilit po mė hap rrugėn e kėsaj karriere tė pa ėndėrruar?
    Sytė e pėrlotur tė Demonit dhe zėri i tij i mbytur i tėrhoqėn vėmendjen Ramonit, i cili u pėrpoq ta ndihmonte pėr tė zotėruar veten:
    — Kėto qė po thua janė fjalė zemre, Demon, e kuptojmė, por e tillė ėshtė politika. Nė politikė nuk kanė vend ndjenjat, por vetėm mendimet, analizat, parashikimet, llogaritė pėr tė arritur objektivin e caktuar. I tillė ėshtė skenari i detajuar i ―proceseve demokratike‖ qė po shqyrtojmė e do tė zbatojmė sė bashku. Le tė tė ngushėllojė fakti qė gjithēka do tė bėjmė ėshtė nė pėrshtatje tė plotė me interesat e Partisė sė Punės dhe lavdinė e udhėheqėsit tė saj tė paharruar. Sot e tutje, deviza e veprimtarisė tėnde politike duhet tė jetė «bėj sikur». Pra, bėj sikur do ta shash partinė tonė tė shtrenjtė, ndėrsa nė mendje ruaj dashurinė e respektin pėr tė dhe detyrimet ndaj saj. Nga ana tjetėr, bėj sikur do tė shprehėsh keqardhje pėr tė persekutuarit politikė e me vete thuaj: «Gjynah qė nuk ju qėroi nga faqja e dheut tė gjithėve partia jonė!». Dhe gjithēka do tė rrjedhė siē duam ne. Tani ti do tė largohesh, se duhet tė pėrgatitesh pėr tu nisur nė Itali. Ne do tė flasim pak me Satanin, i cili pėrkohėsisht do tė jetė nė ―stolin e rezervave‖ tė kėtyre ngjarjeve.
    Demoni u ēua nė kėmbė. Ramoni shtypi njė buton dhe pas pak dera u hap.
    — Ky «disidenti» duhet tė zbresė nga shkallėt e pasme, porositi ai.
    Dhe duke iu drejtuar Demonit, shtoi:
    — Asnjėherė dhe nė asnjė rrethanė mos e harro devizėn e veprimtarisė tėnde nė tė ardhmen.
    — Si urdhėron shok… oh…
    — S‘prish punė, ia ktheu i buzėqeshur Ramoni, veē devizėn mos harro.
    Demoni pėrshėndeti entuziast, bėri njė pėrkulje tė thellė e doli.
    Duke zbritur shkallėt, ai po pėrsėriste me vete: «Bėj sikur, bėj sikur, bėj sikur…» Jo oré, unė jam duke urinuar vėrtet, iu pėrgjigj njė zė burri nga brenda njė WC-je me derė gjysmė tė hapur nė fund tė shkallėve. vijon......

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Gjatė atyre ditėve tė paharruara pėr Demonin, vėshtirėsia mė e madhe e tij ishte tė bindte veten se gjithė ajo mbarėsi qė po pėrjetonte nė prag tė njė tė ardhmeje tė ndritur nuk ishte iluzion por realitet. Njė realitet qė ai nuk kishte guxuar ta ėndėrronte ndonjėherė, ndonėse imagjinatėn e kishte pasur aktive nėn ndikimin e njė egoizmi ekstrem. Mirėpo njė kėrcim tė tillė cilėsor pėrpara ai nuk e kishte imagjinuar dot dhe nuk e kishte tė lehtė as ta besonte, ndėrkohė qė fati po ia dhuronte.
    Nė tė vėrtetė ai kurdoherė kishte dashur tė pėrfitonte diēka mė shumė se tė tjerėt qė ndodheshin nė tė njėjtat kushte me tė. Kishte qenė kėmbėngulės nė tė studiuar jo nga dashuria pėr dijen, por i nxitur nga qėllimi pėr t‘i krijuar hapėsirėn e nevojshme vetes qė tė sfidonte ata qė kishte pėrreth, tė cilėt e cilėsonin tip primitiv deri nė mosnjohjen e gjuhės zyrtare shqipe. Nė sezonin e provimeve, ai interesohej sa pėr rezultatet e tij, aq edhe pėr ato tė rivalėve nė fakultet. Kur dilte mė mirė se ata, nuk harronte tė murmuriste:
    «Hė, ua tregoj unė atyre!»
    Kjo murmurimė, me pėrmbajtje po aq primitive sa ai vetė, kishte vlerėn e njė shpagimi moral pėr tė. Prirja pėr tė degdisur kompleksin e inferioritetit qė e torturonte i forconte vullnetin e pėrpjekjes.Shpejt e kuptoi se tesera e komunistit ishte autorizim pėr karrierė nėn diktaturė. Dhe bėri gjithė pėrpjekjet e nevojshme pėr ta shtėnė nė dorė nė moshė tė re. Ai dhe diktatura kishin tipare tė pėrbashkėta dhe u familjarizuan shpejt; si primitivė qė ishin, tė dy e urrenin barazinė. Pabarazia favorizonte ambiciet e tij. Meqenėse diktatura nuk i zgjidhte kuadrot sipas aftėsisė por sipas pėrkushtimit ndaj saj, ajo ishte njė sitė e mirė pėr tė eliminuar rivalėt e tij mė cilėsorė. Ishte epoka e zhulit dhe ai ndjehej pjesė e tij. Fjala Parti u bė pėr tė si fjala Zot pėr njė klerik. Devotshmėria deri nė fanatizėm ndaj Partisė sė Punės dhe Sigurimit tė saj e bėnė njė kandidat pa rival pėr misionin e posaēėm qė iu besua prej Ramonit e Nexhinės.
    Befasia e kėtij suksesi po i vriste gjumin. Ambicia e tij e pafré pėr revansh ndaj atyre qė e kishin pėrēmuar dhe vazhdonin ta pėrēmonin si primitiv kishte rėnė papritur nė njė pistė sekrete suksesi dhe kjo e ngazėllente deri nė ēorientim. Kur shkėmbehej sė fundi nė rrugė me intelektualė tė mirėnjohur qė nuk kishin konsideratė pozitive pėr tė, kėrcėllinte dhėmbėt e thoshte me vete:
    «Prisni dhe pak e do ta mėsoni se sa vlen intelektualizmi juaj pėrballė ―primitivizmit‖ tim».
    Ky ushqim shpirtėror kishte efektin e njė droge pėr egoizmin e tij cinik. Sikur ai tė kishte pasur tė drejtėn e zgjedhjes pėr tė ardhmen e tij nė jetė, nuk do tė kishte guxuar kurrė tė pretendonte njė arritje tė tillė. Por fati i tij kishte qenė mė guximtar se ai vetė.I tillė ėshtė fati i mėkatarėve atje ku tė pafajshmit janė tė dėnuar fatalisht tė vuajnė.
    * * *
    Megjithėse fizikisht ndodhej nė Itali, Demoni e kishte mendjen nė Tiranė, ku kishte nisur faza e parė e lėvizjes studentore. Kėrkohej heqja e emrit tė diktatorit prej universitetit tė Tiranės, rregullimi i infrastrukturės sė qytetit «Studenti», pėrmirėsimi i kushteve tė jetesės e tė mėsimdhėnies etj. Veē kėrkesės sė parė, gjithė tė tjerat kishin karakter thjesht ekonomik. Kjo ishte faza e parė, ajo «e nxemjes», siē e cilėsonin mes tyre tė autorizuarit e Ramonit e tė Nexhinės.
    Pas braktisjes pjesėrisht tė leksioneve dhe disa grumbullimeve nė ambientet e qytezės sė tyre, njė grup i madh studentėsh guxoi tė marshonte deri tek ambasada italiane, ku policia ndėrhyri e i shpėrndau me dhunė. Si rrallėkush, Demoni e dinte nė detaje se si do tė rridhnin e si do tė pėrfundonin ngjarjet atje. Do tė kishte patjetėr edhe keqtrajtime, mbasi Ramoni e kishte pohuar me gojėn e tij:
    «Gjithēka duhet tė rrjedhė natyrshėm. Sa mė bindės qė tė jetė ky proces nė pamje, po aq do tė bėhet edhe i besueshėm».
    Nė ndėrgjegjen e tij, Demoni vetė justifikonte edhe disa vrasje.
    «Demokracia ka ēmimin e saj; dasmė pa mish nuk ka, thotė populli», mendonte ai.Natyrisht, masa e madhe e studentėve kontribuonin ndershmėrisht e me pėrkushtim nė njė proces qė manipulohej e kontrollohej prej kulisave. Ishte pikėrisht kontributi i tyre i sinqertė elementi qė do t‘i jepte natyrshmėrinė nė pamje lėvizjes studentore, sipas parashikimit tė saktė tė regjisorėve tė kulisave.
    Vendimi qeveritar pėr mbylljen e universitetit i hidhte qėllimisht zjarr benzinės. Tė ēliruar nga leksionet, studentėt e Tiranės, tė Durrėsit apo tė Shkodrės ishin mė tė lirė pėr tu organizuar e vepruar. Edhe studentėt kureshtarė tė rretheve tė tjerė mė tė largėt, tė cilėt nuk e kishin tė vėshtirė tė strehoheshin pėrkohėsisht tek familjet e shokėve a shoqeve tė tyre nė Tiranė, tė pėrfshirė nga rryma do tė bėnin tė njėjtėn gjė.
    «Ramoni dhe Nexhina kanė shumė pėrvojė dhe e dinė mirė ēfarė bėjnė», thoshte me vete i ngazėllyer Demoni nė pritjen e ankthshme tė sinjalit pėr tu kthyer nė Tiranė. vijon....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Sinjali nuk vonoi tė vinte. Lėvizja studentore ishte intensifikuar. Ndonėse nė kryqėzimet e rrugėve kryesore qė ēonin nė qytetin «Studenti» diktatura kishte instaluar tanke, qarkullimi pėr tė shkuar atje nuk ishte ndėrprerė. Megjithėse shumė prindėr i ndalonin fėmijėt e tyre studentė pėr t‘u bashkuar me shokėt nga frika e tė papriturave me pasoja fatale, tashmė studentėt nuk ishin mė vetėm. Qytetarė kryesisht tė Tiranės, Durrėsit, Shkodrės, por edhe tė qyteteve mė tė largėt, vėrshonin nė qytetin «Studenti» nė shenjė solidariteti me ta.
    Megjithėse po lėshonte pe mė se njė vit pas simotrave tė saj tė Evropės Lindore, diktatura e rreptė shqiptare synonte ta pėrdorte qytetin ―Studenti‖ si arenėn e parashikuar pėr zbatimin e skenarit tė saj, pa toleruar njė shtrirje tė mėtejshme tė lėvizjes, e cila do ta vinte seriozisht nė rrezik skenarin e saj dhe atė vetė. Tanket dhe policia sekrete kishin urdhėr tė lejonin hyrjet dhe daljet normale prej qytetit «Studenti», por kurrsesi njė vėrshim demonstrativ prej andej. Ajo «vatėr infeksioni» e domosdoshme do tė mbetej deri nė fund tė procesit e izoluar, pėr tė evituar njė infeksion tė pėrgjithshėm e tė pakontrollueshėm. Mbasi tė shpallej njohja me ligj e «pluralizmit politik» dhe miratimi i formimit tė Partisė Demone, puna vihej nė zot. Qysh prej atij ēasti, ishte pėrgjegjėse partia «opozitare» pėr ruajtjen e rregullit brenda turmave qė do tė drejtonte, ndėrkohė qė forcat e Sigurimit nuk do tė bėnin sehir shkelėsit e ligjit nė atė periudhė delikate.
    Ora e Demonit kumboi. Ai u thirr urgjentisht nė Tiranė dhe u autorizua tė hidhte hapat mė tė guximshėm nė organizimin e lėvizjes studentore, gjė qė do t‘i siguronte besueshmėrinė e domosdoshme tė njė lideri konsekuent pėr pėrmbysjen e diktaturės. Ndėrkohė Ramoni i rekomandoi emrat e atyre qė do tė ishin bashkėpunėtorėt e tij besnikė nė krye tė asaj lėvizjeje.
    Natyra e kėrkesave tė studentėve ndryshoi rrėnjėsisht ngjyrė e objektiv. Ato tani kishin karakter tė qartė politik. Njohja me ligj e pluralizmit tė pėrfaqėsuar fillimisht nga njė parti politike, e cila do tė krijohej prej vetė studentėve, ishte kėrkesa e parė. Kėrkesat e tjera shoqėruese me karakter ekonomik mbetėn thjeshtė pėr inerci tė fillimit tė lėvizjes.
    Entuziazmi prej karrierės sė shkėlqyer politike qė po i buzėqeshte i dha krahė Demonit, i cili e elektrizoi lėvizjen studentore edhe me parullat qė e kishin autorizuar tė predikonte: «Liri, Demokraci!», «E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa!» dhe mė e veēanta e tyre «Poshtė diktatura!». Fjalimet e tij tė guximshme e pa emocione dhe vendosmėria nė pėrshkallėzimin e lėvizjes studentore e bėnė Demonin figurė qendrore e frymėzuese tė saj, ku gjenin forcė e kurajė studentėt e ndershėm e tė emocionuar nga ē‘po ndodhte.
    Pas shumė «pėrpėlitjesh tė dėshpėruara» pėr shkak tė furtunės nė gotė, Partia e mėsuar prej dekadash tė bėnte dush me gjak shqiptarėsh tė pafajshėm papritur u tregua «e arsyeshme», «u zbut»: lideri i saj pranonte tė takonte njė pėrfaqėsi tė studentėve lidhur me kėrkesat e tyre. Demoni dhe bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė ua bėnė tė qartė studentėve pjesėmarrės nė pėrfaqėsi, se kėrkesa bazė e lėvizjes studentore pranė kreut tė shtetit duhej tė ishte shpallja me ligj e pluralizmit politik nė Shqipėri dhe njohja e tė drejtės sė studentėve pėr formimin e partisė sė parė opozitare me emrin Partia Demone. Madjé, kėtė udhėzim tė rėndėsishėm ata e morėn me shkrim. Pastaj u kalua nė diskutimin verbal tė kėrkesave tė tjera.
    * * *
    Ndėrsa pėrfaqėsia studentore u nis pėr takimin e rėndėsishėm, Demonin nuk e mbante vendi nga padurimi. Ai i habiti bashkėpunėtorėt e tij kur u propozoi tė hidhnin nė letėr pikat kryesore tė programit tė partisė qė do tė krijonin.
    — Tė presim tė kthehet njėherė pėrfaqėsia e studentėve nga takimi me shokun Ramon, pastaj mendojmė pėr kėtė punė, iu pėrgjigjėn ata.
    — Jo, nuk ka kohė pėr tė pritur, kundėrshtoi Demoni. Jemi mė se njė vit pas Evropės Lindore nė kėtė proces. Pėrgjigjja e shokut Ramon do tė jetė pozitive lidhur me kėrkesat tona, pėrndryshe ai nuk do tė pranonte tė takohej me studentėt. Ne duhet tė jemi nė lartėsinė e detyrės sonė nė kėto ēaste historike. Kur tė kthehet pėrfaqėsia e studentėve do tė ketė afruar mesnata dhe pas komunikimit tė vendimit tė Byrosė Politike pėr shpalljen e pluralizmit dhe njohjen e partisė sonė njerėzit mund tė fillojnė tė shpėrndahen. Siē e shikoni, sonte sheshi ėshtė i mbushur tejembanė si asnjėherė tjetėr dhe ka sa studentė po aq edhe qytetarė. Kėta tė fundit duhet t‘i marrin vesh patjetėr objektivat e programit tonė politik, se sė shpejti do tė na duhet tė krijojmė degėt e partisė sonė nė rrethe dhe do tė kemi nevojė pėr mbėshtetjen e tyre. Ja, unė i kam pėrgatitur ca shėnime, shtoi ai duke nxjerrė nga xhepi njė zarf.
    — Prit tė shikojmė njėherė…
    — Nuk kemi ē‘tė shikojmė, ua preu fjalėn Demoni i paduruar. Duhet tė veprojmė pa humbur kohė, duke u paraprirė ngjarjeve.
    Nė Itali Demonit i ishte dorėzuar njė program i detajuar i partisė qė do tė drejtonte, duke ia shpjeguar objektivat dhe rėndėsinė e ēdo kapitulli tė tij. Nga tėrėsia e atij programi, Demoni kishte shkėputur pikat kryesore nė njė fije letre tė shtypur. Ai ua dha ato pėr tė lexuar bashkėpunėtorėve tė ngushtė, tė cilėt e pėrgėzuan dhe u shprehėn njėzėri pėr leximin e tyre para publikut, nė qoftė se…
    — S‘ka «nė qoftė se», fitorja jonė ėshtė e sigurt, i garantoi ai edhe njė herė tjetėr.
    * * *
    Tri orė mė vonė, autobusi me pėrfaqėsinė e lėvizjes studentore mezi pėrparonte pėrmes turmės sė ngjeshur nė gjendje ankthi, e cila priste me padurim pėrgjigjen historike. Ankthi u shndėrrua nė ekstazė, kur studentėt e pėrfaqėsisė filluan tė tundnin duart nė dritaret e autobusit me dy gishtėrinjtė simbol fitoreje. E pabesueshmja ishte bėrė realitet: ata po sillnin sihariqin e madh.
    Befas u vendos heshtje e plotė kur oratori iu afrua qendrės sė zėrit pėr tė transmetuar mesazhin e shumėpritur tė Ramonit. U krijua pėrshtypja se njerėzit nuk po merrnin mė as frymė. Asnjėherė dhe asgjė ata nuk e kishin dėgjuar kurrė kaq tė pėrqendruar nė jetėn e tyre. Pėr ta ky ishte ēasti qė do tė ndante dy botė.
    Oratori foli me maksimumin e zėrit tė tij:
    — Jemi tė autorizuar t‘ju njoftojmė vendimin e Byrosė Politike pėr shpalljen me ligj tė pluralizmit politik nė Shqipėri dhe njohjen e sė drejtės sė lėvizjes studentore pėr formimin e partisė sė parė opozitare, Partisė Demone.
    Duartrokitje tė stuhishme, ovacione tė papėrmbajtura, shtrėngime duarsh e pėrqafime tė nxehta shoqėruan fjalėt e fundit tė oratorit. Si njė rrymė elektrike i pėrshkonte gjithė zemrat e tė pranishmėve ideja e triumfit tė madh:
    Studentėt kishin fituar, Diktatura ishte dorėzuar. Ēfarė mund t‘i kėrkohej mė tepėr asaj nate tė bekuar?
    Po Diktatura vetė ē‘mendonte nė ato ēaste? Apo flinte?
    Pėrkundrazi, diktaturat e vrasin gjumin. vijon.....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Sapo u nda me pėrfaqėsinė e lėvizjes studentore nė atė orė tė vonė tė natės, Ramoni kaloi nė njė sallė tjetėr tė Pallatit tė Brigadave ku e priste Nexhina.
    — E, shoku Ramon, t‘i futėn tė dy kėmbėt nė njė kėpucė studentėt, ė? - e pyeti ajo me njė buzėqeshje domethėnėse.
    — Ashtu mendojnė tė shkretėt, aq dinė. Besojnė se pushteti ynė mund tė pėrmbyset lehtė me dy gishtėrinjtė e tyre tė ngritur pėrpjetė. Harrojnė qė njė pushtet i dalė nga gryka e pushkės mund tė pėrmbyset vetėm me pushkė. U ėshtė bėrė zakon t‘i mėsojnė gjėrat pėrciptas, si leksionet e tyre tė pėrditshme. Ishte pėr tė ardhur keq tė konstatoje nivelin e ulėt intelektual qė karakterizonte diskutimet e njė pjese tė tyre, ngandonjėherė deri nė naivitet.
    — Ndėrsa mua mė vinte mirė kur e konstatoja kėtė gjė duke ndjekur bisedat tuaja nė monitor. Ky ishte qėllimi i revolucionarizimit tė shkollės sonė mė 1967. «Tė diplomuar sa mė shumė tė ideologjizuar e sa mė pak tė kulturuar», ka qenė deviza e pandryshuar e partisė qysh atėherė.
    — Njė objektiv katėrēipėrisht i arritur. Nė disa raste cektėsia e arsyetimit tė bashkėbiseduesve tė mi tė rinj mė bėnte pėr tė qeshur.
    — Ndėrsa unė qesha siē nuk kisha qeshur prej kohėsh kur dėgjoja tė pėrsėrisnin herė pas here shprehjen: «Ne studentėt duam tė kemi partinė tonė». Si e parashikojnė veten kėta ―politikanė‖, studentė tė pėrhershėm?
    — Fatmirėsisht ata pak parashikojnė nė shumė drejtime. Njerėzve tanė nė radhėt e tyre u ėshtė dashur mė shumė punė t‘i inkurajojnė pėr tė vepruar, se sa t‘i frenojnė pėr tė mos kaluar caqet. Vetėm aktivizimi i Demonit i dha hov lėvizjes qė po pėsonte ngėrē.
    — Demoni... Edhe demonėt kanė rolin e tyre nė jetė.
    — Madje janė tė pazėvendėsueshėm nė atė rol.
    — Mund tė lidhemi pak me sheshin ku po shpaloset kjo faqe e re e historisė sė vjetėr? - propozoi Nexhina me ton ironik. Kėshtu do tė kemi rastin ta shikojmė Demonin tonė duke interpretuar rolin e tij tė preferuar.
    — Me kėnaqėsi. Tani delegatėt duhet tė kenė arritur atje dhe sihariqi i ka ngritur peshė zemrat e tė pranishmėve.
    — Tė shkretėt ata qė do tė ngopen me lugėn bosh!
    — S‘ėshtė hera e parė e as e fundit qė po u ndodh kjo, shtoi Ramoni i buzėqeshur. Njė popull i mėsuar tė bėjė sikur jeton nuk e ka tė vėshtirė t‘iu pėrshtatet gjithė situatave tė dėshtuara e tė justifikojė nė ndėrgjegje gjithė humbjet qė pėson.
    Pastaj ai bėri njė telefonatė dhe tė dy e pėrqendruan shikimin mbi monitor. Pas pak atje u shfaq pamja entuziaste e sheshit, ndėrkohė qė Demoni para mikrofonit po u bėnte shenjė tė pranishmėve tė vendosej qetėsia.
    Zėri i tij kumboi i qartė:
    — Pas njė terri tė gjatė monopartiak disa dekadash, kėtė natė tė bukur dhjetori Shqipėria shpallet shtet pluralist, duke iu bashkangjitur kėshtu vendeve tė tjera simotra tė Evropės Lindore...
    Njė brohoritje e fuqishme «E duam Shqipėrinė si gjithė Evropa!» kumboi anembanė sheshit, duke ia prerė fjalėn oratorit.
    — Po, po, si gjithė Evropa do tė bėhet, mos kini merak, buzėqeshi me pėrbuzje Nexhina. Por mos harroni se edhe Evropa, si ēdo vend ku jetohet, ka nevojė pėr njė kosh mbeturinash. Duke ju dhuruar ―demokracinė‖, ne i kemi marrė tė gjitha masat e duhura qė Shqipėria ta sigurojė atė vend nderi. Kjo ėshtė mėnyra mė e sigurt qė ta harroni atė «terrin monopartiak» e njė ditė tė thoni me veten tuaj:
    «Ishim mė mirė atėherė».
    — Do ta thonė si njė e njė qė bėjnė dy, - e garantoi Ramoni.
    Ndėrkohė Demoni rifilloi fjalimin e ndėrprerė:
    — Sot e tutje, ne nuk jemi mė njė shtet diktatorial…
    «Poshtė diktatura !», oshtiu sheshi duke ia ndėrprerė sėrish fjalėn oratorit.
    — I zgjuam nga gjumi leckamanėt e tani guxojnė tė thėrrasin ―poshtė diktatura !‖, belbėzoi Nexhina, duke kėrcėllirė dhėmbėt.
    — Mos u dėshpėro, shoqja Nexhina, ruaj gjakftohtėsinė, tė lutem, i foli me keqardhje Ramoni. Na duhet tė pėrjetojmė edhe skena tė pakėndshme gjatė kėtij procesi, por qėllimi i justifikon mjetet. Le tė kujtojmė njė thėnie lapidar tė udhėheqėsit tonė tė paharruar: «Ēmoj shumė dy vlera tė rralla tė popullit tonė: proverbat dhe nėnshtrimin e tij tė plotė». E,pra, njė proverb i popullit shqiptar thotė: «Qesh mirė, kush qesh i fundit». Nė realitet jemi ne qė kemi qeshur gjithė kohėn e qė do tė qeshim gjithmonė me ta. Edhe sonte na takon ne tė qeshim me marrėzinė e atyre qė mendojnė se po ua dhurojmė pushtetin tonė dyzet e gjashtė vjeēar sikur tė ishte ndonjė bonbone. Cilin po brohorasin ata tani? Kalin tonė tė Trojės, Demonin. Cilat janė figurat e shquara tė lėvizjes studentore? Tė autorizuarit tanė. Ėshtė nė interesin tonė qė populli tė besojė se do ta pėrmbysė komunizmin duke e luftuar me njė ushtri gjeneralėt dhe oficerėt e tjerė madhorė tė sė cilės janė komunistė tė sprovuar e njerėzit tanė tė besuar. Njė popull qė beson kollaj ėshtė preja mė e lehtė e ēdo pushteti. Ne kėtė e kemi provuar njė jetė tė tėrė. Aq mė tepėr qė po tė duam ne i bėjmė edhe sonte tė zgjohen me llahtarė prej ėndrrės qė po pėrjetojnė dhe brohoritjet t‘i kthejnė nė ulėrima, duke vrapuar pėr tė shpėtuar kokėn. Pėr kėtė do tė mjaftonte vetėm njė telefonatė.
    — E di, shoku Ramon, e di; tė faleminderit. Por, siē e kemi diskutuar gjatė bashkė, kjo nuk u shėrben interesave tona tė ardhshme. Veēanėrisht pas «Aktit tė Triestes», ky proces ėshtė futur nė njė rrugė pa kthim. Unė u shpreha ashtu nė njė ēast dėshpėrimi, se gjithė jetėn jemi mėsuar me duartrokitjet e brohoritjet servile tė kėtyre rrjepacakėve qė lumturoheshin kur u buzėqeshnim ne. E tani ngjiren duke ulėritur «poshtė diktatura!», e cila do tė ndryshojė veē ngjyrėn para syve tė tyre tė veshur nga iluzionet.— Pikėrisht kjo ėshtė edhe arritja jonė mė e madhe nė publik: ata tė entuziazmohen nga fitoret e tyre imagjinare, ndėrsa ne «tė trishtohemi» prej humbjeve tona imagjinare.
    Zėri kumbues i Demonit u tėrhoqi pėrsėri vėmendjen:
    — Ndjehem thellėsisht i emocionuar tek po ju bėj tė ditur se Partia Demone do tė jetė dallėndyshja e parė e pluralizmit politik shqiptar.
    — Njė dallėndyshe nė dhjetor! Rrofsh o Demoni ynė, se mė bėre pėr tė qeshur pėrsėri, - thirri Nexhina duke mbajtur ijėt me dorė.
    — Ose do tė na bėjė ai pėr tė qeshur, ose do ta bėjmė ne atė pėr tė qarė, nuk ka rrugė tjetėr, e siguroi Ramoni, i kėnaqur sė tepėrmi duke parė Nexhinėn me humor tė pėrmirėsuar. Demoni ėshtė njė tip i tillė qė ka pėr t‘i bėrė t‘i bien kokės me grushte ata qė po e brohorasin sonte nė kllapi.
    — Para se tė tė propozoja emrin e tij pėr kėtė rol, kisha kėrkuar njė informacion tė detajuar rreth jetės dhe personalitetit tė Demonit, qysh se kishte nisur studimet universitare deri sot. Portretizimi qė i kishin bėrė nė hyrje tė informacionit mė la njė mbresė tė fortė:
    «Njė djalosh shtatlartė, me njė tė ecur dhe tė folur tė papėrpunuar, njė valixhe tė rėndė druri nė dorė e njė palė kėpucė ushtarake nė kėmbė, u paraqit nė sekretarinė e fakultetit tė mjekėsisė me fjalėt: ―Du me u ba doktor‖».
    — Oh, ē‘gjė tė lezetshme paskan shkruar qerratenjtė, qeshi me tė madhe Ramoni, pėr t‘i bėrė qejfin Nexhinės. Tė paktėn ne jemi veriorė e ai nuk do tė na i marrė pėr keq kur t‘ia pėrmendim nganjėherė kėtė.— Pėrkundrazi, ai duhet t‘i jetė shumė mirėnjohės kėtij portretizimi qė mė tėrhoqi vėmendjen mbi personalitetin e tij, i cili premtonte ato cilėsi qė synoheshin posaēėrisht prej nesh.
    — S‘thotė kot populli «jo ēdo e keqe vjen pėr keq».
    — Proverbat, siē e kam thėnė edhe herė tjetėr, janė njė prej dy vlerave tė rralla tė popullit tonė tė konstatuara nga udhėheqėsi ynė i paharruar.
    — Pėr ne ėshtė mė e leverdishme ajo e dyta, - ia ktheu Ramoni duke i shkelur syrin nė mėnyrė kuptimplote. vijon......

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — E, Demon, si po shkojnė punėt? e pyeti i buzėqeshur Ramoni nė mbrėmjen e ditės qė Partia Demone kishte mbajtur mitingun e saj tė parė nė Tiranė.
    — Si jo mė mirė, shok… Oh, mė falni; mbeti problem i pazgjidhur pėr mua mėnyra se si duhet t‘ju drejtohem, kur flas me ju tani.
    — S‘ka problem qė nuk zgjidhin komunistėt e regjur midis tyre. Sido qė tė mė flasėsh, unė tė kuptoj drejt, se ty tė flet zemra mė shumė se sa goja kur bėhet fjalė pėr ēėshtjen tonė tė pėrbashkėt. Normalisht, tani ti duhet tė mė flasėsh «zoti Ramon», ndėrsa unė ty «zoti…
    — Me falni t‘ju ndėrpres fjalėn, zoti Ramon. Unė nuk jam aq bukėshkalė sa tė pranoj qė ju tė mė flisni «zoti Demon». Jo, kjo s‘ka pėr tė ndodhur as sot, as kurrė. Unė jam vepra juaj dhe i tillė dua tė mbetem deri nė fund tė jetės sime. Duke mė folur thjesht Demon, dalin nė pah tė gjitha meritat e mia. Kjo mjafton.
    — Si tė dėshirosh, Demon. Gjersa kuptohemi kaq mirė pėr ēėshtjet kryesore, ē‘mund tė na pengojė tė merremi vesh pėr gjėrat elementare? Krijimi i mentalitetit tonė tė ri ka qenė vepra mė madhore e partisė sonė. E kam fjalėn pėr Partinė e Punės, Demon, - nxitoi ta sqaronte Ramoni duke buzėqeshur.
    — E kam tė qartė, sho… zoti Ramon. Ajo do tė mbetet pėrgjithmonė partia e zemrės sonė. Kėto tė tjerat, siē e keni theksuar ju vetė, nuk do tė jenė veēse barka shpėtimi tė ideologjisė sonė triumfuese tė kėrcėnuar prej shtrėngatave tė kohės.
    — Si tė tilla, ato do tė kenė rėndėsi vendimtare pėr tė ardhmen afatgjatė tė ēėshtjes sonė, Demon. Por, natyrisht, Partia Demone do tė mbahet mend si dallėndyshja e parė e pluralizmit politik shqiptar, - tha me tė qeshur Ramoni, duke perifrazuar ligjėratėn e Demonit natėn e kurorėzimit me sukses tė lėvizjes studentore.
    — Faleminderit. Por mendoj se i duhet lėnė kohė e mjaftueshme Partisė Demone pėr tė shtrirė strukturat e saj nė gjithė vendin, para se tė miratoni krijimin e partive tė tjera, - u interesua ai i nxitur si gjithmonė prej egoizmit.
    — Patjetėr. Ne ju kemi sqaruar tashmė ty dhe Satanin se, pas «Aktit tė Triestes», ju tė dy mbeteni misionarėt e vėrtetė tė politikės sonė tė re. Elektorati i fuqishėm i partisė sonė pėrbėn njė ushtri tė organizuar mirė prej disa dekadash. Kėshtu qė Satani e gjen lugėn nė pilaf. Pėr sa i pėrket Partisė Demone, parashikohet njė zhvillim i vrullshėm i saj nė tė gjithė vendin. Me gjithė arritjet historike tė Partisė sė Punės, njerėzit nė pėrgjithėsi i tėrheq diēka e re, sidomos pas ndryshimeve qė ndodhėn nė Evropėn Lindore. Ata do tė jenė gjithashtu tė interesuar pėr gazetėn e partisė suaj si njė konkurrente e «Zėrit tė Popullit», e cila ka bėrė epokė jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė radhėt e proletariatit botėror. Sigurisht, ti e ke lexuar rubrikėn «Zėri i Shqipėrisė, zėri i sė vėrtetės», ku lexues tė shumtė tė saj jashtė atdheut i bėnin jehonė gazetės sonė pėr cilėsinė dhe problematikėn e trajtuar.. Jo vetem qe e kam lexuar rregullisht ate rubrike mbreselenese, por shpesh ua kam lexuar edhe shokeve komuniste ne byrone e partise se universitetit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — E di, Demon, e di. Po tė mos ishe i tillė, nuk do tė tė kishte buzėqeshur kurrė kjo perspektivė e shkėlqyer.
    — Faleminderit juve dhe partisė.
    — Partisė sė Punės, Demon, buzėqeshi sėrish Ramoni.
    — Ajo ėshtė dielli ynė, zoti Ramon; tė tjerat do tė jenė satelitėt e saj.
    — Si tė duket situata nė partinė tuaj tė re?
    — Entuziaste. Ata qė na ndjekin pas besojnė se u bė deti kos, u pėrmbys vėrtet komunizmi nė Shqipėri.
    — O burra tė rrėmbejnė lugėt e tė ngopen, por kujdes se mos iu del ujė i kripur, - u skėrmit Ramoni.
    — Kur dėgjoj se me sa urrejtje flasin kundėr komunizmit, revoltohem nė vetvete por mė vjen edhe pėr tė qeshur pėr dy arsye. E para, habitem me naivitetin e atyre qė besojnė se njė pushtet me rrėnjė gjysmėshekullore do tė pėrmbysej me kaq lehtėsi sikur tė ishte prej letre. Kur i shtoj kėtij fakti edhe informacionin e Triestes, naiviteti i tyre merr ngjyrat e njė idiotėsie nė sytė e mi. E dyta, akoma mė interesante nga e para, harrojnė qė unė vetė kam qenė komunist njė ēerek shekulli e vite tė tėra sekretar byroje i Partisė sė Punės nė institucionin mė tė lartė arsimor tė vendit. Megjithatė, tė rreshtuar pas meje, ata ngjiren duke thirrur «poshtė komunizmi!», ndėrkohė qė ne po punojmė sė bashku pėr ta ngritur atė lart e mė lart.— Pėr aq kohė sa do tė ndodhė kėshtu, ti e ke kryer misionin nė mėnyrė shembullore, Demon. Mos u habit fare nga kjo lloj sjellje e tyre. Madjé kjo nuk ėshtė aspak njė sjellje e shtirė, mbasi ata ashtu mendojnė vėrtet. Ėshtė nė interesin tonė tė pėrbashkėt qė tani tė flasim midis nesh me letra tė hapura. Partia e Punės ka ditur t‘i bėjė punėt mirė. Deri dje ata nuk guxonin ta thoshin as me veten e tyre shprehjen «poshtė komunizmi!», mbasi e dinin mirė se ē‘i gjente ata vetė dhe familjet e tyre. Pėr tė mos ta pėsuar prej vigjilencės sė diktaturės sė proletariatit, ata kanė qenė tė detyruar t‘i ndrydhnin mendimet e tyre qysh nė embrion, duke u robotizuar pėr hir tė mbijetesės. Dhe kjo nuk ka zgjatur vetėm disa vjet, por qysh kur ata kanė njohur veten e tyre. Rrjedhimisht, qėndrimi hipokrit ndaj realitetit objektiv ėshtė bėrė natyra e tyre e dytė. Njė proverb latin thotė: «Po arriti Prijėsi t‘ia lidhė sytė popullit, ky ėshtė i detyruar t‘i puthė qoftė faqen, qoftė mollaqen, ēfarė t‘i japė ai». Pėr meritė tė udhėheqėsit tė saj tė lavdishėm, Partia e Punės e arriti kėtė objektiv madhor nė politikė. Mjafton tė pėrmendim vetėm faktin qė populli ynė, sipas direktivave tė Partisė sė Punės, e brohoriti sa u ngjir Titon e pastaj e shau sa djersiti. Tė njėjtėn gjė bėri edhe me Hrushovin e Maon. Dhe po t‘i thoshte partia qė t‘i brohoriste pėrsėri ata, as qė diskutohet qė do ta kishte bėrė. Njeriu qė heq dorė nga gjykimi i realitetit me mendjen e tij, duke pranuar si tė mirėqenė vetėm atė qė i thuhet nga pushteti, nuk ėshtė mė nė gjendje pėr asnjė qėndrim kritik nė jetė dhe nuk reagon dot ndaj sė keqes qė i bėhet. Pikėrisht kėtė rėnie morale tė njė populli nėnkupton proverbi i mėsipėrm latin, ku dinjiteti njerėzor lėngėzohet e ndryshon formė sipas dėshirės sė Prijėsit.
    «Njė popull i sapoēliruar prej njė gjendjeje tė tillė ndjehet i befasuar nga e drejta e paimagjinueshme pėr tė shprehur me zė tė lartė atė ēka nuk ka guxuar as ta mendojė para njė muaji. I pamėsuar me tė, ai nuk di ta administrojė siē duhet kėtė tė drejtė dhe e vlerėson si njė luks tė tepruar tė mbajė qėndrim kritik ndaj saj. Ndėrkohė e quan mėkat ta shikojė me sy tė dyshimtė ―heroin‖ qė ia bėri kėtė dhuratė, konkretisht Demonin tonė tė sprovuar. Pėr kėtė arsye, ata janė gati tė vėnė kokėn atje ku shkel ti nė kėto ditė tė nxehta, pa u shqetėsuar aspak pėr tė kaluarėn tėnde. Nė fund tė fundit, gjersa janė tė ndėrgjegjshėm se vetė nuk mund tė ndryshojnė dot asgjė, e kuptojnė qė e kanė humbur tė drejtėn e tė zgjedhurit dhe do tė pajtohen doemos me gostinė tėnde. Kapitullimi shpirtėror ėshtė faza e fundit e shndėrrimit tė njė populli nė turmė tė ēorganizuar. Mos u habit fare pėr kėtė. Parashikimet tona janė tė pagabueshme. Veē doja tė tė pyesja pėr kureshtje: A janė afruar ish tė burgosur politikė nė Partinė Demone?
    — Po, mė kanė thėnė se janė afruar. Unė personalisht kam marrė kontakt vetėm me njėrin prej tyre.
    — Nga ėshtė ai?
    — Nga Shkodra.
    — Ka bėrė shumė burg?
    — Mė se njė ēerek shekulli.
    — S‘paska dalė keq. Ēfarė tipi ėshtė?
    — I squllur krejt nga vuajtjet, por me njė dėshirė pėr karrierė qė nuk arrin dot ta fshehė.
    — Mund tė tė duhet ta pėrdorėsh si galloshe tė vjetėr nė ndonjė post honorifik, kur tė tė dorėzojmė pushtetin. Veprime tė tilla do tė jenė tė nevojshme nė fillim tė «proceseve demokratike». Por mė parė duhet njohur mirė e kaluara e tij. Do tė ishte gabim i madh t‘i ofrohet qoftė edhe njė post i tillė njė ish tė burgosuri politik me dinjitet e tė guximshėm, me tė kaluar tė pastėr e me nerv proteste. Kjo do tė ishte njė lojė me zjarrin.
    — A do tė lejohen ish-tė burgosurit politikė tė krijojnė parti?
    — Nė asnjė mėnyrė, pa u stabilizuar plotėsisht spektri politik i pluralizmit shqiptar sipas projektit tonė. Ėshtė pikėrisht pėr kėtė arsye qė nė bazė tė dispozitave pėrkatėse tė ligjit pėr miratimin e krijimit tė njė partie prej Ministrisė sė Drejtėsisė duhet paraqitur lista e plotė e grupit nismėtar me tė dhėnat e hollėsishme tė gjithė anėtarėve tė tij. Pasi ta kenė marrė situatėn plotėsisht nėn kontroll Partia Satane me Partinė Demone, ato do tė lejojnė krijimin e disa partive tė vogla, satelite tė tyre. Vetėm pas kėsaj do tė ndryshojė ligji aktual i Ministrisė sė Drejtėsisė. Por atėherė ky veprim do tė jetė njė dyfek pas dasme. Megjithatė, aktualisht ju ―opozitarėt‖ duhet tė pėrdorni edhe njė slogan tė ri nė thirrjet tuaja nėpėr mitingje: «Lironi vėllezėrit tanė!». Parimisht nuk mund tė ketė tė burgosur politikė pas shpalljes sė pluralizmit.
    — Si mund t‘i quajmė ne armiqtė e Partisė sė Punės «vėllezėrit tanė»? Mė vjen keq qė po ju kundėrshtoj, z.Ramon, por nuk do t‘ia lejoja kurrė vetes tė quhesha «vėlla» i atyre zgjebeve klasore.
    — Tė mirėkuptoj, Demon, se jemi nė tė njėjtėn linjė mendimesh e ndjenjash, por mos harro se sė afėrmi ty do tė duhet tė drejtosh jetėn politike tė vendit. Politika ėshtė tregu i hipokrizisė. Po qe se ti do t‘i shprehėsh popullit atė qė mendon vėrtet pėr problemet qė do tė trajtosh, vaj halli. Ky quhet naivitet nė politikė. Dhe naivėt kėpusin qafėn shpejt nė terrenin rrėshqitės tė politikės. Pikėrisht pėr kėtė shkak ta kam theksuar se motoja e veprimtarisė tėnde tash e tutje duhet tė jetė «bėj sikur». Pra, bėj sikur s‘tė zė gjumi pėr armiqtė e Partisė sė Punės duke thirrur «lironi vėllezėrit tanė!» dhe me vete thuaj: «Mos arrifshi ta nxirrni kokėn asnjėri prej telave me gjemba!». Kjo ėshtė njė periudhė e domosdoshme grimi politik, siē e ke konstatuar edhe vetė gjatė leximit tė direktivave tė Katovicės. Kur ti tė fillosh tė zbatosh reformat katoviciane nė Shqipėri, do t‘ua tregosh mirė atyre ―vėllezėrve‖ tė neveritshėm se sa shumė tė kėputet shpirti pėr ta. Nga ana tjetėr, bėj sikur je armiku numėr njė i komunizmit dhe bėrtit sa tė kesh fuqi «poshtė diktatura!», ndėrsa me zemėr thuaj: «Pėr sa tė rrotullohet toka rreth diellit, nuk keni pėr tė shpėtuar nga neokomunizmi, o shqiptarė naivė!». Shkurt, fjalėt e mira e punėt e kėqija pėr popullin nė pėrgjithėsi e pėr armiqtė e Partisė sė Punės nė veēanti dhe fjalėt e kėqija e punėt e mira pėr adhuruesit e Partisė sė Punės. Dhe gjithēka do tė rrėshqasė si nė gjalpė, sipas parashikimeve tona.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — Ah, mos vdekshi kurrė, z. Ramon, se po mė aftėsoni sa nuk e kisha imagjinuar dot, - u shpreh me mirėnjohje tė thellė Demoni duke psherėtirė.
    — Nuk po bėj asgjė mė shumė nga detyra, Demon. Siē e theksove edhe vetė pak mė parė, Partia e Punės ėshtė dielli i jetės sonė dhe ne nuk duhet tė kursejmė asgjė pėr tė.
    — As gjakun tonė, - e plotėsoi Demoni me pasion e i emocionuar.
    — Jo, gjakun e njerėzve tė saj besnikė e ēmon shumė partia jonė. Gjak ka populli plot pėr tė derdhur, por jo udhėheqėsit e popullit. Shėndeti i udhėheqėsve ėshtė prona mė e shenjtė e popullit, garancia e sė ardhmes sė tij. Me qė ra fjala pėr gjakun, a mos u vra njė djalė i ri sot gjatė mitingut tuaj?
    — Po, u vra njė pesėmbėdhjetė vjeēar. Me siguri ka provokuar ndonjė prej mbrojtėsve tė rendit.
    — Patjetėr. Megjithatė, siē kemi diskutuar bashkė edhe herė tjetėr, do tė ketė pėrsėri vrasje, pėr tė larguar ēdo dyshim mbi natyrshmėrinė e «proceseve demokratike» nė Shqipėri. Prandaj ti dhe bashkėpunėtorėt e tu besnikė, tė pėrfshirė nė listėn qė tė kam dhėnė unė, duhet tė mbani gabardina tė bardha gjatė mitingjeve tė ardhshėm qė do tė zhvilloni nė Tiranė e nė rrethe. Nė kėtė mėnyrė nuk do tė jeni kurrė tė rrezikuar prej forcave tė policisė sekrete. Sidoqoftė, populli duhet t‘i paguaj njė farė ēmimi ―demokracisė‖ qė po i buzėqesh, apo jo?
    — Doemos, nuk ka dhurata nė jetė. Nė Timishaora tė Rumanisė u vranė disa mijėra vetė gjatė proceseve analoge.— Nė Timishoara thuaj, jo Timishaora, e korrigjoi duke qeshur Ramoni.
    — Tė njėjtat shkronja janė, z. Ramon, renditja vetėm ndryshon.
    — Edhe ne tė njėjtė jemi me shqiptarėt e tjerė, por pikėrisht renditja nė planin politik na jep tė drejtėn tė luajmė shah me jetėn e tyre, buzėqeshi Ramoni. Nė realitet, nė Timishoara u vranė vetėm disa qindra vetė, por shifrat u rritėn artificialisht pėr tė justifikuar ekzekutimin e ēiftit Ēaushesku, gjė qė tek ne nuk ka pėr tė ndodhur kurrė.
    — Kurrėn e kurrės. Ashtu siē e theksuat ju, ne do tė vazhdojmė tė luajmė shah me jetėn e shqiptarėve nė dobi tė idealeve madhore tė Partisė sė Punės. Prej kohėsh kam ndjerė ėndje tė luaj me jetėn e tė tjerėve. Kėtė e quaj njė provė bindėse se nuk jam barasvlerė me ta. Kur punoja kardiolog, ndiqja me kureshtje pėrkeqėsimin e gjendjes shėndetėsore tė pacientėve tė sėmurė rėndė dhe kėshtu i gėzohesha mė tepėr shėndetit tim qė mė premtonte jetėgjatėsi. Por, natyrisht, tė luash me jetėn e njė populli tė tėrė ėshtė ėndėrr madhore, historike. Kjo tregon se nuk ke ardhur kot nė jetė, si dykėmbėshit e tjerė.
    — Po mė bėn pėr vete ky filozofimi yt, Demon, ia ktheu duke qeshur Ramoni. Nė thellėsi tė qenies sime e kam ndjerė shpesh efektin joshės tė lojės me jetėn e tė tjerėve, por nuk kam arritur dot ta pėrkufizoj teorikisht kėshtu si ti. Kjo tregon se je njė nxėnės qė premton t‘ia kalosh edhe mėsuesit.
    — Ėshtė meritė e mėsuesit tė aftė qė pėrgatit nxėnės edhe mė cilėsorė nga vetja, - ia ktheu komplimentin Demoni shend e verė.
    — Andej nga krahina juaj ju keni njė ngushėllim shumė domethėnės nė mort. Atij qė i ka ndodhur fatkeqėsia, ju i thoni: «Mos tė rėntė me e harru!». Nė fillim unė nuk e kam kuptuar si duhej kėtė ngushėllim tė menēur, por pyeta njė plak dhe ai ma shpjegoi kėshtu: «Qė njeriu ta harrojė fatkeqėsinė qė i ka ndodhur, duhet tė pėsojė njė fatkeqėsi tjetėr mė tė rėndė akoma. Nėpėrmjet ngushėllimit tonė, ne i urojmė atij tė mos i ndodhė diēka e tillė». Vėrtet fjalė tė menēura. Ndėrsa unė vetė i uroj popullit shqiptar tė kundėrtėn:
    «Nė saje tė ėndjes qė ndjen ti pėr tė luajtur me jetėn e tė tjerėve, i bėfsh shqiptarėt tė na harrojnė sa mė shpejt Enverin edhe mua».
    — Tė jeni i sigurt z. Ramon se ashtu ka pėr tė ndodhur, - u zotua Demoni duke ngritur zėrin. - Ankesat, rėnkimet e vajtimet e atyre qė vuajnė prej meje janė njė ushqim i zgjedhur shpirtėror pėr mua.
    — Ushqim shpirtėror i denjė pėr njė Demon; tė bėftė mirė! e uroi Ramoni duke qeshur.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — Pėr kur mendon ta caktosh datėn e zgjedhjeve tė reja, shoku Ramon? - u interesua Nexhina.
    — Ja, le ta vendosim bashkė tani, - iu pėrgjigj ai.
    — Kėto zgjedhje do t‘i fitojmė ne. Na duhet tė paktėn edhe njė vit kohė pėr tė seleksionuar dhe eliminuar me ngé njė mori dokumentesh prej arkivave tė Komitetit Qendror, tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, tė Shėrbimeve Sekrete, tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme e tė mjaft institucioneve tė tjera qendrore. Pavarėsisht se Demoni do tė respektojė paprekshmėrinė e arkivave sekrete qė do t‘i rekomandojmė ne para se ta sjellim nė pushtet, ndryshimi i mundshėm i personelit tė shėrbimit nė kėto arkiva e bėn tė domosdoshėm eliminimin e njė pjese tė dokumentacionit me rėndėsi tė veēantė.
    — Sigurisht. Kėto zgjedhje do t‘i fitojmė ne, por nuk na intereson ta mbajmė mė shumė se njė vit pushtetin. Pėrndryshe, si Parti Pune qė jemi, do tė na duhej tė ballafaqoheshim ashpėr me tė drejtat e ish tė burgosurve politikė dhe tė pronarėve tė ligjshėm, mbasi jemi ne vetė qė i kemi burgosur e shpronėsuar. Duke qenė antikomunistė tė afirmuar, ata duhet tė mbeten doemos humbės tė pėrhershėm. Rehabilitimi i tyre shoqėror e ekonomik do ta bėnte tė paevitueshėm edhe ballafaqimin politik me ta nė kushtet e njė pluralizmi tė vėrtetė, jashtė kontrollit tonė. Kjo do tė ishte njė vetėvrasje politike pėr ne. Kėtė ma kanė theksuar disa herė edhe kėshilltarėt e angazhuar prej mbėshtetėsve tanė pas «Aktit tė Triestes». Me kėto probleme tė nxehta duhet tė merret ―opozitari‖ ynė, Demoni. Ai do t‘iu bėjė thirrje ish-tė burgosurve dhe tė shpronėsuarve ta mbėshtesin nė luftėn «kundėr komunizmit», pėr t‘i lėnė pastaj me gisht nė gojė. Nė fund tė fundit ky ėshtė edhe ēmimi qė do tė paguaj Demoni pėr karrierėn e tij marramendėse. Si thonė shaka, do tė bėhet presidenti i parė demonkratik i Shqipėrisė.
    — Thuaj si tė duash, po Demoni u bė palė nė bisedime me ne pėr pushtetin, - tha Nexhina duke buzėqeshur.
    — E bėmė ne, jo u bė ai. Nė qoftė se ne ndryshojmė mendim pėr tė, ai nuk reziston dot mė shumė se njė flluskė sapuni.
    — Nuk besoj se do tė zhgėnjehemi prej tij. Me atė babėzi qė tregon Demoni pėr pushtet, po na lodh edhe ne qė e kemi nė dorė jetėn dhe karrierėn e tij, pa le mė popullin kur ta ketė nėn thundėr.
    — Mė ka dhėnė fjalėn se do t‘i bėjė shqiptarėt qė ta kujtojnė me nostalgji udhėheqėsin tonė legjendar dhe mua vetė.
    — Ki besim qė do t‘i bėjė. Shkelmat e gomarit janė mė tė padurueshėm nga goditjet e njė boksieri profesionist.
    — Oh, tė lumtė goja, ku e gjete kėtė shprehje qė i shkon si dorashkė personalitetit tė deformuar tė Demonit, - thirri Ramoni duke u gajasur.Ndėrsa po pinin kafe, Ramoni nuk pushonte sė qeshuri nėn zė. Edhe Nexhina buzėqeshi para se tė vazhdonte me tė njėjtėn temė:
    — Duke e gjykuar nga mėnyra se si flet e sillet, Demoni tė krijon pėrshtypjen se nuk e ka ende tė qartė qė koha gjithsesi ka ndryshuar e ai nuk mund tė qeverisė dot me stilin tonė. Mirėpo ai ėshtė xheloz pėr karrierėn qė kemi bėrė ne dhe me kokėfortėsi synon tė vazhdojė nė tė njėjtėn rrugė.
    — Aq mė mirė pėr ne. Kjo do tė sjellė si rezultat tė paevitueshėm zhgėnjimin ekstrem tė masave qė po ngjiren pas tij. Rrjedha e kohės rrėshqet pa sjellė asnjė efekt pėrmirėsues mbi temperamente tė mpiksur nė primitivitet si Demoni.
    — Sa deputetė synon tė fitojė ai nė zgjedhjet e ardhshme?
    — Ia kam bėrė tė qartė se ėshtė e drejta jonė tė vendosim pėr kėto gjėra. Demoni duhet tė mirėpres dhuratėn qė do t‘i bėjmė ne.
    — Kjo vlen pėr rezultatet pėrfundimtare tė zgjedhjeve. Po pėr strategjinė e ―konfliktit‖ midis Partisė Demone si ―opozitare‖ dhe Partisė sė Punės ēfarė keni vendosur?
    — Ai duhet tė kundėrshtojė me forcė dy tregues tė pėrgatitjes sė kėtyre zgjedhjeve tė pėrgjithshme: afatin e afėrt tė tyre, gjė qė nuk i lė kohė Partisė Demone tė organizohet e tė bėjė fushatė elektorale tė mjaftueshme, dhe depolitizimin e forcave tė armatosura. Madje kėtė kėrkesėn e dytė ai duhet ta paraqesė nė mėnyrė ultimative, si kusht tė domosdoshėm pėr pjesėmarrjen e Partisė Demone nė zgjedhje.— Pavarėsisht se forcat e armatosura nuk do tė depolitizohen dhe Partia Demone pėrfundimisht do tė marrė pjesė nė zgjedhje.
    — Sigurisht. Ky do tė shėrbejė thjesht si skenar i zhurmshėm i ―konflikteve‖ tona ideologjike, qė do tė karakterizojė fushatėn elektorale.
    — Apo nuk i shkon pėr shtat zhurma Demonit! Gjykuar nga mitingjet qė po organizon, do tė fitonte vend nderi si zhurmues nė ndonjė konkurs ndėrkombėtar.
    — Ky ėshtė tipar dallues i individėve tė dominuar nga pasione tė shfrenuara. Nė kėtė mėnyrė ata ēlirojnė energjinė e tepėrt tė krijuar brenda organizmit tė tyre pėr shkak tė zjarrmisė sė shkaktuar nga makutėria e skajshme.
    — Besoj se fundi i marsit ėshtė njė datė optimale pėr mbajtjen e zgjedhjeve, - propozoi Nexhina.
    Ramoni shfletoi njė kalendar qė ndodhej mbi tavolinėn e punės.
    — Data 31, dita e fundit e marsit tė ardhshėm, takon e diel. Besoj se kjo datė ėshtė mė e pėrshtatshmja pėr zgjedhjet. Partisė Demone i mbeten vetėm dy muaj e gjysmė kohė pėr tė bėrė shtrirjen e degėve tė saj nėpėr rrethe, caktimin e kandidatėve pėr deputetė dhe organizimin e fushatės elektorale. Njė detyrė e vėshtirė pėr tu realizuar nė kaq pak kohė edhe nga ekspertė tė sprovuar. Programi qė i kanė dhėnė Demonit nė Itali ėshtė mė tepėr nė trajtė parullash, pa pėrmbajtjen e duhur tė njė programi qeverisės. Demoni vetė dhe grupi i tij i punės nuk kanė asnjė lloj pėrvoje nė kėtė drejtim.— Gjersa Demoni do tė mbetet nė opozitė, atij nuk i duhet njė program i tillė. Bilé edhe kur ta sjellim nė pushtet, ai do tė qeverisė sipas orientimeve tona.
    — Pa dyshim. Por programi do t‘i duhet thjesht pėr tė bėrė fushatė elektorale.
    — Si me fushatė elektorale edhe pa tė, Demoni do tė marrė atė qė do t‘i japim ne. Sokėllimat nėpėr mitingje ai ėshtė gati t‘i lėshojė edhe falas.
    Tė dy qeshėn me shpirt.
    vijon........

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Por e qeshura u mėrgua gjatė takimit tė tyre tė mesit tė shkurtit 1991.
    Njė mesazh i veēantė i segmentit mė tė fuqishėm tė faktorit ndėrkombėtar i vuri Ramonin e Nexhinėn nė pozitė tė vėshtirė. Tė zhytur nė mendime sfilitėse, nuk po ia hidhnin sytė njėri-tjetrit. Kėtė herė ata ndjeheshin gjysmė tė paralizuar, mbasi ishin goditur nė nerv. Ndonėse binte nė sy pėr tonin e tij miqėsor aspak tė shtirė, mesazhi cekte tabunė e tabuve tė tyre. Dhe kjo bėhej dukshėm me qėllim tė mirė. Bėhej fjalė pėr njė veprim qė u ngjante si mallkim i kohės sė re, tė cilėn ata synonin ta mbijetonin me ēdo kusht.
    «Duke ju kėrkuar paraprakisht ndjesė pėr brengėn e paevitueshme qė do t‘ju shkaktojmė, na lejoni t‘ju parashtrojmė njė problem sa delikat aq edhe urgjent, pėr tu zgjidhur nė dobi tė interesave tona tė pėrbashkėta.
    Meqenėse ju ndodheni nė prag tė ēeljes zyrtarisht tė fushatės elektorale tė zgjedhjeve tė para parlamentare pluraliste, ndjehemi miqėsisht tė detyruar t‘ju vėmė nė dijeni se deri ditėn e fillimit tė kėsaj fushate duhet tė keni marrė masat e duhura pėr tė larguar prej sheshit qendror tė kryeqytetit tuaj monumentin e ish-udhėheqėsit shqiptar. Zgjedhjet tuaja do tė ndiqen prej shumė vėzhguesve,gazetarėve e pėrfaqėsuesve tė organizmave tė ndryshėm ndėrkombėtarė, pa deklarimin pozitiv tė tė cilėve ato do tė shpalleshin tė pavlefshme nga OSBE-ja dhe Bashkimi Evropian. Ndėrkohė bie nė kundėrshtim me etikėn politike ndėrkombėtare prania nė sheshin kryesor tė kryeqytetit tuaj e monumentit tė njė udhėheqėsi tė shpallur diktator nga opinioni i pėrgjithshėm politik. Njė monument i tillė nuk mund ta mbijetojė epokėn sė cilės i pėrkiste, pėrndryshe zgjedhjet tuaja pluraliste do tė shpalleshin thjesht njė farsė elektorale. Kjo do ta tensiononte gjendjen e brendshme nė Shqipėri, ndėrkohė qė ne sė bashku synojmė tė kundėrtėn.
    Nga ana tjetėr, duhet tė keni parasysh faktin se pas njohjes me ligj tė pluralizmit politik ju nuk e keni mė nėn kontroll tė plotė gjendjen nė vendin tuaj, pavarėsisht prej mirėkuptimit me «opozitėn» e re. Nė kėto kushte, prania e atij monumenti nė qendėr tė Tiranės mund tė shfrytėzohet me dashaligėsi prej elementit subversiv tė jashtėm e tė brendshėm, duke krijuar njė situatė shpėrthyese me pasoja tė paparashikueshme.
    Ne, si gjithmonė, do tė ndodheshim nė krah tuaj, por nė kuadėr tė njė lufte civile ndihma jonė nuk do tė ishte efikase sa duhet, mbasi ligji ndėrkombėtar i ndalon ndėrhyrjet ushtarake nė njė vend tė pavarur, pa njė mandat tė posaēėm tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB. Pėr tė evituar patjetėr situata tė tilla tė padėshirueshme, ju lutemi tė merrni nė konsideratė sugjerimin tonė. Ndėrkohė ndihma e kėshilltarėve tanė pėr zgjidhjen e favorshme tė njė problemi tė tillė nuk do t‘ju mungojė.Ju vėmė gjithashtu paraprakisht nė dijeni se pas ardhjes nė pushtet tė «opozitės» do t‘ju duhet qė ta zhvarrosni ish udhėheqėsin tuaj prej aty ku ndodhet, pranė monumentit «Nėnė Shqipėri», mbasi ai vend nė tė ardhmen e afėrt do tė bėhet i pasigurt pėr tė.
    Ndajmė me ju shqetėsimet shpirtėrore, sipas proverbit tė bukur shqiptar: Miku i mirė njihet nė ditė tė vėshtirė ».
    Nexhina fiksoi sytė mbi fletėn e letrės qė ndodhej nė mes tė tavolinės, ku Ramoni kishte mbėshtetur bėrrylat me kokėn midis dy duarve. Teksti i saj ishte pėrgjithėsisht i hidhur, por i dobishėm pėr kapėrcimin e njė ēasti tė vėshtirė nė kuadėr tė «proceseve demokratike».
    «Tė hidhura janė edhe ilaēet, por tė domosdoshme pėr tė luftuar sėmundjet, pėrndryshe kėto tė sjellin vdekjen‖, tha me vete Nexhina dhe vazhdoi: «A do tė ishte njė veprim i arsyeshėm qė monumenti i tim shoqi tė bėhej mollė sherri me pasoja tė paparashikueshme? Duke ruajtur pushtetin, njė monument edhe mund tė ringrihet, por humbja pėrfundimisht e pushtetit pėr shkak tė njė monumenti do ta shndėrronte kėtė nė njė simbol dėshtimi historik. Aq mė tepėr qė ky sinjal pėr tė vepruar na vjen prej pėrkrahėsve tė zjarrtė tė tim shoqi, tė cilėt e ndihmuan tė merrte pushtetin e tė bėnte njė karrierė dyzetvjeēare. Ata e bėnė kėtė pėr interesat e tyre, sigurisht, por nuk ka nė botė miqėsi me interes tė njėanshėm. Po Enveri vetė si do tė vepronte po tė ndodhej pėrballė kėsaj alternative tė vėshtirė?».Pėr t‘i dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetjeje tė rėndėsishme, ajo filloi tė kalojė nėpėr mendje disa situata politike tė ndėrlikuara gjatė karrierės sė burrit.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Nexhina e mbante mend mirė se si Enveri u kishte rrahur krahėt duke u uruar sukses dy pėrfaqėsuesve tė Partisė Komuniste kur u nisėn pėr nė Mbledhjen e Mukjes, tė cilėt ishin autorizuar prej tij tė nėnshkruanin tekstin e marrėveshjes sė miratuar paraprakisht prej tė dy palėve. Pasi misionarėt anglezė dhe Popoviēi ia bėnė tė qartė Enverit se ndarja e pushtetit tė pasluftės me zgjedhje tė lira ishte e pafavorshme pėr komunistėt, ai e denoncoi marrėveshjen duke akuzuar pėr tradhti pėrfaqėsuesit e Partisė nė atė mbledhje.
    * * *
    Pavarėsisht nga akuzat e pabazuara drejtuar Sejfulla Malėshovės, Nexhina e dinte shumė mirė se arsyeja e vėrtetė pėr tė cilėn u godit ai kishte qenė njė deklaratė e tij nė njė plenum tė Komitetit Qendror:
    «Mjeti i vetėm pėr tė qeverisur vendin nė mėnyrė demokratike ėshtė ligji. Kush shpėrfill ligjin, nuk ėshtė mik i demokracisė.»
    * * *
    Nė njė tjetėr plenum tė largėt tė Komitetit Qendror, asaj i kujtohej se si gjatė njė pushimi midis dy seancash, i shoqi kishte luajtur pingpong me Koēo Tashkon derisa kishte djersitur, gjithė duke qeshur e duke biseduar ngrohtėsisht me mikun e vjetėr, i cili e kishte angazhuar si me pahir Enverin nė grupin komunist tė Korēės. Seanca pasardhėse kishte nisur me arrestimin e Koēo Tashkos.
    * * *
    Kur Hrushovi u dha urdhėr partive satelite tė dėnonin nė shtyp kultin e individit tė Stalinit, Nexhina e mbante mend mirė se si njė numėr special i gazetės «Zėri i Popullit» iu kushtua tėrėsisht atij problemi. Pas prishjes sė marrėdhėnieve me Moskėn, Sigurimi u kujdes posaēėrisht pėr zhdukjen e atij numri tė gazetės qė demaskonte Stalinin, udhėheqėsin shpirtėror dhe modelin e Enverit. Ajo gazetė duhej eliminuar jo vetėm nga arkivi i shtypit dhe i gjithė bibliotekave tė vendit, por edhe nga koleksionet e individėve. Kėta ishin kryesisht komunistė tė devotshėm, tė cilėt e ruanin me dashuri organin e Partisė. Megjithatė Sigurimi nuk donte qė ata ta kuptonin se ku qėndronte thembra e Akilit tė atij problemi dhe ua bleu me njė ēmim marramendės pėr kohėn gjithė koleksionin e «Zėrit tė Popullit», me justifikimin se nė shumė biblioteka tė vendit ky koleksion ishte dėmtuar nga koha e pakujdesia.
    Dy fanatikė tė shtypit tė Partisė tė zonės sė mirėnjohur operative – njėri nga Gjirokastra e tjetri nga Vlora – nuk pranuan qė ta shisnin koleksionin e dashur as me atė ēmim tė pazakonshėm, ngaqė nuk ndaheshin dot prej tij. Nė njė largėsi kohore prej tre muajsh nga njėra-tjetra, tė dy shtėpitė e tyre u dogjėn «aksidentalisht» sė bashku me koleksionin e shtrenjtė. Megjithatė, Partia ―zemėrmadhe‖ u ndėrtoi shtėpi tė re falas dy fanatikėve tė saj.
    Kur iu kujtua ndodhia e fundit, Nexhina qeshi, duke e harruar pėr njė ēast dilemėn qė po e mundonte. Sė bashku me burrin, ajo kishte bėrė njė vizitė nė shtėpinė e re tė komunistit veteran nga Gjirokastra, i cili kishte qarė tek po u pėrshkruante dhimbjen qė i kishte shkaktuar djegia e koleksionit tė gazetės, numrat e sė cilės ai vazhdonte t‘i koleksiononte pėrsėri.
    — Do tė isha gati ta ndėrroja shtėpinė e re qė mė ndėrtoi Partia me koleksionin e plotė tė «Zėrit tė Popullit», u kishte thėnė ai duke u pėrlotur sėrish.
    Kur ishin larguar prej andej, bashkėshorti i kishte pėshpėritur Nexhinės:
    — Me kėtė mendje qė paska ki, do t‘i digjet edhe shtėpia e re, po na u krijua ndonjė situatė e ngjashme me shtypin.Kjo jehonė kujtimesh, qė dėshmonin zhdėrvjelltėsinė e tė shoqit nė manovra politike tė zhveshura tėrėsisht nga nocioni i moralit, i dha zemėr Nexhinės e i ndriēoi mendjen pėr tė zgjidhur situatėn nė tė cilėn ndodhej. Sa naive i dukej vetja tani nė krahasim me aftėsinė vendimmarrėse tė Enverit nė situata shumė mė tė vėshtira nga kjo qė po pėrjetonte ajo!
    E pakėnaqur nga sjellja e saj qė po mbytej me njė lugė ujė, Nexhina tha me vete:
    «Mė duhet tė pranoj se nuk kam mundur tė pėrfitoj aq sa duhej nga pėrvoja e bashkėpunimit pėr mė se dyzet vjet me atė talent tė lindur tė politikės. Kur pėrkrahėsit e tij tė plotfuqishėm tė kulisave politike e njoftuan mė 1968 tė denonconte Traktatin e Varshavės, pasi do tė kishte ndihmėn e tyre efikase pėr ta pėrzėnė flotėn sovjetike nga baza ushtarake e Pashalimanit, Enverit nuk iu drodh qerpiku ta bėnte kėtė, ndonėse tanket e atij traktati sapo kishin skuqur asfaltet e Pragės. Sigurisht flotėn luftarake tė Zheleznovit nuk e pėrzunė Ēobo Rrapushėt tanė, siē beson populli, por ultimatumi i NATO-s drejtuar Traktatit tė Varshavės pėr tė mos krijuar konflikt ushtarak nė Pashaliman, pranė brigjeve italiane, se ai do tė kishte pasoja tė paparashikueshme pėr ta. Dhe neve nuk na hyri gjemb nė kėmbė nė saje tė ndihmės sė pakursyer tė po atyre aleatėve, qė sot na udhėzojnė tė heqim nga piedestali monumentin e tim shoqi pėr tė mirėn tonė e tė atij vetė. Dhe unė vazhdoj tė ngurroj akoma tė bėj atė qė duhet...»
    Ajo hodhi sytė me keqardhje mbi Ramonin e sėkėlldisur qė dihaste me kokėn midis dy pėllėmbėve tė duarve tashmė tė djersitura. Nexhina e kuptonte mirė se ishte detyrė e saj tė vendoste pėr kėtė ēėshtje delikate sa shtetėrore po aq edhe familjare. Ramoni nuk mund tė bėhej dot kurrė nismėtar i zgjidhjes sė kėtij problemi delikat.
    — Shoku Ramon, kur vendosėm bashkė t‘i ndiznim dritėn jeshile pluralizmit shqiptar tė kontrolluar prej nesh, kėtė e bėmė duke vepruar siē do tė vepronte vetė Enveri, po tė ndodhej nė pozicionin tonė. Ne tė dy kemi qenė bashkudhėtarė nė karrierėn e tij tė gjatė politike, por nuk e kishim parė ndonjėherė Enverin ta humbiste toruan edhe nė ēastet mė tė vėshtira. Dhe ai, sė bashku me ne, kaloi mjaft situata tė turbullta. Nėn shembullin e tij, ne kemi pėr detyrė t‘iu gjejmė zgjidhjet adekuate problemeve me tė cilat do tė na ballafaqojė kjo kohė e trazuar. Enveri do tė na qortonte sikur tė ishte dėshmitar i hutimit tonė tė sotėm.
    Ramoni hoqi duart prej fytyrės sė tij tė skuqur, drejtoi trupin mbi kolltuk, i buzėqeshi miqėsisht Nexhinės dhe iu pėrgjigj:
    — Kjo botė ka miliarda njerėz, por Enver kishte vetėm njė. Stuhia mund tė thyej shumė pemė, por ajo s‘ėshtė veēse fllad pėr njė lis tė fuqishėm. Kėshtu ishin edhe situatat e vėshtira politike pėr Enverin tonė, thjesht njė mundėsi qė ai tė demonstronte kapacitetin e tij si kapiten furtune. Tė ndjekėsh shembullin e tij nuk ėshtė e lehtė.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — Megjithatė ėshtė shumė mė mirė kur ekziston shembulli i frymėzimit, se sa kur tė duhet t‘i gjesh forcat pėr veprim vetėm brenda vetvetes.
    — Po kur tė duhet tė vėsh dorė pikėrisht mbi burimin e frymėzimit? Kur tė kėrkohet t‘i heqėsh shpirtin historisė, pėr tė cilėn ke luftuar gjithė jetėn?
    — Ty tė kujtohet mirė, shoku Ramon, qė Enveri citonte shpesh shprehjen: «Politika nuk ėshtė njė shkencė ekzakte». Pra, grafiku qė do tė pasqyronte njė veprimtari politike nuk do tė ishte kurrsesi njė vijė e drejtė. Thjesht termi «manovėr politike» lė tė kuptohet se politika ėshtė ajsberg, jo njė shfaqje publike, megjithėse i shėrben publikut. Prandaj ne sot duhet t‘i respektojmė orientimet e aleatėve tanė tė mėdhenj. A nuk do tė bėnte edhe Enveri vetė tė njėjtėn gjė?
    — Tė falėnderoj pėrzemėrsisht, shoqja Nexhina, pėr kontributin e shquar qė po jep nė tė mirė tė ēėshtjes sonė tė pėrbashkėt nė kėtė periudhė tė vėshtirė reformimi, pėr t‘iu siguruar horizonte tė reja idealeve tona. Gjithmonė kam pasur bindjen se ti nuk ke qenė thjesht bashkėshorte e atij burri shteti tė shquar, por edhe njė frymėzuese e mbėshtetėse e veprimtarisė sė tij tė suksesshme politike. Pėr mua ti je gjysma e Enverit, prandaj jam krenar qė tė kam sot nė krah. Megjithėse ėshtė lehtėsisht e kuptueshme qė sugjerimi i aleatėve ėshtė pėr tė mirėn dypalėshe, pėrsėri do ta kisha shumė tė vėshtirė ta merrja i vetėm vendimin e heqjes prej piedestalit tė monumentit tė arkitektit tė Shqipėrisė moderne. Kjo do tė mė dukej njė lloj tradhtie pėr hir tė interesave egoiste. Prania jote mė lehtėson ndėrgjegjen nė kryerjen e kėtij akti sa tė dobishėm aq edhe tė padėshirueshėm. Edhe njė herė, tė faleminderit!
    — Sa ditė duhet tė zgjasė kjo fushatė elektorale sipas ligjit? - pyeti Nexhina, duke i anashkaluar komplimentet e Ramonit.
    — Dyzet. Por nuk ėshtė e thėnė qė heqja e monumentit tė bėhet doemos pa filluar fushata elektorale, siē udhėzon mesazhi. Ndėrkohė unė mendoj qė tė mos ta heqim zyrtarisht monumentin, se njė veprim i tillė tingėllon si njė dėnim qė i bėjmė ne vetė udhėheqėsit tonė tė lavdishėm, por tė krijojmė kushtet qė atė ta rrėzojnė me dhunė turmat e Demonit. Pas kėsaj, ne do tė pozicionohemi kundėr kėtij akti vandal dhe do tė kėrkojmė dėnimin e shkaktarėve. Nė kėtė mėnyrė, mishi piqet dhe helli nuk digjet. Veē kėsaj, rrėzimi brutal i monumentit ka edhe dy tė mira tė tjera pėr strategjinė tonė aktuale.
    «E para, do tė zbulojmė se cilėt janė armiqtė mė tė tėrbuar tė atij monumenti dhe do t‘ia caktojmė si detyrė Demonit t‘i likuidojė nė bashkėpunim me policinė sekrete, mbasi do t‘i ketė brenda radhėve tė tij. E dyta, reaksioni i komunistėve tė devotshėm, veēanėrisht nė rrethet e jugut, do tė jetė i ashpėr dhe do t‘iu fus datėn turmave tė dalldisura tė Demonit. Ka ardhur ēasti qė atyre t‘iu tregojmė tėrthorazi dhėmbėt.
    — Pikėrisht pėr kėtė arsye ne do ta respektojmė afatin e mesazhit pėr heqjen e monumentit, por me njė ndryshim tė vogėl: ajo do tė ndodhė ditėn e parė tė fushatės elektorale, qė takon mė 20 shkurt. Kėshtu, turmave tė harbuara tė Demonit do t‘iu dridhen leqet kur tė dalin nė atė fushatė qė e kanė shpallur ―historike‖. Veē dy pikave qė trajtove mė parė lidhur me dobinė e shfrytėzimit pėr interesat tona tė asaj ngjarjeje tė shėmtuar, unė do tė dėshiroja tė shtoja edhe njė pikė tė tretė. Por kjo nuk ėshtė e ngutshme.
    — Ėshtė kėnaqėsia ime e veēantė tė tė dėgjoj tė shprehėsh ēfarėdo lloj dėshire sot, ndėrkohė qė je duke sakrifikuar ndjenjat familjare pėr hir tė idealit.
    — Tė faleminderit. Do tė dėshiroja qė nė tė ardhmen, nė kuadėr tė premtimeve boshe qė do t‘iu bėjė Demoni armiqve tanė ish tė burgosur politikė, ta caktojė datėn 20 shkurt si dita e kujtimit tė viktimave tė komunizmit. Vitet e dekadat do tė kalojnė e njerėzit do ta kenė harruar qė dikur, nė atė datė, ėshtė rrėzuar njė monument pėr tė cilin ata s‘kanė pasur dijeni fare. Ama, duke qenė 20 shkurti dita e homazheve tė viktimave tė komunizmit, kujtimi i Enverit do t‘iu mbetet si zgjedhė nė qafė tė flijuarve tė tij dhe ajo do tė shndėrrohet vetvetiu nė njė festė pėr vetė Enverin.
    — Lejomė tė tė puth, se mė entuziazmove me kėtė ide gjeniale, thirri Ramoni, duke u ēuar nė kėmbė. Monument i Enverit ėshtė e gjithė Shqipėria socialiste dhe 20 shkurti do tė bėhet kėsisoj dita e ringjalljes sė tij shpirtėrore nėpėrmjet rėnkimeve tė flive tė tij.
    Pasioni klasor u pasua prej pasionit epshor.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — Skeptik, do tė tė jap njė lajm tė mirė. Nesėr rrėzohet monumenti i diktatorit, i tha Toni, shoku i fėmijėrisė dhe ish-bashkėvuajtėsi i tij i burgut.
    — Nga e more vesh ti?
    — Diskutohej gjerėsisht sot midis manifestuesve nė mitingun e Partisė Demone.
    — Ėhė, paskan vendosur ta rrėzojnė vetė, - u shpreh ai pa manifestuar asnjė shenjė emocioni.
    — Ēfarė tipi i ēuditshėm qė je! Qysh kur kanė nisur kėto procese e deri sot, asnjė ngjarje nuk ke pranuar si tė pamanipuluar o burr‘ i dheut, - ia ktheu Toni disi i pakėnaqur nga mosbesimi qė manifestonte shoku i tij i vjetėr ndaj erės sė ndryshimeve.
    — Kėto ngjarje nuk e ndryshojnė dot natyrėn e tyre tė vėrtetė, Toni, edhe sikur unė t‘i pranoj si tė pamanipuluara. Ti ke qenė nxėnės shumė i mirė nė histori. Mban mend tė kesh lexuar ndonjėherė, se njė regjim diktatorial e ka dorėzuar pushtetin pa dhunė? Aq mė tepėr njė diktaturė komuniste!
    — Por kohėt ndryshojnė, politika evoluon.
    — Evoluimet nuk janė kurrė rrėnjėsore, veēanėrisht nė politikė. Duke qenė se sinqeriteti dhe dashamirėsia janė lėndė e huaj pėr politikėn, kjo njeh progres dhe regres nė evoluimin e saj. Pėrndryshe nuk do tė kishte pasur luftėra botėrore me ēmim aq tė lartė pėr njerėzimin, nuk do tė ishin instaluar nė shekullin e njėzetė diktaturat komuniste, shumė mė gjakėsore e mė ēnjerėzore nga Inkuizicioni, tė cilat e deformuan qenien njerėzore. Diktatura komuniste tė sqaroi vetė ty, nuk ke nevojė pėr sqarimet e mia.
    — Sigurisht, por mė vjen keq tė mos besoj se diēka e mirė po ndodh.
    — S‘ka dyshim qė diēka e mirė po ndodh dhe ky ėshtė fryt i kohės. Por duhet bėrė kujdes i veēantė tė dallohet qartė ajo qė ndodh nė tė vėrtetė me atė qė pretendohet se po ndodh, mbasi ky i dyti ėshtė fryt i djallėzisė politike. Madje i njė kategorie politikanėsh tė shpėrfytyruar, tė cilėt e kanė trajtuar popullin e tyre mė keq nga sa janė trajtuar kafshėt nė mesjetė. A na lejohet neve, qė e kemi pėsuar mė shumė se tė tjerėt nga egėrsia e diktaturės, tė besojmė se ata qė nuk u ngopėn me gjakun e viktimave tė tyre pėr njė gjysmė shekulli u bėnė papritmas babaxhanė e duan tė na zbukurojnė jetėn? Kėsaj i thonė tė shikosh ėndrra me sy hapur.
    — Por rrėzimi i monumentit tė diktatorit ėshtė njė gjė e mirė tė paktėn, apo jo?
    — Ėshtė e mirė pėr ata vetė, jo pėr ne.
    — Ēfarė thua ti, je i dehur?
    — Pėrkundrazi, nuk kam vėnė pikė rakie nė gojė prej njė muaji, se nuk kam. Ai monument duhej hequr me ligj, mbasi tė gjykohej e tė dėnohej e gjithė epoka enveriane pėr krimet e saj tė pėrbindshme dhe dėmet e pariparueshme qė i shkaktoi Shqipėrisė e shqiptarėve. Vetėm ashtu do tė nxirrej mėsimi i duhur nga e kaluara jonė e hidhur dhe do tė nisnim njė rrugė tė mbarė si popull. Rrėzimi i atij monumenti nga turmat ėshtė njė kurth nėpėrmjet tė cilit klika diktatoriale synon tė pastrojė WC-nė e saj me duart e njerėzve tė revoltuar. Dhe pastaj do t‘i akuzojė pėr vandalė, duke u kthyer kėshtu nga e akuzuar nė akuzuese. Nė kėtė mėnyrė, me njė gur ajo do tė vrasė dy zogj.
    — Megjithatė, unė nuk tė jam lutur pėr ndonjė gjė deri sot. Tani po tė lutem tė nisemi bashkė pėr nė Tiranė nesėr, qė tė asistojmė nė atė spektakėl historik.
    — Toni, ne jemi shokė tė vjetėr e nuk ėshtė nevoja tė mė lutesh qė unė tė bėj diēka pėr hir tėnd. Por ai spektakėl do tė jetė vetėm joshės pėr ne e historik pėr vetė klikėn diktatoriale, mbasi ajo do tė jetė njė manovėr nė shėrbim tė strategjisė sė saj pėr tė ruajtur me ēdo kusht pushtetin.
    — Sidoqoftė, pėr ne ka qenė njė ėndėrr rrėzimi i atij monumenti tė kobshėm.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Tė nesėrmen, nė orėn pesė tė mėngjesit, dy ish-tė burgosurit morėn trenin pėr nė Tiranė. Pėr shkak tė vonesave tė shumta gjatė rrugės, ata mbėrritėn atje rreth orės njėmbėdhjetė.
    Kryeqyteti gumėzhinte. Grupe qytetarėsh drejtoheshin pėr nė qytetin ―Studenti‖ ku pritej tė zhvillohej njė miting i rėndėsishėm i Partisė Demone. Tė tėrhequr nga rryma e kalimtarėve, Toni e Skeptiku bėnė tė njėjtėn gjė.
    Megjithėse e kishte marrė rrugėn e Tiranės pa dėshirė, vetėm pėr t‘i bėrė qejfin shokut tė tij, Skeptikut po i ngjallte interes atmosfera qė gjetėn nė qytetin ―Studenti‖. Nė fytyrat e revoltuara tė studentėve e qytetarėve tė grumbulluar tek sheshi lexohej pyetja: «Ē‘duhet bėrė? Fjalimet e thirrjet nuk mjaftojnė». Skeptikut iu kujtuan skenat parisiane tė Revolucionit francez tė pėrshkruara me aq besnikėri nga Hygoi.
    «A do tė ndodhė diēka e ngjashme edhe kėtu sot?» pyeti veten i emocionuar.
    Ēuditėrisht, pėr herė tė parė po i krijohej pėrshtypja se me tė vėrtet mund tė ndodhte diēka jashtė skenarit tė parashikuar tė atyre ngjarjeve.
    «Strategjia nė letėr nuk pėrputhet qind pėr qind me zhvillimin e saj nė terren, as nė rastet mė tė kujdesshme», mendoi ai.Kjo ide filloi t‘i ngjallte optimizėm.
    Nė tė vėrtet, qysh kur kishte nisur lėvizja studentore e nė vijim, ai e shikonte zhvillimin e atyre ngjarjeve si njė dokumentar tė pėrgatitur nė Kinostudion «Shqipėria e Re». Toni ishte entuziast dhe revoltohej me shokun e tij, kur ky e pyeste duke qeshur:
    — Cilėn seri tė dokumentarit do tė shikojmė sonte nė televizion?
    Qysh atėherė Toni, nga inati, nuk e thėrriste mė nė emėr por vetėm Skeptik.
    Megjithatė, sė bashku me Tonin ai kishte qenė disa ditė nė Tiranė nė periudhėn e lėvizjes studentore. Edhe natėn e miratimit prej Byrosė Politike tė njohjes me ligj tė pluralizmit dhe formimit tė Partisė Demone ata kishin qenė deri vonė nė qytetin Studenti. Bilé atje edhe kishin fjetur. Por zhvillimet e mėvonshme e kishin zhgėnjyer. Edhe parullat qė u lejoheshin manifestuesve nė mitingjet e Partisė Demone ishin tė censuruara.
    Pikėrisht pėr kėtė arsye ai po habitej me atmosferėn e re qė gjeti mė 20 shkurt 1991 nė Tiranė.
    «Heronjtė i nxjerr ēasti», kishte lexuar nė njė libėr.
    Ndofta kishte ardhur mė sė fundi ēasti qė edhe nga radhėt e asaj turme tė madhe shqiptarėsh tė revoltuar tė dilnin heronjtė e ditės, pse jo?
    Ndryshe nga herėt e tjera, shenjat dukeshin premtuese. Oratori i parė qė iu afrua mikrofonit qe lakonik:
    — Sot nuk do tė qėndrojmė tė ngujuar kėtu ; mitingun do ta zhvillojmė nė sheshin ―Skėnderbej‖.
    Njė brohoritje e fuqishme e turmės i parapriu marshimit pėr nė sheshin e madh. Nėn trysninė e emocioneve, tė gjithė nxitonin hapin. Ndofta aspiratat e ndrydhura shqiptare kishin njė takim me kohėn atė ditė. Kjo u bė e besueshme, kur shumė zėra filluan tė thėrrisnin: «Drejt Bllokut, drejt Bllokut!».
    Skeptiku iu hodh shokut tė tij nė qafė:
    — Tė faleminderit shumė, Toni, qė u bėre shkak tė jem sot nė Tiranė. Do tė mė mbetej merak ta shikoja vetėm nė televizor marshimin popullor mbi Bllok.
    — Po beson mė sė fundi se diēka serioze po ndodh? - e pyeti ai me sy tė pėrlotur.
    — Tani sapo ka filluar tė ndodhė diēka e madhe, e vėrtetė. Duhet tė pėrpiqemi t‘i afrohemi ballit tė marshuesve.
    Ndėrsa thirrja «drejt Bllokut!» po pushtonte turmėn, kjo po merrte drejtimin e duhur, rrugėn e lirisė.
    Por, krahas shumė tė mirave, Zoti ka krijuar edhe tradhtarėt. Njė gabardinė e bardhė, me flokė tė bardhė, me megafon tė bardhė nė dorėn e pabesė, i ngritur nė krahė nga gabardina tė tjera tė bardha, bėri tė dėshtonte ēasti i madh. Zėri i tij vrasės lirie paralizoi turmėn:
    — Tė nderuar qytetarė! Ne jemi manifestues paqėsorė e jo rebelė. Duhet tė grumbullohemi nė shesh pėr zhvillimin e mitingut dhe tė heqim dorė nga veprime qė thyejnė ligjin.
    Nga njėra anė thirrjet e pėrsėritura tė gabardinave tė bardha pėr tu grumbulluar nė shesh e nga ana tjetėr propaganda intensive e policisė sekrete tė shpėrndarė nė masėn e njerėzve sollėn demoralizimin e pėrgjithshėm. Turma ndryshoi drejtim e bashkė me tė edhe rrjedha e historisė shqiptare...
    Toni u trishtua duke parė shokun e tij t‘i rridhnin lot.
    — Mė fal, paske pasur tė drejtė. Nuk e meriton tė tė thėrras mė Skeptik.
    — Pėrkundrazi, sot e meritoj mė shumė se kurrė atė. Gjithė ata qytetarė tė devotshėm qė thėrrisnin «drejt Bllokut!» nuk e meritojnė dyshimin tim. Ata tani janė po aq tė trishtuar sa ne e njė ditė ndofta do ta ēojnė deri nė fund atė rrugė qė u mbeti sot nė mes.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Nė heshtje tė plotė, Ramoni e Nexhina po prisnin tė ndiqnin pamjet e zhvillimeve nė sheshin ―Skėnderbej‖. Gjatė natės sė kaluar ishin instaluar njė seri kamerash tė fshehta nė disa godina pėrqark sheshit. Megjithėse ato pamje do tė filmoheshin edhe prej televizionit shtetėror, ata tė dy, si gjithmonė, kishin linjėn e tyre tė posaēme pėr transmetimin e drejtpėrdrejtė tė ngjarjeve qė u interesonin. Sipas urdhrit qė kishin dhėnė, transmetimi do tė niste kur turma tė sulmonte monumentin, ndonėse filmimet do tė fillonin herėt.
    Megjithėse tė pėrgatitur shpirtėrisht pėr atė ēka do tė ndodhte, emocionet pėr dyshen e plotfuqishme ishin tė paevitueshme. Pavarėsisht se bėhej fjalė pėr njė manovėr tė dobishme politike, sytė e tyre nuk ishin mėsuar tė shikonin skena tė papėlqyeshme pėr ta dhe kjo u jepte siklet. Ndėrkohė ata nuk i linin dot pa parė kėto ngjarje qė ishin pjesė e skenarit tė tyre politik. Kur gjithēka tė kishte pėrfunduar sipas parashikimit, dueti i super-pushtetit do tė urdhėronte ndėshkimet pėrkatėse. Nė kėtė mėnyrė ata do tė ishin nxitėsit, gjykatėsit dhe hakmarrėsit e kėtyre eksperimenteve cinike me popullin e tyre tė shfrytėzuar si kafshė ngarkese, por tė pa trajtuar as si tė tillė tė paktėn.
    «Ne duhet tė kujdesemi pėr jetėgjatėsinė e makinerive tė shtrenjta qė importojmė nga jashtė, mbasi punėtorėt janė makineri qė kujdesen vetė pėr jetėgjatėsinė e tyre», kishte pasur kurajėn e pacipė tė deklaronte dikur ish kryeministri harbut, tė cilin mėkatet e shumta e bėnė tė pėrfundonte nė mėnyrėn mė tė turpshme.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    — Filloi, - tha Ramoni me gjysmė zėri.
    Nexhina pastroi syzet para se ta pėrqendronte vėmendjen nė ekran.
    Spektakli qė iu shfaq para syve ishte ogurzi pėr tė.
    Turma po e sulmonte monumentin kryesisht nė dy drejtime: nga ana e Pallatit tė Kulturės dhe nga ajo e Muzeut Historik kombėtar. Makina policie me sinjal alarmi vinin rrotull sheshit pėr tė frikėsuar e rralluar turmėn. Por manovrimet e tyre nuk karakterizoheshin nga papėrgjegjshmėria e zakonshme e diktaturės. Siē ndodh zakonisht nė raste tė tilla, kėrcėnimi e shtonte agresivitetin e tė revoltuarve.
    Nexhina e vlerėsoi tė admirueshme rezistencėn e mbrojtėsve tė monumentit. Me qen e me shkopinj gome, ata rendnin pa pushim nga tė gjitha drejtimet pėr tė prapsur sulmuesit. Operacionin mbrojtės e drejtonte njė grup oficerėsh qė lėviznin nė njė rreth mė tė ngushtė pėrqark piedestalit, duke dhėnė pareshtur urdhra. Ishte njė dyluftim i ashpėr midis tė revoltuarve qė mendonin se rrėzimi i simbolit tė kobshėm do tė shėnonte fundin e njė epoke tė zezė dhe mbrojtėsve tė tij tė dėshpėruar, tė cilėt pėrpiqeshin ta shtynin nė kohė sa tė mundnin atė ēast. Tė parėt i nxiste zėri i ndėrgjegjes, tė dytėt, ai i detyrės. Pala e tretė – fajtorėt e vėrtetė – ishin spektatorė tė fshehtė.
    Pėrleshja po intensifikohej. Goditja e fortė e njė shkopi gome e rrėzoi njė demonstrues tek shkallėt e piedestalit. Qeni iu hodh pėrsipėr.
    — Bėje copa! - thirri Nexhina, e cila shpirtėrisht ndodhej atje.
    Nga lėvizja instinktive qė bėri, iu derdh filxhani me kafen e fortė. Ramoni nxitoi t‘i rrihte krahėt pėr ta qetėsuar e i tha duke u skėrmitur:
    — Mos u bėj hiē merak pėr kėtė punė; edhe po e fali qeni, nuk e falim ne. Tė gjitha materialet filmike do tė kontrollohen me imtėsi.
    Me gjithė pėrforcimet qė u kishin ardhur, zgjatja e pėrleshjes po i lodhte sė tepėrmi mbrojtėsit e monumentit tė dėnuar nga koha. Njė monument i urryer nga populli ėshtė antimonument, njė turp mbi piedestal.
    Sakaq turma ishte shtuar ndjeshėm nė numėr e po sulmonte pothuajse nga tė gjitha anėt. Kjo i detyroi mbrojtėsit tė lėshonin terren. Ata nuk e fillonin mė pėrleshjen tek shkallėt e gjera larg monumentit, por para shkallėve qė ēonin direkt tek piedestali. Me forca tė pėrqendruara, ata luftonin ashpėr atje. Pas shumė tentativash tė dėshtuara, sulmuesit u bindėn se muri mbrojtės, i cili luftonte vendosmėrisht para piedestalit, nuk ēahej dot pa pėrdorimin e sendeve tė forta. Kjo fazė e dyluftimit tė mundimshėm paralajmėronte fundin e tij. Optimizmi i rrethuesve dhe pesimizmi i tė rrethuarve shtoheshin progresivisht. Njė sulm masiv me sende tė forta krijoi ēarjen vendimtare tė mbrojtjes. Demonstruesit e parė mbėrritėn tek piedestali.
    Pėr ēudi, nė vend qė tė pėrforconin mbrojtjen e ngushtė rreth piedestalit atje ku ishte ēarė, mbrojtėsit u shpėrndanė nė ndjekje tė demonstruesve tė veēantė pėrgjatė shkallėve. Monumenti i diktatorit ishte braktisur. I vetėm pėrballė turmės qė po e rrethonte, ai ishte tashmė pré e tė revoltuarve. Sikur urrejtja e kėtyre tė mund tė kthehej atė ēast nė energji termike, ajo copė bronzi me pamje tė pėshtirė do tė kishte shkrirė.
    Ē‘do tė ndodhte tani? E mbėshtetur plotėsisht nė shpinėn e kolltukut, Nexhina i kishte ngulur thonjtė e dorės sė djathtė nė kyēin e sė majtės. Atė ēast i dukej vetja fajtore qė e kishte lėnė pėrmendoren e bashkėshortit nė mėshirė tė revoltės sė «leckamanėve». E ē‘mėshirė mund tė tregonte njė turmė e indinjuar ndaj atij qė e kishte keqtrajtuar pa pikė mėshire njė jetė tė tėrė? Turmat e revoltuara nuk gjykojnė, vetėm ndėshkojnė.
    — Kėnaquni, duke u hakmarrė me bronzin, se atij vetė e neve tė gjithėve na i morėt tė keqen, - filloi tė ngushėllonte veten Nexhina duke i futur mė thellė thonjtė nė kyēin e dorės. Pėrkundrazi, planet tona do t‘ju a vrasin pėrsėri ėndrrat dhe zhgėnjimi do t‘ju shoqėrojė deri nė varr.
    Por shikimi iu mjegullua kur e pa tė shoqin nė bronz me litar nė fyt. Me gjithė tėrheqjet e forta tė litarit, monumenti nuk po lėvizte prej vendit. Siē dukej, ata qė e kishin montuar dikur e kishin parashikuar njė tėrmet tė tillė pėr tė dhe e kishin fiksuar fort.
    Ndėrkohė, njė person shtatlartė, i veshur civil, mbi thinjat e tė cilit dallohej qartė vija e lėnė prej kapelės ushtarake tė mbajtur pėr njė kohė tė gjatė, iu afrua tė revoltuarve e u tha:
    — Tėrhiqeni nga ana tjetėr litarin, se bulonat e krahut tė djathtė janė hequr.
    Pas kėtyre fjalėve, i panjohuri u pėrzje shpejt me turmėn. Askujt s‘i ra ndėrmend nė ato ēaste tensioni ekstrem tė interesohej se cili ishte ky person e nga e dinte ai qė ata bulona ishin hequr para kohe.
    Duke marrė nė konsideratė kėshillėn e atij, tėrheqėsit e litarit e ndryshuan 180° pozicionin e tyre. Veprimi qe efikas; qysh nė tėrheqjen e parė, monumenti u lėkund. Tė inkurajuar nga kjo shenjė suksesi, ata e intensifikuan tėrheqjen. Shumė vetė nxituan tė vinin dorėn mbi atė litar qė po pėrmbyste njė lavdi tė rreme gjysmėshekullore. Duke u lakuar gjithmonė e mė shumė, mė sė fundi monumenti u shemb. Bashkė me tė edhe Nexhina. Pas njė rėnkimi tė mbytur ―oooh!‖, asaj i ra tė fikėt.
    Ramoni thirri urgjentisht mjekun.
    Me fytyrėn e ndezur shpuzė nga tėrbimi tek po shikonte turmėn tė zvarriste monumentin mbi tė cilin kishin hipur shumė persona, ai murmuriti:
    — Do ta paguani me kokat tuaja kėtė qė po bėni. Asnjė prej jush nuk do t‘i shpėtojė dot ndėshkimit tonė hakmarrės.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Kur manifestuesit thėrrisnin gjatė zhvillimit tė mitingjeve «lironi vėllezėrit tanė!», Demoni nuk e bashkonte kurrė zėrin e tij me tė atyre dhe nuk harronte tė pėrsėriste me vete «urimin» qė i kishte rekomanduar Ramoni pėr ta:
    «Mos arritshi ta nxirrni kokėn asnjėri prej telave me gjemba!»
    Megjithatė, ai u kujdes posaēėrisht qė Shoqata e tė Pėrndjekurve Politikė tė shndėrrohej nė njė aneks tė Partisė Demone. Dhe ia arriti qėllimit. Armata e shthurur e tė mjerėve, e mbetur me gisht nė gojė, e la veten peng nė mėshirėn e lojės politike pėr instalimin e neokomunizmit nė Shqipėri. Duke u ndjerė e paaftė tė luftonte pėr drejtėsi, ajo priti mėshirė. Prej kujt?... Prej atyre qė mėshirėn e quajnė «tradhti ndaj parimeve». Histori e dhimbshme humbėsish tė pajtuar me humbjen nga pafuqia.
    Falė orientimeve tė Ramonit dhe nėn diktatin e realitetit tė ri, Demoni e kuptoi rėndėsinė e «zgjebeve klasore» pėr tė bėrė grimin politik tė domosdoshėm. Me gjithė pafytyrėsinė ekstreme qė e karakterizonte, veterani i Partisė sė Punės e kuptonte mirė qė ai vetė nuk e kishte kurrsesi tė drejtėn morale tė «zgjebeve» pėr tė vjellė vrer kundėr komunizmit, tė cilit ai i kishte shėrbyer e po i shėrbente me aq zell. Mė lakmitarėt e tė mjerėve u bėnė megafonat e tij.
    «Mjerimi material sjell me vete mjerimin moral», do tė shprehej Pol Elyar.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anėtarėsuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Pasditen e 16 shtatorit 1991 Demoni hyri ēakėrrqejf nė zyrėn e Presidentit tė Republikės, duke i buzėqeshur vesh mė vesh atij. Pas takimit tė pėrzemėrt, Ramoni e ftoi tė ulej mysafirin «rival».
    — Tė dy jemi shumė tė ngarkuar me punė nė kėtė periudhė, Demon, e filloi bisedėn Presidenti. Veē me njė ndryshim rrėnjėsor; unė jam njė diell qė po perėndoj, ndėrsa ti njė diell nė lindje e sipėr.
    Demonit i vezulloi fytyra nga ky kompliment me pėrmbajtje reale, por nuk ngurroi ta dėmshpėrblente moralisht Presidentin pėr hir tė modestisė sė treguar:
    — Ju jeni nga ata diej qė vazhdojnė tė ndriēojnė edhe pas perėndimit tė tyre, z. Ramon. Porositė tuaja, direktivat tuaja, kėshillat tuaja, shkrimet tuaja, do tė mbeten njė busull e pėrhershme pėr mua e Satanin.
    — Meqenėse pėrmende Satanin, doja tė dija nėse kontaktoni rregullisht me njėri tjetrin apo jo. Nuk e kam fjalėn pėr biseda telefonike, tė kuptohemi.
    — Po, takohemi rregullisht. Tė paktėn dy herė nė javė, kalojmė disa orė tė natės bashkė nė njė vilė qė ju e keni pagėzuar rishtas nė mėnyrė domethėnėse, - buzėqeshi Demoni.
    — Pikėrisht aty e kisha fjalėn, nėse e frekuentoni vilėn «Katapulta» tė Tiranės. Unė e kam pagėzuar nė rreth tė ngushtė me atė emėr, pėr t‘ju dhėnė shkas ju tė dyve tė kujtoni herė pas here zanafillėn e karrierės tuaj politike.
    — Ndofta gjithēka nuk mbahet mend nė kuadėr tė njė karriere politike me ngjitje vertikale, siē e quani ju tonėn, por starti ynė i fuqishėm i Triestes do tė mbetet i paharruar pėr ne. Aq mė tepėr qė ai nuk e humbet kurrė aktualitetin.
    — Pikėrisht kjo u pajis ty e Satanin me dy palė krahė. Pėr «tė fluturuar» brenda pėr brenda Shqipėrisė, keni krahėt e Partisė sė Punės, ndėrsa pėr tė ndėrmarrė «fluturime» tė gjata, ndėrkombėtare, do tė keni krahėt e Triestes.
    — Gjithēka nė shėrbim tė ēėshtjes sonė tė madhe, z. President.
    — Sigurisht. Cili ishte opinioni i «miqve» tė tu antikomunistė pėr kremtimin sot prej nesh tė pėrvjetorit tė Konferencės sė Pezės? - hyri mė sė fundi nė temė Presidenti.
    — Ata e quajnė Konferencėn e Pezės si njė hap tjetėr tė Partisė Komuniste drejt thellimit tė pėrēarjes kombėtare, pas denoncimit tė Marrėveshjes sė Mukjes.
    — Edhe kėta bandillė ashtu mendokan, si paraardhėsit e tyre? Pse tė marrė ishim ne qė tė pranonim ta ndanim pushtetin pas luftės me bejlerėt e agallarėt?
    — Ashtu ua ka qejfi edhe kėtyre, si tė parėve tė tyre, qė edhe ne sot tė pranojmė ta ndajmė pushtetin me ta.
    — Tė mprehin dhėmbėt se do t‘ua servirė spaletat Demoni ynė nė tabaka argjendi, tė mos bėhen merak, - u shpreh Presidenti duke u skėrmitur.
    — Ashtu siē ua servirėt ju baballarėve tė tyre pas luftės, - u pėrgjigj po me tė njėjtin ton Demoni.

    Vijon........

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •