Virusi lejon regjistrimin e bisedave në Skype dhe ato që kryhen pranë kompjuterit
Rreziku më i fundit për Lindjen e Mesme vjen nga interneti. Bëhet fjalë për Flame, një virus informatik i zbuluar gati rastësisht nga shoqëria ruse e sigurisë informatike Kaspersky Lab.
Më i fuqishëm se Duqu dhe Stuxnet, armët më të rrezikshme të spiunazhit të njohura deri më tani, virusi Flame ka arritur të depërtojë që prej vitit 2010 në mijëra kompjuter të vendosur në Palestinë, Iran, Siri, Liban dhe Sudan.
Flame instalohet gradualisht: fillimisht vendoset me një komponent 6 megabyte, që jep informacione mbi pajisjen, e më pas arrihet instalimi i plotë prej 20 megabyte. Me të hyrë në kompjuter, virusi arrin të analizojë të dhënat e pajisjes dhe lejon regjistrimin e bisedave në Skype dhe ato që kryhen pranë pajisjes elektronike. Përveç kësaj, Flame është në gjendje të kap kontaktet që ndodhen në kompjuterat e pajisur me bluetooth. Të gjitha të dhënat e mbledhura, u dërgohen serverëve të kontrollit të vendosur në pjesë të ndryshme të botës. 29 maj 2012 (nga gazeta-Shqip)
Krijoni Kontakt