Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808

    Flame, virusi që po kërcënon Lindjen e Mesme

    Virusi lejon regjistrimin e bisedave në Skype dhe ato që kryhen pranë kompjuterit

    Rreziku më i fundit për Lindjen e Mesme vjen nga interneti. Bëhet fjalë për Flame, një virus informatik i zbuluar gati rastësisht nga shoqëria ruse e sigurisë informatike Kaspersky Lab.

    Më i fuqishëm se Duqu dhe Stuxnet, armët më të rrezikshme të spiunazhit të njohura deri më tani, virusi Flame ka arritur të depërtojë që prej vitit 2010 në mijëra kompjuter të vendosur në Palestinë, Iran, Siri, Liban dhe Sudan.
    Flame instalohet gradualisht: fillimisht vendoset me një komponent 6 megabyte, që jep informacione mbi pajisjen, e më pas arrihet instalimi i plotë prej 20 megabyte. Me të hyrë në kompjuter, virusi arrin të analizojë të dhënat e pajisjes dhe lejon regjistrimin e bisedave në Skype dhe ato që kryhen pranë pajisjes elektronike. Përveç kësaj, Flame është në gjendje të kap kontaktet që ndodhen në kompjuterat e pajisur me bluetooth. Të gjitha të dhënat e mbledhura, u dërgohen serverëve të kontrollit të vendosur në pjesë të ndryshme të botës. 29 maj 2012 (nga gazeta-Shqip)
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    madi in cifuteria
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  3. #3
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808

    Obama urdhëroi sulmet Stuxnet kundër Iranit

    Nga PARID PLAKU – 01.06.2012

    Presidenti amerikan Barack Obama urdhëroi Sulmet kibernetike Stuxnet në Iran në një përpjekje për të ngadalësuar zhvillimin e një program bërthamor të vendit, bëhet e ditur sipas një raporti të gazetës The New York Times.



    Times, duke cituar burime anonime, raportoi se, në ditët e para të presidencës së tij, Obama përshpejtoi sulmet e lidhura me një tentativë të nisur nga administrate e George Ë. Bush. Virusi Stuxnet, që thuhet se është zhvilluar nga Izraeli ose nga SHBA-ja, shpëtoi nga kompjuterët iranianë në gjysmën e vitit 2010 dhe rrezikoi kompjuterët në Internet.

    Obama mendoi t’iu jepte fund sulmeve kibernetike pasi Stuxnet nisën të kompromentonin kompjuterë të tjerë, por vendosi të vazhdonte me programin, sipas Times. Virusi Stuxnet erdhi nga një bashkim i përpjekjeve amerikane dhe izraelite për të shënjestruar programin bërthamor Iranian, tha Times. Gazeta intervistoi SHBA-në, Izraelin dhe zyrtarët evropianë aktualë dhe të mëparshëm të përfshirë në planin e sulmeve kibernetike.

    Stuxnet u zbulua në Korrik 2010, kur një kompani sigurie në Bjellorusi kapi virusin në kompjuterët e një klienti Iranian. Konsensusi i ekspertëve të sigurisë ishte se në atë kohë Stuxnet ishte ndërtuar nga një sulmues i sofistikuar, nga një vend dhe ishte projektuar të shkatërronte diçka të madhe, siç ishte reaktori bërthamor i Iranit Bushehr.

    Obama ngriti shqetësimin se programi Stuxnet, me kodin Lojërat Olimpike, do të nxiste vende të tjera, terroristë dhe hakerë të përdornin sulme të njëjta, por konkludoi se SHBA-ja nuk kishte alternativa të tjera kundër Iranin, shkroi gazeta e njohur Times.

    burimi Krokodili
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  4. #4
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808

    Izraeli: S’e kemi fajin ne për virusin ‘Flame’

    Nga PARID PLAKU – 31.05.2012


    Virusi ‘Flaka’ ka alarmuar Lindjen e Mesme dhe rajonet fqinje dhe ka nxitur një sërë ekspertësh të sigurisë të kërkojnë burimin. Megjithëse disa raporte shtypi e kanë lidhur Izraelin me sulmin, vendi ka mohuar të gjitha përfshirjet.

    Problemi për Izraelin nisi kohët e fundit kur zëvendës kryeministri i vendiT, Moshe Ya’alon, tha në një stacion radioje të Ushtrisë Izraelite, Army Radio, se ‘janë disa qeveri në Perëndim që kanë aftësi të një teknologjie të lartë dhe që ruajnë Iranin dhe në veçanti kërcënimin bërthamor iranian.”

    Ya’alon vazhdoi më tutje duke shtuar se çdo vend që “e shikon kërcënimin bërthamor Iranian si një kërcënim domethënës mund të ndërmarrë çdo masë të mundshme, përfshirë edhe këto, për të dëmtuar projektin nuklear Iranian.”

    Këto komente përhapën sugjerime se Izraeli mund të qëndrojë mbrapa virusit, të cilin kërkuesit e Laboratorit Kaspersky e quajnë ‘arma kibernetike më e sofistikuara.’ Megjithatë, në një deklaratë dhënë sot për BBC-në, një zëdhënës i Ya-alon-it tha se “në asnjë pjesë të intervistës ministri s’la të kuptohej se Izraeli ishte përgjegjës për virusin.”

    Megjtihëse asnjë vend s’ka marrë përsipër virusin, SHBA-ja dhe Izraeli janë përmendur më shpesh. Në fillim të javës, MSNBC raportoi se kishte biseduar me një zyrtar amerikan që ka deklaruar se mbrapa tërë kësaj historie qëndron Amerika. Megjithatë, SHBA-ja s’ka komentuar gjer më tani për virusin dhe për bisedën e zyrtarit në MSNBC.

    burimi Krokodili
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •