Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 64
  1. #1
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Nese Perendia Ekziston... Perse Sundon E Keqja..

    Nėse Perėndia ekziston dhe ėshtė sundues
    … atėherė pėrse ekziston e keqja?




    Njė nga pyetjet mė tė vėshtira pėr tė gjithė ata qė besojnė Biblėn, e cila kėrkon njė pėrgjigje tė pėlqyeshme (tė kėnaqshme) dhe ėshtė si mė poshtė: ‹‹Nėse Perėndia i dashurisė ekziston, atėherė pėrse e keqja sundon botėn tonė?››

    Nė shikim tė parė duket llogjike tė besojė dikush se pėrderisa Perėndia krijoi gjithēka dhe pėrderisa e keqja nė tė vėrtetė ekziston, atėherė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse Perėndia ėshtė Ai, i cili krijoi tė keqen. Nga ana tjetėr njohim nga Bibla se Perėndia ėshtė i mirė dhe se nuk mund tė jetė Ai krijuesi i sė keqes. Nė qoftė se Perėndia ekziston dhe ėshtė njė Perėndi dashurie, atėherė si shpjegohet ekzistenca e sė keqes? Si ėshtė e mundur njė Perėndi i dashurisė tė lejojė tė ekzistojė e keqja, ndėrsa e di se njerėzimi nėn ndikimin e sė keqes do tė sillte tek ky i fundit kaq dhimbje dhe padrejtėsi?

    Nėse kthehemi mbrapa tek Zanafilla, kur Perėndia krijoi botėn do tė verifikojmė se tė gjitha sa krijoi Perėndia ishin tė mira dhe tė kėnaqshme, paralelisht ishin dhe moralisht asnjanėse. Perėndia nuk krijoi gjėra tė prishura dhe tė kėqija. Vetė elementėt e krijimit nuk janė nga vetė vetja e tyre tė kėqija. Atėherė dikush do tė pyesė; ēfarė ėshtė e keqja?

    Si fillim duhet tė kuptojmė se e keqja mund tė ekzistojė edhe pa patur bazė. Mund tė jetė njėsoj e vėrtetė nėn domethėnien e privimit ose tė mungesės sė diēkaje. Verbimi p.sh. nuk ėshtė diēka me bazė. Nė realitet ėshtė njė mungesė, mungesa e tė parit. Nėse dikush nuk ka nė zhvillim tė plotė funksionimet e tij natyrore, kjo konsiderohet e keqe dhe fatkeqėsi, pėrderisa ėshtė e vetėkuptueshme se njeriu do tė duhet tė mund tė ushtrojė plotėsisht tė gjitha funksionet e tij natyrore. Nė ngjashmėri, e keqja si ide, mund tė konsiderohet si njė mungesė apo privim nga ajo qė duhej tė ekzistonte. Sigurisht jo se njė njeri qė ka mungesė nė njė funksion natyror, siē ėshtė shikimi, ėshtė moralisht i keq. Bėhet fjalė thjesht pėr njė shėmbull. Dikush qė tė konsiderohet i keq nga ana morale, duhet tė ketė mangėsira nė pacėnueshmėrinė e moralit tė tij dhe nė mirėsi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 24-03-2007 mė 11:16

  2. #2
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Sė dyti ēfarė ėshtė ajo qė nė tė vėrtetė na shqetėson kur njė prind keqtrajton fėmijėn e tij, ose kur dikush qėllon njė njeriun e tij pėr diēka kaq tė ulėt sa pėr njė vend parking? Dhe ēfarė na vjen menjėherė nė mendje kur dėgjojmė fjalėn Ausviē? Shumica prej nesh mendojnė se njerėzit nuk duhet tė sillen nė kėtė mėnyrė tė tmerrshme, siē ndodhi me Ausviēin. Thellė brėnda nesh ekziston ndjenja e padrejtėsisė. Nėn kėtė domethėnie, e keqja morale mund tė konsiderohet si njė mardhėnie e lėkundur: njė mardhėnie qė nuk ėshtė siē duhet tė jetė.

    Jezusi tha se e mira mė e madhe ėshtė qė mundemi tė shijojmė, ėshtė mardhėnia jonė sė bashku me Perėndinė (Mateu 22:36 – 37), pėrderisa Perėndia ėshtė e mira mė e lartė dhe mardhėnia jonė me tė na ofron plotėsi dhe shenjtėri. Pėrkundrazi, e keqja mė e madhe qė mund tė provojmė ėshtė qė tė gjendemi tė ndarė ngo kjo mardhėnie dashurie dhe harmonie me Perėndinė. Ndėrkaq njohja e thellė dhe e vėrtetė e Perėndisė pėrkushtėzon nga ana jonė liri morale, domethėnė mundėsinė pėr ta kundėrshtuar Atė. Dashuria e vėrtetė ėshtė bindėse, por kurrė e detyrueshme. Pėr kėtė arsye pėrbėrėsi i nevojshėm i njė mardhėnie me Perėndinė, ėshtė liria.

    Kjo liri, veēse ka brėnda saj mundėsinė tė mohojmė dashurinė e Perėndisė nga njėra anė, por nga ana tjetėr tė keqtrajtojmė dhe tė kundėrshtojmė dhe njerėzit qė jetojnė pėrreth nesh. Si pėrfundim nuk ėshtė Perėndia qė bėn tė keqen ose e krijon atė, por ėshtė njeriu qė lirshėm zgjedh ose mohon dashurinė e Perėndisė. Fuqia mė e madhe e sė keqes gjendet nė aftėsinė tonė tė mohojmė dashurinė e Perėndisė.

    Herė pas here filozofė tė ndryshėm janė marrė shumė me ēėshtjen e mundėsisė pėr tė ekzistuar njė botė mė e mirė. Ndėrkaq, Shkrimet zbulojnė se bota qė krijoi Perėndia, me qėnie tė lira qė tė mund tė pranojnė ose tė mohojnė dashurinė e Perėndisė Krijues tė tyre, ėshtė mjeti i fuqishėm mė i mirė pėr arritjen e qėllimit tė Tij, qė nuk ėshtė gjė tjetėr nga njė gjithėsi qė Ai vetė do ta ketė zgjedhur dhe do ta ketė dashur. Nuk ėshtė e arsyeshme tė mendojmė njė botė ku njerėzit do tė ishin tė lirė ta donin Perėndinė dhe nga ana tjetėr nuk do tė ishin tė lirė tė mohojnė dashurinė e Tij. Nėse do tė ekzistonte ndonjė mėnyrė mė e mirė qė tė bėheshin gjėrat, me siguri Perėndia do ta kishte menduar pėrpara nesh.

    Kristiani dhe shkrimtari i njohur C. S. Lewis, me aftėsi tė madhe ka analizuar ēėshtjen e zgjedhjes sė lirė morale tė njeriut dhe pėrpjekjen e kotė tė atij njeriu, i cili kėrkon njė mėnyrė mė tė mirė nga ajo qė vetė Perėndia ka zgjedhur. Disa kanė menduar mundėsinė e njė krijese, qė ndėrsa do tė ishte moralisht e lirė, tė mundej tė mos mėkatonte, tė mos qėllonte jashtė shenjės. Ėshtė e vėshtirė qė dikush tė fantazonte diēka tė tillė. Lumturia qė Perėndia ka planifikuar pėr krijesat e Tij ėshtė, lumturia e Tij qė tė jenė moralisht tė lira, dhe tė kenė mundėsinė tė zgjedhin me vullnetin e tyre tė jetojnė tė bashkuara me Tė dhe ndėrmjet tyre. Natyrisht, Perėndia e dinte se ē’do tė ndodhte nėse krijesat e Tij do tė pėrdornin lirinė e tyre nė mėnyrė tė gabuar. Ėshtė e dukshme qė mendoi se ia vlente tė rrezikonte. Ndoshta kur e dėgjojmė kėtė mund tė synojmė tė mos biem dakort me zgjedhjen e Perėndisė. Por ekziston njė vėshtirėsi, kur dikush vendos tė mos bjerė dakort me Perėndinė, dhe kjo ndodh sepse Perėndia ėshtė burimi nga i cili vjen ēdo argument dhe mendim i arsyeshėm. Nuk ėshtė e mundur qė tė jesh ti drejt dhe Ai gabim. Ashtu si njė pėrrua nuk mund tė jetė mė lart se burimet e tij. Kur dikush argumenton kundėr Perėndisė, argumenton kundėr forcės qė e bėn tė aftė tė argumentojė diēka konkrete. Ėshtė njėsoj sikur tė sharrosh degėn mbi tė cilėn je ulur.

    Nėse Perėndia e shikon rebelimin qė ne takojmė nė anėn morale, nė gjithėsi, si njė pjesė qė ia vlente tė paguante, me qėllim qė tė sigurohej nė krijesat e Tij vullneti i lirė i zgjedhjes, domethėnė me fjalė tė tjera, tė ndėrtonte njė botė tė vėrtetė dhe jo njė karikaturė nė tė cilėn krijesat e Tij do tė mundeshin tė realizonin tė mirėn apo tė keqen nė tė vėrtetė nė vėnd tė njė bote tė kurdisur, ashtu si njė lodėr, ku do tė lėviznin vetėm kur Ai tė vinte nė lėvizje penjtė e saj. Atėherė do tė duhet dhe ne tė pranojmė se nė tė vėrtetė do t’ia vlente ky ēmim (C. S. Lewis, Mere Christianity).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 24-03-2007 mė 11:16

  3. #3
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Kete pyetje e kam bere edhe une vetes, po zdi me i dhane nje pergjigje, jeta keshtu eshte.

  4. #4
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pra, pėrse Perėndia na krijoi kur e dinte se do tė mund tė ktheheshim kundėr Tij dhe tė bėhemi tė shtrembėr? Kostoja e dashurisė ėshtė e madhe, por mė e madhe ėshtė kostoja pėr Atė qė e filloi kėtė histori dashurie. E duam Atė sepse Ai i pari na deshi dhe kostoja qė pagoi dashuria e Tij, vdekja e Birit tė Tij, tė vetėmlindur, ėshtė njė ēmim tepėr i lartė. Perėndia e njihte koston e dashurisė dhe llojin e botės qė do tė vinte nga krijimi i krijesave tė lira. Perėndia e dinte akoma se qėllimi pėrfundimtar, njė jetė tė pėrjetshme dashurie, do ta drejtėsonte zgjedhjen e Tij dhe do tė vlente ēmimi i lartė qė do tė nevojitej tė paguante pėr kėto krijesa.


    Tani qė njohim tė keqen dhe shkakun qė e solli atė, ndoshta do tė duhet tė pyesim veten tonė pėrse Perėndia e lejon qė tė ekzistojė? Ose me fjalė tė tjera nėse ėshtė sundues mbi gjithēka qė ndodh nė botėn tonė. Ėshtė e vėrtetė se pyetjet mė tė vėshtira qė kėrkojnė pėrgjigje janė ato qė mundohen tė shpjegojnė veprimet e Perėndisė. Veēanėrisht pyetje si ato tė Rabbi Kushner, nė librin e njohur tė tij ‹‹When Bad Things Happen to Good People›› (Kur ndodhin gjėra tė kėqija nė njerėz tė mirė). Nė lidhje me nazistėt, Rabbi Krushner pyet: ‹‹Ku ishte Perėndia kur ndodhnin tė gjitha kėto? Pėrse nuk ndėrhyn tė ndalojė kėtė gjėndje tė tmerrshme? Pėrse nuk ia morri jetėn Hitlerit mė 1939. Nė kėtė mėnyrė do tė shpėtoheshin miliona jetė njerėzish dhe njerėzimi do tė shpėtonte nga ato ēaste dhimbjeje tė patregueshme.

    Ose akoma, pėrse nuk dėrgon njė tėrmet qė t’i bėnte gėrmadha kabinat e armėve ajrore? Ku ishte Perėndia atėherė?›› Ėshtė e dukshme se tė tilla lloje pyetjesh janė tė mbushura me ndjenja intensive, veēanėrisht pėr tė gjitha ata qė vuajtėn dhimbjet e Luftės sė Dytė Botėrore. Rabbi Kushner jo vetėm qė i shton pyetjet, por u jep atyre dhe pėrgjigje. Ai shkruan ‹‹Ekzistojnė disa gjėra qė Perėndia nuk i kontrollon … Je nė gjendje tė falėsh dhe tė duash njė Perėndi qė nuk ishte i pėrkryer? Mund tė mėsosh tė duash me gjithė kufizimet e Tij?›› Ėshtė Perėndia nė tė vėrtetė nė timon? Mund tė kontrollojė dhe tė ndėrhyjė me pushtet nė gabimet njerėzore, apo Rabbi Kushner ka tė drejtė? Rabbi Kushner bėn gabim! Fjala e fundit pėr gjithēka qė ndodh i pėrket Perėndisė!

    Pėrpara se tė orvatemi tė pėrgjigjemi nė akuzėn se Perėndia nuk e ka kontrollin dhe pėr kėtė duhet tė falet, do tė ishte e domosdoshme tė parashtrojmė njė pjesė nga libri i Warren Wiersbe, ‘‘Why Us? When Bad Things Happen to God’s People’’ (Pėrse tek ne ? Kur gjėra tė kėqija ndodhin nė jetėn e njerėzve tė Perėndisė). ‹‹Askush nuk mund tė pėrgjigjet plotėsisht nė tė gjitha pyetjet. Por akoma edhe nėse mundeshim, nuk ėshtė aspak e sigurtė se pėrgjigjet do ta bėnin jetėn tonė apo dėshpėrimet tona mė tepėr tė durueshme.

    Perėndia nuk qėndron nė pėrfundimin e njė arsyetimi, as paqja e mendjes dhe e shpirtit gjendet nė pėrfundimin (konkluzionin) e njė argumenti tė llogjikshėm. Nė ēdo fushė tė jetės tonė ėshtė e nevojshme tė ekzistojė njė element besimi.›› Edhe pse llogjika ka vendin e saj, ekziston gjithmonė vend edhe pėr besimin. Besimi dhe llogjika, kur kuptohen drejt, nuk e pėrjashton njėra – tjetrėn. Le tė mos ta harrojmė se nė fund ėshtė besimi qė na drejton ne nė ēastet mė tė vėshtira tė jetės sonė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 24-03-2007 mė 11:17

  5. #5
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Rabbi Kushner mohon Tekstet e Shenjta, sepse nuk pėrputhen me teologjinė e tij. Ai fillon me arsyetimin se nėse Perėndia ishte nė tė vėrtetė nė gjėndje tė ndalonte dhimbjen, dėshpėrimin dhe padrejtėsinė, atėherė do ta bėnte. Nė librin e tij mohon kapitujt e fundit tė librit tė Jobit, sepse nuk pranon se si ėshtė e mundur qė Perėndia tė lejojė njė njeri tė virtytshėm tė vuaj. Por a ėshtė nė gjėndje Kushner tė njohi plotėsisht vullnetin dhe planet e Perėndisė? Fakti se vet Kushner nuk mund tė gjejė ndonjė arsye tė mirė qė tė justifikojė domosdoshmėrinė e dėshpėrimit, nuk do tė thotė se nuk ekzistojnė tė tilla arsye.

    Thjesht ai, si gjithė tė tjerėt, me mendjen dhe mendimin tonė tė mangėt (tė paplotė), nuk jemi gjithmonė nė gjėndje tė kuptojmė vullnetin dhe planet e larta tė Perėndisė.
    Sido qė tė jenė gjėrat vazhdon tė ekzistojė nevoja pėr tė pėrballuar pyetjet qė shtron Kushner. Nuk ka vallė Perėndia mjetet pėr tė shkatėrruar kabinat e armėve ajrore? Nuk mundet Krijuesi i gjithėsisė tė ndalojė njė ushtri? Pa dyshim, Perėndia mund tė bėjė kėto, madje dhe mė tepėr. Ndėrkaq, nė rastin e tmerreve tė luftės sė fundit botėrore, zgjodhi tė mos e bėnte. Po tė gjithė ata qė vuajtėn? Ēfarė bėhet me ata?

    I vetmi person qė mund tė na ndihmojė tė kuptojmė mendjen e Perėndisė ėshtė Jezus Krishti, Biri i pamėkat i Perėndisė, qė njeh Perėndinė pafundėsisht mė mirė se ne. Kur dikush vėzhgon mė me kujdes jetėn e Jezusit, vuajtjet e Tij dhe pėsimin e Tij, atėherė fillon tė mendojė ndryshe pėr planet dhe mėnyrat e Perėndisė. Nėse dikush vuajti padrejtėsisht, ndėrsa ishte i pafajshėm, me kuptimin e plotė tė fjalės, ky ishte Jezus Krishti. Dhe kur Jezusi vuante, kur e tradhėtonte Juda, ku ishte Perėndia? Nė realitet qėndronte pikėrisht pranė Tij. Pėr kėtė Jezusi tha: ‹‹A kujton ti, vallė, se unė nuk mund t’i lutem Atit tim, qė tė mė dėrgojė mė shumė se dymbėdhjetė legjione engjėjsh? Po atėherė si do tė pėrmbusheshin Shkrimet, sipas tė cilave duhet tė ndodhė kėshtu? ›› (Mateu 26:52--54).

    Dymbėdhjetė legjione do tė thotė aty midis 36 000 dhe 72 000 engjėj. Njė forcė shumė herė mė tepėr nga ajo qė i nevojitej Jezusit pėr tė pėrballuar njerėzit e kėqij, qė ishin mbledhur pėr ta arrestuar. Ka mundėsi qė edhe njė engjėll i vetėm tė mjaftonte. Ndėrsa Jezusi zgjodhi qė tė mos kishte njė ndihmė tė tillė, por t’i besonte planit tė Atit tė Tij. Sepse Jezusi e dinte qė Ati i Tij ishte sundues mbi gjithēka. Kur Pilati, duke menduar se kishte pushtet jete dhe vdekjeje mbi Jezusin i tha: ‹‹Ti se di qė unė kam pushtet tė tė kryqėzoj dhe pushtet tė tė liroj?››. Jezusi iu pėrgjigj: ‹‹Ti nuk do tė kishe asnjė pushtet pėrmbi mua, po tė mos qe dhėnė prej sė larti›› (Gjoni 19:10--11).

    Fjalėt dhe jeta e Jezusit na mėsojnė se Perėndia ka kontrollin e plotė, madje edhe kur njerėz tė kėqij kryejnė krime dhe vepra tė padrejta. Ashtu siē e parashtroi dhe C. S. Lewis: ‹‹Vetė kryqėzimi ėshtė njė nga ngjarjet mė tė mira, por edhe mė tė tmerrshme nė histori. Ndėrsa, roli i Judės nga ēdo anė qė do ta shihnim kryqėzimin, vazhdon tė jetė nė mėnyrė origjinale i keq. Kėtė arsyetim mund qė ta zbatojmė edhe nė dėshpėrimet qė kalojnė shpesh njerėzit tanė. Njė njeri i mirė punon pėr pėrkujdesjen e fqinjit tė tij dhe nė kėtė mėnyrė bėn ‘‘vullnetin e Perėndisė’’ nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme duke kryer ‘‘tė mirėn’’. Njė njeri i keq i sjell shqetėsime fqinjit tė tij, duke kryer ‘‘tė keqen’’. Por duke bėrė njė tė keqe tė tillė, ai pėrdoret nga Perėndia, pa e ditur ai vetė ose miratuar kėtė gjė, pėr tė sjellė njė ‘‘tė mirė tė lindur pėr sė dyti’’. Me kėtė mėnyrė njeriu i parė i shėrben Perėndisė si bir, kurse i dyti si njė vegėl pėr arritjen e qėllimeve qė vet Perėndia ka.

    Si konkluzion, nė analizėn pėrfundimtare do tė bėhet vullneti i Perėndisė sido qė tė zgjedhėsh tė sillesh. Veēse pėr ty, sigurisht pėrfundimet do tė jenė tė ndryshme nėse zgjedh tė sillesh si Juda, dhe tė tjera nėse zgjedh tė sillesh si Gjoni›› (C. S. Lewis, The Problem of Pain, ‘‘Problemi i dhimbjes,’’ faqa 111).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 24-03-2007 mė 11:17

  6. #6
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Sigurisht do tė pėrballojmė ndryshe sprovėn nėse i besojmė veten tonė Perėndisė, sado tė vėshtira qė tė jenė kushtet qė do tė jemi tė thirrur tė pėrballojmė. Madje njė ditė, tė gjithė ne do tė jemi pėrballė me njė nga gjendjet mė tė dhimbshme, vdekjen. Ndėrkaq, kryqi i Jezusit na mėson se planet e Perėndisė nuk ndalojnė tek vdekja. Me ringjalljen e Jezusit prej tė vdekurve, Perėndia deklaroi sundimin e plotė (absolut) tė Tij dhe paralelisht na dha shpresėn: ‹‹I cili, nė ditėt e mishit tė tij, me klithma tė larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij qė mund ta shpėtonte nga vdekja, dhe u dėgjua pėr shkak tė frikės sė tij nga Perėndia. Edhe pse ishte Bir, mėsoi tė jetė i bindur nga ato qė pėsoi, dhe si u bė i pėrkryer, u bė vepronjėsi i shpėtimit tė amshuar pėr tė gjithė ata qė i binden›› (Hebrenjtė 5:7--9).

    Plani i Perėndisė nuk ishte tė shpėtonte Jezusin nga duart e njerėzve tė kėqinj. Plani i Perėndisė ishte tė shpėtonte Jezusin nga duart e vetė vdekjes. Jezusi e dinte se tė gjitha ato qė vuante ishin pjesė e planit tė Atit tė Tij, I cili kishte njė qėllim mė tė lartė. Zgjedhja ėshtė e thjeshtė: ose do tė lėmė eksperiencėn tonė tė ngacmojė dhe tė formojė teologjinė tonė, ose do tė lėmė teologjinė tonė tė shpjegojė eksperiencėn tonė. Nėse ndodh e para, atėherė ėshtė e mundur tė arrijmė nė pėrfundimin se Perėndia qė ne provojmė nė jetė ėshtė i ndryshėm nga Ai, i cili lexojmė nė Bibėl, ashtu si bėri Rabbi Kushner.

    Nėse ndodh e dyta, atėherė do nevojitemi ndihmė pėr tė pajtuar eksperiencėn tonė me Perėndinė e Biblės. Dhe ėshtė Jezusi Ai, i cili, mund tė na e japė kėtė lloj ndihme: ‹‹Duke i drejtuar sytė te Jezusi, kreu dhe plotėsonjėsi i besimit, i cili, pėr gėzimin qė ishte pėrpara tij, duroi kryqin duke e pėrēmuar fyerjen dhe u ul nė tė djathtėn e fronit tė Perėndisė. Kujtoni, pra, atė qė duroi njė kundėrshtim tė tillė nga ana e mėkatarėve kundėr tij, qė tė mos lodheni dhe tė ligėshtoheni nė shpirtin tuaj›› (Hebrenjtė 12:2-3).

    Rabbi Kushner na kėrkon qė tė falim Perėndinė. Nga ana tjetėr Jezusi na kėrkon tė vėshtrojmė jetėn e Tij, pėsimet e Tij, vdekjen dhe ringjalljen e Tij dhe tė besojmė nė Perėndinė. Ringjallja e Jezusit na siguron se vdekja nuk ėshtė fundi i ekzistencės sonė, as fundi i planeve tė Perėndisė. Nėse i besojmė Perėndisė dhe Fjalės sė Tij, na ka premtuar se do tė pėrdorė pėsimet tona dhe vuajtjet tona pėr tė mirėn tonė dhe pėr pėrmbushjen e planeve tė Tij tė larta. Nėse Perėndia na ngjan i heshtur, do na duhet tė mendojmė se mos nuk jemi gati tė dėgjojmė, tė gjitha sa ka pėr tė na thėnė.

    I biri i Rabbi Kushner vdiq nė moshė tė hershme tė adoleshencės. Pas katėr vjetėsh martese C. S. Lewis humbi gruan e tij. Tė dy kėta njerėz ndjenė dhimbjen, duke parė humbjen e njė personi tė dashur tė jetės sė tyre. Qė tė dy provuan heshtjen e Perėndisė. Ndėrkaq Lewis arriti nė njė pėrfundim tė ndryshėm: ‹‹Ēasti kur nuk ekziston asgjė nė shpirtin tėnd, veē njė britme pėr ndihmė, ndoshta ėshtė ēasti qė Perėndia thjesht nuk mund ta ketė atė. Ngjan me njė njeri qė mbytet dhe nuk mund tė ndihmohet, sepse pėrpiqet dhe pėrplaset atje ku gjen. Ndoshta britmat e tua tė pėrsėritura dhe kėmbėngulėse nuk lejojnė qė tė dėgjosh zėrin qė aq shumė shpresoje tė dėgjoje. Si pėrfundim do tė duhet tė kesh kėnaqėsinė pėr tė marrė diēka, ndryshe as e gjithė fuqia e Perėndisė nuk mund tė ta japė›› (Lewis, A Grief Observed, faqa 54).

    Ajo qė nė fund mund tė mėsojmė nga Jezusi dhe jeta e Tij ėshtė, se Perėndia ka gjithmonė fjalėn e fundit dhe se mund t’i besohemi planeve tė Tij pėr jetėn dhe tė ardhmen tonė: ‹‹Sepse unė i njoh mendimet qė kam pėr ju, thotė Zoti, mendime paqeje dhe jo tė sė keqes, pėr t’ju dhėnė njė tė ardhme dhe njė shpresė›› (Jeremia 29:11).

    Ku ėshtė pra, Perėndia kur vuan i pafajshmi?
    Nėse me tė vėrtetė e kėrkon, do ta gjesh nė kryqin e Krishtit!

    MIQESISHT ABIGAIL
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 24-03-2007 mė 11:18

  7. #7
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    ne qofte se me lejoni te behem pjesetar i kesaj teme do kisha deshire te diskutoja me juve rreth se keqes. une se kam njohurine tuaj per fene e krishtere keshtu qe kam shume pyetje ne koke dhe do deshiroja qe shpjegim nga ju ne qofte se keni deshire dhe ju falenderoj ne qofte se do me ndimonit sadopak?????

    tema mu duk shume e bukur dhe te falenderojqe e ke sjelle sepse disa here jam munduar ti jap nje kuptim te keqes????

    mesa kuptova une abigail pretendon se e keqja erdha aksidentalisht nga moszhvillimi sic ishte psh. zhvillimi i njeriut ....

    ne qofte se zoti eshte perfekt dhe zoti krijon njeriun atehere aksidente te tilla personalisht se besoj se mund te ndodhin????
    ne qofte se zoti do deshironte nje bote perfekte mendoj qe do e kishte krijuar??? kam parasysh qe ne mund te ishin ne nje ambient komplet te ndryshem nga ky dhe perfekt??

    le per nje moment te supozojme se e keqja nuk eshte e krijuar nga zoti. le te ndajme te keqen nga e mira.
    le te themi gjithcka e mire ne bote eshte krijuar nga Perendia dhe gjithcka e keqe nga "e keqja" qe une do deshiroja te jete Satani.
    PO satanin kush e krijoi???????

    ne qofte se e keqja u krijua nga nje krijues atehere kemi dy krijues dhe si rezulat dy perendi???
    nje se keqes dhe nje se mires te cilat jane ne gare me njera-tjetren ne kete bote???? dhe sigurisht "e keqja" nuk e konsideron veten te tille dhe ka dhe mundesi derisa eshte krijues te kete shpetim dhe nepermjet tij???


    permbledhje:
    pra jane dy pyetje kryesore nji ne qofte se zoti eshte perfekt si ka mundesi ne krijimin e tij ka aksidente??

    dhe ne qofte se e keqja nuk eshte krijuar nga perendia atehere mund te kemi nje krijues tjeter apo jo????

    faleminderit per mirekuptimin shpresoj qe sadopak te me ndimoni sepse jam nje person shpesh futem ne mendime te thella por nuk arrij ti gjej pergjigje pytjeve qe me lindin.....

  8. #8
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    me falni nej sqarim te vogel une lexova vetem postimin e pare tuajin dhe mbi ate i ndertova pyetjet e mija megjithese ne qofte pergjigjet jane ne postimet tuaja te mevonshme do ti lexoj kur te kem kohe....
    faleminderit

  9. #9
    JEZUSI I VETMI SHPETIMTAR Maska e i shpetuari
    Anėtarėsuar
    28-02-2003
    Vendndodhja
    NE VENDIN E EMANUELIT
    Postime
    56
    TE DASHUR MIQ !
    E KEQJA NUK U KRIJUA POR HYRI NE BOTE KUR NJERIU MEKATOI. PERENDIA NUK E KRIJOI NJERIUN SI ROBOT QE TA KOMANDONTE AI SI TE DONTE, POR AI KERKON BINDJEN NGA NE JO NGA FRIKA E TIJ POR NGA RESPEKTI PRA PERENDIA E KRIJOI NJERIUN ME VULLNET TE LIRE TI BINDET APO MOS TI BINDET PERENDISE.
    KUR NJERIU ZGJODHI TE MOS I BINDEJ PERENDISE DHE MEKATOI ATY HYRI MEKATI, E KEQJA. POR NJE DITE MEKATI NUK DO KETE ME VEND SEPSE NE QIELLIN E RI DHE TOKEN E RE NUK DO TE MUND TE HYJE DOT MEKATI, E KEQJA. PRA ESHTE NJERIU QE E BEN TE KEQEN DHE JO PERENDIA. AI DERGOI BIRIN E TIJ JEZUS NE KRYQ PER TA HEQUR ATE(MEKATIN) DHE TE GJITHE ATA QE E PRANOJNE ATE ME BESIM SHPETOHEN NGA DENIMI I MEKATIT.
    PRA NE DUHET TE KEMI KUJDES TE MOS AKUZOJME PERENDINE SIC BEJNE DISA PER PROBLEMET QE EKSISTOJNE NE BOTE, SEPSE AI NUK ESHTE AUTORI I SE KEQES POR NE NJERZIT JEMI. NGA VIJNE LUFTAT, GRINDJET ETJ? VIJNE NGA NE NJERZIT QE MEKATOJME. NUK E DI NESE JU PERGJIGJA SADOPAK PYETJES SUAJ . MEGJITHATE DO FLASIM NDOSHTA ME VONE PRAP PER KETE.
    ZOTI JU BEKOFTE TE GJITHEVE. I SHPETUARI.
    html

  10. #10
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    i shpetuari

    AMEN
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  11. #11
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje Ruud!

    Je i mirepritur ne kete teme qe te diskutojme.

    Me shume respekt Abigail

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e LePuLuShe
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Postime
    38
    SEPSE PERENDIA KRIJON GJERA TE MIRA NDERSA E KEQJA MUNDOHET TE PRISHE ATO GJERA TE BUKURA MIREPO NJEREZIT JANE TE DHENE ME SHUME PAS SHKATERRIMIT SE SA GJERAVE TE BUKURA QE KRIJON PERENDIA PRANDAJ
    Zombie !

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e LePuLuShe
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Postime
    38
    AH DHE DICKA KAM DEGJUAR NJE SHPREHJE SHUEM TE BUKUR TE FESE

    TE GJITHA TE KEQIJAT NA VIJNE NGA "LUST" NE ANGLISHT PO E THEM SE SPO ME KUJTOHET NE SHQIP PRA TE GJITHE DESHIRAT E KEQIJA JO XHELOZIJA APO DESHIRA E PANGOPJES VJEN PIKERISHT NGA LUST DHE AJO ESHTE BURIMI I TE KEQES SONE
    DESHIRAT !!!!!!!!
    Zombie !

  14. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Abigail, po te bej nje pyetje lidhur me temen:

    Shume njerez jane bere te keqinj ngaqe nuk kane duruar dot nje vuajtje e cila ka erdhur mbi ta jo per faj te tyre, dhe keshtu ata kane shkaktuar vuajtje te personave te tjere, me ose pa dashje, a mund te quhen keta fajtore para Perendise?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  15. #15
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje Matrix!

    Kjo teme eshte e gjate dhe mund te jepen shume pergjigje dhe sqarime!

    Po i bie shkurt! Nese keta persona nuk jane penduar do te jene fajtore!

    Ky eshte mendimi im! Mund ta diskutojme edhe me hollesisht perseri!

    Miqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  16. #16
    Tė nderuar!
    Njė mistik ėshtė shprehur se - Zoti ėshtė valltar e vallja e tij ėshtė universi, dhe e ka shkrirė edhe veten nė univers! Pra, ēdogjė e manifestuar dhe e pamanifestuar ėshtė Zoti! Dikush e shkroi saktė se Zoti na ka krijuar dhe na e ka lėnė nė vullnetin e lirė tė zgjedhim rrugėt, tė mirėsisė e tė dashurisė apo tė sė keqes. Zoti nuk ėshtė aq i plotfuqishėm sa e paraqesin religjionet, sepse sikur tė varej prej Tij, nuk kishte me pasur vuajtje, mjerim, krime etj. Kėto janė nė vullnetin e njerėzve, dhe njerėzit nga egoizmi e makutėria mė shumė pėr fat tė keq zgjedhin rrugėn e gabuar, tė mėkatit e krimit. Qė sundon e keqja e kanė fajim politikanėt, intelektualėt edhe prijėsit fetarė tė tė gjitha religjioneve, tė cilėt pėr fat tė keq edhe nė emėr tė Zotit=Allahut, Jezusit e Muhamedit etj., duke i keqpėrdorur ata kanė shkaktuar konflikte e krime tė tmerrshme. Besoj se dikur do mbretėrojė njė religjion mbi Tokė /nėse njerėzimi nuk e prishė planetin dhe e ēfarosė veten!/ ai i Dashurisė qė ėshtė Zoti!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  17. #17
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    I dashur Mistik!

    Zoti eshte i PLOTFUQISHEM! Per kete te jesh i sigurte!

    Vuajtjet dhe mjerimi nuk jane per faj te Perendise, ato erdhen si pasoje e mekatit, dhe pergjegjes per kete eshte Satani.
    Dhe te gjitha keto do te ekzistojne deri sa te shkaterrohet ky planet dhe te shfaqet Jezus Krishti ne lavdine e Tij.

    Nuk do te jete njeriu ai qe do e prishi kete planet, Perendia do e zhduki kete planet sepse ka pergatitur nje Toke te re per Bijte e Tij. Keto gjera jane te sigurta qe do te ndodhin, sepse jane parashikur dhe jane parathene nepermjet profecive.

    Miqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  18. #18
    E dashur Motėr Abigail!
    Jam mė se njė dekadė kėrkues shpirtėror dhe nxėnės i mistikėve, dhe jam thelluar nė kėto tema.
    Pasi njerėzit mbi kėtė planet mė shumė anojnė nga e keqja = nga dreqi, dhe nėse njė gjė tė tillė Zoti e lejon, atėherė a mund tė vihet nė konkluzė se Zoti nuk ėshtė i mirė?! Sipas jush fajin e paska satana a mund tė vihet tek konkluza se satana ėshtė mė i fuqishėm se Zoti?! Nuk po pėrsėris ato qė kam shkruar mė parė. Jam religjioz, por jo rob i dogmave fetare. Ata e paraqesin Zotin si mendjemadh qė ka nevojė pėr lėvdata, si hatėrli, si hakmarrės tė tmershėm etj., ēka nuk ėshtė e vėrtetė. Ai ėshtė Dashuri dhe Mirėsi. As nuk ka dėnuar, as nuk dėnon, as nuk do dėnojė askėnd. Tė gjithė do e dėnojnė veten me vepra, jo Zoti! Edhe hebrenjt ende e presin shpėtimtarin, e ai u erdh me emrih Jezus, por nuk e njohėn e nuk e pranuan, sepse nuk foli ashtu si dėshironin ata, por foli tė Vėrtata qė atyre nuk u pėlqyen. Edhe tė krishterėt po presin 2000 vjetė, e kushedi sa duhet mė, por shkojnė nė kisha e lavdėrojnė Jezusin, por mė tė mirė nuk bėhėn!!! Nuk besoj se ėshtė e nevojshme tė shkatrrohet ky planet i mrekullueshėm e qė mund tė jetė parajsė, por njerėzit e kanė fajin qė nga makutėria e egoizmi e kanė shndėrruar mė shumė pėr shumicėn e njerėzve nė skėterrė!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  19. #19
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    MISTIK!

    Problemi nuk qendron nese eshte e nevojshme apo jo qe te shkaterrohet ky planet.
    Duam apo nuk duam ne ky planet do te shkaterrohet, dhe kjo eshte profetizuar ne Bibel dhe do te ndodhe.
    Sic e thashe me lart, shkaktari per te gjitha keto vertet eshte Djalli, dhe ne asnje menyre nuk eshte me i fuqishem sesa Perendia!

    Sa per hebrenjte qe thua se ata ende presin Shpetimtarin, kjo eshte e vertete, sepse nuk besojne se erdhi Krishti, dhe presin Mesian e premtuar, dhe kur te vije Antikrishti, ata do te mashtrohen nepermjet shenjave dhe mrekullive qe do te beje ai dhe do besojne se ai eshte Mesia i premtuar, por me vone do tu hapen syte dhe do te kuptojne se eshte vete Mashtruesi.

    Miqesisht Abigail!
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  20. #20
    Abigail!
    Ēdogjė qė e ka fillimin do e ketė edhe mbarimin! Kjo dihet, pėr ēdo gjė, pra edhe pėr planete. Kam lexuar se djajt, satana, demonėt, nuk ekzistojnė, por ata janė gjėndje tė vetėdijeve tė njerėzve! Pra, e atyre qė kanė pėrqafuar negativėn = tė keqen = krimin! Kėtė e besoj si tė vėrtetė! E besoj se edhe shpirti ėshtė pjesė e Zotit, pjesė e forcės kosmike, qė nuk ka as fillim as mbarim! As nuk fillon me lindje, as nuk mbaron me vdekjen = dekompozimin e trupit! Lindja ėshtė fillim i njė cikli, vdekja e trupit, pėrfundim i njė cikli, dhe nisja e /njė/ cikli tė ri, derisa tė pėrsoset, pėrndritet, pėr tė kaluar nė pėrjetėsi!, qė dmth. nuk ka nevojė mė tė materializohet, tė vijė nė botėn materiale! Besoj nė reinkarnimin!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e sundon fati jetėn tonė?
    Nga coptic nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 09:28
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •