majk..
per president dhe mund te thuac..e vuri a ja vune.. por si nen kryetar partie nuk ja kan imponuar ata jasht partise.. saliut qe vuri bamirin..
kur shohim bamken president e mendojm se cka ber si nen kryetar.. i pd-se..
pd eshte partia me e dobet te ciles po i vjen fundi sikurse ldk-se.. pikerisht se bamka (por dhe tak ngjele te tjere e oketa te fshehte) do jet kujdesur te lere ne pikat kyce te pd-se spiun te rucit.. te cilet punojne qe pd te asfiksohet deri ne po.rdhje te plote..
nejse..ja cthon lajmet..
-------
Presidenti, nis takimi Berisha-Rama-Meta, 4 emra në tryezë
TIRANË- Një ditë para raundit të katërt për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Berisha dhe kryesocialisti Rama u ulën sërish sot në një tryezë të përbashkët, për të diskutuar rreth një tjetër mundësie për ta zgjedhur edhe në raundin e katërt apo të pestë, me konsensus kryetarin e ri të shtetit.
Krahas krerëve të grupeve parlamentare Gramoz Ruçi dhe Astrit Patozi, të cilit shoqërojnë Ramën e Berishën, në takim është i pranishëm edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, si dhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Takimi po zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku më herët kreu i mazhorancës kishte parashikuar të ulte në tryezë të gjithë aleatët e koalicionit qeverisës. Por ky takim u anulua, pasi përveç kreut të republikanëve Mediu, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, aleatët e tjerë të mazhorancës janë të pranishëm në takim.
Burime të NEWS24 bëjnë të ditur se mazhoranca ulet në tryezë me katër emra konkretë, të cilët do t’i parashtrohen opozitës për arritjen e një konsensusi. Mësohet se në listën e mazhorancës bëjnë pjesë analisti Artan Hoxha, këshilltari Petraq Milo dhe dy ministrat Bujar Nishani dhe Arben Imami.
Palët ulen në këtë takim, në një kohë kur kandidati jo zyrtar i mazhorancës, Xhezair Zaganjori u tërhoq, duke deklaruar se nuk është më i disponueshëm për votimin e katërt në Kuvend.
Kuvendi konsumoi të premten pa votim edhe raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, në mungesë të një kandidati konsensual. Konferenca e Kryetarëve vendosi me konsensus që raundi i katërt i votimit të zhvillohet ditën e hënë, 11 qershor, në orën 10:00.
Deri tani janë konsumuar tre nga pesë raundet e votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, ndërkohë që në raundin e katërt dhe pestë të votimit, Presidenti mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash.
Presidenti i Republikës sipas nenit 87 të Kushtetutës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës.
Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat. Pas ndryshimeve që iu bënë tekstit të Kushtetutës në prill 2008, në raundin e katërt dhe pestë të votimit në parlament, Kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. Ndërkohë që në proceset paraardhëse Kreu i shtetit është zgjedhur me shumicë të cilësuar, 84 vota.
(er.nu/BalkanWeb)
----



Përgjigju Duke Cituar


Ruaj Lidhjet