Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Koleksioni i lahutave, portreti Hoxhës në vend të figurave te mitologjisë

    Aida Tuci

    Lahuta e Eposit Shqiptar e humbi simbolikën e saj gjatë regjimit komunist. Figurat mitologjike, si orët e bjeshkëve, figurën e kreshnikut, gjarprin shërues, zanën, diellin dhe hënën, apo brirët e bollëkut u zëvendësuan në më të shumtën e rasteve me portretin e udhëheqësit Enver Hoxha, e tek tuk me portretin e ndonjë figure historike. Por dhe ato pak që u ruajtën nëpër familje u bënë pre e trafikimit të paligjshëm. Për të promovuar vlerat unike të mitologjisë dhe etnografisë kombëtare, Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) dhe Qendra e Inventarizimit të Pasurive Kulturore (QIPK) çeli dje në Muzeun Historik Kombëtar ekspozitën “Lahuta e Eposit Shqiptar”. Janë përzgjedhur për ekspozim rreth tridhjetë e pesë lahuta të vjetra dhe nga më uniket përsa i takon mjeshtërisë dhe simbolikës. Të gjitha lahutat janë pjesë e koleksionistëve shqiptarë, të cilët kanë arritur t’i ruajnë ato si dëshmi të mitologjisë ilire të përcjella në periudhën arbërore. Eposi i Kreshnikëve dhe mjeshtëria e punimit të veglave muzikore tradicionale janë shpallur “Kryevepra të Trashëgimisë Shpirtërore Kombëtare”. Specialisti i Qendrës së Inventarizimit të Pasurive Kulturore, Jaho Brahaj, shpjegon sesi arriti të mblidhte nga koleksionet private këto lahuta dhe denatyralizimin e kësaj tradite nga regjimi komunist.


    Cilës periudhe i përkasin objektet, lahutat e ekspozuara në Muzeun Kombëtar?

    Në këtë ekspozitë janë sjellë rreth tridhjetë e pesë lahuta, të cilat i përkasin fund shekullit XIX, fillim shekullit XX. Vetëm 2-3 prej tyre i përkasin dhjetëvjeçarëve të fundit. Të gjitha lahutat janë pronë e koleksionistëve privatë nga Shkodra, Puka, Tirana etj. Mes tyre mund të përmend Bajram Hysenin, Luljeta Danin, Vaso Tolen, piktorin e njohur Mustafa Arapi etj.

    Qendra nuk i ka në fondin e saj?

    Edhe kjo pasuri e trashëgimisë sonë kulturore nuk i shpëtoi trafikimit të paligjshëm që është bërë në këto 20 vjet. Ato lahuta që i përkisnin periudhave më të hershme janë shitur jashtë Shqipërisë. Pronë shtetërore në gjithë sistemin e muzeumeve si dhe në Institutin e Kulturës Popullore ka shumë pak fonde të etnokulturës. Janë rreth gjashtëmbëdhjetë lahuta, nga të cilat shtatë i përkasin shekullit XX dhe vetëm 2-3 prej i përkasin shekullit XIX, ndërsa të tjerat janë prodhime shumë më të vona që nuk i përgjigjen zhvillimit normal të ornamantikës dhe gdhendjes së traditës.

    Cilat janë arsyet?

    Ndikimet e kohës janë shfaqur edhe në mjeshtërinë e gdhendjes së këtyre veglave. Lahuta është një vegël epike dhe ishte e panatyrshme që mbi të të gdhendej figura e Enver Hoxhës, Lavdi PPSH, apo figura të tjera historike, si Bajram Curri p.sh. Në Qendrën e Inventarizimit ka shumë lahuta të tilla.

    Po si janë ruajtur ato?

    Faktor që na janë ruajtur instrumente muzikore të lahutës me moshë një apo edhe dyshekullore janë edhe kulti që kishte ky instrument te popullsia bartëse e traditës së Ciklit të Kreshnikëve. Edhe kur instrumenti muzikor bëhej i pa përdorshëm nga dëmtimet e vjetërsisë, ai nuk thyhej, nuk digjej, nuk flakej tutje, por ruhej me respekt në ndonjë qoshe të shtëpisë, kryesisht në tavanet e banesës. Për mbajtjen e lahutës kishte rregulla; ajo varej lart në një kunjë, nuk lejohej “t’i lëshohej gja për ftyre”, pra nuk lejohej që në atë kunjë të vareshin objekte ose veshje të tjera përveç saj. Pra, ajo ishte si një lloj ikone brenda ambientit të banimit të familjes fshatare shqiptare, ishte një shëmbëlltyrë reale materiale e qenieve mitike mbrojtëse të etnisë tonë. Në këto lahuta që prezantojmë për herë të parë në këtë ekspozitë janë të gdhendura figura mitologjike, siç janë orët e bjeshkëve, kreshniku, gjarpri shërues, zana, apo brirët e bollëkut.http://www.mapo.al/2012/05/26/koleks...e-mitologjise/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •