Shqiptarët pushtojnë majën e Everestit
Alpinistët shqiptarë, mes tyre dhe Gjergj Bojaxhi ia dalin të pushtojnë Everestin, për të ngritur në çatinë e botës flamurin shqiptar. Lajmi konfirmohet nga një mesazh i marrë nga presidenti i kompanisë udhërrëfyese. Aplinistët kanë mbërritur në majën e malit më të lartë në botë rreth orës lokale 07:00 (+5. 45 GMT).
Namaste Aleksander
Faleminderit. Nga informacionet e fundit 4/5 alpinistë shqiptarë kanë arritur majën e Everestit, 8884 metra rreth orës 07:00 me orën lokale. (+5. 45 GMT) dhe janë rrugës për në kampin 3. Na duhet të konfirmojmë sa dhe kush kanë arritur majën menjëherë sapo të arrijnë kampin 3
Sinqerisht
Pradip Kumar Limbu
Ekspedita Everest 2012 u ndërmor në kushtet më ekstreme të motit dhe të lartësisë, dhe është inisiativë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
Fation Plaku, Gerti Pishtari, Mateo Begeja, Gjergj Bojaxhi, Erlin Rudho dhe Xhimi Begeja, nisën në muajin Prill ngjitjen drejt pikës më të lartë të globit, për të vendosur flamurin shqiptar në zonën e flamujve, përkrahë flamujve të tjerë nga e gjithë bota.
“Të gjashtë antarët e ekspeditës dhe sherpat do të ngjiteshin për gjatë gjithë natës për të arritur majën. Të gjithë ishin të përgatitur për të suportuar temperaturat nga – 30 deri në - 40 gradë Celsius. Shqetësimi ishte rritur para pak ditësh kur një stuhi e papritur shkaktoi vdekjen e dy alpinistëve dhe humbjen e tre të tjerave në atë që quhet Maja e vdekjes. Por për fat të mirë ekspedita shqiptare pavarësisht disa kthimeve pas dhe aklimatizimeve ia ka dalë mbanë që të arrijë deri në pjesën finale të misionit. Një arritje jo pa vështirësi dhe sakrifica fizike.
DITARI
20 maj drejt kampit të ndërmjetëm 5.700 m.
21 Maj ngjitje në ABC; 6.400 m.
22 Maj qëndrim në ABC.
23 Maj ngjitje në Kampin 1 – 7.100 m.
24 Maj ngjitje në Kampin 2 – 7.900 m
25 Maj ngjitje në Kampin 3 – 8.300 m.
25 Maj ngjitja në Majën e Everest.
Iniciativa u sponsorizua nga Vodafone, Reiffaisen Bank dhe Ministria e Rinisë dhe Sporteve.
Bota Sot
Urime alpinisteve shqiptar per kete sfide!
Krijoni Kontakt