Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Samiti i Chikagos: Maqedonia dështon sërish!

    Edhe samiti i Chikagos nuk rezultoi pozitivisht për Maqedoninë, qeveria dhe vendi dështuan edhe kësaj radhe për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

    Mendoni se do të ketë krizë politike në Maqedoni?

    Sa do të ndikoj ky dështim i radhës në shoqërinë e Maqedonisë?
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çikago përsëritet si Bukureshti për Shkupin


    Në Deklaratën përfundimtare nga Samiti i NATO-s në Çikago do të përsëriten konkluzionet e Samitit të Bukureshtit të vitit 2008, në të cilat thuhet se do ti dorëzohet ftesa për anëtarësim Maqedonisë, atëherë kur do të gjejë zgjidhjen e pranueshme të emrit.

    Në konkluzën lidhur me zgjerimin dhe posa[ërisht Maqedoninë, thuhet se zgjidhja e shpejt e kontestit të emrit dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të kontribuonte në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

    "Përsërisim marrëveshjen nga Samiti i vitit 2008, se do të dorëzojmë ftesën Maqedonisë, menjëherë sapo të gjendet zgjidhja e kontestit të emrit, në kuadër të negociatave që zhvillohen në OKB dhe fuqimisht nxisim përpjekjet në këtë drejtim. Zgjidhja e shpejt dhe anëtarësimi në NATO do të ndikojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajoni", do të theksohet në deklaratën përfundimtare, duke nxitur vazhdimin e negociatave për gjetjen e shpejt të një zgjidhje. Deklarata inkurajon përpjekjet që në mënyrë plotësuese të ndërtohet një shoqëri multietnike dhe të përkushtohet drejt procesit të anëtarësimit në NATO.

    (INA)
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Dera e NATO-s duhet të mbetet e hapur


    Republika e Maqedonisë i përmbushi të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO dhe është një nga mbështetësit më të nëdhenj të misionit të NATO-s në Afganistan sipas numrit të banorëve, por megjithatë ftesa në Aleancë pa nevojë po shtyhet. Ju bëjmë thirrje që t'i bëni të gjitha përpjekjet e nevojshme, publikisht dhe privatisht, ta mbështesni vendin e Maqedonisë në familjen e NATO-s dhe t'u bëni thirrje aleatëve të tjerë nga Aleanca që ta vazhdojnë politikën e dyerve të hapura për anëtare të reja.

    Këtë në letër presidentit amerikan, Barak Obama e shkruajtën Donald Ramsfeld dhe Uilliam Koen, ish sekretarë të mbrojtjes të SHBA-së, dhe Sendi Berger, ish këshilltar për siguri nacionale i presidentit Bill klinton dhe i sekretares shtetërore, Hilari Klinton.

    Në fjalët drejtuar Obamës, ata përkujtojnë se për herë të fundit kur liderët e NATO-s u tubuan në samitin në SHBA, në vitin 1999, lëshuan deklaratë të përbashkët se "asnjë shtet demokratik evropian, anëtarësia e të cilit i përmbushë qëllimet e Kartës veriatëantike nuk do të përjashtohet nga shqyrtimi i anëtarësisë së saj". Prej atëherë, theksojnë, NATO pranoi nëntë anëtare të reja, me ç'rast ftesat e fundit ishin dërguar në vitin 2008, ndërsa këtë vit nuk pranohen anëtare të reja, kjo do të thotë se potencialisht do të kalojnë gjashtë vite pa ftesa të reja.

    "Sot NATO-ja është në udhëkryq. Përderisa anëtaret e NATO-s e pakësojnë shpenzimin për mbrojtje, vendet e reja aspirante për anëtarësim nga Evropa Juglindore mund t'i sigurojnë kapacitetet e nevojshme dhe resurset njerëzore për Aleancën. Ky rajon vazhdimisht po përparon pas konflikteve në vitet e 90-ta, por stabiliteti i Ballkanit nuk mund të llogaritet si i garantuar. Prej andej, meqenëse këtë vit nuk pritet në agjendën e samitit të NATO-s të jetë zgjerimi, druajmë se dera për zgjerim nuk do të jetë e hapur në Çikago", theksojnë Ramsfeld, Koen dhe Berger.

    Nuk mund të lejojmë, konsiderojnë tre ish përfaqësuesit e lartë amerikanë, të dërgojmë porosi konfuze për ato shtete të cilat janë të gatshme të bëhen dhe të angazhohen. Theksojnë se Maqedonia, e cila i përmbushi të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Gjeorgjia të cilat gjithashtu angazhohen për anëtarësim në Aleancë, do të dezinkurajohen nga vazhdimi me proceset e rënda reformuese nëse nuk mbahet iniciativa në procesin e zgjerimit.

    "Dera e NATO-s duhet të mbetet e hapur për këto aleatë kyç. Kontributet e tyre ndaj misioneve të NATO-s duhet të pranohen dhe në samitin e liderëve të NATO-s duhet të theksohet në rrugë të qartë për anëtarësimin e tyre të barabartë", thonë Ramsfeld, Koen dhe Berger.

    Kërkojnë nga Obama që në Samitin në Çikago ta ndërmarrë lidershipin dhe të angazhohet për zgjerimin e mëtutjeshëm të NATO-s.

    (INA)
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    obama eshte internacionalist

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •