MAPO

-


Lirohet Ilia Basho: Jam pa faj, tė afėrmit e Elenit: Ta gjejnė kush e vrau



Tiranė Plot dy muaj e 20 ditė pasi Ilia Basho u mbyll nė qeli si i dyshuar pėr vrasjen e bashkėshortes, prokuroria kėrkon lirimin e tij me argumentin se nuk ka prova. Nė njė seancė larg syve tė medias, prokurori i ēėshtjes Etien Kapo i kėrkoi gjyqtarit Altin Shkurtit ndryshimin e masės sė sigurimit “arrest me burg”, duke kėrkuar detyrim pėr t’u paraqitur nė organet hetimore. Kjo kėrkesė ėshtė argumentuar nga prokurori me faktin se nga hetimet e deritanishme nuk ėshtė provuar lidhja e Ilia Bashos me ekzekutorin e bashkėshortes sė tij, Eleni Basho. Pėr kėtė arsye, prokurori kėrkoi hetimin e tė dyshuarit nė gjendje tė lirė. Kėrkesa e bėrė nga prokurori u pranua nga gjyqtari Altin Shkurti, i cili 2 muaj e 20 ditė mė parė vendosi tė lėrė nė qeli Ilia Bashon si i dyshuar pėr organizimin e vrasjes sė bashkėshortes sė tij. Ilia Basho u arrestua disa javė pas vrasjes sė bashkėshortes sė tij, pas dėshmive qė tregonin se ai kishte njė lidhje jashtė martese e pas SMS-ve tė shkėmbyera me tė dashurėn e tij. Si argument u pėrdor fakti se bashkėshortėt Basho kishin pasur konflikte mes tyre, ēka mund t’i ēonin ata drejt njė divorci tė mundshėm. Njė gjė e tillė ishte pranuar nga Basho nė disa SMS qė policia sekuestroi nė cilėsinė e provės, edhe pse pėrmes tyre nuk mund tė provohej organizimi i njė vrasjeje. Por asokohe, vetėm mbi bazėn e kėtyre mesazheve dhe dėshmive qė konfirmonin njė konflikt tė mundshėm familjar, Prokuroria tha se Ilia Basho ėshtė i dyshuar si organizator pėr vrasjen e bashkėshortes sė tij. Ndėrsa dje, gati tre muaj nga kjo deklaratė, prokurori tha se nuk mund tė provohet lidhja e tė dyshuarit me ekzekutorin, i cili mbetet ende i paidentifikuar. I kontaktuar nga “Mapo”, avokati mbrojtės Lazėr Sokoli tha se me vonesė, por drejtėsia u vu nė vend. “I njėjti prokuror qė kėrkoi arrestin e klientit tim, dje kėrkoi tė lirohej. I njėjti gjyqtar qė vendosi masėn e sigurimit “arrest me burg” dje vendosi lirimin e Ilia Bashos”- tha avokati, duke shtuar se mė kėtė vendim, prokuroria dhe gjykata korrektuan me vonesė vetveten. Por asnjė prej drejtuesve tė prokurorisė nuk pranoi tė jepte njė prononcim zyrtar rreth kėrkesės sė djeshme, pasi 2 muaj e 20 ditė mė parė, me bindje u shprehėn se Basho kishte organizuar vrasjen e sė shoqes. Pas vendimit tė gjykatės, Ilia Basho la mesditėn e djeshme qelinė dhe u kthye nė shtėpinė e tij, nė Shkozė tė Tiranės. Eleni Basho u vra mė 2 shkurt tė kėtij viti, pak metra larg shtėpisė sė saj nė Shkozė tė Tiranės. Hetimet u pėrqendruan fillimisht tek biznesi i ēiftit Basho, ndėrsa mė pas u zbuluan problemet nė ēift, pėr shkak tė njė lidhje tė Ilias me njė femėr tjetėr. Pas lirimit tė bashkėshortit, prokuroria kthehet sėrish nė pikėn zero pėr zbardhjen e vrasjes sė Eleni Bashos. Leonard Bakillari



Ilia Basho: Jam i pafajshėm, do tė

luftoj pėr zbardhjen e sė vėrtetės

Pas lirimit nga qelia, Ilia Basho thotė se gjėja e parė qė do tė bėjė ėshtė pėrqafimi i fėmijėve. “Dua qė askujt tjetėr nė botė mos t’i ndodhė kjo qė mė ndodhi mua. Vetėm unė e di se ēfarė padrejtėsie kam pėsuar nė kurriz dhe ēfarė vuajtjesh tė padrejta…”

Intervistoi: Habjon Hasani

Pak minuta pasi ka lėnė qelinė e burgut, Ilia Basho uron qė “askujt tė mos i ndodhė ajo qė hoqi vetė nė kurriz”. Ngulmon se ėshtė i pafajshėm dhe se vetėm ai i di padrejtėsitė dhe vuajtjet qė ka hequr nė kurriz, ndėrsa thotė se gjėja e parė qė do tė bėjė ėshtė pėrqafimi i dy fėmijėve. Nuk e zgjat shumė me gazetarėt, duke i fajėsuar ata pėr fatin e tij tė kėtyre muajve, ndėrsa shton se “lufta’ e tij nuk mbaron kėtu. “Dua thjesht tani tė shijoj kėto momente tė para dhe tė luftoj pėr zbardhjen e sė vėrtetės nė vazhdim”,-thotė Ilia Basho pėr “MAPO”-n.

Zoti Basho, gjykata e Tiranės vendosi sot t’ju lironte. Si ndiheni?

Ndihem i pėrmalluar pėr fėmijėt e mi dhe tė afėrmit. Mezi po pres tė shkoj tė pėrqafoj fėmijėt e mi.
Ėshtė e njėjta gjykatė, qė disa muaj mė parė ju ka lėnė nė burg zoti Basho. Si e komentoni kėtė fakt?

Nuk dua tė futem nė detaje apo tė komentoj mė tepėr. Dua qė askujt tjetėr nė botė mos t’i ndodhė kjo qė mė ndodhi mua. Vetėm unė e di se ēfarė padrejtėsie kam pėsuar nė kurriz dhe ēfarė vuajtjesh tė padrejta…
Si e cilėsoni vendimin e prokurorisė, qė ju la thuajse tre muaj nė burg zoti Basho?

Sigurisht qė ka gabuar, pasi unė jam i pafajshėm. Por nuk dua tė komentoj mė tepėr pasi mė ka mbajtur nė burg edhe pėr shkakun tuaj.
Pėr shkakun tonė?

Po, po pėr shkak tė medias, pasi ėshtė shkruar aq shumė pėr mua dhe mė ėshtė bėrė gjyqi nėpėr faqe gazetash dhe jo nė gjykatė. Janė mediat ato qė kanė nxitur dhe deformuar gjithēka me ato qė kanė shkruar.

Zoti Basho, policia dhe prokuroria nuk ka paraqitur gazetat si prova nė gjykatė, por tė tjera materiale qė ju janė gjetur juve apo jo?

E di shumė mirė kėtė gjė, por gazetat kanė luajtur njė rol shumė negativ nė gjithė kėtė histori dhe kėtė ua pėrsėris. Mund t’u them vetėm atė qė ju thashė nė fillim, qė dua tė shijoj momentet me fėmijėt e mi, me shpresėn qė drejtėsia do funksionojė.

Cilat janė pretendimet tuaja zoti Basho, ēfarė tė pavėrtetash ka publikuar media??

Unė nuk preferoj tė hyj nė detaje dhe kėto gjėra nuk kanė rėndėsi. Nuk dua tė hyj nė detaje tė gjėrave, pasi janė shumė gjėra qė mund tė thuhen. Dua thjesht tani tė shijoj kėto moment tė para dhe tė luftoj pėr zbardhjen e sė vėrtetės nė vazhdim.



Tė afėrmit e Elenit presin ftohtė

lirimin e Bashos: Shteti tė gjejė autorin

Pak orė pas lirimit tė Ilia Bashos nga burgu, familjarėt e Elenit kėrkojnė nga organet e hetimit tė zbulojnė autorėsinė e vrasjes. Tė kontaktuar nga “MAPO” pas lirimit tė dhėndrit tė tyre, ata thotė se presin qė organet shtetėrore t’u thonė se kush e vrau Elenin. Ndėrsa kanė qėndruar gjatė gjithė pasdites nė shtėpinė e tyre, e cila ėshtė fare pranė shtėpisė sė Ilia Bashos, tė afėrmit e Elenit thonė se nė rrethanat kur Basho ėshtė lėnė i lirė pėr mungesė provash, atėherė ėshtė detyrė e organeve hetimore zbardhja e ngjarjes. “Nėse ėshtė siē thoni ju, qė prokuroria ka bėrė kėrkesė pėr arsye tė pamjaftueshmėrisė sė provave, atėherė i bie qė prokuroria dhe policia ende nuk kanė gjetur autorin. Nė kėto kushte, ne kėrkojmė nga organet shtetėrore tė gjejnė autorin dhe s’kemi pse komentojmė tė tjera gjėra”, u shpreh dje njė i afėrm nė emėr tė familjes sė Eleni Bashos. Ndėrsa Ilia Basho hyri dje pasdite nė shtėpinė e tij mėsohet se asnjė prej tė afėrmve tė Elenit, qė jetojnė fare pak metra larg nė vilėn e tyre nuk ka dalė tė presė apo tė takojė atė. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, mes dy familjeve nuk ka pasur asnjė lloj kontakti.


MAPO