Jam dashuruar me shokun tim të ngushtë
Ka më shumë se gjashtë muaj që po jetoj në një gjendje që nuk kam fjalë ta përshkruaj. Diçka e çuditshme po më ndodh, të cilën as vetë nuk po arrij ta kuptoj apo gjykoj. Di vetëm që ndihem shumë keq dhe bosh. Pas 10 vitesh kuptova që jam e dashuruar me shokun tim të ngushtë. Kur unë isha dhjetë vjeçe ne ishim shokë klase madje uleshim edhe në një bankë. Në atë kohë familja ime u transferua me shtëpi në lagjen e atij, gjë që na bëri që të shoqëroheshim edhe me shumë.
Ne ishim fëmijë dhe loznim gjithë ditën bashkë, madje edhe rrugën për në shkollë e bënin bashkë. Vitet kaluan dhe tani sapo kemi mbaruar shkollën e mesme dhe për pak ditë nisim studimet e larta në Tiranë. Për tetë vite kam qëndruar shumë afër me atë njeri dhe u lidhëm shumë bashkë. Ishim miq shumë të mirë dhe bisedonim e diskutonim për shumë gjëra. Për mua u bë njeriu më i afërt me të cilin ndaja çdo mendim, shqetësim apo problem.
E njëjta gjë ishte edhe për atë. Të gjithë e dinin që ne ishim miq shumë të mirë dhe madje kishte nga ata që na e thoshin në sy që e kishin zili miqësinë tonë, pasi për ata dukej si e paarritshme. Janë të panumërta rastet kur unë kam qarë në krahët e tij dhe ai ka ditur se si të më ngushëlloi dhe të më qëndrojë pranë. Edhe unë jam përpjekur që gjithmonë t’i qëndroj pranë. Ishim mësuar që ta mbështesnim njëri-tjetrin në çdo situatë qoftë ajo e mirë apo e keqe. Nuk kemi qëndruar kurrë larg njëri-tjetrit për kohë të gjatë. Ishim aq të afërt sa për shkakun tonë u miqësuan edhe familjet tona dhe nisëm të kishim hyrje dhe dalje familjare.
Unë u miqësova shumë edhe me motrën e atij dhe ai me vëllain tim. Pak a shumë u bëmë si të familjes për njëri-tjetrin. Prej disa muajsh ai ka një lidhje dashurie me një vajzë të cilën unë fillimisht nuk e kisha me shumë qejf dhe nuk e kuptoja as arsyen. Nuk ishte hera e parë që shoku im kishte lidhje dashurie me një femër dhe kurrë nuk më kishte bërë përshtypje më parë e jo më që unë të shprehja pakënaqësi ndaj femrave, me të cilat ai krijonte lidhje dashurie. Në fakt më duhet ta pranoj se me këtë është ndryshe sjellja e tij dhe duket se me të vërtetë ka rënë në dashuri me atë vajzë dhe bën shumë pas saj.
Fillimisht nisa të bëhesha xheloze për faktin se ajo nuk më dukej e denjë për të, më pas nisa të ndihesha xheloze për faktin se unë nuk mund të rrija më gjatë me shokun tim për fajin e saj dhe se ajo e kishte marrë të gjithë vëmendjen e tij për veten e saj pa na lënë asgjë ne të tjerëve, më pas kuptova diçka tjetër që fillimisht kisha frikë nga vetja që ta pranoja. Ka dy muaj që shoku im është transferuar me shtëpi në Tiranë dhe jemi takuar shumë rrallë. Në fillim nisa ta ndjeja shumë mungesën, por e justifikoja me faktin se isha mësuar gjithmonë që të takohesha për çdo ditë me të. Sa më shumë që kalonin ditët aq më shumë nisa t’ia ndjeja mungesën aq sa nisa të habitesha me veten. Arrita deri aty sa nisja të qaja për të sa herë që më merrte malli.
Sa herë i dëgjoja zërin në telefon bëhesha edhe më keq dhe mungesa e tij rritej edhe më shumë brenda meje. Ia tregova këtë gjë edhe motrës së atij, pasi me të isha bërë shumë shoqe dhe nuk e mori për ndonjë gjë të çuditshme madje më tha që është normale, pasi unë isha rritur me të dhe sigurisht që do t’ia ndjeja mungesën. Kur ai erdhi dhe më takoi bashkë me të dashurën e tij unë nuk arrija që ta shihja atë femër në krah të tij dhe nuk e duroja dot faktin që ajo i thërriste “shpirt apo zemër”. U bëra keq nga xhelozia sa më dukej sikur u sëmura. Nisa të kuptoj se unë e doja atë njeri dhe se e kisha dashur shumë, por në heshtje pa guxuar që ta dëgjoja zërin e zemrës sime.
Këtë gjë ia thashë edhe motrës së atij pasi vetëm me atë mund të flas për këto gjëra dhe nuk po e mbaja më brenda vetes pasi më duket sikur do të më marrë frymën. Ajo u habit dhe më tha që të ndryshoja mendje sa nuk isha vone pasi thjesht do t’i bëja keq vetes pasi ai do vajzën me të cilën është lidhur dhe se mua më sheh thjeshtë si një mike. Tani nuk e takoj dot më, pasi nis dhe qaj menjëherë madje as në telefon nuk i flas dot sepse nuk e mbaj dot veten. E dashura e tij më duket sikur e ka kuptuar, pasi kam vënë re që ndaj meje shfaq xhelozi dhe dyshime.
Nuk kam guxim që këtë ndjenjë t’ia shpreh atij pasi e di që nuk do ta pranojë kurrë, por as mik nuk mund ta kem më. Shpesh herë i bëj moral vetes duke menduar se si munda unë që të dashurohesha me një njeri që e njoha që në fëmijëri dhe që prej tetë vitesh ishim miq shumë të mirë. Këtë as vetë nuk e kuptoj, por për një gjë jam e sigurt që po vuaj për çdo ditë dhe më shumë. Mungesa e tij po më torturon dhe fakti që ende më duhet të shtirem si mikja e tij.
PSistoria nuk me perket mua,mu duk interesante,dhe thash ta postoj ktu



istoria nuk me perket mua,mu duk interesante,dhe thash ta postoj ktu
Përgjigju Duke Cituar

Une mendoj se kaloi ne nje shkalle me te larte, LOL. Pse duhet te ngeleni miq kur mund te jeni dicka me shume? Miqesia midis nje femre me nje mashkull me kalimin e viteve nuk do jete me si me pare sidoqe te jete.. Secili krijon familjen e vet, burrat behen xheloza ... e me radhe... e keshtu me radhe. Nejse ishte thjesht nje mendim. Nuk jam dashuruar ndonjehere me mikun e ngushte, se nuk kam konsideruar asnje mashkull mik te ngushte.




Ruaj Lidhjet