Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Për: A ekziston All-llahu në ndonjë vend?

    Nje pyetje edhe me e mire : Ku e ka mesuar Allahu gjithe kete dije per krijimin e Universit dhe cdo organizmi te gjalle ?

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    8

    Për: A ekziston All-llahu në ndonjë vend. Flet Imam Albani rahimehullah


  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    8

    Për: A ekziston All-llahu në ndonjë vend?


  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2015
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    3

    Për: A ekziston All-llahu në ndonjë vend?

    ALL-LLAHU eshte nje dhe i vetmi suprem absolut,pa fillim pa mbarim.........

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    8

    Për: A ekziston All-llahu në ndonjë vend?


  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    8

    Për: A ekziston All-llahu në ndonjë vend?


  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,431

    Për: A ekziston All-llahu në ndonjë vend?

    Lartësia e Allahut është tre llojesh:

    1)Lartësia e madhërisë që nënkupton se Allahu është i dlirë, i pastër dhe i lartë nga të gjitha të metat dhe mangësitë.

    2)Lartësia e pushtetit, e fuqisë. Çdo gjë është nën pushtetin e Allahut, Ai është i papërballueshëm. Asgjë nuk mundet ta përballojë vendimin, gjykimin e Tij. Allahu i Lartësuar ka thënë: "Dhe Ai është i Papërballueshëm më i Larti përmbi robërit e Tij." [En-Aam: 18] Përsa i përket këtyre dy llojeve të lartësisë nuk ka asnjë kundërshtim tek muslimanët.

    3)Lartësia e qënies

    Ehlus-suneh ue xhemaah besojnë që Allahu me qënien e Tij është mbi të gjitha krijesat dhe megjithatë e din, e dëgjon dhe e shikon çdo gjë.

    Për lartësinë e Allahut tregojnë argumentet e Kur’anit, të sunnetit, tregon arsyeja llogjike, Elfitrah dhe ixhmai.

    *Argumentet e Kur’anit janë të shumta. Ato janë përmendur në shumë kontekste prandaj do të përmendim vetëm disa kontekste:

    I pari: Deklarimi që Allahu është mbi krijesat me fjalën ‘mbi’(feuk) si p.sh. fjala e Allahut: "I frikësohen dhe i përulen Zotit të tyre lart mbi ta dhe bëjnë çfarë urdhërohen." [En-Nahl: 50]

    Si dhe fjala e Tij: "Dhe Ai është i Papërballueshmi, më i Larti përmbi robërit e Tij dhe Ai është më i Urti Gjithgjykues, i Mirënjohuri për çdo gjë." [En-Aam: 18]

    I dyti: Deklarimi për ngjitjen e disa krijesave tek Allahu si p.sh. fjala e Allahut: "Melekët dhe Ruhu (meleku xhibril) ngjiten tek Ai në një ditë, përmasat e të cilës janë sa pesëdhjet mijë vjet." [El-Mearixh: 4]

    I treti: Deklarimi për ngjitjen e punëve të mira tek Ai. Allahu i Lartësuar ka thënë në Kur’an: "…Tek Ai ngjiten të gjitha fjalët e dëlira, ndërsa punët e drejta e të mira e lartësojnë atë (fjalën e mirë, d.m.th. fjalët e mira nuk pranohen nga Allahu përderisa dhe në qoftëse nuk ndiqen nga punë të drejta dhe të mira)…" [Fatir: 10]

    I katërti. Deklarimi për ngjitjen e disa krijesave tek Ai, si p.sh. fjala e Allahut: "Por Allahu e ngriti atë (Isain) lart (me trup dhe me shpirt) pranë vetes së Tij (dhe Isai sal-lAllahu alehji ue sel-lem. është lart në qiej).... "[En-Nisa: 158]

    I pesti: Deklarimi për lartësinë absolute që tregon për të gjitha llojet e lartësisë, si p.sh. fjala e Allahut: "Dhe Ai është më i Larti, më i Madhërishmi." [El-Bekare: 255]

    I gjashti: Deklarimi për zbritjen e librit nga Ai, si p.sh. fjala e Allahut: "Zbritja (Shpallja) e librit (Kur’anit) është nga Allahu, i Gjithfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues." [Ez-Zumer: 1]

    I shtati:Deklarimi që Allahu është në lartësi mbi qiej, si p.sh. fjala e Allahut: "A ndjeheni të sigurtë se Ai i Cili është në lartësi, mbi qiell (Allahu), nuk do ta bëjë tokën të fundoset bashkë me ju dhe veç kur ta shihni të dridhet?" [El-Mulk: 16]
    Në ajet për të treguar që Allahu është në lartësi, mbi qiejt, është përdorur parafjala ‘fi’ sëbashku me fjalën ‘sema’. Parafjala ‘fi’ merr disa kuptime prej tyre janë dy: 1-në dhe 2-mbi. Fjala ‘sema’ gjithashtu merr disa kuptime prej tyre janë dy: 1-qiell 2-lartësi. Sepse rrënja e fjalës ‘sema’ është ‘semuv’ që do të thotë lartësi.
    Si shembull në Kur’an ku parafjala ‘fi’ është përdorur me kuptimin ‘mbi’ është fjala e Allahut: "Thuaj ecni mbi (fi) tokë…." [En-Aam: 11] Kuptimi i Ajetit nuk mund të jetë në (brendësi) por përmbi.
    Ndërsa si shembull për fjalën sema të përdorur me kuptimin lartësi kemi fjalën e Allahut: "…Ai ka zbritur nga lartë (es-sema) ujë…." [Err-rrad: 17] Duke marrë parasysh variantet gjuhësore të parafjalës ‘fi’ dhe fjalës ‘sema’ në komentin e ajetit të kaluar ose do të thuash: mbi qiej ose do të thuash në lartësi, që të dyja komentet kanë një kuptim sepse mbi qiej do të thotë në lartësi.
    Nuk është e lejueshme të kuptohet nga ajeti që Allahu është i kufizuar në qiell dhe si rrjedhojë të keqinterpretohet për të mohuar lartësinë e Allahut mbi krijesat, sepse kjo bie në kundërshtim me sqarimin gjuhësor që e përmendëm më lartë. Allahu na ka folur në gjuhën arabe të qartë. Në çdo ajet dhe hadith që është përmendur në të fragmenti ‘fis-sema’ për të treguar që Allahu është në lartësi duhet të kemi parasysh sqarimin që e bëmë këtu.

    I teti: Deklarimi që Allahu është i Lartësuar (i ngritur) mbi Arsh në shtat ajet të Kur’anit të cilat i përmendëm në cilësinë ‘isteua’.

    I nënti:Allahu ka lajmëruar në Kur’an që faraoni synoi të ngjitej për në qiell për të vështruar të Adhuruarin e Musait.Faraoni me këtë synonte të përgënjeshtronte Musain i cili e kishte lajmëruar që Allahu është mbi qiej. Ka thënë Allahu në Kur’an: "E Faraoni tha: ‘O Haman! Ndërto për mua një kullë që të mund të arrijë rrugët .Rrugët e qiejve dhe të mund të shohë Zotin e Musait, por unë me të vërtetë që e quaj atë gënjeshtar.’…" [Gafir: 36-37]

    Ai që e mohon lartësinë e Allahut prej xhehmijeve ecën në gjurmët e Faraonit, ndërsa ai që e pohon ecën në gjurmët e Musait dhe të Muhamedit.

    I dhjeti: Tekstet që tregojnë se banorët e xhenetit do ta shikojnë Zotin e tyre. (Për më gjërë shikoi në cilësinë e të shikuarit të allahut nga besimtarët.)


    Argumentet e sunnetit:

    I pari: Transmeton Muavijetu Ibnil Hakem Es-sulemi i cili thotë: "Kam patur një tufë bagëtish të cilat i ruante një robëresh e imja. Një ditë dola për ta kontrolluar dhe vërejta që ujku i kishte grabitur një bagëti. Unë jam njeri prej bijve të Ademit (d.m.th. kam natyrën e bijve të Ademit), prandaj kur mora vesh që ujku i kishte grabitur bugëtinë u zemërova dhe e godita rëndë. Pastaj erdha te i Dërguari dhe e lajmërova për atë që bëra. Profeti e cilësoi veprimin tim si gabim të madh. Unë i thashë:-O i Dërguari i Allahut a ta liroj nga robëria? Tha:- Ma sill mua këtu. E solla dhe atëhere profeti i tha: “Ku është Allahu? Tha:-Mbi qiell (në lartësi). I tha:-Kush jam unë? Tha: Ti je i Dërguari i Allahut. Më tha : Liroje sepse ajo është besimtare." Transmeton Muslimi. Dhehebiu pas përmendjes së këtij hadithi në librin e tij “Eluluv” ka thënë: “Ky është hadithë i saktë e ka trs metuar Muslimi, Ebu Daudi, En-Nesaiu dhe shumë dijetarë në librat e tyre. Ata e besojnë siç ka ardhur dhe nuk e keqinterpretojnë.
    Kështu ne kemi vërejtur që çdo njeri që pyetet ku është Allahu? Menjëherë me natyrën e tij të drejtë thotë: Mbi qiell në (lartësi).

    Ky hadith tregon për dy gjëra të rëndësishme:

    1) Rëndësia e pyetjes: Ku është Allahu?
    2) Përgjigjia nga ana e të pyeturit: Mbi qiell (në lartësi).
    Kush i mohon këto dy gjëra i kundërvihet të Dërguarit të Allahut.


    I dyti: Hadithi i Xhabirit në Haxhin e lamtumirës, se i Dërguari i Allahut u tha njerëzve: “Ju do të pyeteni për mua, çfarë do të thoni? Thanë: Dëshmojmë që ti e ke përcjellë mesazhin, e ke kryer dhe ke këshilluar sinqerisht. Atëhere filloi ta ngrinte gishtin e tij nga qielli, ta drejtonte nga njerëzit duke thënë: O Allah dëshmo (e përsëriti tre herë).” Transmeton Muslimi. Fakti që Profeti ka bërë shenjë nga qielli duke thënë:-O Allah deshmo. Tregon që Allahu është në lartësi dhe ky ishte besimi i Profetit se ndryshe nuk kishte pse të bënte shenjë lartë.

    I treti: Hadithi i Ebi Hurejres se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Melaiket vijnë me radhë tek ju (të ngarkuar me detyrë). Vijnë melaike natën dhe melaike ditën dhe bashkohen në namazin e sabahut dhe në namazin e ikindisë. Kur ngjiten ata që ishin me ju tek Ai (Allahu) i pyet (megjithëse është më i ditur se ata rreth tyre):-Si i latë robërit e mi? Thonë: Erdhëm dhe i gjetëm duke u falur, u ngjitëm dhe i lamë duke u falur.”
    Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Në hadith ka deklaruar që melaiket ngjiten tek Ai.

    I katërti: Transmeton Abdull-llah ibn Amër ibnul As-s se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Mëshiruesit i Mëshiron i Gjithmëshirshmi. Mëshironi ata që janë mbi tokë që tu mëshiroi Ai që është mbi qiell (në lartësi).” Transmeton Ebu Daudi dhe Termidhiu. Albani thotë ky hadith është i saktë.
    Ky hadith tregon për dy gjëra të rëndësishme:

    E para. Mbështet sqarimin gjuhësor të parafjalës ‘fi’ që e përmendëm pak më parë, sepse ‘fil erdi’ nuk do të thotë në brendësi të tokës por mbi tokë si rrjedhojë edhe fjala e tij në këtë hadith dhe në shumë argumente të tjera ‘fis-sema’ do të thotë; mbi qiell (dhe jo i përfshirë në qiell).

    E dyta. Hadithi është argument i qartë për lartësinë e Allahut sepse Ai që na mëshiron lartë është vetëm Allahu. Kështuqë grupet e humbura e kanë të bllokuar rrugën për keqinterpretimin e këtij hadithi.


    I pesti: Hadithi i Zejneb binti Xhehsh se ajo mburrej para grave të Profetit duke thënë: Ju u martuan me Profetin familjet tuaja ndërsa mua më martoi Allahu përmbi shtatë qiejtë. Në një trasmetim ka ardhur që ajo i është drejtuar të Dërguarit duke i thënë: “Mua më martoi me ty i Gjithmëshirshmi mbi Arshin e Tij.” Transmeton Buhariu.

    I gjashti: Hadithi i Ebu Saidit se i Dërguari i Allahut ka thënë: “A nuk më besoni mua kur unë jam i besuari i Atij që është mbi qiej? Më vjen lajmi nga qielli mëngjes e mbrëmje.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

    I shtati: Hadithi i Ebi Hurejrës se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Betohem në Atë i Cili në dorë të Tij është shpirti im nuk e fton burri gruan për në shtrat dhe të refuzojë përveçse Ai që është mbi qiej do të jetë i pakënaqur ndaj saj deri sa të kënaqet burri i saj me të.” Transmeton Muslimi.

    I teti: Hadithi i Ebi Hurejres ku tregon se: “I Dërguari i Allahut ka përmendur melaiket që i vijnë njeriut për të marrë shpirtin dhe në qoftë se është prej besimtarëve ngjiten me të derisa të përfundojnë tek qielli mbi të cilin është Allahu i Lartësuar….” Hadithin e transmeton imam Ahmedi dhe Elhakimi në “El-Mustedrek” dhe ka thënë: Është i saktë sipas kushtit të Buhariut dhe Muslimit. Albani e ka konfirmuar vlerësimin e tij.

    I nënti: Hadithet që tregojnë që punët e mira ngrihen tek Allahu si p.sh. hadithi i Ebi Musës: “Tek Ai ngrihet puna e natës para ditës dhe puna e ditës para natës.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

    I dhjeti: Hadithet e shumta që tregojnë për ngjitjen e Profetit (Miraxhin e Profetit) si p.sh. Hadithi i Enesit që është trs metuar në sahihun e Buharit dhe të Muslimit.

    I njëmbëdhjeti: Hadithet që tregojnë për zbritjen e melaikeve prej ke Allahu dhe për ngjitjen e tyre për tek Ai.


    I dymbëdhjeti: Hadithi i Ebi Hurejres që i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur Allahu i krijoi krijesat shkroi në një libër, i cili gjendet tek Ai mbi Arsh: ‘Vërtetë mëshira ime i ka paraprirë zemërimit tim.” Transmeton Buhariu e të tjerë.


    I trembëdhjeti: Hadithi i Selman Elfarasiut që i Dërguari i Allahut ka thënë: “Vërtet Zoti juaj është i turpshëm, fisnik (bujar), turpërohet prej robit të Tij kur i ngre duart e tij tek Ai për tiu lutur, që Ai tia kthejë pa asgjë.” Trunsmeton Ebu Daudi. Albani thotë është i saktë.
    Ky hadith tregon qartë që duart ngrihen nga qielli sepse Allahu është lartë, mbi qiej si rrjedhojë pretendimi i disave se duart ngrihen nga qielli sepse qielli është kibla e duasë është i pavlefshëm. Ibnu ebil iz-z Elhanefi ka thënë: “Asnjë nga selefët nuk ka thënë që qielli është kibla e duasë, asnjë argument nuk ka që tregon për këtë. Kibla e duasë është kibla që kthehemi në namaz. Kush mendon se ka dy kible një për namaz dhe një për dua, ai ka shpikur në fe dhe ka kundërshtuar xhematin e muslimanëve.


    I katërmbëdhjeti: hadithi i Imram ibni Husejnit që i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu është i Lartësuar mbi Arsh, Ai është i pafillimtë, ekzistenca e Tij i ka paraprirë çdo gjëje. Në Leuhul Maffudh ka shkruar çdo gjë që do të ndodhë.” Transmeton Buhariu. Pokështu edhe të gjitha hadithet që tregojnë për lartësinë e Allahut mbi Arsh.

    I pesëmbëdhjeti: Transmeton Ebu Hurejra nga i Dërguari i Allahut që ai ka thënë: “Zbret Zoti ynë në një të tretën e natës dhe thotë: ‘Unë jam El-Meliku (Sunduesi). Kush më kërkon mua që tia jap atë që e kërkon? Kush më lutet që ti përgjigjem lutjes së tij? Kush më kërkon falje që tia fali gjynahet?’ dhe vazhdon kështu derisa të shfaqet agimi i mëngjezit.” Ky hadith është muteuatir.

    I gjashtëmbëdhjeti: Profeti na ka urdhëruar që kur jemi në sexhde të themi: Subhane rab-bijel A’ëla.(I lartësuar është Zoti im më i Larti).” Ebu Daudi e të tjerë.

    *Ixhmai.

    Unamimisht sahabet, tabiinët dhe tabiut-tabiinët kanë besuar që Allahu me qënien e Tij është në lartësi. Në mënyrë të përmbledhur inshaAllahu do të përmendim disa nga thëniet e tyre të cilat e vërtetojnë ixhmain e lartpërmendur.

    E para: Thënia e Ebu Bekrit. Transmeton Ibnu Umeri se kur vdiq i Dërguari i Allahut, Ebu Bekri r.a. tha: “O njerëz! Në qoftëse Muhamedi është i adhuruari i juaj të cilin e adhuronit atëhere dijeni që i adhuruari i juaj ka vdekur dhe në qoftëse i Adhuruari i juaj është Allahu i Cili është në lartësi (mbi qiej), vërtetë i Adhuruari i juaj nuk ka vdekur. Pastaj lexoi ajetin e Kur’anit:"Muhamedi nuk është tjetër veçse i dërguar" [Al-Imran:144 ]


    E dyta: Thënia e Umerit. Salim ka trs metuar që Ka’bi i tha Umerit: “Mjerë për sovranin e tokës nga Sovrani i qiellit (d.m.th. nga sovrani që është mbi qiej, në lartësi). Umeri i tha: Përveç atij që i kërkon llogari vetes së tij. Atëhere edhe Ka’bi përjashtoi dhe tha: Përveç atij që i kërkon llogari vetes së tij. Umeri pasi e dëgjoi fjalën Ka’bit tha: ‘Allahu Ekber’ dhe ra në sexhde.” Transmeton Ed-Darimi në librin “Err-rred-du alel xhehmijeti” dhe transmetimi është i saktë.

    Një thënie tjetër e Umerit: “Mjerë për sunduesin e tokës nga Sunduesi në lartësi (i Cili u kërkon llogari njerëzve për punët e tyre dhe i shpërblen sipas asaj që kanë punuar) në ditën(egjykimit) kur do të dalin para Tij, përveç atij që urdhëron për drejtësi, i cili gjykon me të drejtë dhe nuk gjykon sipas epshit….” E transmeton Ed-Darimiu.

    E treta: Thënia e Aishes: “Betohem në Allahun sikur të doja ta vrisja Uthmanin do ta kisha vrarë, por Allahu mbi Arshin e Tij e din që unë nuk kam dashur ta vrisja.” Transmeton Ed-Darimi në librin “Err-rred-du alel xhehmijeti” dhe transmetimi është i saktë.


    E katërta: Thënia e Abdull-llah ibnu Mesudit: “Arshi është mbi ujë dhe Allahu është mbi Arsh dhe Atij nuk mund t’i fshihet asgjë nga punët tuaja.” Transmeton Abdull-llah ibnu Ahmed në “Es-suneh” Dhehebiu thotë isnadi është i saktë.



    *Thëniet e Tabiinëve.


    Transmetohet nga Mesruku se ai kur transmetonte nga Aishja thoshte: “Më ka thënë e sinqerta, bija e të sinqertit, e dashura e të dashurit të Allahut, e cila është shfaqësuar nga Allahu mbi shtatë qiej…”
    Dhehebiu thotë isnadi është i saktë.

    E dyta: Transmeton Sufjani i cili thotë: “ Isha tek Rebiate ibni Abdirr-rrahman të cilin e pyeti një burrë dhe i tha: Mëshiruesi që është i lartësuar mbi Arsh….si qëndron i lartësuar mbi Arsh? I tha: El-Istiua (të lartësuarit) nuk është diçka e panjohur (si kuptim,si domethënie) Mënyra (forma se si është) është e panjohur (e pakonceptueshme). Besimi në të është vaxhib, pyetja (për mënyrën se si është) është bidat.” Në një transmetim tjetër ka ardhur se Rrebia ka shtuar: “Mesazhi është i zbritur prej Allahut. Detyra e të Dërguarit ndaj Tij ishte përcjellja tek njerëzit dhe detyra ynë është ta besojmë.” Trasmetimi është i saktë siç thotë Albani.

    E treta: Ham-mad ibn Zejdi thotë: “ E kam dëgjuar Ej-jub ES-Sikhtijaniu, i cili pasi përmendi Muë’tezilët tha: “Këta njerëz vërtiten të thonë: ‘Në lartësi nuk ka asgjë’ Dhehebiu thotë se Isnadi i këtij transmetimi është i qartë si dielli.” Ej-jubi është zotniu i banorëve të Basras dhe dijetari i tyre.


    E katërta: Mukatil ibn Huj-jan ka trs metuar nga Ed-dahaku se ai në komentin e fjalës së Allahut: " Ai është me ju kudo që të jeni……" [El-Hadid: 4]” Ka thënë: “Ai është mbi Arshin e Tij dhe dija e Tij është me të gjitha krijesat.” Transmeton ibnu Abdilberr-rri me senede të mira.


    E pesta: Eleuzai thotë: “Ne ndërkohë që tabiinët ishin të shumtë dhe prezentë thonim: Allahu i Lartësuar është mbi Arsh dhe i besonim cilësitë e Allahut që janë përmendur në sunnet.”
    Ibnu Abdilberr-rri ka thënë: “Dijetarët e sahabëve dhe të tabiinëve prej të cilëve është trs metuar komenti i Kur’anit, në komentin e fjalës së Allahut: "Ai është me ta kudo që të ndodhen…… " [El-Muxhadele:7 ] kanë thënë: “Allahu është mbi Arsh dhe dija e Tij ka përfshirë çdo vend.” Në këtë çështje ata nuk i ka kundërshtuar asnjë njeri që thënia e tij është e konsiderueshme.


    *Thëniet e dijetarëve pas daljes së xhehmive dhe shfaqjes së bidatit të tyre që: Allahu nuk është në lartësi.

    1) Thënija e Ebu Hanifes, dijetarit të Irakut. Transmeton Dhehebiu në librin “Eluluv” i cili thotë: “Na është përcjell nga Ebi Mutië Elhakem ibni Abdil-lah El-behkhi, autori i librit “Elfikhul ekber”, i cili thotë: E pyeta Ebu Hanifen për atë që thotë: Nuk e di Zoti im është në lartësi (mbi qiej) apo në tokë? Dhe më tha: ‘Ai ka bërë kufër sepse Allahu thotë: "Mëshiruesi mbi Arsh është i lartësuar." [Ta-Ha: 5] Arshi i Allahut është mbi qiejt.’ i thashë: Ai thotë: Themë është i Lartësuar përmbi Arsh por nuk e di se Arshi është mbi qiej apo mbi tokë? Ebu Hanifja tha: ‘Në qoftëse e mohon që Arshi është mbi qiej ka bërë kufër.’

    Ebil Mutii ka qënë prej nxënësve më të mëdhenj të Ebu Hanifes dhe prej fukahave të hanefive. Ai megjithëse ka qënë prej dijetarëve të medhhebit hanefi në transmetimin e haditheve nuk është i fortë sipas analizës së dijetarëve të hadithit, por ky transmetim duhet pranuar prej tij dhe sidomos hanefitë se në përgjithësi mendimet e Ebi Hanifes këta i kanë trs metuar.

    Megjithëse kjo thënie e Ebu Hanifes është shumë e qartë në pohimin e lartësisë së Allahut, disa fanatikë të medhhebit hanefi (në çështjet e fikhut) e kanë keqinterpretuar. Komentuesi i akides Tahauije Ibni Ebiliz-z Elhanefi pasi e ka përmendur këtë transmetim ka thënë: “Nuk merret parasysh mohimi i kësaj çështje nga disa njerëz që e atribuojnë veten ‘hanefi’, sepse medhhebit të Ebu Hanifes i janë atribuar shumë grupe të Muëtezilëve e të tjerë të cilët bien ndesh me besimin e Ebu Hanifes në shumë çështje.Sikurqë mundet ti atribohet Malikut Shafiut dhe Ahmedit shumë prej atyre që i kundërshtojnë në çështjet e besimit.

    Ngjarja kur Ebu Jusufi i kërkoi Bishër Elmerisit të pendohej ose ndryshe do të vritej për shkak të mohimit nga ana e tij të faktit që Allahu është mbi Arsh, është e njohur. Atë e ka trs metuar Abdurr-Rrahman ibnu Ebi Hatem e të tjerë.
    Albani ka thënë: “Çështja gjyqësore e trs metuar nga ebu Jusufi është argument i qartë që shokët e Ebu Hanifes ishin me selefët në besimin që Allahu është në lartësi. Kjo i përforcon transmetimet nga Ebu Hanifja në lidhje me këtë temë. Imam Ebi Xhaëferr Et-tahaui Elhanefi ka deklaruar në akiden e tij (e cila është përmbledhje e besimit të Ebu Hanifes dhe shokëve të tij) që: “Allahu nuk ka nevojë për Arshin dhe për asgjë tjetër përveç tij. Ai e ka përfshirë çdo gjë (me dijen e Tij) dhe është mbi çdo gjë.”

    2)Eleuzai është pyetur për fjalën e Allahut: "Pastaj u lartësua mbi Arsh. " dhe tha: “Ai është mbi Arshin e Tij, siç e ka përshkruar Veten e Tij.” Gjithashtu ka thënë, kur është pyetur për hadithet e cilësive: “Besojini siç kanë ardhur.”


    3)Sufjan Etheuri për hadithet e cilësive ka thënë: “Të besohen ashtu siç kanë ardhur.”

    4)Maliku ibnu Enes ka thënë: “Allahu është në lartësi (me qënien e Tij) dhe Dija e Tij është në çdo vend, nuk ka gjë që të mos jetë përfshirë nga dija e Tij. Një burrë erdhi tek imam Malik dhe i tha: O Ebu Abdil-lah! I Gjithmëshirshmi mbi Arsh është i lartësuar. Si është lartësuar mbi Arsh? Trs metuesi thotë nuk e kam vërejtur Malikun të nevrikosej si atëhere nga pyetja e tij, u djersit shumë dhe njerëzit i ulën kokat e tyre, pasi Maliku u qetësua tha: “Mënyra (se si është) është e panjohur, Istiua (të lartësuarit e tij si kuptim) është e njohur, besimi në të është vaxhib, pyetja për mënyrën (se si është) është bidat.Unë kam frikë se mos jesh i humbur.” Prandaj urdhëroi që ta nxirrnin nga mexhlisi i tij dhe e nxorrën. Dhehebiu thotë kjo thënie është e saktë.

    Ebu Theur El kelebi ka thënë: “E kam dëgjuar Shafiun të thoshte: Maliku, kur i vinin disa njerëz epshorë (bidatçij)u thoshte: ‘Unë jam i qartë dhe i bindur në fenë time kurse ti dyshon, prandaj shko tek një njeri që dyshon si ti dhe polemizo me të!.”

    El Uelid ibni Muslim ka thënë: “E pyeta Euzanin, Malikun ibnu Enes, Sufjan Eth-theuri, El-lejthin për hadithet në të cilat janë përmendur cilësitë. Të gjithë më thanë: “Besojini siç kanë ardhur pa u përshkruar formë apo mënyrë.” Të gjithë këta dijetarë që janë përmendur në këtë transmetim kanë qënë dijetarët më të mëdhenj të tabiut-tabiinëve.

    Ham-mad ibni Zejdi ka thënë: “Ata duan të thonë: Në lartësi nuk ka të adhuruar.”

    Dhehebiu në lidhje me këtë transmetim ka thënë; “Besimi i të Dërguarit, sahabeve dhe i mbarë besimtarëve është që Allahu është në lartësi, mbi Arsh. Arshi është mbi shtatë qiej. Allahu i Lartësuar zbret në qiellin e dynjasë. Argumentet e tyre për këto cilësi janë tekstet e Kur’anit të hadithit dhe gjurmët e të parëve. Ndërsa besimi i xhehmive është që Allahu është në çdo vend. I lartësuar dhe i pastër është Allahu nga thënia e tyre. Përkundrazi Allahu është me ne kudo që të jemi me dijen e Tij.”

    Imam Shafiu ka thënë: “Besimi sipas sunnetit që unë jam në të dhe në të cilin kam shikuar ata të cilit i kam shikuar si p.sh.: Sufjani, Maliku e të tjerë është: Pohimi i dëshmisë që nuk ka të Adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, që Muhamedi është i Dërguari i Allahut, që Allahu është mbi Arshin e Tij në lartësi (mbi qiej), që Ai afrohet ndaj krijesave të Tij si të dëshirojë, që zbret në qiellin e dynjasë si dëshiron….Dhe ka përmendur mbarë besimin. (Marrë nga ‘Eluluv’ i Dhehebiut).

    Ahmed ibnu Hambel është pyetur dhe i është thënë: “A është Allahu mbi qiellin e shtatë, mbi Arshin e Tij, i ndarë (i shkëputur) nga krijesat e Tij dhe Dija e fuqia e Tij në çdo vend? Tha: Po.Ai është mbi Arshin e Tij dhe me dijen e Tij e ka përfshirë çdo gjë.”

    Imam El Buhari në sahihun e tij në kapitullin e ‘Teuhidit’ ka titulluar tema të ndryshme që tregojnë për pohimin e cilësive si: lartësia, të folurit, dy duart, dy sytë e të tjera prej cilësive që i mohojnë xhehmitë, pastaj i ka mbështetur me mjaft ajete dhe hadithe.Për më gjerë kthehu e studioje kapitullin e lartpërmendur.

    4)Ebul Hasen El-Eshari pasi u kthye nga akidja që gjenden në të Esharitë sot deklaroi në librin “Mekalatul Islamij-jine”: “Allahu i Lartësuar është mbi Arshin e Tij siç ka thënë Allahu: "I Gjithmëshirshmi mbi Arsh është Lartësuar" Ne i kemi shikuar muslimanët të gjithë kur luten i ngrenë duart nga qielli, sepse Allahu i Lartësuar është i lartësuar mbi Arsh, i cili është mbi qiejt. Sikur të mos ishte Allahu mbi Arsh, ata nuk do ti ngrinin duart e tyre nga Arshi.” Është e habitshme se këtë dijetarë pretendohet se e ndjek një pjesë e muslimanëve të cilët quhen “Eshari” dhe i mohojnë shumicën e cilësive të Allahut prej të cilave është edhe lartësia.Imam Eshariu ka kaluar tre faza në udhëtimin e tij drejt besimit të vërtetë. Në fazën e parë ka qënë ‘muëtezil’. Pasi e kuptoi humbjen e tyre në besim, kaloi në një fazë tjetër ku i kundërshtoi Muëtezilët në shumë pika dhe u shkëput diçka nga Muëtezilët, por përsëri ishte në vijën e tyre përsa i përket mohimit të shumicës së cilësive dhe shumë prej çështjeve të Akides. Kështuqë në raport me Ehli Sunnetin ishte më afër Muëtezilëve sesa Ehlisunnetit. Në këtë fazë gjenden Esharitë e sotëm. Pastaj imam Eshariu kaloi krejtësisht në besimin e Ehli Sunnetit dhe atë e sqaroi në librin e tij “Elibane” dhe “Mekalatul Islamij-jine”.
    Esharitë duhet të kthehen nga ky besim që janë për në besimin e Ehlu Sunnetit ashtu sikurqë veproi imami i tyre. Madje edhe shumë prej dijetarëve të mëdhenj të Esharive janë kthyuer në besimin e Ehlu Sunnetit, prej tyre është Elkadi Ebi Bekër Elbakil-lami, për të cilin thotë Dhehebiu: “Nuk ka ndër teologët (mutekeliminët) më të mirë se ai absulutisht.”

    Elbekilani në librin “Elibane” ka thënë: “Në qoftëse do të thuhej: A thoni që Ai është në çdo vend? Do tu themi: Na ruajtë Allahu nga kjo fjalë! Përkundrazi Allahu është i lartësuar mbi Arsh siç ka lajmëruar në librin e Tij: "I Gjithmëshirshmi mbi Arsh është lartësuar." Për tek Ai ngjitet fjala e mirë: "Apo ndjehen të sigurtë se Ai që është mbi qiell…." [El-Mulk: 16] Sikur të ishte në çdo vend Ai do të ishte në barkun e njeriut, gojën e tij dhe në vendet e ndyra, do të shtohej me shtimin e vendeve kur të krijonte vende që nuk ekzistonin. Do të ishte e saktë të drejtoheshe nga toka në lutje, nga prapa, djathtas, majtas.
    Muslimanët unanimishtë janë kundra këtij besimi.”
    I pastër dhe i Lartë është Allahu nga ajo që e thonë të padrejtët.

    Bakil-lani gjithashtu ka thënë: “Ne e kemi sqaruar besimin e Imamëve të Ehli Sunnetit që: Këto cilësi besohen siç kanë ardhur pa i përshkruar formë dhe pa i kufizuar.”
    Pas transmetimit të fjalës së Bakil-lanit Dhehebiu ka thënë: “Bota është mbushur me njerës të cilët nuk e dinë çfarë janë Selefët. Ata nuk dinë përveçse mohimin e cilësive, të shurdhur, memecë, të verbër(janë mohuesit e cilësive).” Ku janë ata nga besimi i këtij imami. Ku ka njeri ndërmjet tyre si ai, në thellimin e tij në dije, në zgjuarsinë e tij dhe në njohjen e feve dhe të ideve të ndryshme.
    Prej tyre është edhe Elxhuvejni. Ai ka përpiluar një libërth të posaçëm për lartësinë e Allahut mbi të gjitha krijesat.

    Ibnu Ebi Iz-z Elhanefi dhe dijetarë të tjerë kanë përmendur thëniet e shumë teologëve (Ehlul Kelam) të cilët janë penduar në fundin e jetës së tyre që janë marrë me teologji.



    *Arsyeja llogjike.


    Arsyeja llogjike tregon që Allahu është në lartësi në disa aspekte:

    Aspekti i parë: Allahu i Lartësuar kur e krijoi universin ose e krijoi në vetveten e Tij ose e krijoi jasht vetvetes së Tij.

    E para është e pavlefshme (e pasaktë, e pamundëshme) për dy arsye:
    1- Të gjithë janë dakortë që i krijoi jashtë vetes dhe jo në veten e Tij.
    2- Sikur ti kishte krijuar në vetveten e Tij, kjo do të thotë që Allahu i Lartësuar të jetë vend (objekt) i pisllëqeve dhe i gjërave të ulëta. I Lartësuar dhe i pastër është Allahu nga kjo. E dyta do të thotë që universi ekziston jashtë qënies së Allahut, pra është i shkëputur krejtësisht nga Allahu. Padyshim që e saktë është vetëm kjo sepse besimin që Ai as nuk është i bashkuar (i unifikuar) me universin dhe as nuk është i shkëputur (i ndarë) prej tij nuk e pranon arsyeja llogjike.

    Aspekti i dytë: Besimi që Allahu nuk është as brenda universit (gjithësisë) dhe as jashtë tij do të thotë të mohosh ekzistenxën e Tij krejtësisht, sepse kjo është e pa pranueshme llogjikisht. Pra Ai ose ekziston brenda universit ose jashtë tij. E para është e pavlefshme. Atëhere detyrimisht arsyeja llogjike tregon për të dytën që Allahu është i ndarë nga unniversi (jashtë tij).
    Universi është i rrumbullakët sipas shumicës së dijetarëve muslimanë. Ky faktë është trs metuar nga sahabet dhe tabiinët. Madje Ibnu Hazmi dhe Ibnul Xheuzi kanë thënë që: “Ndërmjet sahabeve dhe tabiinëbve dhe të tjerëve prej dijetarëve musliman nuk ka kundërshtim në këtë çështje. Përderisa është i rrumbullakët atëhere në univers gjenden vetëm dy anë reale; lartë dhe poshtë.

    Ana lartë është hapësira përreth universit ndërsa ana poshtë është qëndra brenda universit.
    Ndërsa gjashtë anët: lartë, poshtë, majtas, djathtas, para dhe mbrapa janë anë të gjallesave.(d.m. th. Cilësohen si anë vetëm përsa i përket njerëzve)

    Ka thënë Ibnu Tejmija: “Është vërtetuar që universi është i rrumbullakët dhe që lartësia absolute është mbi universin e rrumbullakët. Arsyeja llogjike tregon që Allahu është jashtë krijesave. Nga këto fakte detyrimisht rezulton se Allahu është në lartësi.

    Pastaj ka shtuar dhe ka thënë: “Arsyeja e kësaj që e vërtetuam është se: Përderisa universi është i rrumbullakët ka vetëm dy anë reale lartë dhe poshtë. Allahu i Lartësuar është i ndarë nga krijesat (jashtë tyre). Kjo tregon që Ai nuk mundet të jetë poshtë (brenda) tyre por detyrimisht është në lartësi i ndarë (i shkëputur) nga krijesat.”

    Në qoftëse do ta meditosh këtë sqarim mirë do të dish si të shmangësh dilemën që e hedhin bidatçijtë se toka nuk është e rrafshët por e rrumbullakët si rrjedhojë sipas tyre ana e lartë e atyre që gjenden në anën veriore të rruzullit tokësorë është ana poshtë për ata që gjenden në anën jugore të rruzullit tokësorë, si rrjedhojë ngritja e duarve lartë nga qielli në dua nuk tregon që Allahu është lartë sepse kjo që është lartësi për ne në këtë pikë të tokës për të tjerët nuk është kështu!

    Nuk ka dyshim që toka është e rrumbullakët por kjo dilemë ka lindur si rezultat i konceptimit të gabuar të anëve në univers dhe në hapësirën jashtë tij. Sikurqë e vërtetuam çdo pikë që ta përfytyrosh nga rruzulli tokësorë për në hapësirën përreth universit do të thotë: të përfytyrosh anën poshtë për në lartësi dhe çdo pikë që e përfytyron jashtë universit për në rruzullin tokësor do të thotë: të përfytyrosh nga lart për poshtë. Vetëm ky është konceptimi i saktë i anëve në univers. Atëhere në çdo pikë që njeriu gjendet në rruzullin tokësorë, dhe i ngre duart lartë në lutje ai i është drejtuar anës së lartësisë.

    Prej fakteve që ndihmon të kuptosh më shumë këtë çështje është të dish që sistemi diellor ku gjendet toka, yjet galaktika dhe qiejt e lartë në dorën e të Gjithmëshirshmit nuk janë përveçse si një farë mustarde në dorën e njeriut siç është trs metuar nga Abdullah Ibnu Ab-basi.

    Në ditën e gjykimit e gjithë toka do të jetë e mbështjellë në dorën e Allahut dhe qiejt do të jenë të mbështjell (të shtrënguar) nga e djathta e Tij. Siç ka thënë Allahu në Kur’an: "Ata nuk e vlerësuan Madhërinë e Allahut ashtu siç i takon që të vlerësohet. Në ditën e Kjametit toka e gjithë do të jetë e mbështjellë në dorën e Tij dhe qiejt do të jenë të mbështjellë në të djathtën e Tij. I Lavdëruar dhe i Lartë është Ai mbi gjithçka që ata ia ngjisin Atij si të barabartë." [Ez-Zumer: 67]

    Buhari dhe Muslimi nga Ebu Hurejra kanë trs metuar që Profeti ka thënë: “Allahu i Lartësuar e shtrëngon e kap tokën në ditën e kjametit dhe i mbështjell qiejt me të djathtën e Tij pastaj thotë: Unë jam Gjithësunduesi ku janë sunduesit e tokës.”

    Pra qiejt edhe toka dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre, në krahasim me madhërinë e Krijusit të Lartësuar janë në kulmin e vogëlsisë.

    Argumentet e kaluara si dhe fjala e Allahut: "Vërtetë Ai e ka përfshirë çdo gjë." [Fusilet: 54], tregojnë që Allahu i ka përfshirë krijesat e Tij me madhërinë, dijen dhe fuqinë e Tij. Kjo përfshirje nuk do të thotë që krijesat janë brenda qënies së Aleut. I Lartë dhe i Pastër është Allahu nga kjo gjë. Përfshirja që Allahu u ka bërë krijesave është përfshirje madhësie, fuqie dhe dije sepse qiejt dhe toka në krahasim me madhësinë e Allahut janë në kulmin e vogëlsisë. Ato në dorën e Allahut nuk janë përveçse si fara e mustardës në dorën e njeriut sikurqë ka ardhur në thënien e Ibnu Ab-bazit të përmendur më lartë.



    *Elfitrah (natyrshmëria, instikti i krijesave).


    Të gjitha krijesat me natyrshmërinë e tyre dhe zemrat e tyre të pastra i ngrenë duart lartë kur luten. Ata synojnë anën e lartësisë me zemrat e tyre kur i përkushtohen me lutjet e tyre Allahut.
    Ka përmendur Muhamed ibni Tahir Emakdisi se dijetari inderuar Ebu Xhafer Elhembedhani prezantoi në kuvendin e Ebilmaah Elxhuvejnni, i cili njihet me pseudonimin “Imamul-haramejn” ndërkoh që Elxhuvejni po diskutonte rreth mohimit të cilësisë së lartësisë. Ai thoshte: Allahu ka ekzistuar kur Arshi nuk ekzistonte dhe Ai tani është siç ka qënë para krijimit të Arshit. Atëhere Ebu Xhaëferri i tha: ‘O profesor çfarë na thua për këtë domosdoshmëri që e ndjejmë në zemrat tona: Asnjëherë adhurusi i sinqertë nuk ka thënë o Allah! përveçse ndjen në zemrën e tij një domosdoshmëri e cila kërkon lartësinë, nuk kthehet as majtas dhe as djadhtas? Si ta shmangim këtë domosdoshmëri nga vetvetet tona?’ Xhuvejmi goditi me duar kokën e tij dhe filloi të qante duke thënë: Më hutoi Elhemedhani! Më hutoi Elhemedhani!
    Pra të drejtuarit nga lartësia me duar dhe me zemër në dua është një natyrë që janë krijuar në të njerëzit.


    Dilema dhe kundërpërgjigjia ndaj tyre.

    Shumë njerëz të kohëve të fundit kur pohon këtë cilësi të Allahut të cilësojnë si përngjasues të Allahut me krijesat ose si të tillë që beson se Allahu është trup (muxhes-sim), ose të thonë që ti i atribon Allahut vend ose anë. Këto akuza që drejtohen ndaj Ehli sunnetit nuk janë të reja. Që prej kohësh bidatçijtë e kanë akuzuar Ehli sunnetin me akuza të tilla, derisa Ebi hatem Err-rrazi ka thënë: “Shenja e bidatçinjve është të akuzojnë ndjekësit e gjurmëve (të të parëve) si p.sh.shenja e xhehmive është të emërtojnë Ehli Sunnetin “Mushebihe” (përngjasues). Shenja e kaderive është të emërtojnë Ehlu Sunnetin si “Muxhbireh” (të tillë që besojnë se robi është i imponuar në punët e tij), shenja e Ez-zenadika (Munafikët që shtiren si muslimanë për të luftuar Islamin nga brenda ideologjikisht) është të emërtojnë ndjekësit e gjurmëve “Hashevijeh”

    Dilema e parë: Përngjasimi.

    Përgjigjia. Ka thënë Nuajm ibni Ham-mad: “Kush e përngjason Allahun me krijesat bën kufër. Kush i mohon cilësitë që Allahu ka cilësuar me to veten e tij bën kufër. Cilësitë që Allahu ia ka atribuar vetes së Tij apo ia ka atribuar i Dërguari nuk janë përngjasim.”Ka thënë Is’hak ibn Rahavej: “Përngjasimi konstatohet në qoftë se do të thotë dorë si dora ime ose shikim si shikimi im, ky është përngjasim. Ndërsa në qoftë se do të thotë siç ka thënë Allahu ‘dorë shikim, dëgjim’ duke mos i përshkruar formë dhe duke mos e përngjasuar me krijesat besimi është i saktë. Allahu Ka thënë: "Asgjë nuk i përngjason Atij, Ai është Gjithdëgjues, Gjithshikues."

    Sikur pohimi i lartësisë së Allahut të ishte përngjasim atëherë kushdo që i pohon cilësitë e tjera si:jetën, fuqinë, dëgjimin, shikimin do të ishte përngjasues gjithashtu. (Për më gjerë shiko bazat në cilësitë e Allahut.)

    Ibnu Tejmije në “Minhaxhus-suneh” ka thënë: “Muëtezilët dhe xhehmijet e të tjerë prej mohuesve të cilësive e konsiderojnë çdo njërin që i pohon cilësitë ‘Muxhes-sim, Mushebih’ (Trupëzues, përngjasues). Ka prej tyre që konsiderojnë Muxhes-sim, mushebih, dijetarët e shquar si: Malikun, Shafiun, Ahmedin dhe nxënësat e tyre, sikur që ka përmendur Ebu Hatem: Arsya që i bëri të akuzonin dijetarët e shquar është se dijetarët të gjithë pohojnë cilësitë e Allahut Dhe thonë Kur’ani është fjalë e Allahut e pakrijuar.Thonë:Allahu do të shikohet në Ahiret.

    Dilema e dytë: Ana.

    Përgjigjia është siç e ka përmendur Ibnu Tejmije në “Tedmurijeh”: “Kur shprehet fjala ‘xhihetun’ (anë) mundet të synohet diçka ekzistente përveç Allahut d.m.th. të bëhet fjalë për diçka të krijuar si p. sh. Për vetë Arshin, ose për vetë qiejtë dhe mundet të synohet inekzistenca përreth krijesave përveç Allahut të Lartësuar, në qoftë se me fjalën ‘anë’ ka për qëllim atë që është mbi krijesat.

    Dihet që në tekstet e Sheriatit fjala ‘anë’ as nuk është pohuar dhe as nuk është mohuar, ndërsa ‘lartësia’ është pohuar. Gjithashtu dihet që nuk ekziston gjë tjetër përveç Krijuesit dhe krijesave. Krijuesi është i ndarë (i shkëputur) nga krijesat. Qënia e Allahut nuk është e unifikuar me qëniet e krijesave, por sikurqë e sqaruam janë të ndara. Prandaj i thuhet atij që e mohon të qënurit e Allahut në anën e lartësisë: A ke për qëllim me fjalën ‘anë’ diçka ekzistente të krijuar? Në qoftyëse ky është qëllimi, nuk ka dyshim që Allahu nuk është brenda krijesave. Apo ke për qëllim atë që është pas universit? Nuk ka dyshim që Allahu është mbi universin (krijesat).

    Po kështu i thuhet edhe atij që thotë: Allahu është në anën e lartësisë. A ke për qëllim që Allahu është mbi krijesat apo ke për qëllim që Allahu është brenda diçkaje nga krijesat? Nëqoftëse ke për qëllim të parën ajo është e vërtetë dhe nëqoftëse ke për qëllim të dytën ajo është e pavlefshme (e pasaktë).

    Pra shprehja ‘anë’ në të drejtën e Allahut as nuk është pohuar dhe as nuk është mohuar. Prandaj as nuk duhet ta pohojmë as nuk duhet ta mohojmë, sepse në të dyja rastet si në pohim dhe në mohim ajo mundet të nënkuptojë domethënie të saktë dhe mundet të pasaktë. Kështuqë ne as nuk e pohojmë as nuk e mohojmë por nëqoftëse ndonjëri e pohon ose e mohon qëndrimi ynë ndaj tij është siç e përmendi Ibn Tejmija më lartë.

    Dilema e tretë: Vendi.

    Në qoftë se e ke njohur përgjigjen e dilemës së kaluar (ana) e ke të lehtë të kuptosh përgjigjen e kësaj dileme.
    Përgjigjia e saj është siç vijon:

    Me fjalën ‘vend’ ose synohet diçka ekzistente dhe pikërisht kjo u shkon nëpër mend shumicës së njerëzve sot, të cilët imagjinojnë që ky është qëllimi ynë me pohimin e cilësisë së ‘lartësisë’. Përgjigjia është që Allahu është i lartë dhe i pastër nga të qënurit në ndonjë vend me këtë kuptim. Allahun e Lartësuar nuk e përfshijnë dhe nuk e kufizojnë krijesat sepse Ai është më i Madhërishëm se sa që ta përfshijnë krijesat, madje Kursij-ji Atij ka përfshirë qiejt dhe tokën.

    Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata nuk e vlerësuan Madhërinë e Allahut ashtu siç i takon që të vlerësohet. Në ditën e Kjametit toka e gjithë do të jetëe mbështjellë në dorën e Tij dhe qiejt do të jenë të mbështjellë në të djathtën e Tij. I Lavdëruar dhe i Lartë është Ai mbi gjithçka që ata ia ngjisin Atij si të barabartë." [Ez-Zumer: 67]

    Profeti ka thënë në hadith: “Allahu i Lartësuar e shtrëngon e kap tokën në ditën e kjametit dhe i mbështjell qiejt me të djathtën e Tij pastaj thotë: Unë jam Gjithësunduesi ku janë sunduesit e tokës.”Buhari dhe Muslimi.

    Ose synohet inekzistenca (përveç Allahut) mbi krijesat, e cila është ‘lartësia’. Allahu i Lartësuar është mbi krijesat. Ai nuk është në ndonjë vend ekzistent siç e sqaruam pak më parë.
    Nëqoftëse do të dëgjosh ose do të shikosh ndonjë thënie të dijetarëve, në të cilën i atribuojnë vendin e lartësisë Allahut, dije se ata kanë për qëllim rastin e dytë (domethënien e dytë).

    Dilema e katërt: Ajetet dhe hadithet që tregojnë që Allahu është me krijesat, si p.sh. fjala: e Allahut: Ai është i Cili kroji qiejt dhe tokën në gjashtë ditë, pastaj Ai isteua ( mbi) Arsh.Ai di cfarë hyn në tokë edhe cfarë del prej saj, edhe cfarë zbret nga qielli edhe cfarë ngjitet në të. Dhe Ai është me ju kudo që të jeni.Dhe Allahu është Gjithevëzhgues për gjithcka që ju punoni.” [El-Hadid: 4]

    Pëgjigjen e kësaj dileme do ta mësosh në cilësinë ‘Elmaij-jeh’
    .
    Dilema e pestë: Fjala e Allahut të Lartësuar:
    “ Dhe Ai është Allahu në qiej dhe të tokë.Ai di cfarë ju fshihni dhe cfarë ju shprehni dhe Ai di cfarë ju fitoni Dhe Ai është më i Urti Gjithegjykues, i Gjithedituri.” [El-Enam].

    Dhe fjala e Tij:” Dhe është Ai i cili është i vetmi Ilah(I adhuruar me tëdrejtë) në qiej dhe i vetmi ilah në tokë. -[Zukhruf;84]”

    Ka thënë: Këta dy ajete tregojnë që Allahu është në qiej dhe në tokë ndërsa ju thoni që Allahu është në lartësi mbi qiej!?
    Prgjigjja: Kuptimi i ajeteve është: “Allahu është Ai që adhurohet në qiej dhe në tokë (me të drejtë) dhe nuk është kuptiimi i tij që Allahu me qënien e Tij është në qiej dhe në tokë.”

    Nga e gjithë kjo që e sqaruam del në pah humbja e madhe e xhehmive dhe atyre që u ndikuan nga ideja e tyre, të cilët të gjithë e mohuan që Allahu të jetë i lartësuar mbi Arshin e Tij, përmbi krijesat e Tij.

    Mohuesit e lartësisë së Allahut u ndanë në dy mendime:
    I pari: është mendimi i xhehmive të cilët thonë se Allahu është në çdo vend të krijuar. Në librin “Err-rredu alel xhehmijeti” Imam Ahmedi me argumente të qarta dhe të pakontestueshme e ka hedhur poshtë mendimin e tyre. Ai ka thënë në librin e sapopërmendur: “Nëse dëshiron të dish që xhemijtë janë gënjeshtarë ndaj Allahut në besimin e tyre që Allahu është në çdo vend, thuaju atyre: A nuk ka ekzistuar Allahu dhe nuk ekzistonte asgjë? Do të thonë: Po. Atëhere thuaju: Kur i krijoi gjërat i krijoi në vetveten e Tij apo jashtë vetvetes së Tij? Ata do të detyrohen të japin një ndër tre përgjigjet që vijojnë:

    E para:Në qoftë se do të përgjigjet që Allahu i Lartësuar i krijoi krijesat në veten e Tij bën kufër, sepse ka menduar që xhinët, njerëzit, shejtanët dhe iblizi janë në veten e Tij.

    E dyta: Në qoftëse do të thotë: I krijoi jashtë vetes së Tij, pastaj u fut ndër ta (u unifikua me ta), bën kufër gjithashtu sepse ka menduar që është futur në çdo vend të pistë, të ndyrë.

    E treta: Nëqoftëse do të thotë: I krijoi jashtë vetes së Tij pastaj nuk u fut në ta, është kthyer nga besimi i tij dhe ka pranuar atë që e beson Ehlusuneh.

    Mendimi i dytë është mendimi i atyre që kanë kaluar në ekstrem gjatë mohimit të lartësisë. Ata kanë thënë: “Allahu nuk është as lartë, as poshtë, as djathtas, as majtas, as para as mbrapa, as brenda krijesave dhe as jashtë tyre.” Disa nga filozofët e tyre shtojnë dhe thonë: “As i bashkanëgjitur me botën dhe as i shkëputur prej saj.”!
    Ky mohim do të thotë që Allahu nuk ekziston. Ky është mohimi më i madh. I Lartësuar është Allahu nga kjo që e thonë zullumqarët. Sa bukur që i ka thënë Mahmud ibni Sebektekin atij që e përshkroi Allahun kështu “Na bëj dallimin ndërmjet këtij Zoti që ti e beson dhe ndërmjet inekzistencës (asaj që nuk ekziston).”
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 20-01-2016 më 12:21
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: A ekziston All-llahu në ndonjë vend?

    Allahu mund te egzistoje, por Ai nuk eshte egzistencialist dhe ideja e Tij supreme eshte sekret edhe per djajte-engjej qe mundohen te hyjne ne privatesine e tij. Megjithate egzistencializmi eshte nje ideologji shume e madhe dhe serioze dhe nuk ka te beje me intrigat, mashtrimet apo grushtet politike, edhe pse i demtuar prej tyre.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •