Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e beta85
    Anëtarësuar
    20-03-2009
    Postime
    137

    Tema dhe thënje të ndryshme !

    Termi "religjioni"

    Sot do të flasim për një term shumë të përdorur, kuptimi i të cilit shpesh nuk është aq i njohur, sa mund të mendohet. Fjala është për “religjionin”, i cili duhet dalluar nga “feja”, që ka të bëjë me besimin, me lëshimin e vetvetes në duart e dikujt, - për besimtarët, në duart e Zotit.
    Ndërkaq, termi “religjion” vjen nga fjala latine “relìgio”, etimologjia e së cilës nuk është sqaruar dhe aq mirë. Sipas Ciceronit (106 p.K. – 43 p.K.), fjala e ka zanafillën në foljen “relegere”, që do të thotë “ripërshkim”, ose “rilexim”, duke nënkuptuar sistemimin e saktë të të gjitha nocioneve, që kanë të bëjnë me kultin e zotave. Më vonë, shkrimtari romak Latancio (250-327), duke korregjuar Ciceronin, pohon se zanafilla e “religjionit” vjen nga folja “religàre”, që do të thotë “të lidhësh”, me nënkuptimin e lidhjes së njeriut me hyjninë. Që në shekullin e katërt, ky interpretim u lidh ngushtë me kultin e krishterë e me nevojat e bashkësive të para të besimtarëve. “Religjioni” pra ka të bëjë me ritin, me ekzekutimin e “aktit religjioz”, me rileximin, respektimin e kujdesin për normat fetare.
    Është interesante të vërehet historia e konceptit të “religjionit” në Perëndim. Në gjuhën greke, “religjioni” quhet “θρησκεία (thrēskeia)” e rrjedh nga fjalë, që do të thonë “frikë” – pra, “frika e Tënzot” – ose “thërret”, “frikësohet”. Në kulturën e lashtë greke, fjala nuk ekziston. Kuptimi i “θρησκεία (thrēskeia)” ka të bëjë me mënyrën formale të kremtimit të kultit në favor të zotave.
    Koncepti romak i “religjionit” i korrespondon kujdesit për kremtimin e ritit në favor të zotave, që për traditë, duhet përsëritur derisa të mos rezultojë i përsosur. Përkufizimi i parë i termit “religjion” bëhet pikërisht në Romën e lashtë, nga Ciceroni, i cili në veprën e tij “De intentione”, shkruan: “Religjion është gjithçka ka të bëjë me kujdesin e me nderimin për një qënie superiore, natyrën e të cilit e quajmë hyjnore”. Që atëherë, fillojnë kritikat kundër kuptimit të religjionit si diçka, që e nënshtron njeriun, përmes frikës, siç dëshmojnë shkrimet e Lukrecit, epikur (98 p.K. – 55 p.K.). Kritika që në histori do të zhvilloheshin aq, sa ta bënin Marksin ta quante “religjionin”, opium për popujt. Duhet vërejtur këtu se Marksi nuk përdor termin “fe”, siç është përkthyer në gjuhën shqipe, kuptimi i së cilës ka të bëjë me përshpirtërinë.
    Më ardhjen e krishterimit në botën perëndimore, duke filluar nga shekulli IV, termi “religjion” u përdor sipas kuptimit që i pati dhënë shkrimtari Latancio, të cilin e përmendëm më parë. “Religjioni” ishte për bashkësitë e para, udha e vetme për shëlbimin e njeriut. Ndryshimet ndwrmjet kuptimeve të termit dhe domethënien me të cilën e përdorim edhe sot, e shpjegon mirë historiani zviceran i feve, Mishel Despland: “Pasi Perandoria (romake) bëhet e krishterë, gjejmë tre përdorime të fjalës nga të krishterët. Religjioni është rend publik i perandorit të krishterë, që zbaton në tokë ligjin e Zotit (ideja perandorake). Mund të jetë edhe dashuria e çdo shpirti për Zotin (ideja mistike). E së fundi, “religio” mund të përkufizojë disiplinën e të pagëzuarve, që kanë bërë kushtet e përsosurisë dhe janë kthyer në eremitë, ose në cenobitë (monakizmi)”.
    (. Religione. Storia dell'idea in Occidente, në Dictrionnaire des Religions (përgatitur nga ). Paris, Presses universitaires de France, 1984)

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar beta85 për postimin:

    dielli1 (16-01-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e beta85
    Anëtarësuar
    20-03-2009
    Postime
    137
    Liria dhe termi liri!


    Në Letrën e Shën Palit Apostull drejtuar romakëve thuhet: “Vetë krijesa ka shpresë të lirohet nga skllavërimi i shkatërrimit, për të pasur pjesë në lirinë dhe lumturinë e bijve të Hyjit” (Rom 8,20-21). Në këtë temë do t’ju njohim me kuptimin e krishterë të fjalës “liri”.

    Në Bibël, flitet që në fillim për lirinë. Njeriu vendoset pranë pemës së njohjes të së mirës e së keqes dhe është i lirë ta marrë gjykimin mbi të mirën e të keqen nga Zoti, ose të vendosë vetë për to. Kapitulli II dhe III i Librit të Zanafillës përshkruan pasojat e lavdishme, por edhe të tmerrshme të lirisë, në varësi të sjelljes së njeriut.
    Më pas, në Librin e Daljes, me çlirimin e hebrenjve nga skllavëria e Egjiptit, liria nuk është thjesht një akt historik, por edhe akt feje, që ka të bëjë me shëlbimin e njeriut nga Zoti. Prandaj, Hyji është Zot çlirimtar, që e do lirinë dhe rreshtohet në anën e atyre që nuk e kanë këtë dhuratë themelore. Gjendja e popullit para kësaj përvoje fetare është, atëherë, ajo që përshkruhet në Librin e Ligjit të Përtërirë: “Ju vë para sot bekimin dhe mallkimin…Ju vë para jetën e lumturinë, por edhe vdekjen e mjerimin” (11,26; 30,15).
    E një dijetar biblik, Siracidi, do të thellohet më tej: “Hyji qysh në fillim e krijoi njeriun, e la në dorë të vullnetit të lirë dhe e lëshoi në dorë të dëshirimit të vet… Nëse do t’i mbash urdhërimet edhe ato të ruajnë; nëse ke besim në Të, edhe ti do të jetosh… Para njeriut jeta e vdekja, e mira dhe e keqja: çka ai të parapëlqejë, ajo do t’i jepet” (15, 14-18). Zoti nuk është thjesht noter apo gjykatës i vemdimeve njerëzore. Ndërhyn këtu Hiri hyjnor që e mbështet njeriun në opcionin për të mirën, por nga ana tjetër kemi edhe tundimin djallëzor drejt së keqes. Jezusi i tunduar është emblema e personit të lirë, që vendos për të vërtetën dhe të mirën.
    Përvijohet kështu një liri me natyrë krejtësisht shpirtërore. Ky koncept është i pranishëm edhe në Ungjillin e Shën Gjonit, ku lexohet fraza e famshme: “E vërteta do t’ju bëjë të lirë” (8,32). Këtu, e vërteta nuk është ajo filozofike, por zbulesa e Krishtit. Jemi para lirisë së brendshme për ta pranuar plotësisht misterin e Zotit dhe vullnetin e tij. Shën Pali e konsideron këtë si çlirim nga Ligji i normave të jashtme, që në të vërtetë vënë në pah vetëm dobësinë njerëzore. Krishti na ofron një liri, që është bashkim i gëzueshëm e jetësor me ligjin e Shpirtit Shenjt: “Zoti është Shpirt, e aty ku është Shpirti i Zotit, aty është edhe liria” (2Kor 3,17).
    Jemi pra në praninë e një lirie që lulëzon nga shndërrimi i rrënjësishëm i njeriut, për vepër të Hirit Hyjnor. Pasi bëhen bij të Zotit përmes Pagëzimit, të çliruar nga rregullat e thata të Ligjit, të frymëzuar nga Shpirti Shenjt, besimtarët zgjedhin lirisht rrugën e drejtësisë e të dashurisë, duke këputur zinxhirin e skllavërisë së mëkatit. Kjo është liria e lavdisë së bijve të Hyjit. Është një liri, që duhet jetuar me impenjim, pa shkandull për të tjerët, siç thekson Shën Pali Apostull në Letrën drejtuar Galatasve: “Vërtet vëllezër, jeni të grishur në liri! Por, kini kujdes që kjo liri të mos bëhet shkak të jetoni si do trupi, por, me dashuri, shërbejini njëri-tjetrit” (Gal 5,13).

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e beta85
    Anëtarësuar
    20-03-2009
    Postime
    137

    Për: Tema të ndryshme !

    Të pakët janë ata që e parapëlqejnë dritën.

    Që nga Adami njeriu mori rrugën e djallëzisë, madje edhe sot rrugëton nëpër kalldrëmet në fjalë , por kjo krijesë që dëshpëron veten dhe të tjerët...u mëshirua - iu dha mundësia që të rikthehet tek rruga, jeta dhe e vërteta! Të pakët janë ata që e parapëlqejnë dritën, sepse transparanca i tmerron përherë!

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e beta85
    Anëtarësuar
    20-03-2009
    Postime
    137

    Tema dhe thënje të ndryshme !

    Njeriu kur kalon në jetë në Krishtin.

    Vetëm fjala e Atit e bën transformimin rrënjësor të shpirtit të njeriut-natyra korruptuese shkëmbehet me natyrën hyjnore, si dëshmi e patejkalueshme, që mund të jetojmë në Mbretërinë e tij edhe në këtë botë. Njeriu kur kalon në jetë në Krishtin...lakmia, dëshirat çoroditëse dhe ligësia treten si hije dhe s'kanë asnjë monopol mbi njeriun e ri. Edhe sekondat janë të shtrenjët të anashkalosh thesarin, sepse mund të mbetesh përher i ngujuar në skllavërinë e natyrës së ulët njerëzore!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 15-01-2014 më 22:08

  6. #5
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669

    kush nuk lind përsëri prej së larti, nuk mund ta shohë Mbretërinë e Hyjit.”

    GJONI: 3. JEZUSI E NIKODEMI
    3
    1 Tashti ndër farisenj ishte një njeri që quhej Nikodem, një nga bujarët e judenjve. 2 Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha:
    “Rabbi, e dimë se ti je Mësuesi që erdhi prej Hyjit, sepse askush s’mund t’i bëjë këto mrekulli, që i bën ti, po qe se Hyji nuk është me të.”
    3 Jezusi iu përgjigj:
    “Përnjëmend, përnjëmend po të them:
    kush nuk lind përsëri prej së larti,
    nuk mund ta shohë Mbretërinë e Hyjit.”
    4 “Si është e mundur ‑ i tha Nikodemi ‑ të lindë njeriu kur është i moçëm? A thua mund të hyjë përsëri në barkun e nënës së vet e të lindë?”
    5 Jezusi u përgjigj:
    “Përnjëmend, përnjëmend po të them:
    kush nuk lind me anë të ujit e të Shpirtit
    nuk mund të hyjë në Mbretërinë e Hyjit.
    6 Çka lind prej mishit, mish është,
    e çka lind prej Shpirtit, shpirt është.
    7 Mos u çudit që të thashë:
    ‘Duhet të lindni përsëri prej së Larti.’
    8 Era fryn në drejtimin që do;
    ia dëgjon ushtimën
    e nuk di nga vjen e kah shkon.
    Kështu ndodh edhe me secilin
    që lind prej Shpirtit.”
    9 Nikodemi e pyeti:
    “Si mund të bëhet kjo gjë?”
    10 Jezusi iu përgjigj:
    “Ti je mësues i Izraelit e nuk merr vesh kaq?
    11 Për të vërtetë, për të vërtetë, po të them:
    ne flasim çka dimë
    e dëshmojmë çka pamë,
    e megjithatë nuk e pranoni dëshminë tonë.
    12 Nëse nuk më besoni
    kur ju flas për gjëra që ndodhin në tokë
    si do të më besoni
    në qoftë se ju flas për gjërat e qiellit?
    13 Askush nuk u ngjit në qiell,
    përveç Birit të njeriut
    që zbriti nga qielli.
    14 Dhe, sikurse Moisiu e lartësoi
    gjarprin në shkretëtirë,
    po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut,
    15 që kushdo të besojë në të
    ta ketë jetën e pasosur.
    16 Vërtet, Hyji aq fort e deshi botën
    sa që dha një të vetmin Birin e vet
    kështu që, secili që beson në të,
    të mos birret,
    por të ketë jetën e pasosur.
    17 Në të vërtetë Hyji nuk e dërgoi Birin
    që ta dënojë botën,
    por që bota të shpëtojë nëpër të.
    18 Kush beson në të,
    nuk dënohet,
    ndërsa, kush nuk beson, ai është dënuar që tani,
    pse nuk besoi
    në Emrin e Njëlindurit, Birit të Hyjit.
    19 E gjykimi është ky:
    Drita erdhi në botë,
    por njerëzit më tepër deshën
    errësirën se dritën,
    sepse veprat i kishin të këqija.
    20 Vërtet, kushdo që bën të keqen,
    e urren dritën dhe nuk del në dritë
    që të mos i zbulohen veprat e tij,
    21 kurse ai që e vë në zbatim të vërtetën,
    ai del në dritë
    që të dalë ballafaqe
    se veprat e tij u bënë siç thotë Hyji.”
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  7. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Tema dhe thënje të ndryshme !

    Pa kryqëzimin e mëkatit...!



    Rimëkëmbja e vlerave njerëzore dhe hyjnore është e pamundur pa kryqëzimin e mëkatit , sepse ai të skllavëron , të shëndërron në qenje tejet destruktive dhe kundërmuese për shoqërinë përkatëse!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 15-01-2014 më 22:08
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Tema dhe thënje të ndryshme !

    Mos rrini në mish, por kaloni në frymë, sepse mëkati përbuzë trupin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 15-01-2014 më 22:07
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    Xhenet.M.S. (16-01-2014)

  10. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Tema dhe thënje të ndryshme !

    shpeshherë humbja nuk është humbje, por shkarkimi i frymës..!


    Skllavërimi i frymës është mëkati më i madhë që ia bëjmë vetvetes - shpeshherë humbja nuk është humbje, por shkarkimi i frymës!
    Diçka që nuk funksionoj, nuk duhet të jet burimi shqetësimi dhe dhembjeje, por ringjallje dhe falenderim për ditën e re me plotë surpriza...
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 15-01-2014 më 22:07
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  11. #9
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Shqiptaret qe nuk pranuan te shembin Kishen.

    Kjo ngjarje ka ndodhur reth 40 vjet perpara ne Maltezi(Montenegro).
    Ishte koha kur me kerkesen e Titos donin te ndertonin nje Mauseleo per Petar II Petrovic te Njegos.
    Kete mausele donin ta ndertonin ne majen e malit te Jezerces ku ishte nje Kishe kristjane,anzi shkruhet shum kristjane.
    Megjith kundershtimin e nje figure si Selimovic vendosen shemjen e kishes e per kete thiren nje ndermarje nga Titogaradi(sot Podgorica).
    E ketu mbahet mend qe shefi i ndermarjes nga Bijeljo Polje Isa Mahmutovic nuk pranoj te shembte kishen.
    Ai u shpreh qart n nuk shkateroj vendin e shenjte te kerkujt!
    Dha dorheqjen nga puna dhe shkoj e emigroj ne Gjermani.
    Shembjen e kishes e refuzuan dhe nje grup puntoresh te tjere myslyman me origjin shqiptare nga Plava dhe Gucia.
    Ne vitin 1972 fatkeqsisht kete kish shum kristjane jugosllavet e shemben .
    Pirgu i Gurave te gdhendur te asaj kishe mund te dallohen edhe se jane te mbuluar me nje shtrese bari drejt ruges per ne Cetinje ne lokalitetin Vanova Corita,

  12. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Tema dhe thënje të ndryshme !

    “Qoftëlargti është dinak e na mashtron, duke na bindur se me drejtësinë tonë njerëzore mund të shpëtojmë vetë e të shpëtojmë botën. Në të vërtetë, vetëm drejtësia e Zotit mund të na shpëtojë! E drejtësia e Zotit na u zbulua në Kryq: Kryqi është gjykimi i Zotit për të gjithë ne e për këtë botë..." (Papa Françesku)
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 15-01-2014 më 22:07
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  13. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Tema dhe thënje të ndryshme !

    "A nuk kemi turp? Gjithë këto skandale..."!!

    Emri:  papa-francisco-ateus_649409.jpg

Shikime: 409

Madhësia:  18.6 KB

    Papa Françesku ka goditur sot skandalet e shumta duke i cilësuar si një turp që e shndërron kishën në një objekt talljeje, deklaratë kjo që vjen pak ditë përpara se në Gjenevë të zhvillohet një konferencë e OKB-së për krimet e pedofilisë.

    “A nuk kemi turp? Gjithë këto skandale që nuk dua t’i përmend një për një, por që e gjithë bota i di se kush janë!”, theksoi papa Françesku gjatë meshës së mëngjesit në rezidencën shën Marta, me një aludim të drejtpërdrejtë ndaj krimeve të pedofilisë, por gjithashtu edhe të korrupsionit të kryera nga anëtarë të klerit katolik në të pesë kontinentet.

    “Këto skandale janë një turp për kishën, por a kemi në turp nga këto sfida si priftërinj, si peshkopë apo si laikë?” tha ai.

    ”Këta individë nuk kanë lidhje me Zotin, ata kishin thjesht një pozicion në kishë, një post pushteti, gjithashtu edhe të rehatshëm. Në këto skandale, në këta njerëz, fjala e Zotit është shumë e rrallë”, vazhdoi papa Françesku.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 16-01-2014 më 18:44
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  14. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Tema dhe thënje të ndryshme !

    “Burimi i gëzimit të krishterë është bindja se jemi të dashur prej Zotit, një dashuri e pasionuar dhe besnike, një dashuri më e madhe se pabesnikëritë tona, një dashuri që falë. Feja dhe etika kristiane, nuk duan t’ia zënë frymën dashurisë, por duan ta bëjnë dashurinë më të fortë, më të shëndosh e vërtetë të lirë: pikërisht ky është kuptimi i Dhjetë Urdhërimeve të Zotit, që nuk janë një seri ndalesash, ‘jo-sh’, por një ‘po’ e madhe dashurisë e jetës”. (Papa Benedikti XV)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  15. #13
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: Tema dhe thënje të ndryshme !

    SI NDËRMJETËSON ARTI MIDIS BUKURISË DHE TË VËRTETËS?

    E vërteta dhe e bukura shkojnë së bashku, për shkak se Hyji është burimi edhe i së bukurës edhe i së vërtetës. Arti që i kushtohet të bukurës, rrjedhimisht ndodhet në rrugën e vet drejt tërësisë dhe drejt Hyjit.

    Atë çka njeriu s`mund ta shqiptojë me fjalë as ta imagjinojë me mendime, atë e shpreh arti. Ai është “një derdhje e lirë e pasurisë së brendshme të qenies njerëzore" (KKK, 2501). Me një intimitet më të madh me krijesat e Zotit, te artisti bashkohen frymëzimi dhe shkathtësia njerëzore për të sjellë diçka të re, një aspekt deri më tani të paparë të realitetit, në një formë të vefshme. Arti nuk është një qëllim në vetvete. Ai duhet ta lartësojë njeriun, ta trondisë, ta përmirësojë atë dhe në fund ta çojë atë për ta adhuruar dhe falënderuar Hyjin.

    (“Youcat”, Katekizmi i Kishës Katolike për të rinj; nr. 461; © Përktheu: Shtjefën Dodes SJ)
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •