Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Cfare mikrobet thone per organizmin tone

    Po sikur te mos ishin genet ose stili i jetes ato qe na bejne te jemi mbipeshe apo elegant, te jemi te shendetshem apo te semuremi? Po sikur te jete perberja e ekosistemit qe popullon aparatin tone tretes?
    Studimet e fundit theksojne pikerisht kete gje.

    Shkenctaret i pershkruajne mikrobet ne aparatin tone tretes si nje organ jetesor, po aq i rendesishem sa melēia apo veshkat. Studimet tregojne qe ky organ, te cilin e kane emeruar "mikrobiome" ndryshon shume nga individi ne individ. Disa "komunitete" mikrobiale psh jane me te mira se disa te tjera ne shperberjen apo prodhimin e ushqyesve jetesor. Kjo ekologji e brendshme ndikohet shume nga ushqimi qe ne konsumojme, duke e bere akoma me terheqese per t'u studiuar. Por nga ēfare perbehet nje mikrobiome e mire dhe si mund te kesh nje te tille? Deri tani, studiuesit nuk kane arritur t'i japin pergjigje kesaj pyetjeje.

    Studimi i fundit ne kete fushe u botua kete jave ne revisten shkencore "Nature". Ne kete studim krahasohen mikrobet e aparatit tretes te njerezve te cilet jetojne ne 3 pjese shume te ndryshme te globit : USA, Malawi (Afrike) dhe nje pjese e izoluar e Amazonave ne Venezuele. Studimi i drejtuar nga Jeffery Gordon, shkenctar shume i njohur ne kete fushe, zbuloi disa ngjashmeri midis kulturave dhe stileve te jeteses. Psh, ne secilen popullsi, perberja e mikrobeve ne zorre ndryshon rrenjesisht qe nga femijeria deri kur personi rritet, pa dallim vendin se ku jeton personi. Ne te treja popullsite, te rriturit kishin nje koleksion me te pasur mikrobesh se sa femijet.

    Ne te njejten kohe, studimi zbuloi disa ndryshime intriguese midis popullsive te ketyre tre vendeve, perkatesisht midis banoreve te USA dhe dy vendeve te tjerave. Te rriturit ne USA kishin nje koleksion me te njetrajtshem mikrobesh, ne krahasim me banoret e dy vendeve te tjera. Shkenctaret mundet vetem te spekullojne per rezultatet e ketyre gjetjeve - te cilat mund te jene si pasoje e perdorimit me shume te antibiotikeve ne ushqime ne USA ose sepse banoret ne Afrike dhe Venezuele jetojne ne ambjente ku ka me shume mikrobe.

    Sipas studimit u gjet gjithashtu qe mikrobioma vjen ne ndihme te organizmit kur ky psh ka mangesi ne ushqyes. Femijet ne Malawi dhe Venezuele kishin me shume mikrobe qe sintetizojne vitaminen B2. Sipas Gordon "eshte shume temptuese te spekullosh" qe kjo ndodh si pasoje e kompesimit per mungesen e kesaj viamine ne dietat e ketyre femijeve.
    Keta femije kishin gjithashtu nivele te larta te mikrobeve qe shperbejne urene, e cila perdoret per te bere amino acide te nevojshme per organizmin. "Ky nivel i larte ndihmon kur mungon proteina ne diete" vijon Gordon.

    Shkeputur nga NPR

    http://www.npr.org/blogs/thesalt/201...s-say-about-us

    Artikulli nga Nature

    http://www.nature.com/nature/journal...ture11053.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-05-2012 mė 01:24
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •