Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Sistemi Bankar në Shqipëri

    Këshilli Mbikëqyrës: Gjendja e sistemit bankar në parametra të pëlqyeshëm
    Rriten depozitat në lekë kundrejt atyre në valutë

    TIRANE - Gjendja e sistemit financiar në Shqipëri në periudhën mars 2002 - mars 2003 ka qenë në përmirësim të vazhdueshëm. Kjo ishte deklarata e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë në një nga mbledhjet e radhës. Bankat e nivelit të dytë gjatë kësaj periudhe 1 -vjeçare, kanë zgjeruar rrjetin e aktivitetit të tyre nëpërmjet hapjes së degëve të reja. Paniku, që u shfaq në muajt mars-prill të vitit 2002, si pasojë e ndryshimeve që u bënë në normën e sigurimit të depozitave, duket se nuk ka lënë asnjë pasojë negative në sistem. Nga të dhënat e marra nga bankat e nivelit të dytë konfirmohet se të gjitha depozitat e tërhequra gjatë periudhës së “krizës” mars-prill 2002, u kthyen tërësisht në sistemin bankar në fund të muajit nëntor. Tashmë, sipas Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, gjendja e bankave të nivelit të dytë paraqitet në një nivel të pëlqyeshëm të likuiditetit (sasisë së parave). Kjo si pasojë e investimit të tyre më tepër në bono thesari dhe në depozita në banka të tjera, të cilat duke qenë në vetvete aktive tepër likuide kanë bërë të mundur rritjen e sasisë së likuiditetit të vetë bankave. Gjatë tremujorit të fundit vihet re se ka një reduktim të parasë jashtë bankave, të shoqëruar me një rritje të lartë të depozitave, kryesisht të atyre me afat. Gjithashtu në krahasim me një vit më parë, depozitat me afat, të hapura gjatë kësaj periudhe kanë qenë në shumicën e rasteve në lekë, kundrejt një rritjeje modeste të atyre në valutë. Zëdhënësi për shtyp në Bankën e Shqipërisë, Pajtim Melani, pohon se kjo ka ndodhur si pasojë e nivelit më të lartë të normës së interesit për depozitat në lekë krahasuar me ato në valutë, por edhe si pasojë e stabilitetit më të lartë që ka treguar monedha shqiptare kundrejt atyre të huaja.
    Në disa banka të nivelit të dytë, që kryejnë aktivitet financiar në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më i pranishëm aplikimi i shërbimeve të reja, të cilat konsistojnë kryesisht në krijimin e lehtësirave për ta bërë konsumatorin sa më të ndjeshëm dhe për ta drejtuar atë gjithnjë e më pranë marrëdhënieve me bankat. Shërbime si futja në përdorim e makinave automatike, kartat e kreditit dhe dhënia e kredive për shtëpi e makina apo minikredive për blerje më të vogla konsumatore me kushte gjithnjë e më tepër lehtësuese për klientët e tyre, janë nga elementët që e vërtetojnë më së miri këtë gjë. E reja më e fundit e aplikuar në Shqipëri, është ajo e përdorimt të sistemit të internetit bankar. Me anë të këtij sistemi, të gjithë transaksionet e mëparshme të cilat duhet të kryhehin në bankë duke qenë fizikisht i pranishëm, tani mund të kryhen direkt nga shtëpia.
    Lauren Vata
    (Marrë nga Shekulli)


    Sistemi bankar i zhvilluar i një vendi është një nga premisat kryesore për zhvillim ekonomik të një vendi.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar

  2. #2
    Gjithmon Tirons Maska e Tironci
    Anëtarësuar
    29-03-2003
    Vendndodhja
    ke Sofra Tironce...tu bo qejf :-)
    Postime
    67
    Jam shume dakort me ty...nje sistem bankar i zhvilluar, per nje shtet te vogel si Shqiperia do te ishte shume mire...eshte ai qe quajne sektorit te trete...dhe mendoj se aty duhet investuar.
    Mgjse ka disa Banka te huaja qe jene ne Shqiperi dhe sektori i sherbimeve te ofruaura nga ato eshte minimal...shpersojme qe ne nje te ardhme te afert( shume te afert) te ndryshoje sadopak.

  3. #3
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Cilado ekonomi ne bote nqs pretendon te behet e fuqijeshme duhet patjeter te kete nje sistem bankar solid.
    Qe ky sistem te jete solid e te ushtroje kopetencat e tije ne treg duhet qe te shoqerohet nga nje legjislacjon i qarte e qe aplikohet ne menyre qe te mbroje interesat e bankave e njekohesisht te klienteve.
    Atehere bankat do te luajne nje rrol te rendesishem ne ekonomine shqiptare kur dhe ligji te filloje te veproje si duhet, kur nje pjese e sistemit bankar te modernizohet duke filluar te pakten te perdore Credit Cards e te specjalizoje punonjesit e vet per operacjone te ndryshme financiare ne lidhje me biznesin e jo vetem duke mbledhur para neper arka te pretendoje te kete emrin Banke.
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Me sa kam dëgjuar unë sistemi i credit cardave kanë filluar edhe ato të përdoren nga pak në Shqipëri, por që patjetër duhet që njerëzit jo vetëm të sigurojnë ato nga bankat por të jenë në gjendje edhe ti përdorin ato, pra duhet edhe biznesi të fillojë ti pranoj ato që bankat ti lëshojnë.
    Unë mendoj se sistemi bankar në Shqipëri ( me ndihmën edhe të organizatave ndërkombëtare) duhet të jetë në gjendje që të ofrojë sa më shumë kredi biznesi sepse kjo është një nga shtysat më të mëdha të biznesit.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Credit cards nuk eshte se nuk i pranojne klientet po nuk ka automate ne Tirane!!
    Alfa Bank ( banke greke private ne Tirane) ka vene nje distributor ne Tirane po qe punon vetem me kartat e veta as me Visa, Mster Card, Diner apo american expres! Te njeten gje dhe banka italo shqiptare. ka mbi tre vite qe flitet per futjen e keture distributoreve te parave dhe asgje nuk eshte bere, kete duhet ta bejne bankat e jo klientet, banka ofron nje servis dhe klienti e adapton ky eshte principi i biznesit ne te gjithe boten.
    Just God Can Judge Me

  6. #6
    Gjithmon Tirons Maska e Tironci
    Anëtarësuar
    29-03-2003
    Vendndodhja
    ke Sofra Tironce...tu bo qejf :-)
    Postime
    67
    Ne Shqiptaret nuk jemi mesuar qe te paguajme ose te paguhen me para elektronike...po nuk pane leket ne dore ...ah e veshtire se te te lene te ikesh ( e kam fjalen jo per te gjithe...por per disa qe ndodhen ne shqiperi)

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  4. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •