Suneti është Urtësia


Muhamed Amãn el-Xhami, Menzilet Sunneh fî Teshrî el-Islâmi, f.21-23

Vërtet, Allahu ( سبحانه و تعالى ) përmend fjalën "urtësi" në shumë ajete në Librin Madhështor; ajo përmendet në lidhje me Librin (Kuranin). Ajo për çka s'ka kurrfarë dyshimi është se kuptimi i menduar me fjalën "urtësi" në të gjitha ajetet është Suneti pejgamberik. Ndër ato ajete është thënia e Allahut:

"Zoti ynë, dërgo te ta një të Dërguar nga mesi i tyre, i cili do t’ua lexojë ajetet Tua, do t’ua mësojë Librin e Urtësinë, dhe do t’i pastrojë ata. Vërtet, Ti je Lavdiplotë, i Urtë” (el-Bekare, 129)

“Allahu u bëri favor të madh besimtarëve, kur u dërgoi atyre një të Dërguar nga vetë ata, i cili ua lexon ajetet e Tij, i pastron ata, dhe ua mëson Librin e Urtësinë, ndonëse, para kësaj, ata ishin në humbje të qartë” (Al Imran, 164)

“Dhe kujtoni favoret e Allahut ndaj jush dhe atë që jua zbriti nga Libri dhe Urtësia, me çka ju këshillon. Dhe kini frikë Allahun dhe ta dinin se Allahu di për çdo gjë”. (el-Bekare, 231)

“Dhe kujto atë që po ju lexohet në shtëpitë tuaja nga ajetet e Allahut dhe nga urtësia. Vërtet, Allahu është i Butë, i Mirinformuar”. (Ahzab, 34)

Të gjitha ajetet mbartin këtë kuptim dhe e përcjellin fjalën "urtësi" të lidhur me Librin (Kuranin).

Imam Shafiu tha:

"Allahu i obligoi njerëzit të ndjekin shpalljen e Tij dhe Sunetet e të Dërguarit të Tij ( (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)

Po ashtu, Imam Shafiu tha në librin e tij të mirënjohur er-Risaleh:

"Allahu ( سبحانه و تعالى ) përmendi Librin, që është Kurani, dhe Ai përmendi fjalën 'urtësi'. Dëgjova nga ai i cili ka marrë miratimin nga dijetarët lidhur me Kuranin të thoshte se:

'Urtësia është Suneti i të Dërguarit të Tij'".

Pastaj Imam Shafiu komentoi këtë thënie:

"Kjo është më e sakta nga ato që janë thënë, dhe Allahu e di më së miri".

Pastaj ai shpjegoi duke thënë:

"Sepse Kurani është Dhikr/Përkujtim dhe urtësia e ndjek atë. Dhikri i Allahut është një bekim mbi krijesat e Tij, dhe kjo nëpërmjet të mësuarit e Librit dhe Sunetit nga ana e tyre. Prandaj, nuk është me vend – dhe Allahu e di më së miri – të thuhet se urtësia e përmendur këtu s'është Suneti i të Dërguarit të Allahut, meqë kjo lidhet me Librin e Allahut”.

Kurani e bën të detyrueshme bindjen ndaj të Dërguarit të Tij dhe i urdhëron njerëzit ta ndjekin urdhrin e tij, dhe nuk është e lejueshme të thuhet për një çështje të detyrueshme se ju duhet t'i ktheheni vetëm Librit të Allahut dhe vetëm pastaj të shkohet te Suneti i të Dërguarit të Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)

Imam Shafiu vazhdon:

"Kjo sepse ne shpjeguam që Allahu ( سبحانه و تعالى ) e barazoi imanin/besimin në të Dërguarin e Tij me imanin në Allahun.

Suneti i të Dërguarit të Tij është i ndërtuar mbi kuptimin e asaj çfarë ka menduar Allahu ( سبحانه و تعالى ), pastaj Urtësia është lidhur me Librin dhe Urtësia e ndjek Librin, dhe kjo s’qe bërë e obligueshme për asnjë krijesë tjetër nga Allahu veç të Dërguarit të Tij ( (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)



Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.