Close
Faqja 7 prej 34 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 140 prej 671
  1. #121
    Dukek perdorur Teleskopin Hubble, shkenctaret e NASA-s kane zbuluar faktin qe planeti Pluton mund te mos kete vetem nje hene si satelit por tre te tilla.
    Ne njeren nga imazhet e fundit te transmetuara nga teleskopi multimiliard dollare, indikohet nje pamje e qarte te trupave satelitore qe rrethojne planetin. Dhe nese eshte sic duket ne imazh, atehere Plutoni eshte i pari planet ne Rripin Kuiper qe ka me shume se nje satelit, u shpreh Hal Weave i Johns Hopkins Applied Physics Laboratory. Ai eshte bashkedrejtuesi i grupit shkencor qe beri zbulimin.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #122
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Deti i Vdekur quhet i vdekur sepse ka shume kripe dhe nuk mund te jetojne gjallesa !!!
    ***************************************
    Algat jetojne aty?
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #123
    Mesa di une ka mikroorganizma qe jetojne aty dhe disa lloj molusqesh po sdi te kete faune apo flore sepse niveli i kripes dhe i kriperave minerale eshte shume i larte.

  4. #124
    Njeriu i Neandertalit nuk eshte paraardhesi i njeriut te sotem.


    Nje studim i ri i ADN solli si rezultat konkluzionin se Njeriu i Neandertalit nuk eshte paraardhesi i njeriut modern. ADN e nxjerre nga kockat e nje femije te periudhes se Neandertalit te varrosur ne Rusi 29 mije vjet me pare tregojne qe eshte shume ndryshe nga ajo e njeriut te sotem. Jemi te bindur qe te dyja speciet kane koekzistuar por ska asnje evidence shkencore qe te dyja qeniet te jene bashkuar.
    Kockat e gjetura ishin te ruajtura ne menyre perfekte dhe trupi i femijes duhet ti perkasi grupit te fundit te Neandertalit qe u zhduken rreth 30 mije vjet me pare. Se cfare ndodhi me ta, kjo vazhdon te jete nje mister. Mbase luftrat me njeri tjetrin, fenomene natyrore ose thjesht shkrirja me rracen njerezore te sotme (teori qe gjithmone ska qenduar sepse kane munguar evidencat).
    Ky studim dhe gjetje e fundit shkencore perforcon edhe njehere teorine antidarviniane qe prej kohesh kundershton prejardhjen e njeriut dhe evolucionin e tij. Ka pothuajse 30 vjet qe shprehet me te madhe ne ambjentet shkencore fakti qe midis njeriut te sotem dhe atij te Neandertalit ka nje boshllek gjenetik qe perjashton absolutisht mundesine qe njeriu modern te kete si paraardhes ate te Neandertalit.

  5. #125
    Besoj se ata qe merren me fushen kompjuterike kane dijeni per skandalin e paradisa viteve kur nje grup informaticienesh dhe kryesisht hackers nga ata qe nuk e publikojne kurre veten e tyre, arriten te zbulonin nje backdoor akses ne Windows 95, 98, ME, NT dhe 2000 per llogari te Agjensise Kombetare te Sigurise ose National Security Agency (NSA). Aksesi bente te mundur agjentet e NSA te infiltronin cdo kompjuter pa patur nevoje te perdornin celesin origjinal te Microsoft. Ndonese Microsoft e kundershtoi me force kete fakt, argumentat e nxjerra dhe me pas nje security patch qe u hodh ne perdorim nuk e uli aspak zhurmen per kete "pabesi" te kompanise, sistemi operativ i te ciles perdoret ne 90% te kompjuterave sot ne bote. Me poshte po ju nxjerr foton e perpiluar nga grupi qe zbuloi backdoor.
    Degjova qe ka plasur nje tjeter skandal i ngjashem dhe me XP por qe eshte mbuluar menjehere dhe nuk eshte bere publik. Kerkova shume neper internet po nuk gjeta dot asgje. Nese ndonjeri prej jush ka informacion me te detajuar do ishte me interes te hidhej ketu ne forum.
    Ky shkrim ishte postuar njehere tek informatika po per arsye qe ende si kam marre vesh eshte fshire nga moderatori dhe u detyrova ta postoj ketu.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #126
    Citim Postuar mė parė nga Mina
    Do te doja nje pergjigje egzakte, arsyen ua tregoj me vone.
    Ok Mina. Ska asnje gjallese, faune apo flore qe te jetoje ne Detin e Vdekur. Dhe arsyeja eshte shume e thjeshte. Niveli i kripes ne uje eshte rreth 10 here me i larte se ai ne oqeane. Sa i larte eshte? Kete kuptoje vetem nga ky shembull qe po te jap. Nese zbret 40 metra ne thellesi niveli i kripes ne uje eshte 300 gr per 1 kg uje. Ska qenie ujore qe mund te jetoje me kete nivel kripe. Ndodh qe peshqit qe vijne nga lumi Jordan te hyjne ne ujrat e detit por ngordhin menjehere dhe mbulohen nga nje shtrese kristalore kripe. Njeriu mund te notoje, madje me lehtesi duke gjykuar nga niveli i larte i kripes. Me poshte po ju nxjerr nje foto te nje mashkulli duke pluskuar ne ujrat e Detit te Vdekur.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #127
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328

    The Northeast is moving south

    "Efekted e akujve(glaciers) po ndien me milimetra"

    Me Ngrohjen Globale duke u rritur, shkenca dhe gjeologjia po mer nje rruge te re.

    Gjate Epokes te Akullt(Ice Age), pjesa me e madhe e kontinentin Amerikes Veriut ishte e mbular me akuj dhe pse 10,000 vite kan kaluar nga shkrirja e tyre prap pesha akoma ndiet nga "clodhja" e tyre qe si shkrirje akoma ekziston. Pjese te Amerikes Veriore dhe kontinente te tjera jan duke u rritur nga shkrirja e re qe po ndodh ne Polin e Veriut.

    Cdo vit Verilindja(Northeast) e Amerikes po afroet 1 milimeter me Floriden, por kjo nuk eshte aq e madhe sa ajo me Los Angeles qe cdo vit rreshket 5 inch ne vit afer San Francisco dhe rreth 15 milione vite keto qytete do bashkoen!

    Kjo teori leviz duke u shkurtuar horizontalisht dhe ben qe te rritet vertikalisht!

    Sic diet siperfaqja e tokes do ndryshoj sic ka ber me miliona vite por ket here do ket ndryshim ne zvogelim horizontalisht dhe rrijte vertikalisht!



    Foto: Shigjetat tregojn se ku po levizin tokat! Sa me e madhe te jet shigjeta aq me shum leviz ajo toke ku fillon shigjeta!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga niku-nyc : 17-12-2005 mė 23:30

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e il_padrino
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Vendndodhja
    holland
    Postime
    166

    Misteret e Keshtjelles se Koraleve.

    Nje ndertim ne Florida te SHBA, i njohur me emrin Keshtjella e Koraleve, eshte nje nga vendet me te cuditeshme ne bote. Keshtjella ndodhet ne Homestand, nje fshat qe ne vitin 1993 u godit nga uragani Andrju. E tere zona dukej sikur kishte qene arene e ndonje shperthimi berthamor, edhe 2 vjet pas uraganit. Ndertesa e ura dukeshin sikur goditur nga lart me nje cekic te stermadh. Edhe disa pjese te Keshtjelles se Koraleve udemtuan disi por pjesa me e madhe e saj per fat te mire mbeti e paprekur. Ndoshta ky ndertim i rezistoi stuhise se fuqishme, pasi struktura e tij eshte mjafte e qendrueshme: pjesa me e madhe e ndertimeve jane prej blloqesh masive koralesh me peshe rreth pese tone secili. Pervec kesaj Keshtjella rrethohet edhe me nje mur te trash mbrojtes. Porta e Keshtjelles eshte gdhendur prej nje blloku te madh koralor dhe peshon nenete tone. Blloku eshte 2 metra i gjere, rreth dy e gjysme i larte dhe me se gjysme metri i gjere. Porta gjigante varet ne nje leve te hekurt dhe eshte baraspeshuar dhe niveluar ne menyre aq te persosur saqe vizitori mund ta hapi lehtesisht dhuke e shtyre edhe vetem me nje gisht. Inxhinjeret e ndertimit te koheve te sotme ende nuk mund ta shpegojne sesi nje obkej me nje peshe te tille mund te vendoset ne nje menyre aq te perkryer dhe aq saktesi. Nje tjeter porte, me forme trekendore dhe qe peshon tre tone, ndodhet ne murin tjeter perballe se pares.
    Menjehere pas hyrjes, nje rrugice te con drejt nje kulle katerkendore. Nje pale shkalle brenda saj te cojne ne nje dhome te vogel e cila ndodhet me lart se te gjitha objektet e tjera te Keshtjelles. Dhoma eshte e pajisur vetem me nje tryeze te drynjte mbi te cilen ndodheen vegla primitive pune. Vegla te tilla varen edhe neper mure. Dhoma eshte e ndertuar me blloqe koralesh qe peshojne kater deri ne nente tone secili. Vetem per muret e saj jane perdorur 243 tone korale. Per ndricim perdoren llamba me vaj, ndersa nje pus sherben per te mare ujin e pijshem. Ne murin jugor ndodhen dy blloqe masive qe duket qarte se perbejne nje altar. Secilit zot apo zoter i sherbenin, kjo nuk dihet. Nje dritare e vetme shikon nga oborri, ndersa stolat per tu ulur jane gjithashtu prej korali dhe peshojne gjysem tone secili. Edhe pse jane vezhguar me imtesi, asgje gjurme mjeti pune nuk eshte gjetur mbi ta. Stolat jane renditur ne menyre te tille qe tregojne anen e perendimit te diellit dhe te henes. Por ata nuk jane objektet e vetme qe tregojne shenja te objekteve qiellore. Brenda murit rrethues ka shume shkembinj koralor te gdhendur qe paraqesin disa trupa dhe dukuri qiellore. Gjendet Hena, Dielli, planete dhe jane rreshtuar ne menyre te tille qe shenojne dukuri dhe ngjarje qielloe. Duket sikur kemi te bejme me nje observator i cili daton shume kohe me perpara nga shpikja e teleskopit. Pak metra jashte murit gjendet nje struktur tjeter e larte qe tregon yllin polar. Prane saj ndodhet nje lloj sahati qe eshte kalibruar per te shenuar oren 12 te mesdites ne solsticin e dimrit, me 21 dhjetor, dhe selsticin e veres me 21 qershor. Kjo ore eshte zbukuruar me gdhendje qe paraqesin henen cerkeshe dhe te plote. Ne murin verior gjenden imazhet e Saturnit dhe te Marsit. Per kete te fundit ka shenja se artisti qe e ka gdhendur besonte se aty ka jete. Identiteti astronomik i Keshtjelles duket ngado. Ne terren ndodhen te gdhendur tre rathe bashkeqendrore me diametra 30,15 dhe 4,5 metra te cilet duket qarte se paraqesin sistemin tone diellor. Unazat e percaktuara nga keta paraqet Merkurin, Venusin, Token, Marsin. Rethi i mesit – Jupiterin, Saturnin dhe Uranin ndersa Neptuni dhe Plutoni ndodhen ne rethin e jashtem. Murin verior eshte shenuar nepermjet nje kurore blloku me i madh i cili peshon 30 tone. Ne oborr ndodhet edhe nje obelisk si nje tryze banketesh e rrethuar nga stola te cilet jane balancuar mbi shkembinj ne menyre te persosur. Ata vazhdojne te lekunden per nje kohe te gjate pasi jane prekur ose levizur me dore. Keshtjella nuk eshte ndertuar nga sklleverit e qyteterimeve te lashta. Thuhet se te gjitha ndertimet jane kryer ne fshehtesi nga nje njeri i vetem mes viteve 1920 dhe 1940. Ai quhej Eduart Lidskalin i cili kishte lindur me 1847 ne nje fshatte Lituanise dhe kishte emigruar ne Amerike gjate luftes se pare boterore. Pasi mori terbekulozen ne Kanada ai u shperngul ne Florida ku per 12 dollare mblu nje cope toke. Pikerisht aty filloi te ndertonte keshtjellen e tij. Ai ishte me trup dhe shteteling keshtu qe nuk mund ti ngrinte vete blloqet masive disa toneshe te cilat as nje njeri trupmadh nuk behet fjale ti levize nga vendi . Pervec kesaj kater klaset e shkolles qe kishte ky njeri zor se e ndihmonin te quhej nje inxhinjer kaq i afte ndertimi. Veglat e tij ishin te vjetra ndersa si mjet te vetem transporti ky burre misterioz kishte vetem nje biciklete pa goma. Lindskalnin ishte nje fanatik i vertet persa i perket mbajtjes se sekretit dhe punonte vetem pasi perendimit te diellit kur ishte i sigurte se askush nuk po e shikonte. Nese dikush kalonte aty prane ai nderpriste menjhere punen dhe bisedonte per disa minuta kendeshem me te derisa vizitori i padeshiruar te largohej. Sidoqofte eshte e pamundur te imagjinojme sa ai i priste dhe i zhvendoste i vetem blloqet e stermedha gjate nates. Disa femije harrakate dhe kureshtare qe ishin shahur per te pare kete njeri te cuditshem deshmuan atehere se kishin pare blloqet e koraleve te fluturonin ne ajer s tullumbace te mbushura me hidrogjen por askush nuk e mori seriozisht kete deshmi. Nese deshmia e tyre do te merret seriozisht atehere ata jane vetmit deshmimtare e sakte te ngjarjes. Me 1936 kur u perhap fjala se prane terrenit ku ai po punonte do te kryheshin disa ndertime Lidskalnin bleu nje siperfaqe me te madhe toke prane fshatit Homested e cmontoi keshtjellen e tij dhe e ringriti bllok pas blloku ne vendin e ri. Transporti u krye me nje traktor. Shoferi pohonte se e merrte ngarkesen ne oren 9 te mengjesit dhe kthehej pasdite per ta lene traktorin prane vendit te vjeter. Kur kthehej mengjesin tjeter e gjente ate te ngarkuar me disa dhjetra tone blloqe. Nje mbremje pasi la punen shoferi u largua si zakonisht por u kthye pas afro 30 minutash per te marre dicka qe e kishte haruar tek makina e tij. Ai u habit pa mase kur e gjeti traktorin te ngarkuar gati per rugen qe do te kryente diten tjeter ne mengjes. E pamundur qe blloqet gjigante te ishin ngarkuar nga Lindskalnin brenda 30 minutash kur ai nuk kishte as pajisje as vinc a asgje tjeter. Keshtu duhet te kete menduar shoferi i cili u largua i trembur dhe i shqetesuar para se pronari i blloqeve te kthehej. Shperngulja dhe rindertimi i keshtjelles zgjati me pak se nje muaj dhe shumica e punes u krye gjate nates nga perendimi deri ne agim. Me pas u deshen rreth 4 vjet per te ngritur murin 2 metra e gjysem te larte dhe nje meter te trashe qe rrethon kompleksin. Blloqet e perdorura per murin kane peshe mesatare prej gjashte tonesh e gjysem secili. Pasi keshtjella perfundoi Lindskalnin e hapi ate per vizita te rezervuara kundrejt pageses 25 cent per cdo vizitor. Ai jetonte brenda saj dhe gjate gjithe jetes nuk foli me askend per ndertimin e saj. Vetem nje here pohoi se kishte rizbuluar ligjet e peshes mases dhe ngritjes te perdoruara nga egjiptjanet e lashte dhe se keto parime te humbura kishin te benin me nje ndikim te vecante te disa pozicioneve te tokes mbi trupat e rende. Lindskalnin ka thene shprehimisht: kam gjetur sekretet e piramidave. Kam gjetur sesi egjiptjanet dhe ndertuesit e lashte ne Peru, Jukatan dhe ne Azi vetem me mjete primitive kane ngritur dhe vendosur blloqe guresh me pesha disa tone. Blloqet e Keshtjelles se tij mund ta vertetojne kete pretendim pasi secili perj tyre e ka peshen sa dyfishi i atyre te perdorura nga egjiptjanet neper piramida. Karrol Lejk nje kolonel i trupes inxhinjerike te ushtrise amerikane thote se Lindskalnin i provoi gjithe botes se ai i njihte sekretet e ndertimit ne lashtesi ndersa studiuesi Vinsent Gadis thote se nuk ka dyshim qe ai ka zbatuar disa parime te ngritjes se peshave qe per ne vazhdojne te mbeten ende nje mister. Edhe qellimi i ngritjes se Keshtjelles mbetet i erret. Kur e pyeten se perse poe kryente gjithe kete pune te madhe Lindskalnin shpjegoi duke buzeqeshur se ia kishte kushtuar Anjez Skafs nje gruaje qe i kishte propozuar per tu martuar por qe kurre nuk e la Lituanin per te ardhur ne Amerike.Por ai nuk kontaktoi kurre me kete grua pasi shkeli ne kontinentin e ri. Duket se e ka perdorur kete argument per te hequr qafe kureshtaret jo te pakte. Sot nuk dihet shume per kete njeri. Ai ishte miqesor po i vetmuar. Kjo vetmi i ka sjelle dhe andralla. Nje here u rrah per vdekje nga nje band gangesteresh te cilet kujtonin se brenda ne keshtjell ai kishte fshahur nje thesar dhe nuk ua tregonte. Pas vdekjes se tij ne dhomen e keshtjelles ku jetonte u gjeten 3500 dollare te cilet i kishte mbledhur gjate ketyre viteve. Lindskalnin punonte cdo nate ndersa diten e kalonte duke pushuar dhe duke lexuar libra mbi forcat magnetike dhe ato kozmike. Ai flinte vetem pak ore ne mbasdite. Vdiq me 1953 ndersa flinte. Trashegimtar i Keshtjelles qe njihej me emrin “Parku i portes se gurte”u be nje i afermi i tij i vetem qe quhej Herri. Ai ia shiti me pas pronen nje familjejej nga Cikagoja, e cila e pagezoi me emrin “Keshtjella e koraleve”. Ne vitin 1983 emri i sa u shtua ne Regjistrin Kombetar te Vendeve Historike. Ajo eshte eshte nje pike mjaft e vizituar nga turist. Keshtjella e Koraleve ka terhequr vemendjen nderkombetare te inxhinjereve se ndetimit e cila eshte habitur nga kjo ndermarje thuajse e pamundur. Ne vitin 1970 per shembull u perdor nje buldozier normal per te zhvendosur nje bllok koralor 30 tonesh por nuk ia doli mbane. Studiues te shkencave alternative mendojne se Lindskalnin diku mesoi sekretin e “rrjetes boterore”nje lloj rrjete e padukshme vijash energjetike qe rrethojne token dhe qe perqendrojne fuqi te medha ne pikat kua ato kryqezohen. Pikerisht ne nje nga keto pika eshte mundur te ngresh pesha te tilla te renda duke shfrytezuar kete fuqi te padukshme te planetit time. Autori i librit”Enigma e keshtjelles se koraleve” Rei Stoner mendon se Lindskalnin nuk e zhvendosi keshtjellen sepse i kercenohej fhstesia e punes por sepse fale nje gabimi ai nuk e kishte ndertuar ate ne piken e duhur ku ndodhej epiqendra e forces se padukshme qe u pershkrua me spier per vetem prane saj. Me qellim qe te perfitonte maksimimin e energjise ai e rivendiso kompleksin prane Homested ku ishin foksuar forcat tokesore. Brus Keith ne “Rrjeta e energjise”nje nga librat me prestigjoze dhe te besushem ne lidhje me ceshtjen pranon se ndertimi i Keshtjelles eshte i lidhur matematikisht me rrjeten e energjise ashtu sic jane dhe ndertime te tjera te koheve te lashta. Eduart Lindskalnin nuk u vendos rastesisht ne Florida. Pozicioni i saj gjeometrik eshte shume afer asaj qe mund te quhet idealja ne gershetimin e harmonise se forces se rendeses dhe harmonise se drites.Perfundimisht Keshtjella ka lidhje me sistemin e rrjetes se energjise se botes. Stones thote se per te arritur ate qe beri ndertuesi i Keshtjelles duhen plotesuar disa kushte paraprake. Se pari duhet te jesh i vendosur ne nje rryme energjie te lidhur me nje ngjarje apo disa ngjarje astronomike per te cilat mund te parashikosh sjellen e tyre te sakte. Pervec kesaj aktiviteti qe kerkon te kryesh duhet te nise castin e duhur kur keto ngjarje qiellore ndodhin. Stoner thote se per te arritur qellimin duhen perdorur matriale te percaktuara per ndertim. Ne lidhje me matrialet jane kryer eksperimente te shumta ne mes te viteve 70 ne piramidat e Egjiptit. Studjuesi Xhejm Uajkof eshte i sigurte se egjiptjanet e lashte e dinin se forma dhe kendi i nje monumenti eshte bere nga nje njeri i vetem dhe nje gjeni i mistershem.
    Jetoj me rastesin sepse asgje nuk eshte e rastesishme

  9. #129

    Super Luftetaret gjysem njeri gjysem majmun te Stalinit

    Diktatori Sovietik Jozef Stalini urdheroi krijimin e nj lloji luftetaresh te tipit Planeti i Majmuneve duke kryqezuar humanet me majmunet. Keta jane faktet e dala nga zbulimi i disa dokumentave te diktatures.

    Ne Arkivin e Moskes jane gjetur dokumenta qe flasin per nje urdher te dhene nga Stalini ne mes te viteve 1920, per shkenctarin e kryqezimit te kafsheve Ilia Ivanov i cili urdherohej te nderpriste punen e tij ne kryqezimin midis kafsheve dhe te fillonte punen per krijimin e nje super luftetari.

    Sipas nje gazete moskovite mesohet se Stalini personalisht i ka kerkuar shkenctarit me keto fjale: "Dua nje lloj te ri te pamposhtur qenie njerezore. I pandjeshem ndaj dhimbjes, rezistent dhe indiferent ndaj kualitetit dhe ushqimit qe hane."

    Ne vitin 1926 Politbyroja ne Moske i kalon kete kerkese Akademise se Shkencave me urdherin per te ndertuar "nje makine te gjalle lufte". Urdheri erdhi ne kohen kur Bashkimi Sovjetik ishte ne perpjekje per te permbysur gjithe boten me inxhinjerine e saj socialiste qe e konsideronte si partnere te industrializimit, arkitekture e re neper qytete dhe nje lloj i ri shoqerie e "barabarte" qe po krijohej.
    Autoritetet sovjetike po perpiqeshin te ndertonin Ushtrine e Kuqe te demtuar nga luftrat e shumta.
    Per kete shkak ushtrohej nje presion i madh per te gjetur forca te reja pune, sidomos nje force qe sdo kundershtonte dhe sdo ankohej ne nje Rusi qe po i hynte nje rruge te industrializimit te shpejte nepermjet planit te pare te saj pese-vjecar.
    Zoti Ivanov ishte nje nga shkenctaret me te shkelqyer te kohes qe e kishte krijuar reputacionin e tij qe gjate kohes se Carit kur ne vitin 1901 arriti te krijonte qendren e pare ne bote per mbarshtimin artificial te kuajve te garave.
    Idete e tij ishin nje balsam per politiken e larte Sovjetike dhe ne vitin 1926 ai u dergua ne Afriken Perendimore me nje fond prej 200 mije $ per te kryer eksperimentin e pare ne mbareshtimin e shimpanzeve.
    Ne te njejten kohe u ngrit nje qender ne Gjeorgji (vendlindja e Stalinit) per te rritur mamjunet.
    Eksperimentet e Ivanovit ishin nje deshtim i plote. Perpjekjet e tija per te induktuar spermen e majmuneve tek humanet vullnetare deshtuan totalisht.
    Nje perpjekje e deshperuar per te huazuar disa majmune nga Kuba per eksperimente te metejshme, ra ne veshet e New Yorkut dhe Rusia u detyrua te terhiqet.
    Zoti Ivanov, shkenctari i shkelqyer i fillim shekullit u braktis dhe nder kohe plani i kolektivizimit te bujqesise deshtoi totalisht ne vitin 1932 duke shkaktuar te pakten 4 milion te vdekur nga uria.
    Per shkak te deshtimit te tij qe kushtoi aq shtrenjte per qeverine ai u denua me 5 vjet burg qe me pas u ndryshua ne 5 vjet internim ne republiken e Azise Qendrore, Kazakistan ne vitin 1931 ku dhe vdiq sic raportohet ne gjendje te mjeruar dhe nga i ftohti.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #130
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Klonimi i kafshėve

    Qeni Snupi doli pėr herė tė parė gjatė njė konference shtypi nė Seul gushtin e kaluar. Edhe pse kafshė tė tjera janė klonuar mė parė, klonimi i qenėve ka qenė mė i vėshtiri. Meqenėse qentė vuajnė nga njė numėr sėmundjesh qė prekin edhe njerėzit, shkencėtarėt shpresojnė se kėrkimet gjenetike tek qentė do tė rezultojnė nė pėrmirėsimin e shėndetit pėr tė dy palėt. Biologu amerikan, Gerald Schatten, ka punuar me professorin Huang Uoo Suk nė kėtė eksperiment: “A nuk do tė ishte e mrekullueshme qė miku mė i ngushtė i njeriut tė pėrfitojė nga mjekėsia e qelizave embrionale. Po tė zbulojmė nėse kėto metoda janė tė sigurta dhe tė efektshme tek qentė, ne gjithashtu mund tė kuptojmė nėse janė tė sigurta dhe tė efektshme pėr njeriun”.

    Profesori Huang, kėrkimet e tė cilit rezultuan nė klonimin e Snupit, ka njoftuar gjithashtu se ka arritur tė krijojė koloni qelizash embrionale nga pacientė pėrmes klonimit; arritje qė konsiderohet njė hap mė afėr objektivit pėr riparimin e indeve tė dėmtuara. Por nga fundi i vitit pati pretendime se njė pjesė e kėsaj pune ishte e falsifikuar. Kėto zėra janė hedhur poshtė, por njė studim mbi kėtė ēėshtje u tėrhoq nga qarkullimi deri sa profesori Huang tė mund tė riprodhojė eksperimentet e tij.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #131
    RESTORANTI I AKULLT PER 100 PERSONA

    Ne qytetin e akullt Harbin eshte hapur nje restorant, ambjentet e te cilit kane temperaturen nen zero, me mure te ndertuara nga tullat e akullit dhe me tavolina dhe karrike po prej akulli. Restoranti ka terhequr vemendjen e viztoreve ne piken turistike ne veri te lumit Songhua. Pamja e jashtme arkitekturore eshte ne stilin europian, ndersa dekorimet e brendshme jane tradicionale kineze, me skulptura akulli te figurave legjendare te popullit kinez. Menaxheri i shitjeve te restorantit, Liu Jianguo, deklaroi per "China Daily" se ai eshte ideuar me qellimin qe te ofroje nje eksperience teresisht te re dhe te paharrueshme per vizitoret. Ai tha se per ndertimin e restorantit u deshen 800 metra kubike akull. Ne ambjentet e tij mund te akomodohen 100 persona. Temperaturat ne kete zone te Kines arrijne deri ne minus 30 grade.

  12. #132
    Goxilla i Deteve Antike

    National Geographic publikoi ne 11 Nentor 2005 lajmin e zbulimit te nje monster te detit qe ka jetuar 135 milion vjet me pare me nje koke si te nje dinosauri mishngrenes dhe me nje bisht ai i peshkut. Fosili eshte abuluar ne Basinin Neuquen ne Argjentine. Shkenctaret qe gjeten fosilin e mbiquajten ate Goxilla, si personazhi i njohur i filmit me te njejtin emer.

    Krijesa detare ose "crocodyliform," ka qene nje predator i Oqeanit Paqesor perpara 135 milion vjeteve kur dinosauret dominonin boten. Ky monster i deteve antike duhet te kete qene dominuesi i ujerave ku jetonte dhe ushqehej me reptile, forma jetesore te medhaja te detit dhe zogj deti. Crocodyliforms jane nje grup qe sot perfshijne krokodilet dhe paraardherit e tyre sot tashe te zhdukur.
    Kjo kafshe ka qene nje nga pjestaret e fundit te familjes se tij (Metriorhynchidae) dhe natyrisht nje nga krokodilet ujor me te cuditshem, thote Diego Pol i Ohio State University, bashkeautor i formilimit te lajmit per revisten Science. Askush nuk e priste te gjente karakteristika te tilla ne nje krokodil detar, shton ai.

    Fosili i Goxilles emri shkencor i te cilit eshte Dakosaurus andiniensis i gjet ne gjendje te mire, kafka e plote dhe disa vertebra ne nje zone te shkrete te Neuquen te Argjentines e cila eshte e mbushur me fosile. Anatomia e kesaj kafshe eshte shume e ndryshme, ne kontrast me ato te krokodileve detare qe kane jetuar gjate periudhes se Jurasikut






  13. #133
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kujdes nga shikimi qė vret

    Kujdes nga shikimi qė vret


    Shekulli Online


    Mallkimi me anė tė syve ka baza shkencore. Fuqia e shikimit ėshtė shumė e madhe nga ē’mund tė mendohet, sa mund tė thuhet edhe ndryshe shikim vrasės. Sipas gazetės mė tė madhe ruse “Pravda”, nga sytė e njė njeriu mund tė dalė fuqia shkatėrruese e njė lazeri. Njė energji negative qė mund edhe tė tė vrasė.
    Gazeta ruse “Pravda”, tregon edhe disa raste tė dokumentuara ku njė gjė e tillė ka ndodhur. Nė kėtė artikull tregohet edhe mendimi i njė shkencėtari rus, drejtor i insitutit teknologjik tė informacionit, Vladimir Hokkanen, i cili konfirmon se njė shikim shumė intensiv mund tė vrasė ose tė krijojė probleme me shėndetin. Kjo si pasojė e sinjaleve me frekuencė tė lartė qė organet e shikimit mund tė trasmetojnė. Por njė gjė e tillė nuk ėshtė se ndodh tek tė gjithė personat, por vetėm nė disa persona tė veēantė.
    Njė gjė e mirė qė nuk ėshtė njė efekt qė japin tė gjithė, sepse me gjithė personat antipatik qė mund tė jemi tė rrethuar do tė ndodhte ndonjė katastrofė.

    30/01/2006
    KATEGORIA: Shendeti
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #134
    Tema e meposhtme eshte shkruar nga anetari arun por duke qene se ishte postuar ne vendin e gabuar une po e leviz ketu:

    Citim Postuar mė parė nga arun
    Çështja e Syrit Qiellor



    Shumë mjeshtër shpirterore kanë folur mbi Syrin Qiellor. Por Ligji ka manifestime të ndryshme në nivele të ndryshme. Një praktikues, kultivimi i të cilit ka arritur një nivel të caktuar, mund të shikojë vetëm manifestimet e atij niveli. Ai nuk mund të shikojë të vërtetën përtej nivelit të tij dhe as që ka për ta besuar atë. Prandaj, ai konsideron si të saktë vetëm atë që ai sheh në nivelin e tij. Para se kultivimi i tij të arrijë një nivel më të lartë, ai mendon se ato gjëra nuk ekzistojnë dhe nuk janë të besueshme; kjo përcaktohet nga niveli i tij dhe mëndja e tij nuk mund të lartësohet. Me fjalë të tjera, mbi çështjen e Syrit Qiellor, disa njerëz flasin për të në një mënyrë dhe të tjerë flasin në një mënyrë tjetër. Si rezultat, ata e kanë ngatërruar çështjen dhe së fundi asnjë nuk mund ta shpjegojë atë qartë. Syri Qiellor, në fakt, është diçka që nuk mund të shpjegohet qartë në nivel të ulët. Në të kaluarën, struktura e Syrit Qiellor i përkiste sekretit të sekreteve dhe njerëzit e zakonshëm ishin të ndaluar ta dinin atë. Kështu, gjatë gjithë historisë askush nuk fliste për të. Por këtu ne nuk e trajtojmë atë në bazë të teorive nga e kaluara. Ne përdorim shkencën moderne dhe gjuhën më të thjeshtë të kohës së sotme për ta shpjeguar atë dhe ne do të shtjellojmë çështjet kryesore të tij.

    Syri Qiellor për të cilin po flasim është i vendosur pak më sipër dhe në mes të vetullave dhe lidhet me gjendrën pineale të trurit. Ky është kanali kryesor. Trupi njëriut ka shumë sy të tjerë. Shkolla Tao thotë se çdo hapje është sy. Shkolla Tao quan një pikë akupunkture në trup “hapje” ndërsa mjekësia kineze e quan atë pikë akupunkture. Shkolla Buddhës beson se çdo pore djerse është sy. Prandaj disa njerëz mund të lexojnë me veshë dhe disa mund të shikojnë me duar apo nga mbrapa kokës; akoma të tjerë mund të shikojnë me këmbë apo bark. Është plotësisht e mundur.

    Me që po flaim për Syrin Qiellor, do flasim së pari për këta palë sy fizikë njerëzore. Në kohën tonë, disa njerëz mendojnë se këta palë sy mund të shikojnë çdo materie apo objekt në këtë botë. Prandaj, disa njerëz kanë zhvilluar nocionin kokëfortë se vetëm çfarë mund të shihet me sy është e vërtetë dhe konkrete. Ata nuk besojnë atë që nuk e shohin. Në të kaluarën, këta njerëz konsideroheshin të kishin cilësi të ulët ndriçimi shpirtëror, megjithëse njerëzit nuk mund ta shpjegonin qartë pse cilësia e ndriçmit shpirtëror të këtyre njerëzve ishte e varfër. Po nuk e pashë, nuk e besoj. Kjo mund të duket shumë e arsyeshme. Megjithatë nga pikëpamja e një niveli më të lartë, nuk është e arsyeshme. Çdo kohë-hapësirë është e përbërë prej materie. Sigurisht, kohë-hapësira të ndryshme kanë struktura fizike të ndryshme dhe forma të shumta manifestimi jetësh të ndryshme.

    Le t’ju jap një shembull. Në Buddhizëm, thuhet se çdo fenomen në shoqërinë njerëzore është vegim dhe jo i vërtetë. Si janë ato vegime? Objekte të vërteta dhe konkrete janë të vendosura tamam para jush, pra kush do të pretendonte që janë të rreme? Forma fizike e paraqitjes së objektit duket ashtu, por mënyra e vërtetë e ekzistencës së tij nuk është ashtu. Sytë tanë kanë aftësinë të stabilizojnë objekte fizike në dimensionin tonë fizik në formën që ne i shikojmë tani. Objektet nuk janë në fakt në këtë gjendje dhe ato nuk janë në atë gjendje madje edhe në dimensionin tonë. Për shembull, si duket njeriu nën mikroskop? I tërë trupi tij është i përbërë nga molekula të lira dhe të vockla, tamam si kokrrizat e rërës që janë në lëvizje. Elektronet rrotullohen rreth bërthamës dhe i tërë trupi është në lëvizje. Sipërfaqja e trupit nuk është as e lëmuar e as e rregullt. Çfarëdo materie në univers, si çeliku, hekuri dhe shkëmbinjtë janë po ashtu në lëvizje dhe brenda tyre të gjitha elementet molekulare të tyre janë në lëvizje. Njeriu nuk mund ta shikojë formën e tyre të plotë dhe ato nuk janë në fakt në qetësi. Kjo tavolinë po ashtu është në lëvizje, megjithatë sytë tuaj nuk mund ta shikojnë këtë të vërtetë. Këta palë sy mund të na japin përshtypje të rreme si kjo.

    Nuk është se ne nuk mund të shikojmë gjërat në nivelin mikroskopik, apo që njerëzit nuk e kanë këtë aftësi. Njerëzit lindin me ketë aftësi dhe ata mund të shikojnë gjërat në një nivel të caktuar mikroskopik. Pikërisht pse në këtë dimension fizik ne kemi këto palë sy, njerëzit marrin përshtypje të rreme dhe i ndalohet të shikojnë gjërat. Kështu, në të kaluarën thuhej se kur njerëzit nuk besonin ato gjëra që nuk mund t’i shikonin, këta njerëz konsideroheshin nga komuniteti i kultivuesve se kishin cilësi ndriçimi shpirtëror të varfër, se ishin të gënjyer nga pamjet fallso të njerëzve të zakonshëm dhe se ishin të humbur në mes të njerëzve të zakonshëm. Kjo është thënie e bërë historikisht nga fetë. Aktualisht, ne gjithashtu kemi konstatuar të jetë shumë e arsyeshme.

    Këto palë sy mund të stabilizojnë gjërat në dimensionin tonë fizik në gjendje të tillë. Përveç kësaj, ata nuk kanë ndonjë aftësi tjetër të rëndësishme. Kur dikush shikon diçka, imazhi nuk formohet direkt në sy. Sytë janë si lentet e aparatit fotografik, ato veprojnë vetëm si përçues. Kur shikon nga larg, lentja zmadhohet; sytë tanë po ashtu marrin këtë funksion. Kur shikon në errësirë, bebet e syrit zmadhohen. Kur një aparat merr një foto në arrësirë, objektivi i tij po ashtu zmadhohet. Përndryshe, foto do të ishte e errët me ekspozim drite të pamjaftueshme. Kur ti del në një vend shumë të ndritshëm jashtë, bebet e tua zvogëlohen menjëherë. Përndryshe sytë e tu do të verboheshin nga drita dhe ti nuk do të mund të shikoje qartë. Një aparat punon mbi të njejtin parim dhe objektivi po ashtu duhet të zvogëlohet. Syri mund të kapë vetëm pamjen e një objekti dhe kështu është thjesht një vegël. Kur ne shohim gjëra aktualisht, një person apo kur shohim formën e ekzistencës së një objekti, imazhet formohen në tru. Domethënë, çfarë shohim me sy dërgohet në gjendrën pineale në fund të trurit nëpërmjet nervit optik dhe pastaj reflektohet si pamje në atë pjesë. Kjo është si të thuash që pamjet aktuale të reflektuara shihen në gjendrën pineale të trurit. Mjekësia moderne gjithashtu e ka pranuar këtë.

    Hapja e Syrit Qiellor që ne po trajtojmë shmang përdorimin e nervit optik njerëzor dhe hap një kalim ndërmjet vetullave kështu që gjendra pineale e trurit mund të shikojë direk jashtë. Kjo quhet hapje e Syrit Qiellor. Disa njerëz mund të gjykojnë: “Kjo nuk është realiste. Mbi të gjitha, këta palë sy prapseprap mund të shërbejnë si mjet dhe ata mund të kapin pamjet e objekteve, diçka e pamundur pa sytë.” Anatomia e mjekësisë moderne, ka zbuluar tashmë se pjesa ballore e gjendrës pineale të trurit është e pajisur me një strukture të plotë të një syri njerëzor. Meqenëse rritet brenda kafkës, thuhet se është sy rudimentar. Nëse është sy rudimentar apo jo, komuniteti i kultivuesve ka rezervime. Megjithatë mjekësia moderne ka pranuar mbi të gjitha se ekziston një sy në mes të trurit njerëzor. Kalimi që ne hapim synon pikërisht atë vend dhe kjo është në përputhje të plotë me të kuptuarin e mjekësisë moderne. Ky sy nuk krijon imazhe fallco si pala e syve tanë fizikë, sepse shikon si natyrën e materies ashtu dhe esencën e materies. Prandaj, një person me Sy Qiellor të nivelit të lartë mund të shikojë përtej dimensionit tonë në kohë-hapësira të tjera dhe mund të shikojë skena të cilat njerëzit e zakonshëm nuk mund t’i shohin. Një person me Sy Qiellor të nivelit të ulët mund të ketë shikim penetrues e mund të shikojë gjëra përtej një muri apo shikojë brenda trupit të njeriut. Ai ka pikërisht këtë aftësi supernormale.

    Shkolla Buddhës flet për pesë nivele të shikimit: Shikim Mishtor, Shikim Qiellor, Shikim Mençurie, Shikim Ligji dhe Shikim Buddhe. Këto janë pesë nivelet kryesore të Syrit Qiellor dhe secili ndahet në nivel të sipërm, mesëm dhe ulët. Shkolla Tao flet për nëntë herë nëntë apo tetëdhjetë e një nivele të Shikimit të Ligjit. Ne po hapim Syrin Qiellor për secilin këtu, por ne nuk e hapim atë tek apo më poshtë se Shikimi Qiellor. Pse? Megjithëse ti je këtu dhe ke filluar të praktikosh kultivim, ti je, mbi të gjitha, duke e filluar nga niveli i njeriut të zakonshëm me shumë nga dëshirat e njeriut të zakonshëm akoma të pabraktisura. Nëqoftëse Syri jot Qiellor hapet poshtë Shikimit Qiellor, ti do të kesh atë që njerëzit e quajnë aftësi supernormale, sepse ti mund të shikosh tejpërtej murit dhe trupit të njeriut. Po ta shpërndanim këtë aftësi supernormale gjërësisht dhe nëqoftëse Syri Qiellor i të gjithëve do të hapesh në këtë nivel, kjo do të shqetësonte në mënyrë serioze shoqërinë njerëzore dhe do të prishte gjendjen e zakonshme të shoqërisë njerëzore: sekretet shtetërore do të viheshin në rrezik; do të ishte njësoj sikur njerëzit të ishin pa rroba veshur, ti mund të shikoje njerëzit brenda në shtëpi që nga jashtë; ndërsa shëtit në rrugë, ti mund të kapje çmimet fituese të llotarisë me një shikim. Kjo nuk mund të lejohet! Mendojeni pak, secili: A do të ishte kjo akoma shoqëri njerëzore nëqoftëse Syri Qiellor i të gjithëve do të hapej në Shikimin Qiellor? Të shqetësosh seriozisht gjendjen e shoqërisë njerëzore është absolutisht e ndaluar. Po t’ja u hapja Syrin Qiellor në atë nivel, ju mund të bëheshit mjeshtër qigongu menjerëherë. Disa njerëz endërronin më parë të bëheshin mjeshtër qigongu. Nëqoftëse Syri tyre Qiellor do hapesh papritmas, ata do të ishin të aftë të kuronin pacientë. A nuk do t’ju çoja unë në një rrugë të keqe në këtë rast?

    Atëhere, në cilin nivel ja u hap unë Syrin Qiellor juve? Unë do t’jua hap Syrin Qiellor direkt e në nivelin e Shikimit të Mençurisë. Po të hapej në një nivel më të lartë, karakteri juaj nuk është i përshtatshëm. Po të hapej në një nivel më të ulët, kjo do të shqetësonte seriozisht gjendjen e shoqërisë njerëzore. Me Shikim Mençurie, ju nuk keni aftësinë të shikoni gjërat përmes murit apo shikoni brenda trupit të njeriut, por ju mund të shikoni skena që ekzistojnë në dimensione të tjera. Çfarë përfitimi ka kjo? Ajo mund të përforcojë besimin tuaj tek praktika. Kur ju me të vërtetë shikoni diçka që njerëzit e zakonshëm nuk mund ta shikojnë, ju do të mendoni që ekziston me siguri. Pamvarësisht nëse mund të shikoni qartë tani, Syri juaj Qiellor do të hapet në këtë nivel dhe kjo është mirë për praktikën tuaj. Një praktikues i vërtetë i Dafës mund të arrijë të njejtin rezultat duke lexuar këtë libër, me kusht që të jetë i rreptë me veten në përmirësimin e karakterit.

    Çfarë e përcakton nivelin e Syrit Qiellor të personit? Nuk është e thënë që me t’u hapur Syri juaj Qiellor, ju do të mund të shikoni çdo gjë—nuk është ashtu. Ekziston edhe një klasifikim nivelesh. Atëhere çfarë i përcakton nivelet? Janë tre faktorë. I pari është që Syri Qiellor i dikujt duhet të ketë një fushë që shkon nga brenda jashtë dhe ne e quajmë këtë esenca e qi-së. Për çfarë shërben ajo? Është si ekran televizori: Pa fosfor, pasi një televizor ndizet, ai është akoma një llampë drite. Do të ketë vetëm dritë, por jo pamje. Pamjet dalin në sajë të fosforit. Sigurisht, ky nuk është shembull shumë i përshtatshëm sepse ne i shikojmë gjërat direkt ndërsa një televizor i paraqet pamjet nëpërmjet ekranit. Kjo është idea në vija të gjëra. Kjo pjesë esence qi-je është jashtëzakonisht e çmuar dhe përbëhet nga një substancë tej e imët që përpunohet nga virtyti. Normalisht, esenca e qi-së e çdo personi është e ndryshme. Mbase dy në dhjetë mijë veta janë në të njejtin nivel.

    Niveli i Syrit Qiellor është manifestim direkt i Ligjit të universit tonë. Është diçka supernormale dhe e lidhur ngushtë me karakterin e personit. Nëqoftëse niveli i karakterit të një personi është i ulët edhe niveli i tij është i ulët. Për shkak të nivelit të ulët të karakterit, shumica e esencës së qi-së së këtij personi ka humbur. Nëqoftëse niveli i karakterit të personit është i lartë dhe në shoqërinë njerëzore ai që nga fëminija deri në moshë të rritur nuk është dhënë pas famës, fitimit, konflikteve me njerëzit, fitimit personal dhe ndjenjave e dëshirave të ndryshme njerëzore, esenca e tij e qi-së mund të jetë ruajtur relativisht më mirë. Prandaj, pasi Syri i tij Qiellor hapet, ai mund t’i shikojë gjërat më qartë. Një fëmijë nën moshën gjashtë vjeç mund të shikojë shumë qartë sapo t’i hapet Syri Qiellor. Është gjithashtu e lehtë të hapësh Syrin e tij Qiellor. Po të them unë një fjalë, do të hapesh.

    Për shkak të ndotjes nga korrupsioni i shoqërisë njerëzore, gjërat që njerëzit i quajnë të drejta janë, në fakt, shpesh të gabuara. A nuk duan të gjithë të jetojnë një jetë të mirë? Dëshira për një jetë të mirë mund t’i hyjë në pjesë interesave të të tjerëve, të stimulojë interesat e tua egoiste, të marrë fitimet e të tjerëve apo të çojë në dominimin dhe dëmtimin e të tjerëve. Njeriu konkuron dhe lufton për fitim personal mes njerëzve të zakonshëm. A nuk është kjo të shkosh në drejtim të kundërt me karakteristikën e universit? Kështu, ajo që njerëzit e konsiderojnë të drejtë mund të mos jetë e drejtë në të vërtetë. Kur edukon fëmijën, një i rritur shpesh e mëson atë, “Mësohu të bëhesh i zoti,” kështu që në të ardhmen ai të ecë më i sigurtë në shoqërinë njerëzore. Nga pikëpamja e universit tonë, “të jesh i zoti” është gabim, sepse ne kërkojmë ndjekjen e rrjedhës së natyrshme të gjërave dhe të mos merakosesh për fitim personal. Duke qënë i zoti, ai do të ndjekë interesin personal. “Kushdo që të rrahë, shko tek mësuesi i tij dhe gjeja prindët.” “Merri lekët që gjen në rrugë.” Fëmija mësohet në këtë mënyrë. Nga fëminija deri në moshë të rritur, ndërsa ai merr gjithnjë e më shumë gjëra, ai do bëhet gradualisht gjithnjë e më shumë egoist në shoqëri. Ai do të përfitojë nga të tjerët dhe do të humbë virtyt.

    Kjo substancë, virtyti, nuk zhduket pasi dikush e humb atë. Ajo transferohet tek një person tjetër. Ndërsa kjo esencë qi-je mund të zhduket. Nëqoftëse dikush është shumë dinak nga fëminija deri në moshë të rritur, me një dëshirë të fortë për interes vetjak dhe vetëm kërkon fitim, Syri Qiellor i këtij personi nuk do të funksionojë normalisht apo shohë gjërat qartë pasi të hapet. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk do të funksionojë kurrë më. Pse? Sepse gjatë kursit të praktikës kultivuese ne përpiqemi të kthehemi në origjinë, në veten tonë të vërtetë dhe nëpërmjet praktikës këmbëngulëse ne do të jemi të aftë ta kompensojmë vazhdimisht dhe ta rifitojmë atë. Prandaj, njeriu duhet t’i kushtojë vëmendje karakterit. Ne theksojmë përmirësim të gjithanshëm dhe ngritje të gjithanshme. Po të ngrihet karakteri, çdo gjë tjetër do të ndjekë atë. Nëqoftëse karakteri nuk ngrihet, as ajo pjesë e esencës së qi-së nuk do të rikuperohet. Ky është parimi.

    Faktori i dytë është se kur një person praktikon qigong vetë, Syri tij Qiellor mund të hapet nëqoftëse cilësia e tij e lindur është e mirë. Shpesh, disa njerëz frikësohen në momentin kur u hapet Syri Qiellor. Pse frikësohen ata? Sepse njerëzit zakonisht praktikojnë qigong në mesnatë, kur është errët dhe qetësi. Ndërsa personi praktikon, ai mund të shikojë papritmas një sy të madh para syve të tij, që e frikëson atë menjëherë. Kjo frikë është jashtëzakonisht e madhe dhe ai nuk do të ketë guxim të praktikojë qigong pas kësaj. Sa e frikëshme! Një sy që hapet e mbyllet që është aq i madh të shikon dhe është shumë i qartë. Për pasojë, disa njerëz e quajnë atë syri demonit, ndërsa të tjerë e quajnë syri Buddhës etj. Në fakt, është syri jot. Sigurisht, kultivimi varet nga përpjekjet e secilit, ndërsa transformimi i gongut bëhet nga mjeshtri. I tërë proçesi i transformimit të gongut është shumë kompleks dhe ndodh në dimensione të tjera. Trupi nuk ndryshon vetëm në një dimension, por në të gjitha dimensionet e ndryshme. A mund ta bësh ti këtë vetë? Ti nuk mundesh. Këto gjëra janë rregulluar nga mjeshtri dhe kryhen nga mjeshtri. Prandaj, thuhet se kultivimi varet nga përpjekjet e secilit, ndërsa transformimi i gongut bëhet nga mjeshtri. Ju mund të keni vetëm dëshirën dhe të mendoni për të, por është mjeshtri i cili i bën në fakt këto gjëra.

    Disa njerëz e hapin Syrin Qiellor vetë nëpërmjet praktikës së tyre. Ne e konsiderojmë atë si syrin tënd, por ti nuk je në gjendje ta zhvillosh atë vetë. Disa njerëz kanë mjeshtër të cilët, me të parë që Syri i tyre Qiellor është hapur, do të transformojnë një për ta. Ky quhet syri i vërtetë. Sigurisht disa njerëz nuk kanë mjeshtër, por mund të jetë ndonjë mjeshtër që enkas kalon andej. Shkolla Buddhës thotë: “Buddhat janë të gjithëpranishëm.” Ata janë kaq të shumtë sa gjenden kudo. Disa njerëz thonë: “Gjenden shpirtra tre pëllembë sipër kokës njerëzve”, që do të thotë se ata janë thjesht të panumërt. Nëqoftëse një mjeshtër që kalon andej shikon që ti ke praktikuar shumë mirë me Syrin Qiellor të hapur dhe se ty të duhet një sy, ai apo ajo do të transformojnë një për ty, që mund të konsiderohet gjithashtu si rezultat i praktikës tënde. Kjo ndodh sepse kur i afrojnë njerëzve shpëtim, ata nuk vënë kushte apo mendojnë për çmim, shpërblim, apo famë. Kështu ata janë shumë më tepër fisnikë sesa heronjtë midis njerëzve. Ata e bëjnë këtë plotësisht nga zemërmirësia e tyre mëshiruese.

    Pas hapjes së Syrit Qiellor, do të ndodhë kjo situatë: sytë do të verbohen keq nga drita dhe do të irritohen. Në fakt nuk janë sytë që irritohen. Por është gjendra pineale në trurin tuaj që është irrituar, megjithëse juve ju duket sikur janë irrituar sytë. Kjo ndodh për shkak se ju nuk jeni pajisur akoma me këtë sy. Pasi ju jepet ky sy, sytë fizikë nuk janë më të irrituar. Disa nga praktikuesit tanë do të jenë në gjendje ta ndjejnë apo shikojnë këtë sy. Meqenëse manifeston të njejtën natyrë si të universit, ai është shumë i pafajshëm dhe gjithashtu kurioz. Shikon brenda për të parë nëse kanali i Syrit Qiellor është hapur dhe në mund të shohë. Po ashtu shikon dhe brenda trupit tuaj. Në këtë moment Syri juaj Qiellor është hapur. Ndërsa të shikon ty, ti do të frikësohesh kur papritmas ta shohësh. Në fakt, ky është syri jot. Që këtej e tutje, kur të vështrosh gjërat, do t’i shikosh nëpërmjet këtij syri. Edhe sikur Syri Qiellor i jot të ishte hapur, ti nuk do të ishe në gjendje të shikoje pa këtë sy.

    Faktori i tretë janë ndryshimet që manifestohen në dimensione të ndryshme pasi dikush bën ngjitje në nivele. Kjo është çështja që me të vërtetë përcakton nivelin e dikujt. Përveç kanalit kryesor për të parë gjërat, njerëzit gjithashtu kanë dhe shumë nënkanale. Shkolla Buddhës thotë se çdo pore djerse është sy, ndërsa Shkolla Tao beson se çdo hapje e trupit është sy. Domethënë, të gjitha qendrat e akupunkturës janë sy. Sigurisht, këto që thonë ato janë veçse një formë e transformimit të Ligjit në trup; njeriu mund të shikojë nga çdo pjesë e trupit.

    Niveli të cilit i referohemi ne është i ndryshëm nga këto. Përveç kanalit kryesor, ka gjithashtu disa nënkanale të mëdha në disa vende, më saktë, sipër dy vetullave, sipër dhe poshtë qepallave dhe në pikën shangen[43]. Ato përcaktojnë çështjen e ngjitjes në nivele. Sigurisht, për një praktikues mesatar, nëqoftëse ai mund të shikojë nga këto vende të ndryshme, ai ka arritur tashmë një nivel shumë të lartë. Disa njerëz mund të shikojnë gjithashtu dhe me sytë fizikë. Dhe ata kanë arritur të kultivojnë këta sy që janë gjithashtu të pajisur me forma të ndryshme aftësish supernormale. Nëqoftëse syri fizik nuk përdoret mirë, dikush do të shohë një objekt pa parë tjetrin. Dhe kjo nuk funksion. Kështu, disa njerëz shpesh shikojnë njërën anë me njërin sy dhe anën tjetër me syrin tjetër. Megjithatë nuk ekziston nënkanal poshtë syrit të djathtë sepse ai lidhet drejtpërdrejt me Ligjin. Njerëzit kanë tendencë ta përdorin syrin e djathtë për të kryer vepra të këqija; kështu nuk ka nënkanal poshtë syrit të djathtë. Këto ishin nënkanalet kryesore që zhvillohen në kultivimin e Ligjit-Në-Botën-Trefishe.

    Pas arritjes së një niveli jashtëzakonisht të lartë dhe në kultivimin e Ligjit-Përtej-Botës-Trefishe, një sy që i ngjan një syri të përbërë do të formohet. Më saktësisht, në pjesën e sipërme të fytyrës do të shfaqet një sy i madh me sy të vegjël të panumërt në të. Disa Qënie të Shumëlartësuara shpirtësisht të niveleve shumë të larta kanë kultivuar kaq shumë sy saqë i kanë në tërë fytyrën e tyre. Të gjithë sytë shikojnë nëpërmjet këtij syri të madh dhe ata mund të shikojnë çfarë të duan. Me një shikim, ata mund të shikojnë të gjitha nivelet. Sot, zoologët dhe entomologët kryejnë kërkime mbi mizat. Syri i një mize është shumë i madh; nëpërmjet mikroskopit është parë që ai përmban shumë sy të vegjël në të dhe ky quhet sy i përbërë. Pasi praktikuesit arrijnë një nivel jashtëzakonisht të lartë, kjo situatë mund të ndodhë. Personi duhet të jetë disa herë më lart se niveli i Tathagatës që kjo të bëhet e mundur. Megjithatë një person i zakonshëm nuk mund ta shikojë këtë sy. Edhe njerëzit në nivel të mesëm nuk mund ta shikojnë ekzistencën e tij për shkak se ai ekziston në një dimension tjetër dhe ata mund të shikojnë vetëm që personi është njeri normal. Kjo shpjegon kapërcimet në nivele. Me një fjalë, ka të bëjë me faktin nëse dikush mund të arrijë dimensione të ndryshme.

    Kam përshkruar kështu strukturën e Syrit Qiellor për të gjithë. Ne e hapim Syrin tuaj Qiellor me një forcë të jashtme, kështu është relativisht më e shpejtë dhe më e lehtë. Kur po flisja për Syrin Qiellor, secili nga ju mund të ndjente ballin që i tkurrej; i ndjenit muskujt sikur po ju paloseshin mbi njeri tjetrin dhe shtynin drejt brendësisë. Ishte kështu apo jo? Kështu ishte. Për sa kohë që ju me të vërtetë i futeni studimit të Falun Dafës, të gjithë do ta ndjeni këtë; forca e jashtme vjen shumë e fortë kur depërton drejt brendësisë. Unë kam lëshuar energjinë e posaçme që hap Syrin Qiellor. Ndërkohë, kam lëshuar gjithashtu Falun që të riparojnë Syrin tuaj Qiellor. Ndërsa flisja për Syrin Qiellor, po ja u hapja atë të gjithëve, me kusht që ju të praktikoni kultivim në Falun Dafa. Megjithatë, nuk është e thënë që të gjithë mund të shikojnë qartë dhe jo të gjithë mund të shikojnë gjë me të. Kjo ka të bëjë direkt me vetë ju. Mos u shqetësoni sepse nuk ka rëndësi nëqoftëse ju nuk mund të shikoni me të. Kushtojini kohën ta kultivoni. Ndërsa ju vazhdimisht ngrini nivelin, ju do të bëheni të aftë gradualisht të shikoni gjëra dhe pamja e mjergullt do të bëhet gjithnjë dhe më e qartë. Për sa kohë që ju praktikoni kultivim dhe e vendosni në mëndje të praktikoni kultivim, ju do të rimerrni çdo gjë që keni humbur.

    Është relativisht e vështirë të hapësh Syrin Qiellor vetë. Më lejoni të flas për disa forma të hapjes së Syrit Qiellor vetë. Për shembull, kur shikoni ballin dhe Syrin Qiellor gjatë meditimit, disa nga ju ndjejnë që është errësirë brenda në ballë dhe se nuk ka asgjë atje. Me kalimin e kohës, do të shikoni që gradualisht zbardhet brenda ballit. Pas një kohe praktike kultivuese, do të zbuloni që gradualisht fillon dhe ndriçohet brenda ballit dhe pastaj kthehet në të kuqe. Në këtë kohë, do të çelët si lulet që shihen në televizor apo në një film ku lulet çelin në një sekondë. Skena të tilla do të shfaqen. Ngjyra e kuqe do fillojë e plotë dhe pastaj papritmas do të qëndrojë në mes dhe rrotullohet papushim. Po të doni ta rrotulloni vetë deri në fund, edhe tetë apo dhjetë vjet mund të mos jenë të mjaftueshëm meqenëse i gjithë Syri Qiellor është i bllokuar.

    Syri Qiellor i disa njerëzve nuk është i bllokuar, por ata janë të pajisur me një kalim. Por në kalim nuk ka energji sepse ata nuk praktikojnë qigong. Kështu, kur ata praktikojnë qigong, një top i zi do të shfaqet papritmas para syve të tyre. Pasi ata të praktikojnë për disa kohë, ai do të shndrrohet ngadalë në të bardhë dhe pastaj do të bëhet i ndritshëm. Së fundi, do të ndriçojë gjithnjë e më shumë dhe sytë do të ndjehen pak si të verbuar. Prandaj, disa njerëz thonë, “Pashë diellin”, apo “Pashë hënën”. Në fakt, ata nuk panë as diellin dhe as hënën. Çfarë panë ata atëhere? Ishte kalimi i tyre. Disa njerëz arrijnë ngjitje të shpejta në nivelet e tyre. Me t’ju dhënë syri ata mund të shikojnë menjëherë. Për të tjerë është mjaft e vështirë. Kur ata praktikojnë qigong, ata do të ndjejnë sikur vrapojnë drejt daljes përgjatë këtij kalimi, që është si një tunel apo pus. Edhe në gjumë, ata ndjejnë sikur po vrapojnë drejt daljes. Disave mund t’i duket sikur po i japin një kali; disave mund t’i duket sikur fluturojnë; disave sikur vrapojnë; dhe disave u duket sikur ecin me makinë. Ngaqë është e vështirë të hapësh Syrin Qiellor vetë, atyre u duket gjithmonë sikur nuk arrijnë fundin. Shkolla Tao e konsideron trupin e njeriut një univers të vogël. Nëqoftëse është një univers i vogël, pa mendojeni, është më shumë se 108 mijë li[44] nga balli deri tek gjendra pineale e trurit. Kështu, ty të duket sikur gjithmonë po shtyn drejt daljes dhe nuk e arrin dot fundin.

    Është plotësisht e arësyeshme që Shkolla Tao e konsideron trupin e njeriut një univers të vogël. Kjo nuk do të thotë që përbërja dhe struktura e saj janë të ngjashme me ato të universit dhe as i referohet kjo formës së ekzistencës së trupit në dimensionin tonë fizik. Ne pyesim, “Sipas të kuptuarit të shkencës moderne, në një nivel më mikroskopik, si shfaqet trupi fizik që përbëhet nga qelizat?” Ekzistojnë përbërje molekulare të ndryshme. Më të vogla se molekulat janë atomet, protonet, bërthamat, elektronet dhe kuarket. Grimcat më mikroskopike që studjohen sot janë neutrinot. Atëhere, cila është grimca më mikroskopike? Është me të vërtetë tepër e vështirë për t’u studjuar. Në vitet e tij të fundit, Sakyamuni bëri këtë deklaratë: “Është kaq e pamasë sa nuk ka konture të jashtme dhe kaq e vogël sa nuk ka konture të brendshme.” Çfarë do të thotë kjo? Në nivelin e Tathagatës, universi është kaq i pamasë saqë kufijtë e tij janë të paarritshëm, por po ashtu dhe kaq i vogël saqë as grimcat e tij më mikroskopike të përbërjes nuk janë të dukshme. Për pasojë, ai tha: “Është kaq e pamasë sa nuk ka konture të jashtme dhe kaq e vogël sa nuk ka konture të brendshme.”

    Sakyamuni gjithashtu foli për teorinë e tre mijë botëve. Ai tha se, në universin tonë dhe në Kashtën tonë të Kumtrit, ka tre mijë planete me qënie të gjalla që kanë trupa fizikë si raca jonë njerëzore. Ai gjithashtu tha se ka tre mijë botë të tilla në një kokrrizë rëre. Një kokrrizë rëre është kështu një univers me vete, me njerëz që kanë intelligjencë si ne, planete, male dhe lumenj. Duket plotësisht e pakonceptueshme! Po qe kështu, pa mendojeni pak: A ka rërë në ato tre mijë botë? Dhe nuk do të ketë tre mijë botë të tjera në secilën nga ato kokrriza rëre? Atëhere, a ka rërë në vetë këto tre mijë botët e tjera? Atëhere a nuk do të ketë tre mijë botë edhe në secilën nga këto kokrriza rëre të rërës? Kështu, edhe në nivelin e Tathagatës, nuk mund t’i shohësh fundin.

    E njejta gjë është e vërtetë me qelizat molekulare njerëzore. Njerëzit pyesin sa i madh është universi. Më lejoni t’ju them se ky univers ka kufijtë e tij. Por edhe në nivelin e Tathagatës, ai do të duket i pakufi dhe i pamasë në pafundësi. Megjithatë brendësia e trupit të njeriut është e madhe sa dhe ky univers, që nga molekulat tek pjesëzat mikroskopike. Kjo mund të duket shumë e pakonceptueshme. Kur një qënie njerëzore apo një jetë krijohet, elementet unike të jetës dhe cilësitë qenësore të saj janë tashmë të formuara që nga niveli tepër mikroskopik. Kështu, në studimin e kësaj sfere, shkenca jonë moderne është shumë mbrapa. Në krahasim me ato jetë të një inteligjence më të lartë në planetet e gjithë universit, niveli shkencor i racës sonë njerëzore është shumë i ulët. Ne nuk mund as të arrijmë dimensione të tjera që ekzistojnë njëkohësisht në të njejtin vend, ndërsa objekte fluturuese nga planete të tjera mund të udhëtojnë në dimensionin tonë. Koncepti i asaj kohë-hapësire është plotësisht i ndryshëm. Kështu, ata mund të shkojnë e vijnë sipas dëshirës dhe me një shpejtësi kaq të madhe saqë mëndja njerëzore nuk mund ta pranojë.

    Kur fola për Syrin Qiellor, unë solla rastin kur ju ndjeni sikur po dilni jashtë përgjatë një tuneli e do t’ju duket sikur ai është i pakufi dhe i pafund. Disa njerëz mund të shohin një situatë tjetër, ku ata nuk ndjejnë sikur po vrapojnë përgjatë një tuneli, por sikur vrapojnë përgjatë një rruge të pakufi dhe të pafund. Ndërsa sulen për të dalë ka male, lumenj dhe qytete në të dy anët. Kjo mund të duket dhe më e pakonceptueshme. Më kujtohet që një mjeshtër qigongu bëri një deklaratë të tillë: “Ka një qytet në çdo pore djerse të trupit të njeriut dhe trena dhe makina që ecin në të.” Me të dëgjuar këtë, të tjerët habiten dhe u duket e pakonceptueshme. Ju e dini që grimcat mikroskopike të materies përfshijnë molekulat, atomet dhe protonet. Kur kërkon më tutje, po të shikosh planin e secilit nivel në vend të një pike dhe të shikosh planin e molekulave, atomeve, protoneve dhe atë të bërthamave, do të shikosh format e ekzistencës në dimensione të ndryshme. Gjithë materia, duke përfshirë trupin e njeriut, ekziston njëkohësisht në lidhje me nivelet dimensionale të hapësirës kozmike. Kur fizika jonë moderne studjon grimcat mikroskopike të materies, ajo vetëm studjon një grimcë mikroskopike nëpërmjet ndarjes dhe shpërbërjes së saj. Ajo i studjon elementet e saj pas shpërbërjes bërthamore. Po të ekzistonte një instrument i tillë nëpërmjet të cilit ne mund të zgjeronim dhe shikonim nivelin në të cilin të gjitha elementet atomike apo elementet molekulare mund të manifestoheshin në tërësinë e tyre, apo sikur kjo skenë të vëzhgohej, ju do të arrinit përtej këtij dimensioni dhe shikonit skenat e vërteta që ekzistojnë në dimensionet e tjera.

    Ka dhe disa situata të tjera kur dikush hap Syrin Qiellor vetë. Ne kemi biseduar kryesisht rreth disa fenomeneve mjaft të zakonshme. Disa njerëzve gjithashtu u duket sikur Syri i tyre Qiellor rrotullohet. Ata që praktikojnë në Shkollën Tao shpesh shikojnë diçka që rrotullohet brenda Syrit të tyre Qiellor. Pasi pllaka Taiji kriset dhe hapet me një të kërcitur, ata do të shikojnë imazhe; megjithatë, nuk është se ka ndonjë Taiji në kokën tuaj. Ishte mjeshtri që kishte vendosur një komplet gjërash për ty që në fillim, një nga të cilat ishte Taiji. Ai e vulosi Syrin tuaj Qiellor. Në kokën kur Syri juaj Qiellor hapet çahet edhe pllaka. Mjeshtri me qëllim e kishte bërë atë në këtë mënyrë dhe nuk ishte diçka që gjendej në kokën tuaj.

    Megjithatë disa njerëz kërkojnë të hapin Syrin e tyre Qiellor. Sa më shumë që ata e praktikojnë këtë, aq më e pamundur është që ai të hapet. Cila është arsyeja? As ata vetë nuk e kuptojnë. Kjo ndodh kryesisht ngaqë Syri Qiellor nuk mund të kërkohet; sa më shumë që dikush e dëshiron, aq më pak ai arrin. Kur një person e dëshiron atë jashtë mase, jo vetëm që nuk do të hapet por përkundrazi diçka as e zezë dhe as a bardhë do të dalë nga Syri i tij Qiellor. Kjo do ta mbulojë Syrin e tij Qiellor. Me kalimin e kohës, ajo do të formojë një fushë shumë të madhe. Sa më shumë që del jashtë, aq më shumë grumbullohet. Sa më shumë që ai ta dëshirojë atë, aq më e pamundur është që Syri Qiellor të hapet, e aq më shumë nga kjo substancë do të dalë jashtë. Si rezultat, ajo do të mbulojë gjithë trupin e tij deri sa të bëhet shumë e trashë dhe me një fushë shumë të madhe. Edhe sikur Syri Qiellor i këtij personi të hapet me të vërtetë, ai nuk do të mund të shikojë gjë sepse është bllokuar nga vetë dëshira e tij. Vetëm nëqoftëse ai nuk mendon më për të në të ardhmen dhe heq dorë plotësisht nga kjo përndjekje e tij, substanca do të zhduket gradualisht. Megjithatë do t’i duhet një periudhë tepër e dhimbshme dhe e gjatë praktike kultivuese për ta hequr atë. Kjo është tepër e panevojshme. Disa njerëz nuk e dinë këtë. Megjithëse mjeshtri u thotë që të mos e kërkojnë apo përndjekin atë, ata nuk besojnë. Ata vazhdojnë ta kërkojnë dhe së fundi rezulton pikërisht e kundërta.




    Aftësia Supernormale e Shikimit në Distancë



    Një aftësi supernormale e lidhur drejpërdrejt me Syrin Qiellor quhet shikim në distancë. Disa njerëz pretendojnë: “Ndërsa rri ulur këtu, unë mund të shikoj skena në Beijing dhe në Amerikë, si dhe në anën tjetër të tokës.” Disa njerëz nuk mund ta kuptojnë këtë dhe kjo as që mund të shpjegohet shkencërisht. Si është e mundur? Disa njerëz e shpjegojnë në këtë apo në atë mënyrë dhe nuk mund ta shpjegojnë në mënyrë të kuptueshme. Ata habiten si bëhen disa njerëz kaq të aftë. Nuk është kështu. Një praktikues në nivelin e kultivimit të Ligj-Në-Botën-Trefishe nuk e ka këtë aftësi. Ajo që sheh ai duke përfshirë shikimin në distancë dhe shumë aftësi të tjera supernormale, të gjitha funksionojnë brenda një dimensioni specifik. Të paktën, ato nuk janë jashtë këtij dimensioni fizik ku ekziston rraca jonë njerëzore. Në mënyrë tipike ato nuk janë as dhe përtej fushës dimensionale të vetë personit.

    Brenda një dimensioni specifik, trupi njeriut ka një fushë e cila është e ndryshme nga fusha e virtytit. Ato nuk janë në të njejtin dimension, por janë të një madhësie të njejtë. Kjo fushë korrespondon me universin. Çfarëdo që ekziston në univers reflektohet aty. Çdo gjë mund të reflektohet. Është një lloj imazhi, por nuk është real. Për shembull, ekziston në këtë tokë Amerika dhe Washington D.C. Brenda fushës së një personi, Amerika dhe Uashington, D.C. janë të reflektuara, por ato janë imazhe të reflektuara. Imazhet e reflektuara janë megjithatë një formë e ekzistencës së materies dhe ato janë rezultat i një reflektimi korrespondues që ndryshon sipas ndryshimeve atje. Kështu, aftësia supernormale e shikimit në distancë që i referohen disa njerëz është të shikosh gjërat brenda fushës tënde dimensionale. Kur një person praktikon kultivim në Ligj-Përtej-Botës-Trefishe, ai nuk do t’i shikojë më gjërat në këtë mënyrë. Ai do t’i shikojë gjërat direct dhe kjo quhet fuqija hyjnore e Ligjit të Buddhës. Është diçka me fuqi të pamasë.

    Pra si funksionon aftësia supernormale e shikimit në distancë në kultivimin e Ligjit-Në-Botën-Trefishe? Unë do ta shpjegoj këtë për çdo njeri. Brenda kësaj fushe, në ballin e secilit gjendet një pasqyrë. Pasqyra e një njeriu që nuk praktikon është e kthyer drejt vetes, por pasqyra e një praktikuesi kthehet në anën tjetër. Kur aftësia supernormale e shikimit në distancë të një personi është gati të shfaqet, pasqyra do të rrotullohet para dhe mbrapa. Dihet që një film shfaq njëzet e katër poza për sekondë në mënyrë që të krijojë figura në lëvizje. Nëqoftëse tregohen më pak se njëzet e katër poza për sekondë, pamjet do të mungojnë dhe nuk shfaqen në vazhdim. Shpejtësia e rrotullimit të pasqyrës është më e shpejtë se njëzet e katër poza për sekondë dhe reflekton çfarë sheh dhe e kthen atë që ta shikoni ju. Me t’u kthyer përsëri, figurat do të fshihen. Reflekton dhe kthehet dhe pastaj i fshin imazhet. Rrotullimi vazhdon pa ndërprerje. Kështu, ajo që shikoni është në lëvizje. Ajo të lejon të shikosh atë që reflektohet brenda fushës tënde dimensionale dhe i korrespondon asaj që gjendet në univers.

    Atëhere si mund ta shikojë njeriu atë që është mbrapa trupit të vet? Me një pasqyrë kaq të vogël, si mund të reflektojë çdo gjë rreth trupit të njeriut? Ju e dini që kur Syri Qiellor i dikujt hapet përtej Shikimit Qiellor dhe është gati të arrijë Shikimin e Mençurisë, ai është gati të arrijë përtej dimensionit tonë. Në këtë pikë kur kalimi duket i afërt, Syri Qiellor do të pësojë një ndryshim. Kur shikon objektet fizike, ato do duken sikur zhduken. Njerëzit dhe muret do duken sikur zhduken—çdo gjë do zhduket. Domethënë, me një shikim më të përqëndruar, ti do të shohësh se në këtë dimension njerëzit nuk ekzistojnë më; ekziston vetëm një pasqyrë që qëndron brenda fushës tënde dimensionale. Megjithatë kjo pasqyrë në fushën tënde dimensionale është e madhe sa e gjithë fusha jote dimensionale. Kështu, kur rrotullohet para e mbrapa, reflekton çdo gjë kudo që ndodhet. Brenda fushës tënde dimensionale, mund të të tregojë ty çdo gjë, me kusht që t’i korrespondojë asaj që gjendet në univers. Kjo është ajo që ne e quajmë aftësia supernormale e shikimit në distancë.

    Kur ata që studjojnë shkencën e trupit të njeriut e vënë në prove këtë aftësi supernormale, ata mund ta përgënjeshtrojnë atë me lehtësi. Arsyeja për refuzimin është si vijon: Për shembull, kur një person e pyesin për kushërirën e dikujt në Beijing, “Çfarë po bën kushërira në shtëpi?” pasi i jepet emri i kushërirës dhe informacioni i përgjithshëm, personi mund ta shikojë atë. Ai do të përshkruajë ndërtesën, si të futesh në të dhe mobiljet e dhomës. Çfarë thotë ai është e gjitha e saktë. Çfarë po bën kushërira? Ai thotë se kushërira po shkruan. Për ta verifikuar këtë, ata do të pyesin kushërirën, “Çfarë po bën tani?” “Po ha.” A nuk do ta përgënjeshtronte kjo atë që pa ai? Në të kaluarën, kjo ishte arsyeja për të mos e pranuar këtë aftësi supernormale. Megjithatë, ambjenti që ai pa, nuk ishte aspak gabim. Meqenëse hapësira dhe koha jonë, që ne i quajmë “kohë-hapësirë”, ka kohë të ndryshme nga kohë-hapësira e dimensionit ku ekziston aftësia supernormale, konceptet e kohës janë të ndryshme në të dy vendet. Ajo po shkruante diçka pak më parë dhe tani ajo po han; është ky ndryshim kohe. Si rezultat, nëqoftëse ata që studjojnë trupin e njeriut deduktojnë hipoteza dhe bëjnë studime bazuar në teoritë konvencionale dhe shkencën moderne, edhe pas dhjetë mijë vjetësh të tjera përpjekjet e tyre do të jenë të kota, sepse këto janë para së gjithash diçka përtej njerëzve të zakonshëm. Kështu, njerëzimi duhet të ndryshojë mentalitetin e vet dhe nuk duhet t’i kuptojë më këto gjëra në këtë mënyrë.

  15. #135
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895
    ORGANIZMAT GJENETIKISHT

    TE MODIFIKUARA

    DHE BIOETIKA


    Njė kėndvėshtrim etik mbi njė
    realitet tejet

    tė rėndėsishėm e tė ndėrlikuar





    Pergatiti

    Albert P. Nikolla

    Master ne Bioetike



    "PASQYRA E THYER"

    E vėrteta ėshtė si njė pasqyrė

    e madhe prej qelqi e rrėzuar

    dhe e ndarė nė njėmijė pjesėza.

    Njerėzit sulen tė gjithė mbi pjesėzat,

    pėrkulen, secili syresh merr nga

    copėz dhe duke e ngritur lart si njė armė

    thėrret: "Kam nė dorė tė vėrtetėn"

    Do tė duhej, pėrkundrazi, tė mblidheshin

    me kujdes e durim tė gjitha copėzat

    tė bashkoheshin ndėrmjet tyre dhe

    sėfundi e vėrteta do tė shkėlqente sėrish.

    Marrė nga libri "Matinales"

    i shkrimarit francez Jean Sulivan





    Hyrje.



    Po marr pėrsipėr njė detyrė tė vėshtirė dhe, nganjėherė, me vjen dyshimi nėse do tė arrij tė qartėsoj njė problem aq kompleks sa ē'ėshtė a i OGM - ve. Pikėrisht me kėtė shprehje tė shkrimtarit francez Jean Sulivan doja tė shprehja shumanshmėrine e ketij problemi dhe pamundėsinė e qartėsimit tė tij nėse nuk shikohet nė tė gjitha kėndvėshtrimet. Nė forumin Alb - Shkenca, qė pėrmbledh shkencetarė, studjues, studente e dashamirės te shkencės, kohėt e fundit ka patur mjaft debate mbi kėtė argument. Pėrveē kėsaj edhe nė opinionin publik shqiptar po pėrballen dy fronte diametralisht te kundėrta: nga njėra ana shoqatat ambjentaliste dhe tė Bujqėsisė Organike qė duan tė ndalojnė me ēdo kusht hyrjen e OGM dhe nga ana tjetėr organizmat shtetėrore (Ministria e Bujqėsisė) qė thotė qė OGM nuk janė tė dėmshme dhe kėshtuqė mund tė hyjne nė Shqipėri[1].

    Kėto debate qė rrjedhin nė Alb - Shkenca dhe nė opinionin publik shqiptar janė pasqyrė e asaj ēka ndodh ndėrmjet studjuesve dhe kėrkimtarėve shkencorė nė gjithė botėn pasi ka tė bėjė me njė gjė themelore pėr jetėn njerėzore: ushqimi i pėrditshėm dhe pasojat nė ekosistem.

    Njė informacion jo korrekt rrezikon tė pengojė njė debat tė sinqertė rreth kėsaj teme dhe "viktima" e parė e kėtij fakti ėshtė lexuesi, telespektatori, konsumatori qė ėshtė pėrherė e mė i keqinformuar e i frikėsuar. Njė shėmbull klasik i informacionit tė gabuar ėshtė bashkimi artificial i temės sė OGM me disa argumenta qė nuk kanė tė bėjnė fare me to p.sh lopa e ēmendur, efekti i serės etj. Kjo gjė mjerisht po ndodh edhe nė Shqipėri, mjafton tė ndjekim debatin qė vijon prej mė se dy vitesh nėpėr gazetat e pėrditshme ku mbi kėtė teme shkruhet me njė diletantizėm qė shpeshherė merr ngjyra groteske (artikulli i fundit flet pėr "mish OGM nga fermeret shqiptarė" !!??).

    Dhjetėvjeēarėt e fundit ka ndodhur integrimi ndėrmjet shkencave biologjike dhe inxhenjerisė (nė kuptimin e saj tė ngushtė) nė mėnyrė qė tė modifikohen organizmat e gjallė, shtazore dhe vegjetale pėr tė patur rezultate mė tė mira nė prodhim, cilėsi e pėrdorim mė tė kufizuar tė pesticideve etj. Rezultat i kėtij integrimi ėshtė inxhenjeria gjenetike.

    Me gjithė mundėsitė e jashtėzakonshme qė hapin bioteknologjitė me krijimin e OGM, ndodh shpesh qė ka kundėrshtime tė ashpra nė opinionin publik, ndėrmjet grupimeve politike tė ndryshme, grupimeve tė caktura gjenetistėsh, ekologėsh, moralistėsh, etj . Kontradiktat kanė tė bėjnė kryesisht me efektet anėsore qė mund tė kenė kėto ushqime tė reja nė shėndetin e njeriut dhe nė ekosistem.

    Nė Komunitetin Europian OGM janė tė pėrhapura qė prej 15 vitesh por akoma nuk janė vlerėsuar aq sa duhet dhe normat ligjore qė rregullojnė pėrhapjen e OGM janė mė tė rrepta se ato tė SHBA. Kjo nuk do tė thotė aspak se nė KE (Komunitetin Europian) OGM janė tė ndaluara, pėrkundrazi, ato janė tė pėrhapura dhe sasia e tokės sė mbjellė me OGM ėshtė nė rritje te vazhdueshme[2], duke mos pėrmedur teknologjitė ushqimore tė koservimit ku OGM -tė janė tė pėrhapura nė mėnyrė marramėndėse ( tharmet e ndryshem, maja e birres, konservuesit ushqimore dhe mjekėsinė (insulina trangjenike e mjaft ilaēe tė tjerė).

    Njė vėshtirėsi e madhe qė vihet re nė qartėsimin e kėtij argumenti ėshtė pamundėsia e njė gjuhe tė qartė e tė kuptueshme pėr masat e gjėra tė popullsisė. P.sh nga sondazhet e realizuara nga NATBIO del se njė pjesė e madhe e konsumatorėve tregon njė mosnjohje tė jashtėzakonshme tė temave qė kanė tė bėjnė me bioteknologjitė[3].

    Duke qėnė se qėllimi im nė kėtė trajtim tė shkurtėr ėshtė ana etike e fenomenit, pėr ta shtjelluar nė mėnyrė sa mė qartėsuese problematiken e OGM do tė ndjek kėtė rrugė: nė fillim do tė pėrpiqem tė shpjegoj nė mėnyrė shumė sintetike disa tė dhėna tė domosdoshme mbi gjenetikėn pa tė cilat do tė ishte e pamundur tė shpjegohet njė fenomen i tille pėr tė kaluar pastaj nė anėn etike, cilat jane burimet filozofike qė frymėzojnė pozicione tė caktuara etike duke analizuar veēoritė e OGM, arsyet nė favor tė OGM dhe ato kundėr. Si konklusion do tė kėrkoj tė mbėshtes arsyen se pėrse pėr OGM duhet dhėnė njė pėrgjigje pozitive e kujdesshme, pra qė tė favorizojmė kėto prodhime tepėr tė rėndėsishme por edhe tė tregohet kujdes shkencor qė tė evitohen dėmet e mundshme tė OGM dhe njė korrektėsi e domosdoshme me konsumatoret dhe tė mos lihen kėta tė fundit nėn sundimin e njė disinformimi total ose, aq mė keq, tė njė informacioni tė gabuar dhe tė mbushur me paragjykime. Kjo pėr arsyen e rėndėsishme se efekti i OGM mbi njerėzit ka karakter tė trefishtė : efekti mbi anėn shėndetėsore, sociale dhe psikologjike.

    Reflektim i shkurtėr mbi inxhenjerinė gjenetike.

    ADN, kodi gjenetik.

    ADN - ja ėshtė njė strukturė molekulare ku ndodhet kodi i gjithė jetės, nė fakt nė tė ndodhen tė gjitha informacionet gjenetike tė trashėgimisė. Kur qeliza "mėmė" shumohet, kopja e pėrpiktė e ADN transmetohet nė qelizen "bijė" (tek njėqelizorėt ose shumimi me klonim). ADN ėshtė shumė e gjatė dhe e pėrbėrė nga disa pjesė, ose gjene, qė kanė brenda tyre tė gjitha informacionet qė kanė tė bėjnė me strukturėn dhe funksionimin e njė organizmi tė gjallė gjatė gjithė jetės sė tij. Megjithėse ADN e tė gjitha qėnieve tė gjalla ka nė pėrbėrjen e vet katėr njėsi kimike themelore, ka njė ndryshueshmėri tė madhe nė gjatėsi dhe nė formė nė organizma tė ndryshėm. Vetėm nė organizmat shumė rudimental, siē janė p.sh bakteret, vazhdueshmėria e ADN ėshtė deshifruar e tėra, megjithėse mėnyra e funksionimit tė tij ėshtė, mjerisht, larg nga tė kuptuarit e tij tė plotė. P.sh ne vitin 2000 ėshtė publikuar pėr herė tė parė harta e gjenomes njerėzore (bashkėsia e tė gjithė gjeneve quhet gjenome), megjithėse ne dimė akoma shumė pak: njohim funksionimin e 6000 gjeneve, ndėrkohe qė na mungon njohja pėr 70.000 tė tjerė. Pėr tė shpjeguar mirė ADN do tė duhej tė thirrja nė skenė njohuritė e fizikės kuantike, biologjisė molekulare, por nuk ėshtė qėllimi i kėtij punimi qė tė bėj njė gjė tė tillė e pėr kėtė do ti kaloj gjėrat pak perciptas pėr tė arritur sa mė parė nė qėllimin e kėtij punimi: OGM dhe etika.



    Si funksionon ADN?

    Katėr njėsitė bazė qė pėrmendėm mė lart quhen baza ose nukleotide. Kėto katėr baza janė Adenina, Citozina, Guanina dhe Timina. Kėto baza mund tė kombinohen midis tyre nė mėnyra tė ndryshme nė gjatėsi tė ADN ndėrsa lidhja ndėrmjet bazave ėshtė rigorozisht A - C dhe G - T kėshtuqė formohet e ashtuquajtura helika e dyfishtė. Kjo ėshtė arsyeja qė ADN ka formėn e njė helike pasi nė njerin rrjesht janė bazat e renditura njėra pas tjetrės dhe nė tjetrin po ato baza por sipas rregullit qė sapo thamė. Ateherė kur grupohen nė njėsi treshe bazat kodifikojnė njė aminoacid tė veēantė. Vazhdimėsia e kodifikuar e njė gjeni ėshtė e gjatė afėrsisht 1000 baza. Leximi dhe pėrkthimi i ADN pėrfshin jo vetėm gjenet e veēantė pėr ēdo funksion por edhe fragmente tė caktuar qė shėrbejnė si "pikė vrojtimi" qė kanė si qėllim aktivizimin apo ndėrprerjen e aktivitetit tė njė gjeni te caktuar. Disa gjene janė tė njohur nė bazė te funksionit te tyre, si nxitės, veprues dhe tė tjerė si gjene ndėrprerės dhe shtytės.

    Gjenet.

    Njė gjen ėshtė njė segment i ADN - sė nė tė cilin janė tė pranishėm udhėzimet e veēanta qė shėrbejnė pėr prodhimin e njė proteine. Po tė pėrdornim njė metaforė do tė thonim qė tėrėsia e gjeneve pėrbėn "projektin" nė letėr tė njė ndėrtese ndėrsa ndėrtesa vetė ėshtė organizmi. Gjenet kanė brenda tyre informacionin pėr tė sintetizuar dhjetėra e mijėra proteina qė pėrbėjnė strukturėn ndėrtuese dhe funksionet biokimike tė tė gjitha qenieve tė gjalla qė nga bakteriet e thjeshtė deri tek njeriu. Zbulimet mė tė fundit na tregojnė se gjenet janė tė rradhitur nė ADN nė grupe ose «familje» dhe qė funksionimi i njė gjeni ndikohet edhe nga gjenet e tjerė tė grupit, madje tėrėsia e gjeneve tė njė grupi mund te ndikojė nė funksionimin e njė gjeni qė i pėrket njė grupi tjetėr (teoria e gjenomės fluide)[4]. Nė kėtė pikė ngrihet njė nga dyshimet pėr OGM - tė pasi nuk mund tė dihet me saktėsi absolute efekti qė mund tė ketė gjeni qė ne fusim nė njė organizėm tė ri. Kjo edhe pėr faktin qė ėshtė praktikisht e pamundur qė ne tė fusim njė gjen tė vetėm nė njė oprganizėm por ne fusim nje "copė" ADN - je ku kemi edhe gjene qė "nuk i duam" por qė jemi tė detyryar ti fusim pasi njė gjen i vetėm ėshtė tepėr tepėr i vogėl pėr njė transferim tė personalizuar.

    Gjenetika.

    Gjenetika ėshte studimi i gjeneve dhe ka dy baza themelore: nga njėra anė studjon informacionin qė gjendet nė secilin gjen, qė do tė thotė qė kėrkon tė kuptojė veēoritė e proteinės qė vjen nga aktiviteti i kėtij gjeni; nga ana tjetėr mban parasysh faktin qė veprimi i secilit gjen ėshtė e kontrolluar dhe e rregulluar sipas njė mėnyre tepėr precise. D.m.th qė ēdo gjen ka nė strukturėn e tij ka nje "sinjalizues" ose "ndėrprerės" qė rregullon veprimin e tij pėr tė bėrė qė organizmi tė ketė proteinėn e saktė nė momentin e duhur, nė sasinė e duhur dhe nė vendin e duhur.

    Ku mbaron kryqezimi e ku fillon inxhenjeria gjenetike?

    Natyra ka mekanizma tė veēantė nėpėrmjet tė cilėve lejon qė fekondimi tė bėhet vetėm ndėrmjet individėve tė sė njėjtės specie ose ndėrmjet individėve tė specieve tepėr tė afėrta. Nėpėrmjet kryqėzimit, informacioni gjenetik qė vjen nga tė dy prindėrit transmetohet tek pasardhėsit pasi ka ndodhur rikombinimi i ADN mėmė dhe babė (crossing - over). Gjatė kėtij procesi tė njėjtat seksione tė ADN mund tė ndėrrohen ndėrmjet kromozomeve por nė to gjenet mbeten pėrherė nė tė njėjtėn renditje dhe nė po atė pozicion qė kanė prej mijėra vitesh. Nė kėtė mėnyrė, nese nuk ndodhin mutacione gjenetike apo aksidente, njė gjen do tė jetė perherė i rrethuar nga i njėjti sektor i ADN -sė.

    Por egziston njė strategji qė bėn qė organizmi tė mashtrohet dhe tė aktivizohen gjene kundėr vullnetit tė tij. P.sh bima e lulediellit qė ka petalet (lulet mė saktė) tė verdha e gjethet e gjelbra, mund tė bėhet me gjethe tė verdha nėse do tė aktivizonim edhe per gjethet gjenin pėrgjegjės pėr ngjyrėn e verdhė tė luleve. Pikėrisht kėtu fillon inxhenjeria gjenetike qė paraqet pa dyshim njė progres shkencor tė pėrmasave marramėndėse. Disa shkencėtarė e kanė krahasuar inxhnjerinė gjenetike, pėr nga rėndėsia dhe rreziku qė mund tė sjellė, me inxhenjerinė bėrthamore pasi njeriu ka "vėnė duart" mbi njė mundėsi tė jashtėzakonshme qė hap shumė horizonte e qė kėrkon korrektėsi shkencore dhe etike.

    Inxhenjeria gjenetike bėn tė mundur tė shėmbet muri qė ndan speciet midis tyre e bėn qė tė bashkėjetojnė informacione komplet tė ndryshme p.sh mund tė tranferohet gjeni i njė peshku polar, qė e bėn atė rezistent ndaj tė ftohtit, tek domatet apo luleshtrydhet qė kėto tė fundit tė shndėrrohen nė tė pandjeshme ndaj te ftohtit tė akullt. Apo tė dėrgohet gjeni qė ėshtė pėrgjegjės pėr prodhimin e njė toksine nga njė bakter nė bimėn e misrit pėr ta mbrojtur kėtė tė fundit nga insektet pasi kėta tė fundit ngordhin pasi ushqehen me toksinėn e prodhuar[5].

    Si prodhohen OGM?

    Hapi i parė pėr tė arritur nė prodhimin e OGM ėshtė pėrcaktimi dhe izolimi i gjenit qė na intereson qė do tė transferohet nga njė specie nė tjetrėn. Metodat qė sot pėrdoren pėr kėtė gjė janė tė shumta dhe nuk ėshtė rasti tė ndalohemi e tė shpjegojmė. Pėr tė shkėputur gjenin e caktuar bioteknologėt pėrdorin disa enzima tė caktuara (endonucleaze) qė bėjnė ndarjen e asaj pjesė tė ADN -sė ku ndodhet gjeni i dėshiruar nga pjesa tjetėr e ADN -sė. Bioteknologėt kanė nė dispozicion njė sasi shumė tė madhe enzimash (afėrsisht 300) qė pėrdorin pėr copėtimin e ADN -sė ku ndodhen gjeni i dėshiruar. Njė pjesė e madhe e enzimave qė pėrdoren nga bioteknologėt ka prejardhje patogjene (agjente qė provokojnė sėmundje), pasi shfytėzohet kjo aftėsi pėr tė shkatėrruar ADN - nė e qelizės sė sulmuar. Nė kėtė mėnyrė pritet njė copėz e caktuar e ADN -sė qė ka brėnda gjenin e dėshiruar. Kjo copėz qė ka brenda saj gjenin mund tė marrė formė tė rrumbullkėt e mund tė futet tė ruhet brenda njė bakteri nė formėn e njė plazmidi.

    Sė dyti duhet qė ky gjen i izoluar tė klonohet (tė shumėfishohet) nė mėnyrė qė tė kemi njė sasi tė mjaftueshme pėr tė bėrė mė vonė transferimin e tij nė qelizat e organizmit qė duam tė modifikojmė. Pėr tė klonuar gjenin shpesh herė thirrėn nė ndihmė bakteriet pasi struktura e tyre e ADN - sė ėshtė relativisht e thjeshtė dhe sepse kanė nė brėndėsi tė citoplazmės sė tyre disa porcione tė vogla ADN - je qė quhen plazmide dhe qė kanė njė numėr tė kufizuar gjenesh. Edhe nė kėtė rast duhen pėrdorur enzimat ndarėse qė bėjnė ndarjen e plazmideve nė mėnyrė qė tė ketė "hapėsirėn" e duhur pėr tu futur gjeni qė kemi izoluar.

    Hapi i mėtejshėm ėshtė "pėrzierja" e gjenit qė kemi shkėputur me plazmidet qė kemi marrė nga bakteriet. Lidhja e gjenit me plazmidin bėhet pėrsėri nėpėrmjet njė proteine tė caktuar qė ėshtė enzima ligazė qė bėn lidhjen e gjenit me plazmidin. Palzmidi me gjenin e huaj rifutet nė baktere dhe kėta tė fundit lejohet tė shumohen. Jo pėrherė gjithēka shkon mirė keshtuqė ėshtė e nevojshme tė kuptojmė nėse gjeni ka zėnė vend nė plazmid. Pėr kėtė para se tė fillohet proēesi, shpesh here, bioteknologėt vendosin krahas gjenit qė duan tė transferojnė edhe njė gjen tjetėr qė quhet gjeni shėnues ose dallues qė na tregon mė mė vonė nėse ēdo gjė ka shkuar nė rregull. P.sh gjeni shėnues mund tė jetė njė gjen qė bėn qėndresėn ndaj njė antibiotiku kėshtuqė ėshtė fare lehtė tė kuptohet nėse gjeni qė ne na intereson ėshtė futur apo jo duke trajtuar me antibiotik bakteriet do tė vdesin ato qė nuk e kanė gjenin dhe do tė shumohen ato qė e kanė marrė atė.

    Pasi kemi pėrgatitur gjithēka mbetet futja e gjenit nė qelizėn e organizmit qė duam tė modifikojmė. Gjeni ėshtė tepėr i vogėl dhe ėshtė e pamundur tė pėrdorim teknika tė mikrokirurgjisė kėshtuqė ėshtė e nevojshme tė pėrdoren disa transportues ose vektore. Vektorėt qė zakonisht pėrdoren janė bakterie ose virus. Nė rastin e bimėve pėrdoret shumė shpesh bakteri Agrobacterium tumefaciens.

    Shpesh pėrdoren edhe viruse si vektore pėr futjen e gjenit, madje kėta tė fundit (viruset) janė edhe mė agresive se bakteriet dhe mė tė shpejtė, por edhe pėr viruset, ashtusi pėr bakteriet vlen e njėjta gjė: duhet tu hiqet rrezikshmėria para se tė pėrdoren pėr njė qėllim tė tillė.

    Pėrveē bakterieve e viruse pėrdoret edhe njė teknologji mahnitėse: biobalistika. Disa sfera tė florinjta (copėza mikroskopike ari) vishen me ADN -nė qė ka gjenin modifikues qė duam tė dėrgojmė tek bima pėrkatėse. Kėto copėza qėllohen mbi qelizat e bimės nėpėrmjet disa pistoletave tė vogla bioteknologjike. Sferat e vogla pasi depėrtojnė nė citoplazmen e qelizave tė organizmit pritės kanė futur brenda edhe pjesėn e ADN -sė qė ne jemi tė interesuar tė fusim. Ėshte tepėr e rėndėsishme qė qelizat e qėlluara tė mos vdesin (ato dėmtohen gjatė goditjes) pasi vetem nėse mbeten tė gjalla do tė marrin copėzėn e ADN -sė me gjenit e duhur dhe mund tė shumohen ose klonohen pėr tė arritur atje ku ne duam: tek njė organizėm i plotė i modifikuar. Kjo mėnyrė pėrdoret kryesisht tė modofikuar grurin dhe orizin pasi nuk janė shumė tė adoptueshme pėr inxhinjerin gjenetik natyror Agrobacterium.

    Njė mėnyrė tjetėr pėr tė transferuar gjenin ėshtė edhe ajo e mikroinjektimit nėpėrmjet sė cilės injektohet, nė qelizėn e organizmit qė duhet modifikuar, njė solucion qė ka brenda edhe gjenin pėrkatės.

    Jo gjithēka mbaron me futjen dhe absorbimin e gjenit nga ADN -ja e qelizės sė organizmit pritės. Duhet qė kjo qelizė tė na japė njė organizėm tė rritur qė nga ana e tij tė jetė i aftė tė riprodhohet dhe tė na japė fara qė janė tashmė transgjenike (ose ne rastin e kafshėve embrione tė modifikuara). Vetėm atėherė (nė rastin e agronomisė) kur kemi nė dispozicion njė sasi tė konsiderueshme farėrash tė modifikuara fillon etapa mė e rėndėsishme: prova nė fushė. Bimėt qė tregojnė cilesitė mė tė mira (sipas asaj qė duam tė realizojmė) seleksionohen pėrsėri dhe kryqezohen midis tyre pėr tė patur hibride tė rinj qė janė tashmė OGM. Pastaj vjen prova nė fushė qė kanė si qėllim verifikimin e tė gjitha aspektet praktike qė kanė tė bėjnė me kultivimin e varietetit tė ri transgjenik dhe kjo provė mund tė bėhet vetėm atėherė kur kanė marrė autorizimin e shtetit[6].

    Pėrceptimi i OGM nga ana e publikut.

    Impakti emocionues e sensacional.

    Siē e pėrmenda edhe mė lart, masat e gjėra tė publikut e kanė tė pamundur tė kenė njė njohje tė plotė tė kėtij fenomeni tė ndėrlikuar dhe nė kėtė pikė problemi komplikohet akoma mė tepėr pasi ka hapėsirė pėr abuzime joshkencore dhe me qėllime pėrfitimi nga ana e grupimeve tė ndryshme shkencore, politike, sociale dhe kulturore.

    Shpesh ka ndodhur qė shkrimet pėr prodhimet OGM janė publikuar nėpėr gazeta dhe revista me qėllim qė tė ngjallin tek lexuesi efekt ankthi. P.sh ėshtė bashkuar miti i Frankestein - it me prodhimet bujqėsore OGM, nė mjaft raste na paraqiten nėpėr gazeta e revista tė ndryshme luleshtrydhe me luspa peshku, patėllxhana me thumbin e akrepit nga pas ose gjethe spinaci qė dalin nga lėvozhga e njė veze[7]. Kjo do tė thotė tė terrorizosh publikun pa patur asnjė bazė shkencore tė mirėfilltė. Kėtė "profesion" e kryejnė mjaft mirė numėr i vogėl gazetarėsh tė pandershėm e tė paiformuar dhe qė "shiten" tek ndonjė shoqatė pėr tė patur financime tė ndryshme.

    Pėrveē gazetarėve njė pikė e dobėt ėshtė edhe vetė natyra e informacionit sot nė botė pasi njė pjesė e konsiderueshme (25%) e reklamave televizive i pėrket sektorit ushqimor dhe pjesa mė e madhe e reklamave financohet nga kompani bujqėsore me pėrmasa tė mėdha dhe nė njė farė mėnyre janė kėta tė fundit "drejtorėt e orkestrės" qė disa herė kanė interes ti pėrkrahin OGM - tė e disa herė bėjnė tė kundėrtėn pasi mund tė cėnohen interesat e tyre. Veē kėtyre edhe vetė natyra e reklamės ėshtė pėr tė mbushur mendjen e jo pėr tė informuar.

    Detyra morale e personave me kompetencėn pėrkatėse pėr tė ndėrhyrė.

    Nė njė situatė tė tillė mendoj se personat e pėrgatitur, me njohjet e nevojshme shkencore, etike dhe ndershmėri profesionale do tė duhej tė ndėrhynin e tė bėnin publik pozicionin sa mė real e sa mė shkencor rreth kėtij fenomeni pėr tė mbrojtur kurdoherė tė vėrtetėn pėrballė mėnxyrės e gėnjeshtrės. Sa mė tė heshtur tė rrinė njerėzit e shkencės aq mė shunė e ngrenė zėrin personat qė shkruajnė vetėm me qėllim qė tė mbulojnė tė vėrtetėn dhe tė bėhen sa mė sensacional duke qėnė se ky argument ėshtė bėrė i modės kohėt e fundit.

    Kjo rrjedh edhe nga detyra qė secili person ka ndaj komunitetit ku bėn pjesė pėr tė mbrojtur tė vėrtetėn e pėr tė shėrbyer nė tė mirėn e bashkėsisė ku jeton dhe duke respektuar edhe bindjet personale mbi kėtė dukuri.

    Arsyeja e njė kėndvėshtrimi etik mbi OGM.

    Etika e jetės. Bioetika

    Etika e jetės (tė jetuarit) ose Bioetika ėshtė studimi sistematik i sjelljes njerėzore nė ambjnentin e shkencave tė jetės e tė shėndetit nėn dritėn e vlerave e principeve morale[8]. Kėshtuqė Bioetika mund tė konceptohet si ajo pjesė e filozofisė morale qė vlerėson mundėsinė ose jo tė ndėrhyrjes mbi jetėn e njeriut dhe sidomos shqyrton ato ndėrhyrje qė kanė tė bėjnė mė praktikimin e shkencave mjekėsore e biologjike dhe ekologjike. Pra nėse do tė thonim se biologjia, mjekėsia dhe ekologjia pėrbėjnė sytė e Bioetikės, filozofia ėshtė shpirti i saj, ėshtė ajo qė e bėn tė arsyetojė pasi ka parė realitetin e fenomeneve.

    Duke qėnė se arsyetimi Bioetik ka pėr bazė njė filozofi morale tė caktuar, aq sa rryma filozofike morale egzistojnė, po aq arsyetime bioetike rrjedhin. Kjo varet edhe nga roli qė i jepet arsyes nė etikė nga kėto rryma mendimi. Kėto modele filozofike janė tė shumtė e nė evolucion tė vazhdueshėm dhe pėr pėrmasat e kėtij punimi ėshtė e pamundur qė ti parashtroj.

    OGM -tė bėjnė pjesė me titull tė plotė nė objektin e Bioetikės sepse kanė tė bėjnė me njė ndėrhyrje nė kodin gjenetik tė bimėve ose kafshėve qė pėrdoren si ushqim pėr njeriun (si rrjedhojė duhet parė impakti qė mund tė kenė mbi shėndetin), impakti qė kanė mbi njerėzimin (sipėrfaqja e tokės pėr frymė ulet nė menyrė drastike ndėrkohė qė disa llojė OGM i pėrshtaten kushteve tė papėrshtatshme pėr kultivim), por edhe pėr impaktin qė kanė nė ambjentin ku njeriu jeton ( pėrdorimi i tyre mund tė ndikojė nė ekuilibrat biologjikė tė habitateve ekologjike por edhe nė pastrimin e ambjentit)[9].

    Krahasimi i OGM - ve me shpikjet e mėdha tė njerėzimit nėn pikpamjen etike.

    Ėshtė tashmė e pranuar nga shumica e shkencėtarėve ne botė se bioteknologjitė pėrbėjnė pa dyshim njė nga shpikjet mė tė mėdha tė njerėzimit e pėr nga rėndėsia qė kanė e do tė kėnė nė tė ardhmen, mund tė krahasohen me shpikjen e motorrit me djegje tė brendshme, energjinė eletrike dhe atė bėrthamore. Kur Watson dhe Crick zbuluan natyrėn e ADN -sė mbase akoma nuk e kishin kuptuar mrekullinė qė kishin takuar. Kishin vėnė duart mbi njė levė Arkimedi qė mund tė shndėrrojė botėn dhe kjo nuk ėshtė metaforė por realitet.

    Sot nė botė dhe nė Shqipėri ka grupime sociale, shkencore, politike dhe ekonomike qė janė kategorikisht kundėr OGM - ve pasi thonė se mund tė ketė pasoja pėr shėndetin e njeriut dhe mjedisin. Lind natyrshėm pyetja: A mund tė jetojė njeriu pa pėrballuar asnjė rrezik? Njerėzit sapo dalin nga shtėpinė pėr nė punė janė tė pėrballur me rreziqe nga mė tė ndryshmet dhe ėshtė e pamundur ti evitojė e tė mbyllet nė shtėpi.

    Pėrsa i pėrket rrezikut dhe sidomos pasojės qė ka sjellė motori me djegje tė brėndshme nėpėrmjet makinave mund tė thuhet pa frikė se ka patur milona tė vdekur. Sot vetėm nė vėndet e Komunitetit Evropina vdesin nga aksidentet me makina 40 mijė persona nė vit. Impakti mbi ambjentin ėshtė katastrofik jo vetėm pėr sasinė e CO2 por edhe pėr mbetje tė tjera kimike pas djegjes sė karburanteve. A mund tė ngrihet kush sot e tė thotė se duhet ndaluar qarkullimi me makina? Sigurisht qė shumica e njerėzve nuk do ta merrnin seriozisht ose sė paku do ta quanin tė ēmėndur. Kėtu do tė bėja njė krahasim me ata qė thonė: absolutisht jo OGM. Dhe si pėr ironi tė fatit do tė thoja se po punohet pėr prodhimin e njė alge OGM qė pastron ambjentin nga mbetjet e metaleve tė rėnda[10].

    E njėjta gjė mund tė thuhet pėr energjinė elektrike megjithėse shumė mė pak e rrezikshme se sa motori me djegje tė brendshme. Vetėm nė vėndet e ish Bashkimit Sovjetik, pas vitit 1990 ka patur me mijėra tė vdekur nga defektet e sistemeve elektrike tė vjetėruara tė trashėguara nga sistemi komunist. Nuk besoj qė njė person me arsyetim tė shėndoshė do tė ngrihej e tė thoshtė qė meqėnėse njerėzit qė vdesin janė kaq shumė duhet tė mos e pėrdorim energjinė elektrike. Edhe kėtu do tė shtoja se nė Spanjė ėshtė nė proēes tė kėrkimit shkencor njė bimė OGM qė do tė ketė impakt tė rėndėsishėm nė prodhimin e energjisė elektrike.

    Pėrsa i pėrket energjisė bėrthamore kundėrshtimet janė mė tė ashpra se kudo tjetėr pėr koficentin e lartė tė rrezikshmėrisė. Paradoksi duket edhe nė njė rast konkret: njė aktivist i Green Peace pasi ka marrė pjesė attive nė manifestimet kundėr energjisė bėrthanore sėmuret nga mushkėritė dhe i drejtohet spitalit pėr tė bėrė vizitėn dhe, mjerisht, aty merr vesh se grafia e mushkėrive bėhet nėpėrnmjet pėrdorimit tė enegjisė bėrthamore (rrezet Rontgen) dhe i revoltuar largohet nga spitali pa bėrė analizat. Ky shembull, nė pamje tė parė duket se ka vetėm humor por ėshtė tejet domethėnės pasi nė mėnyrė analogjike e njėjta gjė ndodh me disa kundėrshtarė tė ethshem tė OGM -ve qė mbase ėshtė i sėmurė mė diabet dhe nuk e di se insulina qė merr ėshtė OGM. Ose paradoksi i tė konferencės sė Shoqatės sė Bujqėsisė Organike me titull: "Shqipėria pa OGM" e cila shoqėrohet me njė cocktail -it ku pihet birrė e tharmuar me mają OGM.

    Nga kėto del konkluzioni qė asnjė nga shpikjet e njerėzimit nuk ėshtė nė vetvete e rrezikshme apo dėmprurėse, gjithēka varet nga pėrdorimi (ose etika e pėrdorimit) qė njeriu bėn duke shfrytėzuar kėtė shpikje. E njėjta gjė vlen edhe pėr OGM - tė pasi edhe brenda tyre ka patur raste qė janė bllokuar disa prodhime qė sillnin alergji tek njeriu (rasti i sojės me gjenin e arrės brasiliane ose i aminoacidit triptofan). Kjo do tė thotė qė qėndrimet globale dhe ideologjike janė tė gabuara qė nė nisje. Vlen, nė kėtė kontekst, tė pėrmendet edhe qėndrimi i disa partive politike nė Komunitetin Evropian ku njė pjesė e partive tė majta janė kundėr OGM - ve pėr faktin qė shumica e tyre prodhohen nė Amerikė dhe si tė tilla nuk duhen pranuar dhe absurditeti qė shoqėron disa grupime qė janė kundėr OGM - ve pasi konkurrojnė prodhimet tradicionale evropiane si domatja, patėllxhani, fasulet, misri, speci etj duke harruar se shumica e kėtyre prodhimeve e ka origjinėn pikėrisht nga Amerika.

    Sikundėr edhe qėndrimi nė favor tė OGM - ve me ēdo kusht dhe pa vėshtrim kritik nuk duhet pranuar pasi ėshtė vėrtetuar se nė disa raste tė izoluar mund tė shkaktojnė alergji ose tė kenė impakt negativ nė florėn dhe faunėn e ambjenteve ku kultivohen[11].

    Nė favor dhe kundėr OGM - ve nėn kėndvėshtrimin etik.

    Argumentat nė favor.

    1. Prodhimi i ilaēeve me kosto tė ulėt dhe me cilėsi tė larta duke shmangur edhe alerginė qė shpesh kanė nė vetvete ilaēet e prodhuara nė mėnyrė tradicionale (insulina OGM ka mėnjanuar alerginė qė kishte insulina e prodhuar nga derrat);

    2. Pėrdorimi nė shkallė tė gjėrė e me kosto tejet tė ulėt nė konservimin e ushqimeve. Sot nė botė pėrdorimi i OGM - ve si konservant ėshtė nė njė shkallė tė gjėrė. Nė kėtė pikė punohet jo vetėm nė pėrdorimin e OGM - ve si konservues por edhe duke modifikuar prodhimet nė vetvete e duke futur gjene qė pengojnė aktivizimin e oksigjenit e tė temperaturave tė larta nė favor tė prishjes sė prodhimeve;

    3. Pėrhapja e kultivarėve bujqėsorė qė u rrezistojnė insekteve (rasti i misrit Bt) duke kursyer milona dollarė insekticide, duke rritur prodhimin e duke mbrojtur nė tė njėjtėn kohė habitatin ekologjik nga ndotja e e insekticideve;

    4. Rrezistenca e disa kultivarėve OGM ndaj herbicideve duke bėrė qė tė luftohen vetėm barėrat e keqinj nga pėrdorimi i herbicideve;

    5. Rrezistenca e disa kultivarėve OGM nė kushte ambjentale thatėsire e amplitude temperature tepėr tė lartė. Nė kushtet e sotme tė ritmeve tė shkretėtirėzimit njė gjė e tillė merr rėndėsi tė veēantė dhe ka, pa dyshim impakt nė zhvillimin e vėndeve tė varfėra;

    6. Pėrdorimi i OGM - ve nė mbrojtjen e disa specive qė jane nėn kėrcėnimin e zhdukjes. Duke futur disa gjene qė favorizojnė mbijetesėn e kėtyre specieve ato mund tė shpėtojnė[12];

    7. Pėrmirėsimi i cilėsisė sė disa kultivarėve tradicionalė qė kanė mungesa tė disa vitaminave tė veēanta. Rasti i Golden Rice qė ėshtė krijuar pėr tė pėrmirėsuar orizin tradicional nė disa vėnde orientale i cili ka mungesė tė pro - vitaminės A e qė shkakton verbimin;

    8. Pastrimi ekologjik i ambjentit nėpėrmjet disa algave OGM qė thithin metalet e rėnda qė kanė karakter tejet ndotės;

    9. Krijimi i i disa bimėve OGM qė do tė ndihmojnė nė prodhimin e energjisė elektrike;

    Natyrisht lista e argumentėve nė favor ėshtė shumė mė e gjatė se kaq por do tė doja

    bėja njė reflektim etik mbi kėto tė mira qė OGM - tė sjellin. Mendoj se syri kritik duhet tė jetė i pranishėm nė ēdo zbulim tė shkencės dhe nė ēdo favor qė ajo pretendon se sjell pėr njerėzimin. Nė rastin konkret duhet vėzhguar me kujdes ēdo argument pozitiv nė mėnyrė qė tė analizohet rast pėr rast nėse ėshtė vėrtete i tillė e tė analizohen tė gjitha interesat qė fshihen pas tij jo pėr tė paragjykuar interesat, pasi ato mund tė jenė tė ndershme, por nė mėnyrė qė interesat dhe ndershmėria intelektuale tė harmonizohen nė mėnyrė tė drejtė. Do tė ishte e padrejtė nėse ne do tė ishim kundėr OGM - ve vetėm pėr faktin se pas tyre ka interesa tė shoqėrive shumkombėshe pasi tė kėrkosh pėrfitimin ėshtė diēka e ndershme nė kapitalizėm, por vėmėndja do tė duhesh ti kushtohej anės etike nė favorizimin e vėndeve tė varfėra me bioteknologji dhe nė kėtė pikė njė vėshtrim kritik do tė ishte i pranueshėm. Ky arsyetim thėrret nė skenė jo vetėm shkencėtarėt, eticienėt, politikanėt por edhe gjithė qytetarėt nė mėnyrė tė atillė qė tė bėhėn protagonistė tė fatit tė tyre nė njė botė qė sigurisht nuk do tė reshtė duke na mahnitur e mrekulluar.

    Kundėr OGM - ve.

    1. Efekt negativ nė shėndetin e njeriut. Nė kėtė pikė mėndohet se aminoacidet, e pėr rrjedhojė proteinat qė mund tė prodhojė gjeni i ri qė kemi futur nė organizėm, mund tė kenė efekte helmuese, alergjike, kanceroze pėr shėndetin e njeriut[13]. Vlen tė theksohet nė kėtė pikė se deri mė sot ka patur raste tė izoluara tė alergjive (rasti i aminoacidit Triptofan dhe i sojės sė modifikura me gjenin e arrės braziliane qė janė ndaluar menjėherė nga kompanitė prodhuese), por nuk ėshtė vėrtetuar qė OGM -tė ndikojnė nė modifikimin gjenetik tė bakterieve tė zorrėve apo tė qelizave njerėzore. Nė kėtė pikė mund tė pėrmendet edhe rasti Putsai[14] por ėshtė mjaft i kritikuar pėr mungesėn e korrektėsisė shkencore gjatė eksperimentimit. A mund tė ndalohen OGM -tė deri sa tė vėrtetojmė pėrfundimisht pas dhjetra vitesh nėse janė tė rrezikshme apo jo? Mendoj se pėrgjigja ėshtė negative pasi sot nė botė njihen me qindra ushqime tradicionale jo - OGM qė shkaktojnė alergji nga mė tė ndryshmet dhe tė mbingarkohen OGM -tė me mėkate qė nuk i kanė akoma ėshtė e padrejtė.

    2. Dėmtimi i ekuilibrave biologjikė dhe ekologjikė nė faunėn e habitateve ekologjike. Rasti i Bt ose i kultivarėve tė misrit qė u rrezistojnė insekteve. Mendoj se kjo pikė duhet shikuar me mjaft kujdes pasi me tė vėrtetė kėtu mund tė ketė dėme nė florėn e ambjenteve ku kultivohen kėto kultivarė. Rreziku nė kėtė pikė mund tė shmanget duke analizuar hollėsishėm ambjentin ku kultivohen kėto kultivarė ose duke pėrdorur njė teknikė amerikane qė nė fushat e mbjella me misėr OGM lihet njė sipėrfaqe me misėr jo - OGM nė mėnyrė qė insektet tė kenė hapėsirėn e vet ekologjike ku ushqehen.

    3. Dėmtim i ekuilibrave ekologjikė dhe biologjikė nė florėn e habitateve biologjike. P.sh disa kėrkues shkencorė danezė kanė vėrtetuar nė vitin 1994 qė kolza OGM pėr ti rrezistuar herbicideve ka transmetuar gjenin e saj tek njė bar i keq i ngjashėm me specien e kolzės. (Brassica Campestris). Edhe nė kėtė rast mendoj se duhet shumė kujdes nė zgjefhjen e zonave ku mbillen kultivarėt qė u rrezistojnė herbicideve nė mėnyrė qė tė mos transmentohet kjo rrezistencė tek barėrat e kėqinj.

    Pėrmbledhje e librit

    "OGM dhe Bioetika"

    Albert P. Nikolla

    Master nė Bioetikė.



    --------------------------------------------------------------------------------

    [1] Gazeta Shekulli: 29/10/2003

    [2] Tė dhėna tė Komisionit tė KE.

    [3] Instituti NATBIO sondazh 15/1997 nė KE: pjesa mė e madhe e popullsisė mendon se duke u ushqyer me OGM shndėrrohet edhe ADN e trupit tė tyre.

    [4] A. Meldolesi . Organismi geneticamente modificati. Milano, 2001. Ed. Enaudi.

    [5] Rasti i misrit Bt qė pėrbėn edhe shkallėn mė tė gjėrė tė pėrdorimit tė OGM.

    [6] Burimi i te dhenave: KE

    [7] J.M. Pelt, L'orto di Frankestein. Milano 2000

    [8] W. T. Reich, Encyclopedia of bioethics, New York, 1978

    [9] L.L.Wolfenbarger & P.H Phifer, The ecological risks and benefits of GMO-s. Science 90(15)

    [10] L.L. Wolfenbarger, The ecological risks and bebefits of genetically engineerined plants. Science 290(15)

    [11] J.E. Losey, L.S. Rayor, M.E. Carter, Transgenic pollen harms monarch larvae, Nature, 199

    [12] L Carra, F. Terragni Il conflitto alimentare. Garzanti, 2001

    [13] M.Nestle, Allergies to transgenic foods, Neė England Jornalo of Medicine. 1996

    [14] Arpad Putsai, Effect of diets containing modified potatoes expressing Galanthus nivalis lectin on rat small intestine, The Lancet. 1999

  16. #136
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Shkenctarët kanë gjetur krejte rastësishte se bakterja e KOSIT qe fermontohet, është ilaçi më i mirë deri me sot i cili e shkatrron Virusin hvs, Idas.(siden).
    tani ka mbetur te gjejne se si ta manipulolne bakterjen e kosit qe te behen medikamentet.

  17. #137
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Pse po mplaket njerėzimi?

    Ekspertėt mendojnė se njė nga sfidat e shekullit tė 21-tė do tė jetė mplakja e popullsisė.

    Sipas tyre njė pėrqindje nė rritje e popullsisė sė botės po mplaket dhe kjo nuk ėshtė e vėrtetė vetėm pėr vendet mė tė pasura tė planetit, por dhe pėr shumė vende nė zhvillim.

    Faktorėt janė dy: jetėgjatėsia mė e madhe qė po gėzon njerėzimi aktualisht dhe rėnia e numrit tė lindjeve.

    Ka studiues qė thonė se mplakja e popullsisė, ėshtė fenomen pozitiv, pasi po tė mos kishte ndodhur, arsyet pėr t'u shqetėsuar pėr rritjen e popullsisė nė rajone tė caktuara do tė ishin mė tė shumta.

    Por ky fenomen, qė nė ditėt tona pėrbėn shqetėsim pėr shėrbimin shėndetėsor dhe sistemin e pensioneve nė vendet e pasura.

    Pėr botėn nė zhvillim, duket se pasojat e mplakjes do tė jenė mė tė rėnda.

    Kėto vende, pėrballen me njė rritje tė pėrqindjes sė moshave tė mėdha nė komunitetet e tyre, cila do tė jetė e vėshtirė tė pėrballohet nga ekonomitė e tyre.

    Ekspertėt thonė se edhe popullata shqiptare, e njohur pėr numrin e madh tė lindjeve, po mplaket, por me ritme shumė tė ngadalta dhe tė paktėn nė 30 vitet e ardhshme, do tė jetė ende e re.

    Njė nga sfidat pėr autoritetet nė Shqipėri, sipas ekspertėve, ėshtė tė vendosin se nė cilin aspekt tė shėrbimit shėndetėsor do tė vendosin tė shpenzojnė pėr mjekimin e sėmundjeve qė shfaqen nė moshėn e vjetėr.

    Cili ėshtė mendimi juaj?

    Pse po mplaket popullsia e botės?

    Cilėt janė faktorėt qė mund tė ēojnė nė mplakjen e popullsisė sė re aktualisht nė rajonin tonė?

    Cilat janė faktorėt qė ndikojnė nė kėtė fenomen sipas jush?

    A ėshtė ky fenomen pozitiv (jeta mė e gjatė) apo negativ?

    Si do ta shohin shoqėritė tona njė brez tė moshuarish gjithmonė nė rritje?

    A duhet tė mendojė shteti dhe vetė individi pėr moshėn e vonė dhe si?
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  18. #138
    Zbulohet nje tjeter varr i lashte ne Luginen e Mbreterve

    Ne te famshmen Lugina e Mbreterve ne Egjypt zbulohet nje tjeter varr i lashte shume afer varrit te mbretit Tut. Ky eshte zbulimi i pare qe mbas 80 vjetesh kur u gjet varri i mbretit Tutankhamun ne vitin 1922.
    Varri qe duhet ti perkasi Dinastise se 18-te (1539-1292 p.e.s.)eshte gjetur rastesisht nga nje grup arkeologesh amerikane dhe ne nje zone qe prej kohesh mendohej se skishte mbetur me gje per tu zbuluar. Ne brendesi te tij ndodheshin 5 mumje te ruajtur ne menyre te persosur me gjithe zbukurime e cmuara dhe disa vazo apo qypa me pije dhe ushqime si dhe veshje (sipas besimit te ejgyptianeve te lashte te vdekurit kishin nevoje per ushqime dhe per veshje per ne boten e pertejme).
    Nuk dihet arsye pse por te pesta m umjet duhet te jene varrosu ne nxitim e siper dhe kjo shpjegon faktin pse ndodhen 5 te tilla brenda te njejtit varr.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #139
    Diku kam lexuar qe nje nga faktoret e mplakjes se popullsise eshte ulja e numrit te lindjeve sot ne bote. Nese me pare llogaritej nje mesatare prej 3 femijesh per cdo cift, sot kjo mesatare ka rene ne 2 femije per cift. Faktoret jane te shumte por nje nga me kryesoret sipas specialisteve eshte pjesmarrja me e madhe e gruas ne shoqeri dhe kjo gje edhe ne vendet ne zhvillim. Shume femra sot jane ne vendet kyce, ne korporata te medha ne poste drejtuese, shkence, kulture, art etj. Dhe ne menyre te llogjikshme kjo ul impenjimin e tyre ne familje dhe sidomos ne rrolin e nenes. Faktori tjeter eshte ulja e virilitetit ne te dyja sekset. Zhvillimi teknologjik dhe shkencor dhe sidomos ndotja e mjedisit kane sjelle dhe ndryshime te ndjeshme te ambjentit qe kane ndikuar ne fizionomine njerezore duke ulur aftesine e tij mbareshtuese. Llogaritet qe ne 30 vitet e mepasshme numri i lindjeve te zbresi me rritme akoma dhe me drastike ndersa vete aftesia riprodhuese te njeriut te ulet ne kufijte minimal.

  20. #140
    Njeriu qe nuk mund te fotografohet

    Ne 6 Janar te vitit 2006 gazeta e provinces Henan, Dahe Daily shkruan per nje rast te cuditshem te ndodhur ne nje stacion policie lokale te cilet nuk ishin ne gjendje te merrnin ne foto shtetasin Ye Xiangting nga fshati Yelou i lokalitetit Yangzhuang qe ka per qender qytetin Wugang. Shtetasi kishte vajtur ne stacionin e policise per te plotesuar dokumentat e identifikimit qe kerkojne dhe foton personale. Praktika eshte qe fotoja kryhet e kompjuterizuar ne ambjentet e policise por kur shtetasi mendoi se kishte mbaruar autoritetet i kerkuan nje perseritje te fotos pasi ne te paren nuk shfaqej aspak fytyra e tij. U be nje foto e dyte dhe i njejti problem. Tekniket menduan se dicka ishte jo ne rregull me aparatin fotografik dhe mbasi e kontrolluan nuk gjeten asgje anormale. U be nje foto e trete dhe perseri ne te mungonte fytyra e shtetasit. Me pas u provua nje foto e perbashket e Ye Xiangting dhe disa personave te tjere te personelit te administrates dhe te gjiuthe u shfaqen ne foto pervec Ye Xiangting.
    Stafi i policise kontrolloi me vemendje veshjen e shtetasit duke menduar se ai mbante ndonje aparature qe nderhynte ne nje fare menyre me aparatin dixhital te fotografise por asgje nuk u gjet.
    Personeli i stacionit te policise ju tha gazetareve se kishin hasur dhe dy raste te tilla me pare por askush nuk eshte ne gjendje te japi shpjegime se perse ndodh.

Faqja 7 prej 34 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •