Nė kėmbė nga Bosnja deri nė Mekė
Senad Hadzic quhet myslimani nga Bosnje e Hercegovina, i cili pėrshkoi rreth 5.700 kilometra nė kėmbė pėr gati 10 muaj nga vendlindja e tij pėr tė mbėrritur nė Mekė, nė qytetin e shenjtė tė Islamit.
Myslimani qė u nis nga Bosnja nė muajin dhjetor tė 2011-ės nė kėmbė pėr tė marrė pjesė nė pelegrinazhin qė zhvillohet ēdo vit nė Mekė, njė itinerar prej rreth 5700 kilometrash, mbėrriti nė qytetin e shenjtė tė Islamit, pasi kaloi shtatė vende duke pėrfshirė dhe Sirinė nė luftė.
“Kam mbėrritur sot nė Mekė. Nuk jam i lodhur. Kėto janė ditėt mė tė bukura tė jetės time. Do t`u shpėrndaj ēokollata fėmijėve”, deklaroi Hadzic.
Pelegrini 47-vjeēar e ka postuar nė rrjetin social Facebook rekordin e tij tė shenjtė. Nė murin e tij ai ka treguar se gjatė rrugėtimit kishte kaluar nė Bosnje, Serbi, Bullgari, Turqi, Siri, Jordani, para se tė mbėrrinte nė Arabinė Saudite, nė Mekė.
“Falėnderoj Allahun qė mė ka mundėsuar tė arrij nė Mekė para afatit tė haxhit, mė 25 tetor. Kam ecur nė emėr tė Allahut, pėr Islamin, pėr Bosnje-Hercegovinėn, pėr prindėrit dhe motrėn time”, shkruan nė murin e tij tė rrjetit social.



Pėrgjigju Duke Cituar



Ruaj Lidhjet