Shkencetaret: Ne Antarktide, uji me i vjeter i planetit !
Sipas ekspertėve, sasitė e ujit tė nxjerra nga liqeni mund t'i japin pėrgjigje shumė pyetjeve mbi mjedisin nė shtresėn akullnajore tė Antarktidės.
... Njė grup shkencėtarėsh rusė, qė po kryenin njė shpim prej 4 kilometrash nė Antarktidė, kanė bėrė tė ditur se kanė arritur nė liqenin Vostok, i cili nuk ka patur kontakt me dritėn, apo me ajrin pėr mė tepėr se 15 milionė vjet. Sipas ekspertėve, sasitė e ujit tė nxjerra nga liqeni mund t'i japin pėrgjigje shumė pyetjeve mbi mjedisin nė shtresėn akullnajore tė Antarktidės, pėrfshi faktin nėse gjallesat kanė gjetur apo jo njė mėnyrė pėr tė mbijetuar nė kėtė botė tė humbur dhe kryesisht tė ngrirė. Provat pėr ekzistencėn e njė liqeni tė madh nė kėtė zonė janė shfaqur qė nė fillim tė viteve '70.
Deri nė vitin 1966, shkencėtarėt kishin mbledhur tė dhėna tė mjaftueshme, mbi pėrbėrjen e shtresės sė akullit dhe terrenit poshtė tij, pėr tė botuar njė artikull nė revistėn Natyra, i cili pėrshkruante liqenin e fshehur Vostok. Rusia krijoi menjėherė njė projekt pėr tė kryer shpime pėrgjatė 4 kilometrave tė trashėsisė sė akullit, nė mėnyrė qė tė arrinin liqenin. Ato shpime dhe studime vazhduan tė kryeshin pėr ēdo vit qysh atėherė. Akulli 400 mijė vjeēar pėrmban shumė mikro-organizma tė pėrshtatura ndaj tė ftohtit, tė ngjashme me ato qė gjenden pranė erėrave nė fundin e oqeanit.
Plani ėshtė qė uji tė ngjitet nė sipėrfaqe nėpėrmjet tė ēarės dhe tė lihet derisa tė ngrijė prej dimrit tė Antarktikut, nė mėnyrė qė shkencėtarėt tė mund ta studiojnė mė pas. Mendohet se zbulimet e arritura nė Antarktik do tė frymėzojnė brezat e rinj tė shkencėtarėve qė tė zgjidhin sekretet e kėsaj bote tė gjerė dhe kryesisht tė pastudiuar.
Krijoni Kontakt