Close
Faqja 19 prej 34 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 380 prej 671
  1. #361
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #362
    Zbulohet galaksia mė e lashtė e universit

    Njė galaksi e lashtė i shtohet librave tė astronomisė. Koleksioni i yjeve, mė i lashti nė gjithėsi ėshtė zbuluar pak ditė mė parė nga astronomėt europianė nėpėrmjet teleskopit Hubble. Objekti mė i largėt nė univers ėshtė 13.1 miliardė vite dritė larg. Ēka do tė thotė se kur yjet e galaksisė filluan tė pėrēonin dritėn nė drejtim tė tokės, universi ishte i krijuar nė masėn 4 pėrqind. Ajo qė dihet ėshtė se Pėrplasja e Madhe, siē njihet ndryshe edhe fillesa sipas shkencėtarėve, pra moment i krijimit tė hapėsirės, kohės dhe gjithēkaje tjetėr ndodhi 600 milionė vite mė parė. Njė gjė shumė interesante pėr kėtė galaksi, ėshtė se radiacioni ultravjollcė i emetuar nga ajo nuk ėshtė aq i fortė sa mund tė shkojė pėrtej mjegullnajės prej hidrogjeni qė e rrethon. Njė shpjegim i mundshėm ėshtė qė pranė saj duhet tė ketė galaksi tė tjera tė dobėta qė e ndihmojnė atė tė ionizojė hidrogjenin nė hapėsirė duke e bėrė atė transparent. Pa kėtė ndihmė, drita e galaksisė do tė kishte mbetur peng i mjegullnajės prej hidrogjeni dhe nuk do tė kishte nisur udhėtimin e saj prej 13.1 miliard vitesh drejt tokės. Galaksia e vjetėr ėshtė shumė e rėndėsishme pėr astronomėt sepse do t’i ndihmojė ata tė kuptojnė mė mirė procesin e evolucionit tė universit.

    Klan
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #363
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Lindsay Hayward me 202 centimetra gjatėsi, ėshtė njėra prej femrave mė tė gjata dhe mė tė fuqishme nė botė. Me emrin artistik “Isis” ajo merret me mundje profesionale, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė punon edhe si modele pėr firmėn “Amazon”.

    Me 23 vite ajo ėshtė aq e fortė sa qė pa problem mund ta ngrejė nė ajėr njė automobil ose ta mbajė njė person 100 kilogramė tė rėndė mbi kokė, por nė vend mund tė ngrejė deri nė 300 kilogramė.

    Prej se ka qenė e vogėl ka qenė mė e madhja ndėr moshatarėt, ndėrsa nė moshėn nėntė vjeēe ajo ishte e gjatė 180 centimetra, kurse gjatėsinė qė ka aktualisht e mbėrriti nė moshėn 13 vjeēe. Edhe pse peshon 110 kilogramė ajo mburret me trupin e saj dhe gjoksin mbresėlėnės pasi bartė jelekė tė madhėsisė shtatė. Pėr ta ruajtur fuqinė ajo ha ēdo dy orė dhe atė kryesisht proteina. Lindsay thotė se pėr momentin nuk ka tė dashur, por thotė se kurrė nuk del me meshkuj mė tė shkurtė se 180 centimetra
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #364
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mirė se erdhėt nė botėn e Li Wei – heroit tė parė aksion i cili vazhdimisht rrezikon jetėn e tij pėr tė bėrė fotografi jashtėzakonisht dramatike. Ky njeri sfidon edhe gravitetin. Atė mund ta shihni duke qėndruar nė njė tufė balonash me helium, tė varur nė dritaren e katit tė 25, ose i varur nė shtyllat e dritave tė qytetit.

    Pėr ta bėrė ndonjėrėn prej kėtyre fotografive mbresėlėnėse, Wei nganjėherė i nevojiten gjashtė muaj pėrgatitje. Nuk ėshtė edhe aq e lehtė tė lėshohesh nga ura ose tė fluturosh nė ajėr. Pėr kėtė nevojiten shumė rekuizita, shumė efekte siē janė tymi, pasqyrat, telat, bile edhe vinēat dhe natyrisht nevojiten edhe bashkėpunėtorė. Kur mendohet skena dhe organizohen tė gjitha, atėherė vjen koha pėr fotografinė. Pastaj pason pėrpunimi kompjuterik, fshirja e telave, rripave tė sigurimit dhe tė gjitha rekuizitave tjera qė janė pėrdorur.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #365
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Femra mė e shkurtėr nė botė me mė pak se 7 kilogramė
    20-11-2010
    Femra mė e shkurtėr nė botė Hatice Kocaman ka 21 vjet.

    Kjo turke e vogėl ėshtė e lartė vetėm 71 centimetra, ndėrsa e rėndė mė pak se 7 kilogramė. Do tė thotė, ka peshėn dhe madhėsinė e njė fėmije tetėmuajsh, transmetojnė mediet britanike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #366
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Amerikanėt arritėn nė Evropė 500 vjet para lindjes sė Kristofor Kolombit

    Gazeta Standard 22/11/2010 10:50:00

    Kur Kristofor Kolombi shėtiste si nė paradė rrugėve tė Spanjės, indianėt e Amerikės qė solli me vete, nuk ishin amerikanėt e parė nė Evropė.

    Njė grup shkencėtarėsh, tė cilėt kanė studiuar intensivisht gjenet e njė familjeje islandeze, deklarojnė se amerikanėt e parė nė Evropė kanė ardhur plot pesė shekuj para se Kolombi tė zbarkonte nė Bahamas, nė udhėtimin e tij tė parė nė vitin 1492.

    Kėrkuesit thonė se njė grua amerikane ka arritur nė Islandė rreth njėmijė vjet mė parė dhe se gjenet qė ajo ka lėnė mbrapa reflektohen sot tek rreth 80 islandezė. Lidhja pėr herė tė parė u bė disa vjet mė parė nga njė program qė caktonte gjenet sipas vendeve tė lindjes nė hartėn e botės. Sugjerimet fillestare se kėto gjene mund tė ishin aziatike, ranė poshtė, pasi kėto gjene kanė ekzistuar nė Islandė para shekullit tė 18, nė tė cilin pėr herė tė parė njė aziatik ka shkelur Islandėn. Kėrkuesit zbuluan se gruaja nuk ka pasur asnjė mundėsi se si tė vinte nė Islandė, kėshtu qė ata faktojnė nėpėrmjet fakteve historike se ajo ėshtė sjellė nga vikingėt, rreth vitit 1000. Tė gjithė zbuluesit nė botė e mbėshtesin tezėn se vikingėt e kanė zbuluar Amerikėn shumė pėrpara se Kolombi, kėshtu qė sjellja e gruas nga vikingėt ėshtė hipoteza mė e mundshme. Njė vendbanim viking, i gjetur nė L’anse aux Maedows nė rrethin kanadez tė Terranovas Lindore, i pėrket shekullit tė 11. Kėrkuesit vazhdojnė punėn kolosale pėr tė zbuluar datėn dhe historinė e saktė tė mbėrritjes sė gruas indoamerikane nė Islandė. “Deri tani kemi vėrtetuar deri nė shekullin e 18, por pjesa mė interesante fillon tani. Do tė bėjmė sipėrmarrje shumė tė mėdha dhe, nė qoftė se ky mision vėrtetohet, atėherė i bie qė librat e historisė tė rishkruhen”, - thotė njė prej shkencėtarėve qė drejtojnė kėrkimet. Lajmet pėr kėrkimet u publikuan nga Qendra e Kėrkimeve Shkencore nė Spanjė, por do tė publikohen edhe nė tė pėrditshmen amerikane tė Antropologjisė Fizike.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #367
    Citim Postuar mė parė nga KAT Lexo Postimin

    Meqe e ke postuar, patjeter qe edhe e beson apo jo ?

    Me sa duket para 1000 vjetesh, duhet ta ken kaluar oqeanin me arken e noes :P
    Revolution 1848

  8. #368
    Eurostar ka kohe qe ngulet kembe qe te bardhet e kane zbuluar Ameriken shume me pare se Kolombi. Dhe mos u shpreh ashtu per Vikinget pasi njihen mire si lundrues te guximshem qe kane eksploruar detra e oqeane kohe me pare se ta benin europianet e tjere. Ka te dhena te sigurta qe Amerika e Jugut dhe ajo Qendrorja jane vizituar nga njerez te bardhe (mendohet lundertare norvegjeze) qe ne kohet me te hershme ku i dhane fillese dhe legjendes se Kecalkoatlit tek inkasit dhe azteket.

  9. #369
    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Eurostar ka kohe qe ngulet kembe qe te bardhet e kane zbuluar Ameriken shume me pare se Kolombi. Dhe mos u shpreh ashtu per Vikinget pasi njihen mire si lundrues te guximshem qe kane eksploruar detra e oqeane kohe me pare se ta benin europianet e tjere. Ka te dhena te sigurta qe Amerika e Jugut dhe ajo Qendrorja jane vizituar nga njerez te bardhe (mendohet lundertare norvegjeze) qe ne kohet me te hershme ku i dhane fillese dhe legjendes se Kecalkoatlit tek inkasit dhe azteket.
    Darius, ose e kam keqkuptuar une , ose e ka shkruar keq hapsi i temes...

    Aty cilsohet qe kan ardhur para 500 vjetesh dhe jo jan sjelle nga viking apo kushdo tjeter... Prandaj dhe mendova qe nuk ma do mendja qe indjanet e Amerikes te kishin anije te tilla qe te kalonin paqesorin

    Njė grup shkencėtarėsh, tė cilėt kanė studiuar intensivisht gjenet e njė familjeje islandeze, deklarojnė se amerikanėt e parė nė Evropė kanė ardhur plot pesė shekuj para se Kolombi tė zbarkonte nė Bahamas, nė udhėtimin e tij tė parė nė vitin 1492.
    Revolution 1848

  10. #370
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    eurostar,

    evropianet e pare dmth vikinget, sic shkuan edhe u kthyen ne evrope, dhe prej andej kane sjelle indianet e pare te amerikes, sic i solli Kolombi pas 5 shekujsh.

    ver pak llogjiken ne pune.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #371
    Citim Postuar mė parė nga KAT Lexo Postimin

    Njė grup shkencėtarėsh, tė cilėt kanė studiuar intensivisht gjenet e njė familjeje islandeze, deklarojnė se amerikanėt e parė nė Evropė kanė ardhur plot pesė shekuj para se Kolombi tė zbarkonte nė Bahamas, nė udhėtimin e tij tė parė nė vitin 1492.
    Sa te madhe qe e beni ore... Ja psh: Ketu ke shkruar qe kan ardhur dhe jo jane sjelle nga vikinget apo tjeter

    Citim Postuar mė parė nga KAT Lexo Postimin
    eurostar,

    evropianet e pare dmth vikinget, sic shkuan edhe u kthyen ne evrope, dhe prej andej kane sjelle indianet e pare te amerikes, sic i solli Kolombi pas 5 shekujsh.

    ver pak llogjiken ne pune.
    Ketu e ke permisuar te paren... Ja ketu e kisha fjalen une, sepse kur thua kan ardhe 500 vjet para Kolombit tregon qe ata kan qene me te zhvilluar sec i njohim (Ndertonin anije transoqeanike) gje qe nuk eshte e vertete.... Ndersa tani qe e citove perseri me nje ndryshim thelbesore, une jam dakord sepse dihet qe vikinget kan qene ato qe kan qene se nuk po zgjatem me.

    Pershendetje
    Revolution 1848

  12. #372
    Nuk ka qene e nevojshme qe te ndertoheshin anije transoqeanike per te kaluar oqeanin. Psh vendasit e ishujve te Paqesorit kane patur aftesi lundruese te jashtezakonshme dhe me mjetet e tyre te vogla kane arritur te pershkojne distanca shume te medha. Prania e tyre ne brigjet e Amerikes Jugore flet per kete. Dhe behet fjale per distanca qe i kalojne 5000-6000 km.

  13. #373
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulohet oksigjen nė njė satelit tė Saturnit

    TIRANE- Sonda kozmike “Cassini” e agjencisė pėr hulumtime nė hapėsirė, NASA ka zbuluar nė satelitin e Saturnit, tė quajtur Rea, njė shtresė tė hollė oksigjeni dhe kjo ėshtė hera e parė qė zbulohet oksigjeni i pastėr nė njė trup qiellor.

    Sonda ka zbuluar praninė e oksigjenit qė nė muajin mars, me rastin e fluturimit nė njė lartėsi prej 97 kilometra mbi sipėrfaqen e kėtij sateliti, i dyti pėr nga madhėsia nga tetė satelitė natyralė tė Saturnit.
    "Kjo ėshtė hera e parė qė kemi zbuluar oksigjen nė njė atmosferė tė njė bote tjetėr'', theksoi Andrew Cotis nga laboratori shkencor astronomik i Londrės dhe bashkautor i studimit tė publikuar nė revistėn shkencore ''Science''.

    Edhe mė parė, astronomėt janė pėrpjekur qė me anė tė teleskopėve tė zbulojnė praninė e oksigjenit nė atmosferat e satelitėve tė Jupiterit, Evropa dhe Ganimeda, por pa sukses.
    "Besojmė se kjo prani e oksigjenit do tė mund tė ishte njė nga parakushtet kryesore pėr jetė. Mirėpo, tė gjitha tė dhėnat tregojnė se sateliti Rea ėshtė tepėr i ftohtė pėr jetesėn'', shton Ben Teolis, shkencėtar i Institutit tė San Antonios.

    Ēdo metėr kub i atmosferės sė satelitit Rea pėrmban rreth 50 miliardė molekula oksigjen dhe 20 miliardė molekula dyoksid karboni.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #374
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Antimateria dhe kurioziteti shkencor i njeriut
    30/11/2010 19:40

    Do tė mjaftonte vetėm njė antigrimcė me rezistencė tė gjatė jete laboratorike pėr tė vėrtetuar qė pikėnisja e gjithė universit ėshtė nga asgjėja.
    Por, a ėshtė e mundur qė antimateria, ajo qė mendohet se ėshtė paralelja e kundėrt e universit, tė ketė pasur njė ndikim kaq vendimtar mbi ekzistencėn e gjithēkaje, qė sot konkretizohet me materien?

    Mimoza Hafizi, njė prej tė paktėve astrofizikantė nė Shqipėri shpjegon ekzistencėn e antigrimcės, elementit bazė qė mendohet se ka formuar nė hapėsirė tė ashtuquajturėn antilėndė.

    “Antilėnda ėshtė njė strukturė e ngjashme me lėndėn, vetėm se e pėrbėrė nga antigrimca. Kėto janė grimca me tė njėjtat veti si grimcat, por me ngarkesė tė kundėrt”, shpjegon Hafizi.

    Nėse do tė ndodhte qė antimateria tė takohej me lėndėn e zakonshme me tė cilėn pėrbėhet toka, ajo do tė asgjėsohej, sikurse ka ndodhur me asgjesimin e lėndės masive qė ėshtė pėrplasur nė kohėn e krijimit tė madh tė gjithėsisė. Fatmirėsisht, shkencėrisht pranohet se antilėnda ėshtė zhdukur qė para fillimit tė lindjes sė Universit.

    Megithatė, nėse fillimi i gjithėsisė ishte pėrplasja e materies me tė kundėrtėn e saj, pas asgjesimit tė njėra-tjetrės, ēfarė mbeti?

    “Nė epokat e para duhet tė ketė pasur njė asimetrie nė numėr midis grimcave dhe antigrimcave, ku grimcat kanė qenė mė tė shumta nė numėr dhe janė kėto grimca qė kanė krijuar strukturat e Universit”, sqaron Hafizi.

    Pikėnisja e studimeve pėr antimaterien zė fill rreth 80 vjet mė parė. Ideja e zbulimit pėr teorinė e kundėrt tė ekzistencės do tė shihej me sy shumė kritikues pėr kohėn.

    A mundet qė asgjėja, apo ndryshe fizikisht e provuar grimcat me veti tė kundėrt nga materia, tė jetė procesi i krijimit tė “Big Beng”-ut tė madh? Nė fakt, ky ėshtė njė prej mistereve dhe dilemave mė tė mėdha tė shkencės kuantike sot, qė gjithsesi nuk i kanė prerė udhėn eksprimenteve shumė tė guximshme dhe kolosale nė shifra investimi.

    Ekpserimnti i Cernit nė Zvicėr, rezultatet e para tė krijimit tė antiprotonit dhe antielektronit i ka dhėnė qė nė vitit 95. Energjia e madhe qė lėshohet nė ēdo test pėrmes tubave kilometrikė, synon zgjatjen sa mė shumė tė jetėgjatėsisė sė grimcės- antilėndė, apo ndryshe antihidrogjenit.

    “Nėse vėrtetohet qė antihidrogjeti me veti tė kundėrta nga hidrogjeni ka veti josimetrike, atėherė kjo vėrteton se nga pėrplasja mes tyre diēka mbijeton dhe ky ėshtė hapi njohės pėr fillimin e universit”, shprehet Hafizi.

    E nėse ekperimenti i shekullit pėr zbulimin e antigrimcės konkludon me zbulimin e njė grimce me veti tėrėsisht tė kundėrta me grimcėn, e qė nuk krijon asnjė asimetri, kjo do tė nėnkuptonte shumėzimin zero me tentativėn pėr tė njohur pikėnisjen e krijimit tė gjithėsisė.

    Nėse njė grimcė dhe kundėrgrimca e saj bien nė kontakt me njėra tjetrėn, ato shėndrrohen nė grimca tė kundėrta me energji tė njėjtė dhe asgjėsohen.

    Eksperimentet provojnė se anti-grimca e Cernit nuk ėshtė e aftė tė asgjesojė e vetme njė planet, e pėr mė tepėr gjithėsinė. E nga ana tjetėr shkencėtarėt thonė se antilėnda ėshtė asgjesuar prej hapėsirės qė nė kohėn e gjenezės sė saj.

    Edhe nėse antimateria mund tė gjendet nė sasi tė papėrfillshme sot nė univers, do tė duheshin energji tė jshtėzakonshme pėr tė ngacmuar veprmin e saj, pikėnisjen e njė procesi qė krijon planete dhe galaktika tė panumėrta.

  15. #375
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Ushtria amerikane publikon armėn “smart”
    30/11/2010 14:35

    Njė armė e re, pėrmes tė cilės ushtarėt amerikanė shpresojnė tė gjunjėzojnė talebanėt, ėshtė prodhuar dhe publikuar nga autoritetet amerikane.
    E quajtur XM-25, arma nė fjalė shihet nga autoritetet ushtarake si njė mjet qė “do tė ndryshojė rrjedhėn e lojės”.

    Ajo pėrmban njė sistem drejtimi me rreze lazer dhe plumba 25 milimetėrsh me eksploziv, shpėrthimi i tė cilit mund tė programohet.

    Specialisti Richard Audette, i cili ndihmoi Shtetet e Bashkuara nė projektimin e armės, thotė se ajo pėrbėn njė hap pėrpara pasi ėshtė arma e parė me pėrmasa tė vogla qė pėrmban teknologjinė “smart”.

    “Pėr njė ushtar ky mjet ėshtė thelbėsor pėr tė gjetur objektivin. Mė pas i drejton shėnjestrėn lazer, e cila tė tregon rrezen e veprimit, rregullon shėnjestrėn, fuqinė e zjarrit dhe pastaj tėrheq kėmbėzėn”, ka deklaruar Audette

  16. #376
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Me gishtat e kėmbės shtie me pistoletė!
    Ēfarė mund tė bėsh nėse hobi yt ėshtė tė shtiesh me armė, por zoti nuk tė ka dhėnė duar?

    Nuk duhet tė inkurajohesh, nėse do dhe mund t'ja dalėsh. Kėshtu ka ndodhur me amerikanin Michael, tė cilit zoti si ka dhėnė duart, por ky fakt se dekurajuar kurrė nė jetė, madje nuk e ka ndalur atė tė provoje ashtu sic do kush tjetėr kėnaqėsitė qė tė jep jeta.

    Hobi i tij ėshtė tė gjuajė me armė, ndėrsa pistoletėn e mban me gishtat e kėmbės, dhe gjithsesi ėhstė njė gjuajtės shumė i mirė.
    vidio
    http://www.shekulli.com.al/2010/11/2...pistolete.html

  17. #377
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sekreti i jetėgjatėsisė mes maleve tė Vilkabambas

    01/12/2010

    Banorėve tė kėtij vendi tė vogėl dhe tė humbur nė jug tė Ekuadorit pinė vazhdimisht duhan dhe alkool me shumicė, por megjithatė jetojnė deri nė 140 vjet

    Kėtu njė burrė nė 127 vite jetė kishte shkuar nė spital vetėm njė herė tė vetme, atė tė fundit kur mbylli sytė pėrgjithmonė. Njė tjetėr grua 90-vjeēare ėshtė rrobaqepėse dhe vazhdon ta shkojė fillin nė gjilpėrė ende pa syze. Ka edhe legjenda qė thonė se pikėrisht kėtu njė 90-vjeēar bėri tre fėmijė me gruan e tij shumė mė tė re nė moshė. Ndodhi tė ēuditshme ngjasin kėtu nė Vilkabamba, njė fshat i largėt nė jug tė Ekuadorit, rreth 1500 metra mbi nivelin e detit dhe me njė klimė pranvere tė pėrhershme qė shkon nga 19 deri nė 25 gradė. Ka qė nga fillimet e viteve ‘70, qė falė kėrkimeve tė profesor Alexander Leaf tė Universitetit tė Harvardit qė Vilkabamba habit botėn: e bashkė me tė edhe dy zona tė tjera thuajse njėlloj si kjo tė largėta e tė panjohura (Hunza, nė Kaukaz dhe Ogimi nė ishullin e Okinawa, nė Japoni). Kėto zona konsiderohen si parajsat e jetėgjatėsisė, sepse secila prej tyre numėron mes banorėve me dhjetėra njerėz qė i kanė kaluar 100 vjeēėt. 98-vjeēari Timoteo Arboleda Hurtado ėshtė njė prej banorėve qė pėrshkon ēdo ditė mė shumė se dhjetė kilometra nė kėmbė: ngrihet qė nė pesė tė mėngjesit pėr tė mbaruar punėt e tij nė mal dhe pastaj nė pesė tė pasdites merr rrugėn pėr t’u kthyer nė shtėpi. Gruaja, tregon, i ka vdekur disa vjet mė parė, por ai nuk ndihet vetėm. Ėshtė i rrethuar nga fėmijėt dhe njė mori mbesash e nipash qė nuk e lėnė tė mėrzitet pėr asnjė ēast. “Shpresoj qė Zoti tė mė lėrė tė jetoj edhe pak nė kėtė botė”. Me mė shumė probleme duket 105-vjeēari José Manuel Picoita Rojas, qė ka 6 fėmijė dhe shumė nipėr e mbesa. “Vuaj nga zemra dhe e kam tensionin tė lartė. Gruaja mė ka vdekur 13 vjet mė parė, ndėrsa unė banoj me fėmijėt dhe familjet e tyre. Kur isha i ri ecja shumė, nisesha tė hėnėn dhe kthehesha tė shtunėn. Po ashtu jam argėtuar, kam pasur shumė femra, kam pirė verė dhe duhan gjithė jetėn. Tani duket sikur trupin tim e ka zėnė gjumi”. Pak hapa mė tutje dy gra tė tjera duken qė kanė kaluar njė shekull jetė. Sella Adolphina Parapineda, qė duket mė autoritare dhe aristokrate se gruaja tjetėr, tregon se nga 9 fėmijėt qė ka bėrė vetėm tre prej tyre i kanė mbetur gjallė. I kam provuar tė gjitha nė jetė, si vetminė ashtu edhe varfėrinė. Ajo qė e frikėson Ermelinda Castillon ėshtė ngjyra e lėkurės dhe e krahėve qė i mban zbuluar: janė gjithė rrudha tė mėdha e tė zeza, thuajse tė frikshme. Pėr t’u ndier mirė me veten mban disa vathė floriri dhe nė gojė disa dhėmbė tė artė. Burri i ka vdekur gjashtė vjet mė parė. Nė vitin 1971, kur Vilkabamba numėronte rreth 819 banorė (sot rreth 5 mijė), 9 persona mė shumė se 100 vjeē shėtisnin tė qetė nė rrugėt e fshati. Sekreti i jetėgjatėsisė qėndron te njė dietė e thjeshtė me 1200 kalori nė ditė, me pak yndyra dhe pa kolesterol, pėr tė reduktuar prekjen nga sėmundjet kardiovaskulare. Nė shėndetin e njerėzve kontribuojnė si ushqimet, pjesa mė e madhe e tyre produkte lokale, ashtu si uji i “luginės sė shenjtė” qė ėshtė vėrtet special. Por shumė mendojnė se shėndeti i kėtyre 100-vjeēarėve lidhet me faktin se ata kanė zakonet dhe mėnyrėn e tyre tė tė jetuarit. Po sipas asaj qė thonė sociologėt, banorėt e kėsaj zone njihen si “pėrdorues” tė veseve mė tė kėqija: pinė shumė alkool dhe duhan. Duhani i tyre i preferuar quhet “Chamico” dhe efektet e tij, sipas ekspertėve, janė edhe mė tė rėnda se ato tė shkaktuara nga marijuana dhe kokaina: halucinacione, humbje kujtese, dridhje, eksitim. Nėse duhanit i shtohet edhe alkooli, njė pije me emrin “Puro” e ngjashme me rumin, atėherė mund tė hyhet pa frikė nė ciklonin e ēmendurisė. Ndaj edhe shumė turistėve tė huaj qė vijnė nė fshat u kėshillohet tė rrinė larg “Chamico”-s dhe “Puro”-s. Njė e veēantė tjetėr e Vilkabambas ėshtė se femrat janė mė tė shumta nė numėr se meshkujt: ky raport ėshtė tre me dy. Por hartuesit e statistikave paralajmėrojnė se kanė qenė gjithmonė burrat qė e kanė kaluar limitin e 130 viteve jete. Ndryshe nga sa ndodh nė tė gjithė planetin, nė luginėn e shenjtė me pranverė tė pėrjetshme, burrat jetojnė mė gjatė se gratė. Por ka edhe pėrjashtime. Ėshtė rasti i Maria Josefa Ocampo Rojas, qė i ka mbushur 103 vjetėt duke u cilėsuar si “nėna shekullore”, ndėrsa i shoqi, Miguel Leon, vdiq para saj nė moshėn 100-vjeēare. Gratė kėtu mbajnė rekorde tė jashtėzakonshme. Shumė prej tyre kanė sjellė nė jetė fėmijė pas tė 50-ave, madje nė raste tė rralla edhe nė moshėn 60-vjeēare. Nuk mund tė mungonte nė temėn e jetėgjatėsisė aftėsia pėr t’i atribuuar veti magjike malit tė zotave. Njė studim i kardiologut nga Ekuadori Miguel Salvador, qė nė Vilkabamba ekzaminoi 338 persona, mes burrave, grave dhe fėmijėve zbuloi se asnjėri prej tyre nuk ishte prekur nga arterioskleroza dhe disfunksionet kardiake, por as nga kanceri, nga diabeti dhe nga Alzhaimeri. Po ashtu, nga studimi doli se burrat mbi 65 vjeē ishin nė mėnyrė tė jashtėzakonshme shumė tė shėndetshėm. Njė tjetėr veēori lidhet me seksin. “Gratė ankohen se burrat e tyre nuk i lėnė rehat, edhe pse mund tė jenė me moshė mbi 80 vjeē”, tregon mjeku i kėsaj zone, doktor Correa. Ashtu siē kujtohet nė librin “Eterna Juventud”, Vilkabamba bėn pjesė me meritė tė plotė nė vendin mė tė preferuar pėr t’u vizituar nga turistėt, si ata nga Europa, ashtu edhe nga Kina, nga Kanadaja apo Amerika e Jugut. Sa herė qė shkon nė ndonjė banesė nė Vilkabamba, tė ofrojnė njė filxhan ēaj, tė pėrgatitur me bimė tė freskėta tė mbledhura nga kėto anė. Nė Vilkabamba, tregon doktor Correa, “njerėzit ushqehen shėndetshėm” me produkte natyrale tė tokės sė tyre, me fruta dhe perime tė freskėta. Kėtu njerėzit pėrdorin njė pėrzierje frutash dhe perimesh qė nuk ndodhet nė asnjė vend tjetėr tė botės: yuka, misėr, banane. Ėshtė njė dietė natyrale qė nuk pėrmban asnjė lloj kimikati. Nė kėtė zonė pemėt mbushin me oksigjen vazhdimisht atmosferėn dhe ajri ėshtė 100 pėr qind i pastėr. Pikėrisht tė gjitha kėto elemente tė mbledhura sė bashku pėrbėjnė sekretin e jetėgjatėsisė sė kėtyre banorėve. I njėjti fenomen po verifikohet edhe nė Hunza, nė brigjet e Detit tė Vdekur nė Gjeorgji (ish-Bashkimi Sovjetik) ku lindi Stalini dhe ku gjenerali Shirali Muslimov la gruan shtatzėnė nė moshėn 136-vjeēare e mė pas vdiq nė moshėn 168 vjeē. Ashtu si nė Vilkabamba, uji i Hunzas pėrmban minerale me efekte antioksiduese. Kėto tė fundit veprojė si ilaē natyror kundėr procesit tė plakjes sė qenieve njerėzore. Gjithsesi ky fenomen nuk ėshtė verifikuar ende shkencėrisht. Nė zyrėn e e Correas gjen vetėm njė barelė, njė dollap, njė tavolinė dhe 3 karrige. Doktori ėshtė i bindur se njerėzit qė vuajnė nga zemra dhe tensioni i gjakut kėtu shėrohen plotėsisht. Nė kėtė luginė ka diēka qė e ngadalėson plakjen dhe vdekjen e qelizave tė trupit. Kėtu rritet vilco, njė lloj peme tipike e kėsaj zone qė prodhon shumė oksigjen. Pastaj edhe lidhjet familjare janė mjaft tė forta.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  18. #378
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    rast aluminiumi nė formėn e njė pykė u gjet dy kilometra nė lindje tė qytetit Ajuda nė Rumani, 1974. vit. Pykė ishte gėrmuar nė njė thellėsi prej dhjetė metra, sė bashku me dy eshtra qė u pėrkisnin njė vigan. Ky zbulim ka shkaktuar ērregullim nė qarqet shkencore, sepse Aluminjumi ishte zbuluar ne vitin1808 Nė mėnyrė qė tė bėhet, temperatura duhet tė jetė njė mijė gradė. Fakti qė janė gjetur eshtra vigan.objekti tregon se ishte i vjeteri te paktėn 11.000 vjet tė vjetra. Ajo ėshtė mbajtur nė njė vend tė panjohur.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #379
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar mė parė nga KAT Lexo Postimin
    Sekreti i jetėgjatėsisė mes maleve tė Vilkabambas

    01/12/2010

    Banorėve tė kėtij vendi tė vogėl dhe tė humbur nė jug tė Ekuadorit pinė vazhdimisht duhan dhe alkool me shumicė, por megjithatė jetojnė deri nė 140 vjet

    Kėtu njė burrė nė 127 vite jetė kishte shkuar nė spital vetėm njė herė tė vetme, atė tė fundit kur mbylli sytė pėrgjithmonė. Njė tjetėr grua 90-vjeēare ėshtė rrobaqepėse dhe vazhdon ta shkojė fillin nė gjilpėrė ende pa syze. Ka edhe legjenda qė thonė se pikėrisht kėtu njė 90-vjeēar bėri tre fėmijė me gruan e tij shumė mė tė re nė moshė. Ndodhi tė ēuditshme ngjasin kėtu nė Vilkabamba, njė fshat i largėt nė jug tė Ekuadorit, rreth 1500 metra mbi nivelin e detit dhe me njė klimė pranvere tė pėrhershme qė shkon nga 19 deri nė 25 gradė. Ka qė nga fillimet e viteve ‘70, qė falė kėrkimeve tė profesor Alexander Leaf tė Universitetit tė Harvardit qė Vilkabamba habit botėn: e bashkė me tė edhe dy zona tė tjera thuajse njėlloj si kjo tė largėta e tė panjohura (Hunza, nė Kaukaz dhe Ogimi nė ishullin e Okinawa, nė Japoni). Kėto zona konsiderohen si parajsat e jetėgjatėsisė, sepse secila prej tyre numėron mes banorėve me dhjetėra njerėz qė i kanė kaluar 100 vjeēėt. 98-vjeēari Timoteo Arboleda Hurtado ėshtė njė prej banorėve qė pėrshkon ēdo ditė mė shumė se dhjetė kilometra nė kėmbė: ngrihet qė nė pesė tė mėngjesit pėr tė mbaruar punėt e tij nė mal dhe pastaj nė pesė tė pasdites merr rrugėn pėr t’u kthyer nė shtėpi. Gruaja, tregon, i ka vdekur disa vjet mė parė, por ai nuk ndihet vetėm. Ėshtė i rrethuar nga fėmijėt dhe njė mori mbesash e nipash qė nuk e lėnė tė mėrzitet pėr asnjė ēast. “Shpresoj qė Zoti tė mė lėrė tė jetoj edhe pak nė kėtė botė”. Me mė shumė probleme duket 105-vjeēari José Manuel Picoita Rojas, qė ka 6 fėmijė dhe shumė nipėr e mbesa. “Vuaj nga zemra dhe e kam tensionin tė lartė. Gruaja mė ka vdekur 13 vjet mė parė, ndėrsa unė banoj me fėmijėt dhe familjet e tyre. Kur isha i ri ecja shumė, nisesha tė hėnėn dhe kthehesha tė shtunėn. Po ashtu jam argėtuar, kam pasur shumė femra, kam pirė verė dhe duhan gjithė jetėn. Tani duket sikur trupin tim e ka zėnė gjumi”. Pak hapa mė tutje dy gra tė tjera duken qė kanė kaluar njė shekull jetė. Sella Adolphina Parapineda, qė duket mė autoritare dhe aristokrate se gruaja tjetėr, tregon se nga 9 fėmijėt qė ka bėrė vetėm tre prej tyre i kanė mbetur gjallė. I kam provuar tė gjitha nė jetė, si vetminė ashtu edhe varfėrinė. Ajo qė e frikėson Ermelinda Castillon ėshtė ngjyra e lėkurės dhe e krahėve qė i mban zbuluar: janė gjithė rrudha tė mėdha e tė zeza, thuajse tė frikshme. Pėr t’u ndier mirė me veten mban disa vathė floriri dhe nė gojė disa dhėmbė tė artė. Burri i ka vdekur gjashtė vjet mė parė. Nė vitin 1971, kur Vilkabamba numėronte rreth 819 banorė (sot rreth 5 mijė), 9 persona mė shumė se 100 vjeē shėtisnin tė qetė nė rrugėt e fshati. Sekreti i jetėgjatėsisė qėndron te njė dietė e thjeshtė me 1200 kalori nė ditė, me pak yndyra dhe pa kolesterol, pėr tė reduktuar prekjen nga sėmundjet kardiovaskulare. Nė shėndetin e njerėzve kontribuojnė si ushqimet, pjesa mė e madhe e tyre produkte lokale, ashtu si uji i “luginės sė shenjtė” qė ėshtė vėrtet special. Por shumė mendojnė se shėndeti i kėtyre 100-vjeēarėve lidhet me faktin se ata kanė zakonet dhe mėnyrėn e tyre tė tė jetuarit. Po sipas asaj qė thonė sociologėt, banorėt e kėsaj zone njihen si “pėrdorues” tė veseve mė tė kėqija: pinė shumė alkool dhe duhan. Duhani i tyre i preferuar quhet “Chamico” dhe efektet e tij, sipas ekspertėve, janė edhe mė tė rėnda se ato tė shkaktuara nga marijuana dhe kokaina: halucinacione, humbje kujtese, dridhje, eksitim. Nėse duhanit i shtohet edhe alkooli, njė pije me emrin “Puro” e ngjashme me rumin, atėherė mund tė hyhet pa frikė nė ciklonin e ēmendurisė. Ndaj edhe shumė turistėve tė huaj qė vijnė nė fshat u kėshillohet tė rrinė larg “Chamico”-s dhe “Puro”-s. Njė e veēantė tjetėr e Vilkabambas ėshtė se femrat janė mė tė shumta nė numėr se meshkujt: ky raport ėshtė tre me dy. Por hartuesit e statistikave paralajmėrojnė se kanė qenė gjithmonė burrat qė e kanė kaluar limitin e 130 viteve jete. Ndryshe nga sa ndodh nė tė gjithė planetin, nė luginėn e shenjtė me pranverė tė pėrjetshme, burrat jetojnė mė gjatė se gratė. Por ka edhe pėrjashtime. Ėshtė rasti i Maria Josefa Ocampo Rojas, qė i ka mbushur 103 vjetėt duke u cilėsuar si “nėna shekullore”, ndėrsa i shoqi, Miguel Leon, vdiq para saj nė moshėn 100-vjeēare. Gratė kėtu mbajnė rekorde tė jashtėzakonshme. Shumė prej tyre kanė sjellė nė jetė fėmijė pas tė 50-ave, madje nė raste tė rralla edhe nė moshėn 60-vjeēare. Nuk mund tė mungonte nė temėn e jetėgjatėsisė aftėsia pėr t’i atribuuar veti magjike malit tė zotave. Njė studim i kardiologut nga Ekuadori Miguel Salvador, qė nė Vilkabamba ekzaminoi 338 persona, mes burrave, grave dhe fėmijėve zbuloi se asnjėri prej tyre nuk ishte prekur nga arterioskleroza dhe disfunksionet kardiake, por as nga kanceri, nga diabeti dhe nga Alzhaimeri. Po ashtu, nga studimi doli se burrat mbi 65 vjeē ishin nė mėnyrė tė jashtėzakonshme shumė tė shėndetshėm. Njė tjetėr veēori lidhet me seksin. “Gratė ankohen se burrat e tyre nuk i lėnė rehat, edhe pse mund tė jenė me moshė mbi 80 vjeē”, tregon mjeku i kėsaj zone, doktor Correa. Ashtu siē kujtohet nė librin “Eterna Juventud”, Vilkabamba bėn pjesė me meritė tė plotė nė vendin mė tė preferuar pėr t’u vizituar nga turistėt, si ata nga Europa, ashtu edhe nga Kina, nga Kanadaja apo Amerika e Jugut. Sa herė qė shkon nė ndonjė banesė nė Vilkabamba, tė ofrojnė njė filxhan ēaj, tė pėrgatitur me bimė tė freskėta tė mbledhura nga kėto anė. Nė Vilkabamba, tregon doktor Correa, “njerėzit ushqehen shėndetshėm” me produkte natyrale tė tokės sė tyre, me fruta dhe perime tė freskėta. Kėtu njerėzit pėrdorin njė pėrzierje frutash dhe perimesh qė nuk ndodhet nė asnjė vend tjetėr tė botės: yuka, misėr, banane. Ėshtė njė dietė natyrale qė nuk pėrmban asnjė lloj kimikati. Nė kėtė zonė pemėt mbushin me oksigjen vazhdimisht atmosferėn dhe ajri ėshtė 100 pėr qind i pastėr. Pikėrisht tė gjitha kėto elemente tė mbledhura sė bashku pėrbėjnė sekretin e jetėgjatėsisė sė kėtyre banorėve. I njėjti fenomen po verifikohet edhe nė Hunza, nė brigjet e Detit tė Vdekur nė Gjeorgji (ish-Bashkimi Sovjetik) ku lindi Stalini dhe ku gjenerali Shirali Muslimov la gruan shtatzėnė nė moshėn 136-vjeēare e mė pas vdiq nė moshėn 168 vjeē. Ashtu si nė Vilkabamba, uji i Hunzas pėrmban minerale me efekte antioksiduese. Kėto tė fundit veprojė si ilaē natyror kundėr procesit tė plakjes sė qenieve njerėzore. Gjithsesi ky fenomen nuk ėshtė verifikuar ende shkencėrisht. Nė zyrėn e e Correas gjen vetėm njė barelė, njė dollap, njė tavolinė dhe 3 karrige. Doktori ėshtė i bindur se njerėzit qė vuajnė nga zemra dhe tensioni i gjakut kėtu shėrohen plotėsisht. Nė kėtė luginė ka diēka qė e ngadalėson plakjen dhe vdekjen e qelizave tė trupit. Kėtu rritet vilco, njė lloj peme tipike e kėsaj zone qė prodhon shumė oksigjen. Pastaj edhe lidhjet familjare janė mjaft tė forta.

    shqip.
    Te mendosh se c'far ushqimesh perdor njerzimi sot me lloj - lloj kimikati,yndyre brenda te hyn tmerri .Direkt semundje dhe shkurtim jete ....Lum si keta mgjs jetojne lecka-pecka perdorin ushqim organik dhe ju zgjatet jeta.

    . Ashtu si nė Vilkabamba, uji i Hunzas pėrmban minerale me efekte antioksiduese. Kėto tė fundit veprojė si ilaē natyror kundėr procesit tė plakjes sė qenieve njerėzore. Gjithsesi ky fenomen nuk ėshtė verifikuar ende shkencėrisht.
    Shume interesante dhe shpresojme te verifikohet shkencerisht , eshte e nevojshme per te gjithe ata/ato qe kane frike nga plakja ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alnosa : 02-12-2010 mė 18:50

  20. #380
    Bakteria qė ushqehet me arsenik

    Shkencėtarėt amerikanė kanė zbuluar njė mikrob tė ēuditshėm, i cili mund tė pėrdorė arsenikun si pjesė tė ushqimit. Bakteria e cuditshme u zbulua nė njė liqen nė Kaliforni. Deri vonė, gjashtė elemente kryesore janė konsideruar themelore pėr jetėn, karboni, hidrogjeni, azoti, oksigjeni, fosfori dhe sulfuri.

    Por shkencėtarėt kanė zbuluar se bakteria ėshtė e aftė tė zhvillohet pasi fosfori tė zėvendėsohet me arsenikun. Zbulimi hap fronte tė reja pėr shkencėn pasi zgjeron mundėsinė pėr gjetjen e formave tė ndryshme tė jetės nė Tokė dhe mundėsisht nė planetet tjera apo nė hėnat e tyre.

    ALSAT
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 19 prej 34 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •