Close
Faqja 17 prej 34 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 340 prej 671
  1. #321
    It's Good to Be Yourself Maska e new-man
    Anėtarėsuar
    16-10-2008
    Postime
    355

    Interesante 12 vjeqari 2.1m qe vazhdon te rritet




    Brenden Adams eshte 12 vjet, por gjatesia e tij i ka kaluar te 2.1 metrat. Edhe pse miqte thone se Brenden eshte nje femije i zakonshem, duket qarte qe ai nuk eshte si te tjeret. Atij i duhet te ule koken kur kalon neper dyer dhe te ulet anash ne banken e shkolles, sepse gjunjet nuk e lejojne. Nena e tij perdor nje makine shume te madhe dhe i duhet ta ule reshtin e dyte te ndenjeseve, te ulet ne rreshtin e trete dhe tei shtrije kembet deri ne ndenjeset e para. Shkakue Doktoret thone se eshte nje erregullim kromozomik. Qe ne moshen 8-vjeeare kishte masen trupore te nje te rrituri dhe rritja vazhdon.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi

  2. #322
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anėtarėsuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    1) Picasso mund te lexonte perpara se te ecte dhe fjala e tij e pare ishte fjala laps ne Spanjisht.
    2) Sumerianet shpiken shkrimin ne shekullin e katert para Krishtit.
    3) Libri i pare historik , Historia e Madhe Universale u publikua nga Rashid-Eddin i Persise ne vitin 1311.
    4) Bibla eshte akoma libri me i shitur ne bote.
    5) Ne 1097, Tortula nje grua nga Salerno, shkroi librin Semundjet e Grave- ai u perdor ne shkollat e mjeksise per 600 vjet.
    6) Filozofi Grek Aristoteli shkroi librin Meteorologjia ne vitin 350 para Krishtit – ai ngeli si libri standart per motin per 2000 vjet.
    7) Libri i pare i ilustruar per femije u publikua ne Gjermani ne vitin 1658.
    8.) Barbara Cartland shkruante nje novele cdo dy jave dhe publikoi gjithsej 723 novela.
    9) Fjala “novele” ne fillim rrodhi nga fjala Latine novus qe do te thote “e re”.
    10) Statuja me e madhe ne bote eshte “Mali Rushmore”, Kokat e kater presidenteve Amerikane te gdhendura ne kodrat e zeza afer Keystone.Kokat jane 18 metra te larta.
    11) Statuja me e madhe ne bote e me kale eshte monumenti i Zizkov ne Prage 9 metra e larte.
    12) Thuhet se nese statuja e nje personi mbi kale kur kali i ka te dyja kembet e perparme te ngritura, personi ka vdekur ne beteje.Nese kali ka njeren kembe te perparme te ngritur, personi ka vdekur si rezultat i plageve te marra ne beteje.Nese kali i ka te katra kembet ne toke si monumenti i Zizkov, personi ka vdekur nga faktore natyrale.
    13) Novela e pare e shitur nga nje makine automatike ne metrone e Parisit ishte “Vrasje ne Orient Express”.
    14) Kur Mona Lisa e Leonardo da Vincit u vodh ne Louvre ne 1912, 6 kopje u shiten per origjinalen, secila me nje cmim shume te larte, ne 3 vitet e para para se gjendej origjinalja.
    15) Vincent van Gogh, piktori me i vleresuar ne bote, i shiti vellait te tij i cili kishte nje galeri arti vetem nje pikture gjate te gjithe jetes.Piktura quhej “Red Vineyard at Arles”.
    16) Novela e vitit 1939 e Ernest Vincent Wright’s ka 50,110 fjale dhe asnjera nga ato nuk e permban shkronjen “e”.
    17) Teatri me i shkurter eshte “Breath” i Samuel Beckett – 35 sekonda bertitje dhe frymemearrje e rende.
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  3. #323
    ThE WoRlD Is MiNe Maska e AjSi
    Anėtarėsuar
    05-04-2009
    Vendndodhja
    AlBaNia
    Postime
    372
    Letra e mėposhtme ėshtė dėrguar me tė vėrtetė nė Ministrinė Italiane tė Mbrojtjes nga njė i ri qė kėrkonte lirimin nga detyrimi pėr tė kryer shėrbimin ushtarak(( (nė kohėn qė ky shėrbim ishte i detyrueshėm))).

    %%Zoti Ministėr i Mbrojtjes,%%
    mė lejoni qė me shumė respekt tė marr guximin t'ju shpjegoj sa mė poshtė vijon, dhe t'i lutem vullnetit tuaj tė mirė pėr tė bėrė sforcimin e duhur pėr njė sqarim tė shpejtė tė ēėshtjes.
    Jam nė pritje tė thirrjes nėn armė. Jam 24 vjeē dhe jam i martuar me njė vejushė 44 vjeēare, e cila ka njė vajzė 25 vjeēe. Babai im ėshtė martuar me kėtė vajzė. Kėshtu, aktualisht babai im ėshtė bėrė edhe dhėndrri im, meqėnse ėshtė martuar me vajzėn time. Pėrveē kėsaj, nusja ėshtė bėrė edhe njerka ime, duke qėnė gruaja e babait tim.
    Gruaja ime dhe unė nė muajin janar u bėmė me njė fėmijė. Ky fėmijė ėshtė kėshtu vėllai i gruas sė babait tim, pra kunat i babait tim; pėrveē kėsaj ėshtė edhe daja im, pėrderisa ėshtė edhe vėllai i njerkės sime. Biri im pra ėshtė edhe daja im.
    Gruaja e babait tim pėr Krishtlindje lindi njė fėmijė, qė njėkohėsisht ėshtė edhe vėllai im pėrderisa ėshtė fėmijė i babait tim, dhe nipi im pėrderisa ėshtė fėmijė i fėmijės sė gruas sime. Unė jam pra vėlla i nipit tim, dhe meqėnse burri i nėnės sė njė njeriu ėshtė babai i tij, rezulton qė unė jam babai i vajzės sė gruas sime dhe vėllai i birit tė vet.
    Kėshtu qė unė jam gjyshi im!
    Me shpjegimin e gjithė kėsaj, ju lutem mė lejoni tė mos e kryej shėrbimin e detyrueshėm ushtarak, sepse ligji e ndalon qė babai, i biri dhe nipi tė kryejnė shėrbimin ushtarak nė tė njėjtėn kohė.
    I bindur qė do tė gjej mirėkuptimin tuaj, ju lutem z. Ministėr tė pranoni konsideratat e mia mė tė shquara
    I DiD NoT AsK 2 B AlBaNiAn , I JuSt GoT LuCkY
    AlBaGiRl

  4. #324
    Detrat Pushtohen Nga Kandilet

    Sa me shume kalon koha aq me shume shtohet popullsia e kandilave neper ujrat e kripura te Tokes. Kohet e fundit eshte vene re me shqetesim te madh shtimi i tyre i paprecedente, kjo per shkak te rritjes se temperatures se ujrave ne shkalle globale qe favorizon nje shkalle me te larte te mbarsimit te kandilave te cilet njihen qe jane ne gjendje te pjellin me miliona veze vetem me nje mbarsim. Sado te perpiqesh te eleminosh vezet, ato duke qene te tejdukshme dhe duke u fundosur ne tabanin e detit, e bejne te pamundur kontrollimin e tyre. Ja nje pamje e frikshme e nje kolonie te tille ne Detin e Japonise


  5. #325

    Kopshti i Ēudirave

    Lost Gardens of Heligan ne Cornwall




    eshte nje nder kopshtet me atraktive jo vetem ne Angli dhe te cilin e kane ne pronesi Familja Tremayne te cilet kane pronesi mbi te me shume se 400 vjet.




    Ne kete kopsht artiste te ndryshem kane punuar skulptura te ndryshme nga bari dhe kullosa, si: Femra lakuriqe, Cifte te dashuruar, Kuaj, Zhirafa, Lope apo Automobile.


  6. #326
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Truri artificial do tė arrijė brenda 10 vitesh

    Truri artificial do tė arrijė brenda 10 vitesh
    Nė konferencėn TED 2009, e cila zhvillohet nė Oxford tė Anglisė, dhe nė tė cilėn diskutohet pėr hulumtimet biomedicinale, drejtori i projektit Blue Brain, Henry Markram, ka pohuar se truri shtesė (‘artificial’) ėshtė i realizueshėm, dhe ka shtuar madje se ai do tė mund ta pėrfundojė atė deri nė vitin 2020.

    Markram nuk flet pėrmendėsh, pasi ai qė mė herėt ka arritur tė bėjė disa elemente biologjike tė trurit, edhe pse shumė mė tė thjeshta.

    Zhvillimi i trurit tė njeriut do tė ishte i njė rėndėsie tė veēantė pėr sėmundjet mentale dhe sėmundjet e trurit nė pėrgjithėsi. Sipas vlerėsimeve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, rreth dy miliardė njerėz nė botė vuajnė nga njė sėmundje e trurit.

  7. #327
    -
    Anėtarėsuar
    15-08-2009
    Vendndodhja
    Graz
    Postime
    145

    Antarktida dhe kuriozitete rreth saj

    Zbulohen 124 liqene tė cilat ndodhen prej miliona vitesh nen akujt e Antarktidės. Ata sot nuk janė mė sekrete, pozicioni i tyre ėshtė zbuluar me koordinata tė sakta fals satelitit tė NASA-s, "Icesat".
    Lajmi ėshtė publikuar nė “Journal of Glaciology” ku thuhet se liqenet janė formuar nė kohėra tė ndryshme, por shumica e tyre kanė qindra vjet nėn akull dhe pėr kėtė paraqesin njė rėndėsi tė veēantė pėr studiuesit.

    Kėshtu sipas shkencėtarėve ata, duke qenė tė izoluar nga masa akujsh nė sipėrfaqe dhe bazamentin tokėsor nė thellėsi, duhet tė kenė ruajtur disa veēori tė bimėsisė dhe gjallesave ujore prehistorike.

    Ndėrkaq vėzhgimet e NASA-s mbi kontinentin e akullt kanė filluar qė nė vitin 1996 ku ėshtė vėnė re njė fryrje liqeneve nga shkrirja e akujve si pasojė e ngrohjes globale si dhe zona ku ndodhen liqene tė sapoformuara ose nė formim e sipėr.
    I'm MUSLIM and I'm proud

  8. #328
    Astronomet percaktojne vendin me te ftohte, me te thate dhe me te qete ne toke

    Kerkimi per observatorin me te mire ne bote i ka ēuar shkenctaret te zbulojne ate qe mendohet te jete vendi me i ftohte, me i thate dhe me i qete ne planetin tone. Mendohet qe nuk eshte shkelur me pare nga kembe njeriu, por qe mund te merren fotot me te mira te universit ne krahasim me ēfare eshte arritur te merret deri me sot nga Toka.

    Nje bashkpunim amerikano-australian u krijua per te grumbulluar te dhenat nga satelitet, stacionet tokesore dhe modelet klimatike ne studimin e faktoreve qe ndikojne astronomine - shtresa e reve, temperatura, ndriēimi i qiellit, avujt, shpejtesia e eres dhe turbullimet atmosferike. Ata percaktuan nje sektor, qe e quajten Ridge A (vargkodrinori A), 4053 m lart ne rafshin antarktik. Nuk eshte vetem nje vend i larget, por gjithashtu shume i ftohte dhe i thate. Temperatura mesatare e dimrit eshte -70 grad celcius. E gjithe perberja ujore e atmosferes se kesaj zone ndonjehere eshte me e holle se trashesia e nje fije floku. Gjithashtu eshte shume qetesi, qe do te thote fare pak turbullime atmosferike, te cilat ne pika te tjera te tokes i bejne yjet te duken sikur vetetijne. Per shkak se qielli eshte shume i erret dhe i thate, fotot qe mund te merren me nje teleskop te zakonshem, jane po aq te pastra dhe te qarta, sa ato te marra nga teleskopet me te fuqishem ne gjithe planetin tone. Vendi i percaktuar nuk gjendet ne piken me te larte te rrafshit antarktik (Kupola A) por 150 km larg prej tij.

    Zbulimet u publikuan ne "Publications of the Astronomical society". Interesi per Antarktiden, per krijimin e nje qendre te vezhgimit te hapesires, eshte rritur me shpejtesi keto vitet e fundit. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i publikimit te studimit nga astronomet e Universitetit te South Wales ne revisten "Nature" (2004) duke konfirmuar qe fotot qe mund te merren nga Kupola C (Dome C - nje tjeter pike ne rafshin antarktik) jane po aq te mira sa ato te mara nga Hubble.

    permbledhur nga

    http://www.sciencedaily.com/releases...0831130655.htm
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #329
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Astronomėt gjejn nje planet te ngjashem me token!

    Astronomėt zbulojnė "binjakun" e Jupiterit
    Zbulohet Planeti me i ri


    Planeti i zbuluar ėshtė "binjaku" i Jupiterit tė sitemit tonė diellor.


    Astronomėt thonė se kanė zbuluar njė planet tė ri, i cili, sipas tyre, shton mundėsitė qė jashtė sitemit tonė diellor tė ekzistojė njė planet si Toka.

    Planeti i zbuluar sė fundmi, ėshtė tė ngjashėm me gjigandin e sistemit tonė diellor, Jupiterin.

    Ai ka nė orbitėn e vet njė diell, i cili ndodhet 90 vjet dritė larg tij.

    Nga kėrkimet e mėhershme, jashtė sistemit tonė diellor ishin zbuluar planete shumė tė ndryshme nga planetėt e sitemit tonė dhe nė orbita ose shumė larg, ose shumė afėr nga diejt e tyre.

    Kjo gjė pėrjashtonte ēdo mundėsi tė ekzistencės sė jetės nė to.

    Por austronomėt thonė se zbulimi i tyre i fundit, pra planeti i ri, ėshtė larg nga dielli i vet nė tė njėjtėn largėsi sa ėshtė Jupiteri nga Toka.

    Kjo, shtojnė ata, rrit gjasat qė tė mund tė ekzistojė dhe njė planet si Toka.
    Nė kėtė planet tė zbuluar sipas shkencėtarėve, pėr shkak tė temperaturave tė buta (mesatarisht prej 0- 40 grad C) mund tė ketė edhe ujė nė gjendje tė tė rrjedhshme, qė ėshtė vėndimtare pėr egzistimin e jetės.

    Shkencėtarėt mėndojnė se kjo planet mund tė shėrbej si bazė e rėndėsishme pėr misionet e ardhshme tė gjithėsisė, qėllimi i tė cilave do tė ishte hulumtimi pėr jetė jashtė Tokės.

    Diametri i saj ėshtė 1.5 herė mė i madh se i tokės, e siperfaqja mund tė jetė shkėmbore apo e mbuluar me oqeane

    Burimi :Albaniasite.net
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  10. #330
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438

    Ezoterikmani

    "E gjithe deshira ime mbi varrimin, eshte qe mos me varrosin te gjalle!" Lord Chesterfield (Leter nuses se djalit, 16 mars 1769).

    15/05/2005 Kufoma zgjohet dhe rref doktorrin. Mjeku shtrohet direkt ne spital i shokuar.

    Gabimisht ishte deklaruar i vdekur dhe kur zgjohet fillon e gjuan me sa fuqi kishte me grushta mbi doktorrin, qe do i bente autopsine. Kjo ngjarje ndodhi ne Rumani pasi djali 16 vjecar me emer Bogdan Georgescu, ishte rrezuar pernjehere ne Toke. Kur u zgjua, i frikesuar, reagoi ne menyre te dhunshme. Doktorri ne fakt, shkoi te kurohet jo shume per grushtat qe hengri, por per friken qe pati duke pare nje kufome te ngrihet.
    Djali i ri, me vone shpjegoi qe ishte zgjuar e kishte pare nje burre me kemishe te bardhe qe po i afrohej: "Nuk e vura re ku isha e kujtova se donte te me vriste, prandaj u mundova te mbrohesha. Gjeja e fundit qe mbaj mend eshte qe isha duke pire nje kafe me vellain tim". Mjeket akoma ne ditet e sotme, mundohen te kuptojne se cfare mund t'i kete shkaktuar kete gje si tip "vdekje" djalit 16 vjecar.

    Por raste te tille kane ndodhur edhe me pare e vazhdojne ndodhin edhe sot e ja disa shembuj qe dihen ne te gjithe Boten:

    30/01/1992 Bukuresht, Zamfira, nje vajze 18 vjecare.
    02/02/2002 Gabon, Agnes Mbenga, 52 vjec.
    11/06/2008 Paris, Nje 45 vjecar te cilit nuk i tregohet emri.

    23/01/2007: Ne nje studim te bere nga Agjencia Kombetare e Varrezave ne France, doli qe nder 500 vete 1 person varrosej i gjalle. Rezultatet e ketij studimi qe ka nisur prej 12 vjetesh tashme, por qe fatkeqesisht nga frika e ligjeve apo sepse quhen top secret si lajme, nuk kane nderhyre te ndihmojne asnje person edhe se kane degjuar zera apo levizje ne 2500 varre.

    Besoj se per te qene te sigurte per vdekjen duhet te kete edhe menyra te tjera, sado te vjetra apo te tejekaluara.
    Cfare mendoni per kete fenomen?


    p.s. Mos u frikesoni, sepse fundja te gjithe te vdekmit dikur kane qene edhe te gjalle sic jemi ne sot, qe hecim, levizim e flasim.
    La vita č bella...

  11. #331
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Ka ardhur koha per Teletransportin

    Der me tani teletransportimi ishte i mundshum vetume permese pjesezve te dritese.
    Dy grupe shkenctaresh, nj i SHBA-se dhe tjetri i Austrise, ja kan ariture qe per te paren here te teletrasportoin disa prona te atomeve,dmth te realizojn diqka te ngjajshme nga kapiteni Kirk ne serin Star Trek.
    Prova e par te ketyreve dukurive tregohet qe ne vitin 1997 por deri me tanifizikanet kan aplikuarparimin e teletransportimit te fotoneve,dmth pjesezate e dritese,ndersa
    ekspermentet e reja jane realizuar me atome,qe jane therime materialesh.
    Ate qe fizikanet e quajn teletransportim,ne te vertete,esht nji dukuri e komplikuar,qe perbehet nga trasferimi i pronave te nji pjeseze(A) deri te nji tjeter pjesez(B),permese nji pjesez te trete ndermjetsuese (C)
    Kjo esht e mundur fale nji prone mikroskopike te quajtur"entanglement"(gershetim)
    nji mardhenije e ndersjellte shume e forte qe stabilizone ne mese te dy pjesezve"binjake"Nese njera pjesez rrotullohete sikur nji busull gjiroskopike ne nji fare drejtimi te quajtur"spin" pjeseza e asaj binjake mund te rotullohet gjithmon ne te kunderten, edhe nese ndodhet ne nji tjeter galaksi.Per te realizuar teletrasportimin ,venoset raporti i kundert mes pjesezve B dhe C pastaj edhe mes A- se dhe B.se fiksohet prone e A-se.Ne kete menyre,fale ndemjetsimit te B-se mundsohete traferimi i ktyre pronave tek pjeseza C.
    Grupi i univerzitetit te Insburgut, ne Austri,ka aplikuar kete parim ne atomete e kalciumit,pergjate qe grupi amerikane, i National Institute of Standardes and Technology(nist)ka teltrasportuar pronet e atomve te te beriliumit.Mirpo keto eksperimente nuk doti aplikohen teletrsportimin te materiese,por zbaticave te informcioneve qe mund te karakterizonin kompjuteret e dekadave te ardhshme,duke i bere shume me te shpejte dhe me te fuqishume.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 28-09-2009 mė 04:47

  12. #332
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sekretet e trurit: Masa gri qė na jep identitetin

    Sekretet e trurit: Masa gri qė na jep identitetin

    Truri ėshtė organi mė i ndėrlikuar, mė i pakuptueshėm dhe enigmatik i trupit tonė. Ne mund tė emėrtojmė pjesė tė tij, por dija jonė ėshtė e kufi zuar nė lidhje me funksionin e kėtyre pjesėve dhe mbi tė gjitha me lidhjen qė ato kanė me njėra-tjetrėn. Nė njė libėr tė fundit tė njė mjekeje qė ėshtė marrė pėr njė kohė tė gjatė me studimin e kėtij organi jetik tė trupit tonė janė pėrmbledhur tė gjitha faktet e njohura shkencėrisht deri mė tani pėr trurin, si edhe shpjegohet struktura, funksioni dhe problemet e tij.

    Truri moral
    Kur punėtori i hekurudhės Fienas Gage pėsoi njė goditje nė fytyrė ndėrsa po shponte me eksploziv njė mur nė vitin 1948, pa dashur dha njė nga informatat e para nė lidhje me funksionimin e kėtij organi. Shpėrthimi kishte shkaktuar njė vrimė qė niste nė faqe dhe pėrfundonte nė tru, madje nė majė tė kokės dhe kjo i kishte shkaktuar humbjen e shikimit nė syrin e djathtė. Nė dukje ky ishte dėmi i vetėm fi zik qė iu shkaktua, ndėrkohė qė pas kėtij incidenti, personaliteti i tij ndryshoi kryekėput. Nga njė njeri i pėrgjegjshėm, i sjellshėm dhe i qetė ai u bė njė person i ashpėr, i pamėshirshėm dhe madje shoqėrisht i papėrgjegjshėm. Kjo tregoi se dėmi fizik qė shkaktohet nė disa zona tė trurit mund tė ēojė nė ndryshim rrėnjėsor tė personalitetit.

    Besimi dhe supersticioni
    Sistemi i besimit tė njerėzve ėshtė njė ndėrthurje e gjeneve me kulturėn, mėnyrėn e rritjes. Tė gjitha kėto pėrbėjnė edhe kornizėn e pėrvojės njerėzore. Por, disa aspekte mund tė kenė njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė aktivitetin e trurit. Disa shkencėtarė sugjerojnė se pėrvojat e mbinatyrshme qė deklarohen se janė pėrjetuar nga disa njerėz mund tė jenė edhe pasojė e "shqetėsimeve" tė trurit. Ndjesia e ekstazės qė i shoqėron pėrvoja tė tilla tė ēuditshme dhe tė rralla u ėshtė atribuuar deri mė sot ēarjeve tė vogla nė lobin temporal. Shqetėsimet nė lobin temporal lidhen edhe me ndjesinė e njė pranie tė padukshme, qė disa njerėz thonė se pėrjetojnė nė momente tė ndryshme tė jetės sė tyre. Tė tilla janė pėr shembull pėrvojat e dikujt me shpirtrat apo fantazmat. Ndėrsa pėr sa u pėrket tė ashtuquajturave pėrvoja jashtė trupit, ato, sipas disa shkencėtarėve, janė tė lidhura me aktivitetin e pakėsuar tė lobeve paralele, tė cilat normalisht japin njė qartėsi dhe ekuilibėr nė lidhje me perceptimin tonė tė kohės dhe hapėsirės.

    Krijimtaria
    Tru tė ndryshėm kanė karakteristika tė ndryshme. Madje, ndryshimet janė tė mėdha edhe nė trurin e muzikantėve, mes atyre qė improvizojnė dhe atyre qė luajnė duke pasur pėrballė njė pentagram. Studimet kanė nxjerrė nė dritė se lobet frontale aktivizohen kur muzikantėt lexojnė notat, por nuk funksionojnė kur muzikanti improvizon notat, duke u lėnė kėshtu hapėsirė ideve momentale. Studiuesit thonė se kjo refl ekton shumė nė proceset e krijimtarisė. Kur truri pushon pas njė aktiviteti shumė tė ngarkuar, valėt qė lėshon janė tė ndryshme nga ato qė emeton nė momentet e pikut tė punės.

    Dallimet seksuale
    Truri ėshtė shumė individual te njerėzit, madje po aq individual sa edhe fytyra. Ēdo njeri ka njė tru me njė ndėrtim dhe fi ziologji tė ndryshme. Ky dallim vlen edhe pėr gjinitė. Kėshtu, i ashtuquajturi corpus callosum, qė lidh dy hemisferat e trurit, ėshtė mė i zhvilluar te meshkujt se sa te femrat. Sipas disa shpjegimeve, ky ėshtė shkaku qė femrat janė emocionalisht mė tė ndėrgjegjshme se meshkujt, pasi ana e djathtė e trurit qė lidhet me emocionet ėshtė mė e lidhur me tė majtėn, qė ėshtė edhe qendra analitike e trurit. Skanimi i trurit tė homoseksualėve ėshtė i ngjashėm me atė tė femrave, pra ata janė mė tė prirur qė tė kenė njė botė emotive dhe ndjeshmėri tipike femėrore. Ndėrsa te femrat lezbike, pėr shembull, ana e djathtė e trurit ėshtė mė e zhvilluar, njė tipar qė ngjan me meshkujt heteroseksualė. Tiparet e trurit janė tė pėrbashkėta mes femrave lezbike dhe meshkujve heteroseksualė.

    Personaliteti
    Studimet nė lidhje me trurin kanė nxjerrė nė dritė se per-sonaliteti mund tė jetė "i dukshėm" edhe nga aktiviteti i zonave tė ndryshme tė trurit. Kėshtu, njerėzit qė pėlqejnė aventurat, gjėrat dhe eksperiencat e reja kanė njė lidhje mė tė fortė mes hippocampus-it dhe striatum-it, ndėrsa njerėzit e turpshėm shfaq-in reagime tė forta nė amygdala. Optimizmi, bashkėpunimi dhe agresiviteti janė pasojė e aktiv-iteteve tė zonave tė ndryshme tė trurit.

    Rėndėsia e pėrmasave
    Tru tė ndryshėm kanė madhėsi dhe peshė tė ndryshme, por ka edhe pėrjashtime. Jonathan Swift autori i "Udhėtimet e Guliverit" kishte njė tru qė peshonte 2000 gramė kur vdiq nė vitin 1754, ndėrsa truri i Ivan Pavlovit, biologut tė shquar rus qė zbuloi reagimet e Pavlovit, peshonte vetėm 1500 gramė. Kėsisoj mund tė thuhet se deri tani nuk ka ndonjė teori pėr sa i pėrket lidhjes mes peshės dhe intelektit, por tipare tė tjera mund tė jenė shumė tė rėndėsishme.

    Plakja e trurit
    Shumė neurone nė tru mbeten tė shėndetshme deri nė vdekje. Por truri vetė ndryshon 5-10% nė moshat nga 20 deri nė 90 vjeē. Ndryshime tė tjera pėrfshijnė zmadhim tė hapėsirave tė ndry-shme tė kafkės dhe formim tė pllakave tė caktuara trunore e ndryshime tė tjera sipėrfaqėsore nė dukje. Shkaku i kėtyre ndryshimeve nuk ėshtė shpjeguar ende. Megjithatė, njė gjė ėshtė e sigurt, se njė dietė e mirė ushqimore ėshtė shumė e dobishme pėr shėndetin e trurit, veēanėrisht pėrdorimi i peshkut nė mėnyrė tė vazhdueshme. Ndėrkaq, kėshillohet pėr "fi zkulturė" tė trurit edhe loja e shahut.

    Dhimbja e kokės dhe migrena
    Njė dhimbje koke ėshtė njė nga arsyet mė tė zakonshme qė na bėn tė pėrdorim aspirinat, apo paracetamolėt. Nė rastin e migrenės nuk kemi njė shpjegim fiziologjik tė kėsaj sėmundje, por mendohet se ajo shkaktohet nga procese tė funksionimit tė trurit. Zakonisht migrena prek frontin ballor tė trurit dhe lėvizja e pėrkeqėson dhimbjen. Atė e shkaktojnė disa stimuj si ushqimi, lodhja, ndryshimet hormonale, faktorė emocionalė, apo qoftė edhe njė ndryshim moti. Njė dhimbje klasike migrene mund tė zgjasė disa ditė dhe pėrsėritet pas disa muajsh.

    Gjumi dhe ėndrrat
    Pa gjumė do tė kishim vdekur. Gjumi ėshtė thelbėsor pėr shėndetin dhe nėse fl emė mė pak nga sa kemi nevojė jemi tė hutuar, tė papėrqendruar dhe humbasim aftėsinė e kujtesės. Megjithatė, gjumi vazhdon qė tė mbetet njė mister. Ciklet gjumė-zgjim janė tė kontrolluara nga neu-rotransmetuesit qė funksionojnė nė zona tė ndryshme tė trurit. Ėndrrat janė njė tjetėr mister shumė pak i njohur i gjumit. Ajo ēka dihet ėshtė vetėm fakti qė gjatė gjumit aktiviteti i trurit pakėsohet dhe ndodh njė lloj pastrimi kimik.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #333

    Syzet qė pėrkthejnė bashkėbiseduesin



    Syzet qė pėrkthejnė bashkėbiseduesin e huaj


    Japonezėt kanė prodhuar syze tė cilat emetojnė titra gjatė bisedės ndėrmjet personave qė flasin gjuhė tė ndryshme.

    E diel, 08 Nėntor 2009 15:11


    Kompania japoneze NEC ka prodhuar syze tė cilat, gjatė bisedės ndėrmjet personave qė flasin gjuhė tė ndryshme, emetojnė titra.

    Nė komunikatėn e kėsaj kompanie thuhet se sė shpejti do tė fillojė prodhimi i syzeve tė cilat krahas fjalėve tė bashkėbiseduesit nė njė gjuhė tė caktuar do tė mund tė sigurojnė edhe pėrkthimin nė gjuhė tjetėr nėpėrmjet zėrit, por edhe titrave.

    Kompania japoneze thekson se syzet e quajtura "Tele Skaunter" u dedikohen tė punėsuarve qė kanė punė me myshterinj tė huaj. /koha/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Explorer : 16-11-2009 mė 09:12
    Ndrysho Firmėn

  14. #334
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1259050500
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  15. #335
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869
    fegi duket interesant artikulli qe solle, por gjithashtu do duhej nje lente zmadhuese ta lexoje tamam. Gjithsesi e shkrova ne word dhe po e hedh ketu ne forme postimi ate qe ke sjellur :

    TELEPORTACIONI APO LARGPERCIMI

    Te shperbehesh ne asgje ne ajer dhe te shfaqesh perseri, pa humbje ne kohe, por ne nje kontinent tjeter. Deri tani kjo gje ka qene e mundur vetem ne filmat fantastiko-shkencor si “Star Trek”. Ne kete film veprimi ne fjale eshte quajtur “to beam” qe do te thote pak a shume “te dergosh nje tufe rreze drite”. Ndryshe i njejti veprim quhet teleportacion qe do te thote “te dergosh ne largesi” ose me nje fjale largpercim.


    KJO QE DERI PAK PARA KOHESH DUKEJ UTOPI, NE TE VERTETE FUNKSIONON


    Fizikanti vienez Anton Zeilinger ia ka arritur te largpercoje grimca drite (fotone) ne nje largesi 1 deri ne 2 metra prej andej. Me e rendesishmja eshte se Zeilinger nuk largpercon pjesezen , por te dhenat qe e perbejne ate...
    Behet fjale per nje marredhenie midis dy pjesezash brenda Ligjeve te Mekanikes Kuantike te quajtura kokolepsje. Nesa gjendja e njeres pjesez ndryshon, ndryshon dhe ajo e pjesez tjeter sado larg njera-tjetres te jene, qofshin disa mikrometer apo dritevjet.
    Per te largpercuar te dhenat ne nje pjesez te trete do te mjaftonte qe kjo t’ia percillte te dhenat njeres prej dy pjesezave te kokolepsura. Sapo njera prej pjesezave te kokolepsura te merrte keto te dhena, po ne ate cast i ka marre dhe tjetra ndonese ndodhet larg. Pra te dhenat u largpercuan.
    Kjo gje nuk eshte e re dhe eshte e njohur ne teori qe prej 30 vjetesh. Me thjeshte eksperimenti i mesiperm mund te shpjegohej me ane te goglave te bilardos. Kemi dy gogla te bardha ku ngjyra perfaqeson rolin e njejte qe luajne ato, si dhe nje te kuqe qe do te largpercohet. Gogla e kuqe rrok nje prej goglave te bardha. Kjo e fundit merr pernjehere te dhenat e te kuqes dhe kthehet keshtu ne te kuqe. Por meqenese gogla e bardhe eshte e kokelepsur me goglen tjeter te bardhe (per shkak se kryejne te njejtin rol), atehere dhe kjo e fundit kthehet ne te kuqe.
    Keshtu te dhenat, pra “ngjyra e kuqe” u largpercua.



    LARGPERCIMI I NJEREZVE

    Nje nder veshtiresite ne largpercimin e njerzve qendron ne ate qe ndonese po behen perpjekje dhe ne teori eshte e mundur, perseri nuk eshte arritur te largpercohen atome prej te cilave perbehen njerezit. Deri tani eshte arritur te largpercohen vetem fotonet e drites.
    Per me teper atomet e njeriut jane teper te lidhur me njeri-tjetrin dhe nuk mund te shkeputen nga njeri tjetri. Keshtu do te duhej qe njeriu te largpercohej si nje i tere dhe jo ne atome. Deri tani ketij problemi nuk i eshte dhene zgjidhje.
    Pra ne te ardhmen e afert largpercimi i njerezve mbetet akoma i pamundur.
    Edhe sikur te ishte e mundur te largpercohej njeriu ne formen e shperberjes se atomeve te tij perseri do te hasnim ne veshtiresi te medha te cilat nuk qendrojne ne numrine madh prej biljonesh atomesh qe perbejne njeriun por ne numrin teper te madh te nderthurjeve te mundshme midis ketyre atomeve qe perbejne trupin e njeriut. Do na duheshin te largperconim sasi aq te medha te dhenash per te cilat do na duhej nje CD-ROM aq i rende sa edhe vete Toka. Kompjuterave te sotem do tu duheshin 20.000 miliarde vjet te kryenin largpercimin e te dhenave te njeriut.Ajo qe mund te bejme eshte ndertimi i kompjuterave kuantike teper moderne, te cilet do te ishin me miliarda here me te shpejte se ato qe kemi sot.
    Nje veshtiresi tjeter qendron ne ate qe kokelepsja e grimcave te drites funksionon vetem ne nje mjedis krejt te izoluar. Ngrohtesia e trupit apo dhe frymemarrja do ta shkatarronin kokelepsjen. Nje pengese tjeter eshte ajo qe gjate largpercimit, nuk dergohet tutje trupi por vetem te dhenat e perbersjes se tij. Keshtu qe ne vendin ku do te shfaqej njeriu duhet te kishte qe me perpara nje kopje te njeriut ne fjale, tek i cili do te largpercoheshin te dhenat. Se si do te ishte kjo kopje eshte akoma e paqarte. Por edhe sikur te kryhej kjo kopje do te lindte pyetja : A do te largpercoheshin edhe shpirti, mendimet dhe vetedija jone?


    KOMPJUTERAT KUANTIKE

    Pikerisht parimin qe perdori fizikanti vienez Zielinger per largpercimin e te dhenave te kuanteve te drites duan ta shfrytezojne shkencetaret per te ndertuar kompjutera kuantike te cilet do te ishin me miliarda here me te shpejte se keto te sotmit. Shkaku do te ishte ai se ne kompjuterat kuantike te dhenat do te largpercoheshin permes kuanteve te drites apo atomeve. Kompjuterat kuantike punojne me te ashtequajturat Qubits, bits per kuant. Ndryshimi nga kompjuterat e sotem qendron ne ate qe ne nje kompjuter kuantik do te kryheshin veprimet jo njeri pas tjetrit e rralle por njekohesisht.
    Por qe nje kompjuter kuantik te punoje duhet te behet nje lidhje midis qubits-ave. Por gjendja e ketyre dhe ndersjellshmeria eshte teper e ndjeshme ndaj nderhyrjeve nga jashte gje qe i ben keta teper te brishte dhe te shkatarrueshem. Kompjuteri me i madh kuantik qe eshte ndertuar deri me sot eshte prej 5 qubits-esh.
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  16. #336
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Misteri i tė mbijetuarit nga koma

    Ka qenė nė gjendje vegjetative pėr 23 vjet dhe befas, falė punės sė njė terapisteje, rikthehet duke pasur aftėsinė e njė komunikimi pėrmes ekranit tė njė kompjuteri. Mrekulli, apo keqdiagnostikim?

    Misteri i tė mbijetuarit nga koma

    Linda Wouters nuk besonte nė mrekulli, derisa pa njė tė tillė me sytė e saj, pra deri ditėn kur pa tė lėvizte dorėn e Rom Houben. Mjekėt kishin ngulmuar vazhdimisht se viktima e aksidentit automobilistik ishte zhytur nė njė koma tė rėndė. E ndėrsa mjekėt ishin thuajse tė sigurt pėr rrugėn pa kthim nė tė cilėn ishte nisur Rom, terapisti i tij kishte tjetėr mendim. Nė njė spital rreth 50 kilometra larg Brukselit, ku jeton Houben, 46 vjeē, zonja Wouters rrėfen pėr udhėtimin e tij tė gjatė pėr t‘u rikthyer sėrish nė jetė dhe teknikės qė i mundėson komunikimin me botėn. Pas plot 23 vjetėsh "i mbyllur" i ndėrgjegjshėm, por i paralizuar dhe krejtėsisht i paaftė pėr tė folur dhe komunikuar, Houben ia ka dalė sė fundi qė tė pėrcjellė mesazhe shumė tė sakta dhe terapistja e tij e drejton nė kėtė pėrpjekje hap pas hapi. Ajo ia merr dorėn dhe ia vendos mbi njė ekran kompjuteri pėrmes tė cilit ai shprehet. Disa ekspertė tė mjekėsisė bėjnė ēudi se si ėshtė e mundur qė njė pacient qė konsiderohej i vdekur pėr 23 vjet tani arrin qė tė shtypė fjalė nė kompjuter dhe tė komunikojė kthjellėt ato qė dėshiron. Sipas terapistes sė pacientit, njė ndėr gjėrat e para qė ai shprehu ishte "jam i bekuar". "Ėshtė e vėshtirė qė tė imagjinosh njė gjė tė tillė dhe unė e kuptoj se ēfarė ka parasysh ai kur e thotė njė gjė tė tillė", rrėfen Linda Wouters, e cila e di shumė mirė se sa e vėshtirė ka qenė "rilindja" e pacientit. Ajo ka kaluar pėrmes muajsh tė tėrė tė dhimbshėm. "I kėrkonim vazhdimisht qė tė pėrpiqej tė paktėn tė arrinte tė puliste sytė, por Houben nuk ia dilte dot as kėtij veprimi. I kėrkonim qė tė lėvizte buzėt, por sėrish ishte njė mision i pamundur. Por dikush vuri re se ndėrsa ne i flisnim, atij i lėvizte njė gisht kėmbe ndaj ne nisėm qė ta pėrdornim kėtė mundėsi pėr ta bėrė pacientin tė komunikonte. Mė pas njė terapist amerikan qė e vizitoi pacientin tha se me shumė pėrpjekje do tė ishte e mundur qė Houben tė lėvizte gishtin tregues". Kėshtu, pak nga pak, terapistja nisi njė punė tė jashtėzakonshme qė solli rezultate tė jashtėzakonshme. Ata sė bashku filluan mėsimin e teknikave tė komunikimit, tė cilat aktualisht pacienti po i pėrdor madje pėr tė shkruar njė libėr pėr jetėn e tij, pėr gjithė pėrjetimet nė vitet e gjata tė moslėvizjes dhe ndjesitė e reja tė rizgjimit nė njė tjetėr botė, ndryshe nga jo qė kishte njohur para se tė aksidentohej. "Me Houben ka ndodhur njė mrekulli e vėrtetė dhe fatmirėsisht funksionoi". Metoda e terapistes konsiston nė aftėsimin e gishtit tregues pėr tė shkruar nė kompjuter. Pėr tė arritur nė stadin aktual, tė dyve u janė dashur thuajse tre vjet punė e pandėrprerė, pėrpjekje qė nė mė tė shumtėn e rasteve dukeshin tė dėshpėruara dhe tė kota. Por kjo metodė nuk ka arritur qė tė bindė tė gjithė mjekėt dhe ekspertėt e fushės. Por rezultati i arritur ėshtė aq i jashtėzakonshėm, sa mjekėve nuk u mbetet veēse tė heshtin dhe tė mbajnė shėnim pėr sa ka ndodhur. Libri i parė i Houben ėshtė publikuar nė njė revistė tė qendrės spitalore. Nė tė ai ka pėrshkruar rizgjimin e tij tė jashtėzakonshėm. "Nė fillim ndieja se dikush mė kishte kyēur dhe e kishte flakur ēelėsin tutje pėrgjithmonė. Nė sytė e botės unė isha njė djalė i ri qė befas isha shndėrruar nė njė qenie vegjetative. Unė isha shtrirė gjatė gjithė kohės nė tė njėjtin vend, po a isha vėrtet aty? Unė dėgjoja, shihja, ndieja, por vetėm sė brendshmi, larg syve tė botės. Tani mund tė komunikoj pėrmes aftėsive tė fituara nga njė punė jashtėzakonisht e gjatė dhe e lodhshme. Jo tė gjithė besojnė nė kėtė mėnyrė e formė komunikimi, sepse ėshtė njė metodė ende e pambėshtetur nga shkenca, por qė jep rezultat dhe mbi tė gjitha pėr mua ėshtė jetike. Mė nė fund ajo ēka ndiej dhe mendoj mund tė ndahet me tė tjerėt".
    Houben 20 vjet mė parė pėsoi njė aksident tė rėndė rrugor pas tė cilit nisi njė jetė vegjetative, por qė gjithsesi, i jepte mundėsi qė tė ndiente, tė dėgjonte e shikonte. Kjo bėri qė pacienti tė jetonte njė vuajtje tė madhe duke qenė njėherazi pjesė dhe jo pjesė e botės. Ai nuk arrinte qė tė shprehej dhe t‘u thoshte familjarėve tė tij se pavarėsisht se pėr ta ishte shndėrruar nė njė "copė mishi", ai dėgjonte dhe ndiente gjithēka. "Ka qenė shumė frustruese pėr mua dhe tė dashurit e mi. Nuk mund ta ndaja dhimbjen me ta, nuk mund t‘i ngushėlloja tek i shihja rreth meje tė shkreheshin nė vaj. Vetėm imagjinoni se si mund tė ndiheni kur tė gjithė tė dinė "tė fikur", ndėrkohė qė ti je i gjallė. Ėshtė si tė jesh njė njeri i padukshėm. Thjesht je i pėrjashtuar nga jeta", shkruan pacienti. Pėr shumė mjekė rasti i pacientit belg ėshtė njė mrekulli, sepse nė pėrgjithėsi pacientė tė tillė nuk arrijnė tė rikthehen mė nė jetė dhe mbi tė gjitha t‘ia dalin tė komunikojnė disi atė qė ndiejnė dhe provojnė.

    shqip
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #337
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Nje “supertoke”, 40 vite drite larg nesh

    Rreth 40 vite larg nga planeti yne gjendet ne nje "supertoke": nje planeti me i madh se Toka, por me i vogel ne krahasim me planetet e tjere te zbuluar deri tani jashte sistemit tone diellor.
    Zbulimi eshte bere me ane te nje teleskopi te ngjashėm me ata amatoriale, ne Universitetin e Harvardit.

    Planeti i ri, i quajtur GJ 1214b, eshte i rrethuar nga nje atmosfere e dobet dhe ndoshta eshte i pasur me akull dhe uje.

    Per nga dimensionet e tij hyn nė kategorinė e "supertokave", qe kane nje masė te shtrihet nga 1,9 deri ne 10 here me te madhe se ajo e tokės.

    Zbulimi i ri eshte rreth gjashtė here me i madh se ai i planetit ton dhe rrezja e tij eshte 2,7 here me e madhe se ajo e tokės.

    GJ1214b i duhen 38 ore per te bere xhiron rreth yllit te vete.

    Temperatura e siperfaqes, sipas llogaritjeve, eshte rreth 200 grade, duke e bere keshtu te papershtatshem per jeten.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  18. #338
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Yjet e rinj mes te moshuarve? Zbulohet sekreti

    Zbulohet sekreti i disa yjeve te reja ne Rrugen e Qumeshtit, te cilat ndodhen mes shume yjeve te vjetra.
    Sipas studimit italian te publikuar ne revisten “Nature”, sekreti duket se qendron ne dy mekanizma. Dy yje te moshuara mund te afrohen aq shume sa te hane njeri-tjetrin ose njeri prej tyre mund ta haje tjetrin duke krijuar nje yll te ri.

    Ne te dyja rastet kemi si rezultat nje yll te rinuar me permasa me te medha dhe me pamje me te re. Provat erdhen pas disa imazheve te fotografuara nga teleskopi Hubble ne sistemin diellor te Messier qe ndodhet rreth 28 mije vjet drite larg Tokes.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  19. #339

    hi

    ik mi vrit veten

  20. #340
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-06-2009
    Postime
    98

    Fuqia misterioze e Materies sė Errėt.

    Saul Perlmutter dhe shkencėtarė nga NASA duan njėherė e mirė t’i bien pėr gjurme fuqisė misterioze qė e pėrndan Universin. Nė rast se Energjia e Errėt vazhdon gjithmonė tė rritet ajo madje do tė shkėpuste edhe objektet qė mbahen nga forca e rėndesės. Saul Perlmutter: ''Universi mund tė zgjerohet, ngadalsohet dhe dikur tė pėsojė kolaps. Ose diēka edhe mė me shumė gjasė, do tė mund tė zgjerohej gjithnjė e mė shpejtė. Kjo mund tė vazhdonte madje aq larg – kėtė e quajmė „Big Rip“ – sa tė shqitė vėrtėtė ēdo gjė e t’i copėtojė deri nė grimca mė tė imėta tė mundshme.''

    E si mund t’i biesh nė gjurmė njė energjie pėr tė cilėn s’dimė gjė fare, s’dimė nga se pėrbėhet apo si funksionon? Shkencėtarėt e kanė njė plan: ata duan tė dėrgojnė nė Gjithėsi njė satelit tė pajisur mė njė ēip me ultra-rezolucion. Ai do tė na mundėsonte tė kapim imazhet e dallimeve tė ndriēimit tė supernovave shumė tė largėta. Pėr herė tė parė do tė modelohen zona gjigante tė Gjithėsisė. Vetėm me zbulimin e njė numri sa mė tė madh tė supernovave tė reja Perlmutter dhe ekipi tij mund tė vėrtetojnė forcėn zgjeruese tė Energjisė sė Errėt.

    Me kėtė mision shkencėtarėt duan t’i pėrgjigjen pyetejs se ēfarė lloj energjie fshihet pas kėsaj force misterioze, e cila ėshtė aq e fuqishme sa tė mund ta shkatėrrojė Universin. Nė Garching kanė mbėrritur imazhet nga Very Large Telescope. Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj kanė goditur nė shenjė. Ata me tė vėrtetė kanė zbuluar njė glaktikė. Por diēka ėshtė e ēuditshme: kjo galaktikė me emrin aspak spektakolar MS 1512-cB58 ėshtė shumė mė e madhe seē duheshte nė tė vėrtetė tė jetė. Nė vend qė tė jetė, ashtu siē pritet sipas terorisė aktuale mbi Universin shumė mė e vogėl, ajo nė formė dhe perimetėr ėshtė gati sa Rruga jonė e Qumėshtit.

    Poashtu edhe galaktikat tjera, tė cilat i ka studiuar ekipi kontrollit, pohojnė imazhin e habitshėm: ato kanė njė formė spirale, sillen rreth boshtit tė tyre dhe janė gjigante. Si ėshtė e mundur, qė nė njė kohė relativisht tė shkurtėr pas Shpėrthimit tė Madh, ata tė jenė zhvilluar kaq shumė? Dr. Natascha Förster Schreiber: ''Kjo ka qenė absolutisht e papritur. Kėta janė vėrtet sisteme gjigante. Duken tamam si Rruga e Qumshtit, dhe atė menjėherė pas Shpėrthimit tė Madh. Ne prisnim tė gjejmė pjesė tė vogla, por atė qė shohim tani, ėshtė ata janė galaktika tė pjekura, janė shumė tė rėnda dhe poashtu rrotullohen. Sipas teorisė, kjo nuk duhet tė ishte absolutisht kėshtu. Pėr teorinė kjo tani ėshtė njė sfidė e madhe. Duhet bėrė edhe shumė punė pėr t’i kuptuar nė hollėsi kėta objekte.''

    Kozmologėt kanė ecur mjaf larg, deri nė cepat e Universit. Por atė ē’kanė gjetur atje i bėn ata tė dyshojnė nė tė gjitha teoritė e tyre. Energjia e Errėt dhe Materia e Errėt janė aq misterioze dhe, megjithė pėrpjekjete bėra mbeten kaq tė pastudiuara, saqė gjithė dijen mbi Kozmosin e vėnė sėrish nė pikėpyetje. Saul Perlmutter: ''Mbase ndonjėherė do arrimė nė kufijtė, ku aftėsitė tona tė tė kuptuarit do tė duhet tė jenė aq tė mėdha, saqė pėr kėtė do tė duhej tė kishim njė tjetėr tru pėr ta kuptuar botėn qė na rrethon.'' Ēdo pjesė e Universit ka tė kundėrtėn e saj. Dhe kėshtu, ēdo pėrgjigje e mundshme mbi krijimin e botės, siē duket hedh njė pikėpyetje tjetėr!

    http://www.3sat.de/hitec/magazin/120736/index.html

Faqja 17 prej 34 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •