Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Fabulat e Ezopit, të shkruara në dialektin e Epirit shqiptar

    Fabulat e Ezopit, të shkruara në dialektin e Epirit shqiptar - Studim nga Niko Stillos

    Dy faqe me vlerë të çmuar

    Në Arkivin Kombëtar në Tiranë, te “DOSJA Nr. 59” me titull “Shkrime të ndryshme fetare të Papa Parthemit shkruar me alfabetin e Todrit”,
    u gjend nga z. Petrit Selmanaj, një fletë dorëshkrimi me numrin 48 të kësaj përmbledhjeje, shkruar nga të dy anët.
    Edhe pse përmbledhja ka emërtimin (karakterizimin) “Shkrime të ndryshme fetare”, kjo fletë nuk i përket kësaj kategorie,
    sepse është e para e ndonjë përkthimi të përmbledhjes së Miteve të Ezopit.



    Në këtë fletë, të cilën më poshtë jap dhe në fotokopje të të dy faqeve, në të parën dhe në vijim te e dyta, kemi tekstin nga miti «Ἀνθρακεὺς καὶ γναφεύς»,
    e në vazhdim dhe pjesën e fillimit nga miti «Ἁλιεῖς λίθον ἀγρεύσαντες», nga mund të nxjerrim përfundimin se kjo nuk ka qenë fleta e vetme,
    por e para e kësaj përmbledhjeje të humbur, që vetëm nga piktura (ilustrimi) në fillim, mund të arrijmë në konkluzionin se ishte shkruar me shumë-shumë dashuri.






    Në këto faqe kemi mitet e Ezopit të shkruara në tre gjuhë, domethënë në greqishten e lashtë, në greqishten e re, dhe pikërisht në atë të Epirit,
    si dhe në dialektin shqip të këtij vendi, të quajturit ndryshe toskërisht, me alfabetin e “Todrit”, siç është emërtuar në titullin e kësaj përmbledhjeje.
    Edhe pse këtu nuk dua të hyj në shumë hollësi, thjesht do të them se alfabeti, që gjejmë në këtë përmbledhje, nuk është i ngjashëm në mënyrë absolute me të quajturin alfabet të Dhaskal Todrit, që unë njoh nga G. von Hahn, C. Faulmann dhe tekstet e Akademisë austriake, sepse autori i teksteve të kësaj përmbledhjeje përdor, përveç frymës së ashpër (gr. δασεία, it. spirito aspro) mbi disa zanore dhe pikërisht jo vetëm në fillim të fjalëve, por edhe mes tyre, edhe theksin lakor (gr. περισπωμένη, it. accento circonflesso) në rastin e shkrimit të ε (e-së) së gjatë.
    Po të marrim mungesën këtyre simboleve, të frymës së ashpër (‘) dhe të theksit lakor (־) si një thjeshtim nga Dhaskal Todri,
    atëherë si përfundim mund të themi se alfabeti i përmbledhjes së Papa Parthenit është më i vjetër dhe rrjedhimisht gabimisht karakterizohet edhe si alfabet i këtij mësuesi, si dhe emërtimi më i saktë i përdorur për të është emërtimi “Alfabeti i Elbasanit”.

  2. #2
    Qymyrxhi ene tabaku



    Nga këta të dy mite po sjell më sipër tekstin e përkthimit shqip vetëm nga i pari, ngaqë vetëm atë e kemi të plotë, dhe nga poshtë të transkriptuar me alfabetin, që përdoret sot. Zanoret, që kam nënvizuar, janë ato që Papa Partheni i ka shkruar me frymë të ashpër.

    29. QYMYRXHIU DHE LARËSI I PËLHURAVE
    Një qymyrxhi, i cili punonte në shtëpinë e tij, sapo pa një larës pëlhurash aty pranë, e luti që të pranonte të banonin bashkë, të njiheshin më mirë dhe të kalonin më me kursim, ngaqë do të banonin në të njëjtën shtëpi. Por larësi i pëlhurave iu përgjigj: “Kjo është krejt e pamundur, sepse çka do të zbardh unë, ti do ta nxish.”
    Fabula do të thotë gjërat e pangjashme nuk mund të bëjnë bashkë.

    Këtë mit, që e jap dhe më sipër, marrë nga libri “Mitet e Ezopit” të Llambro Rucit, siç shihet e kemi me titullin “Qymyrxhiu dhe larësi i pëlhurave”, dhe jo siç është përkthimi i saktë në përmbledhjen e Papa Parthenit “Qymyrxhi ene tabaku”. Them jo saktë se “larësi i pëlhurave” është ai që lan dhe jo ai që zbardh pëlhura, që në greqishten e lashtë quhet κναφεύς, në greqishten e re λευκαντής, dhe në të dy dialektet epirote, domethënë në shqip dhe në greqisht, në të cilën më poshtë jap dhe përkthimin, tabako dhe ταμβάκος.

    Ἒνας καρβουνάρης εἰς ἒνα κατικῶντας ὁσπίτιον ἐπαρακαλούσε και ἒναν ταμβάκον να ἒλθη μαζύ με αυτόν νά κατοικήση καί ὁ ταμβάκος ἀπεκρίθεικεν εἶπεν ἀμή δεν ἢθελα ἐγώ ἐτοῦτο να το κάμω. ἠμπορέση φοβούμαι διότι μήπως εκεῖνα ὁποῦ ἐγώ τά ἀσπρίζω ἐσύ ἢθελες τα μαυρίσης.

    Për Ezopin dhe jetën e tij nuk kemi të dhëna të sakta. Lindjen e tij e vendosin në fund të shek. VII p.e.r., dhe, si vende të origjinës përmenden: Frigjia, Samos, Traka, Sardi, Egjipti, si dhe vende të tjera të Afrikës.
    Gjithashtu përmendet se ishte skllav dhe shumë i shëmtuar, e, po të marrim parasysh çfarë shkruan Herodoti (Libri i Dytë, 143), se ishte bashkëskllav me trakasen Rodopi, e cila dhe ajo bëri një piramidë në Egjipt, atëherë do të duhet të ketë jetuar mjaft shekuj më parë.
    Ezopi konsiderohet se është krijuesi i llojit letrar, që sot emërtohet parabolë apo alegori, dhe, protagonistë në përrallat e tij shumë të shkurtra me mësime morale alegorike, janë kryesisht disa kafshë, si dhelpra, gomari, luani, ujku etj., si dhe disa njerëz e hyjni.
    Athinasit e nderonin me shtatore dhe një nga shtatoret e tij helenistike sot gjendet në koleksionin e Vilës Albani në Romë.


    Ezopi, Vila Albani, Romë, Foto: el.wikipedia


    Dhimitër Falireus, Biblioteka e Re e Aleksandrisë, Foto: el.wikipedia

    Na është e njohur që përmbledhjen e parë të Miteve të Ezopit në prozë, e ka shkruar Dhimitër Falireus, që siç dihet iu ngarkua nga Ptolemeu I krijimi i Bibliotekës së famshme të Aleksandrisë. Shtatorja e Falireusit gjendet në hyrjen e Bibliotekës së re të Aleksandrisë. Mjerisht përmbledhja e Falireut nuk është ruajtur, dhe, vetëm përpunime poetike arritën gjer te ne, në greqishten e Babriut dhe në latinishten e Fedrit, si dhe të të tjerëve, që janë të shekullit I apo II e më pas.


    ΑИ ΘΡΑ ΚΑΙ ΚИΑ ΦΕΥΣ
    Άνθρακεὺς έπί τινος οἱκῶν οἱκίας, ἠξίου καί κναφέα παραγενόμενον αὐτῷ συνοικῆσαι. Ὁ δέ κναφεύς ὑπολαβῶν ἔφη ἀλλ’ οὐκ ἄν ἔγωγε τοῦτο πρᾶξαι δικναίμην δέδια γὰρ μήπως ἄπερ ἐγώ λευκαίνω, αὐτός ἀσβόλης πληροῖς.
    Ὁ μῦθος δηλοῖ, ὅτι πᾶν τὸ ἀνόμοιον, ἀκοινώνητον.

    Edhe pse këto dy faqe janë shumë të rëndësishme për letërsinë epirote apo toske, siç e quajnë ndryshe në shqip, vlera e tyre e madhe gjendet në tekstin e lashtë grek, të cilin e sjell më sipër, dhe që është i ndryshëm nga të dy tekstet e tjera, që njoh dhe po i jap më poshtë.

    Ἀνθρακεὺς καὶ Κναφεύς
    Ἀνθρακεὺς ἐπί τινος οἰκίας κατοικῶν, ὡς ἐθεάσατο κναφέα, παρεκάλει αὐτὸν ἐν τῷ ἅμα κατοικῆσαι ἀμφοτέρους. Καὶ ὁ κναφεὺς ὑπολαβὼν ἔφη• ἀλλ' ἔγωγε παντελῶς πρᾶξαι τοῦτο οὐ δύναμαι. Τοῦ δὲ πυνθανομένου δι’ ἣν αἰτίαν, ἔφη• φοβοῦμαι, μήπως ἃ ἐγὼ λαυκαίνω, σὺ ἀποτεφροῖς. •
    Ὁ μῦθος δηλοῖ, ὅτι πᾶν τὸ ἀνόμοιον, ἀκοινώνητον.

    Ἀνθρακεὺς καὶ γναφεύς
    Ἀνθρακεὺς ἐπί τινος οἰκίας ἐργαζόμενος, ὡς ἐθεάσατο γναφέα αὐτῷ παροικισθέντα, προσελθὼν παρεκάλει αὐτὸν, ὅπως αὐτῷ σύνοικος γένηται, διεξιὼν ὡς οἰκειότεροι ἀλλήλοις ἔσονται καὶ λυσιτελέστερον διάξουσι μίαν ἔπαυλιν οἰκοῦντες. Καὶ ὁ γναφεὺς ὑποτυχὼν ἔφη• " Ἀλλ' ἔμοιγε τοῦτο παντελῶς ἀδύνατον• ἅ γὰρ ἐγὼ λευκανῶ, σὺ ασβολώσεις."
    Ὁ λόγος δηλοῖ ὅτι πᾶν τὸ ἀνόμοιον ἀκοινώνητόν ἐστι.

  3. #3


    Por ky tekst i greqishtes së lashtë, nëse është apo jo nga përmbledhja e Dhimitër Falireut, nuk mund ta di, por me siguri, nga gjuha e tij, mund të them se është më i hershëm nga të tjerat, që unë njoh, dhe, shumë inkurajues për ne epirotët dygjuhësh, për koleksionim, studim dhe vlerësim të relikteve të shkruara në vendin tonë.

    Niko STYLOS

  4. #4
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    pershendetje, te pergezoj per temen qe ke hapur, Kam lexuar disa nga perrallat e Ezopit, te cilat jane shume te bukura!

    Kisha nje pyetje te thjeshte, e ashtuquajtur Greqishtaja (gjuha) e lashte, si eshte quajtur ne kohen e Ezopit, i cili me sa di une ka egzistuar perpara epokes Helenistike! Sigurisht propaganda dhe "llabi" grek nuk ka lene dy gur bashk derisa saldoj fjalen "Grek-Greke" ne cdo liber dhe text ne te katra anet e botes!

    Pra edhe nje here si eshte quajtur kjo gjuhe "greqishtja'" e lashte perpara epokes se Aleksandrit (perhapsi i kultures helene)!

    Te gjithe te mira.
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •