Me e vjeter se shteti
Publikut i vjen nė dorė njė koleksion i rrallė muzikor nga dy epoka tė shek.20. Discovering Albania ėshtė albumi me incizimet mė tė hershme qė janė bėrė ndonjėherė ndėr shqiptarė, nė vitin 1903 dhe nga ekspedita e parė shqiptaro-gjermane e vitit 1957. Kėto pasuri janė nxjerrė nga Fonogram Arkivi i Berlinit dhe Muzeu Etnologjik Muzeu Shtetėror i Berlinit. CD-ja ėshtė hartuar dhe komentuar nga studiuesi shqiptar Ardian Ahmedaja, ndėrsa restaurimi dhe pėrpunimi i zėrit ėshtė realizuar nga Albrecht Wiedmann. Publikohet nga Fondacioni Ulysses nė Tiranė, si pjesė e projektit DISMARC (Discovering Music Archives) mbėshtetur nga Bashkimi Evropian.
Bėhet kjo premierė botėrore nė kuadėr aktiviteteve tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Por ky dokument muzikor mė i vjetėr se shteti shqiptar, hidhet nė qarkullim me tirazh 1000 kopje, jo pėr shitje, mė 23 prill, ora 15.00 nė Rogner. Gjatė atyre ditėve, 22-29 prill, mbahet nė Tiranė Konferenca e Dytė e ICTM Study Group for Multipart Music, qė organizohet nga Fondacioni Ulysses qė drejtohet nga artistja Emi Aliēka-Ebhardt. Emi ka ndjekur qysh prej fillimit ecurinė e publikimit tė CD-sė. Dy arsye na shtynė tė publikojmė kėto regjistrime tė rralla thotė ajo. Sė pari qė muzika lokale nė Shqipėri ėshtė krejt e panjohur pėr publikun e huaj dhe sė dyti ishte i nevojshėm njė botim me cilėsi tė lartė teknike.
Albumi pėrmban regjistrime nga koleksionet Traeger Albanien 1903 dhe Stockmann Albanien 1957. Kanė njė histori kėto koleksione kur, ku dhe si janė krijuar, informacion tė cilin publiku e merr bashkė me CD, nėpėrmjet njė trajtese nga etnomuzikologu Ardian Ahmedaja (Universiteti i Muzikės dhe Arteve tė Performuara, Vjenė) i cili e ilustron pėrshkrimin e koleksioneve me foto, skica, tekste tė kėngėve, sipas gjithė dokumentimit qė Paul Traeger dhe Erich Stockmann i kanė bėrė muzikės tradicionale shqiptare dhe kėngėve qė vazhdojnė tė kenė jetė edhe sot.
Incizimet e para nga Traeger janė realizuar mė 1903 nė Shqipėrinė e Veriut. Kėto u rizbuluan nė mesin e viteve 1990 kur punohej pėr projektin Ruajtja e koleksioneve tė muzikės sė hershme tradicionale shpėtimi dhe transferimi nga koleksionet e famshme nė cilindra dylli dhe disqe vinyli nga Fonogram-Arkivi i Berlinit 1893-1954.
Etnografi gjerman Paul Traeger (1867-1933) udhėtoi disa herė nė Shqipėri dhe shkroi disa artikuj pėr revistėn shkencore tė Shoqėrisė Antropologjike tė Berlinit, ku objekt ishin vendet funerare dhe tumat nė Shqipėri e Maqedoni. Por nė fokus tė studimeve tė tij ishte edhe tipi i njeriut shqiptar. Nė udhėtimet e tij deri nė vitin 1904 e pati njeriun shqiptar objekt tė matjeve antropologjike.
Por se ēfarė efekti dhe ēfarė gėzimi i kish dhėnė atij puna kėrkimore nė Shqipėri, duket nga pėrshkrimi qė bėn nė njė letėr dėrguar Shoqėrisė sė Berlinit, nga Tunizia pak pas kthimit prej Shqipėrisė. Shkruan: I mblodha kėngėt kryesisht ndėr fiset e pavarura tė maleve. Kėngė tė kėtij lloji, nė formėn e tyre tė pastėr, kanė qenė tė panjohura pėrpara. Kam mbetur krejt i befasuar po pėrtėrihen studimet e mia filologjike mbi gjuhėn gjermane tė viteve tė rinisė sepse kėtu, sikurse nė zakonet e tyre, karakteri i tyre arkaik nė formė dhe pėrmbajtje, ėshtė ruajtur qelibar.
Regjistrimet e Traeger-it janė vokale dhe instrumentale kryesisht nga krahinat e Mirditės dhe Shkodrės. Nina-nana kėnduar nga Ndre Marka Kola prej Nėnshatit tė Shkodrės; Kanga e Mamut Pashės interpretuar prej Maries nga Shkodra; Kangė majekrahi interpretuar nga Kolė Marashi prej Plantit; kėngė shoqėruar me instrumente tradicionale tamėrr, ēifteli, lahutė; kėngė qytetare prej Shkodrės kėnduar nga gra, muzikė luajtur nė fyell. Edhe kėto instrumente janė studiuar dhe skicuar hollėsisht nga Traeger-i.
Studiuesi Ahmedaja thotė qė shumė pyetje mund ngrihen pėr kėto regjistrime. Pėr shembull si i zgjidhte Traeger-i instrumentistėt? Emrat e tyre tregojnė se ata ishin tė gjithė katolikė, pėrgjigjet studiuesi shqiptar duke hamendėsuar se antropologu gjerman mund ti gjente interpretuesit e mirė pėrmes priftėrinjve katolikė. Ndoshta ngaqė Traeger-i mendonte se nė njė vend ku popullata ishte konvertuar prej shekujsh nė islam, tė krishterėt kishin arritur tė ruanin kulturėn e vjetėr, ato kėngė dhe atė muzikė qė ishte vendase. Kėtė thekson Ahmedaja e kėsisoj evidenton dimensionin historik tė kėtij koleksioni, ēka e bėn me shumė vlerė si pėr publikun, edhe pėr studiuesit.
Gjysmė shekulli pas Paul Traeger-it vijnė regjistrimet e Erich Stockmann. Nė maj-korrik tė vitit 1957 ai ndėrmori tė parėn ekspeditė tė vėrtetė gjermano-shqiptare nė Shqipėri. Por edhe ky koleksion mbetet i panjohur pėr publikun ndėrkombėtar.
Erich Stockmann (1926-2003) ishte i njohur nė komunitetin shkencor ndėrkombėtar si themelues mė 1962 i Rrethit tė Studimeve mbi Muzikėn Folklorike dhe drejtues i ICTM-sė nė vitet 1982-1997.
Pala gjermane e ekspeditės pėrbėhej veē Stockmann-it, edhe nga Wilfried Fiedler (gjuhėtar) dhe Johannes Kyritz (teknik). Pala shqiptare nga Albert Paparisto muzikolog, pedagog nė Institutin e Lartė tė Arteve nė Tiranė dhe Ramadan Sokoli, pionier i studimeve etnomuzikologjike nė Shqipėri. Kjo ekspeditė arriti tė bėjė pėr herė tė parė njė pasqyrė tė traditave vendase muzikore. Me gjithė kushtet e vėshtira ekipi regjistroi afro 30 orė. Regjistrime ndėr ēamėt e Shqipėrisė, ndėr arumunė dhe minoritarėt grekė janė njė pasuri e paēmuar e kėtij koleksioni. Mbi bazėn e kėtyre regjistrimeve janė botuar dy studime pėr muzikėn tradicionale ēame mė 1963 dhe 1966, njė libėr i tretė mė 1965 me autorė Erich Stockmann dhe Ėilfried Fiedler.
Por albumi Discovering Albania pėrmban edhe regjistrime nė dialektin gegė prej koleksionit tė vitit 1957. Megjithatė janė mė tė shumta regjistrimet nga jugu nė thellėsi. Kėngė nga Toskėria dhe Myzeqeja, Labėria, muzikė instrumentale si pėr shembull E qarė me gėrnetė Kolonjarēe interpretuar nga Janushėt prej Leskoviku; E qarė me llautė po nga Janushėt e Leskovikut, disa prej kėtyre burrave tė lindur nė fund tė shek.XIX; Vajtim pėr djalin interpretuar nga Shin Spiropani prej Borshit; nga Ēamėria Kėnga e Ēelo Mezanit interpretuar nga grupi i burrave nga Vola pranė Igumenicės; Ma ke belin shumė nazike kėngė e kėrcyer e interpretuar nga grupi i burrave nga Podgori nė Maliq etj..
Emi Aliēka-Ebhardt thotė se me kėtė lloj prezantimi tė trashėgimisė sė kulturės shqiptare vlerat e tė cilės i kalojnė kufijtė e Shqipėrisė, por duke qenė i panjohur, ka rėndėsi mėnyra se si i jepet publikut, vendas apo tė huaj. Prandaj po serviret si njė model publikimi muzikor. Pavarėsisht se botimi ėshtė nė gjuhėn angleze, pėr shkak tė kostos financiare, e pavarėsisht se pėr kėtė nuk ka kontribuar ndonjė institucion shqiptar.
Konferenca
Konferenca e Dytė e ICTM-sė, Study Group for Multipart Music mbahet nė Tiranė mė 22-29 prill. Ėshtė pėrgatitur nga Ardian Ahmedaja dhe Emi Aliēka-Ebhardt. Organizohet nga Ulysses Foundation (Tiranė) nė bashkėpunim me Institutin e Kėrkimeve pėr Muzikėn Folklorike dhe Etnomuzikologjinė nė Universitetin e Muzikės nė Vjenė. Pjesėmarrėsit, nga Ukraina dhe Spanja, nga Argjentina dhe Amerika e shumė vende tė tjera, trajtojnė nė temat e tyre aspekte tė traditave muzikore vendase. Fenomenet nga Shqipėria i trajton Eno Koēo dhe Ardian Ahmedaja.
Gjatė kėtyre ditėve do tė ketė disa performanca nga grupet e ftuara si pėr shembull, koncerti Lucente Stella nga Ensemble Ex-Silentio, mė 23 prill nė Universitetin e Arteve, apo koncerti me kėngė sarde mė 27 prill.
Elsa Demo - Shekulli
Krijoni Kontakt