Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Rrëfimi i paraplegjikut: Si më kërcënoi ministri Ksera

    Ksera dëgjon përfaqësuesit e personave më aftësi të kufizuar



    TIRANE - Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ka thirrur në një takim të gjerë konsultativ përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara për të diskutuar rreth reformës së ndërmarrë nga Qeveria dhe Ministria e Punës në këtë fushë, në kuadër të përmbylljes së procesit të Ratifikimit të Konventës së OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe të përmbushjes së detyrimeve për integrimin e Shqipërisë në BE.

    Ministri Ksera theksoi se ky është vetëm takimi i parë dhe se Ministria është e hapur të diskutojë me grupet e interesit ndryshimet ligjore, të cilat kanë për qëllim të rrisin mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara dhe për t’i vënë të gjitha kategoritë përpara trajtimit të drejtë dhe të barabarta, pa diskriminime brenda grupit apo mes grupeve të aftësisë së kufizuar.

    “Legjislacioni i sotëm shqiptar për aftësinë e kufizuar ende është i coptuar dhe ka diferencime në të drejta dhe trajtime për grupe të veçanta të aftësisë së kufizuar - theksoi Ministri - Kështu, hartimi dhe miratimi sa më parë i një Ligji integral, në të cilin do të përfshihen të drejtat dhe përfitimet për të gjitha grupet, është jo vetëm një detyrim i shtetit shqiptar në procesin e Ratifikimit të Konventës së OKB, nënshkruar tre vjet më parë nga Shqipëria, si dhe përmbushjes së detyrime për integrimin evropian, por edhe një detyrim përpara vetë grupeve dhe personave të aftësisë së kufizuar.”

    Ministri i ftoi të gjithë përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara të thonë fjalën e tyre dhe të bëjnë propozime konkrete si përsa i përket parashikimeve të Ligjit integral, ashtu edhe VKM-ve, të cilat do të përcaktojnë masën dhe kriteret e përfitimit për kompesimin e energjise elektrike, telefonisë fikse dhe transportit urban, pas ndryshimeve të fundit ligjore në statusin e të verbërit dhe invalidëve para dhe tetraplegjik.

    (im/shqiptarja.com)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Deklarate per median me siper dhe ja cfare ndodh ne te vertete :




    TIRANE – Ali Plaka është kryetar i shoqatës së para e tetraplegjikëve të Tiranës. Ai ka dërguar në reaksinë tonë një letër të hapur ku denoncon kërcënimet që ka marrë nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, pasi nuk është dakort me ligjin e propozuar prej tij. Ai tregon debatin e sotëm me ministrin dhe kërcënimin e këtij të fundit se do t’i hiqte statusin e paraplegjikut. “Doni ju s’doni ju, ligjet e juaja do i ndryshoj edhe ligjin integral do e bejme siç duam ne dhe ju nuk ju pyesim”, citon Aliu të ketë thënë ministri gjatë takimit.

    Në vijim, publikojmë dëshminë e plotë të Ali Plakës:

    Sot me Ministrin Ksera si paraplegjik kam debatuar dhe jam ndeshur dhembe per dhembe. Debati qe aq i forte sa i nderuairi Minister e humbi toruan. Une edhe pse jam kryetar i shoqates para tetraplegjikeve Tirane si dhe si zv president i Shoqates Kombetare, shkova me inisiativen time edhe si individ pikerisht per kete ballafaqim.

    Un pershendes vendimin e Keshillit Kombetar i cili refuzoi takimin me z.Ksera, sepse ai beri nje organizimin me hile. Aty kishte ftuar individe edhe kompani biznesi te cilet kishin pritur me kenaqesi ndryshimet ne ligjet tona. Une i thashe z.Ksera se po genjen, se ti asnjehere nuk ke bere ate qe ke thene, se ti vetem po na sulmon duke na shkaterruar jetet tona, duke na hequr therrimet e bukes. Ai me ka perjashtuar mua me 7 femije nga ndihma ekonomike.

    Pas debateve te forta z.Ksera me kercenoi se do te hiqte statusin e paraplegjikut se un nuk e meritoja ate dhe se “vazhdon ta kesh se me do qefi mua ta le”. Eshte per te ardhur keq per zotin Ksera. Leshoi akuza edhe kercenime nen drejtim te kryetarit te Keshillit Kombetar te Personave me Aftesi te Kufizuar Dr. Av.Sinan Tafaj. Ai deklaroi se nuk do te lejonte ate te bente sic ka bere deri me sot. Pra z.Ksera nuk do te lejoj z.Tafaj te jete udheheqesi yne, avokati yne edhe mbrojtesi yne. Z.Ksera po perpiqet te na gjeje mbrojtes si ata te sotmit qe u ngriten te duartrokisnin “Rrofte e qofte z.KSera”.

    Z.Ksera ka harruar nje fakt se un vertet jam para plegjik, se vertet jam aksidentuar ne pune ne vitin 1987 ne miniren Mushqetan, por ai harron faktin se un i kam dhene shoqerise edhe shtetit, mundin, djersen edhe shendetin tim. Ai harron faktin se un kam mbi 15 vjet qe kontributoj per bashkefatkeqet e mi. Z.Ksera mendon se mund te hame genjeshtrat banale te tij. Eshte e vertete se vjet ne kete kohe na ka mashtruar nepermjet zv/ministrres Filloreta Kodra, per premtime te tij. Per shkak te atyre premtimeve ne nderpreme greven e urise. Pra ai ka qene i suksesshem si genjeshtar me ne, por pesimi behet mesim.

    Z.Ksera na thote se do te beje ligj integral edhe se ky ligj nuk mund te behet ne qofte se nuk ndryshohet ligjet egzistuese. Un nuk jam jurist por 15 vjet neper tavolina kam degjuar e kuptuar se nje e drejte e fituar nuk mund te mohohet, se kete te drejte e mbron edhe konventa e OKB. Pse z.Ksera po nderhyn ne ligjet tona? Ne qofte se paska akoma njerez qe nuk e kane fituar, pse nuk i jep atyre ato te drejta qe kemi ne, po u dashka qe te na i heqi ne e te na beje si ata?

    Nervozimi edhe arrogance e Z.Ksera shkuan ne kulm kur ai deklaroi se “Doni ju s’doni ju, ligjet e juaja do i ndryshoj edhe ligjin integral do e bejme siç duam ne dhe ju nuk ju pyesim se qeveria e Sali Berishes çfare ka thene e ka bere”.

    Dhe un ja kam thene sot ne takim dhe po ja them edhe me kete shkrim se ne rast se do te vazhdohet me kete arrogance me shkeljen e te drejtave tona te gjithe personat me aftesi te kufizuar do te kerkojne azil humanitar ne vendet perendimore. Un me gjithe femije do te futem ne nje nga ambasadat e nje nga ketyre vendeve ne Tirane. Lufta e z.Ksera kunder nesh eshte e pameshire e paburreni edhe antinjerezore. Megjithate un do te mbeshtes Keshillin Kombetar ne te gjitha perpjkjet e tij madje deri ne vdekje.

    Ali Plaka

    (im/shqiptarja.com)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •