Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 156
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Urime per poezite interesante qe deshmojne talentin tuaj.
    Ju falenderoj me zemer.Urime dhe ju githashtu,ju lexoj me dheshire te madhe.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Gdhihuni ne endrra

    Gdhihuni gdhihuni!Me gjume s’jeni velur?
    O endrra-burgosur behju rojtare te qiellit.
    Gdhihuni heret,dergoni yjet per t’fjetur:
    puthni femijet e ne kembe prisni diellin.

    Ju burra,mjaft i zbutet kallot ner duar,
    me henen flladitet lekuren e pjekur.
    Bota u ngrit ne kembe per t’mbijetuar,
    dhe malin qe bente hije,tash e mbyt zhegu.

    Ah sa te urta jane grate e shtepive,
    dhe ne kasolle t’rrojne e mbajne qehlibar:
    me duar n’uje shoqerojne rritjen e femijeve
    ne skamje,s’i lene kurre pa-mbathur,pa-lare.

    O trupa-kerrusur,ju rri me drejte ajo hunde:
    u mbeti i bardhe barku e kurrizn’ e nxite.
    Prashitet ara e rritet kopshte me mund,
    siē rritet kallirin ju rritet dhe femijt’.

    O kthehuni ne shtepi e shplodhuni brenda,
    i thoni muzgut ta deboj ate diell:
    puthni femijet,me ta lozni ne endrra
    dhe nje-nga-nje vendosni yjet ne qiell.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 30-04-2012 mė 22:11

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Ke-ler, Ju pėrgėzoj pėr poezitė e postuar...karakterizohen me njė gjuhė tė pasur e tė pastėr...tematika qė pak poetė i kanė thurė vargje...e forumi shqiptar, u begatua me njė poet cilėsor...
    Suksese!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Ke-ler, Ju pėrgėzoj pėr poezitė e postuar...karakterizohen me njė gjuhė tė pasur e tė pastėr...tematika qė pak poetė i kanė thurė vargje...e forumi shqiptar, u begatua me njė poet cilėsor...
    Suksese!
    Ju falenderoj zoti Agim.Pergezimet e bera nga nje njeri si ju veē kurajo e frymezim me japin.Faleminderit.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    Ke-ler ju pergezoj per poezite e bukura......

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Shiu

    Sa e huaj me eshte ē’do gje qe m’rrethon:
    m’eshte afer a larg s’ja kuptoj dot gjuhen!
    Po per ēudi,sapo shiu ja nis e vershon
    ē’do gje flet,se ai i merr me te bute.

    Gjethet e pemeve diēka duartrokasin,
    mantel’ i tokes nxjerr kenaqsi ledhatimi,
    dhe perrenjt’ fryhen,derdhen,buēasin.
    Ē’do gje duket sikur me lejon pergjimin.

    Ēatite ēative po u therrasin,trak-trak,
    ferres seē i buzqesh trendafili i kuq,
    nje bubullime meku te ores tik-tak,
    nje geshtenjz’e eger u hodh ne pellg,bullduq.

    Shiu flet!Kur bie diēka do t’na thote:
    pot a vini re ai e mbulon krejt qiellin.
    Na fton te shohim bukurit’ ne ket’ bote,
    ndaj na fsheh yjet,henen dhe diellin.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Sa bukur flet me shiun...me pelqen poezia juaj, e thjeshte , shprehese dhe e bukur...
    Suksese te metejshme!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Shqisat e jetes

    Kur syri sheh larg,
    ajo qe di nuk ben dobi,
    Trupi fillon ndjen.
    -Me thoni,a jeni ne jete
    kur shihni per nga
    vershon era?
    O duarzgjatur,
    shihni pemet,
    degjoni gjethemuziken:
    keto jane ereza
    qe u japin shijen jetes.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Prostitute e virgjer

    Per here te pare pas miliarda netesh,
    kur deshirat veē enderrime pillnin,
    nata s’qé me e njejte,ndryshoj rrjedhen
    pabesisht e oret e saj frike ndillnin.

    Dhe diku andej,ne breg te detit
    valet nuk guxojne te vene me tutje;
    duket se dhe ato u tremben tmerrit,
    pamjes,s’asaj qe s’di kujt t’i lutet.

    Filloj shtegtimi…shtegtimi nga vetja:
    poshterimi dhe shberja e njeriut!
    Jo trupin por shpirtin e pret tretja
    ne ndonje rruge te ndonje vendi te veriut.

    “S’sheh dot krahun si te eshte nxire.
    s’ferkon dot syrin per t’pare se te dhemb:
    ta dish ē’te pret,ne det per ta pire
    do t’hidheshe se ajo dallge s’po te tremb!

    Do genjesh prinderit,do rresh vellezerit,
    Do thuashuropa eshte parajsa e shqiptareve!
    Do nderrosh rruget,makinat e shtreterit
    se kurva Europe esht’ kurv’e kurvareve.”

    -Shporrju nga vetja o nder nuserie,
    deshirat mbi te s’do t’i ngjajne te sajes:
    iu shporre dhe ti o nur vajzerie
    se e qara po i ngjan vajit t’kukuvajkes.

    Por tek shpirti yt,e di,mekat s’do hyj’,
    do jesh me e paster se e Shenjta Mari:
    dhe pse do kenaqen aq burra me ty,
    ti prap me ta s’ke per t’bere dashuri.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Gjendje 2

    S'kam menduar kurre me kaq kembengulje
    per veten time,si mund ta vras!?
    "O shpirtkeq ne ē're do te doje t'humbje
    meqenese nuk do te shkosh ne parajse?"
    -Ne ē're s'mund ta them,vdekjen s'e njoh,
    per vdekjen flasin vetem te gjallet:
    ne gjithesi do ket' nje Diell qe te ngroh
    ku te ngjitem duke therrmuar shkallet!
    U lodha ne Toke,ku njerzit merren neper goje
    me fjale te ngurta qe era i gdhend:
    njeriu ndihet vetem kur askush s'ka nevoje
    per te,dhe bota i duket veē nje vend.
    Pra,heret do mundem te prek yjet,
    qe,si sy kasnecesh do te me shohin.
    Nga toka do te kujtoj vetem pyjet,
    dhe eren e ēmendur qe do freskoj.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Natkorb

    U err Qielli
    Nata kob
    Shporru korb
    Lindi Dielli
    Vajti lindjes
    Coj naten
    Tha krrokamen
    Frike gjindjes
    Gjindja n'endrra
    Me frikankthe
    Djersemakthe
    Nga perbrenda
    Kendej ardh
    Zuri driten
    -Sillma diten
    Moj pulbardhe
    Prap' ne Toke
    Ka dit' e nat'
    Korb pulebardhe
    Jan' ber' shoke

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Natyra ne trup

    Ne pranvere shume gjethe ēelin,
    sikur pemeve ua heqin heshtjen:
    si njerzit,qe pasi syte u shkelin
    njeri-tjetrit,flasin me buzeqeshje.

    Rridhmeni ne deje,ju,o lumenj,
    kudo trupit tim,si botes,shkoni:
    e flokut tim ngjyre-geshtenje
    me frymemarrjen-ere t'm'i ledhatoni.

    Trupin vale te nxehte e kam,
    si afsh toke nga zheg i veres.
    Une pjek e diellit i sjell vape,
    ai s'ka duar te fshije djerset.

    Ja,filluan te me bien floket,
    m'u ēa lekura ,u duken rrudhat:
    si shirat gjate plakjes se tokes
    qe ēane malet,krijuan guvat.

    Pas shirave filloj nje i ftohte,
    dhembet kercisnin e binin me rradhe:
    meqenese s'me rane te gjith' ato floke,
    u kthyen ne flok' bore,krejt te bardhe.

    Veē tronditjes nuk me mbeti
    tjetergje te tjetersohem:
    s'e di a eshte prej termetit,
    po kembet s'me mbajne e rrezohem.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 10-05-2012 mė 15:20

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Gjendje 3

    Nuk pyes kurre "Pse?" per jeten...
    S'do kish pergjigje pyetja e psese.
    Madje s'do pyesja as per vdekjen,
    Por me tmerron vetedija qe do vdes!
    Sepse kete vetedije une e njoh
    ... Dhe nga tmerri ngrita tempuj,
    Ku kyēa nje Zot qe te me shohe...
    Se vdekja me sjell krimba si shembuj.

    11/02/2012 3:55 Bolonje

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Qe...

    Qe urrej qeniet njerzore dhe dua njeriun...
    Qe jemi barinj dhe dele...
    Qe nje termet na ben te pakuptimte...
    Qe piktura,muzika dhe poezia jane femra...
    Qe mendimi im per femrat nis nga nena ime...
    Qe koha nuk ka paragjykime...

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Une dhe Beethoven-i

    E pamundur te perfytyrosh
    si jetoj une me Beethoven-in:
    ju pordhe,pas tasit me groshe,
    me Te do harmonizoheni.

    Ne ē’do gje qe bej e fershellej:
    ne dashuri,ne hale a duke ngrene.
    Sikur dita te piqet nga dy Diej,
    e une ia marre “sonates me hene”.

    Tek e dashura kur shkoj,te Chiara,
    nje ore jashte porte me le te pres,
    se trokas kater notat e para
    te madherishmes sinfoni numer pese.

    Eshte e shtune e dal me shoket,
    tape kur dal e tape kur kthehem,
    dhe kur vjell e me mbajne koken,
    muzik e Tij shoqeron vjelljen.

    Dritaren hapa se bente vape,
    vapa brenda me futi mizen.
    S’u ul mbi mua por ne krevat,
    qe te degjonte “Per Elizen”.

    Shpresen dhe vdekjen ke perpara
    kur pianoja tingellon “Shtrengaten”:
    a do perrenjte te behen ujevara…?
    Mbyll syte e degjo “Te shtaten”.

    Naten vetem e bosh shtepine,
    me ndjek ne fershellime nje bulkth:
    ēudia e Tij e kalon ēudine…
    ē’ka degjuar keshtu Ai shurdh?!

    Dhe kur mendova veten te vrisja
    nga kulmi i deshperimit,
    nisa fort te brohorisja
    “Te nenten”, “Himn gezimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 13-05-2012 mė 00:07

  16. #36
    Gjurmė nė Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anėtarėsuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Nė luginėn e dashurisė.
    Postime
    2,622
    Lehtė njė zė, e pėrcjell flladi,
    rrėshqet mbi valėt, e pentagramit,
    lodron horizontit, endet si njė pendė,
    ofron prehje brenda shpirtit.
    Hapi ndali vrullin...
    ...vetėtimthi.




    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga symphony : 13-05-2012 mė 15:09
    Love has no limits

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    [QUOTE=symphony;3414489][FONT="Book Antiqua"][SIZE="3"] Lehtė njė zė, e pėrcjell flladi,
    rrėshqet mbi valėt, e pentagramit,
    lodron horizontit, endet si njė pendė,
    ofron prehje brenda shpirtit.
    Hapi ndali vrullin...
    ...vetėtimthi.




    Ēudi si muzika,kjo Muze,
    te hyn thelle ne shpirt
    duke kaluar ne lekure,
    ne gjak per t’u shkrire!
    Ē’magji krijon mbi njerzit,
    i ben te gjithe njelloj:
    lindin,rriten apo vdesin,
    te tere heshtin e degjojne!

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Rrotull

    Linden yjet.
    Kujt iu deshen!
    Andej s'dihet
    Me ke ndeshem.
    Lindi Dielli.
    Kush ta prekte?
    Nisi t'pjelli
    Ca planete.
    Lindi Qielli.
    Kaltersi!
    Filloj te vjelli
    Bore e shi.
    Lindi Toka,
    Linden malet,
    Gure e gropa...
    Oqeanet.
    Era,ajri,
    Te merrej fryme:
    Pemet,bari,
    Vese e bryme.
    Molla,pjeshka,
    Gjethe t'hidhura.
    Ca gjallesa
    Krejt te shpifura.
    Fluturimi
    Me kercimet,
    Ne uje notimi,
    N'dhé zvarritjet.
    Erdh njeriu
    Kot se koti,
    Se nga mbiu
    Ai dhe Zoti!
    Kembe dy,
    Shpelles leu,
    Jetoj ne pyll
    Dhe e preu.
    Per te bota
    Qé paskaj:
    U shpik rrota,
    Brodh' kollaj.
    Dhe nga shpellat
    Doli jashte.
    Korri t'mbjellat...
    Shtepi me kashte.
    Shpiku flaken,
    Te ngroheshe:
    Tha dhe fjalen
    Mos harroeshe.
    U desh thika,
    S'duhej luga:
    Kryeshpikja
    Eshte buka.
    Mbijetoi,
    Vetem kaq.
    Se ē'kerkoi
    Qe s'u kenaq!
    Polli lufte,
    U be fertele:
    Njerzit tufe
    Porsi dele.
    Lindi dhuna,
    Dikush kenaqte:
    Jepte urdhra,
    Prishte paqe.
    U lind nje kishe,
    Me pas xhami:
    Allah e Krisht
    Nga nje shtepi.
    U shpik baruti...
    Fishekzjarre:
    Me pas futi
    Njerez n'varre.
    U shtyp njeriu,
    Pa toke fshatari.
    Pushteti griu
    Mendimtarin.
    Linden shkencat...
    Drite njerzise.
    S'hoqen rreckat
    Mbi kurriz.
    Se kush talli
    Me nje vije:
    Me kufi shpalli
    Tokn'e tije.
    Ket' e beri
    Edhe shteti.
    Kush e hengri?..
    Veē i shkreti.
    Shum' te vdekur,
    Pak ne jete:
    Qč tmerr-shekull
    Ky i njezete.
    Njerez ishin,
    Larg njeriut:
    Idhull kishin
    Mbinjeriun.
    Njeriu s'vdiste
    Por ngordhte.
    Lindi Atomiken
    T'mos u lodhte.
    U tmerrua
    Kur pa ē'beri.
    S'u pendua
    Dh'e riberi.
    Linden mitet,
    Pastaj vdiqen,
    Por si hije
    Lane te ligen.
    C'qč ky shekull
    I zi,shkrume.
    Lindi t'vdekur
    E s'vdesin kurre.
    Dhe...me shume...
    C'te them me?
    Linda une
    E s'ndodhi gje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ke-ler : 14-05-2012 mė 11:35

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Dy zemra vend

    C'ta degjova heshtjen
    kur te perqafova!
    Seē ta brejta brejtjen...
    supit tend u shplodha.

    Ndjeva zemren tende
    krahut djathte te gjoksit:
    brenda ka dy vende,
    dy zemra mund te lozin.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Ke-ler
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Vendndodhja
    Bolonje
    Postime
    243
    Se kush e vrau dashurine...!Jo ata qe tradhetuan.
    Dashurine e vrane e grine ata qe s'dashuruan.

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •