Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Libri mbi iso-polifonine: "Pse qajne kuajt e Akilit?"

    Muzikologu Tole: Iso-polifonia, kori mė i vjetėr nė botė

    Me lotėt rrėke, me jelet qė u binin pėrdhe, ata ngjajnė si vajtojca. Fundja ky ka qenė edhe qėllimi i Homerit… Kėtė simbolikė me kuaj, akademiku Vasil Tole e nxjerr nga konteksti homerik dhe e sjell nė ditėt tona pėr tė hapur njė parantezė pėr iso-polifoninė, tanimė pjesė e trashėgimisė botėrore, nė mbrojtjen e UNESCO-s. “Pse qanė kuajt e Akilit” ėshtė sprova e tij mė e fundit, qė tenton njė vėshtrim vertikal drejt origjinės sė iso-polifonisė. Pėr tė, ajo pėrbėn korin e parė nė botė dhe ėshtė mė e lashtė se vetė tragjedia greke, madje kjo e fundit i referohet asaj nė krijimin e strukturės sė vet. Pėr Vasil Tolen, iso-polifonia, e cila e ka atdheun nė Shqipėrinė e Jugut (lidhur me vendndodhjen e Hadesit dhe lumit Akeront), nuk ėshtė thjesht folklor, por mėnyrė jetese. Ėshtė njė dėshmi e organizimit shoqėror.

    Nuk ėshtė hera e parė qė shkruani pėr iso-polifoninė, por kėsaj here grishni qė nė titullin e librit, ē’sillni tė re?

    Zakonisht titujt janė ēelėsi pėr tė hapur librin dhe kur zgjedh njė ēelės tė Homerit, intriga bėhet e plotė pėr tė gjithė. Ai hap njė derė qė na ēon drejtpėrsėdrejti nė atė qė unė e quaj “sofra homerike”, nė periudhėn kur lindi krijimtaria artistike. Unė besoj qė iso-polifonia, qė deri tani padrejtėsisht ėshtė trajtuar si folklor, si krijimtaria argėtuese e njė popullate tė caktuar, nė vitet e hershme tė krijimit tė vet nuk ka qenė siē ėshtė sot. Pėrfytyrimi im mė ēon tė mendoj qė ajo ishte njė kulturė, qė reflektonte drejtpėrsėdrejti nė mėnyrėn e organizimit shoqėror tė banorėve nė kohėt e vjetra dhe kėtu kam parasysh periudhėn neolitike, diku rreth 7-3 mijė vjet para Krishtit. Kjo dėshmohet bindshėm nga zbulimet e kulturės materiale, siē janė ndėrtesat e para prehistorike, kasollet apo mjetet e punės, si dhe varrimi me tuma, njė lloj varrimi qė imitonte formėn e diellit nė tokė. Me kėtė dua tė them qė shqiptarėt arritėn qė krahas kulturės sė madhe greke, tė formatonin korin si njė shenjė jo vetėm e organizimit shoqėror, por edhe e ansamblit tė parė artistik nė botė dhe ky ėshtė kėndvėshtrimi im i veēantė, duke hedhur njė hap drejt prejardhjes, origjinės sė polifonisė, tė cilėn e shoh shumė tė lidhur me jetėn dhe nė mėnyrė tė veēantė me vdekjen e shqiptarėve. Ka lindur nė kohėn kur njeriu ishte i mbytur nga dhimbja dhe pėrdori vajtimin, jo vetėm pėr tė nderuar tė vdekurin, por edhe pėr tė ēliruar veten nga dhimbja. Dhe ēdo kulturė, e cila ėshtė e lidhur fortė me mėnyrėn e jetesės, tė ēon tek rrėnjėt e njerėzimit.

    Po ē’lidhje kanė kuajt e Akilit me iso-polifoninė?

    Ka njė episod tė mrekullueshėm tek “Iliada”: kur dy kuajt e Akilit, Baliosi dhe Xanthi (Baliosi ėshtė shumė i afėrt me emrin shqip Balashi, Xanthi i verdhi), kur shikojnė Patroklin tė vrarė, fillojnė e qajnė. Kjo ėshtė njė gjetje, sepse kuajt e pavdekshėm nuk preken nga simptomat e njerėzve qė kanė dhimbje dhe jetė tė pėrkohshme, por aq e madhe ishte dhimbja e tyre, saqė Homeri i pėrshkruan ata si vajtojcat me jelet qė u binin para dhe lotėt qė i rridhnin rrėke. Kjo ėshtė simbolika ime, sipas sė cilės iso-polifonia ėshtė vaj-kėnduar. Dhimbja i mblodhi njerėzit sė bashku dhe aty lindi kėndimi me shumė zėra, prandaj aty pėrshkruhen etapat e kėtij strukturimi tė jashtėzakonshėm tė korit tė parė nė botė.

    Nuk ėshtė paksa e guximshme tė thuash se ėshtė kori mė i vjetėr nė botė?

    Ky libėr nuk ėshtė fantashkencė, por ka dy orientime shumė tė forta. Njėra pikė e horizontit ėshtė vepra e Homerit, dėshmia e vetme e vjetėr, qė shkon 800 vjet para Krishtit dhe pėrshkruan ngjarje 1500 vjet para Krishtit dhe ekstremi fundor ėshtė realiteti i muzikės iso-polifonike. Ky realitet nuk duhet parė si njė shumėsi kėngėsh, si folklor, por tė zbulojė se si ėshtė e mundur qė njė kulturė zanore, qė prodhohet nga aparati zanor i njeriut e ka edhe atributin e fjalės e tė kėngės, mundi tė formatonte korin. Europės iu deshėn 5 shekuj pėr ta formatuar polifoninė. Si ėshtė e mundur qė nė njė realitet tradicional tė ekzistojnė koret, tė gjenin njė strukturimin, i cili zgjeron hapėsirėn pėrmes isos, qė ėshtė e njėtrajtshme, horizontale dhe zėrat e tjerė qė e presin strukturėn vertikalisht si pėr t’u kujtuar njerėzve se janė tė vdekshėm dhe stinėt e kohėt kanė vendin e tyre. Kjo ishte tėrheqja dhe pėrmes njė forme qė quhet “e qara me bote”, me rrėke lotėsh, pėr njeriun, si pjesė e botės, pėrpiqem qė nga e sotshmja tė shkoj drejt sė shkuarės, pėr tė gjetur atė rrugė tė vėshtirė, thuajse tė pamundur. Prandaj, kėto quhen sprova. Askush nuk e ka monopolin e dijes sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, por ato qė nuk ndryshojnė janė fakti qė kjo kulturė ka lindur korin, ka lindur nga aparati njerėzor zanor qė ėshtė instrumenti mė i vjetėr dhe se isoja ėshtė e zezė, sepse ka lindur gjatė zisė dhe zėrat janė tė kuq, sepse brenda asaj njėtrajtshmėrie ēlirojnė, ashtu si loti, jetėn.
    Tanimė iso-polifonia ėshtė pjesė e trashėgimisė botėrore, pjesė e listės sė kryeveprave shpirtėrore shqiptare, ē’duhet bėrė mė?
    Tė nxisim jetesėn e kėsaj forme tė mrekullueshme, e cila pėrpara se tė jetė njė grup muzikor qė kėndon apo kėrcen, tregon nivelin e shoqėrizimit, nivelin demokratik tė kėsaj shoqėrie. Dhe duke u kujdesur pėr iso-polifoninė, nuk kujdesemi thjesht pėr ruajtjen e njė kėnge, por ruajtjen e tipareve mė origjinale tė traditės sonė, qė pėrfshijnė kėngėn, vallen, melodinė, gjuhėn, veshjen dhe mjedisin e caktuar. Pra, ruajtja e iso-polifonisė si kulturė, ruajtja e Shqipėrisė arkaike, qė na bėn tė pėrveēėm nė raport me tė tjerėt.
    Ėshtė kthyer gati nė modė pėrpunimi i kėngėve polifonike, e dėmton kjo gjė kėtė lloj trashėgimie?
    Unė besoj qė kultura me shumė zėra ėshtė njė vend ku ftohen tė gjithė tė pinė ujė, pa pėrjashtim. Jam dakord edhe me pėrdorimin e kėsaj kulture nė muzikėn simfonike, nė stilimet e modės, nė veprat e piktorėve, pra ēdo lloj fushe tė artit bashkėkohor qė ajo ushqen. Ajo qė unė nuk bie dakord ka tė bėjė me cilėsinė e reflektimit tė kėsaj kulture nė njė realitet tė ri, pra ėshtė njė thirrje pėr profesionistėt qė ta njohin kėtė kulturė dhe ta pėrdorin me racionalitet dhe besoj kėtu mė kuptojnė tė gjithė. Shqetėsimi im ėshtė se ēfarė do bėjmė qė kėtė kulturė tradicionale, respektimin e korit tė isos, pėr marrėsin, prerėsin dhe kthyesin, pėr ambientin tradicional ku kjo kulturė ekziston.
    A kemi ne politika shtetėrore nė kėtė drejtim?
    Kanė filluar disa. E para ishte krijimi i Listės Kombėtare tė Kryeveprave, qė ėshtė detyrimi i shtetit t’i ruajė, t’i mbrojė dhe t’i promovojė kėto kultura. Cilat janė elementet qė i shpėtojnė ato? Sė pari, pėrfshirja nė kurrikulat shkollore. Ėshtė hapur dera nė kėtė drejtim. Nė lėndėn e Edukimit muzikor nė shkollėn 9-vjeēare dhe nė lėndėn e Trashėgimisė Kulturore nė gjimnaze kjo gjė bėhet. Ndėrkaq, vė re njė handikap tė madh nė fushėn studimore, sepse ndėrkohė qė shteti vė prioritete pėr listėn e kryeveprave shpirtėrore, nuk pėrgjigjen me tė njėjtin shkallėzim institucionet studimore. Elementi tjetėr ėshtė nxitja e dialekteve. Duke ruajtur gjuhėn, ruajmė mėnyrėn e tė menduarit qė shfaqet nė kėngė. Element tjetėr shumė i rėndėsishėm ėshtė nxitja e prodhimit artizanal tė veglave muzikore, qė mbajnė gjallė muzikėn, por dhe pėrbėjnė vepra arti tė mirėfillta. Dhe, sė fundi, por jo e fundit nga rėndėsia, pushtetet vendore duhet tė mbajnė gjallė aktivitetet kulturore, me ēfarėdo lloj forme. Tė nxiten projektet nė kėtė fushė. Trashėgimia materiale duhet parė e lidhur ngushtė me atė shpirtėrore. Unė mendoj se monumenti mė i vjetėr nuk ėshtė ndonjė rrėnojė apo kala, por njeriu shqiptar, sepse ai mban gjallė trashėgiminė mė tė vjetėr qė ėshtė gjuha, iso-polifonia, eposi… Trashėgimia materiale vjen mė vonė.

    Panorama
    ALMA MILE

    P.S Mund te lexoni parathenien e librit http://www.isopolifonia.com/Other%20...publicitet.pdf
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    INTERVISTA/ Flet Prof.Doc. Pėrparim Hysi

    Ja tė vėrtetat e Toles dhe tė Homerit pėr polifoninė

    Albert ZHOLI

    Cilat janė mendimet tuaja pėr dy librat e Akademikut Vasil Tole?

    Librat e rinjė tė Akademikut, Prof. Dr. Vasil Tole, “Pse qanė kuajt e Akilit” ose ndryshe, “E qara me bote” dhe prejardhja e iso-polifonisė popullore shqiptare, sė bashku me “Fjalorin etnomuzikologjik tė muzikės popullore homofonike tė Shqipėrisė sė Veriut”, janė tė tjera kontribute tė ēmuara tė autorit pėr njohjen dhe dokumentimin e vlerave autentike tė kulturės folklorike shqiptare dhe aspekteve tė krahasuara tė saj. Gjithashtu, kėta libra janė plotėsim i korpusit tė madh tė filluar nga autori, mbi trajtimin e faktorėve qė kanė bėrė tė mundur interesin e posaēėm tė UNESCO-s mbi vlera e hershme, tė qėndrueshme e tė thella folklorit shqiptar.
    Meqėnėse pėr fjalorin etnomuzikologjik tė muzikės homofonike kam pasur mundėsi tė shprehem mė parė, unė dėshiroj tė ndalem nė veprėn e fundit tė autorit, “Pse qanė kuajt e Akilit”.

    Ēfarė mund tė na thoni pėr prejardhjen e Polifonisė?

    Nė pėrgjithėsi, muzika folklorike shqiptare e nė mėnyrė tė veēantė Iso-Polifonia, vijnė nga thellėsia e shekujve si vlera tė qėndrueshme e autoritare dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, gjithmonė ka qenė i domosdoshėm trajtimi i tyre shkencor e i arsyetuar dhe vendi qė ka zėnė mes kulturave tė tjera, gjeografikisht tė afėrta, por edhe tė largėta.
    Trajtimi i Vaso Toles lundron pikėrisht nė kėto ujėra. Me njė gjuhė qė ėshtė, herė figurative e herė e drejtpėrdrejtė, ai dėshmon se Iso-Polifonia shqiptare ka ardhur si rrjedhojė e proceseve shumė tė hershme, duke arritur tė kapėrcejė nė rrugėtimin e saj, edhe shumė mendėsi e praktika tė huaja muzikore dhe tė sjellė si rrjedhojė njė kulturė tė zhvillimeve harmonike me thelb qytetarie e progresi.

    Po veēoria e librit “Pse qanė kuajt e Akilit” ku qėndron?
    Nė kėta terma shfaqet edhe veēoria e librit, e cila qėndron nė faktin qė nuk kufizohet ngushtėsisht nė pretendimet qė kemi pasur deri mė tani, pėr ēėshtje tė folklorit e tė trashėgimisė, por ėshtė njė hapje shumė racionale drejt aspekteve tė jetės sė madhe tė njerėzve; drejt arsyetimeve pėrtej muzikore dhe lidhjeve tė hershme me kulturat e mėdha tė Antikitetit.
    Pėr shkak tė specifikave tė llojit, shumė dukuri tė muzikės e tė folklorit ne jemi mėsuar t’i spjegojmė ngushtėsisht, brenda aspekteve formale e teknike qė ofrojnė partiturat muzikore. Ky libėr, pėrkundėr kėsaj mėnyre trajtimi dhe duke pasur nė konsiderim tė gjitha tė dhėnat shkencore qė vijnė nga studime tė shquara pėr folklorin dhe trashėgiminė, hapet e zgjerohet pėr t’u afruar e krahasuar me fushat e studimeve tradicionale e moderne tė historisė, letėrsisė, gjuhėsisė, apo edhe drejtimeve tė tjera filozofike e sociologjike. Kjo ėshtė njė nga arsyet qė e bėn atė tė jetė, jo thjesht njė libėr i vlefshėm pėr tė dhėnat dokumentare tė tij, por edhe njė libėr interesant e i veēantė, i cili ėshtė shkruar me njė stil tė rrjedhshėm e plot pasion dhe dashuri.

    Ju thoni se libri pėrmban detaje, ku qėndrojnė ato?
    Nė radhėn e shumė librave tė tjerė qė janė shkruar pėr folklorin e trashėgiminė popullore, “Pse qajnė kuajt e Akilit” ėshtė ndėr mė tė mirėt qė zbėrthejnė nė detaje tė veēanta interesat e gjera njerėzore; kėngėn dhe vajin e njeriut shqiptar, tė cilat shfaqen, jo thjesht si vargėzime notash muzikore, por mbi tė gjitha, si shprehje tė egzistencės shoqėrore shekullore tė vetė njerėzve. Nė kėtė kuadėr, aty dallohet qartėsisht interesi i veēantė i autorit pėr tė referuar kulturat e mėdha tė botės dhe jetėn e shqiptarėve nė marrėdhėnie tė ngushta fqinjėsore e ndėrfqinjėsore; marrėdhėnie qė i krahasojnė dhe i barazojnė ata me konvencionet pėrfaqėsuese tė Athinės sė Vjetėr apo tė Romės, etj.

    Vepra e Toles dhe vepra e Homerit…..
    Nė thelb, synimi i autorit nuk ka qenė qė ta shkrijė strukturėn e lashtė Iso-Polifonike me veprėn e Homerit, apo edhe tė zbulojė prej saj, vlera tė panjohura tė kėngėve polifonike apo atyre tė vajit. Qėllimi i tij ka qenė qė kjo vepėr tė referohet nė njė pėrmasė tė munguar mė parė; dhe jo thjesht si dokument i rėndėsishėm i historisė sė njerėzimit, por mbi tė gjitha, si dokument qė i afron shqiptarėt dhe i trajton pjesėmarrės nė zhvillimet konkrete tė qytetėrimeve tė hershme, por edhe nė formimin e shoqėrive tė sotme moderne. Nga kjo pikėpamje, libri ėshtė unik pėr arsyetimet dhe problematikat qė shtron. Kėtu shfaqet edhe veēanėsia e tij, e cila mund tė shėrbejė si shembull pėr trajtime tė tjera tė kėtyre fushave.
    Gjithė struktura e librit ėshtė e mbėshtetur nė kriteret shkencore tė njė trajtimi eseistik dhe synon, jo vetėm dokumentimin e Iso-Polifonisė si njė kėngė tradicionale e zakonshme, por edhe vlerėsimin e saj sipas hamendjeve tė ndryshme mbi prejardhjen; shkallėzimin e vlerave dhe sqarimin e veēorive tė tyre nė krahasim me kultura tė tjera. Tė gjitha kėto pėrbėjnė njė lėndė tė strukturuar, e cila u jep mundėsinė lexuesve tė prekin nga afėr e me lehtėsi pėrmbajtjen e “tė qarės” dhe Iso-Polifonisė qė buron prej saj.

    Mos vallė kjo do tė thotė se ēdo lexues duhet tė besojė verbėrisht ēka ėshtė nė llibėr?
    Natyisht, nuk ėshtė e thėnė qė tė gjithė njerėzit tė jenė dakord me ato qė thotė autori nė libėr, dhe tė gjithė tė binden pėr hipotezat e tij. Kjo ėshtė njė fushė me tė dhėna tė pakufishme dhe ēdokush mund tė krijonte prej tyre pėrfytyrimet e veta. E rėndėsishme ėshtė qė zoti Tole ka sjellė njė model tė ri mbi argumentin, i cili zgjerohet pėrtej notave tė muzikės dhe e modelon hapėsirėn e trashėgimive kulturore tė Shqipėrisė nė pėrbėrje tė gjithė kulturės ballkanike e europiane tė sotme.
    Unė e uroj autorin dhe shpresoj qė shumė shpejt, trajtime tė tilla tė bėhen pjesė e natyrshme e letrave mbi shkencat e muzikės dhe trashėgiminė.

  3. #3
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    O Albo, kur do keni mundesi te na vendosni ne dispozicion me ndihmen e ndonjerit, libra elektronik ne shqip?

    Do ishte nje nisme e mire, e nje ndihme per ata qe nuk kane mundesi te blejne libra, sepse me nje kompiuter jane pajisur te gjithe tashme. Ne kete menyre fillon e diturohet edhe shqiperia disi e plus qe studentet shqipetare ne dhe te huaj, do te kishin ne dispozicion libra pa qene nevoja te rikthehen e te bejne kerkime ne shqiperi, ku nuk te jep njeri shume ndihme e neper librari s'e kane idene se per cfare shkruhet ne nje liber te caktuar.
    La vita č bella...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •