Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 82
  1. #41
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Lule pėr ēiftin Kenedi

    ''Trupi im ėshtė kėtu, por zemra ime ėshtė nė Shqipėri. ''
    Violet Bond - Kennedy



    Lule pėr ēiftin Kenedi

    Petro Luarasi


    Fondacioni Kenedi - 1908
    Nė mediat shqiptare po pėrmendet gjithnjė e mė shpesh veprimtaria bamirėse e fondacionit “Kenedi “ me qendėr nė Korēė qė po ndihmon shtresat nė nevojė, fėmijėt jetimė, vajzat e dhunuara dhe tė moshuarit e brezit tė tretė. Organizon edhe kurse trajnimi dhe aktivitete tė shumėllojshme me vlera edukative, social-kulturore e sportive. Ky fondacion mbahet mend edhe pėr ndihmėn e madhe qė ka dhėnė pėr tė pėrballuar nevojat e tė shpėrngulurve gjatė luftės nė Kosovė.
    Fondacioni "Kenedi" e ushtron aktivitetin e tij tė suksesshėm nė Shqipėri qė prej vitit 1991 duke e zgjeruar stafin me punonjės tė kualifikuar dhe tė rinj vullnetarė tė pėrkushtuar .
    Drejtuesit tė fondacionit, misionarit protestant anglez z. Ian Loring, i ėshtė akorduar titulli "Qytetar nderi i Korēės" pėr kontributin e tij humanitar shumėvjeēar, njė shprehje e mirėnjohjes sė qytetarėve korēarė dhe institucioneve shtetėrore.
    Pėr t’iu pėrmbajtur sė vėrtetės historike dhe identitetit, sqarohet se `` Fondacioni Kenedi -1908 mban emrin e Phineas Kennedy, i cili i ka shėrbyer popullit shqiptar nga 1908-1939…. toka e pėrdorur aktualisht nga Fondacioni u ble fillimisht dhe pėrdorej nga Kennedy gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Shqipėri . Emri nė pėrdorim, "Kenedi", ėshtė thjesht drejtshkrimi shqip i emrit.``1. (fondacioni kennedy http://www.kenedifoundation.org/about-us/why-kenedi)
    Nė kėtė mėnyrė themeluesit e Fondacionit “Kenedi” pėrkujtojnė me nderim misionarin e parė protestant amerikan dhe vijojnė me vendosmėri traditėn e hershme tė mirėbėrėsve anglo-amerikanė nė Shqipėri.

    Tė pasur jemi, tė mjerė na bėnė
    Historia e misionarėve bamirės anglo-amerikanė nė trevat shqiptare, kushtet historike kur janė shfaqur, rezultatet qė kanė arritur nė dobi tė kombit tonė dhe personaliteti i tyre, meritojnė mė tepėr vlerėsim e nderim. Ndonėse pėrmenden nė artikuj, referate, disertacione e libra, pėrgjithėsisht as kanė zenė vendin e merituar nė programet arsimore dhe literaturėn akademike, as janė nderuar me dekorata apo emėrtime objektesh e rrugėsh, pėrkundėr nivelit tė propaganduar tė marrėdhėnieve.
    Nė “terr padije” janė lėnė edhe bamirėsit protestantė amerikanė me nė krye Rev.Phineas B.Kennedy, pėr jetėn dhe veprėn e tė cilin ende nuk ėshtė botuar ndonjė monografi.
    Ndėr ata qė ia kanė pėrmendur vlerat shquhet bashkėpunėtori i tij, Rev. Edwin Everett Jacques (1909-1996) i cili ka punuar nė Shqipėri nė periudhėn 1932-1940 dhe ka botuar kujtime interesante pėr historinė dhe vlerat e shumanshme tė kombit shqiptar.
    Ai analizon dhe argumenton pasuritė e kombit shqiptar tė cilat ia kanė harruar, mohuar dhe luftuar duke shfrytėzuar edhe vetizolimin e shqiptarėve pėr ta bėrė, sipas Uinston Cėrcillit, "nje gjeegjėze, e mbėshtjellė nė njė mister brenda njė enigme".
    Nė analizėn dhe zbėrthimin e enigmės ai deklaron troē: “ Ky popull i lashtė pellazg shėnon njė datė mė tė hershme se zhvillimi i civlizimeve tė Greqisė dhe Romės..ģdentitetin e vet etnģk…gjuhėn dhe lirinė ia kėrcėnuan tė dyja perandorģtė e krishtera, e Lindjes dhe e Perėndimit, se gjatė okupimit shtypės 500-vjeēar tė Shqipėrisė nga sundimtarėt turq e braktisėn fqinjėt e saj katolikė romakė dhe ortodoksė grekė’’. 2. (Edwin Jacques, Shqiptarėt: Historia e popullit shqiptar nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme, Kartė e Pendė, Tiranė, 1998)
    Studjuesi Edwin E. Jacques analizonte edhe politikėn e verbėr tė udhėheqėsve shqiptarė tė regjimit diktatorial dhe qėndrimin e ēuditshėm mediatik, aq aktual edhe pėr situatat e sotme, e cila bie pre e falsifikimit dhe diktatit mbi historinė. Nuk e pasqyronin si duhet nė opinionin publik tė vėrtetėn e ndihmės tradicionale amerikane nė njohjen si shtet , pėrkrahjen e vazhdueshme diplomatike, humanitare, teknike, mjekėsore, financiare e arsimore. Anashkalonin rolin e komunitetit mė tė madh e mė tė organizuar tė mėrgimtarėve shqiptarė, besnikė e entuziastė, qė herė pas here i kanė ardhur ne ndihme mėmėdheut.
    Vetė kreu i diktaturės, nė pėrpjekje pėr tė djegur e shkulur me rrėnjė traditėn e hershme historike dhe kontributin e gjerė anglo-amerikan, deklaronte me papėrgjegjshmėri historike e morale: “Zogu ua hapi portėn agjentėve tė spiunazhit amerikan tė cilėt erdhėn nė Shqipėri nėn maskėn e misionarėve si Kenedi , tė filantropėve dhe edukatorėve si Erikson…qė luajtėn njė rol tė ndyrė kundėr pavarėsisė dhe lirisė sė popullit shqiptar deri kohėt e fundit” (!!!) 3. (E.Hoxha . Sukseset e Republikės Popullore tė Shqipėrisė. 11.8.1950, Vepra 7, f.404)
    Sajoi dhe akuzėn politike: “Ata kishin pėrgatitur njerėzit e tyre pėr tė punuar nė tė ardhmen kundėr Shqipėrisė dhe popullit shqiptar” 4. ( E.Hoxha, Raport nė Kongresin I tė PPSH, Vepra 5, 8.11.1948, f. 192 )
    Urdhėroi tė hartoheshin listat e zeza me qindra intelektualė qė kishin studjuar apo punuar nė shkollat apo institucionet bamirėse amerikane, tė cilėt i pėrndoqi sistematikisht, i persekutoi dhe i dėnoi familjarisht. Ndėr tė parėt qė vuajtėn terrorin qenė familjarėt e fisit Qiriazi- Dako, motrat Parashqevie Sevasti aq tė madhėrishme pėr kontributin e tyre nė kulturėn, arsimimin, dhe emancipimin e shoqėrisė shqiptare. U shuan nga faqet e historisė kombėtare dhe programet shkollore edhe kontributi 30-vjeēar i ēiftit Kennedi dhe dhjetra bamirėsve tė tjerė tė huaj.

    Kontribute tė ēiftit Kenedi
    Personaliteti dhe veprimtaria e vyer e Rev. Phineas Barbour {Barber} Kennedy (14. 6. 1867 - 4.5. 1963) dhe zonjės sė tij Violet R. Bond-Kennedy (19.6.1870 – 27.12. 1952) ėshtė pasqyruar nė shkrime tė miqve anglo-amerikanė A.Herbert, E. Durham, M.Eden, T. Ericson, E. Jacques, ndėrsa nė Shqipėri nė vitet 1908-1939 dhe pas ndryshimeve demokratike janė vlerėsuar nga P. N. Luarasi, F. S.Noli, motrat P.Qiriazi S. Qiriazi, S. Luarasi, I. Gogaj, V. Duka, K. Bevapi, F. Cakolli, etj.
    Rev. Phineas B.Kennedy dhe zonja e tij Violet B. Kennedy erdhėn nė vendin tonė nė njė situatė tė vėshtirė pėr mbijetesėn e shkollės shqipe.
    Violet Kennedy, e bija e misionarit protestant Luis Bond, u miqėsua me Sevasti Qeriazin kur jetonin nė qytetin e Manastirit. Mėsoi prej saj gjuhėn shqipe, historinė, zakonet dhe sfidat me tė cilat pėrballej kombi shqiptar, prej nga i buroi edhe dashuria dhe dėshira pėr tė ndihmuar me tė gjitha mėnyrat kombin shqiptar.
    Nė kushtet e luftės sė ashpėr ndaj shkollės shqipe tė vajzave, nė vitin 1908, motrat Qiriazi, Sevastia dhe Parashqevia, kėrkuan mbrojtje dhe pėrkrahje financiare nga misioni protestant anglo-amerikan, me tė cilin kishin bashkėpunim tė hershėm qė nė Manastir. Bordi amerikan me qendėr nė Boston i dėrgoi pėr ndihmė shoqen e fėmijėrisė Violet B.Kennedy me bashkėshortin Rev. Phineas B. Kennedy qė qe diplomuar nė Universitetin Princeton, tė cilėt u aktivizuan menjėherė nė stafin e shkollės shqipe sapo mbėrritėn nė Korēė mė 26 mars 1908.
    Mbas katėr muajsh rezistence e pėrpjekjesh tė atdhetarėve dhe pėrkrahjes sė qeverisė amerikane, me anėn e Ambasadės sė SHBA nė Konstandinopojė, mė 23 korrik 1908 u shpall Kushtetuta liberale e xhonturqve qė e lehtėsoi pėrkohėsisht situatėn. Studjues tė ndryshėm kanė pėrshkruar punėn vetmohuese tė ēiftit Kenedi pėr mbrojtjen e shkollės shqipe tė vashave, e cila mbijetoi e vetme, deri nė shpalljen e pavarėsisė, pėrballė presionit tė pushtuesve dhe qarqeve shoviniste greke. Nė atė kohė Phineas B. Kennedy shkroi : "Ata mund tė kėrcėnojnė prindėrit dhe fėmijėt , por ne do tė vazhdojmė t’i mbajmė brenda shkollės nė konvikt dhe e vetmja gjė qė mund tė bėjnė ėshtė qė tė mė marrin mua nga shtėpia me forcė - sepse unė kurrė nuk do tė lejoj tė mbyllet kjo shkollė’’. Qe meritė e madhe e ēiftit Kennedy qė e mbajtėn tė gjallė kėtė symbol tė arsimimit dhe emancipimit tė femrės shqiptare dhe qė pas luftės botėrore e vijuan nė kushtet e reja me shkollėn private ‘’Kennedy”. Por vetėm qeveria e Fan Nolit e njohu zyrtarisht mė 10.9 1924 si shkollė qytetėse me 5 klasė, ku mėsimi zhvillohej nė gjuhėn shqipe. Nė program ishin edhe mėsimet fetare nė gjuhėn anglisht. Shkolla nė fillim u hap me 30 nxėnės, djem e vajza, ofroi edhe sistemin parashkollor dhe kishte dy mėsues shqiptarė. Njė vit mė vonė numri i nxėnėsve arriti nė 57 dhe gjatė vitit shkollor studionin 123 nxėnės. Jepnin mėsim 10 mėsues: Violet Kenedi, Edvin Xheks (Jacques), Dorith Xheks ( Jacques), Mila Gjogoreci, Ollga Plumbi, Shega Uēi, Persefoni Treni, Praksithe Plumbi, Leftera Kosova dhe Aspasia Efthim. 5 (I.Gogaj.1995. Shkollat Amerikane nė Shqipėri. Tiranė: Drita. f.20)
    Me shtimin e nxėnėsve, ēifti Kenedy hapi edhe njė konvikt me pagesė duke caktuar pėr ēdo nxėnės njė shumė vjetore, e cila ishte e lidhur me gjendjen ekonomike tė nxėnėsit.
    Nxėnėsit qė pėrfundonin shkollėn 5-vjeēare merrnin njė diplomė analoge
    me atė tė shkollės shtetėrore shqiptare tė shoqėruar me njė ēertifikatė tė veēantė qė u
    jepte tė drejtėn tė pranoheshin nė kolegjet amerikane.
    Deri nė vitin 1933 shkolla Kenedi kreu njė veprimtari shembullore, u pėrgatitėn me qindra nxėnės, disa prej tyre u bėnė edhe pjesė tė stafit mėsimor.
    Me zbatimin e reformės “Ivanaj “ dhe ligjit pėr shtetėzimin e shkollave tė huaja nė Shqipėri, u mbyll edhe shkolla amerikane e Korēės. Bashkėshortėt Kenedi i bėnė njė vizitė ministrit Ivanaj dhe i thanė: ’’Ne e kemi dashur Shqipėrinė, ne kemi ndihmuar qė shkolla shqipe e vajzave nė Korēė, e vetmja nė gjithė Shqipėrinė, tė mos mbyllej nga qeveria turke , ne kemi pritur e pėrcjellė rilindasit. Shkolla jonė nuk ėshtė si tė tjerat tė huaja , prandaj mos na e mbyllni. Mirash Ivanaj Iu pėrgjegj: ’’E besoj qė e keni pas dashtė Shqipėrinė. Tash ėshtė koha me e provue pėrsėri qė ende e doni, tue mos kundėrshtue mbyllje e shkollės suej. Interesi kombėtar e lyp me u shtetėzue tė gjitha.’’ 6. (S.Luarasi. Kujtime)
    Edhe pas reformės ‘’Ivanaj’’ ēifti Kenedi e vazhdoi veprimtarinė humanitare, tė ndihmuar nga Kelly G. Tuckers dhe Edwin E. Jacques me tė shoqen Dorotia.

    Pėr njė nivel mė tė lartė arsimor
    Studjuesit vlerėsojnė se zanafilla e arsimit dhe pedagogjisė amerikane nė Shqipėri nis me ardhjen dhe veprimtarinė e ēiftit Kenedy tė cilėt u bėnė udhėrrėfyes pėr programe tė tjera arsimore amerikane.
    Rev. Phineas B.Kennedy dhe zonja e tij Violet B. Kennedy pėrmenden edhe pėr kontributin nė ideimin e platformės dhe rritjen e nivelit arsimor me synim ngritjen e shkollave tė arsimit tė mesėm.
    Historia e ēeljes sė Normales sė Elbasanit ėshtė e lidhur ngushtė me aktivitetin, vizionin dhe platformėn arsimore tė misionarėve amerikanė tė pėrfaqėsuar nga ēifti Kennedy, tė cilėt menduan tė plotėsonin edhe dėshirėn e atdhetarėve elbasanas pėr njė institucion arsimor me program tė pėrshtatshėm.
    Sipas studjuesit Kujtim Bevapi mendimi pėr tė ndėrtuar njė kolegj nė Elbasan qe vendosur nga misionarėt amerikanė nė Shqipėri, bazuar dhe nga udhėzimet qė vinin nga qendra. Nė njė letėr qė zoti Kenedi nė Korēė u dėrgonte klubeve patriotike tė Elbasanit “Bashkimi” e “Vllazėria”, mė 28 maj 1909 , ndėr tė tjera shkruante:
    “Miq tė shtrenjtė elbasanas! Shoqata jonė amerikane na ka autorizuar neve qė tė hapim njė kolegj pėr djem shqiptarė. Kemi nė plan qė tė ketė edhe njė degė industriale. Shkolla do tė jetė e hapur pėr tė gjithė djemtė e rinj dhe dėshira jonė ėshtė qė pagesa tė jetė aq e vogėl, saqė dhe djemtė e varfėr tėmund tė pėrfitojnė nga privilegjet e saj…njė ndėrtesė tė shėndetshme dhe tė bukur, ku tė ketė ujė tė rrjedhshėm, tė mirė e tė pijshėm... Nėse ju jeni dakord ne vendosim tė vijmė nė Elbasan, unė nga Korēa dhe Z.Erikson nga Tirana…. Pėr Shoqatėn tonė Amerikane, Sinqerisht i juaji Phineas B. Kennedy.”7 (AQSH, Fondi 102, Dosja 50, viti 1909-Letra tė Shoqatės Amerikane nė Shqipėri dėrguar klubit “Bashkimi” e “Vllazeria” nė Elbasan)
    Pėrgjigja e atdhetarėve qe: “ I detyrohemi dhe i jemi mirėnjohės pėr jetė Misionarisė Amerikane, me padurim presim qė puna e bėrė dhe e menduar tė fillojė tė marrė mish dhe eshtra…” Klubet e Elbasanit vunė nė shėrbim tė kolegjit si fillim 100 lira turke. Misioni Amerikan bleu truallin nė Krastė dhe pritej vetėm fillimi i punimeve. Por autoritet turke, mė pas nuk lejuan tė ngrihej kolegji, duke dhėnė pretekste tė ndryshme. Kjo ngjarje shtyu atdhetarėt tė themelojnė nė 1 dhjetor 1909 shkollėn Normale tė Elbasanit.” 8.
    (K.Bevapi, Pėrvjetori i 100-tė, A ėshtė Normalja e Elbasanit universiteti i parė shqiptar? “55”, 28 .11.2009 f.15)
    Historianėt kanė vlerėsuar edhe kontributin e misionit protestant anglo-amerikan pėr organizimin dhe pėrfundimin me sukses tė Kongresit tė Parė tė Manastirit (14-22.11.1908). Komisioni i Punės sė Alfabetit i kreu punimet nė shtėpinė e Gjergj Qiriazit, i cili qe nėnkryetar i Kongresit dhe anėtar i Komisionit. Ndėr 35 protestantėt e tjerė, tė pėrfshirė edhe nė udhėheqjen e Kongresit tė Alfabetit, ishin: Grigor Cilka, nėnkryetar i Komisionit; Parashqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit; Kristo Dako, pjesėmarrės. Mes tyre gjendej edhe Violet Kennedy, vėzhguese e misionit amerikan protestant.
    Bashkėshortėt Kennedy shfrytėzonin tė gjitha mundėsitė pėr tė realizuar misionin e tyre si protestantė dhe miq tė kombit shqiptar. Phineas B.Kennedy, ishte i mirėnjohur nė grupimin studentor tė Universitetit Princeton dhe aktiviteti i tij pėrmendej shpesh nė organin “Princeton Alumni Weekly” duke siguruar mbėshtetje morale e financiare.
    Nė njė artikull tė revistės “Princeton Alumni Weekly” njoftohej se Rev. Phineas Barbour Kennedy dhe zonja e tij, si veprimtarė pėrfaqėsues tė Bordit Amerikan pėr Misionet e Huaja, “po zhvillojnė njė veprimtari intensive mes turbullirave nė Ballkan. Ata janė pozicionuar nė Korēė, Shqipėri, ku nė vijim tė aktivitetit misionar kanė ngritur njė shkollė pėr vajza. Ndėrsa ushtritė kanė luftuar para mbrapa kėtij vendi bashkėshortėt Kenedi kanė kryer njė shėrbim tė madh nė shpėrndarjen e ndihmave mes njerėzve tė uritur ndėr fshatra. Me okupimin e Korēės nga grekėrit, zoti dhe zonja Kennedy janė pėrzėnė dhe gjenden tashmė nė Selanik, ku po qėndrojnė pėrkohėsisht… Sipas fjalėve tė njė anėtari tė Bordit ata po rezistojnė me trimėri tė madhe tė gatshėm pėr tė pėrmbushur detyrat e Fondit Amerikan.’’9.
    (Princeton Alumni Weekly, The alumni, Volume 13, nr 33, 21 maj, 1913 , f.630.)
    Ambasador i Shteteve tė Bashkuara nė Hollandė e Luksemburg, John W. Garrett, me karierė diplomatike 16 vjeēare, nė njė artikull pėr tė diplomuarit e seminarit nė Princeton shkruan:
    “Shumė nga ne e njohim Shqipėrinė nė njė mėnyrė abstrakte dhe tani njė i diplomuar nė vitin 1891 nė Princeton ėshtė duke punuar atje pėr mė tepėr se katėr vjet sė bashku me gruan e tij tė devotshme. Rev. Phineas B. Kennedy, i cili pėrfaqėson Bordin Amerikan tė Misionarėve tė Huaj, ėshtė me nė Korēė, Shqipėri duke bėrė shumėlloj punėsh tė vlefshme kristiane. Puna mė e rėndėsishme e tyre ėshtė njė shkollė pėr djem e vajza, me kolegj dhe eventualish pėr tu mėsuar njerėzve gjuhėn e tyre. Nė njė letėr drejtuar njė shoku tė shkollės ai thotė “Ambicia jonė mė e lartė ėshtė tė pėrgatisim mėsues pėr kėtė komb i cili sikurse e dini ėshtė duke u rilindur”. Njė nga studentėt e tij ėshtė nė Kolegjin Lafayete, njė kolegj tjetėr nė Mount Herman dhe dy tė tjerė pritet tė vinė nė kėtė vend vitin tjetėr. Rreth tridhjetė tė tjerė janė pothuajse gati. Cfarė mundėsie e mrekullueshme pėr tė krishterėt e sherbimit patriotik tė ndihmojnė kėtė tė diplomuar tė Princtone dhe gruan e tij heroinė qė gjatė luftės rezikojnė pandėrprerė jetėn pėr shqiptarėt.”10. (John W. Garrett,The Alumni, Princeton Alumni Weekly,Vol.20, nr.1,15.10. 1919, f. 66)
    Me dhjetra artikuj nė gazeta e revista amerikane dhe tė komunitetit shqiptar nė SHBA pėrshkruajnė aktivitetin e gjerė tė ēiftit Kennedy, jo vetėm si misionarė protestantė, por edhe si luftėtarė tė pėrkushtuar tė humanizmit, lirisė dhe drejtėsisė.
    Rev. Phineas B.Kennedy dhe zonja e tij Violet B. Kennedy kryen njė aktivitet shembullor humanitar nė ndihmė tė popullatės shqiptare tė dėbuar nga banesate tyre nė Shqipėrinė e Jugut, Kosovė e Dibėr. Shtypi i kohės shprehte mirėnjohjen ndaj tyre pėr informimin e opinionit publik ndėrkombėtar dhe ndihmėn qė u dhanė muhaxhirėve nė ullishtat e Vlorės, nė vitin tragjik 1914, kur andartėt therėn, dogjėn e vranė fėmijė, gra e pleq. Mbi 57 fshatra me 1451 shtėpi nė Kolonjė u bėnė shkrumb e hi. Afro 60.000 vetė nga Kolonja, Dangėllia, Pėrmeti, Skrapari, u nisėn muhaxhirė drejt Vlorės.
    Ka tė dhėna se Rev. Phineas B.Kennedy njihej me presidentin Uillson, dikur pedagog nė Universitetin Princeton dhe ka influencuar tek ai dhe Departamenti i Shtetit pėr mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve nė Konferencėn e Paqes nė Paris (1921). Ai strehoi nė shtėpinė e tij, nė Korēė, tė deleguarin e presidentit, ambasadorin Jozef Haven. Teufik Mborja shkruan se Haveni u vendos ne shtepine e nje misionari amerikan, te quajtur Kenedi, qė e njihte mjaft mire qytetin. Kenedi e siguroi ambasadorin se Korca eshte thjesht shqiptare ’’ Raporti perfundimtar u hartua nje muaj me pas dhe qe vendimtar per qendrimin amerikan. Qeveria e Athinės i paraqiti Uashingtonit njė notė proteste, ku akuzonte J.Havenin tė blerė nga shqiptarėt.
    Pėrshkruam disa nga kontributet e mirėbėrėsve tanė Rev. Phineas B.Kennedy dhe zonjės sė tij Violet B. Kennedy tė cilėt u larguan pėrfundimisht nga Shqipėria mė 1939 duke ia dorėzuar drejtimin e misionit ēiftit Eduin e Dorotia Xhejks (Jacques). Ata tėrė jetėn menduan e punuan pėr Shqipėrinė duke i mbajtur lidhjet me qarqet atdhetare shqiptare dhe me fėmijėt e mikut tė tyre Petro N. Luarasi: Dhimitrin, Skėnderin e Shegėn.


    Lule pėr ēiftin Kennedy

    Nė varrezėn: Brook Avenue Presbyterian Cemetery
    North Plainfield, Somerset County, New Jersey, USA
    gjendet pllaka memoriale (Grave Memorial) nr.14542785 ku shkruhet:

    Phineas B. Kennedy (1867 - 1963)
    Violet Bond Kennedy (1870 -1952)
    Missionary to Albania
    Asleep in Christ 1 Cor. (Corinthias) 15:18
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bili99 (18-10-2014)

  3. #42
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Mbi shkrimin e z. Aristotel Mici “Skenderbeu nė Botėn Anglofone”

    Mbi shkrimin e z. Aristotel Mici “Skenderbeu nė Botėn Anglofone”

    Nė gazetėn e nderuar “Dielli” lexova shkrimi e z. Aristotel Mici“Skenderbeu nė Botėn Anglofone”(16 Janar 2014, online, http://gazetadielli.com/skenderbeu-ne-boten-anglofone/) pėr tė cilin shfaqa opinionin tim me shėnimin:
    “Me keqardhje bėj me dije se ky material ėshtė njė kopje e zbehtė, nė tematikė, lėndė e shtjellim, e studimit tė Skėnder Luarasit “Skėnderbeu nė letėrsinė angleze” i botuar me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (S.Luarasi, Skėnderbeu nė letėrsinė angleze, Studime filologjike, Nr.4, 1967, f.121-128)
    Kushdo mund ta lexojė nė internet http://www.dardania.biz/vb/upload/sh...t=32729&page=2
    Po pėrmend vetėm njė fragment
    Poeti i madh i Rilindjes angleze, Edmund Spencer, pėr tė cilin folėm mė sipėr, shkruan njė sonet mbi Skėnderbenė, me tė cilin pėrcolli botimin e veprės sė Lavardenit nė gjuhėn angleze.
    Pse mburret kot e Lashta kaqė fort
    Me monumentet e moēėm burrash trima,
    Heronj qė pėrmes veprave pa mort
    Mahnitėn botėn, dhe nė prallė e rima
    Ēdo foshnjė i nxėn? Njerzim’ i admiron
    Statujat e tyre, kolose tė larta
    E beret triumfore q’i pėrshkon
    E bukura me madhėshtit’ e narta.
    Ja Njė, qė koha von’e nxor nė dritė,
    Ndėr tė mėdhenjtė krah mė tė madhit shkon:
    I madh nė zė, pushtet e nė vetitė,
    Triumfe tė vėrtetė meriton.
    Kamzhik pėr turqit, pėr armiqtė rrufe-
    Ky libėr flet pėr Ty, o Skėnderbe!
    Nė se mundet, redaksia e Diellit le ta botojė kėtė studim tė vyer tė Skėnder Luarasit.
    Me kėtė opinion-shėnim respektova edhe “Rregulloren pėr etikėm nė veprimtarinė kėrkimore dhe botuese”
    (http://www.fhf.edu.al/Rregullorja_pe...he_botuese.pdf ) :
    lajmėrova botuesin e revistės (6.4 Sinjalizimi i veprimeve tė ndėshkueshme f.14)
    dhe shpreha llojin e veprimit (“kopje e zbehtė, nė tematikė, lėndė e shtjellim, e studimit tė Skėnder Luarasit”) tė cilin dikush mund ta cilėsojė si “Mashtrimin shkencor’’ apo Plagjiaturė: pėrvetėsimi ose pėrdorimi i ideve, pronės intelektuale, apo punės sė tė tjerėve, nė mėnyrė tė shkruar apo nė mėnyra tė tjera, pa njoftimin dhe aprovimin e autorit; Po aty. Pika 1.2.1 f.17)

    Pas botimit nė gazetėn “Dielli” tė studimit tė Skėnder Luarasit “Skėnderbeu nė letėrsinė angleze” dhe kushdo mund tė krahasonte ngjashmėritė nė tė dy artikujt, Z. Aristotel Mici botoi shkrimin: “Pėrgjigje pėr zotin Petro Luarasi lidhur me shkrimin Skenderbeu nė Botėn Anglofone” (Dielli , 28 Janar 2014, online , http://gazetadielli.com/pergjigje-pe...ten-anglofone/ )
    Ndėr tė tjera shkrua:” Sė pari dua t’i bėj tė ditur z. P. Luarasi se ndodhem nė emigracion prej 17 vjetėsh dhe nuk mė kujtohet se gati njė gjysėm shekulli mė parė Prof. S. Luarasi ka botuar njė artikull tė tij pėr figurėn e Skensderbeut nė revistėn “Studime Filologjike”, ‘’ nuk mė ka pas shkuar nė mendje tė bėja garė apo paralele, siē thoni ju, zotėri’’, ‘’ pėr njė personalitet mund tė shkruajnė shumė autorė, siē ka ndodhur me figurėn e Naim Frashėrit, Migjenit, Jeronim de Radės e me radhė; po nė kėto raste nuk themi se i dyti i ka bėrė paralele tė parit’’, ‘’Ju nuk keni tė drejtė morale, t’u thoni tė tjerėve “mos prekni kėtė temė se e ka trajtuar Babai im”, se, ndryshe, bėni paralele’’, ‘’lidhur me sonetin e Edmund Spenserit, dua t’ju bėj tė qartė, zoti Petro, se nuk ėshtė marrė nga artikulli i Skender Luarasit, siē e permendni ju, po nga burimi i parė, nga ai i vitit 1596’’, ‘’ Kėshtu, i ndodhur midis kėsaj literature, pata dėshirėn tė shkruaja njė material tė thjeshtė dhe pėrmbledhės lidhur me emrin e Skenderbeut nė botėn anglofone nė kuadrin e datės sė 17 Janarit, dita e vdekjes sė Heroit, pa pasur paragjykimet e paraleleve, nga tė cilat me sa duket vuan zoti Petro Luarasi i sotėm.’’
    Duket se shkrimi i z. Aristotel Mici i bishton sė vėrtetės dhe tjerr thashethemnajėn ( qė ligjėrisht gjykohen si shpifje) me citime e perifrazime fjalėsh qė nuk janė tė Petro Luarasit, i cili nė shėnim-komentin mbi artikullin e z.Micit, shkruan vetėm fjalinė : “Me keqardhje bėj me dije se ky material ėshtė njė kopje e zbehtė, nė tematikė, lėndė e shtjellim, e studimit tė Skėnder Luarasit “Skėnderbeu nė letėrsinė angleze” i botuar me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu (S.Luarasi, Skėnderbeu nė letėrsinė angleze, Studime filologjike, Nr.4, 1967, f.121-128)
    Nė opinionin-shėnim mbi artikullin “Pėrgjigje pėr zotin Petro Luarasi lidhur me shkrimin Skenderbeu nė Botėn Anglofone” shkruhet: “ Nė rast se zoti Mici nuk ėshtė nė dijeni tė disa materialeve tė botuar mė parė (bėhet fjalė edhe pėr studimet mbi Skėnderbeun nė literaturėn franceze, italiane e vendeve tė tjera, tė botuar nė “Studime filologjike, Nr.4, 1967”) por ia pėrsėrit tematikėn, shtjellimin e konkluzionet, shkencėrisht nuk quhet krijues, por kopjues. Po tė krahasohen tė dy shkrimet e S.Luarasit e A.Micit shihet qartė se ku e si pėrputhen nė tematikė, lėndė e shtjellim. Sa pėr nivelin shkencor e intelektual po i a lė tė tjerėve ta gjykojnė e krahasojnė pasi nuk dua tė gajas gjindjen me mundin e tjetrit.Me respekt ndaj lexuesve e redaksisė sė “Diellit” i uroj z.Mici shėndet.”
    Nė shėmim shtova edhe faktin interesant: Z. Aristotel Mici gjatė viteve 1980-90 punoi nė shtėpinė botuese “Naim Frashėri” me detyrėn e shefit tė redaksisė nė sektorin pėr Botimet Letrare tė Traditės. Por “nuk i paska ditur” referencat e studimeve mbi Heroin Kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu, tė pėrmbledhura me rastin e 500-vjetorin tė vdekjes sė tij!!!

    Ndėrsa studjuesi Prof. Thanas L.Gjika, me banim nė SHBA, publikon kėtė opinion- shėnim mbi diskutimin:
    "I nderuar z. Petro S. Luarasi ju pėrgėzoj pėr mbrojtjen qė i bėtė sė vėrtetės duke vėnė nė dukje plagjaturėn e z. A. Mici.
    Mbas shkėrmoqjes sė diktaturės shumė njerėz menduan se u bė deti kos dhe rėmbyen nga njė lugė pėr tė mbushur barkun e tyre tė pangopur…
    Ky zotėri nuk do t’ia dijė pėr vėrejtjet e kritikat qė i kanė bėrė e i bėjnė dashamirėt, por vijon tė vėrė shpesh herė para emrit titullin profesor edhe pse nuk ka dhėnė asnjė provim nė Shqipėri pėr tė marrė gradėn Kandidat i Shkencave. Kurse kėtu nė Amerikė pa dhėnė provimin e anglishtes nė nivel Toefel, kusht i domosdoshėm pėr t’u regjistruar nė cdo kolegj, pretendon se ka mbrojtur Master nė Histori.Pėrpiqet tė mbushė mendjen e dikujt se meriton tė marrė titullin Profesor me disa artikuj tė dobėt qė i quan “Esse” dhe i boton posht e lart dhe si libra mė vete. Me njė kėmbėngulje tė vecantė harton shkrime me vlera shumė tė kufizuara ku bie nė sy herė plagjatura e herė mungesa e formimit. Mjafton tė shihen shkrimet e tij pėr prejardhjen e emrit Shqipėtar, pėr historinė e Flamurit dhe tė Hymnit tė Flamurit, etj etj deri tek novela e fundit “Karvani i Pavarėsisė”, ku ritregon pa art udhėtimin e Ismail Qemalit nga Durrėsi nė Vlorė, trajtuar me nivel tė lartė artistik prej skenarisėve K. Blushi e Dh. Shuteriqi dhe realizuar nė film prej regjisorit Viktor Gjika.
    Z. Mici do tė kishte bėrė mirė qė (nė rast se e zotėron anglishten) tė kishte pėrkthyer nė anglisht trajtesėn shkencore tė tė paharrueshmit Skėnder Luarasi, babait tuaj dhe t’ua paraqiste profesorėve amerikanė e ta botonte nė shtypin amerikan.
    Me respekt, Thanas L. Gjika"
    http://gazetadielli.com/pergjigje-pe....DSzT15gj.dpuf
    Kam hasur disa raste plagjature ndaj studimit tė Skėnder Luarasit “Skėnderbeu nė letėrsinė angleze”, i cili ėshtė publikuar edhe nė gjuhėn angleze : Luarasi, Skėnder:
    ‘Scanderbeg in English Language‘in Studia Albanica , Tiranė, 4.2(1967), p. 229-234.
    ‘Skėnderbeu nė Letėrsinė Angleze’in Studia Filologjike, Tiranė, 4,1967, p. 121-128; gjithashtu tek Konferenca e Dytė e Studimeve Albanologjike, Tiranė 1968, vol. 1, p. 431-438
    E publikoj kėtė shkrim si njė shembull demaskimi pėr ata qė shkelin tė drejtat e autorit dhe trillojnė e shpifin pėr tė mbrojtur veten moralisht e ligjėrisht.

    Ndėrsa pėr dashamirėt e letėrsisė dhe kritikės letrare po jap dy pėrkthimet tė Sonetit mbi Skėnderbeun tė poetit Edmund Spenser, nga Skėnder Luarasi dhe Aristotel Mici.
    Pėr fat tė keq vargjet e Spencerit nė anglisht nė studimin e Skėnder Luarasit janė botuar me shumė gabime nga shtypshkronja. Nė studimin original ato janė :

    Wherefore doth vain Antiquity so vaunt
    Her ancient monuments of mighty peers
    And old heroes, which their world did daunt
    With their great deeds, and filled their children’s ears.
    Who rapt with wonder of their famous praise
    Admire their statues and Collossoes great
    Their rich triumphal arcs which they did raise,
    Their huge pyramids, who do heaven threat.
    Lo one, whom later age hath brought to light,
    Matchable to the greatest of those great:
    Great both by name, and great in power and might,
    And meriting a mere triumphal feat.
    The scourge of Turks and plague of infidels,
    Thy acts, o Scanderbeg, this volume tells


    Pėrktheu:Skėnder Luarasi

    Pse mburret kot e Lashta kaqė fort
    Me monumentet e moēėm burrash trima,
    Heronj qė pėrmes veprave pa mort
    Mahnitėn botėn, dhe nė prallė e rima
    Ēdo foshnjė i nxėn? Njerzim’ i admiron
    Statujat e tyre, kolose tė larta
    E beret triumfore q’i pėrshkon
    E bukura me madhėshtit’ e narta.

    Ja Njė, qė koha von’e nxor nė dritė,
    Ndėr tė mėdhenjtė krah mė tė madhit shkon:
    I madh nė zė, pushtet e nė vetitė,
    Triumfe tė vėrtetė meriton.
    Kamzhik pėr turqit, pėr armiqtė rrufe-
    Ky libėr flet pėr Ty, o Skėnderbe!


    -------------------------------------------------
    “Njeri, qė bota tė njohu mė vonė se nė rini,
    I barabartė me mė tė mėdhenjt’ e trimave antikė:
    Me famė si nė emėr, nė forcė e fuqi.
    Triumfant nėpėr beteja si kreshnik
    Goditje dėrmuese tė pabesėve turq u dhe,
    Luftrat e tua ky libėr rrėfen, o i madhi Skėnderbe.”

    Pėrktheu: Aristotel Mici


    Foto: Petro Luarasi, nė Biblioteken e Aleksandrisė, Egjipt
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bili99 (18-10-2014)

  5. #43
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Petro Luarasi

    Shumė tė goditura !

    Nderime.
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  6. #44
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Petro Luarasi NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (III)

    Petro Luarasi
    NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (III)


    Shkrimtari Sterjo Spasse: lavdi e kombit tė vet.

    Vlerėsimi shqiptar ndaj Sterjo Spasses
    Shkrimtari i shquar Sterjo Spasse (1914-1989) u lind nė Gollomboē tė Komunės sė Liqenasit nė gjirin e njė familje fshatare me kombėsi maqedonase. Ndėr shqiptarė ai ēmohet pėr krijimtarinė nė letėrsinė shqipe gjatė njė periudhe mbi 50-vjeēare, por edhe si studjues, publicist e mėsues. Pėr kontributin e shquar ndaj popullit shqiptar ėshtė nderuar me mė tė lartat ēmime letrare (‘’ēmimi i Republikės’’) dhe shtetėrore (Urdhri i Flamurit, kl.I), me poste (Kryetar i Shoqatės sė Miqėsisė Shqipėri-Kinė, etj.) Ndihej e konsiderohej ndėr mė tė privilegjuarit shkrimtarė shqiptarė, me botime tė veprave nė seri, nė shumė gjuhė tė huaja dhe si pjesėmarres nė shumė aktivitete ndėrkombėtare.
    Nė rrethin familjar Sterjo Spasse adhurohet si bashkėshort e prind shembullor, edukator i mrekullueshėm, ndėr miq e shokė dhe kolegė si mikpritės babaxhan gojėmbėl e bujar, pėr bashkėfshatarėt qe vakėf shprese e ndihme. Tek ai bashkėkombasit nė pėrgjithėsi shihnin pėrfaqėsuesin e tyre intelektual, urėn lidhėse ndėrkulturore mes shqiptarėve me pakicėn maqedonase, sepse gėzonte pėrkrahje e privilegje tė madha nė fushėn politike, kulturore, arsimore e propagandistike, kudo nė trevat shqiptare e mė gjerė. Ai paraqitej si shembulli mė vezullues i trajtimit tė intelektualit me kombėsi jo shqiptare nė Republikėn Popullore (e mė pas Socialiste) tė Shqipėrisė, nėn pėrkujdesin e drejtpėrdrejtė tė udhėheqėsit ‘’largpamės e tė lavdishėm’’.
    Pėr jetėn dhe veprėn e Sterjo Spasses numėrohen me qindra artikuj, recensa, studime akademike, janė shkruar dhjetra teza masteri e doktoratura, tė shpalosura nė disa konferenca, tė cilat duket se pėrmbledhurazi mund tė jipnin njė pėrgjigje tė saktė shkencore shterruese mbi jetėn dhe veprėn e shkrimtarit tė shquar.

    Atdhetaria e Sterjo Spasses
    Mbas viteve 90’ shumica e shkrimeve mbi jetėn e veprėn e Sterjo Spasses duket se i referohen apo perifrazojnė substancėn e librit ‘’Im atė Sterjo’’ tė Ilinden Spasses duke e anashkaluar historikun e rrėnjėve e trungut familjar, botėkuptimin, vizionin e pikėpamjet mbi pėrkatėsinė etnike dhe detyrimin si shtetas shqiptarė.
    Pothuajse askush nga studjuesit shqiptarė nuk i ėshtė qasur kėsaj tematike, as nuk kanė marrė mundimin tė citojnė apo zbėrthejnė vetė Sterjo Spassen, tė birin Ilinden, apo studjues tė sojit tė tij, pėr kėto cėshtje ku tė tjerė shkrimtarė kalonin nė vrimėn e gjilpėrės tė shtetit shqiptar.
    Nė librin ‘’Im atė Sterjo’’, tė birit Ilinden (emėrtim edhe i kryengritjes sė famshme maqedonase) shkruhet:
    ‘’Ishte vjeshta e vitit 1924… Joshja (vėllai i madh i Sterjo Spasses, shėn. i P.L. ) vuri dorėn nė strehėn e kapeles. Mizėria e njerėzve po afrohej. Pėrpara ishin disa kalorės, prapa kėmbėsorė me pushkė tė gjata lidhur me spango, ngjalmė a ushkure, tė leckosur…Pararoja e ushtrisė, dy djem faqekuqė, ndalėn kuajt para tyre: - Punė e mbarė, o peshkatarė! - Foli njėri. ”Jemi ushtri shqiptare. Tani kėto fshatra do tė kalojnė nėn Shqipėri”. “Kohėra tė vėshtira po vijnė…’’ etj, etj., tė tilla shprehje hasen nė librin me kujtime tė S.Spasses tė botuara nga i biri Ilinden.

    ‘’Pse?-ja e lavdishme’’e Sterjo Spasses
    Ndihmė nė njohjen e pikėpamjeve botėkuptimore e nacionale tė tij na e jep studjuesja Valentina Vangjelovska, e cila veē vendlindjes e ditėlindjes sė pėrbashkėt e ka burim frymėzimi, pasi i ka shumė tė afėrta edhe idetė me Sterjo Spassen. Ajo thekson se ‘’kam lindur dhe jetoj “brenda kornizave” tė pėrshkrimeve qė ka bėrė Sterjo Spasse. ‘’Sterjo Spasse pėr mua do tė mbetet shkrimtari i shpirtit tim.’’
    Nė njė diskutim akademik tė saj i bėn me dije auditorit shqiptar e mė gjerė se ‘’Tė lexuarit ėshtė njė proces qė tek lexues tė ndryshėm ėshtė i ndryshėm’’ qė mė troē do tė thotė se zbėrthehet e interpretohet ndryshe nė disa aspekte, si p.sh nė shtete, kombe, gjuhė, ideologji, etj.
    Studjuesja duke analizuar dhe zbėrthyer pikėpamjet e bashkėkombasit tė saj shkrimtar, tė personifikuar si Gjon Zaveri, protagonisti kryesor i kryeveprės sė tij letrare “Pse”, thekson se ‘’qetėsinė shpirtėrore e kėrkoi nė ēdo vend, por atė e gjeti ‘’tė fshehur nė qoshen” e kėtij libri.
    Gjon Zaveri e vrau veten nė luftė me pse-tė, kėrkonte pse-tė e vuajtjeve tė bashkėfshatarėve tė tij pėr bukėn e gojės, luftonte me padrejtėsitė e kėsaj bote, luftonte me pse-tė qė edhe sot e kėsaj dite nuk mund tė zbulohen…
    Dhe shkaku kryesor i vetėvrasjes tė filozofit tė lindur nė zonėn e Prespės, sipas studjueses, ‘’ishte tradita!’’
    ‘’Por pėr tė ishte e pakuptimtė qė kėto tradita qė e kishin brumosur dhe pajisur me virtyte dhe shumė vlera, u bėnė pėr pak kohė dhimbje padrejtėsish tė shpirtit tė tij tė lirė. Kėtu shpesh qėndron paradoksi, sepse tradita nuk pranon veēanti. Tradita dhe mentaliteti i asaj kohe nuk ishin nė gjendje tė dallonin veēantitė e tė riut Gjon, qė u rrit dhe u edukua nė gjirin e tyre, nuk dallonin dot as se nė gjirin e tyre ato kishin njeriun e madh qė nesėr pasnesėr do tė bėhej kaq i njohur…Sterjoja, jo si personazh, por si autor, si shkrimtar, u pajtua me realitetin, duke vazhduar tė shkruajė vepra tė tjera, qė i kanė siguruar vend tė veēantė jo vetėm nė letėrsinė shqipe, po edhe mė gjerė’’.
    Studjuesja thekson: ‘’Mė erdhi nė mendje njė thėnie e revolucionarit maqedonas pėr liri i shekullit XIX Goce Dellcev qė theksonte : ‘’Unė botėn e shikoj si arrenė ku popujt konkurojnė me kulturat e tyre”. Pikėrisht Sterjo Spasse konkuronte me dijet dhe me kulturėn e tij tė mbartur, tė brymosur nga kultura e popullit tė vet dhe tė perfeksionuar prej kulturės shqiptare, sepse kėto janė karakteristikat e popujve ballkanas qė sado dallimeve tė tyre ata pėrfaqėsojnė nuance tė pėrbashkėta.’’ (Kumtesė e mbajtur nė simpoziumin e organizuar nga Universiteti “Fan Noli” i Korēės, mė 30 maj 2014, me rastin e 100 vjetorit tė lindjes tė shkrimtarit Sterjo Spasse. Teksti i plotė gjendet tek ‘’Gazeta Makedonium’’, Valentina Vangjelovska ,‘’Sterjo Spasses nuk i duhet lavdia, por Sterjo Spasses i duhet lavdisė‘’ (http://makedonium.net/?p=1605&lang=sq)
    dhe me shkurtime esenciale tek media Shqiptarja.com nėn titullin: “Si e njoha Sterjo Spassen” (Shqiptarja.com , 13 Korrik 2014 apo http://www.shqiptarja.com/kulture/27....pCMOs22o.dpuf)
    Pėrse u “qeth” kumtesa tek Shqiptarja.com! pėrbėn interes pėr studjuesit e lexuesit e gjerė shqiptarė.

    Pretendime pėr nderimin e shkrimtarit
    Nė pėrkujtim tė 100-vjetorit tė lindjes sė Sterjo Spasses, nė media u shfaqėn shumė pretendime e akuza ndaj institucioneve e qeverisė shqiptare. Mė ēuditi veēanėrisht zelli i njė studjuesi, i cili deklaroi se “ Sterjo Spasses i jemi tė gjithė borxhlinj, mbi tė gjitha qeveria’’…ndėrsa shteti kish detyrim qė S.Spasses t’i jepte Nderin e Kombit.
    Studjuesi mund tė kishte tė drejtė nė aspektin letrar , por gabonte rėndė kur diktonte kriteret e dhėnies sė urdhėrit ‘’Nderi I Kombit’’. Janė tė shumtė ata qė kanė dhėnė kontribute mė madhore dhe nuk e kanė marrė.
    Pėrkundėr talentit si shkrimtar, nė veprėn e Sterjo Spasses hasen gabime parimore, metoda e realizmit socialist dhe trajtime tematike tė gabuara. Mbi tė gjitha ka deformuar thelbin, historikun dhe personazhet e rilindjes kombėtare shqiptare, nė pėrshtatje me kallėpin e historiografisė maqedonase. Pėr romanet e ciklit ‘’Rilindasit’’ ka patur diskutime tė gjera dhe protesta. Qėndrim kritik kanė mbajtur Skėnder Luarasi, Dritėro Agolli, Gazmend Shpuza, etj.,
    Historiani Gazmend Shpuza ka shkruar:
    ‘’Autori ėshtė nisur nga ndjenja e mirė pėr tė lartėsuar tė kaluarėn historike, figurat e shquara si edhe lėvizjen patriotike tė kohės e kjo duket edhe nė fjalėt qė ai u ka vėnė nė gojė, sidomos nga fillimi i romanit, (‘’Pishtarė’’) personazheve qė pėrfaqėsojnė lėvizjen revolucionare maqedonase. Porse zgjidhja qė u ka dhėnė apo ka dashur tu japė autori kėtyre problemeve nė mjaft raste na duket, pėr mendimin tonė, jo e plotė, e njėanshme apo kontradiktore. Meqė kemi tė bėjmė me probleme kyēe tė kohės, mendojmse ia vlen qė ato tė diskutohen.”Romani i botuar ‘’Pishtarė’’ mund dhe duhet, sipas nesh, t’i nėnshtrohet njė ripunimi sa tė mundshėm aq edhe tė nevojshėm.’’( Gazmend Shpuza, Nė vazhdėn e gjurmimeve, Mendime rreth pasqyrimit tė realitetit historik tė kohės nė romanin Pishtarė, Tiranė, Toena, 1997, f.324 340) Kur u botua seria e veprave, ndonėse Sterjo Spasse i ripunoi dhe redaksia ia hoqi mjaft nga gabimet, thelbi i gabimeve mbeti.
    Ndėrsa Skėnder Luarasi shprehej rreptė: ‘’po kritikoj veprat e Sterjo Spasses (‘’Zgjimi’’ e ‘’Pishtarė’’) qė populli shqiptar tė mos ma japė atė plumb nė lule tė ballit…E shkrova kėtė kritikė pėr ata qė romanet Zgjimi e Pishtarė nuk patėn nge t'i lexojnė, pėr ata qė nuk patėn mė durim pėr t’i pėrfunduar, pėr recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė qė ia reklamuan popullit shqiptar si vepėr shembullore pėr t'u lexuar e studjuar!
    Mjafton tė pėrmendim vetėm,’’vajtimin’’ e lebėrve nizamė qė ’’ zemėruan,’’ gjindjen dhe ’’ndyen’’ pazarin e Korēės, me tė cilin e nis ciklin e rilindjes shqiptare Sterjo Spasse, (romani ‘’Zgjimi’’, 1974, f.7)
    Festė e kuqe na zi site…
    Aludim mė tė keq pėr kulturėn korēare e trimat e Labėrisė kreshnike nuk kam hasur kund nė letėrsinė shqipe.
    Mė tingėllon keq deklarimi i shkrimtarit N.L. se jeta e Sterjo Spasses u udhėhoq nga misioni qė t’i shėrbente letėrsisė dhe kulturės shqiptare: ”Mos duhet qė edhe Vlora, tė ndjekė shembullin e Korēės dhe pėr kėtė ’’xhevahir folklorik nizamėsh’’ ta shpallė’ Qytetar Nderi ! Mendoj tė vlerėsohen parimet pėrkundėr lajkave me lėvdata pėr ofiqe e dekorata.
    Shqiptarėt, tė cilėt nuk ia kanė kursyer Spasses ēmimet mė tė larta letrare, mund t’i japin edhe tė tjera, por sa pėr ‘’borxhin e Nderit Kombėtar’’ atė ia ka BORXH kombi e shteti maqedonas, ata qė ia ngritėn bustin nė fshatin e lindjes, ata duhet t’ia sponsorizojne edhe lavdinė.

    (Mos)mirėnjohje
    Nė librin ‘’Im atė Sterjo’’, pėrkundėr shumė kolegėve tė ngushtė , me kontribute e privilegje tė mėdha, i kushtohet vėmendja mė e madhe, nė shumė faqe e shumėllojshmėri epitetesh, ‘’ndjellakėqinjve’’ Skėnder Luarasi, Dritėro Agolli e disa anėtarėve tė Kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve, tė cilėt i kritikuan romanet ‘’Zgjimi’’ e ‘’Pishtarė’’. Shkruhet se S.Spassja i trembur kėrkoi mbrojtjen ‘’lart’’. I biri Ilinden qė e redaktoi dhe e botoi librin nė vitin 1995, mbas pėrmbysjes demokratike, nuk kishte arsye as tė pėrmendte kontributin e udhėheqėsit nė mbrojtjen e babait tė tij, as letrat lavdėruese e dekoratat. Por ja qė gjindja e pa me sytė e ballit kur e dėrguan Sterjo Spassen pėr nė banesėn e fundit. Nė shenjė mirėnjohje tė pėrjetėshme, familja e shoqėroi me letrat e Udhėheqėsit mbi kokė, indulgjenca pėr nė jetėn e pėrtejme.
    Pra Udhėheqėsi mbahet mend, krahas bėmave tė tjera kombėtare, edhe pėr lartėsimin e dy ‘’diejve vezullues’’: Haxhi Qamilit e Sterjo Spasses.

    Vepra ‘’Im atė Sterjo’’ dhe perėndimi i diellit
    Rreth 20 vjet mė parė (nė artikullin Skėnder Luarasi pėrballė Sterjo Spases : Birit Ilinden, pėr tė atin Sterjo Spasse… , Petro S. Luarasi , Republika, 31 mars, 1996) i shkrova miqėsisht autorin tė mos trazonte varret e tė vdekurve. ’’Pėr vete nuk do tė kisha patur ndėrmend tė ‘’gėrmoja’’ nė kujtime e arkiva familjare (qė mund tė jenė mė tė pasura e tė begata se tė Spasses) por nuk mund tė hesht kur ‘’thumbohet’’ Skėnder Luarasi. Lėvdatat e tepėrta, krahas shpifjeve monstruoze, bėhen shpesh shkak qė tė vihen disa piketa nė truallin e historisė. E mė pas dalin pyetjet ‘’qysh’’ e ‘’tek’’qė nuk i jep dot pėrgjigje as biri i babait Sterjo’’.
    E kėshilloja qė atė veprėn ta hiqte nga qarkullimi se i bėnte dėm emrit dhe nderit tė babait, vetes e familjes. Pėr shaka shkrova edhe njė gazmore ‘’folklori modern’’.

    Nė botėn e tregut , plot me ‘’historira’’
    Nxirren nė ankand, ‘’e keqja’’, ‘’e mira’’
    Pėr gjėrat pa vlerė, ka veē ‘’lepe’’, ‘’peqe’’,
    A m’jep lale veprėn, pėr me mshtjell byreqe.


    Autori nuk mė dėgjoi, madje e keqpėrdori veprėn me tellallė tė papėrgjegjshėm dhe nė vend tė mbillte lavdi, korri …. ja, kėto shkrime pėrkujtimore.
    ‘’Perėndimin e diellit tė Haxhi Qamilit’’ e kanė pėrshkruar shumė studjues, ndėrsa tė Sterjo Spasses, vetė autori i libri ‘’Im atė Sterjo’’: “Dielli i lindur diku, nė malet e Gllomboēit, tani perėndoi matanė kodrave tė Ndroqit…”

    Petro Luarasi


    Shėnim: Ky shkrim vijon artikullin e Skėnder Luarasit tė titulluar:‘’Ndal falsifikimit tė historisė’’ (Pjesa I / II).

    Me tė drejtėn e kėndvėshtrimit tim, nuk po analizoj ata ‘’recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė’’, pasi tani pėr tani nuk kam kohė tė tepėrt dhe mendje tė pakėt qė tė mbush qypat e shpuar.
    Petro S. Luarasi



    Skėnder Luarasi NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (III)

    Shėnim nga Petro S. Luarasi

    Te nderuar lexues, Shkrimin [B]NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (pjesa I) dhe(pjesa Ii) do ta gjeni ne temen Skender Luarasi, Forumi shqiptar

    http://www.forumishqiptar.com/thread...91#post3766591

    Kur mbrojta ‘’Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur’’ tė Kadaresė mė kėrcėnuan se do tė mė jepnin plumbin prapa kurrizit.
    Ndaj nxitoj tė kritikoj veprat e Sterjo Spasses (Zgjimi e Pishtarė) qė populli shqiptar tė mos ma japė atė plumb nė lule tė ballit. Plumbin do t’ia kisha shkrepur zemrės me vetė dorėn time, po tė kisha dezertuar ditėn e 7 prillit 1939 dhe po tė mos kundėrshtoj tani tė pėrsėritet e Premtja e Zezė!...
    E shkruaj kėtė kritikė pėr ata qė romanet Zgjimi e Pishtarė nuk patėn nge t'i lexojnė, pėr ata qė nuk patėn mė durim pėr t’i pėrfunduar, pėr recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė qė ia reklamuan popullit shqiptar si vepėr shembullore pėr t'u lexuar e studjuar!
    (Skėnder Luarasi, Kujtime, 1976)

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bili99 (18-10-2014)

  8. #45
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėrkthyesi Skėnder Luarasi dhe kėndvėshtrimi i studjuesit Agron Tufa.

    Petro Luarasi
    Pėrkthyesi Skėnder Luarasi dhe kėndvėshtrimi i studjuesit Agron Tufa.


    Nė median ‘’Start’’ lexova shkrimin ‘’Pėrkthimi nė Shqipėri: zanafilla e dy paradigmave tė pėrkthimit’’ tė zotit Agron Tufa, shkrimtar, studjues e pedagog i letėrsisė sė huaj nė UT.
    Ndėr tė tjera ai shkruan: ” Pėrgjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, duke pasur parasysh edhe llojin e letėrsisė qė, ideologjikisht, lejohej tė pėrkthehej dhe vetėm tradita e realizmit, dolėn njė gjeneratė e ndritshme pėrkthyesish qė sollėn nė toskėrisht e nė gjuhėn letrare tė pas vitit 1972 kryeveprat e shkrimtarėve realistė. Kėshtu kemi pėrkthimet e Petro Zhejit, Skėnder Luarasit, Misto Treskės (“Tė mjerėt” e Hygoit), Bujar Dokos dhe Klio Evangjelit (romanet e Dikensit), Vedat Kokonės nga frėngjishtja dhe rusishtja, Lili Bares - vetėm nga rusishtja, Pavli Qeskut, Pirro Mishės, Viktor Kalemit, Jorgo Bllacit, Ismail Kadaresė, Dritėro Agollit, Dhori Qiriazit etj.’’ 1. (Start, 11.2. 2014. gazetastart.com/index.php?p=hg&hid=19697)
    Nuk diskutoj pikėpamjet, kriteret vlerėsuese dhe njohuritė e tij mbi historinė e pėrkthimit dhe pėrkthyesve nė Shqipėri, si : Mit’hat Frashėri, Vangjel Korēa, Tajar Zavalani, por ndalem vetėm tek kėndvėshtrimi i pedagogut e studjuesit A.Tufa mbi vendin qė zė Skėnder Luarasi (1900-1982) nė lėmin e pėrkthimit shqip
    Ndryshe nga sa shkruan A.Tufa, Skėnder Luarasi i pėrket pėrkthyesve tė viteve 20-tė sepse provohet qė nė vitin 1919 ka pėrkthyer nė SHBA tė paktėn tri vepra: ‘’Jul Cesarin’’e ‘’Tregtarin e Venedikut’’ tė Shekspirit dhe ‘’Skėnderbeun…’’e T.Uinkop-it. 2. (P. Luarasi, Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian, http://gazetadielli.com/skender-luar...n-shekspirian/ )
    Deri nė vitin 1936 Skėnder Luarasi pėrktheu tė paktėn edhe 6 vepra tė tjera: Enoh Arden-Tenison (1933), Sakuntala-Kalidasa (1933), Vilhelm Teli-Shiler(1934), Novela-Oscar Uajld (1934), Prometeu i lidhur- P.Shelli) dhe “ Lirika” - Li Taj Pe. Dy pėrkthimet e fundit kanė “humbur” ).3 (P.Luarasi. Vepra tė botuara tė pėrkthyera nga Skėnder Luarasi http://www.dardania.biz/vb/upload/sh...t=32729&page=2)
    Nė shtypin e viteve 30-tė shkruhej: ‘’Kemi edhe pėrkthyesa qė janė punėtorė, tė aftė, tė zellshėm,tė cilėt na kanė falur pėrkthime kryeveprash tė vėshtira. Nė krye tė tyre qėndron Skėnder Luarasi me Sakuntalėn e Kalidasės, Vilhelm Tell-in e Schillerit dhe Novelat e Oscar Wilde…’’ 4. ( Vilhelm Teli, Illyria, 15 korrik 1934, f.3.)
    Et’hem Haxhiademi vlerėsonte se ‘’me njė vepėr tė tillė (Vilhelm Teli i Shilerit) dhe tė tjera si kėto duhet tė pasurohet pa vonesė lėmi i vogėl i literaturės sonė. Zoti Skėnder Luarasi i cili ka ditur kaq bukur tė pėrkthejė me gjithė hollėsirat e saj kėtė kryevepėr e cila e mėson rininė tė dojė dhe tė mbrojė lirinė, letrarėt e pakėt shqiptarė duhet ta pėrgėzojnė dhe ta urojnė nxehtėsisht.Nga pjesa ime pėrkthimin e Luarasit dua ta quaj njė nga pėrkthimet mė tė goditura qė janė ba deri sot nė Shqipėri.’’5. (Et’hem Haxhiademi, Vilhelm Teli i Shilerit, Demokratia’’, 23.9. 1934, f.3.)
    Gazeta ‘’Besa’’ dhe gazeta austriake ‘’Salzburger FolksBlat’’ njoftonin se Akademia Gjermane e Munchen-it i dha Skėnder Luarasti medaljen e argjendtė pėr pėrkthimin e veprės ‘’Wilhelm Tell’’.

    ‘’Informohemi se Akademia Gjermane e Munchen-it i konferoi shkrimtarit shqiptar prof.Skėnder Luarasi medaljen e argjendtė t’Akademisė Gjermane pėr pėrkthimin e tij tė veprės ‘’Wilhelm Tell’’tė Friedrich Schiller-it.’’ 6. (Besa. Ēquajtja e njė letrari shqiptar, 27.3.1935)
    ‘’Akademia Gjermane nė Mynih shkrimtarit shqiptar Skėnder Luarasi pėr pėrkthimin e Vilhelm Telit tė Shilerit, i ka dhėnė ‘’Medaljen e Argjendtė‘’ tė Akademisė Gjermane. Luarasi ka qėnė nxėnės nė Gjimnazin e Fraishtadt-it nė tė cilin nė 1926 ka mbaruar maturėn.’’ 7. (Gazeta Salzburge ‘’Folks Blat’’,12.4.1935)
    Haki Stėrmilli shkruante nė librin ‘’Burgu’’:
    ‘’7 Shkurt 1933 Sot, nė kohė tė zamrės m’erdh me postė Sakuntala, dramė pesė aktesh, vepėr e poetit Hindian Kalidasa qė ka jetue njimij e pesėqind vjet mė par[. Vepra ash pėrkthye nga gjermanishtja nė gjuhėn tonė prej Profesor Z.Skėnder Luarasit dhe ai ma ka ēue si nji kanisqė qė i dėrgon i shėndoshi tė sėmurit, me nji shėnim miqėsuer. Me nji herė u vuena me e shijue Sakuntalėn, Mbretneshėn e Bukuris, tė Pastėrtis, tė Pafajsis dhe tė Hirėsis sė Hindit dhe s’e lėshova nga duert deri sa u kėnaqa dhe u ngopa me tė deri sa e mbarova. Pėrkthimi asht i pėrsosun, pjella e njė mjeshtrije tė holle[ qė i zotnon tė dy gjuhėt dhe aq i lehtė e i rrjedhshėm sa i duket njeriut se asht tue lexue nji vepėr origjinale e jo nji pėrkthim. Vepra vetė, Sakuntala, asht nji mrekulli e pashoqe nga ato qė ngjajnė nė Hindin misterioz. Qysh nė hov tė parė u rrėmbye shpirti i em dhe fluturoi mbi horizontin e Veriut plot magji e bukuri. Shpirti i em i unshėm, mbasi brodhi nji kohė ndėr lulishtet e Parrizit Hindian, u end rreth Sakuntalės si nji flutur rrotull qiririt, por kur u shue ajo dritė lumnie si prej nji murranit t'egėr rashė e u mbyta nė Ganges, nė lumin e lotve tė derdhun prej dėshpėrimit. Po. U fundosa nė thellėsinat e kėtij lumi dhe vdiqa, por dora e Perėndis sė Brahmės qė pat mėshirė pėr mue mė shpėtoi, mė ringjalli dhe mė lumnoi tue mė ribashkue me Sakuntalėn. Qė tė mos zgjatem po e shkurtoj: Nė vazhdim tė leximit tė veprės zemra e eme shpesh here u rrėmbye nga rryma e dashunis sė flaktė qė dikohet herė mbas here, u pezmatue e u kėnaq simbas rasės dhe shumė herė mbeta i shtangur ase me shpirt pezull. Me nji fjalė derdha lot dėshpėrimi e gėzimi dhe shkaktarja e kėsaj gjendjeje qe Sakuntala.’’ 7. (Haki Stėrmilli, ‘’Burgu’’, f.245-246)
    Kėto janė disa referenca mbi disa nga vlerat e Skėnder Luarasit si shqipėrues dhe periudhėn kur ka nisur kėtė veprimtari.
    Shpresojmė se ky shkrim do tė zgjojė kureshtjen dhe pėrgjegjshmėrinė intelektuale mbi veprimtarinė e personaliteteve tė rangut tė Skėnder Luarasit edhe tek pedagogė e studjues tė tjerė qė shkruajnė tekste e hartojnė programe akademike pasi nuk hasen shumė tė tillė. Pėr kėtė temė njė panoramė mė tė gjerė jep studimi ‘’Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare’’ (P. Luarasi: Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare http://www.dardania.biz/vb/upload/sh...ad.php?t=32729)

    Petro S. Luarasi

  9. #46
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Petro Luarasi
    Pėrkthyesi Skėnder Luarasi dhe kėndvėshtrimi i studjuesit Agron Tufa.


    Nė median ‘’Start’’ lexova shkrimin ‘’Pėrkthimi nė Shqipėri: zanafilla e dy paradigmave tė pėrkthimit’’ tė zotit Agron Tufa, shkrimtar, studjues e pedagog i letėrsisė sė huaj nė UT.
    Ndėr tė tjera ai shkruan: ” Pėrgjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, duke pasur parasysh edhe llojin e letėrsisė qė, ideologjikisht, lejohej tė pėrkthehej dhe vetėm tradita e realizmit, dolėn njė gjeneratė e ndritshme pėrkthyesish qė sollėn nė toskėrisht e nė gjuhėn letrare tė pas vitit 1972 kryeveprat e shkrimtarėve realistė. Kėshtu kemi pėrkthimet e Petro Zhejit, Skėnder Luarasit, Misto Treskės (“Tė mjerėt” e Hygoit), Bujar Dokos dhe Klio Evangjelit (romanet e Dikensit), Vedat Kokonės nga frėngjishtja dhe rusishtja, Lili Bares - vetėm nga rusishtja, Pavli Qeskut, Pirro Mishės, Viktor Kalemit, Jorgo Bllacit, Ismail Kadaresė, Dritėro Agollit, Dhori Qiriazit etj.’’ 1. (Start, 11.2. 2014. gazetastart.com/index.php?p=hg&hid=19697)
    Ndryshe nga sa shkruan A.Tufa, Skėnder Luarasi i pėrket pėrkthyesve tė viteve 20-tė sepse provohet qė nė vitin 1919 ka pėrkthyer nė SHBA tė paktėn tri vepra: ‘’Jul Cesarin’’e ‘’Tregtarin e Venedikut’’ tė Shekspirit dhe ‘’Skėnderbeun…’’e T.Uinkop-it. 2. (P. Luarasi, Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian, http://gazetadielli.com/skender-luar...n-shekspirian/ )
    Deri nė vitin 1936 Skėnder Luarasi pėrktheu tė paktėn edhe 6 vepra tė tjera: Enoh Arden-Tenison (1933), Sakuntala-Kalidasa (1933), Vilhelm Teli-Shiler(1934), Novela-Oscar Uajld (1934), Prometeu i lidhur- P.Shelli) dhe “ Lirika” - Li Taj Pe. Dy pėrkthimet e fundit kanė “humbur” ).3 (P.Luarasi. Vepra tė botuara tė pėrkthyera nga Skėnder Luarasi http://www.dardania.biz/vb/upload/sh...t=32729&page=2)
    Kėto janė disa referenca mbi vlerat e Skėnder Luarasit si shqipėrues dhe periudhėn kur ka nisur kėtė veprimtari.
    Shpresojmė se ky shkrim do tė zgjojė kureshtjen dhe pėrgjegjshmėrinė intelektuale mbi veprimtarinė e personaliteteve tė rangut tė Skėnder Luarasit edhe tek pedagogė e studjues tė tjerė qė shkruajnė tekste e hartojnė programe akademike pasi nuk hasen shumė tė tillė. (P. Luarasi: Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare http://www.dardania.biz/vb/upload/sh...ad.php?t=32729)

    Petro Luarasi

    Petro Luarasi

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian



    Bota e qytetėruar do tė nderojė sė shpejti kujtimin e kolosit tė kulturės gjermane Fridrih Shiler (Johann Christoph Friedrich von Schiller, 10.11.1759 - 9.5.1805) kushtrimi i tė cilit ( nė vargjet ‘’Ode gėzimit’’) pėr unitet dhe liri tė njerėzimit, nėn ritmin e muzikės bet’hoviane (‘’Simfonia e nėntė’’) mishėrojnė himnin dhe vizionin e Bashkimit Europian.
    Nga mesazhet universale tė tempullit vezullues shilerian, ka fituar dije, shpresė dhe kurajo pėr liri e dinjitet edhe kombi shqiptar.

    Nė kuadrin e pėrkujtimit tė 500-vjetorit tė ndarjes nga jeta tė Shekspirit (26 prill 1564 – 23 prill 1616) Shtėpia Botuese “Onufri” po u ofron shqiptarėve kolanėn shekspiriane ku pėrfshihen edhe gjashtė shqipėrime prej Skėnder Luarasit: ‘’Mbreti Lir’’ (‘’King Lear’’), ‘’Rikardi II’’ (‘’Richard II’’ ), ‘’Rikardi III’’ (‘’Richard III’’), ‘’Tregtari i Venedikut’’ (‘’Merchant of Venice’’) , ‘’Komedia e keqkuptimeve’’ (‘’Comedy of Errors’’) dhe ‘’Si ta doni’’ (‘’As You Like It’’). Kėshtu edhe populli shqiptar do tė ketė mundėsi ta njohė e vlerėsojė mė mirė tempullin shekspirian pėrmes librave e shfaqjeve nė gjuhėn shqipe, nė aktivitete akademike apo programe shkollore, tė cilat vazhdimisht ndiqen me interesim dhe japin rezultate tė dobishme nė arsim e kulturė.’’ 1.(Petro Luarasi, Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian, Dielli, 25 Dhjetor 2013, http://gazetadielli.com/skender-luar...n-shekspirian/)
    Kėto ditė botuesi Bujar Hudhri shpalli edhe njė tjetėr lajm, pjesė e njė vizioni ambicioz nė pėrkujtim tė dramaturgut mė tė madh gjerman Shiler, botimin pėr herė tė parė nė shqip tė dramės “Don Karlos” tė Shilerit, pėrkthyer prej origjinalit nga mjeshtri Skėnder Luarasi.
    Realizohet kėshtu pas gjysėm shekulli botimi i kėsaj kryevepre, tė planifikuar nė vitin 1959 nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi , por e ndaluar pėr shkaqe konjukturale politike.
    Ėshtė njė ngjarje e lumtur pėr kulturėn shqiptare qė Skėnder Luarasi u njoh nė rini me veprėn e Shilerit, u dashurua me dramaturgjinė, me romantizmin, sidomos me natyrėn e mesazheve universal tė tij drejtuar brezave tė cilat e frymėzuan pėr t’ i shqipėruar gjashtė vepra.
    Ai realizoi edhe njė dėshirė tė hershme tė udhėheqėsit shpirtėror e mikut tė tij Fan Nolit, me orientimin letrar e politik tė tė cilit bashkohej edhe ajka e inteligjencies progresive shqiptare. Imzot Fan S. Noli, theksonte se kėto vepra tė Shilerit duhen mė tepėr pėr popullin tonė tė skllavėruar, sa pėr botimin e tyre ’’edhe pėr kėtė ka Perėndia’’.
    Nė pėrkujtim tė dy pėrvjetorėve tė Shilerit (10 nėntor 1759 dhe 9 maj 1805) ‘’desh Perėndia’’ tė kurorėzohet rrugėtimi plot pengesa e sakrifica i Skėnder Luarasit pėr botimin e tė gjashtė veprave tė kryedramaturgut gjerman: ‘’Wilhelm Tell’’ (‘’Vilhelm Teli’’, 1934), ‘’Kabale und Liebe’’ (‘’Intrigė e dashuri’’ , 1955), ‘’Die Räuber’’ (‘’Hajdutėt’’, 1958), ‘’Fiesco’’ (‘’Fiesko’’, 1958), ‘’Die Jungfrau von Orleans’’ (‘’Vajza e Orleansit’’, 2007) dhe ‘’Don Karlos’’ (‘’Don Karlos’’, 2014)

    Skėnder Luarasi, personaliteti ku ngjizej atdhetari i pėrkushtuar, mėsuesi edukator, historiani, gjuhėtari, shkrimtari e dramaturgu, i kushtonte vėmendje tė madhe pėrzgjedhjes sė autorit e veprės qė ti shėrbente sa mė mirė kombit shqiptar, inteligjencies e nxėnėsve tė tij.
    Ai si shqipėrues vlerėsonte pėrmbajtjes dhe formėn e veprės, stilin, ritmin, muzikalitetin tė ndėrthurur me fjalė tė rralla e tė reja qė pasuronin gjuhėn shqipe, pėrdorte njohjen e thellė tė gjuhėve tė huaja dhe dijet e fituara mbi zhanret letrare, nė mėnyrė qė pėrkthimi tė vlente pėr lexim tė lirė, pėr hartime, aktivitete mėsimore-edukative dhe pėr shfaqje teatrale,.
    Studjuesi A.Kallulli shprehet: “Merrni cilėndo vepėr qė Skėnder Luarasi ka pėrkthyer nė shqip. Do tė vini re menjėherė koherencėn e stilit, pasurinė dhe begatinė e shqipėruesit, natyrshmėrinė e konteksteve dhe frymėn e lartė tė komunikimit. Po do tė pikasni menjėherė vrullin e ritmit, qoftė nė prozė, qoftė nė poezi, gjallėrinė dhe ekspresivitetin e dialogut dhe monologėve dramatikė, peshėn dhe saktėsinė e fjalės, bukurinė e shprehjes dhe buisjen e pėrfytyrimeve te cilido lexues.” 2 (A. Kallulli: Shqipėrimet e Skėnder Luarasit janė Fanoliane, Drita, 16 janar, 2000, f.7.)

    Rezultatin e kėsaj pune mjeshtėrore nė dobi tė arsimit e kulturės kombėtare e dėshmojnė nxėnėsit e tij, lexues, regjisorė e aktorė, por qė duhet evidentuar ndėr studime e programe akademike 3. (Petro Luarasi, SKĖNDER LUARASI: PERSONALITETI, VEPRIMTARIA DHE VEPRA, studim.
    http://www.forumishqiptar.com/threads/ 77999-Skėnder-P-Luarasi/page8
    Skėnder Luarasi pėrmes veprave tė Shilerit ka ndikuar nė personalitetin, profesionalizmin dhe edukimin ideo-profesionale tė disa breznive lexuesish, tek nxėnės si Qemal Stafa, Fadil Hoxha, Arshi Pipa, Vasil Llazari, intelektualė si Migjeni e Aleks Buda, regjisorėt Sokrat Mio, Xhemal Broja, Mihal Luarasi e Drita Agolli. Me personazhet e dramave ‘’Vilhelm Teli’’, ‘’Intrigė e Dashuri’’ (‘’Luiza Miler’’) janė edukuar dhe krenohen qė i kanė interpretuar plejada e ndritur e aktrimit shqiptar: Aleksandėr Prosi, Naim Frashėri, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, Marie Logoreci, Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Edmond Budina, Antoneta Papapavli, Elida Janushi, Yllka Mujo, apo mė e reja, e talentuara Cubi Metka.
    Regjisorė e aktorė dėshmojnė sesi i ndihmonte Skėnder Luarasi kur komunikonte drejtpėrdrejt me ta pėr pėrgatitjet e mbarėvajtjen e shfaqjeve.

    (Vijon)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #47
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    (Vijon)
    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    1. Vilhelm Teli
    Skėnder Luarasi e pėrktheu veprėn “Vilhelm Teli” tė Shilerit nė kohėn kur nė Shqipėri sundonte mjerimi, malarja e analfabetizmi, terrori e pėrgjimi (‘’sa tė kishte gardhi veshė e muri sy”) qė tė ndizte pakėz dritė lirie e drejtėsie.
    ‘’ Prej dramave tė Shilerit, i pari pėrkthim identik i plotė nė gjuhėn shqipe ėshtė ''Vilhelm Teli'' qė Shtypshkronja ''Gutemberg'' nė Tiranė e botoi mė 1934. Nėnshtypja qė u bėri lexonjėsve, sidomos studentėvet, ishte e jashtėzakonshme. Njė mot e gjysmė mė vonė, njė grup studentėsh u interesua pėr botimin e dytė tė ''Vilhelm Telit'' (Stamles, Durrės1936) dhe tė pesėmijė ekzemplarėt u ēdukėn nė kohėn mė tė shkurtėr prej librarive. Redaksia e ''Flagės'', revista e tė rinjve nė Korēė, e shprehu mendimin e saj nė artikullin kryesor nė Qershor 1935 kėshtu: ''Letėrsia jonė e varfėr u pasurua tani me shqipėrimin e denjė tė njė vepre klasike nga mė tė mirat e literaturės gjermane, ''Vilhelm Telit'' …Kjo dramė e famshme ėshtė pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt e botės me kulturė. Dhe nuk e ka humbur aspak rėndėsinė e saj tė parė; se kjo ėshtė njė kryevepėr ku mbrohet liria dhe tė drejtat e njeriut, tė cilat janė tė vjetra sa edhe ekzistenca e njeriut vetė. ''Vilhelm Teli ka dalė kaq mirė nė shqip, sa duhet tė ndjejmė njė farrė mburrje qė gjuha jonė qėnka e zonja t'i japė bukur nė kuptimin e tyre tė plotė e tė gjallė ndjenjat mė tė larta e mė tė thella tė zėmrės njerėzore. Kjo vepėr klasike nga njė prej poetėve mė tė mėdhenj tė Gjermanisė ka dalė kaqė shqip, sa na duket njė vepėr shqiptare. Ne ua rekomandojmė gjithė miqvet tė letėrsisė shqiptare,veēanėrisht studentėve tanė. Atė duhet ta kėndojnė dhe jemi tė sigurt se do tė na jenė mirėnjojtės''.
    ''Vilhelm Teli'' u bė libėr kėndimi pėr shkollėn shqipe dhe pėr inteligjencėn e re shqiptare Pjesė tė tėra tė dramės u inskenuan dhe u shfaqėn nė teatrot e konvikteve. (Botimi i dytė, u pranua edhe si tekst shkollor prej Ministris s'Arsimit.)
    Mėsuesi Izet Bebeziqi nė ''Kombi'', Vlorė, mars 1938, analizon brendinė e dramės ''Vilhelm Teli, pėrdor citate nga pėrkthimi i Skėnder Luarasit, thotė se ''Vilhelm Teli ėshtė botuar nė shumė gjuhė tė kulturės, po nuk mund tė pėrmendė emrin e shqipėronjėsit, i cili si luftėtar antifashist nė Brigadat Internacionale nė Spanjė, tani pėrfillej si armik i shtetit shqiptar. Bebeziqi e mbyll artikullin e tij pėr Shilerin me fjalėt: ''Shigjetėn e Telit e presin tani plot fise e popuj, qė mjerisht vuajnė nėn thundrėn e tiranėve''. 4
    ( Skėnder Luarasi, Shileri nė Shqipėri, Nėntori, maj, f.170-174)

    Subjekti i dramė u pėrdor nė disa drejtime. Fragmentw tė saj E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash’’ apo ‘’Atdheut besnik t’i qėndroni’’ ‘’, mėsuesi i shqipes Skėnder Luarasi i dha temė hartimi,
    Disa akte tė dramės ‘’Vilhel Teli’’, tė pėrshtatura nga Skėnder Luarasi, janė interpretuar nė ambjente tė Shkollės Tregėtare nė Vlorė, nė Gjimnazin e Shkodrės dhe nė Konviktin ‘’Malet tona’’. Vlerat dhe mesazhet edukative-atdhetare tė saj i kanė pėrmendut mjaft nxėnės e intelektuale, si poeti Migjeni, pedagogu Aleks Buda, regjizori Xhemal Broja apo aktorėt Sandėr Prosi e Naim Frashėri.

    Nė shtypin e kohės shkruhej edhe pėr vlerat e shqipėruesit Skėnder Luarasi: ‘’kemi edhe pėrkthyesa qė janė punėtorė, tė aftė, tė zellshėm,tė cilėt na kanė falur pėrkthime kryeveprash tė vėshtira. Nė krye tė tyre qėndron Skėnder Luarasi me Sakuntalėn e Kalidasės, Vilhelm Tell-in e Schillerit dhe Novelat e Oscar Wilde…’’ 5
    (Vilhelm Teli, Illyria, 15 korrik 1934, f.3)
    Et’hem Haxhiademi vlerėsonte se ‘’me njė vepėr tė tillė (si Vilhelm Teli) dhe tė tjera si kėto duhet tė pasurohet pa vonesė lėmi i vogėl i literaturės sonė. Zoti Skėnder Luarasi i cili ka ditur kaq bukur tė pėrkthejė me gjithė hollėsirat e saj kėtė kryevepėr e cila e mėson rininė tė dojė dhe tė mbrojė lirinė, letrarėt e pakėt shqiptarė duhet ta pėrgėzojnė dhe ta urojnė nxehtėsisht.Nga pjesa ime pėrkthimin e Luarasit dua ta quaj njė nga pėrkthimet mė tė goditura qė janė ba deri sot nė Shqipėri.’’ 6
    ( Et’hem Haxhiademi, Vilhelm Teli i Shilerit, Demokratia’’, 23 shtator, 1934, f.3)
    Gazeta ‘’Besa’’ citonte gazetėn austriake Salzburge ‘’FolksBlat’’ e cila njoftonte se Akademia Gjermane e Munchen-it i dha Skėnder Luarasti medaljen e argjendtė pėr pėrkthimin e veprės ‘’Wilhelm Tell’’. 7
    (Besa, Ēquajtja e njė letrari shqiptar, 27 mars, 1935)
    Por pėr herė tė parė drama “Vilhelm Teli”, sipas shqipėrimit tė Skėnder Luarasit, ėshtė shfaqur nė muajin janar 2006. Trupa e studentėve tė Akademisė sė Arteve me regjisor Milto Kutalin dhe skenograf Erald Bakallin e shfaqi dramėn nė skenat e teatrove tė Korēės, Pogradecit, Durrėsit, Shkodrės, Fierit, Vlorės dhe Elbasanit.
    Nė skenat teatrore shqiptare buēiti kushtrimi shilerian :
    Prej kėsaj koke, ku vendosėn mollėn,
    Liri e re mė e mirė do blerojė;
    E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,
    Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash.

    Preojekti u realizua nga bashkėpunimi i Akademisė sė Arteve me Ambasadėn Zviceriane dhe me mbėshtetjen e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve si edhe tė njė sėrė subjekteve private.
    Trupa studentore pėrbėhej nga studentėt Elis Mataj, Alban Krasniqi, Kushtrim Emėrllahu, Bekim Guri, Anisa Dervishi, Klodiana Keco, Loredana Gjeēi, Cubi Metka, etj.

    (Vijon)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  11. #48
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    (Vijon)

    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    Dramat nė Prozė (‘’Intrigė e dashuri’’, ‘’Hajdutėt’’, dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’)

    Dramat e Shilerit ‘’Intrigė e dashuri’’ (1955), ‘’Hajdutėt’’ (1958) dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’ (1958) tė shqipėruara nga Skėnder Luarasi janė publikuar mė vete ose tė pėrmbledhura nėn titullin ‘’Dramat nė prozė‘’. Ato janė tė mirėnjohura nė teatėr nga interpretimet virtuoze tė Aleksandėr Moisiut (dramat ‘’Hajdutėt’’ e ‘’Fjesko’’) dhe prej aktorėve tė shquar tė Teatrit Kombėtar ( ‘’Intrigė e dashuri’’ ose ‘’Luiza Miler’’ me regji tė Mihal Luarasit e Drita Agollit)
    Thuhet se pėr dramėn ‘’Intrigė e dashuri’’ u pėrdorėn dy emėrtime dhe dy regji nė kohė tė ndryshme (1957 dhe 1979) meqė ‘’kuptimi i komunikimit artistik pėr pjesėt klasike nga ana e Teatrit Kombėtar ėshtė parė mė fort i lidhur me tė kuptuarit e bashkėkohėsisė.’’ Kėshtu anashkalohet faktori konjuktural politik, dėnimi i regjisorit tė shquar Mihal Luarasit. Ai nė pėrfundim tė studimeve nė Hungari si regjisor teatri, realizoi dy punė pėr mbrojtjen e diplomes, dramen e Leon Tolstoit, "Pushteti i Erresires" dhe nė Shqipėri tragjedinė e Shilerit "Intrigė e dashuri" ku interpretuan aktorėt e njohur Naim Frashėri, Loro Kovaēi, Prokop Mima, Sander Prosi, Maria Loloreci etj.
    Mihal Luarasi kujton se nė Hungari kishte liri tė madhe nė krijimtari artistike dhe filloi te konturohej brenda tij ndjenja e lirisė sė individit. Edhe "Intrigė e dashuri" ėshtė njė drame, brenda sė cilės ekziston konflikti dhe asnjeri nga protagonistėt e saj, Ferdinandi dhe Luiza, nuk jane tė lirė nė dashurinė e tyre... Drama "Dhelpra dhe rrushtė" dhe "Intrigė e dashuri", ishin dy momente kyce tė aktivitetit tė tij si regjisor, qė sė bashku me ngjarjet mė vonė, ēuan nė mospėlqimin e veprave tė tij nga sistemi dhe partia nė pushtet.

    Kėshtu luftėtari antifashisti, atdhetar dhe regjisor i talentuar i kushedi sa shfaqjeve tė suksesshme u dėnua si armik politik pėr 7 vjet nė burgun e Ballshit.

    Edhe vetė drama e Shilerit do tė qe dėnuar ‘’me vdekje’’ nga censura por e shpėtoi rastėsia. Sulejman Dibra jep njė fakt interesant. Kur mendohej tė vihej nė skenė tragjedia e Shilerit “Intrigė dhe dashuri ” (me regjisore Drita Agollin) ai me Reshat Arbanėn shkuan pėr ta bindur Xhelil Gjonit, por ai nuk pranoi. Por tė nesėrmen ai erdhi nė Teatrin Kombėtar dhe kėrkoi tė falur sepse kishte lexuar se dikur Enver Hoxha kishte shkruar mirė pėr Shilerin dhe dramėn “Intrigė e dashuri ”.

    Aktori Edmond Budina kujton se regjisorja Drita Agolli ka qenė shumė e ashpėr dhe i thoshte: “Ti je fshatar, nuk je princ siē ėshtė Ferdinandi”. Kjo e bėnte tė vuante shumė, sepse punonte edhe pas provave… Pas shfaqjes te reklama e teatrit e priste njė burrė rreth 80 vjeē. Ishte Skėnder Luarasi, pėrkthyesi i “Luiza Miler-it”, ‘’njė nga kollozėt shqiptarė, i cili kishte njė mendje tė ndritur’’. Ai i tha: “Ferdinandi je ti, edhe mė shumė se ai i pari”…Nga ai moment pata miqėsi me tė, mė ka dhėnė librat qė kishte nė shtėpi pėr teatrin…’’ 8. (Valeria Dedaj, Interviste me aktorei Edmond Budina, Shekulli, 10,02, 2014 www.shekulli.com.al/website/index.php?)

    Aktorja Yllka Mujo thekson ndikimin qė ka patur Luiza Mileri rol i plotė dhe tepėr dramatik, tek personaliteti i saj dhe formimin si artiste.
    ‘’Ekziston nje veti e magjishme e rolit …Fillimisht, kėtė
    e kam ndjerė shume fuqishem te Luiza Miler. Kur ecja rruges
    pas provave, ndieja qė ecja krejt ndryshe, qė mendoja krejt
    ndryshe, shumė herė mė tepėr se zakonisht, ngreja sytė nga
    qielli, shume herė me tepėr se zakonisht flisja me yjet, ....
    Pėrfundimisht, pėr mendimin tim, roli ka te bejė shumė nė
    formimin e personalitetit njeri aktor ose aktor njeri.’’
    9.
    (Irhan Jubica, Interviste me aktoren Yllka Mujo, 55, 4.5. 2009 http://albanianmovies.blogspot.com/2...1_archive.html)

    Yllka Mujo kujton porositė e Sandėr Prosit, mesazhet universale tė Shilerit dhe amanetet e brezave nė skenė:
    “Si thoshe ti mjeshtėr i skenės tek interpretoje muzikantin Miler tė Shilerit nė kryeveprėn “Intrigė e dashuri”: “Ju jeni kryeministėr i vendit, por jo zoti i shtėpisė sime”. Dhe bija jote, Luiza Miler (Yllka Mujo) ėshtė bėrė e tillė si e dėshiroje ti Sandėr i shtrenjtė.’’10. (Pėrparim Kabo , Njė letėr pėr fisnikun Aleksandėr Prosi, Gazeta shqiptare, 24 .3.2010, f. 1, 28 – 29)
    Emocionet nė interpretimin e dramės ‘’Intrigė e Dashuri’’ tė Shilerit, i kujtojnė me nostalgji shumė personalitete tė teatrit shqiptar, pėr Elida Janushin ‘’Luiza Miler ishte roli qė i ka falur jetė nė teatėr’’. Studjuesi Pėrparim Kabo e cilėson ‘’himnin e dinjitetit tė njeriut’’

    (Vijon)

  12. #49
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    (Vijon)

    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian



    Botimi i dramės sė Shilerit ‘’Intrigė e Dashuri’’ tė shqipėruar nga Skėnder Luarasi u mirėprit nga lexuesi shqiptar dhe institucionet kulturore. Skėnder Luarasi kujton se nė vjeshtėn e vitit 1955, sekretari i Lidhjes sė Shkrimtarėve Shefqet Musaraj i erdhi pėr vizitė nė shtėpi dhe i kėrkoi njė ekzemplar tė dramės ''Intrigė e Dashuri'' me autograf. Do tė vizitonte Weimarin si pėrfaqėsues i inteligjencies shqiptare dhe do t'ia dhuronte librin Institutit ''Goethe-Schiller''.
    Sė andejmi i dėrgoi njė kartolinė me pamje tė dhomės ku punonte Shileri me tryezėn e shkresurinat
    Prof. Skėnder Luarasi
    Lidhja e Shkrimtarėve
    Tiranė
    (Albania)
    '' Tė fala. Tė kam kujtuar vazhdimisht kėto ditė qė po kaloj nė Weimar''
    Shefqet Musaraj
    Weimar, 1 tetor 1955

    "Kur u kthye nė Tiranė, mė tregoi se me tė hyrė nė Institut i tha drejtorit qė kishte sjellė dramėn ''Intrigė e Dashuri'' nė shqip, t'ia dhuronte bibliotekės. Ai e porositi i entuziazmuar tė vinte tė nesėrmen nė orėn dhjetė. Nė sallėn e festave, dy rreshta shkencėtarėsh tė veshur nė ornat akademike po prisnin pėrfaqėsuesin shqiptar i cili kaloi pėrmes burrash tė mėdhenj nga trupi dhe nga mendja. Libri u vendos nė bibliotekė me ceremoni dhe nderime pėr gjuhėn shqipe e popullin shqiptar qė di tė ēmojė vlerat e kulturės bortėrore.''

    Ndėrsa shteti e kultura shqiptare nderohej, vetė shqipėruesi Skėnder Luarasi nuk lejohej tė merrte pjesė nė asnjė aktivitet ndėrkombėtar, as nė Kosovė!

  13. #50
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Petro Luarasi

    (Vijon)

    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian



    Vepra e Shilerit ‘’Vajza e Orleansit’’, e shqipėruar nga Skėnder Luarasi, u botua nga InfBotues n[ vitin 2007 ndonėse ishte planifikuar tė botohej qė nė vitin 1960 nga Ndėrmarja Shtetėrore e Botimeve, por pėr shkaqe konjukturale u ndalua.
    Pėrkthimi sė bashku me parathėnien dhe shėnimet pėrkatėse tė Skėnder Luarasit ''humbėn'' nė redaksi.
    Me kėtė rast kujtojmė me mirėnjohje Akademikun Aleks Buda dhe studjuesin Dhori Qiriazi pėr ndihmėn dhe shkrimet perkatėse qe po publikojmė .



    Aleks Buda
    Shqiperimet e Skender Luarasit.
    ‘’Vajza e Orleansit’’ - F.Shiler


    Te asnjeri nga autorėt e mėdhenj tė letėrsisė klasike gjermane tė gjysmės sė dytė tė shek. XVIII e tė fillimit tė shek. XIX lidhjet me realitetin historik nuk kanė gjetur njė pasqyrim kaq tė drejtpėrdrejtė e njėkohėsisht kaq tė lartė poetik, asnjeri si Shileri nuk ėshtė bėrė shprehės kaq i frymėzuar i detyrave tė mėdha djegėse qė shtronte realiteti i kohės pėr popullin gjerman: luftė kundėr regjimit feudal absolutist qė mbretėronte i pakufizuar ende nė fundin e shek. XVIII, kur ai kishte pėsuar goditje tronditėse nė vendet mė tė pėrparuara tė Evropės, luftė kundėr copėzimit feudal tė trashėguar nga mesjeta qė pengonte bashkimin kombėtar, luftė kundėr obskurantizmit mesjetar qė shtypte e frenonte lirinė e mendimit. Qė nga drama e tij e parė ‘’Cubat’’ mė 1782 e deri nė ‘’Vilhelm Telin’’ mė 1805 ideja e kėsaj lufte e pėrshkon nė mėnyrė konsekuente veprėn e tij. Nė kėtė vazhdė qė vjen duke u ngjitur dallojmė njė etapė tė parė ku lufta kuptohet e paraqitet si njė fenomen subjektiv, si luftė e personalitetit tė shtypur nga ambienti i vjetėr shoqėror-moral. Nuk ka dyshim se edhe prapa kėsaj revolte individuale qėndron - dhe Shileri e sheh - njė konflikt shoqėror i mprehtė. Nuk ėshtė e rastit se nė fund tė kėsaj etape qėndrojnė ngjarjet tronditėse tė revolucionit tė madh borgjez tė Francės. Nė kėtė etapė bien edhe studimet historike tė Shilerit, kushtuar ngjarjeve tė mėdha historike qė pėrfunduan me disa vepra tė mėdha si ‘’Historia e kryengritjes sė Vendeve tė Ulta’’ ku ai u njoh e trajtoi lėvizjet e mėdha masive, luftėn e madhe popullore qė pėrbėn revolucionin e parė borgjez nė Histori.
    Nė etapėn e dytė dalin nė radhė tė parė tė veprimtarisė dramatike tė Shilerit konflikte - jo mė nė plan individual - por ēaste krizash tė mėdha historike, konflikte historike absolutisht tė domosdoshme, qė shpėrthejnė lėvizje masive luftash me karakter ēlirimtar e gjejnė mishėrimin e tyre nė disa figura tė mėdha heronjsh popullorė si Vajza e Orleansit, Vilhelm Teli etj.
    Njihet qėndrimi mėdyshės qė mbajti Shileri ndaj revolucionit borgjez francez nė fazėn e zhvillimit tė tij mė tė ashpėr. Nė Gjermaninė e prapambetur, nė zhvillim dhe me aq mbeturina feudale, si ai dhe tė tjerė bashkėkohės tė tij, nuk mund tė arrinin nė njė kuptim teorik revolucionar. Shileri nė filozofinė e tij mendonte se vetėm me anė tė ‘’edukimit estetik’’, dmth me anė tė arėsimit, mund tė arrihej liria aq e shtrenjtė pėr tė. Porse nė krijimtarinė e tij dramaturgjike ai shkoi shumė mė pėrpara e mė larg nga ē’shkonin konceptet e tij filozofike. I mbėshtetur mbi studimet e tij historike e nėn ndikimin pozitiv tė lėvizjeve tė mėdha popullore ai krijoi nė vitet 1801-1805 dy vepra qė kanė jo vetėm si sfond, por dhe si pėrmbajtje kryesore, luftėn ēlirimtare tė masave popullore : ‘’Vajzėn e Orleansit’’ dhe ‘’Vilhelm Tellin’’. Kėtu s’ishte fjala pėr njė lėndė nga antikiteti i largėt si te ‘’Nusja e Mesinės’’. Nė njė kohė kur pėr Gjermaninė ēėshtje djegėse ishte problemi i bashkimit kombėtar dhe i luftės pėr pavarėsi kundėr invazionit tė huaj kėrcėnues - siē qe nė periudhėn e luftrave kundėr Napoleonit - dhe mendjet mė pėrparimtare si forcė tė vetme qė mund t’i bėnte ballė kėsaj detyre shihnin masat popullore e jo mė shtetin e kalbur prusian - nė kėtė kohė, lufta e popullit francez kundėr invazionit anglez nė shek.XV, e mishėruar nė figurėn e vajzės fshatare, kishte pėr t’u thėnė shumė gjermanėve bashkėkohės e ka pėr t’u thėnė ende sot pasardhėsve, e jo vetėm pasardhėsve gjermanė - po ashtu si figura e fshatarit zviceran W.Tell - nė sajė tė gjenisė krijuese poetike tė Shilerit. Ashtu siē nuk ėshtė e rastit qė Shileri ka zgjedhur si figurė qėndrore njė vajzė fshatare, ashtu nuk ėshtė e rastit edhe qė gjuha poetike e autorit i pėrshtatet realitetit shoqėror-historik tė ambientit ku zhvillohen ngjarjet. Kėtu e ka rrėnjėn ai element biblik-fantastik-fetar qė bashkėjeton me konceptin thellėsisht realist historik mbi tė cilin mbėshtetet vepra. E kemi fjalėn pėr atė zėrin ‘’e mbinatyrshėm’’ qė vajza thotė se e shtyn tė veprojė e tė ndėrmarrė atė vepėr tė madhe, ku kishte dėshtuar klasa sundonjėse feudale e Francės. Ėshtė e natyrshme, e nuk mund tė ishte ndryshe, qė zėri i ndėrgjegjes popullore flet nėpėrmes vajzės fshatare. Nuk mund tė shprehej nė gjuhėn e vet klasore tė pastėr. Ai do tė merrte natyrisht atė ngjyrė paragjykimesh fetare, atė ngjyrė figurash konceptesh biblike qė pėrbėnin bukėn e pėrditėshme tė fshatarėve tė varfėr, tė mbuluar nga errėsira e padija, tė rritur nė njė botė ėndrrash qė ia kishin dhėnė si ushqim kleri, njė botė ėndrrash nė tė cilėn ata besonin si nė njė realitet. Dhe pikėrisht qe bindja e thellė e masave popullore pėr nevojėn e luftės. Marrja hua e ngjyrės fetare, karakterizon forcėn e saj, ėshtė dashuri e karakterit tė saj thellėsisht popullor. Nė kėtė bashkėjetim elementesh realisto-popullore dhe biblike-letrare nuk pasqyrohet ndonjė kontradiktė qė ka pėrshkuar autori, por njė kontradiktė qė pėrshkon sė thelli realitetin historik: nė shek. XV fshatari francez as nuk mund tė mendonte e vepronte ndryshe, as fshatari gjerman nė shek. XVI, qė u nisėn nė luftė kundėr anglezėve ose kundėr feudalėve gjermanė me parrulla e shprehje tė marra hua nga bota biblike. Nga logjika e kėtij realiteti nuk ka dashur tė largohet as G.B.Shaw, me gjithė sarkazmin e tij antimetafizik kur shprehet se ‘’zėri i brendshėm’’ qė shtyn vajzėn fshatare nė dramėn e tij me tė njėjtin subjekt, ėshtė njė realitet i natyrshėm e i kuptueshėm. Ėshtė merita e Shilerit qė ai ka ditur e ka mundur tė bėjė qė nėpėrmes kėsaj gjuhe figurash e frazash biblike tė shkėlqejė ndjenja e thellė, instinktive e genuine e patriotizmit popullor qė rron nė fshatarėt e shprehet nga goja e njė pėrfaqėsuesi tė tyre, tė vajzės, qė aq me vetmohim, po edhe me vetėbesim instiktiv tė njeriut tė popullit, i shėrben popullit tė vet, pa lėkundje, deri nė ēastin e fundit.
    Gjuha me tė cilėn flet njė fshatar i ditėve tona, i ambientit tonė shoqėror, ėshtė natyrisht krejt ndryshe; por nė pėrmbajtjen e vet gjuha poetike e veprės sė Shilerit ka elemente qė i flasin thellė edhe sė sotmes sonė.

    Aleks Buda


    Dhori Qiriazi
    ‘’Vajza e Orleansit’’ nė shqipėrimin e Prof. Skėnder Luarasit.


    Ėshtė njė ngjarje e lumtur pėr kulturėn shqiptare qė Prof. Skėnder Luarasi u njoh me veprėn liridashėse tė F.Shilerit qysh nė rini dhe u dashurua sidomos me dramaturgjinė e tij duke shqipėruar veprat ‘’Vilhelm Tel’’, ‘’Intrigė e dashuri’’, ‘’Hajdutėt’’, ‘’Fiesko’’, ‘’Don Karlos’’ dhe ‘’Vajza e Orleansit’’.
    Besojmė se ajo qė e tėrhoqi mė fort nuk ishte vetėm romantizmi i Shilerit, por natyra e mesazheve universale me tė cilėn ai u drejtohet brezave.
    Me kėto ndjesi bashkohej edhe ajka e inteligjencies progresive shqiptare. Kėshtu emigranti politik Fan Noli, nė njė letėr drejtuar Vangjel Korēės nga Vjena, shkruante: ‘’Nuk e di a jam i zoti t’ju kėshilloj ē’vepra tė pėrktheni nga letratyra gjermane...Posa nistė me Shilerin mund ta vazhdoni me ‘’Rauber’’, ‘’Jungfrau von Orleans’’, ‘’Wilhelm Tell’’.... Kėto duhen mė tepėr pėr popullin tonė tė skllavėruar. Sa mė pak pėrjashtime tė bėni nga ky rregull, aq mė mirė do tė jetė si pėr qėllimin, si pėr kėndonjėsit... ''
    ‘’Vilhelm Teli’’, dramė qė u shkrua nga Shileri nė vitin 1804, u bė e njohur nė Shqipėri pėr herė tė parė, qysh nė vitin 1934 dhe vargjet e saj u bėnė tema hartimi e burim frymėzimi pėr rininė shkollore, sidomos kundėr rendit tiranik, u bėnė himn i ndjenjės pėr liri nga thundra e rendit feudal qė ishte i gjallė, gjer vonė nė Shqipėri.
    Me pėrkthimin e kėsaj drame aq tė bukur dhe elegante tė F.Shilerit, Skėnder Luarasi e renditi veten nė anėn mė progresive tė intelektualėve shqiptarė tė kohės sė tij. Pikėrisht ėshtė kjo arėsyeja pse ai gjeti mirėnjohjen e zemrave tė rinisė shkollore tė asaj kohe qė kish filluar tė bėhej e ndėrgjegjshme pėr detyrat e saj tė ardhėshme shoqėrore.
    Doemos ai gjeti mėnyrėn qė t’ua bėnte tė ditur kėto ide asaj pjese tė rinisė qė ishte progresive dhe jo e turbulluar nga ndjenja tė vjetra fanatike dhe regresive. Qysh herėt e kam vėnė re se Prof. Skėnder Luarasi i pa figurat e dramės klasike gjermane, pėrparimtare, si tė pėrafėrta nga idetė dhe personazhet e saj me rrjedhėn progresive historike tė ngjarjeve nė Shqipėri, kur po kristalizoheshin kėto dy drejtime: njėri progresiv-revolucionar dhe tjetri konservator-reaksionar, qė pėrfaqėsohej nga mendėsi feudale, tė mbruajtur me fanatizėm aziatik dhe tė ndikuara tek shtresat e privilegjuara tė ish okupatorit osman. Ai pėrafronte figurat e Isa Boletinit, Ismail Qemalit, Themistokli Gėrmenjit, Shote Galicės me Vilhelm Telin, Roderik de Pozėn, Zhan d’Arkėn (e personazhe tė tjerė tė dramave tė Shilerit) ndėrsa anadollakėt e prapambetur, konservatorė, ua kundėrvinte atyre.
    Nė ribotimin e dramės ‘’Vilhelm Teli’’ nė vitin 1962 gjejmė dhe kėto rreshta:
    ‘’A ka tė drejtė populli tė bėjė kryengritje me armė nė dorė kundėr pushtetit qė e shtyp dhe e plaēkit?’’ Pėrgjigja jepet nė vargun e Shilerit:
    ‘’Jo, dhe dhunė e tiranisė ka cak e gardh!’’
    Ky kushtrim shtjellohet gjerėsisht nė ‘’Vajza e Orleansit’’, e cila shprehet me aq zjarr pėr ndjenja tė dashurisė ndaj atdheut, kur ai ėshtė i pushtuar nga tė huajt.
    Para vitit 1800 Shileri ka mbledhur shumė materiale nga koha e Luftės 100-vjeēare tė zhvilluar midis Francės dhe Anglisė, nė tė cilat dallohet njė figurė e shquar historike, pėrfaqėsuese e patriotizmit popullor, Zhanė d'Arka.
    Drama ‘’Vajza e Orleansit’’ u fillua nė vjeshtė tė vitit 1800 dhe u pėrfundua mė 16 prill 1801. Gjithė materiali historik qė vihet nė dukje nė kėtė dramė, pasqyron me besnikėri shekujt XIV-XV nė Francė dhe Luftėn 100-vjeēare midis Francės dhe Anglisė. Po Shileri nuk dėshiron tė shkruajė histori, ai na komunikon ato ligjėsi tė natyrės njerėzore qė pėrcaktojnė rrjedha historike dhe ato ndjenja tė dashurisė sė pakufishme qė objektivisht jetojnė nė zemrat e popullit, pėr tokėn dhe bashkatdhetarėt, atėhere kur atdheu pushtohet dhe shtypet nga tė huajt.
    Nga kjo pikėpamje ‘’Vajza e Orleansit’’ u shkrua si reaksion ndaj pushtuesve francezė tė Napoleon Bonapartit, i cili e kishte kapėrcyer disa herė lumin Rin.
    Po cila ėshtė kjo virgjėreshė e Orleansit, vajzė e thjeshtė e njė fshatari qė merr pėrsipėr tė udhėheqė ushtri kundėr pushtuesve anglezė?
    Po japim disa tė dhėna tė njohura mbi biografinė e saj, por qė mund t’i plotėsojnė imazhin e plotė heroinės kryesore tė dramės sė Shilerit.
    Ajo lindi nė Dom Remy tė Lorenės qė nė atė kohė ishte njė dukat i pavarur i cili pėrfshinte edhe njė pjesė tė Burgundisė. Familja e saj ishte fshatare dhe ajo vetė njė bareshė e vogėl, gjashtėmbėdhjetė vjeē.
    Pas vitit 1429 Franca nuk kishte mbret. Karli VI vdiq ashtu si dhe mbreti i Anglisė Henriku V qė sipas traktatit tė mbarimit tė Luftės 100-vjeēare, do tė martohej me Katerinėn, tė bijėn e Karlit VI e do tė shpallej mbret i dy mbretėrive. Kur princi pasardhės nuk deshi ta pranonte kėtė padrejtėsi, disa fisnikė francezė e kundėrshtuan. Pikėrisht nė kėto momente, Zhan d’Arka, kjo vajzė e re, pa nė ėndėrr Shėn Mėhillin e Shėn Margaritėn qė i bėnin thirrje tė shpėtonte Francėn dhe ta kthente princin mbi fron. Njė vit mė vonė ajo mundi ta takonte princ Karlin nė Kinon tė fshehur midis kuartierit tė tij. Ajo i rrėfeu atij pėr misionin qė i ishte ngarkuar nga perėndia dhe e bindi se duhet ta ndihmonte tė ēlironin Orleansin e rrethuar nga ushtritė angleze. Princi pyeti pėr kėtė edhe klerin, i cili e pranoi planin pėr ēlirimin e Orleansit. Ajo mblodhi vėllezėrit e saj, i pajisi me armė si dhe me njė flamur tė bardhė me dy zambakė nė mes, ku ishin shkruar fjalėt: ‘’Krisht dhe Shėn Mėri’’. Lufta filloi mė 29 prill dhe fitorja e parė e madhe e saj kundėr ushtrisė angleze, ndodhi mė 9 maj. Anglezėt ishin ata qė e mbiquajtėn ‘’Virgina’’. Ajo ēliroi Jargonė, Mengun mbi Luarė, Boxhensin dhe mė 18 qershor mundi anglezėt nė Pati. Si rrethoi edhe qytetin Trojė, ajo e bindi princin Karl tė vinte nė Reims dhe aty ai u kurorėzua mbret i Francės, me emrin Karli VII, mė 17 korrik 1429. Kur lavdia e saj u ngrit lart nė sytė e popullit, aq sa ata e quajtėn shenjtore, filluan tė shpifin pėr atė. Ajo u mundua ta bindte mbretin qė tė rrethonte Parisin dhe ta merrnin, por ai hezitoi. Nė rrethana tė tilla ajo u rrethua nė Kompejn mė 24 maj 1430 dhe u tradhėtua nga peshkopi i Bovesė, Pierr Kosho qė ishte aleat i anglezėve. Dokumentat thonė qė qeveria angleze kishte paguar para pėr ta kapur Zhanė d’Arkėn dhe pėr ta dėnuar nė gjyqin e Inkuizicionit si njė tė virgjėr qė kishte lidhje me djallin. Gjyqi iu bė nė Ruan, nė shkurt tė vitit 1431. Atje u tha se ajo nuk komunikonte me zotin, por me djallin. Veē kėsaj, asaj i pėrmendėn dhe mėkatin qė kish bėrė, kur deshi tė vdiste me vetvrasje dhe u hodh nga kulla. Meqė thosh se ajo kish dėgjuar zėra, por ata nuk ishin zėri i kishės, u dėnua me djegie nė turrėn e druve mė 30 maj 1431 duke pėrthirrur emrin e Krishtit. Hirin e saj e flakėn nė lumin Senė.
    Mbasi Karli VII mori Ruanin, si dhe me kėrkesė tė familjes sė Zhanė d’Arkės, Papa Kalisti III anulloi vendimin e gjyqit tė Inkuizicionit dhe mė 7 korrik 1456 e quajti Zhanė d’Arkėn martire dhe dėnoi Kokonė, i cili ishte ai qė ndikoi kryesisht nė gjyqin e djegies sė saj. Mė 16 maj 1920 kisha romane e shpalli atė shenjtore dhe dita e saj pėrkujtohet nė tė dielėn e dytė tė muajit maj.
    Veē Shilerit mbi kėtė temė kanė shkruar edhe shkrimtarė tė tjerė prej tė cilėve do tė pėrmendja kėtu vetėm dy: Xh.B.Shoun me dramėn: ‘’Shėn Joana’’ dhe B.Brehtin me dramėn: ‘’Shėn Joana e forta!’’
    Kur e kam lexuar pėr herė tė parė kėtė kryevepėr tė Shilerit, menjėherė mė ka shkuar mendja tek drama e famshme e Euripidit: ‘’Efigjenia nė Aulidė’’, ku mbasi vihen nė peshė ndjenja e detyrės dhe e vullnetit tė individit pėr vendin qė ze nė shoqėri, triumfon vullneti.
    Nga ana tjetėr kjo tregon se Shileri i ka njohur ligjėsitė qė rrjedhin nga koha antike nė veprimin dramatik.
    Por problemi themelor i dramės nuk mbetet vetėm triumfi i ndjenjės sė detyrės nė mbrojtje tė Atdheut, por drama e Shilerit, pėrmes veprimit, trajton realisht jo vetėm nevojėn e pranisė sė shtetit nė jetėn civile, por edhe tė persekucionit tė individit nga paragjykimet dhe shpifjet egoiste.
    Kjo ndodh edhe tek ne, tani kur ende Shqipėria nuk ėshtė aq e civilizuar dhe e emancipuar nga paragjykimet e sė kaluarės, qofshin kėto shoqėrore apo politike.
    Lufta e Zhanė d’Arkės pėr tė kthyer institucionin e mbretit, natyrisht ėshtė njė akt politik dhe po aq politik ai i kundėrshtarėve tė saj dhe aq mė tepėr i bashkėpunėtorėve me pushtuesin. Po fajtor mund tė bėhet edhe mbreti, kur nuk merr vendime tė drejtė.
    Drama e Shilerit zhvillohet e gjitha pėrmes skenash luftarake dhe nė secilėn ai pėrshkruan gėzimin e fitores dhe trishtimin e humbjes. Kur Zhana del nga pylli me pėrkrenaren e ndritshme, ėshtė e bukur, por i ati e qorton atė pėrkrenare, e cila do t’i marrė vajzės ndofta jetėn. Vetė civilizimi shikohet si njė pėrparim qė vjen pėrmes disa mėkatesh. Pėrmes kontradiktės individi njeh vetveten. Veprimi unifikon konkreten me abstrakten, prapambetjen dhe progresin, tė veēantėn dhe tė domosdoshmen, natyrėn dhe gabimin.
    Nuk dėshiroj tė bėj komente tė personazheve tė dramės, pse ata janė nė dramė dhe nė veprim. Por desha tė theksoj tani nė fund tė kėtyre pak shėnimeve mbi kėtė dramė tė bukur tė Shilerit se ky dramaturg i madh e shumė i talentuar, ka ditur tė bėjė dallimin kryesor se nga ndryshon njė vepėr arti nga ajo jo artistike. Thelbi i kėtij zbulimi tė tij edhe nė kėtė dramė ėshtė se arti nuk ėshtė moral apo moralizim, por ai ėshtė veprim real. Nė fakt ai shpjegon etikėn e veprimit, ose na le tė gjykojmė mbi tė, pra, mbi dualitetin e veprimit.
    Viktima i pėrmban tė dyja. Ajo hesht para ēdo paradoksi. Tė tjerėt e bėjnė atė fajtore pėr shkak se pse hesht. Viktimėn njė e nga njė e braktisin shokėt, tė afėrmit, pse thonė qė ajo ėshtė fajtore, sipas shumicės keqdashėse. Kur tė gjithė e dėnojnė, duhet ta dėnojmė edhe ne.
    Skena tė tilla mund tė zhvillohen kurdoherė, sidomos kur shoqėria ėshtė e ndėrtuar vetėm mbi interesa qė shpesh e kanė bazėn mbi krime, mbi egoizėm, dhe kur shoqėria ėshtė ende larg qytetėrimit dhe ndjenjės tė sė drejtės sė pėrgjithshme tė mbėshtetur nė ligje tė drejtė. Pėr shkak se kjo dramė na zbulon ide tė tilla universale, ėshtė njė dramė qė ka karakter universal.
    Diktatura me anėn e censorėve tė saj, qė nė vitet ’50 ia mohoi kulturės sonė shqipėrimin e mrekullueshėm ‘’Vajza e Orleansit’’ qė u ‘’pluhuros’’ deri sa humbi skutave tė NSH Botimeve. Kujtoj takimet me profesorin e ndjerė tek mė fliste pėr intrigat e inskenimet me urdhėr nga ‘’lart’’ tė ‘’inkuizitorėve tė kulturės’’ dhe protestat e tij ndaj kėtij krimi. Jam shprehur edhe vetė publikisht qė nė atė kohė mbi vlerat e mirėfillta tė kėsaj vepre, por gjithshka ra nė vesh tė shurdhėr e sy tė verbėr. Ndaj gėzohem qė munda tė shprehem pėrsėri me kėto pak radhė, mbas afro gjysmė shekulli censure tė kėtij botimi postum, nė njė mjedis lexuesish qė tashmė mund tė mė kuptojė mė mirė mua, shqipėruesin e shquar, Prof. Skėnder Luarasin dhe vlerat madhore tė veprės ‘’Vajza e Orleansit’’ tė Shilerit, i cili u nda nga jeta 200 vjet mė parė.

    Dhori Qiriazi

  14. #51
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    (Vijon)


    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    “Don Karlos”

    Drama “Don Karlos” shquhet ndėr kryeveprat e Shilerit.
    Ajo ishte planifikuar pėr botim nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi, sikurse dėshmohet nė revistėn “Nėntori’’ (artikulli “Shileri nė shqip’’, nėntor, 1960: “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve ka nė plan pėr tė botuar dramat: “Don Karlos’’ dhe “Vajza e Orleansit’’). Me rastin e 220-vjetorit tė lindjes tė Shilerit , nė vitin 1979, u lejua tė botohen fragmente tė dramės ‘’Don Karlos’’ nė gazetėn ‘’Drita’’ ( Drita, 11.11.1979, f.15) dhe nė revistėn ‘’Nėntori’’( Nėntori, nr.10, 1979, f.240-251). U ndalua per arėsye konjukturale.
    Shqipėrimi i Skėnder Luarasit u botua nga InfBotues nė vitin 2007.

    Po botojmė pjesėrisht njė nga recensat zyrtare.

    Afrim Koēi
    Reēension “Don Karlos” dramė nė vargje e Fridrih Shilerit

    Nė krijimtarinė e Shilerit ( i cili dallohet nga vigani tjetėr i letėrsisė gjermane , Gėtja, jo vetėm pėr lirizmin qė karakterizon veprėn e tij, por kryesisht pėr trajtimin e temave shoqėrore aktuale, qė i bėnin jehonė kėrkesave tė kohės) drama Don Karlos edhe pse nuk ze vendin e parė ( pėr idetė e kemi fjalėn se pėr formėn e forcėn e saj artistike ajo pretendon pėr kėtė pozitė) rradhitet ndėr mė tė mirat e tij ( dhe tė mos harrojmė se Shileri si dramaturg, nė rradhė tė parė, zė atė vend qė ka nė pjedestalin letrar gjerman dhe botėror.
    Kjo vepėr ka nė qendėr tė saj idenė e madhe tė lirisė, e parė kjo mė shumė se njė aspekt: liria e mendimit nė pėrgjithėsi, liria e vetvendosjes sė popujve nė veēanti.
    Drama, qė mund ta quajmė fare bukur edhe tragjedi, e merr subjektin nga historia e oborrit mbretėror spanjoll tė shek. XVII nė kohėn e mbretėrimit tė Filipit II dhe tė konfliktit tė tij me popujt e Vendeve tė Ulta qqė kėrkonin tė ēliroheshin nga shtypja e tij e padurueshme, dhe e vėshtruar ashtu cekėt, sidomos nė fillim duket e thjeshtė e madje melodramatike( ku nuk mungon tė pėrzjehet edhe te huajimi qė lind nga njė ‘’imoralitet’’ si tė thuash i motiveve shtytėse tė heroit kryesor por jė lexim i mėtejshėm, a pak mė i vėmendshėm, na bind pėr qėllimin e madh tė autorit, qė me vėrtetėsi e forcė tė jashtėzakonshme bindėse, hedh nė shesh pėrpara gjykimit tė njerėzve ide tė mėdha universal njerėzore. Zgjedhja e kėtij fragmenti tė historisė njerėzore dhe e kėtij vendi (Spanjės sė inkuizicionit dhe tė kulmit tė lulėzimit tė saj, tė synimeve tė saj ekspansive dhe aggressive, tė obskurantizmit dhe terrorit fetar e shtetėror) ėshtė bėrė me qėllim nga autori pėr tė evidentuar mė mirė vendin qė ze liria nė jetėn e personave dhe tė kombeve dhe katastrofėn e pashmangshme qė shkakton mungesa e saj ; pra dobia shoqėrore e veprės, pėr kohėn tonė, kur forcat regressive tė kohės (ideologjike, politike, e artistike) kėrkon t’I heqė lirisė ēdo tė drejtė qytetare, kur nė vendet kapitaliste e revizioniste liria e mendimit ėshtė njė nocion, kur superfuqitė kėrkojnė qė kėtė ta zbatojnė edhe pėr kombet ėshtė e qartė dhe jashtė ēdo dyshimi.
    Por duke e parė veprėn nė unitet midis tėrėsisė dhe pjesėve tė saj, nuk mund tė mos vėmė re edhe disa mangėsi e kufizime, qė megjithatė e themi qė mė pėrpara , nuk janė kaq tė mėdha e tė rėndėsishme , kaq tė papranueshme (sepse tė pėrligjura nga koha e vendi) sa ta rrezikojnė atė.
    Nė krye tė listės vjen njė herė fakti qė bėhet fjalė pėr mbretėr e me mbretėr, pra negative nga pikpamja qė ne duam tė shohim tė pasqyruar nė art, nė rradhė tė parė jetėn e masave tė shtypura dhe luftėn e tyre. Mirėpo historisė s’kemi ē’i bėjmė. Pėr tė arritur gjer kėtu u desh qė njerėzimi tė kalojė nėpėr njė varg rendesh shoqėrore shtypės e regressive (bile edhe proletariati ėshtė produkt i tyre) qė bėnė tė mundur , nė luftė kontradiktash, zhvillimin njerėzor. (Le tė kujtojmė Marksin kur thotė se qytetėrimi i detyrohet skllavopronarisė sė botės sė lashtė). Nė kėtė mes rėndėsi ka fakti se si vėshtrohet historia, ē’qėndrim mbahet ndaj saj, ē’ide tė saj afirmohen. E parė nga kjo anė vepra ėshtė e mirė dhe plotėsisht e botueshme.
    Si tė metė tė dytė mund tė pėrsėrisim edhe njė herė ē’thamė mė lart pėr karakterin romantic, melo-dramatik tė subjektit, por kėtė mund ta neutralizojmė duke thėnė se me shtjellimin e dramės kjo sa vjen e zbehet, humbet dhe nė dramė marrin vendin kryesor aspektet shoqėrore, politike tė idesė.
    Mund tė rradhisim si tė metė edhe mungesėn e pranisė sė vegjėlisė, tė luftės sė saj nė lėmin shoqėror. Po t’I bėjmė kėsaj zbritjet e duhura tė mjedisit qė ka marrė nėn vėshtrim autori dhe tė faktit qė ka nė vepėr disa personazhe positive tė dorės sė dytė, qė mund tė merren si shprehės(ndonėse tė mekur0 tė psikologjisė dhe tė karakterit popullor( ca shėrbėtorė nė pallat, ca murgj tė thjeshtė.). Por ajo qė ka rėndėsi ėshtė se ndonėse tė mishėruar nė ndonjė personazh, ato, masat populli, nuk marrin pjesė, por ndjekin fizikisht nė vepėr dhe pėrbėjnė shtratin material pėrmbi tė cilin zhvillojnė kombinacionet e tyre shtypėsit. (Shtypja e luftės sė popujve tė Vendeve tė Ulta ėshtė lejtmotivi i veprimeve tė dy heronjve kryesorė politikė, tė Don Karlosit dhe tė markizit tė Pozas, tė mbretėreshės dhe tė anės kundėrshtare tė tyre, tė mbretit , tė priftit Domingo, tė dukės sė Albės e tjera, bile-bile, kjo mishėroin edhe idenė e dytė tė madhe tė veprės.
    Por nuk duhet tė harrojmė , nga ana tjetėr njė tog anėsht ė mira tė tjera, si demaskimi I fuqishėm I inkuizicionit ( figura e Inkuizitorit tė Madh dhe e Domingos, priftit rrėfyes tė mbretit, janė mishėrime madhore tė thelbit antinjerėzor tė inkuizicionit dhe tė rolit tė tij thellėsisht antipėrparimtar e criminal), I klasės sė fisnikėve , etj. Vijnė pastaj kėtu nė vėshtrim edhe problem etike( siē ėshtė karakteristikė e veprave tė mėdha, ku ndėrrthuren e gjejnė pasqyrim, do s’do autori, anėt thelbėsore tė jetės sė kohės) siē janė marrėdhėniet midis atit e birit, Dashuria e pastėr dhe ajo me interes, dashuria e shokut, besnikėria, mirėsia, hipokrizia, ambicja, etj.
    Drama ėshtė shkruar nė vargje pentametrike nė jambe por pa rimė. Nė njė nivel tė lartė artistik , me konfiguracion tė vėshtirė e tė fuqishėm ndėrthurur me meditime dh endėrfutje tė thella filozofike, vepra paraqet vėshtirėsi nė tė pėrkthyer.
    Pra, si pėrfundim, me fare pak heqje (tė pjesshme) vepra ėshtė shumė e mirė, e bukur, ka tingull tė fortė aktual, vlen pėr edukimin ideorevolucionar dhe estetik tė masave tona punonjėse.

    Afrim Koēi

  15. #52
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    (Vijon)

    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    Dramat nė Prozė (‘’Intrigė e dashuri’’, ‘’Hajdutėt’’, dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’)

    Dramat e Shilerit ‘’Intrigė e dashuri’’ (1955), ‘’Hajdutėt’’ (1958) dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’ (1958) tė shqipėruara nga Skėnder Luarasi janė publikuar mė vete ose tė pėrmbledhura nėn titullin ‘’Dramat nė prozė‘’. Ato janė tė mirėnjohura nė teatėr nga interpretimet virtuoze tė Aleksandėr Moisiut (dramat ‘’Hajdutėt’’ e ‘’Fjesko’’) dhe prej aktorėve tė shquar tė Teatrit Kombėtar ( ‘’Intrigė e dashuri’’ ose ‘’Luiza Miler’’ me regji tė Mihal Luarasit e Drita Agollit)

    (Vijon)
    Emri:  2 Drama proze.jpg

Shikime: 6647

Madhėsia:  7.9 KB

    Fridrih Shiler, Dramatne proze

  16. #53
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    Dramat ’Vajza e Orleansit’’ dhe “Don Karlos”, kritika botėrore i vlerėson nga mė tė bukurat kryevepra tė Shilerit. Kėto pėrkthime tė Skėnder Luarasit ishte planifikuar pėr botim nga drejtori i N. Sh. Botimeve, Drago Siliqi, sikurse dėshmohet nė revistėn “Nėntori’’ (artikulli “Shileri nė shqip’’, nėntor, 1960: “Ndėrmarrja Shtetėrore e Botimeve ka nė plan pėr tė botuar dramat: “Don Karlos’’ dhe “Vajza e Orleansit’’). Me rastin e 220-vjetorit tė lindjes tė Shilerit , nė vitin 1979, u lejua tė botohen disa fragmente tė dramės ‘’Don Karlos’’ nė gazetėn ‘’Drita’’ ( Drita, 11.11.1979, f.15) dhe nė revistėn ‘’Nėntori’’( Nėntori, nr.10, 1979, f.240-251).

    Kritika e recenzentėve tė diktaturės shprehej se nė dramėn ’Vajza e Orleansit’’ Shileri kishte dobėsi ideore, qe sentimental, idealist dhe figura e Zhanė d’Arkės, e rrethuar me njė atmosferė mistike, bėhej ireale. Sipas tyre ‘’Shileri nė kėtė dramė jo vetėm qė nuk ėshtė nė pararojė tė mendimit pėrparimtar tė kohės sė vet, siē ndodh nė drama tė tjera tė njohura tė tij, por mbetet nė pozitat e njė shkrimtari tė cilin romantizmi i shkėputur nga jeta nuk e lejon tė bėjė vlerėsime objektive dhe tė qėndrojė nė njė terren real. Ndonėse puna e pėrkthyesit nė kėtė vepėr ėshtė e mirė kjo dramė nuk mund tė botohet.’’
    Redaksia e letėrsisė sė huaj

    Pėrkundėr mendimit kritik zyrtar, nė debat me censorėt e Diktaturės Skėnder Luarasi theksonte se: ‘’ Shileri ėshtė i pari nga gjithė shkrimtarėt, i cili shkroi me simpati pėr Zhanė d’Arkėn. Gėteja e ka vlerėsuar : ‘’Drama ‘’Vajza e Orleansit’’ ėshtė kaq e bukur sa nuk di me cilėn ta krahasoj’’.
    Autori nuk e ka kėrkuar heroinėn nė botėn ideale, por nė botėn reale: ajo ėshtė njė vajzė e thjeshtė fshatare qė bėn veten fli pėr ēlirim tė atdheut. Ngjarjet e pėrshkruara nė dramėn e Shilerit janė reale, historike, vetėm se vdekja e Zhanės ngjau jo nė zjarr por nė fushėn e luftės. Kėtė ndryshim autori e ka bėrė pėr efekt dramatik…Nė ‘’Vajzėn e Orleansit’’ Shileri dėnon aristokracinė tradhėtare dhe shpreh besimin nė forcat e popullit e nė virtutet e tij morale tė larta. Kėtė e bėn nėpėrmjet njė vajze trime, sypatrembur e tė pushtuar nga dashuria pėr atdheun….Zhanė d’Arka nė veprėn e Shilerit ndrin si njė shembull i dashurisė pėr atdhe. Pėrballė heroinės, vullneti i sė cilės bėn mrekullira, shohim pushtuesit anglezė tiranė, nėnė-zezėn mbretėreshė tė zhveshur nga ēdo motiv ideal, tradhėtarin dukė tė Burgundit tė etur pėr sundim e pasurim; mandej, edhe njė mbret tė zvetėnuar e njė aristokraci frėnge tė ēartur, tė pazonjėn e mosmirėnjohėse dhe klerin si mishėrimin e sė keqes e tė djallėzisė.
    ‘’Kjo dramė pėrforcoi pėrgjithmonė popullaritetin e Shilerit dhe gjatė sundimit Napoleonik nxiti popullin gjerman nė luftėn nacional-ēlirimtare tė asaj kohe’’, kėtė e pohon historia e letėrsisė gjermane. Ėshtė pėrkthyer nė tė gjithė gjuhėt e pėrparuara tė botės.
    Nė gjuhėn ruse e pėrktheu, i pari, Zhukovski dhe pas kėtij shumė e shumė tė tjerė. Pėr kėtė Bjelinski shkroi: ‘’Pėrkthimi i Zhukovskit ndihmoi letėrsinė ruse ta bėjė tė vetėn kėtė vepėr tė mrekullueshme’’. Ēaikovski shkroi operėn e tij ‘’Vajza e Orleansit’’ nė bazė tė dramės sė Shilerit.
    Ēernishevski shkroi nė ‘’Sovremenik’’, 1857: ‘’Poezia e Shilerit nuk do tė vdesė kurrė. Vetėm njerėz zemėrtharė e qė nuk e njohin jetėn mund ta quajnė Shilerin ėndėrrues e sentimental. Poezia e Shilerit nuk ėshtė sentimentale e lojė fantazije tė ėndėrruar. Pathosi i poezisė sė Shilerit ėshtė simpatia e flaktė pėr ēdo gjė fisnike dhe tė fortė nė njerėzinė’’.
    Herceni: ‘’Poezia e Shilerit kurrė nuk e humbi influencėn e saj pėr mua. Kush e humbi shijen te Shileri ėshtė ose i mplakur, ose pedant ose i shterrur nga ndjenjat ose nuk ėshtė nė vete’’.
    Unė mendoj se ‘’Vajza e Orleansit’’ vlen tė njihet edhe nga shqiptarėt se ndihmon nė rritjen e personalitetit tė gruas shqiptare. Rinia shqiptare pėrmes kėsaj vepre do tė njohė mė mirė kohėn historike tė luftės 100-vjeēare dhe heroizmat e Zhanė d’Arkės, e cila jetoi e luftoi nė kohėn e Skėnderbeut, po pėr tė cilėn nė gjuhėn shqipe nuk ėshtė shkruar asgjė gjer tani.
    Skėnder Luarasi


    Emri:  Shiler  6 vepra.jpg

Shikime: 6965

Madhėsia:  51.2 KB

    vEPRAT E SHILERIT TE SHQIPERUARA NGA SKENDER LUARASI

  17. #54
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    Aktualiteti shilerian

    Ndonėse dramat e Shilerit ’’Vajza e Orleansit’’ dhe “Don Karlos”, tė shqipėruara nga Skėnder Luarasi, u ndaluan pėr gjysėm shekulli, njė pjesė e inteligjencies shqiptare ėshtė njohur ndėr vite me subjektin dhe mesazhet e tyre, ndė mos nga literatura e huaj, nga realizimet kinematografike e teatrale. Drama ‘’Zhan D’ark’’ e Shilerit njihet nga filmi i famshėm ‘’Joan of Arc’’, i vitit 1948, ku Zhanėn e luan Ingrid Bergman apo nga filmi sensacional ‘’Jeanne d'Arc’’ (‘’The Messenger: The Story of Joan of Arc’’) tė vitit 1999 ku heroinėn e luan Milla Jovovich. Ndėrsa subjekti i dramės "Don Karlos" njihet edhe prej operės sė famshme tė Verdit qė ėshtė ndėr mė tė rėndėsishmet vepra tė repertorit operistik botėror. Ajo u shfaq nė muajin maj 2011, nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, nga regjisori Nikolin Gurakuqi, me skenograf Alfredo Troisin e dirigjim koral nga Dritan Lumshi. Krahas 200 artistėve, shumica tė huaj, spikati soprano shqiptare Sonila Baboēi, nė rolin e mbretreshės Elisabeta.

    Shileri, flamurtar i lirisė dhe barazisė sė kombeve, ka shkruar pėr ‘'Vilhelm Telin'’ e Zvicrės dhe ‘'Don Karlosin'’ e Spanjės, pėr ‘’Zhan D’arkėn’’ e Francės dhe '’Maria Stjuartin'’ e Anglinė duke u ndarė nga jeta mbi dorėshkrimet e ‘’Demitriusit'’ tė Rusisė. Ndaj ai nderohet e studjohet jo vetėm nė Gjermani, por nė gjithė botėn e qytetėruar.
    Himni i Evropės sė Bashkuar ėshtė dėshmi e vlerėsimit tė kombeve europiane ndaj veprės vigane tė poetit, dramaturgut e historianit Fridrih Shiler dhe mesazheve tė tij universal pėr vėllazėrimin dhe unitetin e kombeve. Tingujt e Himnit tė BE tė luajtur nga Orkestra Filharmonike e Kosovės pagėzuan shpalljen e Pavarėsisė. Studjuesi Zamir Zija Kėlliēi , shef i Arkivit Historik tė Teatrit tė Operas dhe Baletit, dėshmon qė vargjet e Shilerit
    (dy strofa nga ‘’Ode gėzimit’’) janė kėnduar nga kori (koha e katėrt e Simfonisė IX tė Bethovenit) nė koncertin pėrkujtim tė 200-vjetorin tė lindjes sė kompozitorit gjenial.

    “Ode gėzimit” e Shilerit

    Gėzimi ėshtė i mrekullishėm,
    Lindur ėshtė nė paradis,
    N’pragun tėnd o i magjishėm,
    Buron kėnga edhe nis

    Se ato qė ndan ligėsia,
    Ti sėrishmi i bashkon.
    Vlerėsohet njerėzia
    Flatra jote po pushon

    ( Dy strofat janė shqipėruar nga Robert Shvarc mė 1970)

    Studimi dhe ribotimi i veprave tė Shilerit, inskenimet e shumta nė skenat evropiane e botėrore tregojnė se vepra dhe mesazhet e tij i mbijetojnė ndryshimit tė kohėrave. Ai nuk i pėrket vetėm tė shkuarės, por edhe tė tashmes dhe sė ardhmes, pėr sa kohė qė shoqėria progresive njerėzore mendon dhe lufton pėr liri, demokraci, identitet e dinjitet.

    Petro Luarasi

  18. #55
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

    Petro Luarasi

    Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


    Skėnder Luarasit shqipėrues i gjashtė veprave tė Fridrih Shilerit (Johann Christoph Friedrich von Schiller :
    ‘’Wilhelm Tell’’ (‘’Vilhelm Teli’’, 1934), ‘’Kabale und Liebe’’ (‘’Intrigė e dashuri’’ , 1955), ‘’Die Räuber’’ (‘’Hajdutėt’’, 1958), ‘’Fiesco’’ (‘’Fiesko’’, 1958), ‘’Die Jungfrau von Orleans’’ (‘’Vajza e Orleansit’’, 2007) dhe ‘’Don Karlos’’ (‘’Don Karlos’’, 2014)



    Emri:  3 Shiler 6 v.jpg

Shikime: 7459

Madhėsia:  79.1 KB

  19. #56
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė

    Petro Luarasi
    Luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė


    Opinioni publik shqiptar njoftohet se mė 27.11.2014 nė disa stacione televizive do tė diskutohet mbi luftėn antifashiste nacionalēlirimtare tė popullit shqiptar.
    Bie fjala, nė Top Channel (emisioni “Top Story” i Sokol Ballės) do tė jetė kreu i shtetit Bujar Nishani i cili do tė pyetet edhe pėr 70 vjetorin e ēlirimit nga pushtuesit nazifashist. Ndėrsa nė Channel One, nė “Debatin” e Roland Qafokut do tė jepet njė dokumentar pėr shqiptarėt e Luftės sė Dytė Botėrore me dėshmi ekskluzive tė protagonistėve. Duke shpresuar se tematika do tė konceptohet e vijohet nga balli dhe jo nga qafa, bishti apo hiēi, pėr hesapin e tė vėrtetės historike kujtoj luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė
    Meqė po flitet pėr luftėtarėt antifashistė shqiptarė, kujtoj opinionbėrėsit e mediave shqiptare se tė parėt qė meritojnė tė pėrmenden e tė nderohen janė ata qė e luftuan fashizmin nė Spanjė (1936-1939)


    Asim Vokshi, Zef Hoti, Urfi Agolli, Daut Muēo Podgorani, Xhemal Kada, Ramiz Varvarica, Skėnder Luarasi, Asim Vokshi, Dhimitėr Kosta, Emrush Myftari, Faik Dardha, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, lljaz Pashai, Justina Shkupi Kosta Kolombo, Mane Nishova, Mehmet Shehu, Musa Fratari, Petro Marko, Qamil Sherifi, Stefan Duni, Stivens Thanasi, Shaban Basha, Teni Konomi, Thimjo Gogozoto, Veli Dedi, Xhafer Miraka, Imer Puka, Zef Prela, Zihni Muēo, Emin Agolli, Feim Muēo, Hamdi Kolonja, Thoma Rushano,


    Nė historinė e Shqipėrisė ėshtė trajtuar pėrciptas pjesėmarrja e bashkėkombasve shqiptarė nė luftėn antifashiste tė Spanjės, rėndėsia qė paraqiste veprimtaria e tyre antifashiste nė rrafshin kombėtar e ndėrkombėtar dhe sidomos platforma e tyre pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes nacionale pas fitores mbi fashizmin.
    Thirrjes sė qeverisė legjitime tė Republikės Spanjolle: ‘‘Popuj tė botės, ndihmomėni! Fashizmi po mė mbyt!’’ iu pėrgjigjėn: ‘‘No pasaran!’’ ‘‘ (Fashistėt) Nuk do tė kalojnė!’’ shtresat pėrparimtare tė popujve anembanė botės. Krahas vullnetarėve nga 53 vende, dhjetra antifashistė shqiptarė shtrėnguan duart e zemrat nė ‘‘Vatrėn e vėllazėrimit tė popujve’’ dhe u betuan: ‘‘Vdekje fashizmit!’’
    ‘‘Shumė djem tė popullit lanė vėllezėr e motra, prindėr e fėmijė, i lanė nėn terrorin e regjimit tė urisė dhe ikėn plot vullnet, plot zjarr, duke kaluar kufij shtetesh fashiste dhe erdhėn kėtu nė truallin e pėrpjekjeve pėr lirinė e Spanjės dhe tė botės nga rreziku i fashizmit ndėrkombėtar’’.
    (‘‘Pėrpara’’ e Korēės, nė tetor 1938)
    Kombi shqiptar u pėrfaqėsua nė kėtė ‘‘vatėr tė vėllazėrimit tė popujve’’ me ushtarakė, infermierė, gazetarė e intelektualė, dhe, mbi tė gjitha, me gruan e emancipuar, infermieren Justina Shkupi, e cila u shqua si asistente nė krah tė ‘‘doktorit tė tre kontinenteve’’ Norman Betyn. Nė luftėn antifashiste tė Spanjės u bashkuan tėrė ‘‘copėzat’’ e kombit shqipar: shqiptari geg e tosk, kosovari, dibrani, ēami, arvanitasi dhe bashkėkombasi emigrant nga diaspora.
    Ata u bashkuan pa dallim feje, gjinie, gjendjeje shoqėrore e niveli arsimor apo ekonomik: punėtorė, fshatarė, tregėtarė, ushtarakė e intelektualė, me bindje te ndryshme politike: anarkistė, sindikalistė, komunistė, socialistė, socialdemokratė, patriotė nacionalistė dhe pa parti, gjithė ata qė i bashkonte ideali antifashist dhe dinjiteti njerėzor.Vullnetarėt shqiptar nė Luftėn e Spanjės qenė njerėz tė pjekur, objektivė nė botėkuptimin e tyre politik, atdhetarė e humanė dhe nuk qenė aspak ‘‘mercenarė aventurė” apo ‘‘idealistė romantikė’’.
    Njė ndėr ta qe edhe atdhetari antifashist Skėnder Luarasin (apo Prof. Tomorri nė romanin “Hasta la vista” tė Petro Markos) i cili deklaronte se shqiptarėt qė vinin vullnetarė nė Spanjė pėrmbushin njė detyrė kryesisht kombėtare “se kėshtu do tė kishin sy e faqe tė kėrkonin ndihmė nė rast tė njė agresioni fashist kundėr Atdheut tonė” por edhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė drejtė tė bashkimit kombėtar.
    Po pėrmendim njė shembull: S.Luarasi, pergjegjės i shqiptareve dhe pėrfaqėsuesi i tyre ne Shtabin Ballkanik, qė nė fillim kembenguli dhe arriti tė bindė Komandėn e Lartė qė regjistrimi i vullnetareve shqiptare te behej sipas kėrkesės sė tyre, jo vetem mbi bazėn e nėnshtetėsisė por edhe tė kombėsisė. Per kėtė aresye vullnetarėt kosovare, ēame, dibrane e bashkėkombas tė tjerė nga diaspora u regjistruan si shqiptarė nė batalionet qė dėshironin. Ky fakt shumė i rėndėsishėm, qė nuk duhet harruar, diktoi edhe nė zgjidhjen e drejtė tė njė incidenti tė rėndė, mes kosovarit Emrush Myftari dhe dy oficereve jugosllave, tė cilėt u grindėn mbi pėrkatėsinė e popullsisė sė Kosovės. Kur e lajmėruan se ushtarakė jugosllavė e kishin arrestuar Emrush Myftarin si “provokator”, Skender Luarasi, nderhyri tek shefi i shtabit Ballkanik, slloveni Dragotin Gustinēiē dhe jo vetėm e liroi por kjo ngjarje shėrbeu si shkak qė Emrushit t’i kėrkohej falje e tė gradohej.
    Skender Luarasi nė emėr tė vullnetareve antifashistė e paralajmėroi popullin shqiptar pėr rrezikun e pushtimit fashist: ”Pėrsėri po shkojmė drejt humbjes sė plotė tė pavarėsisė sė Kombit tonė…Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhėn e penetracionit romak nė Ballkan.Shqipėria ėshtė nė kthetrat e kuēedrės fashiste. Pėr tė shpėtuar duhet ti japim grushtin e vdekjes kudo…Kjo ėshtė, po, njė pėrpjekje e rėndė pėr jetė a vdekje.Po nuk mund tė qėndrojmė vetėm nė kėtė luftė tė ashpėr.As qė mund tė qėndrojmė vetėm.Sot e gjithė bota ėshtė ndarė nė dy kampe tė kundėrtaė fashizmit e tė demokracisė…”
    ( S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė” ,nr.1, nėntor, 1937, f. 18)
    Idetė e tij shprehin njė platforme ēlirimtare-demokratike e pluraliste: ” tė ngjallim Frontin Popullor edhe nė Shqipėri dhe ta drejtojmė kundėr rregjimit. Me anėn e Frontit Popullor do tė pėrpiqemi tė shembim regjimin diktatorial profashist dhe tė sigurojmė bashkimin nė themel tė nevojave demokratike dhe tė zhvillimit nacional…Pėrmes kėsaj udhe duhet tė kalojnė tė gjitha fuqitė progresive tė popullit,tė gjithė patriotėt dhe veteranėt e kombit, e gjithė klasa e aristokratisė sė rėnė poshtė nga dynjallėku,tė gjithė tregėtarėt e dorės sė mesme dhe industrialėt qė janė nė rrezik tė bėnen borēllinj tė kapitalizmės italiane,borgjezia progresive antiimperialiste,doemos tė gjithė bujqtė e punėtorėt,tė gjithė,qofshin katolikė ose muhamedanė ose orthodhoksė,dhe , pa as mė tė voglėn mungesė,e gjithė djalėria kombėtare pėrparimdashėse e Shqipėrisė…”
    (S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė” ,nr.1, nėntor, 1937, f.20)
    Nė emisionet radiofonike dhe revistėn “Vullnetari i Lirisė” ai dėshmoi qė vullnetarėt shqiptarė nė Luftėn e Spanjės, qenė atdhetarė tė bashkuar nė luftė klundėr fashizmit pa dallim feje, krahine, ideje dhe pėrkatėsie ekonomike. Ata besonin tek platforma ku shprehej qartė vetvendosja e kombeve. Ndaj edhe vullnetarėt kosovarė u pėrfaqėsuan me njė pėrqindje relativisht tė madhe nė kėtė luftė, me personalitete si , Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Ymer Puka, Xhemal Kada, Zef Hoti, Emrush Myftari, Shaban Basha, Veli Deda, Zef Prela pesė prej tė cilėve u martirizuan nė Spanjė (ndėrsa Emrush Myftari u vra mė pas nga shovinistėt serbė si “irredentist” qė kėrkonte kinse“Shqipėrinė e Madhe”)
    Personalitete tė luftės antifashiste nė Shqipėri kanė dėshmuar pėr rolin e rėndėsishėm tė kėtij informacioni nė atė kohė.
    Aktivitet madhor atdhetar e antifashist i vullnetarėve shqiptarė nė luftėn e Spanjės nuk njihet si duhet, shpesh minimizohet me tė dhėna e opinione tė pasakta tė ndikuara nga rrethana politike konjukturale.
    Trajtimi nė historinė e Shqipėrisė dhe qėndrimi i shtetit ndaj luftės antifashiste tė Spanjės dhe vullnetarėve antifashistė shqiptarė deri nė ditėt e sotme ėshtė paradoksal , nuk ka ende asnjė simbolikė nė nderimin kolektiv tė tyre, ndėrsa nė botėn demokratike: nė Spanjė, Angli, Gjermani, SHBA, Kanada, Australi, nė shtetet e Evropės Lindore, po se po, atyre u janė ngritur monumente.
    Gjithashtu ende diskutohet nė mėnyrė “tė pakuptimtė“ se cilėn platformė duhet tė pėrkrahnin shqiptarėt si komb: atė tė Frontit Antifashist, i cili ofronte edhe zgjidhjen e ēėshtjes nacionale nė njė sistem demokratik pas lufte, apo atė tė fashizmit qė propagandonte “Shqipėrinė e Madhe” nėn pushtimin italo-gjerman.
    Provohet me dokumenta se vullnetarėt antifashistė kosovarė e nga gjymtyrė tė tjera tė kombit shqiptar u nisėn nė luftėn antifashiste tė Spanjės, jo vetėm pėr tė luftuar fashizmin, pėr lirinė e drejtėsinė e popullit spanjoll, por edhe me shpresė se pas fitores do tė zbatohej platforma e vetvendosjes sė kombeve tė skllavėruar. Kjo ėshtė shprehur qartė edhe nga Skėnder Luarasi qė theksonte se udha e re “antifashiste, antifeudale, antizogolliste: ėshtė demokratike nė bazė tė njė bashkimi dhe zhvillimi kombėtar…Ja pra ēasti historikisht i rėndėsishėm pėr tė gjithė patriotėt e mirė qė tė provojmė se nuk e kemi humbur as shpresėn, as vullnetin pėr tė rifituar ēdo gjė qė kemi humbur, qė na e kanė rrėmbyer.”
    Ai theksonte unitetin kombėtar edhe kur pėrmendte kreh pėr krah heronjtė: korēarin Teni Konomi, ēamin Thimio Gogozoto dhe kosovarin Asimi Vokshi . “Juga dhe Veriu i Shqipėrisė treten nė kujtimin e kėtyre dėshmorėve nė njė lutje, nė njė thirrje bashkimi kombėtar.”

    Zhvillimi i ngjarjeve provoi qė platforma antifashiste e pėrkrahur nga Skėnder Luarasi me shokė qe e drejtė dhe kontribuoi pėr propagandimin dhe shtrimin pėr zgjidhje tė ēėshtjes nacionale (pavarėsisht se pas luftės ajo u sabotua nga qarqe tė caktuara nė Shqipėri e ish-Jugosllavi)

    Me keqardhje kujtojmė paradoksin se nė Shqipėri e Kosovė nuk ėshtė vendosur ende ndonjė pllakė pėrkujtimore nė nderim tė veprimtarisė sė tyre, pėrkundėr monumenteve nė shumė vende demokratike tė botės.

  20. #57
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė

    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Petro Luarasi
    Luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė


    Opinioni publik shqiptar njoftohet se mė 27.11.2014 nė disa stacione televizive do tė diskutohet mbi luftėn antifashiste nacionalēlirimtare tė popullit shqiptar.
    Bie fjala, nė Top Channel (emisioni “Top Story” i Sokol Ballės) do tė jetė kreu i shtetit Bujar Nishani i cili do tė pyetet edhe pėr 70 vjetorin e ēlirimit nga pushtuesit nazifashist. Ndėrsa nė Channel One, nė “Debatin” e Roland Qafokut do tė jepet njė dokumentar pėr shqiptarėt e Luftės sė Dytė Botėrore me dėshmi ekskluzive tė protagonistėve. Duke shpresuar se tematika do tė konceptohet e vijohet nga balli dhe jo nga qafa, bishti apo hiēi, pėr hesapin e tė vėrtetės historike kujtoj luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė
    Meqė po flitet pėr luftėtarėt antifashistė shqiptarė, kujtoj opinionbėrėsit e mediave shqiptare se tė parėt qė meritojnė tė pėrmenden e tė nderohen janė ata qė e luftuan fashizmin nė Spanjė (1936-1939)


    Asim Vokshi, Zef Hoti, Urfi Agolli, Daut Muēo Podgorani, Xhemal Kada, Ramiz Varvarica, Skėnder Luarasi, Asim Vokshi, Dhimitėr Kosta, Emrush Myftari, Faik Dardha, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, lljaz Pashai, Justina Shkupi Kosta Kolombo, Mane Nishova, Mehmet Shehu, Musa Fratari, Petro Marko, Qamil Sherifi, Stefan Duni, Stivens Thanasi, Shaban Basha, Teni Konomi, Thimjo Gogozoto, Veli Dedi, Xhafer Miraka, Imer Puka, Zef Prela, Zihni Muēo, Emin Agolli, Feim Muēo, Hamdi Kolonja, Thoma Rushano,


    Nė historinė e Shqipėrisė ėshtė trajtuar pėrciptas pjesėmarrja e bashkėkombasve shqiptarė nė luftėn antifashiste tė Spanjės, rėndėsia qė paraqiste veprimtaria e tyre antifashiste nė rrafshin kombėtar e ndėrkombėtar dhe sidomos platforma e tyre pėr zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes nacionale pas fitores mbi fashizmin.
    Thirrjes sė qeverisė legjitime tė Republikės Spanjolle: ‘‘Popuj tė botės, ndihmomėni! Fashizmi po mė mbyt!’’ iu pėrgjigjėn: ‘‘No pasaran!’’ ‘‘ (Fashistėt) Nuk do tė kalojnė!’’ shtresat pėrparimtare tė popujve anembanė botės. Krahas vullnetarėve nga 53 vende, dhjetra antifashistė shqiptarė shtrėnguan duart e zemrat nė ‘‘Vatrėn e vėllazėrimit tė popujve’’ dhe u betuan: ‘‘Vdekje fashizmit!’’
    ‘‘Shumė djem tė popullit lanė vėllezėr e motra, prindėr e fėmijė, i lanė nėn terrorin e regjimit tė urisė dhe ikėn plot vullnet, plot zjarr, duke kaluar kufij shtetesh fashiste dhe erdhėn kėtu nė truallin e pėrpjekjeve pėr lirinė e Spanjės dhe tė botės nga rreziku i fashizmit ndėrkombėtar’’.
    (‘‘Pėrpara’’ e Korēės, nė tetor 1938)
    Kombi shqiptar u pėrfaqėsua nė kėtė ‘‘vatėr tė vėllazėrimit tė popujve’’ me ushtarakė, infermierė, gazetarė e intelektualė, dhe, mbi tė gjitha, me gruan e emancipuar, infermieren Justina Shkupi, e cila u shqua si asistente nė krah tė ‘‘doktorit tė tre kontinenteve’’ Norman Betyn. Nė luftėn antifashiste tė Spanjės u bashkuan tėrė ‘‘copėzat’’ e kombit shqipar: shqiptari geg e tosk, kosovari, dibrani, ēami, arvanitasi dhe bashkėkombasi emigrant nga diaspora.
    Ata u bashkuan pa dallim feje, gjinie, gjendjeje shoqėrore e niveli arsimor apo ekonomik: punėtorė, fshatarė, tregėtarė, ushtarakė e intelektualė, me bindje te ndryshme politike: anarkistė, sindikalistė, komunistė, socialistė, socialdemokratė, patriotė nacionalistė dhe pa parti, gjithė ata qė i bashkonte ideali antifashist dhe dinjiteti njerėzor.Vullnetarėt shqiptar nė Luftėn e Spanjės qenė njerėz tė pjekur, objektivė nė botėkuptimin e tyre politik, atdhetarė e humanė dhe nuk qenė aspak ‘‘mercenarė aventurė” apo ‘‘idealistė romantikė’’.
    Njė ndėr ta qe edhe atdhetari antifashist Skėnder Luarasin (apo Prof. Tomorri nė romanin “Hasta la vista” tė Petro Markos) i cili deklaronte se shqiptarėt qė vinin vullnetarė nė Spanjė pėrmbushin njė detyrė kryesisht kombėtare “se kėshtu do tė kishin sy e faqe tė kėrkonin ndihmė nė rast tė njė agresioni fashist kundėr Atdheut tonė” por edhe pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė drejtė tė bashkimit kombėtar.
    Po pėrmendim njė shembull: S.Luarasi, pergjegjės i shqiptareve dhe pėrfaqėsuesi i tyre ne Shtabin Ballkanik, qė nė fillim kembenguli dhe arriti tė bindė Komandėn e Lartė qė regjistrimi i vullnetareve shqiptare te behej sipas kėrkesės sė tyre, jo vetem mbi bazėn e nėnshtetėsisė por edhe tė kombėsisė. Per kėtė aresye vullnetarėt kosovare, ēame, dibrane e bashkėkombas tė tjerė nga diaspora u regjistruan si shqiptarė nė batalionet qė dėshironin. Ky fakt shumė i rėndėsishėm, qė nuk duhet harruar, diktoi edhe nė zgjidhjen e drejtė tė njė incidenti tė rėndė, mes kosovarit Emrush Myftari dhe dy oficereve jugosllave, tė cilėt u grindėn mbi pėrkatėsinė e popullsisė sė Kosovės. Kur e lajmėruan se ushtarakė jugosllavė e kishin arrestuar Emrush Myftarin si “provokator”, Skender Luarasi, nderhyri tek shefi i shtabit Ballkanik, slloveni Dragotin Gustinēiē dhe jo vetėm e liroi por kjo ngjarje shėrbeu si shkak qė Emrushit t’i kėrkohej falje e tė gradohej.
    Skender Luarasi nė emėr tė vullnetareve antifashistė e paralajmėroi popullin shqiptar pėr rrezikun e pushtimit fashist: ”Pėrsėri po shkojmė drejt humbjes sė plotė tė pavarėsisė sė Kombit tonė…Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhėn e penetracionit romak nė Ballkan.Shqipėria ėshtė nė kthetrat e kuēedrės fashiste. Pėr tė shpėtuar duhet ti japim grushtin e vdekjes kudo…Kjo ėshtė, po, njė pėrpjekje e rėndė pėr jetė a vdekje.Po nuk mund tė qėndrojmė vetėm nė kėtė luftė tė ashpėr.As qė mund tė qėndrojmė vetėm.Sot e gjithė bota ėshtė ndarė nė dy kampe tė kundėrtaė fashizmit e tė demokracisė…”
    ( S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė” ,nr.1, nėntor, 1937, f. 18)
    Idetė e tij shprehin njė platforme ēlirimtare-demokratike e pluraliste: ” tė ngjallim Frontin Popullor edhe nė Shqipėri dhe ta drejtojmė kundėr rregjimit. Me anėn e Frontit Popullor do tė pėrpiqemi tė shembim regjimin diktatorial profashist dhe tė sigurojmė bashkimin nė themel tė nevojave demokratike dhe tė zhvillimit nacional…Pėrmes kėsaj udhe duhet tė kalojnė tė gjitha fuqitė progresive tė popullit,tė gjithė patriotėt dhe veteranėt e kombit, e gjithė klasa e aristokratisė sė rėnė poshtė nga dynjallėku,tė gjithė tregėtarėt e dorės sė mesme dhe industrialėt qė janė nė rrezik tė bėnen borēllinj tė kapitalizmės italiane,borgjezia progresive antiimperialiste,doemos tė gjithė bujqtė e punėtorėt,tė gjithė,qofshin katolikė ose muhamedanė ose orthodhoksė,dhe , pa as mė tė voglėn mungesė,e gjithė djalėria kombėtare pėrparimdashėse e Shqipėrisė…”
    (S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė” ,nr.1, nėntor, 1937, f.20)
    Nė emisionet radiofonike dhe revistėn “Vullnetari i Lirisė” ai dėshmoi qė vullnetarėt shqiptarė nė Luftėn e Spanjės, qenė atdhetarė tė bashkuar nė luftė klundėr fashizmit pa dallim feje, krahine, ideje dhe pėrkatėsie ekonomike. Ata besonin tek platforma ku shprehej qartė vetvendosja e kombeve. Ndaj edhe vullnetarėt kosovarė u pėrfaqėsuan me njė pėrqindje relativisht tė madhe nė kėtė luftė, me personalitete si , Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Ymer Puka, Xhemal Kada, Zef Hoti, Emrush Myftari, Shaban Basha, Veli Deda, Zef Prela pesė prej tė cilėve u martirizuan nė Spanjė (ndėrsa Emrush Myftari u vra mė pas nga shovinistėt serbė si “irredentist” qė kėrkonte kinse“Shqipėrinė e Madhe”)
    Personalitete tė luftės antifashiste nė Shqipėri kanė dėshmuar pėr rolin e rėndėsishėm tė kėtij informacioni nė atė kohė.
    Aktivitet madhor atdhetar e antifashist i vullnetarėve shqiptarė nė luftėn e Spanjės nuk njihet si duhet, shpesh minimizohet me tė dhėna e opinione tė pasakta tė ndikuara nga rrethana politike konjukturale.
    Trajtimi nė historinė e Shqipėrisė dhe qėndrimi i shtetit ndaj luftės antifashiste tė Spanjės dhe vullnetarėve antifashistė shqiptarė deri nė ditėt e sotme ėshtė paradoksal , nuk ka ende asnjė simbolikė nė nderimin kolektiv tė tyre, ndėrsa nė botėn demokratike: nė Spanjė, Angli, Gjermani, SHBA, Kanada, Australi, nė shtetet e Evropės Lindore, po se po, atyre u janė ngritur monumente.
    Gjithashtu ende diskutohet nė mėnyrė “tė pakuptimtė“ se cilėn platformė duhet tė pėrkrahnin shqiptarėt si komb: atė tė Frontit Antifashist, i cili ofronte edhe zgjidhjen e ēėshtjes nacionale nė njė sistem demokratik pas lufte, apo atė tė fashizmit qė propagandonte “Shqipėrinė e Madhe” nėn pushtimin italo-gjerman.
    Provohet me dokumenta se vullnetarėt antifashistė kosovarė e nga gjymtyrė tė tjera tė kombit shqiptar u nisėn nė luftėn antifashiste tė Spanjės, jo vetėm pėr tė luftuar fashizmin, pėr lirinė e drejtėsinė e popullit spanjoll, por edhe me shpresė se pas fitores do tė zbatohej platforma e vetvendosjes sė kombeve tė skllavėruar. Kjo ėshtė shprehur qartė edhe nga Skėnder Luarasi qė theksonte se udha e re “antifashiste, antifeudale, antizogolliste: ėshtė demokratike nė bazė tė njė bashkimi dhe zhvillimi kombėtar…Ja pra ēasti historikisht i rėndėsishėm pėr tė gjithė patriotėt e mirė qė tė provojmė se nuk e kemi humbur as shpresėn, as vullnetin pėr tė rifituar ēdo gjė qė kemi humbur, qė na e kanė rrėmbyer.”
    Ai theksonte unitetin kombėtar edhe kur pėrmendte kreh pėr krah heronjtė: korēarin Teni Konomi, ēamin Thimio Gogozoto dhe kosovarin Asimi Vokshi . “Juga dhe Veriu i Shqipėrisė treten nė kujtimin e kėtyre dėshmorėve nė njė lutje, nė njė thirrje bashkimi kombėtar.”

    Zhvillimi i ngjarjeve provoi qė platforma antifashiste e pėrkrahur nga Skėnder Luarasi me shokė qe e drejtė dhe kontribuoi pėr propagandimin dhe shtrimin pėr zgjidhje tė ēėshtjes nacionale (pavarėsisht se pas luftės ajo u sabotua nga qarqe tė caktuara nė Shqipėri e ish-Jugosllavi)

    Me keqardhje kujtojmė paradoksin se nė Shqipėri e Kosovė nuk ėshtė vendosur ende ndonjė pllakė pėrkujtimore nė nderim tė veprimtarisė sė tyre, pėrkundėr monumenteve nė shumė vende demokratike tė botės.
    Emri:  2. 220px-MackenziePapineau_monument_1, FRANCE.jpg

Shikime: 6579

Madhėsia:  23.8 KBEmri:  1  International_Brigades_poster3.jpg

Shikime: 6648

Madhėsia:  44.3 KBEmri:  Spanja-1936-1939-Lufta-Civile.jpg

Shikime: 7243

Madhėsia:  33.0 KB

  21. #58
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Luftėtarėt e parė antifashistė nacionalēlirimtarė shqiptarė

    (Vijon shėnimin mbi luftėtarėt antifashistė tė Spanjės)

    Petro Luarasi

    Ushtari i popullit dhe gjenerali



    Emri:  Fitimtari.jpg

Shikime: 7861

Madhėsia:  42.4 KBEmri:  partizani.jpg

Shikime: 6576

Madhėsia:  5.1 KBPopulli shqiptar me institucionet e tij do tė pėrkujtojnė pėrvjetorėt e Shpalljes sė Pavarėsisė dhe fitores mbi pushtuesit nazifashistė, dy festa madhore qė meritojnė nderimet dhe detyrimet pėrkatėse pėr organizimin e aktiviteteve, vlerėsimin e personaliteteve dhe propagandimin e ngjarjeve historike me mesazhet pėrkatėse. Ndėr gjithė publikimet mediatike tė kėsaj periudhe mė ka lėnė vragė tė thellė shkrimi ‘’Pushtimi pas ēlirimit’’ i ushtarakut madhor Piro Ahmetaj. Kujtoj ndėr tė tjera se dikur ai ėshtė qortuar pėr veprimet dhe mendimet pėrkatėse ( edhe mbi shitjen e hapėsirės detare Greqisė) nga i nderuari Myslim Pasha (‘’Gjeneral Piro Ahmetaj thėrret nė konsultė Colin Powell’’: ‘’ Reagim miqėsor ndaj replikės sė Piro Ahmetajt: Respekt pėr njėri-tjetrin, jo luftė brenda llojit”, Panorama, 15 Prill 2014 )
    Theksoj se shkruaj si ushtar modest kundrejt kėtij ushtaraku madhor,eksperti mė i cilėsuar nė fushėn e sigurisė, i cili paguhet nga shqiptarėt dhe gėzon goxha privilegje dhe pėrgjegjėsi madhore nė Republikėn e Shqipėrisė. Ndryshe duhej ta analizonte kreu i shtetit e shtatmadhoria si njė shembull tipik se me ēfarė koncepte englendiset kuadri ushtarak dhe vorbullat ku po ēohet ushtria shqiptare, e cila edhe pse ėshtė anėtare dhe gėzon ndihmėn e gjithanshme nė NATO nuk bėnka dot as edhe njė paradė ushtarake nė 70 vjetorin e ēlirimit tė Shqipėrisė! Vėrtet ėshtė apo sajohet kjo situatė pėr motivet politike pėrkatėse sa tė justifikohet dhe legjitimohet propaganda se liria nuk fitohet, por dhurohet!
    Nė mėnyrė tė pėrmbledhur ushtaraku madhor thekson vendosjen e paqes sociale ndėr shqiptarėt nė kėtė moment ‘’ngjarjesh simbolike’’ pėrkundėr ‘’tensionit ekstrem tė shkaktuar nga propaganda e kuqe sipas platformės sė Katovicės’’. Duke vlerėsuar dėshirėn e mirė pėr paqe e harmoni sociale ndėr shqiptarėt nė fakt nuk zberthehet si duhet raporti shkak pasojė, pushtim e clirim. Janė forcat e zeza, kolaboracioniste, revanshiste qė kėrkojnė tė tjetėrsojnė ngjarjet historike, personazhet e mesazhet pėr popullin dhe gjithė kombin shqiptar. Ato arrijnė deri atje sa tė mohojnė sakrificat reale dhe vlerat atdhetare e universale tė fitores mbi pushtuesit barbarė nazifashistė. Dhe pėr tė arritur kėtė qėllim falsifikojnė e shpifin duke mbuluar fytyrėn e zezė pas maskės sė bardhė e tė kuqe. Harrohet se Fronti Antifashist nuk ishte pjesė e lėvizjes komuniste, por e pėrmblidhte atė, edhe nė rangun e koalicionit ndėrkombetar anglo ruso amerikan, nė luftėn kundėr rrezikut mė tė madh tė kohės, pėr Shqipėrinė dhe botėn mbarė. Harrojnė kontekstin kohor, ideor, progresiv e strategjik, anashkalojnė personalitete ushtarake si kryekomandanti Spiro Moisiu duke u dhėnė vlerė absolute atyre politikė dhe konjukturalė.
    Mohoet coptimi eventual i Shqiperisė nėse nuk bashkohej nė koalicionin fitues antifashist. Gjithė luftėtarėt antifashistė paraqiten si dordolecė, aventurierė, agjentė kuqalashė, pa ndjenja kombėtare. Madje sponsorizohen , dekorohen e mitizohen xhambazė interesash antikombėtare, puthadorė e kolaboracionistė, me e pa veladon. Edhe dikush qė guxon tė poshtėrojė ndjenjat dhe vlerat mė sublime tė femrės shqiptare nė luftėn pėr ēlirimin e atdheut, tė dėshmuara jo vetėm nė luftėn antifashiste, nga pėllumth glorifikohet shqiponjė. Ku je o Gjergj Fishta, ringjallu nga vorri, se lahute e veladon t'i pėrbalti horri!
    Shumė mirė qė ushtaraku madhor i NATOs pėrmend vlerat dhe krenarinė e popullit polak, por ato bazohen pikėrisht nė sakrificat dhe kurajon pėr tė luftuar pa kompromis pėr pavarėsinė e lirinė e vendit dhe aspak nga frika dhe dezertimi, pėrulja dhe lypja e lirisė ndaj tė mėdhenjve. Shembulli i dhėnė pėr mbretin polak shpreh cungim arsimor e intelektual, degradim moral e profesional, mbron dezertimin akoma mė tė turpshėm tė mbretit shqiptar pėrballė armikut fashist dhe i kundėrvihet tė gjithė principeve atdhetare dhe dinjitare tė udhėheqėsve qė nga kohėt mė tė lashta.Prijėsi i tė gjitha formateve gėzon nderime e privilegje pikėrisht pėr tė pėrmbushur betimin dhe pėrgjegjėsitė ndaj njerėzve e vendit.
    Katėr pikat e theksuara nga ushtaraku madhor pėrblidhin termat ’’demoralizim, dezertim dhe tradhėti’’dhe zbėrthehen nga kodet ushtarake, ndaj nuk vlen tė trajtohen nga njė njeri i zakonshėm si unė.
    Aksioma e historisė ėshtė se atė e vulos fitimtari, por vetėm e vėrteta e saj e ndihmon njerėzimin nė rrugėn e duhur. Nė kėtė kontekst duhet tė shpaloset e mbrohet e vėrteta pėrtej interesave tė caktuara qė rreken tė diktojnė botėn shumėpolare tė sotme, tė internetit dhe burimeve tė fuqishme tė informacionit.
    I drejtohem ushtarakut madhor si qytetar i ndėrgjegjshėm qė tė thellohet nė pėrgjegjėsinė e tij madhore dhe pėrtej imponimit tė shprehė realitetin ku sfidohet bota e sotme e principeve demokratike. Standartet e shumėfishta e kanė rrokullisur arenėn botėrore nė greminė. Pikėrisht nė Poloni disa ditė mė parė, sikurse nė Ukrainė prej njė viti, forca tė organizuara, tė armatosura revanshiste, pasardhės tė kriminelėve fashistė, kanė sulmuar institucionet demokratike tė zgjedhura me votėn e popullit. Kėto mė kujtuan sulmin fashist ndaj Republikės Spanjolle mė 1936 dhe masakrėn e popullit spanjoll, marrėveshjet famėkeqe tė Mynihut, me rrjedhoja pushtimin e Shqipėrisė, coptimin e Polonisė dhe luftėn ku u sakatua e gjithė bota. Ushtaraku i mirė jo vetėm duhet tė mbrojė mbi tė gjitha atdheun e vet, por duhet tė dijė tė kuptojė nga historia tė vėrtetėn, e cila nuk mund tė njehsohet pa etalonin pėrkatės tė dijes e njehsimit tė vlerave universale njė nga tėcilat ėshtė lufta kundėr fashizmit.
    Nė lidhje me tė ashtuquajturin ‘’komunizėm shqiptar’’, e kam trajtuar dikur nėn temėn ‘’Heronjtė idealistė dhe tradhtarėt’’ ku trajtoja falsifikimin e historikut tė sė majtės shqiptare dhe vrasjet e idealistėve tė majtė nga shokėr e tyre ‘’komunistė’’. Citoja edhe Prof. Adriatik Kallullin:
    “Veē mė vjen pėr tė qeshur fort e mė fort kur disa liderė partish ose gazetarė spekulantė shkruajnė e thonė: “Tė shkulim nga Shqipėria ēdo qelizė tė komunizmit”. E saktė do tė ishte “ Tė shkulim nga Shqipėria ēdo qelizė tė pseudokomunizmit”, sepse tek ne asnjėherė nuk ka pasur komunizėm nė ato aspirata qė pėr shekuj me rradhė i ka pėrftuar njerėzimi dhe qė shumė e shumė filozofė edhe tė drejtimeve mė antikomuniste i quajnė tė paktėn humane, por utopike... Nuk ka mė keq se kur vlerat e proceset njihen sipėrfaqėsisht pasi Hoxha gjysmak tė lė pa fe” Kėtė mendim e kam hasur edhe nė rrafsh botėror ku pėrgjithėrisht diktatorė tė ashtuquajtur “komunistė” njehsohen nė falsitetin e tyre me profetėt e vetėquajtur mėkėmbės tė Zotit.
    Qė tė mos ngjall keqkuptime theksoj se po i drejtohem gjeneralit si ithtar e luftėtar i devotshėm i rendit demokratik, pasardhės i njė familje e cila me rrėnjė e degė ka luftuar e sakrifikuar pėr lirinė e dinjitetin kombėtar shqiptar. Kėshtu rrekem tė shpreh e mbroj mendimet e veprimet edhe tė paraardhėsve, edhetė tim eti qė cilėsohet si njė ndėr flamurtarėt mė tė shquar tė luftės kundėr rregjimit anadollak zogist, luftės antifashiste dhe kreut tė diktaturės, i persekutuari i tė gjitha rregjimeve antidemokratike. Ai ka qenė ndėr ata intelektualė atdhetarė antifashistė qė pasi luftoi fashizmin nė Spanjė dhe vuajti kampet e pėrqėndrimit nazist nė Francė, u kthye pėr tė kontribuar nė atdhe ku menjėherė, si deputeti i pare i Kolonjes, mblodhi parinė pėr tė sheshuar mosmarrėveshjet dhe dasinė politike pėr hir tė Atdheut. Por kjo nėnkuptonte njohjen e pėrgjegjėsisė, pranimin e fajit, nderimin e fitimtarėve antifashistė dhe bashkimin pėr tė ndėrtuar njė Shqipėri demokratike tė popullit dhe pėr popullin. Nė kėtė pėrpjekje ai u etiketua oportunist dhe u pėrball drejtpėrdrejt me klanin dhe kreun e diktaturės, i cili diktonte mbi kėdo me grushtin e hekurt. Ai theksonte se kurrė nuk duhet te unifikohet lufta antifashiste dhe rendi demokratik popullor me kreun e diktatures dhe pasuesit kriminelė tė tij. Nė mbretėrira e diktatura sundon dhe dikton vetėm Njėshi, tė tjerėt janė bashkėsi zerosh qė duke e perkrahur amplifikojnė fuqinė dhe imazhin e tij, me te cilat gropos lehtazi cilindo.
    Por pėrsa i pėrket tė vėrtetės dhe objektivitetit historik, askush nuk mund tia mohojė edhe kriminelit ekzistencėn, veprimtarinė dhe njehsimin nė raporte me kohėn dhe krerėt e tjerė tė historisė shqiptare, nuk mund tė krijohet njė boshllėk pėr drejtuesin mė jetėgjatė tė shtetit shqiptar, i cili duam apo nuk duam i ka rrėnjėt e thella edhe nė luftėn antifashiste tė popullit shqiptar. Mendoj edhe unė ushtari,sikurse gjenerali se ‘’paqes sociale dhe kohezionit qytetar i bėn mirė e vėrteta’’ e cila me kohė rrafshon ose gdhend vlera.

  22. #59
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Sajesat e Tomi Matos dhe miqėsia L.Poradeci, S.Luarasi, Dh.Pasko

    Sajesat e Tomi Matos dhe miqėsia L.Poradeci, S.Luarasi, Dh.Pasko


    Sajesat e Tomi Matos dhe nėma e Mitrush Kutelit

    Tomi Mato ėshtė njė emėr i famshėm jo vetėm nė qytetin e Pogradecit. Ndonėse nė prag tė 90-tave, ky babaxhan rrezaton energji fizike e mentale, ēmohet pėr bisedat e ėmbla dhe shakatė e kripura me hove rinore dhe trille pleqėrishte, shkurt ėshtė krijues me dell ėndėrrimtari, qejfli vere e korani qė flladitet me vegime. Fantazia e tij e mėkuar nė moshėn djaloshare nga rrėzėllimat e magjishme tė liqenit tė Pogradecit, e ngjizur me vegimet hyjnore tė Pragės sė pasioneve dhe sfidave studentore, pėrjetoi lindjen e filizave tė shpresės pėr demokraci dhe terrorin psiqik tė sharrės diktatoriale. Nė profesion i dhanė krahėt e shqiponjės (nė flatrimet regjisoriale tė mbi 140 shfaqjeve teatrale) dhe brengėn e bufit (qė nuk mund tė shohė dot dritėn e diellit).
    Kur doli nė pension, Tomi Mato, i yshtur nga perspektiva e ndryshimeve demokratike, nga ekonomia e tregut dhe e xhepit, vendosi ta shpaloste personalitetin e talentin nė tė ashtuquajturat ‘’studime biografike’’ apo ‘’memoaristike’’ duke iu pėrkushtua me sy e mendje jetės sė dy engjėjve pogradecarė, Lasgushit e Mitrushit. Edhe fati e pėrkrahu: mes miqve tė qejfit e interesit, tė xhanit e tė namit, mes atyre qė u pėlqen tė koloviten rreth gotės e sahanit nė lokalin ‘’Praga’’ tė tė birit, e gjeti edhe frymėzuesin e krijimtarisė, botuesin dhe propaganduesin e ‘’kryeveprave’’ me tė cilat nuk kanė tė nginjur mediat, ekspertėt dhe gjindja e etur pėr zbulim e trillime sensacionale. Krijesa e parė (‘’Lasgushi mė ka thėnė ‘’, 2002) deri tani ka njohur katėr rilindje me tirazhe marramendėse tė sponsorizuara, ndėrsa e dyta ("Kulteli, kalvari i njė jete plot brenga",2013) nuk dihet se si do tė ēapitet.
    Njė vit mė parė propaganda shpallte se ‘’u promovua njė nga veprat e rralla dhe me njė rėndėsi tė veēantė pėr letėrsinė shqiptare, "Kuteli, kalvari i njė jete plot brenga" i autorit tė njohur Tomi Mato’’, i cili, sipas ligjėruesve akademikė, si njė bletė punėtore modeste kishte mbledhur e mlatuar nektarin pėr mikun e tij tė zemrės, Kutelin. Sipas logjikės sė tyre "tė dhėnat e kėtij libri nuk janė thjesht njė pėrshkrim letrar, por njė grumbull rrėfenjash tė mara nga vetė Kuteli, i cili nė raporte tė njė miqėsie tė afėrt me Maton, kishte rrėfyer pėr kalvarin e njė jete me plot peripeci".
    Pėr njė pedagoge ky libėr ‘’i pasur me mendime objektive, i filtruar nga tė pavėrtetat, i bindshėm nė konstatime, i qartė nė zbulimin e anėve tė padukshme ajsbergiane tė Kutelit… plotėson njė vakum tė lėnė keq tė historisė sė letėrsisė shqiptare, letėrsinė memoaristike shqiptare...Andaj libri ‘’Kuteli, kalvari i njė jetė plot brenga’’ ėshtė njė kontibut i madh nė historinė e librave tė tipit tė memoareve".
    Por nga media e ndėrgjegjėsuar mėsuam se ‘’libri biografik’’ pėr Mitrush Kutelin i Tomi Matos ka pėrfunduar nė gjykatė ‘’pėr shpifje, denigrim tė figurės sė Kutelit dhe keqinformim tė publikut, duke sajuar dhe fantazuar nė lidhje me Kutelin dhe familjen e tij, duke krijuar situata qė nuk kanė lidhje me tė vėrtetėn’’.
    Kėshtu familja e nderuar e Dhimitri Paskos (alias Mitrush Kuteli) vijon edhe nė demokraci kalvarin e kėrkimit tė sė drejtės, nė pėrballje me xhambazėt e leverdisė sė tregut dhe gjallesat shurdh-qorr- memece tė klanit “E ē’u bė?-Hiēkurrgjė!‘’
    Ata tek e fundit mund tė pranojnė qė ‘’kryevepra’’ tė mos quhet ‘’biografi’’ apo ‘’memoar’’ por ‘’roman fantastiko-shkencor’’ ku shpikjet e shpifjet, me vello letrare, nuk i dėnon ligji. Edhe ndonjė kritik kurajoz, i cili e quan biografinė “njė pėrbaltje tė tmerrshme tė Kutelit”, do ta pėrqeshnin: ‘’Kėtu po grabitet prona dhe jeta e njerėzve, zotrote na kėrkoke kokėrzėn e grurit nė mullar!’’
    Sido qė tė zbatohet ligji, vegjeton edhe morali, tė cilin mėkatarėt do tė bėnin mirė ta pėrfillnin mė tepėr sepse, sikurse thotė populli, ’’ mė mirė syri, sesa tė tė dalė nami’’, mė mire tė hiqet vepra dhe harxhet e gjynahqarit, sesa tė tė ndjekė edhe nė ferr nėma e Kutelit.



    Petro Luarasi
    Lasgush Poradeci dhe qorrollepsja e njė kronikani tė dėshtuar


    I ndėrgjegjshėm pėr rėndėsinė e ēėshtjes, i bėj me dije opinionit publik dhe institucioneve pėrkatėse tė shtetit shqiptar pėrvojėn e hidhur qė kanė patur me librin e Tomi Matos “Tė verteta dhe tė pathėna pėr Lasgushin” edhe familjarėt e Lasgush Poradecit, por edhe tė Skėnder Luarasit

    Vlera dhe antivlera
    T’i ofrosh vatrės kulturore-letrare shqiptare krijime (sidomos kronika) tė vlefshme, sipas kutit e rangut tė personalitetit tė Lasgush Poradecit me shokė, nuk mjafton vetėm dėshira, talenti apo fantazia e njė romancieri a regjisori, qoftė edhe tematika e pasur me shumėllojshmėri skenash e personazhesh, por mbi tė gjitha pėrjetimi real, lėnda - mielli safi i bluar e i qėmtuar mirė, me sa mė pak krunde (trajtesa gjysmė tė vėrtetash e ‘‘huazime’’ - plagjiate, thashetheme e sajesa) e me njė unitet vlerash nė formė dhe pėrmbajtje tė shprehura thjesht e bukur. Pėr mė tepėr, lum ai qė fati e ka pėrzgjedhur edhe tė jetė pjesėtar nė zhvillimin e ngjarjeve, edhe tė shkruajė si dėshmitar pėr to.
    Kėshtu dua tė shpreh thelbin parimor tė vlerėsimit letrar, se sa pėr anėn komerciale tė ēėshtjes, mjafton njė sponsorizim i fuqishėm, njė reklamim efektiv nga protektorė autoritarė dhe suksesi nė treg ėshtė i garantuar: pėr masėn e gjerė, malli kallp serviret e konsumohet menjėherė si i cilėsisė ekstra.
    ‘‘I marrosur’’ siē jam pas temave historiko-patriotike, biografive e kronikave, shpesh edhe unė e kam shijuar mallin kallp, instikti e kureshtja mė kanė sunduan motivimin pėr leximin e tyre dhe vetėm nė fund logjika e lodhja mė ka dėnuar pėr metodėn aspak selektive tė pėrzgjedhjes sė lėndės dhe pėr pjesėzėn e jetės sė shkuar dėm. Me kėtė pėrvojė personale dėshmoj se pa mohuar arritjet nė botimet cilėsore, nė tregun tonė letrar qarkullojnė rėndom ca palo ‘‘kronika’’, tė cilat janė veēse pjella fantazish tė arnuara me thashetheme, interpretime e pėrgojime qė shprehin e mbrojnė thjesht interesa personale e klanore tė mbrapshta (pėr tė mos thėnė mė tepėr).
    Kėto farė veprash qė tjetėrsojnė jo vetėm tė vėrtetėn historike, por edhe vlerat e mirėnjohura tė personalitetit dhe rrethit shoqėror e familjar tė tij, nė njė mjedis mediokėr dinak e fjalėshumė, marrin vlerėn e faktit dhe nuk ėshtė ēudi qė ‘‘me sponsorizim’’ tė farkėtojnė opinione tabu apo tė konsiderohen si dokumentim i realitetit nė ndonjė CV personale, familjare, film dokumentar, studim akademik, konferencė shkencore, e pse jo edhe nė ndonjė muze.
    Ky fenomen bėhet veēanėrisht shqetėsues kur objekt ‘‘bombardimi’’ janė personalitete ‘‘enigmatikė’’, tė ‘‘vetizoluar’’, pėr tė cilėt flitet shumė por njihen realisht pak. Pėr ata publiku ka shpesh opinione kontradiktore pėr shkak tė propagandės apo diktatit tė pushteteve apo interesit tė qarqeve tė caktuara.
    Pėr kėtė tematikė, nėn shtytjen e disa faktorėve, po i referohem njė personaliteti si poeti Lasgush Poradeci, pėr tė cilin janė shkruar disa kronika, ēoroditėse edhe pėr lexues tė kultivuar, tė njohur, mik a familjar tė tij, me ‘‘sajesat’’ qė, nė fund tė fundit, jo vetėm nuk i shkojnė pėr shtat, por e zbehin rėndshėm madhėshtinė e tij.
    Kėtė mendim personal detyrohem ta provoj me disa fakte, qė nė rrethana tė tjera, pėr shumė arsye, nuk do t’i publikoja kurrsesi.

    Reklama, shpirti i tregtisė
    Para disa ditėsh mė ra nė dorė libri voluminoz i sponsorizuar ‘‘Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin’’ me autor regjisorin veteran T. M. I apasionuar pėrgjithėsisht pas kronikave, aq mė tepėr ndaj vlerės sė mirėfilltė kombėtare tė Lasgush Poradecit, librin e lexova me njė frymė edhe pėr stilin e tij mjeshtėror tė kėndshėm, edhe pėr larminė e ngjarjeve, ambienteve e personazheve, aq tė mirėnjohura e tė dashura pėr mua. M’u ringjall nostalgjia e viteve tė rinisė, kujtimet e pushimeve verore disavjeēare buzė liqenit tė Pogradecit dhe ah, mbi tė gjitha, qenėsia e tim eti, 25 vjet pas ndarjes nga jeta, mė 1982. Ndaj, tė paktėn edhe pėr kėtė ndjesi qė mė dhuroi ky libėr normalisht duhej t’i isha mirėnjohės autorit. Edhe pėr lexuesin e gjerė, ky libėr, pėr nga forma e pėrmbajtja qė ofron autori, dora vetė, si dėshmitarit okular, duhej tė ishte ‘‘perlė’’ lasgushiane.
    Kėtė besim na e vulos qė nė faqe tė parė vetė botuesi - gazetar i mirėnjohur si skrupuloz, tek shprehet: ‘‘‘nuk duhet lejuar nė asnjė mėnyrė qė shkarravina tė ndryshme tė bėjnė njohėsin apo kompetentin, apo role tė tjera lidhur me figurėn e Lasgushit. Nė kėtė kuptim, libri qė po i jepet nė dorė lexuesit me autor T.M. (identiteti ėshtė zėvendėsuar me iniciale nga P.L. pėr tė mos i mėshuar personit, por fenomenit) ka njė vlerė dokumentare, ku saktėsia dhe preēizionin i episodeve ėshtė fare e papėrpunuar nga ndonjė fantazi qėllimesh tė mėpastajme. Tomi thotė: kėshtu ka ndodhur’’. Por libri i Tomit ėshtė shumė i vyer pėr penda tė njė niveli tjetėr studimi dhe pasqyrimi psikoanalitik, shoqėror, politik, letrar, estetik, artistik i kambanės ‘‘Poradeci’’... sinqeriteti dhe ēiltėrsia e autorit, dhe pėr fat tė mirė mungesa e njė fantazie pėrpunuese, ose mosshfrytėzimi i saj kanė shėrbyer pėr mirė nė vėrtetėsinė rreth figurės sė Lasgushit".
    E tė tjera e tė tjera vlerėsime qė do t’i shkonin shtatit tė ēdo gjeniu tė letrave botėrore.
    Vetė autori, me modesti, na thotė: ‘‘E pranoj se nuk kam qenė ndonjė mik shumė i afėrt, siē i mbante Ai disa nė xhepin e brendshėm tė anės sė majtė, po unė isha i kėnaqur qė mė mbante nė njė qoshe tė xhepit tė vogėl tė pantallonave tė anės sė djathtė’’ dhe vijon duke na e thėnė shqip e shqeto: ‘‘Po mundohem qė kujtimet e mia t’i rrėfej pa gėnjeshtra. Ato i kam incizuar nė memorje nė shkallėn mė tė lartė tė vėmendjes, dhe tani erdhi momenti tė lėshoj shiritin pėr t’i dėgjuar bashkėqytetarėt e mi shqiptarė’ Nė rrėfenjat e mia do tė pėrpiqem tė zbuloj disa kėnde tė errėta tė panjohura tė karakterit, krenarisė, tė vuajtjeve tė tij. Do tė pėrpiqem qė nėpėrmjet fjalės, dialogut, tė krijoj atmosferėn e vendit, kohės, dhe romantikėn e ambientit’’.

    Qorrollepsja e xhepit
    Por ky regjisor i moshuar pogradecar (tani sė fundmi iu pėrkujtua 80-vjetori i lindjes) qė pretendon se ka qenė nė njė nga ‘‘xhepat e pantallonave‘‘ tė Lasgushit, na del dhe njohės i sekreteve tė zemrės sė poetit, na merr pėrsipėr tė na pėrshkruajė ‘‘natyrshėm’’ e hollėsisht edhe rrethin shoqėror lasgushian, ku ndėr mė tė afėrtit pėrmend Eqerem Ēabejin, Mitrush Kutelin dhe tim atė, Skėnder Luarasin. Duke pėrmendur kėtė tė fundit me emėr e mbiemėr, T.M. me njė stil tė rafinuar, shtjellon plot dublicitete e kontradiksione logjike ku ‘‘me ēiltėrsi’’ njėherazi edhe e lavdėron, edhe i ngjit ca mballoma lasgushiane, pa harruar tė citojė fije pėr pe me njė memorie brilante edhe ca thashetheme nga goja ‘‘e vetė’’ S.Luarasit pėr disa kolegė tė nderuar (A ia vlen tė themi pėr hesap tė T.M. sajesat qė i paskish "treguar" atij Lasgushi, ku pėrmendet S.Luarasi si kinse pėrgojues i A.Budės, I.Kadaresė e D.Agollit(‘!), me tė cilėt Luarasi dihet mirėfilli se kishte marrėdhėnie respekti reciprok. Hajde e dėgjoji kėto dėngla tė dala pa doganė nga "xhepi i djathtė i pantallonave lasgushiane!")
    Broēkullat e T.M. mė lanė aq pa mend sa tė pyes veten me dyshim: a po i referohet ky kronikan tė mirėnjohurit prof.Skėnder Petro Luarasit apo ndonjė fantazme shekspiriane. Vėrtet tė paskisha qenė unė Petro, i biri i vetėm i Skėnderit, personazh i Lasgush Poradecit sipas historiēkės ‘‘Hikni se na vranė’’ qė i paskish treguar ai T.M.-sė? Kur paskam qenė vallė "sė bashku me motrat", nė Pogradec atėherė kur ‘‘lejoheshin kishat’’ (d.m.th. deri mė 1967) ‘‘kur na ėshtė turrur pėr vdekje familjarisht qeni Murro’’, dhe mbi tė gjitha, cili mund tė ketė qenė ky qen e bir qeni Murro-trimoshi qė e paskish bėrė ateistin "e mallkuar" Skėnder Luarasi tė shkonte tė ndizte qiri nė kishėn e Katjelit?!
    Por trutė e kokės mė dhanė shenja tė pakundėrshtueshme se kjo histori ‘‘e treguar nga Lasgushi pėr T.M" ėshtė sajesė fund e krye: sepse para vitit 1967 unė mezi ēapitesha rreth djepit e jo mė tė degdisesha deri tek Burimi i Gėshtenjave nė Pogradec, ku tė merrja leqet para Murros. Pogradecin e kam parė me sy vetėm pas vitit 1970 dhe asnjėherė nuk kam qenė atje me ndonjė nga motrat (me nėnė tjetėr). Gjithashtu, logjika mė tha se sado i pamundur nga mendja tė ketė qenė poeti Lasgush Poradeci, nuk mund tė shprehte kėto "zbukurime" pasaktėsi apo hamendje tė fandaksuri, pėr mikun e tij Skėnder Luarasi e pėr mė tepėr t’ia tregonte pėr qyfyre "xhepit" T.M.( ‘!), sepse mesa e kam njohur unė e tė tjerė Lasgush Poradecin, mbi tė gjitha ai ishte NJERI, intelektual e mirėnjohės ndaj mikut tė vjetėr Skėnder Luarasi ndaj nuk mund tė sajonte e shiste ‘‘qyfyre’’ pėr tė, se nė fund tė fundit, kush vlen mė tepėr ‘‘njė gjallesė rastėsore nė xhepin e vogėl tė pantallonave tė anės sė djathtė’’ apo miku i besės nė thellėsinė e zemrės’!

    Zbukuron dhe gėnjen
    Pėr tė kuptuar se qysh e tek ėshtė gatuar kjo pėrrallė nga e kaluara me asortimentet pėrkatėse tė garniturės sė kuzhinierit, kinse disident, mė ndihmoi sentenca e tim eti "Haj vetėm gjellėn e gatuar nga duar tė pastra" dhe njė zbulimi im rastėsor, tė cilin kuzhinieri T.M. e ka sajdisur e servirur me mjeshtėri nė pjesėn ‘‘Lasgushi, E. Ēabej, S. Luarasi dhe Mitrushit".
    Nė kėtė pjesė ai pėrshkruan njė tjetėr gaztore se "ē’i ka thėnė Lasgushi" nė prezencė tė kushėririt tė tij Todi M. pėr ‘‘studentin e Universitetit tė Gracit Skėnder Luarasi’’ (i cili dihet se ka qenė student vetėm nė Universitetin e Vjenės’!) dhe se si Lasgushi pėrpiqej e botoi librat ‘‘Vallja e Yjeve’’ e ‘‘Ylli i zemrės’’ me ndihmėn e Ēabejit e Kutelit
    ( kjo ēėshtje do sqarohet mė tej).
    Por njė paragraf sensacional ėshtė diskutimi katėrsh: Poradeci, Ēabej, Kuteli, Luarasi mbi vlerat e veprės lasgushiane, dhe pse nuk botohet ajo sipas asaj qė i paskish thėnė Lasgushi ‘‘fjalė pėr fjalė’’ dhe T.M e shkruan mė 16 prill 2005!
    Kėtu, shpikėsi i sensacioneve T.M. zbulon veten haptazi kur pėrmend ‘‘mrekullinė’’ se si im atė i paska treguar Lasgushit mbi censurimin e njė dedikimi tė Viktor Eftimiut, drejtuar Fishtės nė librin ‘‘Vallja e yjeve’’. Nė tė vėrtetė, ky ėshtė njė zbulim i rastėsishėm i imi nė fondin e Bibliotekės Kombėtare nė vitin 1997 (15 vjet pas vdekjes sė tim eti) pėr tė cilin kam shkruar nė Gazetėn "Republika" mė 14.11.1997)
    E ē’tė pėrmend sajesat e tjera ‘‘me gojėn e Lasgush Poradecit, Skėnder Luarasit’’ e miqve tė tyre tė nderuar, tė cilat mė hidhėruan pėr papėrgjegjshmėrinė e kronikanit, i cili sė paku ndaj meje ka kryer njė akt tė dėnueshėm ligjor e moral: ka pėrdorur shkrimin tim dhe e ka shtrembėruar me qėllim poshtėrimi. Falur qoftė!
    Kur lexova librin ‘‘Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin’’ m’u kujtua filmi ‘‘Zbukuroj, por nuk gėnjej’’ personazhi kryesor i tė cilit na shfaqej realisht si gėnjeshtar, teksa titulli rrekej tė bindte publikun se ai vetėm zbukuronte.
    Dikujt qė do tė pyesė nėse ia vlen lodhja pėr tė mbyllur gojėt e botės nė tregun e sensacioneve qė shiten e blihen me leverdi, do t’i pėrgjigjesha: ‘‘Pėr hir tė sė vėrtetės dhe nderit, qė ua kemi borxh personaliteteve kombėtare, po! Por jo me llafe, me fakte!’’


    10 vjetori i pėrjetėsimit tė Lasgush Poradecit
    Llazar Gusho, poeti me pseudonim Lasgush Poradeci (1899-1987) u nda nga jeta mė 12 nėntor 1987.
    Nė pėrkujtim tė tij shkrova artikullin ‘‘10 vjetori i pėrjetėsimit tė Lasgush Poradecit’’ (Gazeta ‘‘Republika’’, 14.11.1997) nga po shkėpus dy fragmente:

    Zbulim interesant

    Nė Bibliotekėn Kombėtare, duke kėrkuar disa botime tė hershme tė poetit tė mirėnjohur Lasgush Poradeci, rastėsisht mė ra nė dorė libri i tij poetik ‘‘Vallja e Yjeve’’ (skeda S51 A60) shtypur nė Tipografinė Albania-Kostancė nė muajin Vjeshtė e Dytė (Tetor) 1933 me pėrkrahjen lėndore tė Shoqėrisė sė Studentėve Shqiptarė dhe tė miqve tė Bukureshtit’’ dhe ‘‘edituar nėn kujdesin e M. Kutelit’’.
    Nė pjesėn e brendshme tė kapakut tė librit mė tėrhoqi vėmendjen njė shkrim me bojė jeshile qė ishte shkarravitur me njė laps blu dhe pėr mė tepėr i ishte ‘‘vėnė kryqi’’. Kureshtja mė shtyu tė pėrpiqem tė lexoj pėrmbajtjen e shkrimit ‘‘heretik’’, i cili bėhej akoma mė i vėshtirė pėr t’u lexuar nga njollat letėr-zamk-gjurma tė mballosjes sė censurės sė dikurshme.
    Qė nė rreshtin e parė shtanga:

    ‘’I nderuari At Gjergj Fishta!
    Po ju dėrgojmė kėtė libėrth tė ligjėronjėsit L.Poradeci, tipografuar ndė shokėrinė tonė
    Mbesoj se do tė mbeteni i ngazėlluar
    Mot e jetė i juaji
    Viktor Eftimiu
    Fillim i vjeshtės III
    Bucurest 1933’’.



    Lasgushi ėshtė bėrė i pėrjetshėm...

    "Miqėsia mes Skėnder Luarasit e Lasgush Poradeci, edhe pas ēlirimit tė vendit nga fashizmi, nuk u dobėsua, por u forcua mė tepėr. Pėrballė dallkaukėve dhe shpifėsve qė kėrkonin t’u bėnin varrin intelektualėve tė vėrtetė, ata ruajtėn miqėsinė dhe dinjitetin. Mjafton tė kujtohet qėndrimi i pėrbashkėt demaskues ndaj puthadorėve e lakenjve tė diktaturės (disa prej tė cilėve sot kanė paturpėsinė tė qėndrojnė nė podiume e t’i thurin himne miqėsisė me Lasgushin e ish-viktimat e tyre).
    Vėrtet Skėnder Luarasi e Lasgush Poradeci takoheshin rrallė e kurdoherė tė survejuar nga spiunėt, por bisedat e veprimet e tyre ishin njė sfidė e hapur ndaj diktaturės.
    Kur njė herė Petraq Kolevica, miku dhe studiuesi i Lasgush Poradecit, e pyeti Skėnder Luarasin se ē’mendonte pėr kėtė poet, ai iu pėrgjigj:
    ‘‘Kur isha i ri, bota thoshin: ‘‘Po vdes, po vdes Lasgushi. Tani qė ėshtė plak thonė: ‘‘More, po rron, po rron Lasgushi! Ndėrsa mua mė duket se Lasgushi ėshtė bėrė i pėrjetshėm...’’
    Ndėrsa Maria, e bija e Lasgushit mė ka thėnė se kur e pyesnin tė atin se ē’mendonte pėr S. Luarasin ai shprehej::
    "Skėnder Luarasi ėshtė shumė patriot, shumė demokrat, shumė liridashės, shumė i sinqertė, shumė guximtar, dhe (si pasojė) shumė sherrxhi. Por disa citues ‘‘intelektualė’’ nuk dihet pėrse fjalėn nė kllapa ‘‘si pasojė’’ e kanė hequr nga ky pėrcaktim(‘!)


    Sajesa nga libri i T.M.’’Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin’’

    ‘‘Lasgushi, E. Ēabej, S. Luarasi dhe Mitrushi.
    ("Flet Lasgushi"): - Nė kėto rrethana e ndjej veten tė aftė t’i pėrkthej vetė poezitė e mija nė gjermanisht.
    Kėrceu me sy tė zgurdulluara Paskua dhe fishkėlleu:
    - I ke mėntė. Shejtani fle, ti kėrkon ta zgjosh. E ke tė kjartė se ti kanė hedhur nė rezervė, mor t’i kanė hequr nga qarkullimi, ti kėrkon tė pėrkthesh ‘‘Vallen e Yjeve’’ dhe ‘‘Yllin e zemrės’’’
    Ndėrhyri furishėm Skėnder Luarasi:
    - Paskua e ka mirė fjalėn. Haje atė kafshore buke e tulitu pranė zjarrit me Kafkėn se krevati qė la ky pogradecari ėshtė i lirė. Lasgush. Unė e kuptoj ty tė vjen inat qė Isuf Vrioni pėrktheu nė Francė Ismail Kadarenė e Dritėro Agollin. Po tė dy janė komunistė, tė besuarit e partisė. Janė tė imunizuar nga ēdo re keqe ty tė zė plumbi gropave’
    Ndėrhyri pėrsėri: Do t’ju rrėfej edhe njė ēudi tjetėr qė me siguri do ēuditi, o miqtė e mi. Nė bibliotekėn kombėtare, duke gėrmuar pėr tė gjetur disa botime tė hershme, e di ēfarė gjeta’ S’e di ti, s’e dinė miqtė e mi, dėgjoni. U ngjetha. Librin tėnd, ‘‘Vallja e Yjeve’’, shtypur nė tipografinė shqiptare Kostancė nė vjeshtėn e dytė tė 1933, nėn kujdesin e bashkėqytetarit tėnd dhe mikut tonė tė madh, Mitrush Kutelit. Mbajta frymėn , s’po kuptoja gjė e klitha:
    - Ēfarė, do tė thuash me kėtė, qė vepra ime ėshtė futur nė rezervė’’
    - Prit. Dėgjo. Nė kapakun prapa tė librit, mbi njė shkrim me bojė jeshil, ishte shkarravitur mbi njė dedikim njė laps blu, ishte bėrė njė kryq pėrsipėr. Poshtėrsia mė e madhe ishte se mbi tė ishte ngjitur me zamkė njė letėr e hollė. (Shenjė e vėrtetė censure mbi librin). Si pa rreth e rrotull Luarasi vazhdoi: ‘‘E tmerrshme, e llahtarshme ishte kur lexova me monokėl fjalė pėr fjalė kėto fjalė: ‘‘I NDERUARI AT GJERGJ FISHTA! PO JU DĖRGOJ KETE LIBERTH TE LIGJERONJESIT L.Poradeci. mot e jete, i juaji’’.
    Viktor Eftimiu’’.
    (Pyes lexuesin e nderuar: A nuk ėshtė ky ‘’zbulim” i T.M. plagjaturė e zbulimit tė Petro Luarasit?)


    Skėnder Luarasi dhe Lasgush Poradeci

    Pėrkundėr tymnajės qė pompon autori i librit ‘‘Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin’’, tė cilit fatkeqėsisht i ka rrėshqitur pena e mendja nė hone tė thepisur, i shtyrė nga rrethanat, detyrohem tė publikoj disa fakte mbi marrėdhėniet tepėr konfidenciale tė Skėnder Luarasit me Lasgush Poradecin.
    Njohja e tyre ndodhi rastėsisht kur Llazar Gusho (Lasgush Poradeci) erdhi nė Vjenė, nė selinė e Shoqėrisė sė studentėve shqiptarė ‘‘Albania’’ ku Skėnder Luarasi qe kryetar dhe editor i organit tė saj ‘‘Djalėria’’.
    Qė nė takimin e parė mes tyre u mbrujt njė respekt reciprok qė, natyrshėm, nga geni i tyre kolonjar apo nga miqėsia e hershme e baballarėve tė tyre patriotė - mėsues flamurtarė tė gjuhės shqipe; nga ideali atdhetar e personaliteti i tyre intelektual apo thjesht nga sojllėku dhe shpirti i tyre human, lidhja u shndėrrua nė njė unitet e dashuri vėllazėrore tė pėrjetshme.
    Ishte dhjetor 1928 kur Lasgush Poradeci, i cili studionte nė Universitetin e Gracit, nė gjendje tė mjeruar ekonomike dhe i sėmurė rėndė, me njė letėr i lutet ‘‘mikut tė shtrenjtė’’, Skėnder Luarasit, i cili studionte nė Universitetin e Vjenės, ‘‘tė vinte nga Vjena nė Grac pėr ta ndihmuar’’.
    Dhe Skėnder Luarasi, ndonėse cilėsohej kundėrshtar i regjimit monarkist, shkoi nė Grac dhe sė bashku me Lasgushin u nisėn pėr nė Shqipėri. Rrugės, gjendja e Lasgushit u pėrkeqėsua ndaj u kthyen prapė nė Grac. Nė kėto kushte, Skėnder Luarasi u nis i vetėm pėr nė Shqipėri qė t’u bėnte thirrje intelektualėve shqiptarė tė mblidhnin ndihma pėr tė ndihmuar Lasgush Poradecin. Por, sa mbėrriti nė Shqipėri, rregjimi e futi nė burg. Shtypi pėrparimtar shkruante pėr ngjarjen:

    Pėrcjellja e Lasgush Poradecit

    Poeti Lasgush Poradeci u nis pėr nė Shqipėri. Gjėndja e tij shėndetėsore vazhdon tė jetė e keqe.
    Graz. 1 janar: Poeti Lasgush Poradeci, pas dy vjet vojtjeje, tue qenė se s’mundi tė shohė as njė pėrmirėsim nė shėndetin e tij, u nis dje pėr nė atdhe, pas rekomandimeve tė mjekėsit universitar Profesor Heinrich di Gaspero. Lasgushi do vejė nė shtėpinė e tij prindėrore nė Poradec, pėr t’i rėnė pas shėndetit tė tronditur. Shpresohet se ndryshimi i klimės, dieta dhe shėrbimi qė do tė gjejė poeti pranė familjes sė vet do t’ia ristabilizojnė krejt shėndetin. Gjithė studentėt shqiptarė nė Grac u mblodhėn ta pėrcjellin Lasgushin. Poeti shoqėrohet nė kėtė udhėtim prej kolegut tė tij tė Vjenės Skėnder Luarasi, i cili mori leje nga inspektoria e studentėve ta pėrcjellė Lasgushin gjer nė Poradec. Skėnder Luarasi njė nga mė eminentėt studentė shqiptarė, ėshtė i biri i Petro Nini Luarasit, i ati ylli tė ndritur q’u doq me aq zjarr nė qjellin e veteranėrisė shqiptare: gjesti fisnik i studentit Skėnder Luarasi na mbush me mallėngjim.
    (Pėrcjellja e Poradecit, "Shqipėria e Re", 6 janar 1929)


    Gazeta ‘‘Zėri i Korēės’’, 15.1.1929.
    Dje nė mėngjes, u dėrgua nėn vėrejtje me aeroplan nė Tiranė, Skėnder Luarasi, student nė universitetin e Vjenės.

    ‘‘Shqipėria e Re’’, 3 shkurt 1929
    Skėnder P.Luarasi, studenti entuziast i Vjenės, q’ish nisur pėr tė shoqėruar Lasgushin nė Poradec, masi poeti u kthye prapė nė Grac, vazhdoi vetė udhėtimin dhe arriti nė Korēė. Atje autoritetet e zunė dhe e dėrguan nėn vėrejtje, me aeroplan nė Tiranė.
    Si shpjegohet kjo sjellje e autoriteteve tė Korēės’


    Gazeta "Shqipėria e Re’’, 14 prill 1929
    Nė Shqipėri simpathia e pėrgjithshme pėr vjershėtorin Lasgush Poradeci sa vjen po shtohet. Nga tė gjitha anėt ndihmat rrjedhin pa kursim. Shenja tė mira se zumė tė ēmojmė artin
    Kujdesi i Skėnder Luarasit, por edhe i miqve tė tjerė tė Lasgushit, ishte i vazhdueshėm siē tregohet nė letrėn e mėposhtme qė Lasgush Poradeci i dėrgon Luarasit:




    Lasgush Poradeci
    Grac, 29.1.1930
    I dashur Skėnder,
    K.P. (kartė postalen, shėn. i P.L.) t’ėnde tė dashur me datė 24.1.1930 e mora. Pse bėhesh merak e mė flet ashtu’
    I shtrenjtė shok Skėnder, tė lutem tė vish sa mė shpejt kėtu nė Grac qė tė shkojmė nė Shqipėri, se mua mė s’ka kush tė mė bėjė shėrbim, ashtu siē e kėrkon sėmundja ime. Shtėpisė kėtu iu mėrzita dhe mė s’po mė durojnė dot.
    Telefonomė urgjentisht!
    Adresa: Lazgush, Klosterėiegs 74 parterre
    Graz


    Skėnder Luarasi e ndihmoi Lasgush Poradecin edhe financiarisht, me tė holla nė njė nga periudhat mė tė vėshtira, kur vetė atij ia kishte prerė bursėn regjimi monarkist, nė vitin 1929. Me ato pak para qė ia dėrgonte i vėllai Dhimitri nga Amerika, ai ndau hallin me poetin nė mjerim. Sakrifica e tyre ishte reciproke, meqė edhe Lasgushi, kur Skėnderi qe nė nevojė, pėr t’i kthyer borxhin, shiti njė nga pronat e babait tė tij.

    Grac, 30/XII. 29
    Skėnder Luarasit, Universitat Wien, Austri
    I dashur Skėnder
    ‘Kush pyet, kush ēan kokėn pėr gjendjen t’ime shėndetėsore, pėr gjendjen t’ime financiare’ Asnjeri, pėrveē meje vetė! Ah, dhe vetėm ti, i dashur shok, u mundove dhe bėre njė detyrė tė ėmbėl kundrejt njė njeriu qė vuan. U mundova dhe unė tė tė pėrshėndet sot sa mund. Si do ngjajė nesėr, si do ngjajė pasnesėr, kjo varet prej vetėdijes s’ime, prej vetėdijes s’ate...


    Njė fakt tė panjohur pėrbėn nxitja, interesimi i vazhdueshėm, pėrkrahja dhe ndihma e drejtpėrdrejtė qė dha Skėnder Luarasi pėr botimin e veprave tė Lasgush Poradecit ‘‘Vallja e Yjeve’’ dhe ‘‘Ylli i zemrės’’. Rrethanat dhe pėrpjekjet e tij nė terren, pėr tė gjetur burime financiare, bazėn materiale dhe botuesin e pėrshtatshėm, njohja pėr kėtė ēėshtje dhe kontaktet me Mitrush Kutelin nė Rumani etj. na zbulohen qartazi nė letrat e mėposhtme.


    Tiranė, 2.XI.30
    I dashur Lasgush,
    Po mbushet sot java qė kurse kam ardhur pėrmes Poradecit kėtu nė Tiranė. Me gjithė atė qė kam dashur, si pas porosisė me telefon, tė qėndroj me ty, kjo gjė qe e pamundur. Jo vetėm se koha qe e keqe fort, po shoferi kishte frikė se, duke qėndruar, mos e gjobitnin qė kishte 5 njerėz nė njė automobil, i cili merrte ligjėrisht vetėm katėr.
    Po t’i lemė mėnjanė excusez- moi-tė, se e di qė nuk je as jam i kėtyre. Pyetja ėshtė kur ke pėr tė ardhur nė Tiranė, pėr tė shkuar nė Austri’ Tė lutem ndė qėnsh akoma nė Pogradec, mos harro tė vish nė Tiranė mė parė se tė nisesh pėr nė Grac.

    Puna e botimit tė librės nuk duhet tė mbetet zvarrė. Sille aty dhe un do tė pėrpiqem qė tė botohet pėrpara Janarit, ndė qoftė se do ta kesh mbaruar kėtė muaj kopiimin e manuskriptevet. Nga Paskoja akoma nuk kam marrė ndonjė letėr ‘ po ti’ (Shėnim P. L. Flitet pėr veprėn e Lasgush Poradeci ‘‘Vallja e Yjeve’’,qė u botua nė vitin 1933, nė Bukuresht, nėn kujdesin e Dhimitėr Paskos, alias Mitrush Kuteli)
    Pllaka e "Kėngės pleqėrishte" nuk gjendej pėr ta dėrguar, as baullėn nuk ta bleva dot se s’kisha tė holla.
    Tė lutem pėrgjigjmu sapo tė marrėsh kėtė letėr.
    Tė dėrgon tė fala, Skėnder Luarasi
    (Letrat e rralla tė Lasgushit, Republika 4.4.2004, f.11)



    Poradec 17 shtator 1936
    Zotit Skėnder Luarasi, Profesor i gjermanishtes nė Liceun frėng, Korēė(‘)
    I dashur Skėnder
    S’munda tė tė shkruaj mė parė, nga shkaku se kam qenė (dhe jam) shumė i zėnė; siē ta dhashė fjalėn, po pėrgatit volumin me poezitė e mbaruara mė 1924, tė cilat (mea culpa!) s’i kam pėrmbledhur nga moskujdesja. Ti Skėnder ma qite shpirtin kėto dy vjetėt e fundit qė t’i mbledh, t’i mbledh’Nga ana ime tė falem nderit pėr kujdesjen qė mė rrėfen si dhe pėr mundimet e mėdha qė ke bėrė duke kėrkuar njė editor, duke ‘‘lypur’’ tė holla’Ke tė drejtė . Po puna ėshtė e vėshtirė: poezitė duhen mbledhur nėr gazeta dhe revista tė ndryshme tė mėrgimit, ku gjinden tė pėrhapura, pastaj duhen rishikuar, duhen ndrequr’ Ja ky ėshtė shkaku i vonesės sime. Duke u pėrgjigjur mi sa i the zotit Dh.P.Pasko dhe mi ē’mė telefonove drejt pėr drejt kėtu, po tė pyes: gjete editor, apo shtypja do tė bėhet me tė holla (qė ku kėto tė holla’) ‘‘private’’’ (Shėnim P.L. Flitet pėr veprėn e Lasgush Poradecit "Ylli i Zemrės", e botuar nė vitin 1937, nė Bukuresht, nėn kujdesin e Mitrush Kutelit, alias Mitrush Kuteli)
    ‘Sa pėr tė ardhur nė Korēė, tashi s’mund; s’kam tė holla. S’kam marrė bursėn pėr dy muaj e 17 ditė. Nė e marēa do tė vij
    Tė ngjatjeton me dashuri
    Yti Lasgush

    P. S. Pėr festivalin dansant qė dhatė aty mė parė, tė dėrgova me anėn e Zotit Dh.P.Pasko midis tė tjerave dhe poezinė ‘‘Ri me shėndet’’, siē mė urdhėrove nė telefon. Ta dėrgova tė prerė nga revista ‘‘Dialėria’’ e Vjenės. Me qenė qė s’kam tjetėr kopje, tė lutem tė m’a kėthesh prapė njė orė e mė parė’ Unė pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesės s’ate, tė dėrgova kopjen e vetėme qė kisha, pasi ti m’i kėrkoje poezitė pėr ‘‘nesėr’’, dhe unė s’kisha kohė ta shkruaj pėrsėri; automobili pėr nė Korēė s’priste. Kopjet e poezive tė tjera i shkrojti zoti Dhimitėr P.Pasko, unė duke mos mundur tė punoj, nga shkaku i sė nxehtės sė madhe.


    Miqėsia e tyre rezistoi e u konsolidua mė tej edhe nė vitet e egra tė diktaturės.
    Letėr drejtuar Skėnder Luarasit, shef i degės sė Anglishtes nė UT.
    I dashur dhe i adhuruar shok,
    Mbesa ime, Roza Prifti, mori bursė pėr Doktoreshė, po meqė s’e ka pėr zemrė tė bėhet mjeke, dėshėron tė marrė anglishten. Pėr kėtė punė ka ardhur me nipin tim (djalin e motrės sime) ta ndryshojė degėn. Mbesoj se do ta ndihmosh jashtėzakonisht. Tė shėnoj vetėm kaq:
    Motra ime (Zografina Gusho) mė ka mbajtur nė krah, kur isha foshnjė dhe mė mbajti prapė kur u sėmura rėndė nė Austri, pėr tė cilėn sėmundje ti, shok i dashur dhe i shtrenjtė i dhe kushtrimin botės shqiptare me anė tė shtypit.
    Me falenderime dhe mirėnjohje qė pėrpara,
    Tė fala,Yti Lasgushi
    Poradec, 12 gusht 1965
    Zotit Skėnder Luarasi, Instituti i Shkencave, Tiranė
    Pogradec, 27 Qershor 1952


    I dashur Skėnder, Mėso se t’u rezervua dhoma, duke filluar qė prej datės 27 qershor, ėshtė me dy krevate (sepse me 1 krevat nuk ka hoteli). Pėr fat tė keq nuk ka asnjė dhomė tė lirė nga ana e liqenit, janė tė gjitha tė okupuara. Lirohet vetėm njė dhomė nga ana e liqenit (kėtė mund tė ta rezervojmė) po kjo ėshtė me tre krevate (jo me dy). Po ti eja, vendosu nė atė dhomėn me 2 krevate dhe ne do tė mundohemi, tė bėjmė si tė bėjmė, dhe tė ta shkėmbejmė me njė dhomė nga ana e liqenit (nė u liroftė ndonjėra jashtėzakonisht). Tė jemi tė kėnaqur qė po na rezervonet dhe kjo me 2 krevate, sepse dhe kjo ėshtė e rezervuar pėr pionerėt, po Kalua (djali i motrės time) mė tha se ‘‘pėr hatrin tėnd, dajo Lasgush, do t’ia rezervoj Skėnderit, tė cilin unė e njoh’’, dhe le tė vijė njėherė tė zėrė dhomėn nė atė datė (27 qershor) pa pastaj do bėjmė si tė bėjmė, dhe mund t’i shkėmbejmė njė dhomė me dy krevate nga liqeni, le tė vijė pa do bėjmė si do bėjmė. Prandaj, ti Skėnder mos u dėshpėro dhe dėrgoje zonjėn se ajo do tė jetė si nė shtėpi tė saj; Kalua mė tha se nuk lejohet me fėmijė sivjet, se hoteli s’ėshtė pėr familje me fėmijė e me zhurmė, kėshtu ėshtė rregulli i hotelit. Unė i thashė: ‘‘Tashi, o nipēe, unė e hapa gojėn e ta thashė, sepse, po ta dinja kėtė rregullore, nuk e turpėronja veten tė t’u them, dhe si ti tė mė lesh mua me gojė hapur (d.m.th pa pėrgjigje pozitive). Ay mė tha pastaj: ‘‘Urdhėro, o dajo, tė pijmė nė kopsht njė birrė’’.
    Unė i thashė: ‘‘S’dua birrė, sepse kam merak pėr dhomėn’’.
    Ay mė tha: ‘‘Ē’ke merak ti dajo, puna e dhomės ka mbaruar’’. Pastaj pimė nga njė birrė. Kalua iku se kish punė, ardhi vėllai m’i madh (ky rri nė shtėpi t’ime me familinė kėtu nė Pogradec). Me tė vėllanė, Mitin, ndenjėm pimė raki, se ay mė ftoi pėr raki me meze e peshk. I thashė dhe Mitit pėr muhabetin e dhomės qė pata me Kalon. Miti mė tha: ‘‘Ē’e loth gojėn dy herė, dajo, dajua njė herė urdhėron, dhe nipolli i thotė peqer, puna e dhomės ka mbaruar’’.
    Prandaj, mos ki hiē merak Skėnder, pėr dhomėn, ajo ėshtė rezervuar pėr ty mė 27 qershor. T’i rrėfeva kėto dy muhabete qė pata me tė dy nipėrit pėr dhomėn, qė t’i dish hollėsisht dhe tė mos kesh asnjė dyshim pėr dhomėn.
    I dashur Skėnder, tė lutem tė mė dėrgosh me zonjėn tėnde njė termometėr dhome, tė cilėn e harrova nė shtėpi time, ku kam lėnė tė mė ruajė shtėpinė zotin Loni Zguri, nėpunės nė Tenis-Klub (ku ėshtė tenis-klubi). Tė lutem shumė lodhu dhe ecė nė shtėpinė time, merre termometrin prej Lonit. Ay ėshtė nė shtėpi pėrdita nė orėt pas drekės (prej orės 1,1/2 ose 3 gjer nė orėn 4, ose 4,1/2). Lutem qė termometri tė mbahet nė vend tė butė qė tė mos thyhet udhės, sepse s’gjendet termometėr nė asnjė vend. Tė lutem, mos harro tė mė dėrgosh termometrin. Termometrin e harrova nė dhomėn e fjetjes, pėr mi dėrrasėn qė ėshtė nė kokė tė krevatit.
    Me kaq tė pėrqafoj me dashuri, Lasgushi.

    P. S. Edhe Zonja, mirė se tė vijė, sepse pėr ēdo nevojė dhe lehtėsirė, jemi gati si unė si nipėrit e mij (6 nė numėr) si farefisi jonė.

    Tė lutem, i dashur Skėnder, mos harro tė mė sjellėsh termometrin (pėr tė cilin kam nevojė absolute)
    Nderimet e mia tė ēquara Zonjės dhe mirė se tė na vish nė qytet.
    Shėnim me rėndėsi: Trokiti nė derė Lonit me forcė dhe shumė herė, gjersa tė dėgjohet nga trokitja se ay zakonisht ri shtrirė nė ato orė (2-4) trokit fortė.



    Zotit Skėnder Luarasi, Instituti i Shkencave, Tiranė
    Pogradec, 27 Qershor 1952
    I dashur Skėnder
    Sot mora telegramin tėnd tė dashur. Dhoma rri e rezervuar gjer mė 1 korrik, siē mė telegrafove. Tė lutem, me ēelėsin qė do tė tė sjellė prej meje Marija Paluca (Marija Kraja) ecė pėrnjėherėsh nė minutė nė shtėpi time edhe, bashkė me zotin Loni Zguri (i cili rri nė shtėpi time) hapni me atė ēelės derėn e dhomės s’ime tė punės edhe nxirni macen, e cila po ngorth brenda nė atė dhomė (sepse e kemi haruar brenda). Si ta nxjerrėsh macen, mbylle pėrsėri dhomėn, merre ēelėsin me vete, edhe sillma ēelėsin bashkė me termometrin kur tė vish.
    Shėnim: a) Mos harro tė sjellėsh termometrin
    b) Mos harro tė sjellėsh ēelėsin
    Shumė Tė Fala Tė Dėrgon dhe Ju Pret Pėrdita me gėzim,
    Yti Lasgushi.
    I botojmė kėto letra e shėnime tė shkurtra konfidenciale vetėm e vetėm pėr tė shprehur mirėfilli lidhjen mes Skėnder Luarasit e Lasgush Poradecit, qė nuk mund ta fshehė asnjė ‘‘xhep’’ spekulanti, asnjė shtrembėrim mendjengushti apo shpifje dashakeqi.

    Ajo qe dhe mbetet miqėsi e pėrjetshme e shpirtrave tė tyre tė amėshuar.

    (Fragmentet jane shkeputur nga shkrimi Petro S. Luarasi, Lasgush Poradeci dhe qorrollepsja e njė kronikani tė dėshtuar : "10 vjetori i pėrjetėsimit tė Lasgush Poradecit" , Ndryshe, Nr. 307, 18 maj, 2007, f. 10 – 11)


    Petro Luarasi

    Artikull i panjohur i Skėnder Luarasit pėr Lasgush Poradecin
    Njė ditė fatlume vajza e Lasgush Poradecit, Marija, mė tregoi njė letėr qė i ati ia pat dėrguar Mitrush Kutelit. Atje bėhej fjalė pėr njė artikull tė panjohur tė Skėnder Luarasit mbi Lasgushin, tė botuar nė gazetėn "Laboremus" .
    Letrėn po e botoj me lejen e tė nderuarės Marije Poradeci:

    M. Llazar S.Gusho
    Klosterėiesgasse 74
    Graz Austria
    Graz 12.12.1932
    Dimitrie Pasko
    Bukuresht
    I dashur Mitrush,
    Mbesoj t’a kesh marrė k.p. tė 1 Dhjetorit ku tė shkruaja se poezitė do tė t’i dėrgoj mė vonė. Disa poezi tashi (me qenė qė jam prapė i zėnė) do t’i gjesh tė riprodhuara prej sė pėrkohshmes ‘‘Laboremus’’ ( VIII, 16 Tiranė, Gusht, 1932, f.5-8) nė skicėn e Skėnder Luarasit: ‘‘Lasgush Poradeci -Vija themeltare’’. Janė (natyrisht, si tė gjitha gjer mė sot) me shumė gabime (54) po unė i ndreqa dhe i bėra tė sakta.
    Skėnder Luarasi e ka shkruar nė kėto rrethana:: ‘’Kur isha nė Tiranė mė 1930, drejtori i shkollės teknike Mr. Fultz mė ftoi tė mbaj njė konferencė dhe Skėnderi me kėtė rast bėri njė studim tė shkurtėr mbi mua pėr nė shtyp. Studimi s’u botua dot nga shkaku i largimit tė Skėnderit pas artikullit qė shtypi kundėr librės ‘‘Neuland Albania’’ (pak kohė mė parė Skėnderi kish ‘‘tronditur’’, me gjith atė mėnyrė zyrtarėt ministerialė me artikullin e tij tė guximshėm mbi Themistokli Gėrmenjin). Majin e shkuar erdhi redaktori i ‘‘Laboremus’’-it nė librarinė ‘‘Argus’’ ku unė gjindesha rastėsisht dhe, me njė karnet nė dorė, mė kėrkoi njė interviu literar mbi veprėn time pėr atė revistė. Redaktorin unė s’e njihja, por i thashė thjesht dhe drejtpėrdrejtė tė mė ndjejė se jam i shtrėnguar ta refuzoj, duke mos qenė poezija objekt parade publike po fshehtėsi e pėrbrendėshme e zemrės. Nė atė ēast u shfaq papritur Skėnderi nė librari, dhe zuri tė bisedojė anglisht me ‘‘intervistonjėsin’’ tim, i premtoi, duket, ‘‘gjėsend’’’( as njėri as tjetri s’mė bėnė fjalė kur u ndanė prej meje, mbi ēėshtjen e biseduar). Pastaj administrata e ‘‘Laboremus’’-it mė dėrgoi nė Pogradec (Gushtin e shkuar ) numurin e mėsipėrm tė revistės. Skica e 1932-sė ėshtė siē duket me disa shtesa dhe jashtėlėnie, pothuajse ajo e 1930-tės. Eshtė lėnė jashtė, poezia gjermanisht qė mė kish dėrguar Richard Pichler-i nė Poradec, 1929. Mė 1930 Skėnderi e kish pėrkthyer anglisht ( sepse studimi destinohej pėr Shkollėn Teknike tė Tiranės) po tashti e paska hequr fare. (Artikulli s’ka nėnshkrim, qė tė duket si nga ana e gjithė Institutit).
    Nė paraditen e burgosjes Skėnderi mė dha njė kopje tė studimit dhe me ekspresivitetin e hekurt tė fytyrės sė tij - trashėgimtar heroik i heroit Petro Nini Luarasi -, mė urdhėroj: ‘‘Lasgush! Dėrgoje pėr shtyp, se mė del nga zemra’’( sikur ē’gjė s’i del nga zemra Skėndos’), ‘‘pa mua nė burg le tė mė farmakosin!!’’
    Pastaj iu konfiskuan dorėshkrimet etc.
    Unė ‘‘urdhėrin’’ nuk ia pėrmbusha, sepse ku mė linte vetėdija tė bėj luks literature nė kohė qė shoku i dhemshur tretej nė burg’’

    Tė puth me dhembje Llazari


    Duke u bazuar nė letrėn e mėsipėrme arrita tė identifikoj nė revistėn ‘‘Laboremus’’ nr. 16, gusht 1932, faqe 5,6. artikullin ‘’Lasgush Poradeci - Vija themeltare’’ me autor anonim Skėnder Luarasin. Komentin ia lej lexuesit e studjuesve mė tė ngeshėm.

    (Skėnder Luarasi)
    ‘’Lasgush Poradeci - Vija themeltare’’
    Vjet e kishim Lasgush Poradecin midis nesh, si mysafir tė shkollės Teknike duke qenė tė lumtur qė mundėm ta njohim pėr sė afėrmi vjershėtorin djaloshar tė kombit tonė. Veēanėrisht na u shtua gėzimi, kėsaj vere, duke e parė pėrsėri tė kthyer prej vendit tė studimeve me shėndet tė mirė dhe studime tė absolvuara. Pėr Institutin tonė, mbi tė cilin Lasgushi ka patur pėrherė - qė tė pėrdorim vetė fjalėt e tij: "njė admirim heshtės", - vizita e " krijonjėsit" t’artist sever tė gjeneratave tė reja shqiptare ėshtė njė eveniment kultural me rėndėsi. Sepse emri i poetit pushton sot zemrat e njė kombi tė tėrė, duke filluar prej momentit prej tė cilit u duk pėr sė pari, se fryma e njė arti tė ri po fryn e po zotėron pa pandehur truallin e republikės sė letrave shqiptare.
    E bėmė zakon ta quajmė Lazgushin njė poet tė ri. Por, vallė kush mund ta marrė me mend se pėpjekjet letrare t’autorit "Kėngės Pleqėrisht" kanė njė gjenezė prej 10 vjetoresh? Kush ka njohje, se "Kruan" e tij- kėtė debut gazmor- Lazgushi e shkroi mė 1912, me rastin e ndreqjes nga ana e njė mirėbėrėsi vendės? Se mė 1914, si liceist, ai botonte vjershėn "Filozofi" nė revistėn "Enciklopedia" tė shkruar dhe tė drejtuar prej tij nėn pseudonimin H. Hidoro? Se dy vjet mė vonė, nė vjeshtėn e 1916-ės, linte nė duart e njė miku letrar nga Korēa tė thellėn dhe tronditėsen "Oh, vanė fletėt!..." , strofat e para tė sė cilės projektojnė konsepsionin e lartė filozofik- kryemendimin e KĖNGĖS SĖ MALLIT PĖRJETĖSISHT RIGJENERONJĖS- si njė ‘’leading motive’’ (motiv udhėheqės) dhe me njė DHĖMBJE e me njė dėshirė kundėr fatit e cila vihet re nė gjithė veprėn poetike tė Lazgushit.

    " Oh vanė fletėt e nė zi ra

    Si mot pėr mot vjeshtori pyll:

    me zinė e kohės ēel dėshira:

    dėshirat ēelur-gazi mbyll...

    Pėrtej nga i qėnieve si nuar!

    Dhe lark pėr jetėn-helmori gaz!

    Dhe jo:- Ah, malli q’u pat shuar

    Lind e rilin m’i ndritur pas’"

    Kėtė koncepsion tė projektuar aq shpejt, poeti e fikson definitivisht pas 6 vjetėsh, mė 1922, nė indrotuksionin (hyrjen) e "Valles sė Yjve" i cili koncetron argumentin rreth tė cilit zhvillohet ky poem i madhėrishėm.
    Vjershat hijerėnda, tė cilat mezi sot, ne kohėn e fundit, thuren pėrqark kryes sė vjershėtorit posi njė aureolė martiri nė pėrmbushjen e Destinit tė vet, janė shtypur e rishtypur nė variante tė ndryshme midis vjeshtės tė vitit 1921 dhe vjeshtės 1924. Tri janė fytyrat mė reprezetantive tė poezisė shqiptare nė tėrė fuqinė e fjalės, secili njė ekspresion bindės i gjeniut tė vet.
    Fishta rrėfeu, se gjuha shqipe ka fuqi; Prendushi rrėfeu se gjuha shqipe ka njė mėsim; Lasgushi rrėfeu se gjuha shqipe ka thellėsi. Thellėsia e ndjenjės dhe e mendimit, e shprehur me njė stil tė ri, zgjuarsisht original, i cili trupėzon tė fshehtėn e pa imitueshme tė harmonisė lasgushiane ėshtė karakteristika qėndrore e gjithė veprės sė tij. Kudo, na obsedon konteplacioni symvrejtur i greminave tė saj tė pafundėshme. Kėtė e takojmė (sikundėr njė njohėsi tė mirė pati shkruar mbi cilėsinė e vjershave tė kėtij poeti) nė "Vallėn e qiellit", me drithmėn brendėrisht fshehtėsiplote tė procesit divin tė inspirimit poetik ("Rri mbėshtetem nė tryezė") nė "Vallen e dherit" me misticizmin e rėndė tė muzikės kombėtare, akordet e paperceptueshme tė sė cilės ngrihen solemnisht nga fundi i zemrės pėr tė rėnė prapė mu nė fundin e saj ("Kėnga pleqėrishte"); nė "Vallen e yjve", me intuicionin e lartė tė kėngės sė mallit pėrjetėsisht rigjeneronjės, i cili pėrshkon dhe aktivon posi njė impuls kosmogonik gjithė qėnien njerėzore (" Rri me shėndet", "Resurrectio", "Vallja e yjve"); "Nė vallen e pėrjetėsisė" me realizimin e simbolit final tė ekzistencės ("Aeternitas"); nė "Vallen e vdekjes", me mposhtjen e Elementit dhe me triumfimin e pėrjetėsisė ("Lundra dhe flamuri"). I pajosur me kėto virtute poetike tė pakontentuara qė mbajnė me vete vulėn e gjeniut, Lasgush Poradeci na paraqitet si njė poet modern nė tėrė kuptimin e fjalės, ka mision tė stolisi vjershėn shqiptare me krijimin e njė arti tė ri, tė pasurojė letraturėn me reflektimin e njė koncepcioni original, mburimi i sė cilit ėshtė mburimi i kombit tė vet.

    (Artikull anonym i Skėndėr Luarasit, nė revistėn "Laboremus" nr: 16, gusht 1932, faqe 5,6. )

    Rekomandoj te lexoni edhe shkrimin e Atalanta Paskos
    Ju rrėfej trillimet e Tomi Matos pėr tim at, Mitrush Kutelin
    http://arkivalajmeve.com/Ju-rrefej-t...in.1047624514/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  23. #60
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Sokrati migjenian dhe derri i kėnaqur

    Petro Luarasi
    Sokrati migjenian dhe derri i kėnaqur


    Moikom Zeqo ėshtė shembull i njeriut tė fismė,atdhetarit tė pėrkushtuar dhe intelektualit tė kompletuar nė talent e dije. Zemėrbardhėsinė e tij e kemi parė dhe ndeshur nė halle e gėzime, kur ka qenė funksionar I rėndėsishėm i shtetit si dhe i papunė me pullė tė kuqe. Pavarėsisht gjendjes personale a familjare, financiare a shėndetėsore, kurdoherė i ėshtė gjendur atdheut, vegjėlisė e idealit atdhetar. Veprimtaria e tij letrare e kulturore pėrfaqėson vlera kolosale nė kohė sfidash parimore. Kurdoherė e ka pėrbuzur ‘’kulaēin’’ dhe servilizmin e puthadorėve duke i rezistuar me dinjitet e burrėri kėrbaēit politik e burokratik. Nė ditėt e sotme ai pėrbėn shembullin e idealistit tė keqtrajtuar pėr bindjet e tij tė majta. Personalisht nuk mund tė mos pėrmend aktin e tij burrėror nė mbrojtjen e vlerave tė luftėtarėve tė parė antifashistė tė luftės sė Spanjės duke ideuar dhe rezervuar pėr herė tė parė fonde, ambjent dhe stenda dinjitoze pėr evidentimin dhe nderimin e tyre nė pavionin e luftės antifashiste nacionalēlirimtare. Nė kėtė mision atdhetar e shkencor ai mbrojti me vendosmėri idealin dhe vlerat historike tė ēlirimit tė atdheut. Por ai ėshtė edhe njė nga mė tė shquarit studjues e mbrojtės tė vlerave migjeniane. Deri tani nuk ėshtė kujtuar asnjė burokrat ministrie, bord shoqate a komision ēmimesh pėr profesionalizmin, aktivitetin dhe veprat e tij cilėsore. Ndaj po ia dedikoj kėtė shkrim modest Sokratit migjenian nė pėrballjen e tij fisnike me derrat e kėnaqur.

    Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun
    Dihet e stėrnjihet tarafi e hatėri nė vlerėsime, shpėrblime, ofiqe e dekorata, me standarte tė shumėfishta dhe shkapėrdredhje meritokracie, sikurse e ka shprehur me ndonjė fjalė tjetėr, popullorce, mendjendrituri Dritėro, pėrcudnimin e vlerave. Ende pa nisur viti bitis reklamimi dhe shpėrblimi pėr filanfistekun e preferuar. Na e ndyen corbaxhinjtė edhe kėtė vit jubilar tė krenarisė sė ligjshme atdhetare tė fitores mbi pushtuesit nazifashistė, tė pėrkujtimit me dinjitet tė dėshmorėve, tė trajtimit me pėrgjegjshmėri tė vlerave historike dhe luftėtarėve trima atdhedashės. U pėrmbysėn edhe kriteret e vlerėsimit tė cmimeve letraro-kulturore. U zgerlaqen njerezit, parimet e vlerat, u ēorren faqe e u shkulen floke, ustallaret ia gjeten mendjen edhe sherrxhinjve sipas postulatit poetik ‘’Dardha e ka bishtin prapa’’: ‘’Pėrreth qypit me dollarė, jepni shpirt o ‘’atdhetarė‘’, qar’ i langos jet’ e mot , jua ka mbushur xhepat plot’’
    Me rastin e 70-vjetorit tė ēlirim–”pushtimit” u ofroj ‘’pashallarėve komunistokolaboracionistodemokratė’’ tė harremit ‘’titull-kolltuk-para-lavdimani’’, pa dallim feje, krahine e ideje, perlėn migjeniane ‘’ Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun’’ tok me indulgjencėn “Rrno vetėm pėr me tregue“:
    Migjeni shkroi dikur tek ‘’Sokrat i vuejtun apo derr i kėnaqun’’:
    ‘’Njė alternativė me dy ftyra, siē janė tė gjitha alternativat. Tue u krue mbas veshi, rri njeriu pėrpara alternativės; dy ftyra – mbrapa nji ftyre asht Sokrati i vuejtun me rropatmet e veta e mbrapa sė dytės ashte derri i kėnaqun me trup tė rrumbullakėt tė vetin. Te Sokrati nuk ke ēka shef: dy sytė tė tretun nė rrashtė, disa shkarravina tė palexueshme dhe njė trup me do gjymtyrė tė zhgatrrueme e pa asnjė vijė harmonike; e te derri ke ēka shef: at frotė tė kombinuese mbas rregullave strikt estetike, – e sidomos qė tė kėnaqė synin – aj trup i majun e i shndoshė e me andje zhigatuni, dhe nė fund ai bisht i pėrculluem nė flakėn e bukurisė hyjnore. Rri njeriu pėrpara kėsaj alternative tue u krue gjithnji mbas veshi, ku e ha dyshimi – se nuk di se ē’ftyrė tė zgjedhi…. Ē’bani njeriu me alternativėn? … njeriu u ba batakēi. Ndroi ftyrat: ftyrėn e derrit ja vu Sokratit, e ftyrėn e Sokratit ja vu derrit e nė kėtė tė mbramin u mushniue vetė...Mbet Sokrati i vuejtun me ftyrėn e derrit – dhe mbet tė vuejė edhe mbas vdekjes sė vet…Por ka i herė njeriu nuk mund tė mshehi cilsinat e derrit dhe na paraqitet ashtu siē asht. Kėshtu njeriu kalon nėpėr shekuj. Nė vend qė tė naltsohet ndėr sfera tė kullueta e tė shklasi prej hyllit nė hyll me hapa pėrparimi – njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dėbon tė fyem, tuj ja vu maskėn e derrit.Q’ashtu njeriu ja luejti lojėn. Kujt? Vehtes, vehtes! – bėrtet morali prej mėrgimit.’’
    Por ka nga ata qė duan ta varrosin pėrjetėsisht ‘’poetin e mjerimit’’ tok me konceptin e tij sokratik mbi tė rolin e fakteve dhe tė logjikės.

    Ithtarėt e propagandės demokratike tė ēmitizimit tė kulteve politike e historike, tok me Gjergj Kastrioti/Sk[nderbeun. na e paskeshin pėrjashtuar kultin e martirėve tė fesė nga objektivi i tyre, mbi kreun Janullatos tė autoqefalisė ortodokse dhe yllin e pashuar tė martirizimit franceskan, Flamurtar e Nderi Kombėtar Zef Pllumi, autor i kryeveprės s[ tė gjitha kohėrave “Rrno vetėm pėr me tregue“.
    Nė lidhje me fitoren dhe fitimtarėt antifashistė, femrat luftėtare, ndjesitė fetare katolike e myslimane dhe opinionin popullor atje shkruhet:
    ‘’29 nandori gdhini ditė e zymtė dhe e ftohtė...Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet dishmue se popullsia katolike e qytetit nuk merrte pjesė n’atė manifestim, pėrveē ndonji personi tė rrallė, qė njihej si prokomunist, ndėrsa nji pjesė e madhe e popullsisė myslimane, veshė nė tesha festet, jepte dukjen e nji pritje tė gėzueshme. Ushtrija partizane e veshun me gjithnduer uniformash tė hueja, paraqitej si nji ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untė. Ēka bante ma shumė pėrshtypje ishin partizanet.
    Ēfarė nanash mund ishin ato femna me pushkė nė krah? (!!!!!!!!!)
    Ndėr kazerma nuk kishin ēka me ba, mbasi nuk kishin as rroba fjetje, as ushqime, prandej i shpėrndanė nėpėr familje: dikund 3, dikund 6-7. Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazitė. Por nuk ishin rob Zotit: kėqyrshin me tinzi nėpėr shpija nėse mund gjejshin ndonji gjerman ose “reaksionar” tė mshehun. E para punė qė banė qe vumja nė funksionim e burgjeve, tė cilat u mbushėn plot e pėrmajė me njerėz tė pafajshėm. Nuk kishin bukė me u dhanė, prandej duhej t’ua ēojshin familjet, pėrndryshe vdisshin. Ushqimet qė u dėrgojshin familjet ishin ma shumė pėr partizanėt e unshėm, se pėr ata tė mjerėt e torturuem.’’ (!!!!!!!!!)
    (http://www.fjalareview.com/2012/10/k...at-zef-pllumi/)
    Nė kėto dy dekada tė proceseve demokratike, krahas demaskimit tė krimeve tė diktaturės dhe rivlerėsimit tė viktimave tė pafajshme, po vėrehet edhe riaktivizimi dhe fuqizimi i klaneve revanshiste, qė synojnė imponim me dasi politike, fetare, krahinore e gjuhėsore. Ndėrsa ‘’harrohen’’ krimet e tradhėtitė dhe kėrkohen favore si shtresė ‘’oxhaqesh tė privilegjuar’’, ‘’mėshira kristiane’’, reabilitimi e madje hyjnizimi, pėr pasardhėsit e fitimtarėve antifashistė ushtrohet terror psiqik, politik e ekonomik. Vetėm po tė dėshmojnė pendesė tė thellė, tė zbulojnė prova dhe tė propagandojnė ‘’krimet’’ e nėnave dhe baballarėve, motrave dhe vėllezėrve, apo paraardhėsve tė tyre ‘’tradhėtarė‘’, nga kohėt e ‘’qyqeve’’mbretėreshės Teuta apo princeshė Mamica Kastriotit, Shote Galicės apo Margarita Tutulanit, tė luftės kundėr ‘’miqve shekullorė‘’, atėhere po, jepen ‘’bekime e dhurata me ofiqe e dekorata’’.
    Nė tė kundėrt, paēin veten me familje nė qafė, le tė shtyjnė jetėn si Sokrati migjenian.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •