Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Musaka me patate

    Tirana e Re
    Global user
    (6/20/00 10:05:49 pm)
    --------------------------------------------------------------------------------

    Pėr 4-5 persona duhen:
    Patate 1 kg, qepė 5-6 kokrra mesatare, yndyrė 3-4 filxhane kafeje, domate 4-5 kokrra ose 1 lugė gjelle salce, kripė, piper, dafinė.
    Pėr salcėn e bardhė duhen:
    Gjalpė 1 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, qumėsht 1 gote caji, vezė 1 kokėrr, kackavall ose djathė tė thėrmuar njė lugė gjelle.

    Patatet me madhėsi mesatare qėrohen, lahen dhe priten nė feta tė rrumbullakta, me trashėsi 5-7 mm. Patatet skuqen derisa tė krijohet njė kore e lehtė. Qepa e prerė nė formė gjysmėrrethi skuqet me yndyrė nė zjarr tė javashėm nė menyrė qė tė mos digjet, por tė zbutet. Kėtu hidhen domate tė qėruara nė copa kubike, pak salcė, vazhdon kaurdisja edhe pak, shtohet kripė, piper flete dafine. Nė tavėn e lyer me yndyrė shtrohet njė shtresė patatesh tė skuqura, mbi to gjysma e qepės, pėrsėri nje shtresė tjetėr patatesh dhe pastaj pjesa tjeter e qepės. Mbi kėto prapė shtrohet njė pjesė patatesh. Nė njė enė kaurdiset miell me pak gjalpė, shuhet me gjumėsht, pėrzihet mirė derisa tė marrė valė, hidhet kripė dhe lihet masa tė trashet. Hiqet nga zjarri ftohet pak dhe perzihet me vezė. Salca e pėrgatitur hidhet mbi musakanė, spėrkatet me gjalpė dhe djathė kackavall. Tava vihet nė furrė pėr tu pjekur pėr 30 minuta.

  2. #2
    shane_Cl
    Anėtarėsuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    UK, Angli, Liverpool
    Postime
    24
    pershendetje :P
    musaka me patate..
    me cfare tjeter behet musakaja?
    me sa di uni kjo eshte ne kuzhinen greke, por edhe grekerit e kane huazuar prej arabeve pasi enciklopedia thote se : moussakas (Arabic,) ?

    nese, une desha te pyes se eshte kjo nje gatim qe e ka guzhina shqiptare apo e kemi huazuar nga grekerit?
    faleminderit klajdi

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Hengra musaka me patate ne nje restorant grek qe zbulova javen e kaluar, por shume e shpifur ishte, e gatuar shume keq. Ndersa sufllaqet ishin te mrekullueshme.Tamam si te "Fredit" tek ura e bllokut .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Kush do me honger Musaka te hajrit, te shkoj te Molyvos Restaurant in 7th Ave. & 56th Str. ne New York City...

  5. #5
    ♥Nice♥ Maska e cool
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Ajer
    Postime
    73
    Ja menyra ime e pregatitjes se musakas (kosovarqe).. eshte me e thjesht se ajo e pershkruar me lart.


    Musaka me mish te bluar
    -----------------------
    Masa sipas deshires, mvarsisht sa persona jeni..dikush ha me shume, e dikush me pak

    Patatet e prera gjysme hene, te sperkatura me yndyr dhe krip skuqen mire ne furre.
    Mishi: Mishit te bluar i hudhen 2-3 qep te grimcuara, yndyr, veget, piper i zi,piper i kuq dhe deri sa te skuqet mishi mire e mire perzihet.
    Pasi qe te pregatitet mishi e hap mbi patate dhe e fut prap ne furr edhe per disa minuta.

    2 veze me krip i tund mire,e tret me qumesht, i tund prap mire e mire dhe e hedh mbi patate me mish dhe e len deri sa vezet te teren mire (ne furre).

    Per nje kohe shume te shkurtet pregatit kjo gjell dhe behet shume e mire.
    Keshtu pregatitet tek ne ne kosove.
    ~Proud to be Albanian~

  6. #6
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Musaka me perime te ndryshme

    per 5-6 persona

    patate 3-4 kokrra mesatare, 2 patellxhana, 2-3 kunguj te njome.

    mish i grire350gr., qepe 1-2 kokrra, 2-3 htelpinj hudher, 2-3 domate ose salce, kripe, piper, dafine, majdanoz i grire holle.

    per salcen beshamel: 1 l qumesht, 5 luge gjelle miell, 4 kokrra veze, 2-3 luge gjalpe, kripe,
    Ne nje tenxhere kaurdisim qepet me mishin dhe erzat, shtojme domaten ose salcen, dhe e leme te zieje, sipas deshires mund ti shtohet dhe nje gjysme gote vere dhe uje gjate zierjes. Duhet qe ne fund te zierjes masa te mos ngelet shume e lengshme.
    Nderkohe qerojme dhe grijme patatet ne feta te holla, 3-4 mm, i sperkasim me pak vaj dhe kripe dhe i gjysme-pjekim ne furre per rreth 15-20 min. Njelloj veprojme edhe per patellxhanet, te cilet pasi i presim ne feta te holla gjatesore i vendosim per 15 min. ne uje me kripe, pastaj i shpelajme dhe shtrydhim dhe i pjekim per pak minuta ne furre duke i sperkatur me pak vaj, edhe kungujt po ashtu. Ne nje tave shtrojme ne fillim nje shtrese me patatet qe kemi pergatitur, hedhim gjysmen e mishit te grire te pergatitur dhe e sperkasim me majdanoz dhe me djathe te bardhe nese kemi deshire, pastaj shtrojme ne nje shtrese patellxhanat e pergatitur, perseri mishin e ngelur dhe majdanoz dhe ne fund kungujt. kesaj tave i hedhim siper salcen beshamel te pergatitur si me poshte:
    Veme te zieje trecerekun e qumeshtit ndrkohe qe ne nje tas perziejme miellin me qumeshtin e ngelur. Kur qumeshti tjeter te kete zier e hedhim ne te miellin e tretur dhe e trazojme shpejt me nje rrahese(tel) ose spatul derisa te krijohet nje krem i trashe, shtojme kripe sipas deshires dhe gjalpin, dhe pasi ta kemi hequr tenxheren menjane shtojme nje nga nje edhe vezet. Mund te shtojme arre moskat per arome(nutmeg).
    Salcen e mesiperme e hedhim mbi perimet e pergatitura, i grijme persiper pak djathe kackavall dhe e pjekim per 30-40 minuta ne furre te nxehur paraprakisht ne 220 grade.
    (receta tradicionale kerkon qe perimet te skuqen ne tigan me yndyre, por une e kam transformuar pakez per hir te yndyres se tepert)

  7. #7
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Njesoj si me siper mund te veprojme edhe per nje musaka vetem me patate, ose vetem me patellxhana. Mund te perdorim pak fantazine dhe te shtojme ndonje spec te prere ne fije ose karrota!

  8. #8
    rrushja Maska e Bejbi
    Anėtarėsuar
    03-06-2007
    Vendndodhja
    Kėndej rrotull
    Postime
    382
    Citim Postuar mė parė nga LAINA
    Musaka me perime te ndryshme

    per 5-6 persona

    patate 3-4 kokrra mesatare, 2 patellxhana, 2-3 kunguj te njome.

    mish i grire350gr., qepe 1-2 kokrra, 2-3 htelpinj hudher, 2-3 domate ose salce, kripe, piper, dafine, majdanoz i grire holle.

    per salcen beshamel: 1 l qumesht, 5 luge gjelle miell, 4 kokrra veze, 2-3 luge gjalpe, kripe,
    Ne nje tenxhere kaurdisim qepet me mishin dhe erzat, shtojme domaten ose salcen, dhe e leme te zieje, sipas deshires mund ti shtohet dhe nje gjysme gote vere dhe uje gjate zierjes. Duhet qe ne fund te zierjes masa te mos ngelet shume e lengshme.
    Nderkohe qerojme dhe grijme patatet ne feta te holla, 3-4 mm, i sperkasim me pak vaj dhe kripe dhe i gjysme-pjekim ne furre per rreth 15-20 min. Njelloj veprojme edhe per patellxhanet, te cilet pasi i presim ne feta te holla gjatesore i vendosim per 15 min. ne uje me kripe, pastaj i shpelajme dhe shtrydhim dhe i pjekim per pak minuta ne furre duke i sperkatur me pak vaj, edhe kungujt po ashtu. Ne nje tave shtrojme ne fillim nje shtrese me patatet qe kemi pergatitur, hedhim gjysmen e mishit te grire te pergatitur dhe e sperkasim me majdanoz dhe me djathe te bardhe nese kemi deshire, pastaj shtrojme ne nje shtrese patellxhanat e pergatitur, perseri mishin e ngelur dhe majdanoz dhe ne fund kungujt. kesaj tave i hedhim siper salcen beshamel te pergatitur si me poshte:
    Veme te zieje trecerekun e qumeshtit ndrkohe qe ne nje tas perziejme miellin me qumeshtin e ngelur. Kur qumeshti tjeter te kete zier e hedhim ne te miellin e tretur dhe e trazojme shpejt me nje rrahese(tel) ose spatul derisa te krijohet nje krem i trashe, shtojme kripe sipas deshires dhe gjalpin, dhe pasi ta kemi hequr tenxheren menjane shtojme nje nga nje edhe vezet. Mund te shtojme arre moskat per arome(nutmeg).
    Salcen e mesiperme e hedhim mbi perimet e pergatitura, i grijme persiper pak djathe kackavall dhe e pjekim per 30-40 minuta ne furre te nxehur paraprakisht ne 220 grade.
    (receta tradicionale kerkon qe perimet te skuqen ne tigan me yndyre, por une e kam transformuar pakez per hir te yndyres se tepert)
    kjo eshte tamam musakaja e vertete qe behete nga greket dhe shume mire qe i pjek ne furre perimet dhe largon yndyren e tepert

  9. #9
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    e, chief, po ti si e ben muzakana?
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

Tema tė Ngjashme

  1. Supat
    Nga Fiori nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 15:28
  2. Gjeli detit me patate
    Nga brooklyn2007 nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 13:40
  3. Receta te lehta & te shpejta
    Nga Leila nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 08-08-2008, 17:57
  4. Gjyveē me patate
    Nga Fiori nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2002, 11:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •