Pyetja: A lejohet varja e ajeteve Kuranore dhe lutjeve pejgamberike në muret e shtëpisë?

Përgjigja: Varja e ajeteve Kuranore dhe lutjeve pejgamberike, nuk ka qënë prej veprave të selefëve. Ata nuk i shkruanin ajetet, lutjet apo hadithet për t’i varur në mure, por, ata i mësonin ato, vepronin me anë të tyre, i respektonin tej mase dhe i shkruanin në libra. Sa i përket varjes së ajeteve, haditheve dhe lutjeve, kjo nuk lejohet, sidomos ajetet Kuranore; sepse me anë të varjes së tyre, ato i shfaqen nënçmimit. Ato ndoshta mund të bien (nga muri) dhe të shkelen apo nënçmohen, e ndoshta mund të dëmtohen; kjo vepër është e padobishme dhe zakonisht bëhet me qëllim zbukurimi.

Mundet që këto ajete të shkruhen në formë të palejueshme; disa njerëz i shkruajnë në formë kafshe, shpendi, në formë llampe elektrike apo qiriu, të gjitha këto janë të padobishme dhe nuk lejohen. Poashtu, nganjëherë ato shkruhen në formë të palexueshme – në formë të gdhendur – gjë e cila tregon se është për qëllim shfaqja e bukurisë së shkrimit dhe zbukurimi. Të gjitha këto janë të padobishme dhe janë gjëra që Libri i All-llahut (azze ue xhel-le) duhet ruajtur prej tyre.

http://www.selefi.org/index.php?opti...idat&Itemid=68

http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=127753