Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Ymer Elshani, poeti qė nuk vdes

    YMER ELSHANI – biografi

    Nga, Arif Veliu

    Ymer Elshani u lind nė fshatin Korroticė e Poshtme (e Ulėt), me 14 qershor 1948.
    Qė si fėmijė 4-5 vjeē u vėrejten te Ymeri shkėndijat e talenilt tė lindur. Tė gardhi i oborrit pothuaj se ēdo pasdite tuboheshin fėmijėt, po edhe tė rriturit, pėr ta dėgjuar Ymerin duke recituar poezitė qė i mėsonte, ose i kishte dėgjuar prej te tjerėve. Kėshtu i argėtonte moshatarėt qė shqepeshin nė gaz nga shakatė e tij.

    Fėmjėrinė dhe rininė e kaloi nė fshat. Mėsimet nė klasėn e parė tė fillores i nisi nė vitin shkollor 1955/1956. Kushtet e atėhershme ishin te rėnda, e veēmas nė familjen e Ymerit, pasi qė babai Nazifi kishte shumė fėmijė dhe mezi e siguronte bukėn pėr familjen shumėanetarėshe.

    Nė mėsime Ymeri ishte pėrherė i shkėlqyeshėm. Pėr mėsues e pati Hasan Kastratin nga Kizhareka, ndėrsa shkolla ishte njė ndėrtesė e rregulluar dobėt.

    Katėr klasė tė fillores i mori ne vendlindje, pastaj ciklin e lartė tė fillores e mbaroi nė Komaran. Shkolla mbante emrin ”Jeta e re”.

    Filloi tė shkruante poezi qė nė moshėn 10 vjeēare. Nė fillim e nxiti dhe i ndihmoi daja i tij, mėsuesi Fazli Greiēevci. Mė vonė Ymeri do tė tregojė se poezinė e parė e kishte shkruar pėr Diellin. Daja Fazli i kontrolloi vjershėn dhe i dha kurajo. Edhe nė shkollė i jepte mėsim arsimtari Halil Bogaj, i cili po ashtu ndikoi te Ymeri duke i botuar poezitė qė shkruante nė fletushkėn ”Pena e re”.

    Si nxėnės i klasės sė shtatė botoi poezinė e parė nė revistėn ”Pionieri” nr. 6 te vitit 1962. Ajo titullohej ”Pėr gjah”.

    Pas kryerjes sė shkollės fillore, Ymeri vijoi mėsimet pėr mėsues nė shkollėn e mesme normale tė Prishtinės. Qė tė bėhej mėsues ishte edhe dėshira e dajės Fazli. Me tė kryer klasėn e parė tė shkollės normale, i ndodhi njė ngjarje tronditėse qė i shkaktoi pikėllim tė thellė. Ia burgosen dhe ia vranė me torturė dajėn Fazli. Nė varrimin e tij, Ymerit i rreshqitėn lotėt, por i duhej tė mbahej i fortė. Nė atė kohė Ymeri shkruante pandėrprerė, kryesisht poezi, tė cilat i lexonte nė orėt letrare qė mbaheshin nė shkollėn normale. Pėrkrahje dhe ndihmė nė rrugėn krijuese i jepte profesori Rexhep Hoxha, tė cilin ai e adhuronte pa masė. Kėtė respekt pėr tė do ta mbajė gjatė tėrė jetės. Poezitė i botonte nė faqen pėr fėmijė tė ”Rilindjes”, nė revistėn ”Shėndeti” dhe nė revistat ”Gezimi” dhe ”Fatosi” qė dilnin ne Shkup.

    Nė klasėn e katėrt tė normales iu botua vepra e parė me poezi ”Anija e miqėsise”. Ishte viti 1967, vazhdonte tė shkruante mė intenzitet edhe mė tė madh. Tash ai kishte fllluar tė shkruante dhe tregime tė shkurtra e pjesė teatrore.

    Nė shtyp u paralajmėrua se po e pėrgatiste pėrmbledhjen e dytė me tituill ”Baloni i kaltėr”.

    Nė kėtė libėr, pėrveē poezive kishte pėrfshirė edhe tregime ”Dy motra” dhe pjesėn teatrale ”Lotėt e Drenushės”, ”Anija e miqėsisė”.

    Pas botimit tė veprės sė dytė ”Ēka ėndėrrojnė lulet” (1971), Ymeri u paraqit nė konkursin letrar tė ”Rilindjes” me romanin ”Ndodhitė Hundėkarrotės” ku mori ēmimin e dytė.

    Kur ishte nė vitin e parė tė fakultetit nė nėntorin e 1968-ės, Ymeri mori pjesė nė demonstratat qė u bėnė nė Prishtine. Pėr kėtė mė vonė pėr pak tė perjashtohej nga puna. I dhanė masėn e dėnimit parapėrjashtim dhe nė kėtė rast e mbėshteti drejtori i shkollės, Halil Bogaj, duke arsyetuar se atė ditė Ymeri e kishte mbajtur mėsimin. Nė ditar i kishte tė shėnuara orėt, se ashtu e kishte sugjeruar vetė drejtori, kuptohet, nė njė bisedė tė fshehtė me mėsuesin Ymer. Kėshtu pėr pak shpėtoi nga mė e keqja mesuesi i ri, por pėrcillet vazhdimisht nga argatėt e sistemrt tė atėhershėm.

    Nė shkollė tė mesme Ymeri banoi nė Prishtinė nė njė kasolle tė vjetėr tek halla Mine, e mė vonė nė shtėpinė e shkrimtarit Nebil Duraku. Kushtet i kishte shumė te rėnda. Ushqimi i dobėt, tė cilin ia sillte shpesh babai Nazifi nga shtėpia. Ka ndodhur qė me njė spec tė kalonte ditėn, do tė rrefente me vonė Ymeri. Babai Nazifi shiste vezė nė treg; punonte punė tė rėnda fizike; zbrazte thasė mielli, pra me shumė pengesa arriti ta shkollojė djalin e madh, Ymerin.

    Nė mėsime Ymeri ishte pėrherė i shkėlqyeshėm dhe punonte pandėrprerė. Nga tė ftohtit, gjatė kėsaj kohe, Ymeri sėmuret bukur rėndė. I ngriheshin gishtėrinjtė e dorės dhe njė kohė e kalon nė spital. Por ai kurrė s'u dorėzua. Posa doli mėsues s'u kėnaq me kaq dhe nė afat rekord i kreu studimet.

    Nė tetor te vitit 1972 diplomoi nė Fakultetin Filozofik - dega e gjuhės dhe letėrsisė shqipe. Pas katėr vitesh qė punoi nė shkollėn filore ”Jeta e re ” tė Komoranit, kalon nė gimnazin ”Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu” nė Gllogovc (tash Drenas).

    Nė fillim mbante ose ligjėronte dy lėndė: gjuhėn shqipe dhe gjuhėn latine. Pas njė kohe tė shkurtėr zgjedhet zėvendėsdrejtor i gjimnazit. Vijon studimet pasdiplomike dhe me notė tė lartė 8.60 i kryen tė gjtha provimet. Ndėrkohė, mė 1975 e kryen shėrbimin ushtarak nė Novi Sad. Kthehet dhe punon edhe dy vjet si profesor nė gjimnaz. Fillon tė botojė studime dhe kritika pėr veprat e letėrsisė pėr fėmijė.

    Nė revistėn ”Shkėndija” ,mė 1978 dhe 1979 boton disa recensione pėr veprat qė atėherė ishin si lekturė shkollore. Pėrgatiti disa punime pėr emisionet e Radio - Prishtines.

    Qė nga shtatori 1977 u bė drejtor i gjimnazit, mirėpo emri i shkolles ishte ndėrruar nė “Mareshali Tito”. Tash gjimnazi u shndėrrua nė Qendra e Arsimit tė Mesėm tė Orientuar (QAMO). Pra, pėrpos paraleleve te gjimnazit tė pergjithshėm, u hapen degė tė reja teknike.

    Organizator i suksesshėm, punėtor i palodhshėm, ai me profesorėt e tjerė vinin rend dhe disiplinė tė jashtėzakonshme nė shkollė. Profesorėt vinin nga Prishtina me furgon. Ishin kėto vitet e lulėzimit tė arsimit nė Drenas. Dolėn disa breza nxėnėsish tė dalluar, tė cilėt mė vonė u benė mjekė, professorė, ekonomistė etj.

    Me 1978 Ymeri magjistroi me temėn ''Poezia pėr fėmijė 1946 – 1976 nė Jugosllavi”. Mentorė i pati Dr. Ali Aliun dhe Dr. Rexhep Qosjen. Komisioni e vlerėsoi lart punėn e bėrė dhe e ēmoi kontributin e kandidatit nė shtjellimin e suksesshėm tė temės duke i dhėnė gradėn shkencore magjistėr i shkencave filologjike.

    Pa mbushur katėr vjet tė punės si drejtor, mė 2 prill 1981 nė Drenas shpėrthyen demonstratat. Edhe nxėnėsit e gjimnazit dolėn pėr tė kėrkuar Republikė. Ymeri me profesorėt dolėn tė obliguar pėr t'i percjellė nxėnėsit, e mundėsisht sipas urdhėrit tė Komitetit komunal pėr t'i shpėrndarė. Afėr fabrikės sė ”FERRONIKELIT” plagosen disa demostrues. Pas kryerjes sė demonstratės u ndėrpre mėsimi nė shkollėn e mesme dhe nė shkollat e tjera. Duhej gjetur ”fajtorėt” pėr kėto demonstrata. Fillojnė diferencimet ideo-politike. Ymeri merret nė biseda informative nė polici. Pas pak ditėsh e pėrjashtojnė nga puna se gjoja ka pasur qėndrim oportunist dhe ėshtė pėrgjegjes pėr demonstratat qė u bėnė nė Gllogovc. Kėshtu mbeti pa punė poeti edhe profesori Ymer Elshani.

    Erdhėn ditė tė zymta dhe njė diferencim e ndjekje policore ndaj tij. Autorit tė tetė veprave iu ndalua publikimi i shkrimeve. Ndiqej kėmba-kėmbės nga shėrbėtorėt e SPB-sė.
    Aneksat( ankesat!!) qė i bėri gjyqit Ymeri pėr padrejtėsi qė ia bėnė, iu refuzuan. I dhanė pėrgjigjje: je i papėrshtatshėm pėr arsim.

    Pesė vjet Ymeri mbeti nė shtėpi. Punonte nė ara, nė kopshtije. Ishte bėrė bujk i mirė, por letėrsinė dhe krijimtarinė letrare nuk e la. Shkruante poezi, poema, tregime dhe me njė qėndresė tė pashoqe u bėnte ballė furtunave qė ia imponuan forcat reaksionare dhe njerėzit shpirtėzinj.

    Megjithatė, Ymeri mė nė fund, pas njė kohe tė gjatė punėsohet nė fabrikėn e ,,Ferronikelit” si pėrkthyes. Kjo ndodhi nė 1985.
    Do cekur se sa ishte i papunė e pėrkrahu shkrimtari Rifat Kukaj, i cili ia kishte dhėnė dhe tė pėrkthejė librin, ”Nje mije e nje net” dhe ia boton veprėn me tregime ”Plaku me violinė” (1984).
    Nė” Feronikel” punon deri mė 1992. Prapė e largojnė nga puna si ”tepricė teknologjike”.

    Mė 1994 kthehet nė arsim. Kėtė herė prapė nė gjimnaz si zėvendėsdrejtor. Nė rrethana tė rėnda pėr arsimin tonė, Ymeri prej vitit 1996 emėrohet kėshilltar pėr lėndėn e gjuhės dhe letėsisė shqipe. Me elan tė pėrtėrirė, me tėrė potencialin punoi nė mirėvajtjen dhe pėrparimin e arsimit. Shkonte nė tė gjitha shkollat e komunės sė Drenasit. Hospitonte nė orė, jepte udhėzime dhe inkurajonte punėtorėt e arsimit pėr tė mbijetuar arsimi nė gjuhėn shqipe, qė ishte nė rrezik tė shkatėrrohej nga Serbia.

    Kur lufta filloi, mė 1998 Ymeri kishte vendosur tė mos largohej nga vendlindja. Disa ditė ishte nė Prishtinė, por menjėherė u kthye nė fshat.

    Pas intervenimit tė NATO-s Ymeri, mė 15 prill 1999 u dėbua nga fshati bashkė me tėrė familjen.U vendos nė fshatin Poklek i Vjetėr, por gjithnjė mendonte tė kthehej nė shtėpi.

    Mė 17 prill 1999, herėt nė mėngjes tenton tė depėrtojė nė Drenas me familjen e tij, me babanė, nėnėn dhe tė tjerė, por te vigu, mbi lumin Drenica, gjysmėn e turmės policia serbe i kthen prapa duke u thene: ”Kthehuni ku keni qenė. Askush s'do t'ju prek!”

    Ymeri, me gruan, me 4 djemtė dhe me kunaten Shukriein strehohen nė shtėpinė e Sinan Muēollit pėr t'i terur rrobat dhe pėr tė pushuar pak aty. Atė ditė binte shi rrėke dhe bubullinte pa u ndalur.

    Dy policė serbė hyjn nė shtėpinė e Sinan Muēollit. I marrin Ymer Elshanin dhe Sinan Muēollin dhe pas pak ua shuajnė jetėn mizorisht 52 njerėzve (vetave): gra, vajza, fėmijė tė Muēollėve, tė Carakėve, tė Elshanėve qė ndodheshin nė njė dhomė nė katin e parė tė shtėpise sė Sinan Muēollit.

    Polici hyn aty. E hedh nje bombė. Nxjerr pushkėn automatike dhe i vret 51 veta. Kėtu, pėrveē Ymerit, vritet e shoqja Nafia, 4 djemtė e Ymerit: Ardiani, Mirani, Kujtimi, Nderimi dhe kunata Shukria. Tė nesėrmen nė njė shtėpi afėr vritet nėna e Ymerit, Nailja, e cila ishte motra e Fazli Greicevcit.

    Pra, Ymeri pati fund tragjik, se vritet nga serbėt sikur daja i tij. Rėnia e tij e dhembshme shkaktoi pikėllim tė madh nė popull, veēanėrisht nė zemrat e atyre qė e njohen dhe e ēmuan pėr karakterin dhe madhėshtinė etike qė e karakterizonin atė deri nė renien nė altarin e atdheut.

    Mirėpo, poeti nuk vdes. Ai dhe vepra e tij jeton pėr jetė tė jetėve. Kujtimi pėr dėshmorin Ymer Elshani ėshtė i pėrjetshėm.

    BURIMI KĖTU
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 16-04-2012 mė 08:00
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •