Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Berisha në Afganistan: Me zemër dhe mendje çdo ditë jam me ju këtu

    Berisha në Afganistan: Me zemër dhe mendje çdo ditë jam me ju, këtu


    Kryeministri Berisha vizitoi bazën ushtarake ajrore të Kandaharit, ku u prit nga Komandanti i Njësisë Shqiptare, Nënkolonel Behar Mara dhe Zëvendëskomandanti i Komandës Rajonale Jugore Chriss Fields. Kryeministri shoqërohej në këtë vizitë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH), Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi. Kryeministri mori vlerësimet më të larta për përformancën e shkëlqyer të ushtarakëve shqiptare dhe duke shfrytëzuar këtë vizitë, ata i ri shprehën Kryeministrit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së Kapiten Veti Voglit dhe vlerësimin më të madh për të si një oficer dhe mik i shkëlqyer.

    http://botasot.info/reklama/April-15-18-2-37Herat.jpg

    Nga kjo bazë, Kryeministri Berisha iu drejtua bazës operacionale Spin Buldog në Kandahar, në të cilën ndodhen të dislokuar së bashku me njësitë amerikane edhe kontingjenti “Eagle 4”, i përbërë nga 44 ushtarakë të Forcave Speciale të Republikës së Shqipërisë. Pjesë e këtij kontingjenti ishte edhe Kapiteni Feti Vogli.
    Në vijim, në mjediset e bazës u zhvillua një ceremoni për nder të vizitës së Kryeministrit Berisha. Gjatë saj, Komandanti amerikan i bazës, Kolonel Johnson theksoi në fjalën e tij se ushtarakët shqiptare të Forcave Speciale “Eagle 4” që shërbejnë në Kandahar janë ndër ushtarakët më të mirë që ai ka njohur gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake, të përkushtuar, luajalë e të vendosur. Unë, - tha Kolonel Johnson - ia kam besuar dhe do t’ia besoja jetën time, në çdo moment, këtyre ushtarakëve të shkëlqyer.
    Koloneli Johnson, duke prezantuar para ushtarakëve amerikanë Kryeministrin Berisha, theksoi se është një nder i jashtëzakonshëm të kemi sot, mes nesh, një figure kaq të spikatur, që prej njëzet vjetësh i është përkushtuar tërësisht, me vizion e vendosmëri, konsolidimit të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri. Kjo vizite, tha ai, është një inspirim dhe një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ushtarakët që shërbejnë në këtë bazë.

    http://botasot.info/reklama/April-15...arbriefing.jpg

    Kryeministri u shprehu ushtarakëve tanë mirënjohjen më të thellë të tij, të qeverisë dhe popullit shqiptar për përfaqësimin me dinjitet të lartë të Shqipërisë, në përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në mbështetje të popullit afgan.

    http://botasot.info/reklama/April-15-18-2-59Herat2.jpg

    Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha zhvilloi takime edhe përfaqësuesin civil më të lartë të NATO-s në Shtabin e ISAF, ambasadorin Simon Gass, me Komandantin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Asistencës, njëkohësisht Komandant i Forcave Amerikane në Afganistan, Gjeneral John Allen, komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore Gjeneral Brigade Luigi Chapperini, Zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Jugore Gjeneral Majorin Javier Cabeza.BS
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    Berisha në Afganistan: Me zemër dhe mendje çdo ditë jam me ju, këtu
    vertet i ka thene keto fjale ai?

    sa qeshen me fjalet e tij?


    Me pelqeu dhe me kenaqi vleresimi i kolonelit per ushtaret tane atje. :=)
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Edhe pse nje vizite e vonuar, duhet te ishte bere vite me pare, ajo eshte nje vizite qe duhet vleresuar. Humbja e jetes se nje prej komandove shqiptare ne Afganistan nuk ishte e lehte per opinionin publik shqiptar, por ne menyre te vecante per moralin e grupit te ushtareve shqiptare ne Afganistan, me te cilet kapiten Vogli sherbente.

    Shpresoj qe tragjedia dhe vizita e kryeministrit, te sensibilizoje shqiptaret qe te respektojne ushtaret e oficeret e tyre, sidomos tani qe Shqiperia e gjen vete si anetare e NATO. Me behet qejfi qe kryeministri gjeti kohe qe te shkoje ne Afganistan per t'iu gjendur prane komandove shqiptare.

    Albo

  4. #4
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://botasot.info/reklama/April-15...7kandahar5.JPG



    Berisha në Kandahar, vizita e parë tek ushtarët shqiptarë


    Prej gati 24 orësh kryeministri Sali Berisha ndodhet në Afganistan në vizitën e parë që shefi i qeverisë u bën trupave shqiptare të vendosura atje prej disa vjetësh, si pjesë e aleancës së Atlantikut të Veriut.

    Vizita blic e kryeministrit Berisha ne kandahar, ku ndodhet trupat komando shqiptare me mission luftimi është mbajtur sekcret per arsye sigurie. Perveç takimit me ushtaraket shqiptare, ne axhenden e kryeministrit ishin shenuar edhe takime me drejtues te larte te komandes se NATO-s ne Afganistan, por ende nuk behen te njohura detaje te axhendes, e cila mbetet e papublikuar, edhe kjo per arsye sigurie.

    Trupat shqiptare me mision paqeruajtes, por veçanërisht ata me mision luftimi kane marre vleresime te jashtezakonshme nga shtabi qendror i NATO-s ne Afganistan. Vizita e kryeministrit Berisha ne Afganistan vjen pak kohe pas humbjes se kapiten Feti Voglit ne krye te detyres dhe plagosjes se nentetar Aleksander Peçit gjatë nje operacioni paqeruajtes ne Kandahar.

    Pritet qe pamjet e vizites blic te kryeministrit Berisha ne Afganistan te behen publike te dielen, pas kthimit te tij ne Tirane.
    Bota Sot
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ambasadori i NATO-s në Kabul: Trupat shqiptare, kontribut të shkëlqyer për paqen e afganëve
    15-04-2012 / Gazeta 55


    Kryeministri Berisha u takua me përfaqësuesin civil më të lartë të NATO-s në Shtabin e ISAF, Kabul, ambasadorin Simon Gass. Ambasadori Gass e falenderoi përzemërsisht për kontributin jashtëzakonisht të vlerësuar të Forcave të Armatosura Shqiptare, qeverisë shqiptare dhe Shqipërisë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në Afganistan. Shqipëria, tha ambasadori Gass, po i përmbush më së miri detyrimet e saj si aleat i NATO-s, në Afganistan dhe është një partner i vërtetë për ne, në Afganistan e më gjerë. Ambasadori Gass i shprehu Kryeministrit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së Kapiten Feti Vogli, në Kandahar.

    Më tej, ambasadori Gass e informoi Kryeministrin për zhvillimet e fundit në Afganistan, suksesin e forcave të ISAF, por edhe arritjet në fushën e trajnimit të Forcave të Sigurisë Afgane, për të marrë në dorë sigurinë e tyre, mbas mbarimit të periudhës së tranzicionit, por edhe me zhvillimet politike, ndryshimet demokratike dhe përpjekjet për zhvillim ekonomik në vend. Sot, rreth 50 përqind e qytetareve, bëri me dije, ambasadori Gass, jetojnë në zona, ku siguria garantohet nga forcat afgane dhe së shpejti do të arrijë në 70 përqind, deri në objektivin final që pas vitit 2014, NATO do të vijojë të kontribuojë, por tashmë më shumë në aspekte trajnimi e mbështetjeje për Forcat e Sigurisë Afgane.

    Kryeministri Berisha e falenderoi për mikpritjen dhe për vlerësimin që ambasadori Gass i bëri Shqipërisë dhe kontributit të Forcave saj të Armatosura. Kryeministri i bëri me dije ambasadorit Gass se qeveria shqiptare ka ofruar 100 bursa për të rinjtë afganë, duke e konsideruar rritjen e nivelit të arsimimit të qytetarëve të këtij vendi mik, që ka vuajtur si askush tjetër në duart e regjimeve autoritare, si një element thelbësor për përparimin e tij e popullit të tij në të ardhmen. Kryeministri e njohu ambasadorin Gass edhe me zhvillimet në Shqipëri dhe procesin e reformave të gjithanshme që ajo po zbaton. Në takim u diskutuan gjithashtu edhe zhvillimet e fundit dhe situata në rajon. Në përfundim të takimit, ambasadori Gass dhe Kryeministri Berisha bënë këto komente në lidhje me takimin mes tyre:

    Ambasadorin Gass: Pata një takim të shkëlqyer me Kryeministrin Berisha. Është një privilegj dhe një ndër që e pres sot, këtu, në komandën ISAF, jo vetëm për punën e shkëlqyer që trupat shqiptare bëjnë këtu, në Afganistan, në mbështetje të popullit afgan, por edhe në mbështetje të misionit të NATO-s. Ata kanë bërë një punë dhe shërbim të shkëlqyer dhe ishte në nderin tim të falënderoja Kryeministrin për kontributin e madh të shqiptarëve. Pata rastin t’i shpreh Kryeministrit Berisha pikëpamjen time mbi zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit. Ishte një nder i veçantë, gjithashtu, që e takoj Kryeministrin pas 20 vitesh, mbasi unë kam vizituar Tiranën në vitin ‘92.

    Kryeministri Berisha: Ishte një takim shumë i përzemërt. Dua të falënderoj përzemërsisht ambasadorin Gass për të gjithë diskutimet që patëm mbi situatën në këtë vend mik, punën e shkëlqyer që Aleanca e Atlantikut të Veriut bën këtu dhe jo vetëm në rrafshin ushtarak, rrafshin e sigurisë që është edhe kryesor, por në të gjitha drejtimet dhe optimizmi i ambasadorit mbi të ardhmen e këtij vendi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Lajme shumë pozitive ka për muajt që vinë mbi suksese të rëndësishme në fushën e sigurisë. Dihet që këtu përgatitet një forcë e madhe e sigurisë afgane dhe dora-dorës ata po marrin gjithnjë e më shumë në dorë sigurinë e këtij vendi. Ambasadori foli me superlativa mbi ushtarët tanë këtu dhe punën e madhe që ata bëjnë, çka ishte për mua një gjë shumë e rëndësishme. Sikundër unë e njoha ambasadorin me të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe meqenëse si miq jemi takuar 20 vjet më parë, bëmë një shpalosje të zhvillimeve në Shqipëri që nga viti ‘92 gjer sot. Ishte një takim shumë miqësor. Edhe njëherë dua ta falënderoj me shumë mirënjohje dhe respekt për të gjithë diskutimet që patëm.




    Komandanti i ISAF, Gjeneral John Allen: Tranzicioni në Afganistan, do vazhdojmë misionin edhe për një kohë të gjatë
    15-04-2012 / Gazeta 55

    Kryeministri Berisha vizitoi Shtabin e ISAF në Kabul, ku u takua me Komandantin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Asistencës dhe njëkohësisht Komandant i Forcave Amerikane në Afganistan, Gjeneralin John R Allen. Gjenerali Allen i rishprehu Kryeministrit ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetës së Kapiten Feti Vogli. Gjenerali Allen vlerësoi kontributin dhe performancën e shkëlqyer të njësive shqiptare që veprojnë në Afganistan.

    Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i shprehur Gjeneralit Allen mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA, miku më i madh e strategjik i Shqipërisë e kombit shqiptar, i kanë dhënë në vijimësi vendit gjatë gjithë kësaj periudhe transformimesh të rëndësishme, në veçanti mbështetjen për anëtarësimin në NATO dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Aleancës dhe në shumë fusha të tjera, si dhe për kontributin e paçmuar të SHBA për çështjen e drejtë të shqiptarëve në Kosovë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Republikës së Kosovës. Shqiptaret, tha Kryeministri, i mbeten përherë mirënjohës SHBA-së, qeverisë së saj e popullit të madh e mik amerikan. Gjatë bisedës, Gjenerali Allen e informoi Kryeministrin Berisha për zhvillimet e fundit në Afganistan, përpjekjen e jashtëzakonshme dhe arritjet e rëndësishme të ISAF, NATO-s dhe koalicionit për konsolidimin e sigurisë, por edhe të demokracisë në vend.

    Gjenerali e informoi Kryeministrin Berisha për ecurinë e procesit të transformimit dhe i shprehu mirënjohjen më të thellë të tij, NATO-s dhe misionit të ISAF, por edhe SHBA-së për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të mbështetur misionin e ISAF dhe NATO-n në Afganistan, për sa kohë ato e konsiderojnë të nevojshme të ofrojnë kontributin e tyre në këtë vend mik. Gjithashtu, gjenerali Allen vlerësoi si realisht bujare ofertën e qeverisë shqiptare për t’u dhënë bursa studentëve e studenteve afgane. Gjenerali Allen i theksoi Kryeministrit Berisha se vende si Afganistani mund të përfitojnë shumë nga shembulli i shkëlqyer i Shqipërisë në reformat e suksesshme dhe luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Berisha e ftoi Gjeneralin Allen në një vizitë në Tirane, të cilën ai e pranoi me kënaqësi.

    Në përfundim të takimit, Gjenerali Allen dhe Kryeministri Berisha bënë këto komente në lidhje me takimin mes tyre:

    Gjeneralin John R. Allen: Ishte një kënaqësi e madhe që prita Kryeministrin Berisha në zyrat tona qendrore në Kabul dhe e falënderoj atë sinqerisht për kontributin e madh që Shqipëria ka bërë për misionin, por ç’është më e rëndësishmja, për lirinë dhe të ardhmen e Afganistanit. Ishte kënaqësia ime që vite më parë, në vitin ’95, vizitova Shqipërinë dhe dëgjova Kryeministrin mbi historinë e shkëlqyer të progresit të Shqipërisë dhe për anëtarësimin në NATO dhe tani si anëtar i NATO-s ka një rol jetësor në forcat ndërkombëtare të asistencës, në forcat e NATO-s këtu, në Afganistan. Ndaj ju falënderoj zoti Kryeministër për kontributin bujar të Shqipërisë në çdo aspekt të këtij misioni. I shpreha Kryeministrit dëshirën për të shërbyer bashkërisht me forcat shqiptare në këtë mision të madh për lirinë në Afganistan.

    Kryeministri Berisha: Ne patëm një takim të shkëlqyer me Gjeneralin John Allen, komandantin e trupave të NATO-s në Afganistan. E sigurova Gjeneralin se trupat tona janë krenarë, shqiptarët janë krenarë që trupat tona janë nën komandën e shkëlqyer të Gjeneralit John Allen. Diskutuam gjerësisht mbi situatën në këtë vend mik dhe Gjenerali më njohu me suksesin e rëndësishëm që Aleanca ka arritur në përgatitjen e Forcave të Armatosura të Sigurisë së Afganistanit, në luftën e suksesshme kundër Al Kaedës dhe talebanëve në këtë vend, në përgatitjen e shkëlqyer që ka bërë shtabi i udhëhequr nga Gjenerali Allen për periudhën e tranzicionit të të gjitha kompetencave tek forcat afgane dhe në projektet që ekzistojnë për të garantuar këtë vend që forcat e Al Kaedës dhe talebanëve nuk mund të nëpërkëmbin më lirinë e këtij kombi, i cili ka kaluar periudha të vështira, por që meriton të ndërtojë lirinë e tij, të ndërtojë të ardhmen në liri dhe SHBA janë shumë të vendosura në këtë drejtim. E garantova Gjeneralin se Shqipëria dhe njësitë tona do të jenë në këtë vend mik, për aq kohë sa do të jenë forcat e njësisë së shkëlqyer amerikane.

    ***

    Gjatë vizitës në Afganistan, Kryeministri Berisha u takua edhe me Zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Jugore, Gjeneral Majorin Javier Cabeza, nga i cili mori gjithashtu vlerësimet më të larta për figurën e ushtrisë shqiptare, të përfaqësuar edhe nga njësitë ushtarake shqiptare në Afganistan. Njësitë shqiptare, tha ai, ndodhen në shumë vendndodhje dhe kudo po dëshmojnë një shembull të jashtëzakonshëm përkushtimi, profesionalizmi dhe kontributi, për të cilin u jemi mirënjohës.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    pas lufte kushdo behet trim, pas gjyqi kushdo behet i squet ...

    edhe kjo puna e "reportazhit" te vizites, mund te shkruhet çfardo e si ti veje per shtat qeverise - media e "pavarur" nuk arriti ta shoqeroje kete vizite "historike".

    duhesh per momentin kjo vizite ... kaq mjafton.

    te ben pershtypje ftesa e bere ndaj gjeneralit Allen,
    ... Kryeministri Berisha e ftoi Gjeneralin Allen në një vizitë në Tirane, të cilën ai e pranoi me kënaqësi.
    ...
    po ai presidenti i Afghanistanit si nuk e paska pritur? te jete kjo nje vrime e zeze ne protokollin e vizites ... ?!? ka humbur rastin te merrte nje ftese per te vizituar Shqiperine ...

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    per kuriozitet, shkoni ne sitet e CENTCOM apo te ISAF - nuk do te gjeni as edhe nje gjurme, as edhe nje fjale te vetme te asaj "vizite" - kurkund nuk gjindet emri i salijevit mushkatar ...

    ka domethenie te shkelqyer kjo, e skajshme, madhore ...

    nuk ka tashme as edhe i thashe e as edhe me tha ...

  8. #8
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Si cdo kryeminister apo president tjeter i vendeve te NATO's edhe Berisha e ka per detyre qe te shkoje dhe ti shikoje edhe ata bij nenash Shqiptare qe sherbejne ne Afganistan si ushtare, si police trajnues dhe puntore civil qe punojne ne kuader te Aleances, po keshtu te inspektoje ato investime modeste ne ndertimin e disa Shkollave ne ate vend te financuar nga Qeveria Shqiptare.

    Nuk shikoj asgje qe nuk shkon, e takoi apo nuk e takoi presidentin Afgan. Qellimi i vizites ishin ushtaraket shqiptare.
    Bashkohem me parafolsin qe pak si e vonuar, por aspak e pavend si vizite.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  9. #9
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Si cdo kryeminister apo president tjeter i vendeve te NATO's edhe Berisha e ka per detyre qe te shkoje dhe ti shikoje edhe ata bij nenash Shqiptare qe sherbejne ne Afganistan si ushtare, si police trajnues dhe puntore civil qe punojne ne kuader te Aleances, po keshtu te inspektoje ato investime modeste ne ndertimin e disa Shkollave ne ate vend te financuar nga Qeveria Shqiptare.

    Nuk shikoj asgje qe nuk shkon, e takoi apo nuk e takoi presidentin Afgan. Qellimi i vizites ishin ushtaraket shqiptare.
    Bashkohem me parafolsin qe pak si e vonuar, por aspak e pavend si vizite.
    kush ishte parafolsi?

  10. #10
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    kush ishte parafolsi?
    Albo

    Mirulexofshim
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •