Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 105
  1. #41
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar mė parė nga Nice_Boy Lexo Postimin




    no coment.
    As qe mora mundimin te lexoj injorancat e shtypit! C'keni o milet me Saliun!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #42
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Zeri i Kosoves: Fajin e ka Berisha dhe Mafia serbe qe Kosova nuk ka drita
    Sa per te qeshe?
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar mė parė nga Kosovar.Pr Lexo Postimin
    Kosova ka edhe rruge tjera por ato jane me te shtrenjta se tregu i Serbise pra ne ket aludone ky shkrimi te cilin e citon ti, se kosova ka lidhje me transfomus energjetik te Maqedonis kjo esht e sigurte por Importi nga atje esht shum me i shtrenjte se nga Serbia, Ndersa ndertimi i linjes me Shqiperin do te ishte Komplimentare plotesues dhe kjo i intereson Kosoves ne menrye qe ne momente te caktuara te mos blej energji me para keshe nga vende tjera kur ket munde ta beje me huazime me Shqiperin dhe kjo velen edhe per Shqiperin
    Kosova ka lidhje 400 KW me serbin dhe malin e zi linjat me IRJM dhe Shqiperine jane 110 KW,sot Shqiperia dhe Kosova kur shkembejn energji jane te detyruara ta shfrytezoin linjen e malit te zi Podgorice-Shkoder.

    Gazeta "Zeri" eshte gazete bulevardeske qe i sherben pronarit te saje remzi ejupit,ky remziu ndoshta ka naj konflikt me qeverin shqiptare per linjat ajrore,hulumtone biznesin e eurokohes mund ta gjeni shkakun pse zeri e sulmon berishen.
    Po te ishte berisha kunder linjes 400KW nuk do te merte fare kredi nga gjermanet per ndertimin e saje.
    Mund te jet e vertet qe dikush ne qeverin e Shqiperise nuk eshte i kenaqur qe kompania kroate ka fitu tenderin dhe vonon zbatimin e tij derisa te marre per vete % nga kompania kroate.

  4. #44
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    cfare mendimi ke ti per gazeten qe solli shkrimin
    Drague, ne fund te shkrimit qe media shpifese e ps me ane te zerit info, ne nji linke tjeter lexova dhe kete:



    Pritet se ky informacion tė shkaktojė tensione tė mėdha nė skenėn politike nė Shqipėri, e cila edhe ashtu ėshtė e acaruar.


    A do ken sukses pritet te shifet? Dikush nga gazetaret e zerit ashte be kurban i rames. Tashe kjo akuze duhet te vertetohet, per ndryshe zeri dhe stafi saje e hup rejtingun te shqyptaret. Nuk i dihet ndoshta i rritet rejtingu? me shqyptaret ndodhin gjena te quditeshme! A u be zeri info kurbani ed ruc ngjeles?





    Pse ia ndryshuat titullin temes, nuk ashte e para here qe ndegjojem tituj e tema me prapavia antikombetare, kjo ashte aftesi e komunisteve,
    shpif e mashtro, ndryshe nuk din.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 16-04-2012 mė 16:53
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  5. #45
    qun i mir Maska e FREX
    Anėtarėsuar
    24-10-2009
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    83
    Qa Faji Ka Berisha?

  6. #46
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Fajin e politikaneve tane ne pergjithesi eshte veshtire ,per ta thene realitetin ,sepse c'do politikane shqipetare eshte nen ndikim te BE dhe Amerikes ,bile bile ka njehere edhe me ndikim sllave .seåse i detyron amerika dhe BE




    BE-dhe Amerika , asnjehere nuk do te lejojne paqe te qendrueshme ne ato vende ku jetojne shqipetare , sepse vendin tokat shqipetare keto dy fuqi do ti perdorin per eksperimente (kapexhik konfliktesh ). Arsyeja eshte sepse ku ka xhamia dhe muslimane ne evrope, ne ate vende nuk do te kete paqe , pore vetem trazira te here pase hershme .Ne shume raste ne i fajsojme politikanet tane ,pore realiteti eshte se politikanet tane kane marre droge politike nga BE deh amerika .

    Keto dy fuqi nuk jane miqte tane ,pore fjala miqesi perdoret vetem politikishte ,dhe s'ka realitet ne keto dy fuqi .

    Si munde qe evropa te bashkohet shqipetaret te ndahen ne muhalla dhe ne integrime shkijesh sllave ??




    BE dhe Amerika ,kerkojne tensione ne Shqiperi dhe ne gjithe ballknain ,sepse BE ,dhe Amerika qellimin e kane qe ne ballkane te jete nje kapexhik i konflikteve sa here qe te ju duhet atyre .

    Nuk eshte e rastesishme qe Kosoves i ndertohet nje Kushtetute ku thuhet se Kosova nuk ka te drejte ti bashkangjitet asnje shteti .

    Nuk eshte e rastesishme kurre Amerika dhe BE , i detyron shqipetaret e Maqedonise te jeteojne ne nje shtete kurse multietnik me shkijet sllave ,qe per c'do ditte kerkojne vdekjen e shqipetareve .

    Nuk eshte e rastesishme , qe ne evrope jane te izoluare vetem shqipetaret , qe nuk ka snje kuptim me reformat demokratike ne kontinentin evropiane .

    Nuk eshte e rastesishme qe tre Ambasadore Amerikane nje ne Tirane ,nje ne Prishtine ,dhe nje ne Shkupe qe mbane nje xhoker ,per shqipetaret .

    Nuk eshte e rastesishem qe me ndikim evroamerikane politikanet shqipetare ne pergjithesi si ne Shqiperi , Kosove dhe Maqedoni ,jane te droguare sa nuk shohin edhe para syve te tyre .

    Nuk eshte e rastesishme qe politikanet shqipetare ne pergjithesi jane shendruare vetem si Parlamente hajdutesh (Industri e Hajduteve )

    Me politiken amerikane dhe te BE dhe Amerikes qe kane udhehequr ne Kosove ,Shqiperi ,dhe Maqedoni, ata nuk kane respektuare shumicen dhe vullnetin e shqipetareve ,pore interesat e tyre jane qe shqipetaret gjithemone te jene te n'varun se si do te fryne ernat ne evrope .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TetovaMas : 16-04-2012 mė 20:31

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Pas vitit 91 ne Shqiperi kane qarkulluar shume thashetheme po rreshtoj disa:
    Enver Hoxha-llafe ka qe ka gjak turk
    Ramiz Alia -eshte sjell e jema nga ish jugoslavakia dhe lindur Shkoder.
    Fatos Nano -grek
    Sali berisha-boshnjak me grua serbe
    Rexhep mejdani-magjyp
    Bashkim fino- magjyp
    Andis harasani-magjyp
    Pandeli majko-maqedons
    Fatmir mediu-magjyp
    Edmond haxhinasto-magjypo coban
    Nuk po rreshtoj cobanet se kane nga 800-2000 vjet ktu dhe jane Shqiptare
    Jane thashetheme.
    A ka te verteta ne ato rreshta ndoshta po se ku ka ze seshte pa gje.
    Megjithate megjith investimin e jashtezakonshem serbo-grek ne Shqiperi per te kontrolluar timonin e politikes Shqiptare nuk besoj se kan arritur ta ndryshojne shume kursin sepse mendoj se mbi timon ka dore dhe AMERIKA dhe rezultatet tregojne se nga po lundrojme.
    Por qe luhet dhe shume politike e diplomaci gjate kesaj periudhe eshte prap e ver8.Terhiq e mos e keput eshte kjo pune.Mendoj se qe te arrihet deri ne njohjen e plote te Kosoves perdoret dhe kulaci dhe kerbaci.

    ps.nje gje me trishton se flitet per kryeministrin e shqiperise dhe shume pak banore te Shqiperise komentojne.Indiference apo frike?
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    Nga SHABAN MURATI

    Presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtėm i Serbisė, e mbyllėn mandatin e tyre tė tanishėm qeverisės pa ardhur asnjėherė pėr vizitė nė Shqipėri. Presidenti ka nė post qysh nė vitin 2004, kryeministri qysh nė vitin 2008 dhe ministri i Jashtėm qysh nė vitin 2007. Kanė qenė dhe kanė shėtitur tė gjithė botėn, kanė qenė nė tė gjitha shtetet e Ballkanit nga disa herė. Nuk kanė qenė, asnjėri, vetėm nė Tiranė. Ndonjė naiv, kėtej dhe andej kufirit, mund tė nxitohet ta shesė kėtė situatė absurde tė marrėdhėnieve dypalėshe si dėshmi e qėndrimit tė vendosur tė qeverisė sė Shqipėrisė pėrballė shtetit, i cili na ka gjakosur Kosovėn dhe nuk e njeh Kosovėn. Nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė ashtu, sepse qeveria e Shqipėrisė i ka dėrguar me breshėri ftesat zyrtare njėrėn pas tjetrės nė Beograd pėr qeveritarėt mė tė lartė tė Serbisė, qė tė vijnė nė Tiranė.
    Nė fakt, qė nė vitin 2009-tė kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha njoftoi publikisht se i kishte dėrguar ftesė presidentit tė Serbisė, Boris Tadiē, tė vizitonte Shqipėrinė. Madje, nė njė gazetė gjermane ai pat specifikuar se Boris Tadiē do tė vinte sė shpejti nė Shqipėri. Dėshira e madhe pėr ta parė presidentin serb nė Tiranė, me sa duket e pengoi kryeministrin qė tė kullohej se nuk i takonte atij ta ftonte presidentin e Serbisė, dhe ata, qė paguhen pėr ta kėshilluar nė punėt e diplomacisė, me sa duket nuk janė punėsuar pėr atė gjė. Ēdo diplomat dhe ēdo qytetar i Ballkanit, (jo vetėm shqiptar), nuk mund tė mos ngrejė supet i habitur nga situata, kur as presidenti, as kryeministri dhe as ministri i Jashtėm i njė shteti tė rajonit, nuk kanė begenisur gjatė gjithė kėtyre viteve tė vizitojnė qoftė edhe njė herė, qoftė edhe pėr kuriozitet turistik, Shqipėrinė.
    Nuk e kandisėn presidentin e Serbisė tė vijė nė Shqipėri as trokitjet dhe pėrēapjet servile dhe infantile tė diplomacisė shqiptare, e cila pa u menduar dy herė, u djersit disa vjet me radhė tė realizonte ftesėn alogjike, qė kryeministri i Shqipėrisė i dėrgoi presidentit tė Serbisė tė vizitonte Tiranėn.
    Nė njė shpjegim tė parė logjik pėr refuzimin e presidentit tė Serbisė pėr t'iu pėrgjigjur ftesės sė kryeministrit shqiptar ėshtė e vėrteta e thjeshtė se ai, si president i njė shteti, qė i di rregullat e protokollit shtetėror e ndėrkombėtar dhe tė diplomacisė, nuk mund tė bėjė vizitė zyrtare nė njė shtet tjetėr me ftesė tė kryeministrit tė atij shteti, nė njė kohė kur Kushtetuta e atij shteti pėrcakton presidentin e vendit si kryetar shteti. Me gjithė entuziazmin gjenetik tė kryeministrit tė Shqipėrisė pėr t'i demonstruar gjithė botės, e pra dhe Serbisė, se ai mund tė marrė lehtėsisht edhe kompetencat e presidentit tė vendit, presidenti i Serbisė nuk mund t'i lejojė vetes tė bėjė figurė tė keqe dhe tė shkojė deri nė pikėn e thyerjes sė rregullave tė hekurta tė barazisė shtetėrore dhe protokollare.
    Por shpjegimi i parė i mėsipėrm nuk mjafton pėr tė sqaruar bojkotin e presidentit, tė kryeministrit dhe tė ministrit tė Jashtėm tė Serbisė ndaj Shqipėrisė. Kulminacionin e kemi nė rastin e ministrit tė Jashtėm tė Serbisė, Vuk Jeremiē, i quajtur edhe "ministri turistik" apo shefi i "diplomacisė me steroide", i cili nuk ka lėnė cep shkėmbor e ujor tė tė gjithė kontinenteve dhe tė oqeaneve, pa bėrė vizita, dhe nuk ka gjetur nė programin e tij as edhe pak orė pėr tė zbritur nė njė vizitė zyrtare nė Shqipėri. Njė vėshtrim i shpejtė nė kalendarin e vizitave tė Jeremiēit nėpėr botė tė ēon nė zbulimin se atij i ka mbetur pa parė vetėm Antarktida dhe Tirana.
    Dikush mund tė nxitohet dhe tė mendojė se ky bojkot qeveritar serb ka ardhur pėr shkak tė Kosovės dhe tė mbėshtetjes qė Tirana i ka dhėnė Kosovės. Ėshtė njė mendim, qė nuk qendron, sepse, sė pari, udhėheqėsit serbė kanė bėrė vizita tė njėpasnjėshme nė shtete, qė kanė njohur dhe mbėshtetur Kosovėn, brenda e jashtė Ballkanit. Sė dyti, duhet thėnė se, sado hidhur qė tė na vijė, Tirana nuk zė vendin e parė nė listėn e shteteve qė kanė mbėshtetur Kosovėn. Madje udhėheqėsit serbė kanė shprehur kėnaqėsi pse Shqipėria ka mbajtur njė qendrim mė tė ftohtė se disa vende tė tjera nė lidhje me mbėshtetjen ndaj Kosovės. Kur u zhvillua seanca e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, nė korrik tė vitit 2010, ku shumė shtete paraqitėn qendrimin e tyre zyrtar pėr ēėshtjen e aktit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ministri i Jashtėm i Serbisė sulmoi ashpėr delegacionin e MPJ tė Bullgarisė pėr mbrojtjen, qė i bėri Kosovės, duke pėrdorur si argument se as Shqipėria nuk i bėri njė mbrojtje tė tillė Kosovės. Kjo nuk bėri pėrshtypje dhe natyrisht as nuk u analizua nė Tiranė. Madje edhe nė kulmin e ngjarjeve tė nėntorit tė vitit tė kaluar, kur grupet e banditėve serbė tė barrikadave plagosėn nė Kosovė 30 ushtarakė gjermanė dhe austriakė tė KFOR-it, duke ngjallur njė valė protestash zyrtare nė Europė e nė SHBA, gjė qė i kushtoi Serbisė mosmarrjen e statusit tė shtetit kandidat tė BE nė dhjetor, e vetmja qeveri qė nuk reagoi pėr plagosjen e ushtarakėve tė dy shteteve mike tė kombit shqiptar, ishte ajo e Tiranės. Shqipėria nuk ka adoptuar as qendrimin minimal diplomatik, qė pėr respekt tė Kosovės, tė bojkotojė takimet dhe konferencat diplomatike, rajonale ose jashtėrajonale, qė janė organizuar nga Serbia dhe ku pėrjashtohet Kosova. Njė gjė tė tillė e ka bėrė Sllovenia, Polonia dhe Italia, qė kanė ftuar Kosovėn dhe i kanė organizuar takimet diplomatike ndėrkombėtare edhe pa pyetur pėr pjesėmarrjen e Serbisė. Por nuk e ka bėrė kėtė Shqipėria, e cila pa u menduar dy herė, i ka dėrguar ministrat e saj disa herė nė Beograd, qoftė edhe pėr mbledhje organizatash joqeveritare.
    Enigmėn e qendrimit mospėrfillės tė qeverisė sė Serbisė ndaj Shqipėrisė e shton sidomos dhe mė shumė realiteti se Shqipėria pas vitit 2005-sė ka hapur me njė dimension tė paparė gjatė 20 vjetėve portat e ekonomisė shqiptare pėr investimet dhe praninė serbe nė Shqipėri, nė sektorė dhe nė drejtime strategjike. Madje mund tė thuhet, si njė e vėrtetė e re dhe tronditėse, qė kjo prani ekonomike serbe nė Shqipėri ėshtė mė e madhja nė gjithė historinė e marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Serbisė, pėrfshirė edhe periudhat e Ahmet Zogut dhe tė Enver Hoxhės. Logjika normale diplomatike e kėrkon qė presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtėm i Serbisė tė ndėrmarrin vizita shtetėrore nė ato shtete, ku kanė interesa dhe pėrfitime tė mėdha ekonomike, tė tanishme ose tė perspektivės. Interesat serbe dhe inondimi i kompanive serbe nė Shqipėri, duhej tė kishin prodhuar vizita frekuente nė planin qeveritar dhe diplomatik
    Kėto nuk ndodhėn. A vjen kjo nga njė kujdes i Beogradit pėr tė mos vėnė nė pozitė tė vėshtirė qeverinė nė Tiranė, e cila pas vitit 2005 hoqi jo vetėm bravėn, por edhe menteshat e dyerve tė ekonomisė shqiptare pėr vėrshimin serb? Kjo ėshtė njė hamendje, qė vėshtirė ta pranojė logjika e marrėdhėnieve normale mes dy shteteve.
    Por realiteti ėshtė ai qė parashtruam nė fillim tė analizės, qė Beogradi zyrtar nuk ka pėrfillur tė dėrgojė asnjė zyrtar tė trojkės sė lartė shtetėrore pėr vizitė nė Shqipėri.
    Ky realitet e kėrkon njė shpjegim dhe e ka njė shpjegim. Filozofia politike dhe diplomatike e Serbisė nė marrėdhėniet me Shqipėrinė ka qenė ajo e metropolit me njė gubernė tė saj. Kjo ka ardhur nga politika dhe mentaliteti megaloman i Beogradit ndaj Tiranės. Por nė radhė tė parė ka ardhur nga mentaliteti i rajasė, qė qeveria dhe diplomacia shqiptare kanė aplikuar nė raportet me Serbinė. Qeveria e Tiranės nuk u bė e ndėrgjegjshme as pas anėtarėsimit nė NATO se tani kishim njė Shqipėri tjetėr. Nuk u bė e ndėrgjegjshme edhe pas aplikimit nė BE pėr statusin e shtetit kandidat, ku Serbia aplikoi shumė mė vonė se Shqipėria. Qeveria e Tiranės nuk u bė mė e ndėrgjegjshme as pas pavarėsisė sė Kosovės dhe as pas krijimit tė shtetit tė ri tė pavarur tė Kosovės, zhvillim i cili krijoi njė raport tė ri gjeopolitik dhe njė ekuilibėr tė ri force nė rajonin e Ballkanit.
    Pėr fat tė keq tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar, nė krye tė qeverisė dhe tė diplomacisė qėlluan njerėz, qė e shohin Serbinė nga poshtė lart dhe asnjėherė nė optikė tė barabartė. Kjo ka prodhuar gjendjen, ku Serbia dhe udhėheqėsit e saj e trajtojnė Shqipėrinė si njė shtet amorf, si njė shtet tė dobėt, si njė shtet qė nuk ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr forcėn e tij dhe tė cilit mund t'i bėsh ēfarė tė duash. Kjo vjen edhe nga fakti se Serbia ka prodhuar nė kohėrat e reja shumė milionerė nė Shqipėri dhe shumė kompani dhe forca zotėruese nė ekonominė, nė politikėn dhe nė mediat shqiptare. Beogradi duket ėshtė i sigurt se ēfarėdo qė tė ndodhė, qeveria dhe qeveritarėt nė Tiranė do tė zvarriten pas hijes sė Serbisė, qė vėrtitet nė karriget e pushtetit. Ndaj Serbia dhe udhėheqėsit serbė nuk kanė nevojė tė shkojnė as nė Antarktidė dhe as nė Tiranė.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  9. #49
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    duke lexhuar shumicen ketu nga kosova te tere vetem shajn shqiperin jo ska nevoj kosova per shqiperin ?????.
    nese skeni nevoj .shttttttttttttttttttttttttttttttt se na bet vap
    Partizoni

  10. #50
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    “Berisha, afera me mafian serbe” , reagon Shkėlzen Berisha
    Bota Sot

    Pas publikimeve nė gazetėn “Zėri”, tė shkrimit me titull “Sali Berisha, me “mafinė” serbe, kundėr Kosovės” ku pėrmendet edhe emri i Shkėlzen Berishės, se ėshtė takuar me Vuk Hamovic dhe Damir Fazllic nė Vjenė tė Austrisė me qėllim ndihmėn pėr bizneset e tyre dhe pengim tė projekteve energjitike qė lidhin Kosvėn dhe Shqipėrine, ka ardhur reagimi i djalit tė kryeministrit.

    Nė njė deklaratė tė tij thuhet se: “Dėshiroj t’ju bėj me dije ju dhe mbarė opinionit tė Kosovės qė kjo ėshtė njė shpifje e ulėt pasi unė nuk jam takuar kurrė dhe asnjėherė me z. Vuk Hamovic dhe as me ndonjė ndihmės apo pėrfaqėsues tė tij, as nė Vienė e as nė ndonjė vend tjetėr tė rruzullit, pėr asnjė lloj pune, apo biznesi, dhe madje nuk kam as njohje me tė. Takimi i supozuar mes meje, z. Hamovic dhe z, Fazllic ėshtė fund e krye njė trillim i ulėt i artikullshkruesit”.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar mė parė nga mario_kingu Lexo Postimin
    duke lexhuar shumicen ketu nga kosova te tere vetem shajn shqiperin jo ska nevoj kosova per shqiperin ?????.
    nese skeni nevoj .shttttttttttttttttttttttttttttttt se na bet vap
    dil ne ballkon nese ke vap,flladitu pak.

  12. #52
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    http://albnow.com/politike/5641-tmer...ni-dosjen.html

    Ky eshte skandal ose shpifje (falsifikim). Dikush duhet te japin pergjigje per kete.Ose Berisha me mistrat perkates, ose Taulant Balla.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Botuesi i gazetes "Zeri" eshte Remzi Ejupi, pronari i agjencionit turistik "Euro Koha" qe eshte nje nder operatoret me te medhenj ne tregun u aviokompanive ne Kosove. Ky njeri eshte nje nder pergjegjesit pse shqiptaret e Kosoves paguajne biletat me te kripura ne rajon. Ky eshte mik i ngushte i B. Pacollit dhe me heret edhe i Hajdin Sejdise. Jane mashtrues ordindere keta njerez. Ky Remziu eshte i shkolluar per hoxhe, kurse per Hajdin Sejdine dihen lidhjet e tij me boten arabe dhe mashtrimet e shumta qe ka bere edhe atje.

    Sa i perket lajmit, linja 400 KV (Kilo volt, e jo kilovat sic po e shkruajne disa) eshte nje linje qe me shume i duhet Shqiperise se sa Kosoves, duke qene se Kosova ka teprice te prodhimit te energjise elektrike gjate veres dhe vjeshtes, kur Shqiperia ka mungese, pra une nuk e besoj qe Qeveria e Shqiperise te beje dicka ne dem te interesave te veta, aq me pak kur nuk eshte ajo investitorja ne kete projekt.

  14. #54
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Shpifesa si taulnati e brace ngjela e ruci e krejte kasta edi bregoviqi,presin frytat e kesaje shpifeje te radhes 97-ta e 21 janra!A e kan kuptu shqypetaret lojen e ndyte sllavo-komunisto-enveriste, se kaoset qe i nexisin kjo zagari jan rrugetimi tyne drejte pushtetit,pa i llogarite jetet e shqypetareve, qe te kjo kaste e poshter mbetje e llomit piso kuqaloshe, jeta e shqypetareve dhe dinjiteti shqypenis nuk ka vlere asepake.


    Pritet se ky informacion tė shkaktojė tensione tė mėdha nė skenėn politike nė Shqipėri, e cila edhe ashtu ėshtė e acaruar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PLAKU : 17-04-2012 mė 10:45
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin
    Shpifesa si taulnati e brace ngjela e ruci e krejte kasta edi bregoviqi,presin frytat e kesaje shpifeje te radhes 97-ta e 21 janra!A e kan kuptu shqypetaret lojen e ndyte sllavo-komunisto-enveriste, se kaoset qe i nexisin kjo zagari jan rrugetimi tyne drejte pushtetit,pa i llogarite jetet e shqypetareve, qe te kjo kaste e poshter mbetje e llomit piso kuqaloshe, jeta e shqypetareve dhe dinjiteti shqypenis nuk ka vlere asepake.


    Pritet se ky informacion tė shkaktojė tensione tė mėdha nė skenėn politike nė Shqipėri, e cila edhe ashtu ėshtė e acaruar.
    PLAKU

    Gazeta zeri nuk ka asgje te perbashket me PS,kjo gazete eshte pron e remzi ejupit,gazetaret jane te afert me blerim shalen nenkryetar i AAK kjo gazete perkrah AAK dhe LDK eshte kunder PDK dhe Thacit,lexo shkrimin e arbana xharres. Kthej medaljet, z. Berisha!http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...jet-z-berisha/
    Kjo gazetare idiote e ka profesion me i fye thacin,lushtakun dhe tani berishen per interesa te pronarit te zerit remzi ejupi.

    Mediumet ne Kosove jane te kontrolluara nga klanet mafioze surroi,shala,r.ejupi,saraqino kelmendet ne krah te ketyre banditeVe jane OJQ e diplomat bandit qe i financoin mediumet dhe OJQ.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Drenica 97 : 17-04-2012 mė 12:23

  16. #56
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Shume gazeta e mediume duhet te mbyllen ne Kosove e Shqiperi. C'do coban nuk duet te merret me medijat. Popullata shqipetare nuk duhet ase ti bleje keta gazeta ose Tvkanalet e tyre,

    Ende disa shqipetare nuk i plotesojne kushtet qe te kete shprehje te lire ,sepse ti ngjete shume maskaralleqe mbas shpine pa argumente dhe pa asnje arsye .

    Mos te zefte sherri i budalleve .

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Berisha: Mafia po shantazhon


    (I plotėsuar) - Kryeministri Berisha iu pėrgjigj interesit tė gazetarėve nė lidhje me shkrimin e publikuar njė ditė mė parė nga gazeta “Zėri”, sipas sė cilės, shefi i qeverisė shqiptare ka bllokuar projektin pėr ndėrtimin e linjės 400 kilovoltėshe tė interkonjeksionit, e cila lidh Kosovėn me Shqipėrinė.

    Sipas kryeministrit, ky shkrim ishte njė krizė e radhės e mafies sė dėshpėruar.

    “Pėr Sali Berishėn, mafia nuk ka atdhe, atdheu i saj ėshtė shpella ku ndan paratė e krimit. Mafia nuk ka sy, vetėm fytyrėn e krimit, nuk ka moral", u shpreh kryeministri Berisha, duke theksuar se linja e interkonjeksionit me Kosovėn do tė bėhet, por nė pėrputhje tė plotė me ligjin, rregullat dhe interesin e qytetarėve shqiptarė.

    Shefi i qeverisė theksoi se ministrat dhe kabineti qeveritar janė gardianėt e interesit publik, por pavarėsisht dėshirave, ligjet mbeten ligje dhe nuk mund tė preken.

    Sipas kryeministrit, “oferta qė pėrmend Edi Rama ėshtė 30% mė e kushtueshme se oferta tjetėr pėr tė cilėn drejtuesi i OST, mendon se duhet tė fitojė.

    Ministria e Financave nuk pranon njė borxh prej 10 milionė dollarė mė shumė pėr shkak tė preferencave qė tregojnė pėr njė kompani apo pėr njė tjetėr”.

    “Berisha, afera me mafian serbe” , reagon Shkėlzen Berisha

    Pas publikimeve nė gazetėn “Zėri”, tė shkrimit me titull “Sali Berisha, me “mafinė” serbe, kundėr Kosovės” ku pėrmendet edhe emri i Shkėlzen Berishės, se ėshtė takuar me Vuk Hamovic dhe Damir Fazllic nė Vjenė tė Austrisė me qėllim ndihmėn pėr bizneset e tyre dhe pengim tė projekteve energjitike qė lidhin Kosvėn dhe Shqipėrine, ka ardhur reagimi i djalit tė kryeministrit.

    Nė njė deklaratė tė tij thuhet se: “Dėshiroj t’ju bėj me dije ju dhe mbarė opinionit tė Kosovės qė kjo ėshtė njė shpifje e ulėt pasi unė nuk jam takuar kurrė dhe asnjėherė me z. Vuk Hamovic dhe as me ndonjė ndihmės apo pėrfaqėsues tė tij, as nė Vienė e as nė ndonjė vend tjetėr tė rruzullit, pėr asnjė lloj pune, apo biznesi, dhe madje nuk kam as njohje me tė. Takimi i supozuar mes meje, z. Hamovic dhe z, Fazllic ėshtė fund e krye njė trillim i ulėt i artikullshkruesit”.

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    KOSTT, po arrihet progres nė autostradėn energjetike

    16:48 / 17.04.2012


    Pas raportimeve tė ditėve tė fundit nga disa media nė lidhje me progresin e projektit pėr ndėrtimin e linjės interkonektive 400 kV Kosovė-Shqipėri, Operator Sistemi, Transmsioni dhe Tregu i energjisė elektrike tė Kosovės (KOSTT), ka reaguar duke dhėnė disa sqarime.

    Nė reagimin e KOSTT-it thuhet se pėr ndėrtimin e linjės 400 kV Kosovė–Shqipėri nė procesin e diskutimit nė mes tė KOSTT dhe OST Shqipėri ėshtė nėnshkruar njė Marrėveshje e Mirėkuptimit ku Banka Zhvillimore Gjermane (KfW) ka qenė dėshmitare. Mbi bazėn e kėsaj marrėveshje palėt janė dakorduar qė procedurat e njohura ndėrkombėtarisht, pra Direktiva mbi prokurimin e produkteve dhe shėrbimeve nė kuadėr tė Bashkėpunimit Financiar me vendet nė zhvillim do tė zbatohen pėr projektin. Nė vazhdim ju prezantojmė disa ngjarje kronologjike mbi progresin e projektit nė fjalė.

    “Siē ėshtė i informuar opinioni i gjerė, me 23 dhjetor tė vitit 2009 ėshtė nėnshkruar Marrėveshja pėr Kredi dhe Financim tė linjės interkonektive 400kV Kosovė-Shqipėri nė mes tė KfW (Bankės Gjermane pėr zhvillim), Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave tė Republikės sė Kosovės si dhe KOSTT sh.a, ndėrkaq Marrėveshja nė fjalė u ratifikua me shumicė absolute tė votave nga Parlamenti i Kosovės. me 1 prill tė vitit 2010”, theksohet nė reagim.

    Menjėherė pas kėsaj, KOSTT dhe OST e Shqipėrisė me asistimin e kompanisė konsulente kanė punuar nė finalizimin e dokumentacionit tenderues pėr shpalljen e interesit pėr gjetjen e kontraktuesit pėr ndėrtim.

    “Aktualisht, procesi i prokurimit tė ndėrtimit tė linjės ende nuk ka pėrfunduar dhe rrjedhimisht, KOSTT nuk mund tė japė ēfarėdo informacioni nė lidhje me kėtė proces tenderues pa u finalizuar ai. Palėt kooperuese nė kėtė projekt duke iu referuar procedurave dhe direktivave te lartpėrmendura janė tė obliguar qė edhe komunikimin ta bėjnė nė harmoni me kėtė meqenėse kjo ėshtė sanksionuar me Marrėveshjen pėr Kredi dhe Financim tė linjės interkonektive 400kV Kosovė-Shqipėri nė mes tė KfW (Bankės Gjermane pėr zhvillim), Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave tė Republikės sė Kosovės si dhe KOSTT te informohen pėr rezultatet”.

    “Sipas Marrėveshjes pėr Kredi dhe Financim, financimi i projektit tė Autostradės Energjetike Kosovė-Shqipėri pėr pjesėn e Kosovės do tė bėhet nga Bashkėpunimi Financiar Gjerman, respektivisht Qeveria Gjermane pėrmes KfW bazuar nė Marrėveshjen e Financimit qė ėshtė nėnshkruar nė mes tė KfW, Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave (Qeveria e Kosovės) dhe KOSTT pėr hua dhe kontribut financiar nė vlerėn e pėrgjithshme prej 33.5 milionė euro, nga e cila 16.5 milionė euro grant + 17 milionė euro kredi”, tregon KOSTT-i nėpėrmjet njė komunikate pėr media.

    Ngjashėm, qeveria Gjermane nėpėrmjet KfW gjithashtu do tė financojė pjesėn e linjės nė anėn e Republikės sė Shqipėrisė. Si shtesė e financimit gjerman, KOSTT dhe OST Shqipėri do tė kontribuojnė me mjete vetanake. /Telegrafi/

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Publikuar nė: Tue, Apr 17th, 2012

    Lajmi i fundit

    Linja e interkonjeksionit Shqipėri-Kosovė, OST reagon: Po na bėhet presion


    Qeveria e Shqipėrisė ka shpėrndarė sot pėr median njė pėrgėnjeshtrim me autor administratorin e OST-sė Arben Ibroja drejtuar gazetės “Zėri” me qendėr nė Prishtinė. Drejtuesi i OST-sė komenton lidhur me shkrimin me titull “Sali Berisha me mafinė serbe, kundėr Kosovės” tė botuar nė tė pėrditshėm kosovare. Mė poshtė “Lajmifundit.com” sjell reagimin e plotė.

    Letėr dėrguar drejtuesve tė gazetės “Zėri”, nė Prishtinė, nga Administratori I OST z.Arben Ibroja

    Zotit Remzi Ejupi, Pronar i gazetės “Zeri”,Prishtinė

    Zotit Astrit Gashi, Kryeredaktor i gazetes “Zeri”,Prishtine

    Tė nderuar zoterinj!

    Lidhur me shkrimin “Sali Berisha me “mafine” serbe, kunder Kosoves “ botuar ne gazeten tuaj te dates 16.4.2012, dėshiroj t’ju vė nė dijeni si mė poshtė vijon:

    Tenderi pėr linjen 400 kė Shqiperi – Kosove eshte hapur me date 8.3.2011, pėr tė ndjekur mė pas, tė gjithė procesin ligjor tė parashikuar nė legjislacionin shqiptar dhe standartet e ofruara nga KfĖ Pra nuk eshte e vertete qe tenderi ka perfunduar ne muajin mars.

    Ne shqyrtim te ofertave, u pa se ishin paraqitur vetem dy kompani dhe jo dhjetra si thoni ju ne shkrimin tuaj. Keto dy kompani i plotesonin kushtet teknike. Njera prej tyre ishte “DALEKOVOD” nga Kroacia me vlere (per pjesen shqipetare) rreth 36 milion euro dhe tjetra “ENERGOINVEST” nga Bosnja –Hercegovina me vlere (per pjesen shqipetare) rreth 27 milion euro.

    Sic mund ta kuptoni, por edhe sic parashikohet ne ligjin dhe rregullat shqiptare dhe ato ndėrkombetare, ėshtė e pėrcakuar qartė se nė asnje mėnyrė autoriteti kontraktues nuk mund tė shpallė fitues nje kompani e cila ka ofruar cmimin me te larte (afro 8.6 milion euro me shumė). Ndaj ky autoritet ka hedhur poshte cdo presion ngado qe ka ardhur, dhe ju ve ne dije se ato nuk kane qene te pakta, per te shpallur fitues nje kompani qe ne kete rast kishte nje cmim aq te larte krahasuar me kompanine tjeter.

    Se kush eshte i implikuar me mafian, autoriteti yne kontraktues qe kerkon te mbroje taksapaguesit shqipetar me nje shume prej 8.6 million euro borxh publik apo ata qe kerkonin te ishin pjese e ketij perfitimi kjo eshte gje tjeter!

    Pra shkrimi qe keni bere eshte fund e krye trillim dhe ne interes te atyre qe kishin parashikuar perfitime te pamerituara ne kete afere.

    Ju ve ne dijeni, se ne vazhdimesi Autoriteti Kontraktor qe une drejtoj eshte shprehur ne respekt te ligjit dhe ne favor te interesit te taksapaguesve shqipetar dhe se eshte brenda gjithe afateve kohore qe percakton rregulli.

    Prandaj edhe njė here, Ju garantoj te nderuar zoterinj se pergjigja institucionale nuk do te ndikohet nga asnje lloj presioni ngado qė te vije ndersa druaj se shkrimi i botuar ne gazeten tuaj eshte pjese e ketij presioni, dhe pėr kėtė arsye ju kėrkoj tė botoni pėrgėnjeshtrimin.

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Pas nje analize te ne lidhje me ate se kush cfare tha mund te kuptohen edhe prapaskenat e nje "lajmi te tille".

    Sic e ceka me lart, mik i ngushte i botuesit te gazetes Zeri Z. Remzi Ejupit (jane bashkepronare te Hotelit Grand, me te madhit ne Kosove) eshte Bexhet Pacolli. Ky i fundit ne zgjedhjet e fundit lokale, kishte vene si kandidat per Prishtine Vegim Gashin, djalin e Nebi Gashit, nje aparatciku te pushtetit jugosllav. Vegimi eshte bashkethemelues dhe bashekpronar i kompanise Komtel. Kjo kompani eshte eshte e implikuar ne shume kontrata te dyshimta me Korporaten Energjetike te Kosoves (BE ka hetuar aferat korruptive te kesaj kompanie: http://gazetajnk.com/?cid=1,987,1608 dhe http://bit.ly/HQLzX2) dhe me KOSTT (operator i transmisionit elektrik ne Kosove).

    Drejtor i kesaj te fundit dhe ish bashkepronar (sigurisht eshte ende bashkepronar, mirepo per t'i ikur konfliktit te interesit) eshte Fadil Ismajli (shih deklaraten e tij te pasurise: http://akk-ks.org/2011/Ndermarjet_Pu...il_Ismajli.pdf). Pra, une mendoj se eshte Fadil Ismajli, nje figure mafioze nga Kosova, personi qe qendron prapa gjithe ketij "lajmi" bombastik. Bexhet Pacolli simpatine e tij per Edi Ramen e pati shprehur haptazi edhe gjate greves se urise se deputeteve socialiste ne Tirane, kur pati shkuar te Edi Rama dhe pati vizituar grevistet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Prometeu2 : 17-04-2012 mė 15:22

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •