Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 105
  1. #61
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Heu bre,

    edhe ket e paska ba Sala......
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. #62

    Akuzat pėr mafian serbe, Zėri: Kemi prova pėr Berishėn e djalin e tij

    Nga, Astrit Gashi

    Gazeta “Zėri” nė Kosovė deklaron se ka prova pėr akuzat qė ka bėrė nė adresė tė kryeministrit tė Shqipėrisė Sali Berisha dhe familjes sė tij.
    Pas mohimit te akuzave nga ana e djalit te kryeministrit Shkelzen Berisha, kryeredaktori i te pėrditshmes kosovare ka deklaruar se gjithēka ėshtė shkruar ne kėtė te pėrditshme ėshtė e bazuara ne fakte e dokumente.

    Sipas kryeredaktorit tė Zerit, informacionet e publikuara pėr njė takim te Shkelzen Berishes dhe biznesmenit serb Vuk Hamovic ne Vjene, nuk kane qėllime politike, ndėrsa shton se lajmi ėshtė i konfirmuar ne disa burime.

    Gashi ka deklaruar se gazeta “Zėri” do te vijoje te publikoje dokumente te tjerė deri ne zgjidhjen e projektit Shqipėri-Kosove. Ai thekson se duhet ndėrmarre njė hetim i pavarur pėr zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje. Te hėnėn gazeta “Zėri” publikoi disa fakte dhe korrespondenca qe shpjegonin arsyet e bllokimit te projektit pėr ndėrtimin e linjės 40 kVV te interkonjeksionit, pėr llogari favorizimi te kompanive serbe ne kėtė fushe. Ne kėtė shkrim pėrfshihej dhe djali i kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha, i pėrmendur si person qe kishte lobuar pėr bllokimin e projektit te interkonjeksionit.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  3. #63

    Tmerrohet Berisha,publikohet dosja e frikshme qė i siguron Serbisė monopolin e energj

    Tmerrohet Berisha,publikohet dosja e frikshme qė i siguron Serbisė monopolin e energjisė elektrike me Shqipėrinė dhe lė nė anė Kosovėn - Lexoni dosjen


    Tuesday, 17 April 2012 Written by Administrator Section: Category: Politikė



    Faqja zyrtare e deputetit socialist Taulant Balla trondit nė pamjen e saj tė parė ku janė publikuar dokumentet e dosjes sė frikshme qė i siguron Serbisė monopolin e energjisė elektrike me Shqipėrinė,me pasojė tė bllokojė bashkėpunimin Kosovė-Shqipėri,njė bashkėpunim ky qė ka lėnė nė anė edhe gjermanėt.
    Deputeti socialsit Taulant Balla ka shkruar nė rrjetin social Facebbok se "Sali Berisha ka mė shumė se njė vit qė ka bllokuar projektin pėr ndėrtimin e linjės 400 KW tė interkonjeksionit, e cila lidh Kosovėn me Shqipėrinė. Bllokimi i kėtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar Serbisė monopol nė importin e energjisė nė Kosovė, sepse aktualisht Kosova mund tė importojė energji vetėm nga Serbia. "

    Sipas gazetės “Zėri” ,nė mars tė vitit 2011 ėshtė hapur tenderi pėr linjėn e transmetimit tė energjisė, Shqipėri-Kosovė, me kapacitet 400 kilovoltėsh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndėrtimi i kėsaj linje midis Shqipėrisė dhe Kosovės do t’i sillte vendit pavarėsinė nga linjat serbe. Sipas kėtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviē, njėri nga njerėzit mė tė pasur nė Ballkan, i cili operon nė kėtė biznes, nė bashkėpunim me Damir Fazliē, janė takuar nė Vjenė tė Austrisė me djalin e kryeministrit, Shkėlzen Berisha. “Biznesmenėt serbė kanė paguar shuma tė mėdha nė instanca tė larta shtetėrore nė Shqipėri pėr bllokimin e ndėrtimit tė linjės”, tha burimi i gazetės.

    Burime tė gazetės “Zėri” bėjnė tė ditur se pas procedurave tė rregulla tė tenderit, morėn pjesė disa kompani tė njohura tė kėsaj fushe, si: “Dalekovod” nga Kroacia dhe “Energo Invest” nga Bosnjė e Hercegovina. “Kompania e parė ‘Dalekovod’, ėshtė njė kompani shumė e suksesshme nė kėtė fushė nė mbarė botėn, e cila ka pėrfunduar me sukses dhe linjėn e transmetimit tė energjisė Elbasan- Podgoricė, me njė kapacitet po ashtu 400 kilovoltėsh. Pas vlerėsimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesė OST, KOST, si dhe konsulenti gjerman ‘Intech Gopa’, fitues i tenderit u shpall kompania kroate ‘Dalekovod’”, tha burimi i besueshėm i gazetės. Por, pas emėrimit tė drejtorit tė ri tė Operatorit tė Sistemit tė Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojė e Sali Berishės, dhe ish-drejtori i Doganės sė Durrėsit, ky projekt mbeti nėn mėshirėn e kohės. Ibroja, udhėzuar nga Sali Berisha, bllokoi kėtė projekt pėr njė kohė tė pacaktuar. Bllokimi i kėtij projekti tė rėndėsishėm nė masė tė madhe ka indinjuar edhe drejtuesit e bankės gjermane KFW.


    burimi KĖTU
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga projekti21_dk : 17-04-2012 mė 16:34
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  4. #64
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    projekti21_dk pershnetje!

    Nese munesh, na sill ca prova, por qe t'jen sa me sintetike.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #65
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Po mire o skender djali, nuk i shef provat! ballja e braqja ngjela e ruci jan provat.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #66
    Citim Postuar mė parė nga skender76 Lexo Postimin
    projekti21_dk pershnetje!

    Nese munesh, na sill ca prova, por qe t'jen sa me sintetike.
    KE TĖ DREJTĖ SKENDO. PĖRSHĖNDETJE. JA NĖ LIDHJEN E MĖPOSHTEME E KE BURIMIN DHE ATY KE EDHE MATERIALE TĖ SKANUARA

    KLIKO KĖTU
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

  7. #67
    Disa here e kame cekur mu ne kete forum se shqiperija sa i perket mallrave dhe disa tjerave jane be sikurse serbija ,,e kjo shqiperia e albin kurti eshte ,,,se ka mundesi qe kete ta ben sali i biri i ti se aj eshte nip i serbis dhe sado qe aj flet shqipe serbin e ka ne zemer dhe per kete deshiron qe ti shkaktoj probleme kosoves ne energji sala ...
    dhe kjo eshte bashkimi me shqiperin ,,jo ende se ata jan shume te perzire me grek dhe sllav e italian e mos vete hiq,,po vanim ka aj rregullim po pa u rregullu qare nuk ka ,,berisha disa here i ka bllokuar mallrat e kosoves kete e dim te gjithe dhe per qka merrke ne greqi dhe serbi eku di une po kjo eshte ftyra e shqiptarev disave vetem biznesin dhe interesin e din hak tup i tupit

  8. #68
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Akuzat per interkonjuksionin, OST dhe Financat: Presione dhe mashtrime

    MAPO


    Reagime nga tė gjitha palėt sot pas akuzave tė rėnda tė publikuara nė tė pėrditshmen Kosovare Zėri, e cila pretendon se pengimi i lidhjes sė interkonjuksionit ėshtė bėrė mė motive pėrfitimi dhe pėr tė ndihmuar biznesmenė serbė qė i shesin energjinė Kosovės. Reagimet kanė ardhur nga Ministria e Financave, OST dhe tė tjerė palė tė interesuara ndėrsa gjithashtu ka pasur edhe publikim tė njė korrespondence mes KFW banka qė krediton projektin me ministrinė e financave ku, banka gjermane shprehet e shqetėsuar pėr pengimin e projektit. Administratori i OST Arben Ibro u ka dėrguar njė letėr drejtuesve tė gazetės Zėri ku kėrkon pėrgėnjeshtrimin si tė pavėrtetė tė shkrimit ndėrsa thekson se cėshtja nė fjalė nuk ėshtė penguar prej tij dhe se ai vetėm ka zbatuar ligjin pėr tė pėrdorur sa mė mirė paratė e taksapaguesve dhe se shkrimi sipas tij ėshtė presion ndaj kėtij institucioni. Njė reagim po ashtu ka ardhur edhe nga ministria e Financave, por kjo nuk i ėshtė drejtuar gazetės por kreu tė opozitės, duke i cilėsuar akuzat e tij mashtrime tė qėllimshme, ndėrsa ka shpjeguar pse sipas saj po vonohet projekti.







    Reagimi i plote ministrisė sė Financave: Kėrkuam tė zgjidhjej oferta me kosto mė tė vogėl



    “Kryetari i PS, Z. Rama, sot, ne menyre keqdashese dhe i sponsorizuar nga klientet e tij ka keqinformuar opinionin publik ne lidhje me procedurat e tenderit qe jane duke u ndjekur per ndertimin e linjes se interkonjeksionit 400 kv Shqiperi-Kosove.

    Lidhur me kete ceshtje, Ministria e Financave sqaron: Ministria e Financave pas negociatave me banken gjermane KFW ne rolin e financuesit ka marre miratimin e Kuvendit te Republikes se Shqiperise per nje kredi prej 42 milione eurosh per financimin e ndertimit te linjes se interkonjeksitonit prej 400 kv Tirane-Prishtine. OST eshte caktuar si agjencia zbatuese per kete projekt.

    Gjate procesit te prokurimit te ketij projekti, Ministria e Financave u vu ne dijeni zyrarisht nga OST per rrezikun e shpalljes fitues te nje kompanie e cila kishte ofruar nje cmim mbi 30% me te larte se oferta e kompanise ndjekese, e cila po ashtu plotesonte me se miri te gjitha kriteret dhe kerkesat teknike te paraqitura nga OST.

    Ne mbrojtje te interesit publik, dhe ne plotesim te detyres ligjore per mire administrimin e fondeve publike, Ministria e Financave i ka kerkuar bankes KFW, e cila, ne cilesine e financuesit ka tagrin ligjor per te zhvilluar procedurat e tenderit, si dhe OST-se qe ne zhvillimin e ketij tenderi te respektojne detyrimin ligjor per te orientuar precesin drejt kostos me te ulet. Po ashtu, Ministria e Financave ka kembengulur qe OST te plotesoje detyrimet ligjore kontraktuale dhe te ushtroje influencen e tij per te mundesuar implementimin e ofertes me te ulet.

    Cdo perpjekje per te manipuluar kete te vertete eshte e sponsorizuar nga interesa korruptive. Ministria e Financave siguron publikun qe qeveria shqiptare do te mundesoje kryerjen e projektit ne kohe, me cilesi, dhe kosto me te ulet.”





    Reagimet pas shkrimit: Sali Berisha, me “mafinė” serbe, kundėr Kosovės



    (E plotėsuar) Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka mė shumė se njė vit qė ka bllokuar projektin pėr ndėrtimin e linjės 400 kilovoltėshe tė interkonjeksionit, e cila lidh Kosovėn me Shqipėrinė.

    Bllokimi i kėtij projekti nga ana e kryeministrit Berisha, i ka siguruar shtetit tė Serbisė monopol nė importin e energjisė nė Kosovė, pasi qė pėr momentin Kosova tė vetmen rrugė pėr import tė energjisė ka fqinjin verior.

    Burime tė gazetės “Zėri” bėjnė tė ditur se nė mars tė vitit 2011, ėshtė hapur tenderi pėr linjėn e transmetimit tė energjisė, Shqipėri-Kosovė, me kapacitet 400 kilovoltėsh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFW, ku ndėrtimi i kėsaj linje midis Shqipėrisė dhe Kosovės, do t’i sillte vendit pavarėsinė nga linjat serbe.



    Sipas kėtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamoviq, njėri nga njerėzit mė tė pasur nė Ballkan, i cili operon nė kėtė biznes, nė bashkėpunim me Damir Fazliq, janė takuar nė Vjenė tė Austrisė me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha.



    “Biznesmenėt serbė kanė paguar shuma tė mėdha nė instanca tė larta shtetėrore nė Shqipėri, pėr bllokimin e ndėrtimit tė linjės”, tha burimi i gazetės.



    Burime tė gazetės “Zėri” bėjnė tė ditur se pas procedurave tė rregulla tė tenderit, morėn pjesė disa kompani tė njohura tė kėsaj fushe, si: “Dalekovod” nga Kroacia dhe “Energo Invest” nga Bosnjė e Hercegovina.



    “Kompania e parė ‘Dalekovod’, ėshtė njė kompani shumė e suksesshme nė kėtė fushė nė mbarė botėn, e cila ka pėrfunduar me sukses dhe linjėn e transmetimit tė energjisė Elbasan-Podgoricė, me njė kapacitet po ashtu 400 kilovoltėsh. Pas vlerėsimit nga komisioni i tenderit, ku merrnin pjesė OST, KOST, si dhe konsulenti gjerman ‘Intech Gopa’, fitues i tenderit u shpall kompania kroate ‘Dalekovod’”, tha burimi i besueshėm i gazetės.



    Por, pas emėrimit tė drejtorit tė ri tė Operatorit tė Sistemit tė Transmisionit (OST), Arben Ibroja, ish-truprojė e Sali Berishės, dhe ish-drejtori i Doganės sė Durrėsit, ky projekt mbeti nėn mėshirėn e kohės.



    Ibroja, udhėzuar nga Sali Berisha, bllokoi kėtė projekt pėr njė kohė tė pacaktuar.



    Bllokimi i kėtij projekti tė rėndėsishėm nė masė tė madhe ka indinjuar edhe drejtuesit e bankės gjermane KFW.



    Nė letrėn drejtuar Ministrisė sė Financave drejtori i KFW-sė, Roland Siller, ka shprehur shqetėsimin pėr vonesa tė realizimit tė kėtij projekti.



    “Ne po i shikojmė me shqetėsim tė shtuar vonesat nė procesin e dhėnies sė kontratės pėr ofertuesit mė tė mirė pėr kėto dy projekte tė mėdha energjetike. Ndonėse pėr tė dyja projektet raportet finale u janė dėrguar javė mė parė, por deri mė tash aprovimi pėrfundimtar nga OST nuk ėshtė dhėnė, ku si rrjedhojė edhe vonuar fillimi i negociatave pėr kontratėn dhe nėnshkrimin e saj”, thuhet nė letrėn e Siller dėrguar Ministrisė sė Financave, mė 5 dhjetor tė vitit 2011.



    Mė tej drejtori i KFW kėrkon nga Qeveria e Shqipėrisė qė ta rishikojė edhe njė herė kėtė ēėshtje dhe tė sigurojė se ky proces nuk do tė vonohet mė tej.



    Po, kjo letėr e KFW ka hasur nė veshė tė shurdhėr, pasi qė askush nga njerėzit e inkuadruar nė kėtė projekt nuk i ėshtė pėrgjigjur KFW-sė.



    Po ashtu mė 7 shkurt tė kėtij viti, KFW i ėshtė drejtuar edhe me njė letėr Ministrisė sė Financave, ku sėrish nga ta ka kėrkuar pėrshpejtimin e kėtij procesi.



    “Kėshtu qė ne dy herė kemi ardhur nė Tiranė kėtė vit pėr tė diskutuar lidhur me tenderin pėr ndėrtimin e transmisionit 400 KW. Kėto vonesa po shkaktojnė kosto ekstra masive”,thuhet nė fund tė letrės sė dytė dėrguar nė adresė tė ministrit tė Financave dhe kryeministrit Sali Berisha.

    Sipas korrespondencės qė e ka siguruar gazeta shihet se banka gjermane disa herė i ėshtė drejtuar kryeministrit, por ky i fundit nuk e ka parė tė arsyeshme t’i pėrgjigjet.

    “Bllokimi prej njė viti i projektit pėrbėn njė procedurė kriminale nga ana e bllokuesve, i cili sjell dhe shumė humbje financiare pėr Shqipėrinė. Gjatė kėsaj kohe linja do tė ishte nė prag tė pėrfundimit”, tha mė tej burimi i besueshėm i gazetės.

    Po ashtu, tė zhgėnjyer mė kėtė ēka po ndodh janė shprehur edhe zyrtarė tė kompanisė “Dalekovod”, e cila ėshtė fituese e tenderit pėr ndėrtimin e transmisionit. Nė njė letėr drejtuar OST-sė, zyrtarė nga kjo kompani thonė se prej mė shumė se 3 muaj e gjysmė nuk ka asgjė lidhur mė projektin pėr tė cilin kjo kompani ėshtė shpallur fituese. Po, edhe ky shqetėsim i kompanisė fituese ka hasur nė vesh tė shurdhėr tek autoritetet shqiptare.

    Kontakti i pamundur

    Gazeta “Zėri” pėr kėtė ēėshtje ka provuar tė kontaktojė zyrtarė mė tė lartė tė Ministrisė sė Financave nė Shqipėri, por edhe OST-nė, por kontakti me ta ka qenė i pamundur.

    Gazeta po ashtu u ka dėrguar pyetje zyrtare OST-sė dhe Ministrisė sė Financave, por asnjeri nga ta nuk ėshtė pėrgjigjur nė pyetjet e gazetės. Marre nga zeri.info
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  9. #69
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Mos ju paqa borgj mor Vlla se cfare populli jemi LOL
    Situata ne gjendje lufte ne Maqedoni me vllaznit tone ju merreni me thashe theme te kotit , te rrugaqeve , te psihopatave ,ncncncnncncnc !
    Ne krahasim me ne shqiptaret , shiqoni sa faqe mbushen te forumet sllave per 2-3 dite kunder nesh ,
    .< Претходна1←413414415 416 417 418 http://forum.kajgana.com/threads/%D0...59808/page-418
    Kuj i han palla , tani i qeshin politikanet e shitur , sikur ju disa jeni me te mire po te jeni ne vendin e tyre . pffffff

  10. #70
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anėtarėsuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Citim Postuar mė parė nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Kosova ka lidhje 400 KW me serbin dhe malin e zi linjat me IRJM dhe Shqiperine jane 110 KW,sot Shqiperia dhe Kosova kur shkembejn energji jane te detyruara ta shfrytezoin linjen e malit te zi Podgorice-Shkoder.

    Gazeta "Zeri" eshte gazete bulevardeske qe i sherben pronarit te saje remzi ejupit,ky remziu ndoshta ka naj konflikt me qeverin shqiptare per linjat ajrore,hulumtone biznesin e eurokohes mund ta gjeni shkakun pse zeri e sulmon berishen.
    Po te ishte berisha kunder linjes 400KW nuk do te merte fare kredi nga gjermanet per ndertimin e saje.
    Mund te jet e vertet qe dikush ne qeverin e Shqiperise nuk eshte i kenaqur qe kompania kroate ka fitu tenderin dhe vonon zbatimin e tij derisa te marre per vete % nga kompania kroate.

    Te gjitha keto Akuza kunder Sali Berishes jane te verteta mu per faktin se prapa ketyre akuzave qendrojne Bizenesmen Kosovare te cilat dihet se i kane rrenjet Shume thelle ne ter Ballkanin dhe keta kane kontakte shum te fuqishme me te gjithe Bizenesmenet e Ballkanit sidomos me ata te ISH-Jugosllavis dhe kame frike se ky esht fundi i Sali Berishes te cilit nuk ja qet me keta Berisha esht kafshate shum e vockel per ta ,Keta po vendosen e shkatrrojne Berishen per nje jave

  11. #71
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga Kosovar.Pr Lexo Postimin





    Po per funde se harrova ti nuk dine ase te perdore kompjutrin shiko si nuk ke dite ase te citoshe shkrimin time ,

    Po edhe nje gje te jeshe i suķgurte se kur kam pase une kompjuter ti nuk kishe ase energji elektrike ndersa per kumpjuter ase qe diskutohet mbase tu kishte dukur si diqka jashte toksore kur ta kishe pare ,


    Ike ore ti nuk dine ase ti citoshe njerzit me nxorre ter ket pune ike se nuk kame kohe te merrem me Injorante e Analfabeta te semur si ti.
    Une mendoje se do te ishte nje kulture edukative kurre shqipetaret te bashkebisedojne me se shumti te shkojne mbas temes ne fjale se sa mbas individeve . Te gjithe njeresit bejne gabime , pore lavdi eshte nje gjeste i shemtuare ,sepse fundi fundit ne shqipetaret nuk kemi mundesi te lavderohemi ,sepse nuk kemi prodhim tonen asgje pervec specave dhe turshise .


    Kosovare Prishtine !! Une nuk po te komentoje ne lidhje me gjuhen shqipe ,sepse te gjithe ne shqipetaret bejme gabime ne drejteshkrime .

    Me intereson nje fjali te cilen ,me duket se ben ofendime kurre thoni se shume katunare kane ble kompjuter , ose kurre kame pasur une kompjuter ndoshta,disa s'paskan pasur rryme elektrike .

    Vellai mire nuk eshte njerezore te lavderohet njeriu me prodhimin e huaj ,sepse kompjuterin asnje shqipetari nuk ja bene ara ,te gjithe jane prodhime te huaja. Dikush munde ta bleje kompjuterin me heret e dikush me vone , me rendesi eshte qe gjithe shqipetaret te kene aftesi sote te punojne me kompjuter .

    Ne nje teme tjeter ,ju vete Kosovari Prishtina , lavderoheni me nje automjett Audi ,se e vetmja familje kosovare na paski qene qe paski pasur Audi ne kohen e ish Jugosllavise .

    Simbas mendimit time keto fjale nuk jane te hijshme ,sepse c'do njeri qe jeton me lavde i jepe vetes shume stres ,sepse fundi fundit te gjithe shqipetaret jane ritur me pasul e speca dhe caje rusi .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TetovaMas : 17-04-2012 mė 23:28

  12. #72
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ........

    Me burime informacioni si Taulant Balla, vetem ne Kosove mund te besohet, se ketu ne Shqiperi askush nuk i jep hapesiren me te vogel ne median e shkruar dhe ate televizive, perveēse zeri i popullit, tani zeri i kosoves.

    Te thuash qe Sali Berisha pengon diēka kundrejt Kosoves, duhet te jesh i "ēmendur", mund te jete e kunderta, qe shume shqiptare e "fajesojne" se me ate ekonomi modeste te ardhurash shqiptare, ndertoi "Rrugen e Kombit" eskluzivisht per Kosoven, ku sot e kesaj dite borxhi i ndertimit i kesaj vepre e paguan Shqiperia.

    Nji nga ata qe ishte kunder kesaj rruge ishte Taulant Balla, tani ky i fundit serviret si atdhetar, mahhhh, do te besoja ēdo gje, por jo kete, sikurse e kam thene dhe me pare qe shkrimi eshte nje paēavure per qellimin e vet minimal, sepse do mbledhe berihajxhinjte, injorantet ne nje bateri sharjesh.

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  13. #73
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Berisha: Akuzat, krizė e radhės e mafies sė dėshpėruar

    INTERKONJEKSIONI, BERISHA: PĖRPJEKJE E DĖSHPĖRUAR E MAFIES

    Kryeministri Berisha iu pėrgjigj interesit tė gazetarėve nė lidhje me shkrimin e publikuar njė ditė mė parė nga gazeta kosovare “Zėri”, sipas sė cilės, shefi i qeverisė shqiptare ka bllokuar projektin pėr ndėrtimin e linjės 400 kilovoltėshe tė interkonjeksionit, e cila lidh Kosovėn me Shqipėrinė.
    Sipas kryeministrit, ky shkrim ishte njė krizė e radhės e mafies sė dėshpėruar. “Pėr Sali Berishėn, mafia nuk ka atdhe, atdheu i saj ėshtė shpella ku ndan paratė e krimit. Mafia nuk ka sy, vetėm fytyrėn e krimit, nuk ka moral.”- u shpreh kryeministri Berisha, duke theksuar se linja e interkonjeksionit me Kosovėn do tė bėhet, por nė pėrputhje tė plotė me ligjin, rregullat dhe interesin e qytetarėve shqiptarė.
    Shefi i qeverisė theksoi se ministrat dhe kabineti qeveritar janė gardianėt e interesit publik, por pavarėsisht dėshirave, ligjet mbeten ligje dhe nuk mund tė preken.
    Sipas kryeministrit, “oferta qė pėrmend Edi Rama ėshtė 30% mė e kushtueshme se oferta tjetėr pėr tė cilėn drejtuesi i OST, mendon se duhet tė fitojė. Ministria e Financave nuk pranon njė borxh prej 10 milionė dollarė mė shumė pėr shkak tė preferencave qė tregojnė pėr njė kompani apo pėr njė tjetėr”.

    BalkanWeb
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  14. #74
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Berisha: Mafia po shantazhon







    Kryeministri Berisha iu pėrgjigj interesit tė gazetarėve nė lidhje me shkrimin e publikuar njė ditė mė parė nga gazeta “Zėri”, sipas sė cilės, shefi i qeverisė shqiptare ka bllokuar projektin pėr ndėrtimin e linjės 400 kilovoltėshe tė interkonjeksionit, e cila lidh Kosovėn me Shqipėrinė.

    Sipas kryeministrit, ky shkrim ishte njė krizė e radhės e mafies sė dėshpėruar.

    “Pėr Sali Berishėn, mafia nuk ka atdhe, atdheu i saj ėshtė shpella ku ndan paratė e krimit. Mafia nuk ka sy, vetėm fytyrėn e krimit, nuk ka moral", u shpreh kryeministri Berisha, duke theksuar se linja e interkonjeksionit me Kosovėn do tė bėhet, por nė pėrputhje tė plotė me ligjin, rregullat dhe interesin e qytetarėve shqiptarė.

    Shefi i qeverisė theksoi se ministrat dhe kabineti qeveritar janė gardianėt e interesit publik, por pavarėsisht dėshirave, ligjet mbeten ligje dhe nuk mund tė preken.

    Sipas kryeministrit, “oferta qė pėrmend Edi Rama ėshtė 30% mė e kushtueshme se oferta tjetėr pėr tė cilėn drejtuesi i OST, mendon se duhet tė fitojė.

    Ministria e Financave nuk pranon njė borxh prej 10 milionė dollarė mė shumė pėr shkak tė preferencave qė tregojnė pėr njė kompani apo pėr njė tjetėr”.

    “Berisha, afera me mafian serbe” , reagon Shkėlzen Berisha

    Pas publikimeve nė gazetėn “Zėri”, tė shkrimit me titull “Sali Berisha, me “mafinė” serbe, kundėr Kosovės” ku pėrmendet edhe emri i Shkėlzen Berishės, se ėshtė takuar me Vuk Hamovic dhe Damir Fazllic nė Vjenė tė Austrisė me qėllim ndihmėn pėr bizneset e tyre dhe pengim tė projekteve energjitike qė lidhin Kosvėn dhe Shqipėrine, ka ardhur reagimi i djalit tė kryeministrit.

    Nė njė deklaratė tė tij thuhet se: “Dėshiroj t’ju bėj me dije ju dhe mbarė opinionit tė Kosovės qė kjo ėshtė njė shpifje e ulėt pasi unė nuk jam takuar kurrė dhe asnjėherė me z. Vuk Hamovic dhe as me ndonjė ndihmės apo pėrfaqėsues tė tij, as nė Vienė e as nė ndonjė vend tjetėr tė rruzullit, pėr asnjė lloj pune, apo biznesi, dhe madje nuk kam as njohje me tė. Takimi i supozuar mes meje, z. Hamovic dhe z, Fazllic ėshtė fund e krye njė trillim i ulėt i artikullshkruesit”.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  15. #75
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    me dokrrat karakteristike senile, ashtu siē e karakterizon dhe satirizon nje gazetar, tipik per nje njeri pa ekuiliber, saliu kalon nga kodra te fusha e prej fushes te mali, pa patur lidhje ... dhe keshtu ai prodhon "lajme" ...

    ajo qe spikat tashme eshte rivaliteti i eger i dy grupimeve punisto-nomenklaturiste (PD e PS) per te siguruar kontraktimet ne anen e tyre ... ketu behen pazaret e verteta me pasurite e grabitura dhe taksat qe paguajme aq thekur ...

  16. #76
    not exist Maska e skender76
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ajo qe spikat tashme eshte rivaliteti i eger i dy grupimeve punisto-nomenklaturiste (PD e PS) per te siguruar kontraktimet ne anen e tyre ... ketu behen pazaret e verteta me pasurite e grabitura dhe taksat qe paguajme aq thekur ...

    Duaje Siveten,

    E verteta kjo esht!!!!!


    -----------------------------------------


    Biles, kjo na tregon se Rama esht me i shtrenjt se pala tjeter......
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  17. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    E mesove tani qe e verteta doli ne shesh per kete "skandal"? Qeveria shqiptare vertete u be pengese per kete projekt, pasi nuk pranoi qe te paguante 30% me shume nje kompanie kroate, por zgjodhi kompanine boshnjake qe ofroi 30% me pak si oferte ne tender.

    Mafia e vertet nuk eshte Berisha, por njeriu i LSI qe eshte sot minister i ekonomise ne qeverine Berisha, i cili avanconte interesat e mafies. Dhe ata qe po sulmojne qeverine Berisha sot jane ata njerez qe do te fusnin ne xhep 30% e vjedhur nga fondet e qeverise shqiptare. Pra keta jane mafia e vertete.

    Bravo i qofte qeverise dhe ministrise se financave qe nuk pranuan te beheshin pjese e ketij akti korrupsioni te mireorganizuar. Dhe doli edhe njehere para syve te shqiptareve te thjeshte, qe Edi Rama e kompani, nuk mbeshtesin interesat e qytetareve te thjeshte te atij vendi por interesat e mafies rajonale.

    Ironia e ketij "skandali" eshte se mafia e vertete akuzon qeverine shqiptare e kryeministrin e vendit si "mafioz". Dhe ajo qe eshte qesharake eshte se sulmi e shantazhi u be me "motivacion kombetar". A thua mafies shqiptare i behet vone per Kosoven dhe qytetaret e saj?!

    Albo

  18. #78
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    E mesove tani qe e verteta doli ne shesh per kete "skandal"? Qeveria shqiptare vertete u be pengese per kete projekt, pasi nuk pranoi qe te paguante 30% me shume nje kompanie kroate, por zgjodhi kompanine boshnjake qe ofroi 30% me pak si oferte ne tender.

    Mafia e vertet nuk eshte Berisha, por njeriu i LSI qe eshte sot minister i ekonomise ne qeverine Berisha, i cili avanconte interesat e mafies. Dhe ata qe po sulmojne qeverine Berisha sot jane ata njerez qe do te fusnin ne xhep 30% e vjedhur nga fondet e qeverise shqiptare. Pra keta jane mafia e vertete.

    Bravo i qofte qeverise dhe ministrise se financave qe nuk pranuan te beheshin pjese e ketij akti korrupsioni te mireorganizuar. Dhe doli edhe njehere para syve te shqiptareve te thjeshte, qe Edi Rama e kompani, nuk mbeshtesin interesat e qytetareve te thjeshte te atij vendi por interesat e mafies rajonale.

    Ironia e ketij "skandali" eshte se mafia e vertete akuzon qeverine shqiptare e kryeministrin e vendit si "mafioz". Dhe ajo qe eshte qesharake eshte se sulmi e shantazhi u be me "motivacion kombetar". A thua mafies shqiptare i behet vone per Kosoven dhe qytetaret e saj?!

    Albo

    Fituesi i tenderit ishte shpallur dhe sipas dokumentave te bankes gjermane ishte paracaktuar qe cmimi me i ulet te mos ishte kriteri baze per fituesin e tenderit; por fituesi do bazohet ne cilesite teknike te projektit. Banka gjermane e pergenjeshtoj Salen dhe tha se sipas ligjit kriteret per fituesin percaktohet perpara tenderit dhe frima kroate eshte fituese sipas rregullave te paracaktuar.

    Qe eshte nje skandal sdo mend dhe qe Berisha ka gisht duket qarte nga "pergenjeshtimet" e shumta qe sala beri. Te ishte genjeshter Sala nuk e komentonte; por po e sheh keq e doli vete; ministri i ekonomise; drejtori i OST dhe madje nxorri dhe Shkelzenin ta pergenjeshtoj. Shume po i digjka ky muhabet.
    Moderator, e di vet ti...

  19. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Citim Postuar mė parė nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Fituesi i tenderit ishte shpallur dhe sipas dokumentave te bankes gjermane ishte paracaktuar qe cmimi me i ulet te mos ishte kriteri baze per fituesin e tenderit; por fituesi do bazohet ne cilesite teknike te projektit. Banka gjermane e pergenjeshtoj Salen dhe tha se sipas ligjit kriteret per fituesin percaktohet perpara tenderit dhe frima kroate eshte fituese sipas rregullave te paracaktuar.

    Qe eshte nje skandal sdo mend dhe qe Berisha ka gisht duket qarte nga "pergenjeshtimet" e shumta qe sala beri. Te ishte genjeshter Sala nuk e komentonte; por po e sheh keq e doli vete; ministri i ekonomise; drejtori i OST dhe madje nxorri dhe Shkelzenin ta pergenjeshtoj. Shume po i digjka ky muhabet.
    Pra sipas ustallareve te mediave prane socialisteve shqiptare:

    1. Banka Gjermane ishte dakord qe te paguante 30% me shume kredi per projektin.

    2. Shteti shqiptar duhet te pranonte oferten me te larte pasi "ekspertiza teknike" ishte me e mire ajo e kroateve.

    3. Korrupsioni u beka duke zgjedhur ofertat e uleta, e jo ofertat e larta te tenderit, ku mundesia per te vjedhur eshte akoma me e madhe.

    Nuk e di se si i ben llogarite ti, por une nuk njoh ndonje banke qe jep kredi per nje projekt kur kostoja eshte 30% me e larte. Ashtu sic nuk njoh asnje shtet qe mban tender publik per nje projekt edhe zgjedh gjithmone oferten me te larte. Gjithe ideja e tenderit eshte qe shteti te arrije te siguroje oferten me te mire per projektin me koston me te ulet, fale konkurences se kompanive te interesuara.

    Pra Berisha qenka fajtor qe nuk ka pranuar qe te harxhoje 30% me shume per kete projekt por ka zgjedhur t'iu kurseje taksapaguesve shqiptare miliona euro.

    Albo

  20. #80
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Albo:Pra sipas ustallareve te mediave prane socialisteve shqiptare:

    1. Banka Gjermane ishte dakord qe te paguante 30% me shume kredi per projektin.

    2. Shteti shqiptar duhet te pranonte oferten me te larte pasi "ekspertiza teknike" ishte me e mire ajo e kroateve.

    3. Korrupsioni u beka duke zgjedhur ofertat e uleta, e jo ofertat e larta te tenderit, ku mundesia per te vjedhur eshte akoma me e madhe.

    Gjermanet kur "ndihmoin" imponoin qe ju te bleni produkte gjermane,kete e kan bere ne Greqi,Kroaci etj.

    nje gje nuk po e kuptoi ne kete projekt,a duhet ti kryej punimet ne te dy anet Shqiperi dhe Kosove e njejta kompani?

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •